BBC do t’i transmetojë disa prej performancave më të njohura të festivalit “Glastonbury”

Festivali i muzikës, “Glastonbury”, i cili e ka anuluar edicionin e sivjetmë për shkak të pandemisë së koronavirusit, do të nderohet me transmetimin e disa perfomancave klasike në kanalin BBC.

Festivali i famshëm sivjet do ta shënonte përvjetorin e 50-të të themelimit, por u detyrua të shtyhet për vitin 2021. Prandaj, televizioni BBC po planifikon t’i transmetojnë disa prej interpretimeve më legjendare që kanë zënë vend ndër vite në skenën e festivalit.

Ato to të shfaqen nga data 25 deri më 29 qershor, transmeton Koha.

Performancat e yjeve të tillë si: Adele, Beyoncé, David Bowie, “Coldplay” dhe Jay Z, do të shfaqen në tri episode speciale 90-minutëshe në kanalin “BBC Two”.

Lorna Clarke, teknike e regjisë në “BBC Pop”, citohet të ketë thënë: “Festivali ‘Glastonbury’ për dekada të tëra ka luajtur rol të rëndësishëm në kalendarin muzikor të BBC-së, falë krijimtarisë magjike të organizatorëve të kësaj ngjarjeje, Michael dhe Emily. Edhe pse këtë vit, fusha ku mbahet festivali nuk do të mund të mbushet nga mijëra adhurues të muzikës, BBC ka vendosur ta festojë këtë ngjarje me transmetimin katër ditorë të disa prej momenteve të ikonike të saj, përfshirë këtu edhe pamje nga arkivi i televizionit tonë. Qëllimi ynë është që t’i ofrojmë publikut pak shije të festivalit në shtëpitë e tyre.”

Edicioni i sivjetmë i festivalit “Glastonbury” do t’i përfshinte performancat e artistëve të famshëm të tillë si, Taylor Swift, Kendrick Lamar dhe Sir Paul McCartney. / KultPlus.com