Paul McCartney rikthehet me turneun ‘Got Back’

Pas dokumentarit të fundit të Peter Jackson “The Beatles: Get Back”, Paul McCartney ka njoftuar atë që ai e quan turneun e tij “Got Back”, një shëtitje në 13 qytete, 14 koncerte nëpër SHBA që do të nisë pas dy muajsh, sipas yahoo.com.

“Turneun e fundit iu thashe se do të shiheshim herën tjetër. Ju thashë se do të kthehesha tek ju. Epo, u ktheva”, tha McCartney në një njoftim për turneun e pranverës.

Turneu do të zhvillohet në stadiume dhe arena. Ndër të parët është në datën 13 maji në stadiumin SoFi të Los Anxhelos, duke shënuar një rikthim mjaft të shpejtë pas turneut në 2019 në Stadiumin Dodger.

Një pjesë e vogël e shfaqjeve do të zhvillohen në qytetet ku McCartney nuk ka performuar kurrë më parë, duke filluar me natën e hapjes së turneut, i cili zhvillohet në Spokane Arena.

Turneu përfundon më 16 qershor në East Rutherford, Nju Jork, në stadiumin MetLife, ku McCartney performoi për herë të fundit në vitin 2016.

Turneu i tij “Got Back” përfundon pikërisht ditën e ditëlindjes së tij. Dy ditë pas datës përfundimtare të turneut, më 18 qershor, McCartney do të mbushë 80 vjeç./ KultPlus.com

Dave Grohl kujton takimin e parë me Paul McCartney-n

Frontmeni i “Foo Fighters” dhe ish-bateristi i Nirvanës, Dave Grohl, e ka kujtuar takimin e tij të parë me një të dytën e The Beatles, Paul McCartney-n dhe Ringo Starrin, transmeton KultPlus.

Groh e ka dhënë një kujtim të tillë në blogun e tij më të rishtë, “Tregimet e vërteta të Dejvit”.

“E vura re Paul McCartney-n me bisht të syrit [në Royal Albert Hall], po fliste me miq, dhe nuk mundja të mos ia ngulisja sytë. Aty. Ai. Ishte”, kujton Grohl, transmeton tutje KultPlus.

Nuk më kujtohet saktësisht se si unë dhe Paul-i u njoftuam, se sa na zgjati biseda, por e kujtoj që fytyra ime thoshte: ‘kjo është gjëja më e pabesueshme që më ka ndodhur ndonjëherë’m teksa po provoja që të mos e katranosja”. / KultPlus.com

Në librin e ri të Paul McCartney gjenden tekste të padëgjuara më parë të ‘The Beatles’

Paul McCartney do të përfshijë në librin e tij të ardhshëm tekstin e padëgjuar më parë të një kënge të paregjistruar të “The Beatles”.

I titulluar “The Lyrics”, koleksioni do të përmbajë 154 këngë nga e gjithë karriera e tij 6-dekadëshe me Beatles, Wings dhe si një artist solo.

Gjithashtu, në të do të përfshihen edhe fjalët e “Tell Me Who He Is”, pas  zbulimit në një nga fletoret e McCartney-t të teksteve të shkruara me dorë që datojnë në fillim të viteve 1960, transmeton KultPlus.

“Fab Four” lëshoi ​​një varg albumesh gjatë asaj periudhe, përfshirë debutimin e tyre “Please Please Me” (1963), “A Hard Day’s Night” (1964) dhe këngën eksperiment “Rubber Soul” në 1965.

“The Lyrics” gjithashtu do të shfaqë fotografi personale të papara, skica dhe vizatime nga arkivi personal i McCartney-t, me secilën këngë të shoqëruar nga një koment që pasqyron procesin e tij krijues.

Libri është redaktuar dhe prezantuar nga poeti irlandez fitues i Çmimit Pulitzer, Paul Muldoon.

Në parathënien e librit, McCartney thotë: “Më shpesh sesa mund të numëroj, më kanë pyetur nëse do të shkruaja një autobiografi, por koha nuk ka qenë kurrë e duhura. E vetmja gjë që kam arritur gjithmonë të bëj, qoftë në shtëpi apo në rrugë, është të shkruaj këngë të reja”.

“Unë e di se disa njerëzve, kur arrijnë një moshë të caktuar, u pëlqen t’u kthehen ditarëve për të kujtuar ngjarjet e përditshme nga e kaluara, por unë nuk kam fletore të tilla. Ajo që kam janë këngët e mia, qindra prej tyre, të cilat kam mësuar se i shërbejnë të njëjtit qëllim. Dhe këto këngë përfshijnë tërë jetën time”, shton ai. / KultPlus.com

Paul McCartney në një autoportret prej 154 këngësh

Autoportreti me 154 këngë i Paul McCartney, “The Lyrics: 1965 to the Present”, i kuruar dhe i prezantuar nga fituesi i Çmimi “Pulitzer”, Paul Muldoon, do të jetë në libraritë njëkohësisht në të gjithë botën në nëntor 2021.

“Nuk e di sa herë më kanë pyetur nëse do të shkruaj një autobiografi, por nuk ka qenë kurrë koha e duhur”, tha McCartney.

“E vetmja gjë që kam arritur gjithmonë të bëj, qoftë në shtëpi apo në rrugë, është të shkruaj këngë të reja”, vazhdon këngëtari.

“Kur arrin një moshë të caktuar, një ditar të ndihmon për të kujtuar ditët e kaluara, por unë kurrë nuk kam mbajtur shënime. Ajo që më ka mbetur janë këngët e mia, qindra këngë, të cilat janë ekuivalente me një lloj ditari. Në këto këngë është e gjithë jeta ime”, shtoi ai.

Ato janë dy vëllime në kuti, në të cilat McCartney rrëfen, me sinqeritet të jashtëzakonshëm, jetën dhe artin e tij përmes 154 këngëve, që mbulojnë të gjitha fazat e karrierës së tij, nga kompozimet e para në dekadën legjendare me “Beatles”, nga “Ëings” në albumet si solist.

Të organizuara në rend alfabetik, jo kronologjik, tekstet përfundimtare të këngëve janë mbledhur aty për herë të parë, së bashku me historinë e rrethanave në të cilat janë shkruar, njerëzit dhe vendet që i frymëzuan ato.

Në të, ka materiale të pabotuara dhe të çmuara nga arkivi i tij personal, dorëshkrime, letra, fotografi.

“Shpresoj që ajo që kam shkruar do t’u tregojë lexuesve diçka për këngët e mia dhe jetën time që nuk i kanë parë kurrë më parë”.

“Jam përpjekur të them diçka se si lind muzika, çfarë do të thotë për mua dhe çfarë shpresoj se mund të thotë edhe për të tjerët”, shpjegon Paul McCartney, i cili shkroi këngën e tij të parë në moshën 14-vjeçare.

Këto tekste, të nxjerra nga pesë vjet biseda me Paul McCartney, janë më të afërtat me një autobiografi./atsh/ KultPlus.com

Vajza e Paul McCartney realizon një dokumentar për “Abbey Road Studios”

Vajza e Paul McCartney, Mary McCartney po drejton një dokumentar në lidhje me të famshmen “Abbey Road Studios” në Londër, ku, përveç “The Beatles”, kanë regjistruar këngë edhe shumë emra të njohur, si Pink Floyd dhe Aretha Franklin.

Filmi, i quajtur “Nëse këto mure mund të këndojnë”, do të shfaqë një seri intervistash të personave të njohur dhe do të dokumentojë historinë e studios, që shënon vitin e saj të 90-të në këtë biznes.

“Disa nga kujtimet e mia më të hershme, si një fëmijë i vogël, vijnë nga koha e kaluar në Abbey Road”, tha Mary.

“Ka kohë që kam dashur të tregoj historinë e këtij vendi historik dhe nuk mund të bashkëpunoja me një ekip më të mirë se “John & Mercury Studios” për ta bërë realitet këtë ambicie krijuese”, shtoi ajo.

Dokumentari do të prodhohet nga producenti fitues i çmimeve Oskar, John Battsek.

“The Beattes” regjistruan albumin e tyre të parafundit në këtë studio dhe e titulluan atë pikërisht “Abbey Road”.

Kopertina ikonike e albumit është grupi që ecën në vijat e bardha të kryqëzimit të rrugës.

Studio u krijuan nga kompania “Gramophone” në vitin 1931.

Kompania u pasua nga EMI, që më pas u ble nga “Universal Music” në 2012.

“Abbey Road Studios” është ende në pronësi të “Universal Music”./atsh/ KultPlus.com

Paul McCartney ka problem me memorizimin e disa prej hiteve të “Beatles”

Paul McCartney duhet të kujtohet se si t’i interpretojë hitet e tij të vjetra me “The Beatles”, sepse ato “janë jashtëzakonisht shumë” për t’u mbajtur mend.

Duke folur për gazetën britanike “Daily Mirror”, 77-vjeçari reflektoi për katalogun e tij të gjerë, ku përfshihet karriera gjashtëdekadëshe e kantautorit, shkruan KOHA Ditore. Dhe duke folur për mënyrën se si ai ballafaqohet me memorizimin e këngëve për koncertet e tij, krijuesi i hitit Let It Be rrëfeu se ai mbështetet në anëtarët e bendit të tij për ta ndihmuar atë që ta ringjallin kujtesën e tij.

“Më duhet të rimësoj gjithçka. Unë kam kompozuar shumë, nuk mund t’i mbash mend të gjitha”, tha ai. “Shkojmë në prova dhe unë them ‘Oh po, kështu shkon.””

Kur u pyet nëse ai beson se këngët janë “mjaft të mira”, ylli i hitit Hey Jude u përgjigj: “Besoj, vërtet besoj. Për disa nga këngët e vjetra do të thoshit: “Oh, kjo është e zgjuar, nuk do ta kisha bërë atë.”

“Është emocionuese të mendosh që kjo ende funksionon. Ne ishim një bend i vogël rock and rolli nga Liverpooli, dhe ky bend thjesht vazhdoi”, buzëqeshi ai. / KultPlus.com

Në “hijen” e burrit: Paul McCartney përzgjedh fotot e gruas së jetës

Para se të martohej me anëtarin e grupit The Beatles, Paul McCartney, Linda Eastman ishte fotografe e shpërblyer që shkrepte fotot e yjeve të rockut. Në shkrimin e gazetarit Alexis Petridis, McCartney thotë se puna e saj ia ndryshoi jetën. Pjesë të këtij shkrimi, Telegrafi sjell më poshtë.

“Gjithmonë më thoshte, me shaka, se ia shkatërrova karrierën”, shprehet Paul McCartney, i ulur në një divan në zyrën e tij në Soho të Londrës, pranë fotografive shpërndara të gruas së tij të jetës. “U bë e njohur si ‘gruaja e Paulit’, në vend që fokusi të jetë te fotografia e saj. Por, me kalimin e kohës, njerëzit nisën të kuptojnë se ishte autentike. Pra, po, ajo në fund e merr reputacionin e duhur, por në fillim kjo iu mohua nga lajmet spektakolare nga martesa”.

Ka të drejtë. Para se të takohej dhe martohej me të në mars të vitit 1969, Linda Eastman ishte fotografe me shumë çmime të fituara. E lindur në vitin 1941 dhe e rritur në periferi të Nju-Jorkut, kishte studiuar tek Hazel Archer – e cila mes të tjerash i dha mësim artistit Robert Rauschenberg. Ajo ishte gruaja e parë që bëri foto për kopertinën e revistës “Rolling Stone”, me Eric Claptonin në të. Specialiteti i saj ishte kapja e yjeve të muzikës në momente të pambrojtura: Aretha Franklin në lot; Jimi Hendrix duke gogësuar; Janis Joplin prapa skenës, me shishen tashmë të zbrazur të uiskit. Por, martesa me një anëtar të grupit The Beatles, e errësoi punën dhe reputacionin e saj, siç do të thoshte Yoko Ono.

Disa vite më vonë, talenti i saj u riafirmua: Libri i vitit 1976, i titulluar “Fotografitë e Lindës”, ishte i pari nga seria e koleksioneve me punën e saj. Reputacioni i saj është rritur edhe më pas vdekjes së saj në vitin 1998, ndërkaq “Retrospektivë e Linda McCartneyt”, që do të hapet në Galerinë e Artit “Kelvingrove” në Glasgou, është ekspozita e fundit me punën e saj. Kurator i kësaj ekspozite është Paul McCartney, bashkë me vajzat Mary dhe Stella. Për këtë artikull ai përzgjedh gjashtë fotografitë e tij të preferuara.

“Siç mund ta shihni”, thotë ai, “më pëlqen të flas për këto gjëra (fotografitë – v.j.)”. /Telegrafi/

BB KING, 1968

Paul McCartney, me këngë për Donald Trump në albumin e ri (FOTO)

Duket se këngëtari dhe kompozitori i njohur britanez, Paul McCartney, ka për të thënë diçka për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në albumin e tij të ri, shkruan KultPlus.

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtari, McCartney gjatë një vizite që u kishte bërë studentëve të artit në Institutin e Artit në Liverpool, ka shkruar Billboard, përcjellë KultPlus.

‘Nganjëherë situata në botë bëhet kaq e çmendur, saqë duhet t’i japësh një adresë’, ka thënë përpara studentëve, këngëtari 75 vjeçar, McCartney.

Të bëjë një këngë e cila do të kritikonte, Donald Trup, nuk është edhe krejt e papritur, pasi McCartney, ka përkrahur Hillary Clinton në vitin 2016, dhe së fundmi në një intervistë të realizuar me gazetën australiane, ‘Daily Telegraph’ McCartney ka kritikuar presidentin e SHBA-ve.

‘Unë nuk e përkrahi Donald Trupin. Ai është paragjykues, dhe paragjykimet e tij, me raste janë edhe në mes të njerëzve’, ka thënë këngëtari, Paul McCartney, i cili tani mendimin dhe kritikat e tij për Trump, do t’i sjellë përmes këngës.
Lista e muzikantëve që kanë kënduar apo janë shprehur kundër Trump përfshin Fiona, Death Cab, Roger Waters, Joan Baez, Carole King, Loudon Wainewright III, Billy Bragg dhe Lady Gaga, e cila të mërkurën, lëshoi një deklaratë të ashpër në Twitter, pasi Trump njoftoi ndalimin ushtarëve transgjinorë në ushtrinë amerikane. /KultPlus.com