77 vjeçari O Yeong-su, aktori i parë korean që fiton çmim në ‘Golden Globes’ për rolin e tij në “Squid Game”

Ylli i Squid Game, O Yeong-su, ka fituar çmimin “aktori më i mirë në rol dytësor” në Golden Globes, për rolin e tij në dramën hit të Netflix.

Aktori 77-vjeçar nga Koreja e Jugut, i cili kurrë nuk ka fituar një Golden Globe më parë, fitoi çmimin kryesor për portretizimin e tij të Oh II-nam. I referuar gjithashtu si “The Host” ose “Player 001”.

O Yeong-su është aktori i parë korean në historinë e Golden Globes që fiton një çmim. Ai mundi Billy Crudup (The Morning Show), Kieran Culkin (Succession), Mark Duplass (The Morning Show) dhe Brett Goldstein (Ted Lasso).

Fitorja e tij u njoftua në një ceremoni private në Los Anxhelos, pasi transmetimi i drejtpërdrejtë i këtij viti u anulua.

“Pasi dëgjova lajmin, i thashë vetes për herë të parë, ‘ti je një tip i mirë’”, tha O në një deklaratë të lëshuar nga Netflix.

“Nuk jemi më ne brenda botës, është bota brenda nesh. Duke përqafuar aromën e kulturës sonë dhe dashurinë për familjen time, ju falënderoj të gjithëve në botë. Ju uroj një jetë të bukur”, tha tutje ai.

O Yeong-su filloi karrierën e tij të aktrimit në skenë, duke u shfaqur në mbi 200 prodhime teatrore nga viti 1967. Kjo përpara se ai të kalonte në film dhe televizion.

Që nga publikimi i tij në shtator, ‘Squid Game’ është bërë seriali më i ndjekur i Netflix në 94 vende, me 142 milionë shikime. / KultPlus.com

“Golden Globes 2022” nuk do të transmetohet askund

Dhe fituesi është: Kush e di?

Ceremonia e “Golden Globes 2022” nuk do të transmetohet dhe do të jetë një ngjarje tërësisht private, informojnë mediat e huaja. Fituesit e këtij viti do të publikohen gjatë eventit 90-minutësh në faqen zyrtare të internetit të “Golden Globes”.

Organizata ka njoftuar se fituesit do të postohen edhe në Twitter. Kjo deklaratë vjen vetëm pak ditë para datës 9 Janar që është caktuar spektakli.

Ceremonia u anulua nga rrjetet televizive pasi shoqatës iu evidentua mungesë e diversitetit. Të martën, u njoftua se ky vit nuk do të kishte tapet të kuq, audiencë, shtyp apo prezantues të famshëm, por vetëm masa anti-covid. / KultPlus.com