Shtyhet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “Globi i Artë”

Ceremonia e përvitshme e ndarjes së shpërblimeve kinematografike, “Globi i Artë”, të cilat i ndanë Shoqata e Gazetarëve të Huaj, zakonisht mbahet në javën e parë të janarit por për shkak të vonesave në projektet filmike, të shkaktuara si pasojë e pandemisë së koronavirusit, kjo ngjarje e cila mbahet në Beverly Hills të Kalifornisë, tani është shtyrë për datën 28 shkurt të vitit 2021, transmeton Koha.

Në një mesazh të postuar në llogarinë zyrtare të Shoqatës së Gazetarëve të Huaj në Twitter shkruhej: “Jemi të lumtur t’iu informojmë se edicioni i 78-të i ceremonisë së përvitshme ‘Globi i Artë’, do të mbahet të dielën më 28 shkurt të vitit 2021. Ceremonia do të transmetohet live në kanalin NBC, ndërsa do të zërë vend në hotelin “The Beverly Hilton” të Kalifornisë.”

Lajmi i shtyrjes së kësaj ngjarjeje e cila e fillon zyrtarisht sezonin e shpërblimeve në Hollywood, vjen pak koha pasi Akademia e Arteve dhe Shkencave e cila është përgjegjëse për organizimin e ceremonisë “Oscar”, e bëri të ditur lajmin se po e shtynë atë për dy muaj, pra për 25 prill të vitit 2021.

Edhe ceremonia britanike e ndarjes së shpërblimeve kinematografike “BAFTA”, e ka shtyrë datën e mbajtjes për 11 prill të vitit të ardhshëm.

Zakonisht, këto tri ceremoni organizoheshin disa javë larg njëra-tjetrës, por ky orar i ri lë hapësirë prej dy muajsh ndërmjet ceremonive, “Globi i Artë” dhe “Oscar”. / KultPlus.com

Pas shumë kohësh Jennifer Lopez nominohet në “Golden Globe”

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez është nominuar për çmimin “Golden Globe”, për rolin e saj si Ramona në filmin “Hustlers”.

Ky është nominimi i parë për Golden Globe pas 20 vitesh për artisten. Ajo ka publikuar një video në Instagramin e saj ku shprehet mjaft e emocionuar për këtë nominim.

“Jam shumë e entuziazmuar dhe po aq e emocionuar që kam arritur ta njoh këtë rol,” – tha Lopez.

Artistja e njohur u nominua për herë të fundit në Golden Globe në vitin 1997 për rolin e saj në filmin “Selena”. /KultPlus.com

“Golden Globe” i Marilyn Monroe shitet në ankand me çmim rekord

Statuja e çmimit për “World Film Favourite Female” bëri historinë si “Golden Globe” më i shitur në një ankand.

Statuja e vitit 1961 e ikonës së Hollywood, Marilyn Monroe u shit për 250 mijë dollarë. Ky është i vetmi “Golden Globe” në botë që është shitur me një çmim kaq të lartë në një ankand.

Makina e Monroe 1956 Ford Thunderbird, dy vendëshe, doli në ankand për herë të parë dhe shkoi nën çekiç për 490,000 dollarë në Icons & Idols: Hollywood.

Aktorja u fotografua duke i dhënë makinës me bashkëshortin e saj, dramaturgun Arthur Miller, menjëherë pas martesës së tyre në qershor 1956.

Legjenda e ekranit mbajti në pronësi automjetin për gjashtë vjet deri pak para vdekjes së saj në 1962, shkruan ata.

Darren Julien, president i ankandit Julien, tha se makina ishte “jo vetëm pjesë e historisë së automobilave por vjen me një atmosferë magjepsëse, romancë dhe tragjedi të një legjende të vërtetë të Hollywood”.

Tapeti i kuq në të zeza (FOTO)

Derisa Golden Globe Awards mbrëmë shënoi 75 vjetorin e tij, qilimi i kuq u mbush me fustane dhe veshje me ngjyrë të zezë. Kjo ishte përtej modës, duke fshehur një kauzë solidariteti me çdo grua që ka përjetuar abuzim seksual, shkruan KultPlus.

Qilim i kuq i Golden Glove zakonisht është një paradë e modës së ndritshme dhe të guximshme. Ndërsa ky vit i solli shumicën e yjeve në të zeza për të dhënë kështu një kundërpërgjigje ndaj ngacmimit dhe abuzimit seksual në Hollivud, kështu duke e shndërruar këtë ceremoni në një natë solidariteti me të gjitha viktimat.

Time’s Up, ishe iniciativa pas të cilit fshihej mesazhi i fuqishëm i këtij viti. Përmes veshjeve e fjalimeve të kësaj mbrëmje të pranishmit i dërguan një mesazh të miliona njerëzve në të gjithë globin.

Time’s Up është një projekt e kundër ngacmimeve seksuale i themeluar në vitin 2018 kundër sjelljeve të Weinstein . Më parë këtë muaj, aktoret si Reese Witherspoon, Tracee Ellis Ross dhe Brie Larson filluan iniciativën #TimesUp, një plan veprimi, i cili promovon barazinë gjinore dhe racore në të gjitha industritë.

Disa nga yjet erdhën tërësisht në të zeza ndërsa të tjerët e thyen pak këtë ngjyrë. Shumë prej tyre gjithashtu vendosën në veshjet e tyre një shenjë të vogël në të cilën shkruhej “Time’s Up”.

KultPlus ju përcjellë disa nga yjet e njohura të kësaj mbrëmje të cilët erdhën të veshur në të zeza. Disa nga ta janë: Meryl Streep, Angelina Jolie Kelly Clarkson, Natalie Portman, Helen Mirren, Mariah Carey, Emma Stone, Kendall Jenner, Eva Longoria, Justin Timberlake and Jessica Biel, Nicole Kidman e shumë të tjerë./ KultPlus.com

Pse burrat e Hollivudit do të vishen në të zeza në ceremoninë e Golden Globe?

Për herë të parë, aktorët kryesorë të Hollivudit do t’ua dedikojnë veshjen e tyre disa grave. Aktorët më të njohur kanë nxjerrë një njoftim në fillim të këtij muaji, se ata do të vishen në kostume të zeza në Golden Globe, për tu solidarizuar me viktimat e sulmit dhe ngacmimeve seksuale, përcjellë KultPlus.

Dwayne Johnson ka konfirmuar se shumë aktorë meshkuj do të bëjnë të njëjtën gjë. “Po, burrat duke u veshur të gjithë në të zeza do të solidarizohen me gratë për të protestuar kundër pabarazisë gjinore në Golden Globe që do të mbahet këtë vit”, ka shkruar stilisti i famshëm Ilaria Urbinati në Instagramin e tij këtë javë. /KultPlus.com