Ky është videoklipi i këngës së Jonida Maliqit që do të shkojë në Eurovizion (VIDEO)

K

Sapo u  publikua  videoklipi i këngës “Ktheju tokës”, me të cilën Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, shkruan KultPlus.

Klipi, i punuar nga Triangle Media Group, është konceptuar duke u bazuar mbi mesazhin e këngës.

Jonida Maliqi do ta prezantojë Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës”, të cilën do ta këndojë në shqip. Kujtojmë se vitin e kaluar, Shqipëria u përfaqësua nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”.

Datat e Eurovision 2019 janë planifikuar të mbahen më 14, 16 maj (gjysmëfinalet) dhe 18 maj (finalja) në Tel Aviv të Izraelit./KultPlus.com

Sonte publikohet videoklipi i këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Sonte, në orën 20:00 do të publikohet premierë videoklipi i këngës “Ktheju tokës”, me të cilën Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, shkruan KultPlus.

Premierën e këtij videoklipi mund ta shikoni në ora 20:00 në Televizionin Shqiptar (Rtsh 1 HD) apo live në www.rtsh.al.

Klipi, i punuar nga Triangle Media Group, është konceptuar duke u bazuar mbi mesazhin e këngës.

Jonida Maliqi do ta prezantojë Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës”, të cilën do ta këndojë në shqip. Kujtojmë se vitin e kaluar, Shqipëria u përfaqësua nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”.

Datat e Eurovision 2019 janë planifikuar të mbahen më 14, 16 maj (gjysmëfinalet) dhe 18 maj (finalja) në Tel Aviv të Izraelit./KultPlus.com

Nisin xhirimet e videoklipit të këngës së Jonida Maliqit për Eurovision

Kanë nisur xhirimet e videoklipit të këngës “Ktheju tokës”, me të cilën Shqipëria do të prezantohet në Eurovision, në Tel Aviv.

Klipi, i cili po punohet nga Triangle Media Group, është konceptuar në një mënyrë mjaft të veçantë, bazuar mbi mesazhin e fortë të këngës.

Imazhi i këngëtares Jonida Maliqi i është besuar stilistit Ardi Asllani ndërsa për flokët dhe makijazhin është kujdesur Emma Styling.

Xhirimet kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa puna është ende në proces. / KultPlus.com

Erion Veliaj paralajmëron festë mbështetëse për Jonida Maliqin

I pari i Tiranës, Erion Veliaj ka paralajmëruar një festë mbështetëse për Jonida Maliqin, e cila këtë vit do të marrë rrugën për në Izrael ku do ta përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e këngës “Eurovision 2019”, shkruan KultPlus.

Veliaj ka paralajmëruar se do të organizojnë një festë mbështetëse të paparë në sheshin “Skënderbej”.

“Kemi një surprizë të paparë me Jonida Maliqi për Eurovision 2019! Teksa ajo shkon të na përfaqësojë në Izrael, ne do të kemi një festë mbështetëse të paparë në sheshin “Skënderbej”. 🎠😎 FORCA JONÇE! 💃🏻🎶🇦🇱”, ka shkruar Veliaj në profilin e tij në Facebook.

Jonida Maliqi do ta prezantojë Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës”, të cilën do ta këndojë në shqip. Kujtojmë se vitin e kaluar, Shqipëria u përfaqësua nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”.

Datat e Eurovision 2019 janë planifikuar të mbahen më 14, 16 maj (gjysmëfinalet) dhe 18 maj (finalja) në Tel Aviv të Izraelit./KultPlus.com

Jonida kërkon ndihmën e institucioneve dhe bizneseve për përfaqësimin në Eurovizion

Kanë mbetur edhe disa muaj deri tek Festivali Evropian i Këngës – Eurovision.

Këngëtarja Jonida Maliqi, e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë në Eurovision me këngë “Ktheju Tokës”, ka nisur përgatitjet për një prezantim sa më dinjitoz.

Përveç këngës e cila pritet shumë shpejt të publikohet në versionin final bashkë me videoklip, rëndësi më të madhe ka paraqitja në skenën e madhe të festivalit i cili ndiqet nga 200 milionë shikues.

Jonida dhe grupi i saj që pritet të udhëtojnë drejt Tel Avivit në muajin maj, dhe kanë nisur të kërkojnë financim nga institucionet dhe bizneset, pasi RTSH ka një buxhet të kufizuar për prezentim në Eurovision, transmeton Magazina.al.

Këtë e ka konfirmuar edhe kompozitorja e këngës Eriona Rushiti, e cila ka thënë se po e bëjnë këtë që të mos kenë probleme me realizimin skenik dhe që Shqipëria të ketë një paraqitje sa më dinjitoze në skenën evropiane.

“Po kërkojmë mbështetje edhe nga pushteti edhe nga bizneset, që të dyja na duhen. Jonida nuk përfaqëson veten në Eurovision, por gjithë shqiptarët, ndaj një mbështetje nga të gjithë i bën mirë Shqipërisë. Kjo do të thotë që të mos kemi problem me pamundësinë e realizimit skenik për shkaqe financiare”, ka thënë kompozitorja e këngës “Ktheju Tokës”.

Eurovizioni këtë vit mbahet në Tel Aviv, më datat 14,16 dhe 18 maj, kurse Shqipëria do të prezentohet në natën e dytë. / KultPlus.com

“Ktheju Tokës” e Jonida Maliqi vjen cover nga një grup djemsh nga Çekia (VIDEO)

Këtë vit në Festivalin e ’57 të këngës në RTSH, i cili u mbajt në Pallatin e Koncerteve në Tiranë, kënga fituese është përzgjedhur ajo e Jonida Maliqit, shkruan KultPlus.

Kënga e titulluar “Ktheju tokës” në këtë mënyrë ka fituar të drejtën e përfaqësimit shqiptar në Eurosong 2019 në Izrael.

Këtë vit kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision do të këndohet në gjuhën shqipe nga këngëtarja Jonida Maliqi.

Por si duket kjo këngë ka filluar të pëlqehet edhe jashtë vendeve shqipfolëse, e sidomos nga ata që e ndjekin çdo hapë të Eurovisionit. Këtë e dëshmon një cover i krijuar nga Alt3rn Music.

Alt3rn Music është një grup i krijuar prejtre miqve të mirë Alex, John dhe Anthony që kanë pasion muzikën. Ata janë nga Republika Çeke, por Alex ka lindur në Greqi.

Ky cover duket se është pëlqyer nga fansat të cilët edhe e kanë shpërndarë. KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=iQWNLc4eLT8

Kjo është tekstshkruesja dhe kompozitorja e këngës së Jonida Maliqit për në Eurovision

Mbrëmë është mbajtur nata finale e Festivalit të ’57 të këngës në RTSH, i cili u mbajt në Pallatin e Koncerteve në Tiranë, shkruan KultPlus.

Në këtë mbrëmje ku po garonin artistë të shumtë, fituese është përzgjedhur kënga “Ktheju tokës” e kënduar nga këngëtarja Jonida Maliqi.

Kjo nënkupton që kjo këngë ka fituar të drejtën e përfaqësimit shqiptar në Eurosong 2019 në Izrael.

Kënga u konsiderua si më e mira e kësaj gare, por edhe interpretimin i Jonida Maliqit mori lëvdata të shumta, por asnjëherë nuk ngelen prapa edhe ata që u përkujdesen që kjo këngë të vijë në jetë.

Për secilën fjalë të kënduar mbrëmë nga Jonisa është përkujdesur tekstshkruesja Eriona Rushiti. Përveç tekstit Eriona është edhe kompozitorja e këngës fituese për në Eurovision.

Kjo vepër e Rushitit bëri që Jonida të shkëlqejë mbrëmë në festival dhe të shpallet fituese.

Këtë vit kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision do të këndohet në gjuhën shqipe, andaj teksti i shkruar nga Eriona Rushiti nuk do të përkthehet e të përshtatet siç ka ndodhë me shumicën e këngëve shqiptare që janë prezantuar në Eurovision. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=g1zbNCSNH2Q

Kënga e Jonida Maliqit në Eurovizion do të këndohet në shqip

Pas tri ditëve konkurrimi intensiv në Festivalin e ’57 të këngës në RTSH, i cili u mbajt në Pallatin e Koncerteve në Tiranë, mbrëmë është përzgjedhur edhe kënga fituese, shkruan KultPlus.

Këtë edicion e fitoi me këngën “Ktheju tokës” këngëtarja Jonida Maliqi.

Kjo nënkupton që kjo këngë ka fituar të drejtën e përfaqësimit shqiptar në Eurosong 2019 në Izrael.

Këtë vit kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision do të këndohet në gjuhën shqipe nga këngëtarja Jonida Maliqi.

Këngës tashmë pritet t’i bëhet edhe videoklipi.

Vitin e kaluar Shqipëria është prezantuar nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=zTItDns7O4Q

Përpjekja e Jonida Maliqit për të marrë pjesë në Eurovizion

Ka nisur prezantimi i këngëve të këtij edicioni të Festivalit të Televizionit Shqiptar.

Duke premtuar kësisoj një spektakël në të trija netët, festivali më i vjetër shqiptar edhe këtë vit ka emra të rinj e emra të njohur të muzikës shqipe.

Me datë 20,21 dhe 22 dhjetor, këngët do të ngjiten në skenë.

Ndër pjesëmarrësit është Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju tokës”. Jonida ka fituar disa festivale, ndërsa tani po provon për fitore dhe më pas automatikisht për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizionin e vitit 2019 në Izrael.

Ia vlen ta dëgjojmë këngën e Jonidës. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=zTItDns7O4Q

Nuk dua t’jem, njëri nga ata

“Njëri nga ata” është kënga që të ngjallë emocion sa herë e dëgjon. Kësisoj, sot po sjellim këtë këngë të këngëtares Jonida Maliqi.

Po sjellim edhe tekstin e plotë të këngës:

Kudo shkon trafik i dendur
shenja e rrezikut lart
njerëz të këqij zaptuan
udhëkryqet ditë e natë
vitet si shtohen, shokët ju zvogëlohen

Jo nuk dua, nuk dua, nuk dua t’ jem
njëri nga ata

Pak e qetë e pak e krisur
kënga ime ngroh ata
që fjalën dashuri kërkuan n’ fjalor të fjalëve t’huaja
këngë dashurie
nuk mbaj si miq shtëpie

Jo nuk dua, nuk dua, nuk dua te jem
njëri nga ata

heyyyyya
me zemër thyer forcën kam
me xhepa zbrazur e pasur jam
një këngën kur ndjej
heyyyaaaa
unë nën jelek veç zemrën kam
ata qe s’ kanë mjerë nëna për ta
nuk dua të jem njëri nga ata

Këngë ime, arma ime,
paja ime e vetme je
je si prekje perëndie
je burg dhe fushë e luleve
tri minuta t’ bukur,
në shpirt thërras e humbur
se nuk dua, nuk dua të jem, njëri nga ata

heyyyyya
me zemër thyer forcën kam
me xhepa zbrazur e pasur jam
një këngën kur ndjej
heyyyaaaa
unë nën jelek veç zemrën kam
ata qe s’ kanë mjerë nëna për ta
nuk dua të jem njëri nga ata / KultPlus.com

“I ëmbël zëri i gjyshes, kur ngjarjen ma tregon” (VIDEO)

“Zëri i gjyshes” është kënga që të ngjallë emocion sa herë e dëgjon.

Kësisoj, sot po sjellim interpretimin e kësaj këngë përmes këngëtares Jonida Maliqi.

Po sjellim edhe tekstin e plotë të këngës:

Tregon gjyshja ngaherë
Na ishte se çna ishte
Na ish njëher një djalë
Si veten shokët kishte
E un duke dëgjuar
Shikoj me syt e mi
Një trim duke luftuar
Për vatër e liri
I ëmbël zëri gjyshes
Kur ngjarjen ma tregon
E lehtë dor e saja
Mbi krye m’ledhaton 4x
Tregon gjyshja ngaherë
Na ishte se çna ishte
Na ish njëher një djalë
Si veten shokët kishte
E un duke dëgjuar
Shikoj me syt e mi
Një trim duke luftuar
Për vatër e liri
I ëmbël zëri gjyshes
Kur ngjarjen ma tregon
E lehtë dor e saja
Mbi krye m’ledhaton 4x

Hitet e harruara të verës së vitit 2011-të (VIDEO)

Çdo verë i ka hitet e saj. Këngëtarët madje përgatiten që pak para verës të nxjerrin këngët më ritmike dhe verore në mënyrë që të ftohen më pas nëpër koncerte e net muzikore.

Do të shikojmë se si është zhvilluar nëpër kohë muzika gjatë stinës së verës. Viti 2011-të ka pasur disa hite të cilat janë dëgjuar në verën e këtij viti jo fort të largët.

Në Shqipëri e Kosovë, dhe aty ku flitet shqip, vera gjithmonë rezervohet për hite dhe muzikë. Në Kosovë vijnë mysafirët nga diaspora, në Shqipëri shkohet në bregdet, gjithmonë shoqëruar me këngë. / KultPlus.com

Viti 2011-të u shënua me këto hite verore:

https://www.youtube.com/watch?v=9NYu3QDHTGI