Dy katastrofa natyrore godasin Meksikën

Dy katastrofa natyrore goditën Meksikën gjatë 24-orëve të fundit, një përmbytje në rajonet qendrore dhe një tërmet i magnitudës 7.1 Rihter në brigjet jugperëndimore.

Bilancin më të rëndë deri më tani e shkaktuan përmbytjet me 17 të vdekur.

Përmbytjet goditën qytetin e Tulës në shtetin federal të Higalgos. Shumica e viktimave janë pacientë  në gjendje të rëndë, të cilët e patën të pamundur të largoheshin në kohë nga një spital që u përmbyt menjëherë nga ujërat e furishëm.

Ndërsa rreth orës 4 të mëngjesit të kësaj të Mërkure, tërmeti i fuqishëm i magnitudës 7.1 Rihter goditi qytetin e Akapulkos dhe u ndje deri në kryeqytetin Meksiko, duke shkaktuar të paktën 1 viktimë.

Banorët braktisën ndërtesat të terrorizuar dhe dolën rrugëve, ndërsa dëmet materiale janë të shumta, ku mes rrënojave mund të ketë edhe viktima të tjera. / KultPlus.com

Paralajmërimi i OKB-së, “Bota mund të bëhet ferr i pabanueshëm”

Ka pasur një rritje të madhe të katastrofave natyrore gjatë 20 vjetëve të shkuara dhe për këtë fajësohet kriza e klimës, deklarojnë Kombet e Bashkuara.

Kërkuesit drejtojnë gishtin nga liderët politikë dhe ata të biznesit që, sipas tyre, kanë dështuar të veprojnë për të minimizuar pasojat e ndryshimeve klimaterike dhe për të evituar që planeti të shndërrohet në një ferr të pabanueshëm për miliona njerëz.

“Ndërkohë, pandemia e koronavirusit, që ka vrarë më shumë se 1 milion njerëz dhe ka prekur mbi 37 milionë të tjerë, ka nxjerrë në pah dështimin e thuajse të gjitha vendeve për të parandaluar një valë vdekjesh dhe vuajtjesh, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura të ekspertëve”, thuhet në raport, transmeton Shqip.

Nga viti 2000 deri në 2019, ka pasur 7348 katastrofa të mëdha natyrore, përfshirë këtu tërmete, cunam dhe uraganë, që kanë marrë 1.23 milionë jetë njerëzish, kanë prekur 4.2 miliardë njerëz dhe kanë shkaktuar 2.97 trilionë dollarë humbje ekonomike në shkallë globale, përllogarit zyra e kombeve të bashkuara për reduktimin e rreziqeve nga katastrofat UNDRR.

Kjo është thuajse dyfishi i 4212 katastrofave të regjistruara nga 1980-1999 tha OKB në raportin e saj të fundit, kostoja njerëzore e katastrofave 2000-2019. / KultPlus.com

Dita ndërkombëtare për reduktimin e rrezikut nga katastrofat

Dita ndërkombëtare për reduktimin e rrezikut nga katastrofat filloi të shënohej për herë të parë në vitin 1989, pas një thirrje nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për një kulturë globale të ndërgjegjësimit ndaj rreziqeve dhe zvogëlimit të katastrofave.

Ajo mbahet çdo 13 tetor dhe është e përqendruar te njerëzit dhe i orientuar drejt veprimit në qasjen e tij për uljen e rrezikut nga katastrofat në shkallë të vogël dhe të gjerë natyrore, si dhe rreziqet teknologjike dhe biologjike.

Në vitin 2015, në Konferencën e tretë botërore të OKB-së për reduktimin e rrezikut nga katastrofat në Sendai – Japoni, komuniteti ndërkombëtar tha se katastrofat godasin më shumë nivelin lokal, me potencialin për të shkaktuar humbje të jetës dhe trazira të mëdha shoqërore dhe ekonomike.

Rreziqet nga katastrofat e papritura zhvendosin miliona njerëz çdo vit. Fatkeqësitë, shumë prej të cilave përkeqësohen nga ndryshimi i klimës, kanë një ndikim negativ në investimet në zhvillimin e qëndrueshëm dhe rezultatet e dëshiruara. / KultPlus.com