KEDS njofton se si mund të kursehet në sektorin e hotelerisë

Hoteleria ofron një mundësi të jashtëzakonshme për ulje të konsumit, nëse veprohet me hapa konkret dhe të vazhdueshëm drejt ruajtjes të energjisë.

Disa nga këta hapa janë:
– Në përputhje me rrethanat, shmangni ndriçimin elektrik dhe përdorni atë natyral
– Sipas mundësisë shmangni ndriçimin dekorativ dhe përdorni vetëm ndriçimin e nevojshëm për hapësirën tuaj
– Përdorimi i gazit për gatim ulë dukshëm konsumin e energjisë elektrike. Nëse nuk përdorni gazin per gatim, atëherë mundohuni që furrën ta hapni sa më pak gjatë pjekjes
– Ulni temperaturën e termostatit të bojlerit për disa gradë. Kjo do të zvogëlojë dukshëm konsumin dhe nuk do të vërehen ndryshime të mëdha gjatë përdorimit
– Sipas mundësisë instaloni drita LED në të gjithë hotelin, sepse ato përdorin shumë më pak energji sesa llambat tradicionale inkandeshente dhe zgjasin më gjatë
– Nëse keni mundësi instaloni sensor te lëvizjes për të ndezur dhe fikur dritat në hapësirat që nuk janë në përdorim të vazhdueshëm (p.sh korridore, tualete)
– Fikni dritat ne salla të cilat nuk frekuentohen shumë nga njerëzit
– Kondicioneri mund të harxhojë shumë energji në ditët kur temperatura është mesatare. Fikni atë, kur nuk është i nevojshëm
– Si masë afatgjate mund të jetë: instalimi i sistemeve diellore për ngrohjen e ujit. /KultPlus.com

KEDS: Nga sot s’ka reduktime

KEDS njofton qytetarët se janë ndalur kufizimet e energjisë elektrike me hyrjen në prodhim të bllokut B2 dhe A3.

Megjithatë, KEDS thekson se kursimi është i domosdoshëm dhe fton konsumatorët që ta kursejnë energjinë elektrike.

Njoftimi i plotë:

Stabilizohet situata e furnizimit me energji elektrike pas rikthimit të bllokut B2 dhe A3

Njoftojmë konsumatorët se janë ndalur kufizimet e energjisë elektrike me hyrjen në prodhim të bllokut B2 dhe A3, pasi që gjendja është stabilizuar për momentin.

Pavarësisht kësaj, kursimi është i domosdoshëm! Prandaj, ftojmë konsumatorët t’i bashkohen thirrjes sonë për kursim të energjisë sepse çdo kilovat është i rëndësishëm të kursehet duke marrë parasysh krizën energjetike që ka kapluar gjithë botën.

Ne në vazhdimësi do ju përcjellim udhëzime praktike se si mund ta kurseni energjinë elektrike dhe ta përdorni racionalisht.

Në këto rrethana të vështira, ajo se çfarë na duhet është të jemi të bashkuar për tejkalimin e krizës.

Bashkë ia dalim!

KEDS ofron pesë masa që qytetarët duhet të ndërmarrin për të kursyer energjinë elektrike

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka dhënë pesë rekomandime për qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike në kohëra të krizës globale energjetike, shkruan KultPlus.

Sipas njoftimit, rekomandimet i drejtohen veçanërisht amvisërive, si një nga shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike, e cila mund të kontribuojë shumë në uljen e konsumit, veçanërisht aty ku ka mundësi të mëdha për të kursyer.

“Nëse çdo konsumator kursen energji elektrike për vete dhe familjen e tij, ne në fakt jemi duke kursyer energji edhe për konsumatorët e grupeve të ndjeshme, të cilëve mund të ju nevojitet energjia elektrike më shumë se kurrë”, thuhet në komunikatën për media.

KEDS-it, thotë se këto janë disa nga masat që konsumatorët shtëpiakë duhet t’i ndërmarrin për ta kursyer energjinë elektrike.

-Shfrytëzimi i alternativave të tjera për ngrohje, aty ku ka mundësi.

-Në objektet banesore ku është e pamundur një gjë e tillë, kalimi në ngrohës efiçent si dhe menaxhimi më i mirë i hapësirave të ngrohjes.

-Kujdesi në ngrohësin e ujit (bojlerin) dhe kohën kur ai përdoret. Potencialisht zëvendësimi i tij me ngrohës diellor.

-Përdorimi i pajisjeve elektro-shtëpiake në kohën kur energjia është më e lirë (jashtë pikut).

-Ndalja e furnizimit pajisjeve që nuk ka nevojë të përdoren në kohë të caktuara, duke filluar nga dritat. /KultPlus.com

KEDS: Nga nesër 6 orë me rrymë, 2 orë reduktime në Kosovë

KEDS ka njoftuar se do të fillojnë kufizimet e energjisë elektrike që nga nesër në mëngjes.

Kështu ka njoftuar KEDS-it përmes një komunikatë për media, të dielën.

“KEDS njofton që ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e të hënës. Këto kufizime, në bazë të planit të dërguar do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumtorët. Pra, konsumatorët gjatë ditës së hënë do të kenë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

KOSTT kërkoi nga KEDS të fillojë kufizimet e energjisë elektrike nga nesër në mëngjes

KEDS njofton që ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e të hënës. Këto kufizime, në bazë të planit të dërguar do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumtorët. Pra, konsumatorët gjatë ditës së hënë do të kenë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime.

Prej nesër, vendi do të furnizohet vetëm nga prodhimi vendor.

Kjo, pasi KEDS dhe KESCO nuk kanë mundësi financiare më që të nominojmë energji jashtë asaj që prodhohet nga gjeneratorët vendorë. Deri tek kjo situatë ka ardhur për shkak të cmimeve enorme që ekzistojnë në tregjet ndërkombëtare dhe mosmbulimit të kostos së sistemit. Kjo ka sjellë situatë të rëndë financiare edhe për KOSTT-in, të cilën ENTSO nuk e lejon më të bëjë devijime. Kjo bën që secila kërkesë mbi prodhimin vendor të kufizohet në pamundësi të mbulimit nga importi.

Energjia elektrike e blerë deri sot ka shkaktuar humbje enorme si për KEDS-in, ashtu edhe për KESCO-n. Të dy kompanitë vitin e fundit e kanë mbyllur vitin me humbje të mëdha financiare, njëra 27.8 milionë euro, e tjetra 18.5 milionë euro, në një total që shkon në mbi 46 milionë euro humbje.

Gjatë shqyrtimit të jashtëzakonshëm tarifor, rregullatori kishte marrë parasysh subvencionin e qeverisë prej 100 milionë eurosh. Asnjë cent nga ajo shumë nuk është shpërndarë tek furnizuesi. Kjo, e ka rënduar gjendjen edhe më tepër. Sot, disa muaj pas, të gjitha mundësitë financiare janë shterruar. Dy kompanitë, pra KEDS dhe KESCO nuk mund të bartin më të vetme barrën e krizës botërore energjetike dhe pasojat e saj në Kosovë. Kërkohet me urgjencë edhe veprimi i aktërëve tjerë në mënyrë që së bashku ta përballojmë këtë krizë./ KultPlus.com

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa lokacione më 12 gusht

KEDS ka njoftuar se për shkak të punimeve në rrjet me datën 12.08.2022 do të ketë edhe ndërprerje të rrymës deri për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit.

Këto vende do të kenë ndërprerje të rrymës.
1.

Nga TS 35/10 kV Besi do të ndërprehet :

Dalja 10kV Lluzhani (kodi: 10013011) prej orës 10:00 deri në orën 15:00

Vendet: Prugovci-1 (te Villa Natyra, Vërbovcët, Lupçi i Poshtëm, Vranidolli, Tenezhdoll dhe Kazerma e FSK-së në Vranidoll.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave dhe shtrëngimi i përçuesve.

2.

Nga TS 35/10 kV Fushë- Kosovë do të ndërprehet:

Dalja 10kV Bardh i Madh (kodi:15018018 ) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Lagjja 28, një pjesë e Fushë-Kosovës pas Hekurudhës, Kuzmini dhe Bardhin e Madh.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrim i izolatorëve dhe shtyllave dhe shtrëngimi i përçueseve.

3.

Nga TS 35/10kV Mazgiti do të ndërprehet:

LP 10kV Shkabaj (kodi: 15019002) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Shkabaj, Mazgit- një pjese, Obiliq- një pjesë, Reforma, dhe Al Petroli.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Gjakovë

1.

Nga TS 110/35kV Gjakova 1 dhe TS 110/10(20)kV Gjakova 2 (J09) do të ndërprehet:

NS 35/10kV Gjakova III (kodi 810840) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 11:00 deri në ora 15:00.

Vendet: rrugët: Fehmi Agani, Ibrahim Fehmiu, UÇK, Sadik Pozhegu, Rruga Tirana, Ali Pashë Tepelena, Armand Pier Pailand (2 konsumatorë), Fan Stilian Noli, Ferhat Binishi, Ismail Qemali, Marin Barleti, Mbretresha Teuta, Musa Zajmi, Naum Veqilhargji, Nënë Tereza dhe Selman Riza, Dah Polloshka, Fehmi Agani, F.Sereqi, Gjon Sereqi, Ibrahim Fehmiu, Mark Malota, Tivarit, Nënë Tereza, Sadik Pozhegu, Bujar Syla (1 konsumator), Edit Durham, Elton Zherka, Marin Barleti (një pjesë), Mbretëresha Teuta, Musa Zajmi, Tirana, Xh.Gjakova dhe Xhemajl Avdullahu (2 konsumatorë), Bajram Curri (2 konsumatorë), Dërgut Vokshi, Ismail Qemali (5 konsumatorë), Marin Barleti (një pjesë), Nënë Tereza, Pjetër Budi, Sadik Pozhegu (5 konsumatorë), Sadik Stavileci, Skënderbeu (2 konsumatorë), Sylejmon Vokshi, Ngrohtorja e Qytetit në rrugën Tirana, Qendra tregtare Nertili në Rrugën Tirana, rr. Tirana dhe Wesley Clark.

Arsyeja: Mirëmbajtja preventive e nënstacionit.

2.

Nga NS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

LP 10kV Skivjani (me kod: 80080009) nga 10:00 deri 15:00

Vendet: Fshatrat: Bitesh, Dobrixhë, Dujakë, Firajë, Hereç, Janosh, Jasiq, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Hilë, Palabardhë, Plançor, Skivjan dhe Zhdrellë (1 konsumator); rrugët: Dedë Gjon Luli (1 konsumator) dhe Pashko Vasa (një pjesë).

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave dhe shtrëngimi i përçueseve.

3.

TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

LP 10kV Piskota (kod: 80080008) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Adonis Byci, Ahmet Korenica, Carrapatok, Dardania, Dedë Gjon Luli, Ibrahim Fehmiu, Lekë Dukagjini, Mark Lleshi, Mark Malota, Mithat Frashëri, Nënë Tereza, Pashko Vasa dhe rr. Tivarit.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë dhe revizion i trafostacionit 10/04kV.

Ferizaj

1.

Nga NS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

LP 10kV Rahovica (kodi: 40000014) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Bibaj, Muhaxherët e Talinovcit, Sazli, Papaz, Rahovic, Mirosal, Pojasisht dhe Sazli.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të thyera me të rejat, ndërrimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.

2.

Nga TS 35/10 kV Shtime do të ndërprehet:

LP 10kV Shtimja (kodi: 41046003) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Shtimja, Lagjja e Pajtimit dhe Godanci i Ulët.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të thyera me të rejat, ndërrimi i përçuesve ndërrimi i izolatorëve riparimi i shtyllës.

Gjilan

1.

Nga NS 110/10 [kV] Kamenica do të ndërprehet:

LP 10[kV] Strezovci (kodi: 62000005 ) prej orës 10:00 deri ne ora 15:00

Vendet: Rrugët: Asim Jusufi (një pjesë), Avdi Xhaçku, Besnik Maroca, Dëshmorët e Kombit, Kadri Zeka, Nikolla Teslla, Musli Ymeri (një pjesë), Wurdo Wilson (një pjesë), Vëllezërit Krivaqa (një pjesë). Fshatrat: Bolec, Bushincë, Buxhenicë (një pjesë), Carevc (një pjesë), Gragjenik (një pjesë), Hajnoc, Kamenicë, Kremenatë (një pjesë), Krilevë, Malësia dhe Lagjëja e Malësisë (një pjesë), Meshinë (një pjesë), Moçar, Strezoc dhe Tirinicë (një pjesë).

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të drurit me të betonit dhe ndërrimi i izolatorëve.

Mitrovicë

1.

Nga NS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja – LP10(kV) Tërnavci (kodi: 74000012 ) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Klinë e Ulët, Klinë e Mesme, Klinë e Epërme, Tërnavc (lagjja: Deliu, Dibrani, Fazliu, Gashi, Haxhiu, Hyseni, Syla, Tahiraj dhe Voca) dhe Kuqicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të dëmtuara dhe izolatorëve.

Pejë

1.

Nga NS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja LP 10kV Ledinat (kodi: 53000001) prej orës 10:00 deri ne ora 15:00

Vendet: Fshatrat: Baballoq, Beleg, Carabreg i Ulët (një pjesë), Carabreg i Epërm (një pjesë), Dubravë (një pjesë), Gramaqel, Irzniq, Ledina, Llukë e Eperëme (një pjesë) dhe Prekolluk.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrim shtyllave, shtrëngim i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.

2.

TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Nga LP 10kV Juniku do të mbesin pa tension këta trafostacione:

NS 10/0.4kV degëzimi për Junik nga ora 09:00 deri 14:00

NS 10/0.4kV Oda e Junikut (kodi: 53000007017)
NS 10/0.4kV Lagjja 2 (kodi: 53000007018)
NS 10/0.4kV Lagjja 1 (kodi: 53000007019)
NS 10/0.4kV Junik Gaxherrtë (kodi: 53000007020)
NS 10/0.4kV Junik Miroctë (kodi: 53000007021)
NS 10/0.4kV Junik Gurëthyesi (kodi: 53000007022)
NS 10/0.4kV Junik Qendra (kodi: 53000007023)
NS 10/0.4kV Junik Vorret (kodi: 53000007024)
NS 10/0.4kV Junik Shkolla (kodi: 53000007025)
NS 10/0.4kV Junik Gacaferrtë (kodi: 53000007026)
NS 10/0.4kV Junik Berishtë (kodi: 53000007027)
NS 10/0.4kV Junik Neziri (Osmonaj) (kodi: 53000007028)
NS 10/0.4kV Junik Qestaj (kodi: 53000007029)
NS 10/0.4kV Gjocaj (kodi: 53000007030)
NS 10/0.4kV Prilep Kukalaj (kodi: 53000007031)
NS 10/0.4kV Jasiqi (kodi: 53000007039)
NS 10/0.4kV Junik Goqtë (kodi: 53000007040)
NS 10/0.4kV Sllup Pompat (kodi: 53000007041)
NS 10/0.4kV Junik Gjimnazi (kodi: 53000007045)
NS 10/0.4kV FENIKS-ASH.P.K Armend Kamer Shabanaj (kodi: 53000007046)
NS 10/0.4kV Junik – Krasniqë (kodi: 53000007047)
NS 10/0.4kV Teqja e Madhe Sheh Xhaferi (kodi: 53000007050)
NS 10/0.4kV Junik Shafrane (kodi: 53000007052)
NS 10/0.4kV Junik Lagjja Berisha (kodi: 53000007053)
NS 10/0.4kV Gacaferi 2 (kodi: 53000007056)
NS 10/0.4kV Arasha (kodi: 53000007057)
NS 10/0.4kV Hasan Lushi-Fabrika Ujit (kodi: 53000007058)
NS 10/0.4kV ”FLUX”sh.p.k (kodi: 53000007059)
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, kontrollim rrjeti ndërrimi i izolatorëve – pastrim traseje.

Prizren

1.

Nga NS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

LP 10kV Zhupa (kodi: 31000026 ) nga ora 09:00 deri 16:00

Vendet: fshatrat: Bogushevc, Drajçiq, Gornjasellë, Llokovicë, Lubinjë e Epërme, Lubinjë e Poshtme, Manastricë, Mushnikovë, Nebregoshtë, Pllanjan, Prevallac, Reçan, Sredskë, Stajkoc dhe Struzhë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.

12.08.2022

Punime në projekte investive

Mitrovicë

1.

Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Turiqevci (kodi: 74000006) në dy termine nga ora 09:00 deri 09:45 dhe nga ora 17:15 deri 18:00

Vendet: Llaushë, Rakinicë, Kopiliq i Epërm, Kllodernicë, Turiqefc, Buroj, Vojnik, Izbica, Ozrim, Kopiliq i Ulët dhe Açarevë.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

2.

TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

Nga LP 10 kV Turiqevci do te mbesin pa tension këto trafostacione nga ora 09:45 deri 17:15:

NS 10/0.4kV Açarevë e Vjetër-1 me kod: 74000006029
NS 10/0.4kV Açarevë – Haxha me kod: 74000006060
NS 10/0.4kV Açarevë e Vjetër me kod: 74000006025
NS 10/0.4kV Açarevë – Veseli me kod: 74000006026
NS 10/0.4kV Açarevë e Re me kod: 74000006027
NS 10/0.4kV Açarevë – Oruçi me kod: 74000006028
NS 10/0.4kV Açarevë Syla me kod: 74000006030
Vendet: Açarevë.

Arsyeja: Projekte investive, demontimi i përçuesit ekzistues, demontimi i konzollave ekzistuese, shtrirja e përçuesit të ri, montimi i konzollave metalike, montimi i izolatorëve, tokëzimi i shtyllave të tensionit të mesëm, si dhe elementet tjera përcjellëse.

12.08.2021

Punime nga palët e treta

Ferizaj

1.

Nga NS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

LP 10kV Astrtit Bytyqi (kodi: 40000032) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Rr. Hasan Prishtina, Astrit Bytyqi, Halim Spahija, Marie Kraja, Gazmend Zajmi, Vëllezërit Gërvalla, Zenun Beqa, 28 Nëntori, Emin Duraku dhe Ali Shefik Spahiu.

Arsyeja: Për realizimin e sistemit hyrje/dalje 10 kV, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Prishtinë

1.

Nga NS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet:

LP 10 kV Dalja nr. 3 PR2-PR7 (kodi: 11000074) në dy termine nga ora 10:00 deri 10:10 dhe nga ora 15:50 deri 16:00

Vendet: Bregu i Diellit 1, Ngrohtorja, Bregu i Diellit 2, Bregu i Diellit 3, “Agullimi-A” shpk Zeqir Mehmet Haxhia, Hidrofori, Objekti Zariqi, Norbert Jorkli 1 (kulla), Nexhmedin Haliti, “Cakolli Group”Sh.P.K, Dukagjini 4, Dukagjini 7 dhe Dukagjini 8.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

2.

Nga NS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

LP 10 kV Dalja nr. 3 PR7-PR2 (kodi: 19000074) në dy termine nga ora 10:00 deri 10:10 dhe nga ora 15:50 deri 16:00

Vendet: Rr Holger Petersen- një pjesë, Ernest Koliqi, Malush Kosova, Muharrem Fejza- një pjesë, Lagjja e Spitalit, Smajl Hajdari, Agim Ramadani, Farmedi-Eulexi, Banesat e Univerzitetit, Arhivi, Hendikos

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

3.

Nga NS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Nexhmedin Haliti”Cakolli Group”Sh.P.K (kod: 11000074123) nga ora 10:00 deri 16:00

Vendet: Norbert Jorkli 1, dhe objekti Cakolli Group.

Arsyeja: Për realizimin e sistemit hyrje/dalje 10 kV, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

‘Art n’trafo’ për të promovuar fuqizimin e rolit të gruas

Në vigjilje të pranverës, trafot në shtatë qendrat e qyteteve kryesore të Kosovës kanë marrë ngjyrat e ndezura të saj, me mesazhe të fuqishme për fuqizimin e rolit të gruas. Ato trafostacione tashmë janë shndërruar në vepra arti.

Ky projekt i ideuar dhe financuar nga KEDS është realizuar nga organizata e artistëve Q’art.

“Aktualisht i kemi ngjyrosur shtatë trafo, në shtatë qytetet kryesore të Kosovës. Secila nga to bart një mesazh që ka të bëjë me fuqizimin e rolit të gruas. Ne e dimë që roli i gruas nuk është ai që do të duhej të ishte. Secili kemi nevojë dhe obligim që të punojmë në atë drejtim që të arrihet barazia, rrjedhimisht fuqizimi i rolit të gruas”, tha zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Artistja zvicerane Krystel Suire, punon në Kosovë tash e tre vjet dhe i ka lënë vetes emrin artistik “Stern”. Ajo, teksa po ngjyroste trafostacionin në qendër të Prizrenit, përmes artit po theksonte mesazhe të shumta që ngrenë zërin e gruas kosovare dhe bën që ai të jehojë.

“Ne e kemi si qëllim të vëmë në pah fuqinë e gruas edhe të tregojmë që gratë mund të bëjnë çfarë të duan në jetë. Më pas edhe pasionet apo punën si burrat. Ne gratë kemi fuqi shumë. Edhe ky është qëllimi për këto trafo. Unë gjithmonë vizatoj këto cikat dhe janë në ‘aktivitete mashkullore’, si për shembull ajo duke bërë snoëboarding, pastaj e kemi një inxhiniere, pastaj një kuzhiniere, një mjeke, pastaj një shofere. Vetëm për të treguar që jemi barabartë dhe nëse e kemi vullnetin mund të bëjmë njëjtë si burrat”, thekson artistja zvicerane.

Edhe artistja Renea Begolli i është bashkuar kësaj iniciative, me qëllim të fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri.

“Ideja ime ka qenë që përpos temës të sjellim pak ngjyrë, me pru pak jetë, një energji të mirë. Pra, t’i japim jetë edhe lagjes duke intervenuar në një hapësirë publike dhe në të njëjtën kohë t’i bashkëngjitemi temës që u ngrit gjatë këtij muaji. Marsi është muaji që flet më shumë për fuqizimin e gruas, gjë që e bëra edhe unë duke iu bashkuar kësaj iniciative”, thotë ajo, teksa po e gjallëronte një trafostacion në lagjen Tophane të Prishtinës.

Ky projekt është pjesë e megaprojektit “Art n’trafo” që e ka filluar KEDS së bashku me organizatën Q’art qysh vitin e kaluar. Deri tash janë ngjyrosur 27 trafo anekënd Kosovës, pjesa më e madhe e tyre në Prishtinë. Sot, ato trafo kanë pamje urbane dhe bartin në vete mesazhe që promovojnë avancimin e shoqërisë kosovare dhe zbukurojnë lokalitetet ku janë të vendosura. /KultPlus.com

Ferizaj


Gjilan

Mitrovicë

Prishtinë

Prizreni

Kurti njofton për rikthimin e bllokut B2: Po paguajmë çdo orë 50 mijë euro import më pak

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Blloku B2 i Termocentralit “Kosova B” është rikthyer në funksion, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare, Kurti ka njoftuar se sinkronizimi është bërë mbrëmë në ora 23:55.

“Rreth 200 euro kushtoi 1 MWh në bursën ndërkombëtare të energjisë dje. Mirëpo sot në ora 10:15 u kthye në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’, me fuqi 245 MW. Sinkronizimi është bërë mbrëmë në ora 23:55, gjendja e turbinës është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për balancim. Me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë neve”, shkruhet mes tjerash.

Kurti gjithashtu thotë se do të ishte shumë mirë që Kosova ta kishte tani TC “Kosova A”.

“Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MW fuqi secila!”.

Në fund të këtij muaji do të vendoset përfundimisht në qoftë se Kosova do të ketë çmim të faturës së energjisë elektrike. /KultPlus.com

Rizvanolli: Shqipëria është afër nesh për t’i zbukuruar më shumë festat

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka falënderuar shtetin e Shqipërisë për ndihmën që do ta ofrojë në fundvit rreth furnizimit me energji elektrike, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Twitter”, Rizvanolli ka thënë se dy ditët e ndërrimit të viteve kanë simbolikë të veçantë, se përfaqësojnë fillim të ri e është koha që ndajmë me më të afërmit.

“Shqipëria është afër nesh për t’i zbukuruar edhe më shumë këto ditë festive, jo për të filluar por për të vazhduar të qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit”, shkroi ajo.

Tutje, Ministrja e Ekonomisë pati një falënderim të veçantë për Ministren Belinda Balluku, e cila bashkëpunoi vazhdimisht me Kosovën.

“Së bashku do të vazhdojmë të punojmë që të përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve tanë në të dy anët e kufirit”, tha në fund Rizvanolli.

Kosova është duke kaluar nëpër një krizë energjetike, ku edhe janë rikthyer reduktimet e rrymës. /KultPlus.com

KEDS – SECURITY CODE | Kompania e Sigurimit | Security Company

Kuvendi i Kosovës miraton vendimin e Qeverisë, gjendje emergjente e krizës energjetike

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë, më 24 dhjetor, për gjendje emergjente që do të zgjasë 60 ditë, gjendje e cila ka të bëjë me krizën energjetike, shkruan KultPlus.

Për arsye të rritjes së çmimit të energjisë elektrike nëpër vende të ndryshme, e gjithashtu rritjen e konsumit të madh gjatë sezonit të dimrit, e gjitha kjo ka ndikuar që të ketë një krizë energjetike në vend.

Ngarkesa e madhe dhe shkaktimi i problemeve të mëdha në rrjeti, ka ndikuar që Blloku B në vend të pësojë probleme të mëdha.

Përpos këtij vendimi emergjent, Qeveria e Kosovës gjithashtu ka bërë ndarjen e 20 milionë eurove për kompaninë KEDS, pasi këta të fundit ishin në gjendje të vështirë financiare si rezultat i importit të rrymës me çmim shumë të lartë. /KultPlus.com

Kriza energjetike në Kosovë, KEDS’i mban konferencë për media

KEDS ka bërë të ditur se sot do të mbajë konferencë për media lidhur me situatën elektro-energjetike në Kosovë.

Përmes një njoftimi për media, nga KEDS kanë njoftuar se konferenca do të mbahet sot (e shtunë) nga ora 13:00 , në objektin qendror të KEDS-it.

Dje, Qeveria e Kosovës ka vendosur masa emergjente për kufizim të furnizmit me energji elektrike, për shkak të rritjes së çmimeve dhe konsumit. / KultPlus.com

Kurti: Jemi në krizë e gjithë bota, qytetarët i lusim të racionalizojnë shpenzimin e energjisë

Kosova është duke përjetuar një krizë të madhe të energjisë elektrike, ku si rrjedhojë shumë qytetarë janë ankuar dhe madje janë paralajmëruar edhe protesta rreth rikthimit të reduktimeve, shkruan KultPlus.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se kriza energjetike nuk është vetëm në Kosovë dhe rajon, është në gjithë Evropën.

“Por, neve na ka goditur si një popullsi e varfër që jemi. Dhe me këtë rast, ne po përpiqemi që nëpërmjet subvencionimit të konsumit në njërën anë dhe rregullimit të bllokut B2 të termoelektranave në anën tjetër, sadopak ta zbusim këtë situatë e cila nuk do të mund të përfundojë shpejt, meqenëse këto ditë ngarkesa bazë është diku rreth 900 megavat, ndërkaq që shpenzimi arrin edhe 1.4 gigavat, kurse i gjithë kapaciteti prodhues, sikur të punonte edhe blloku B2, nuk do të ishte më shumë se 900 megavat”, ka thënë ai.

Tutje, i pari i ekzekutivit tregoi se Kosova është detyruar që të importojë energji elektrike, dhe çmimet janë bukur të shtrenjta.

“Në këtë situatë ne jemi të detyruar të importojmë energji elektrike dhe këtë po e bëjmë me çmime bukur të shtrenjta, për shkak se bursa ndërkombëtare është goditur rëndë nga çmimet gjithnjë e më të larta të gazit. Pra, në njërën anë subvencionojmë konsumin, do të ndihmojmë edhe familjet që janë më të varfra, por në anën tjetër, gjithashtu u kemi bërë thirrje qytetarëve që sa më shumë që të munden, ta racionalizojnë shpenzimin dhe u jemi mirënjohës për përgjigjen pozitive”, shtoi Kurti.

Qeveria e Kosovës ka hartuar një dokument ku parashihen se 60 ditë mund të zgjasin gjitha këto probleme. /KultPlus.com

Zëdhënsi i KEDS-it, tregon nëse është është shtrenjtuar energjia elektrike

Problemet me energji elektrike në Kosovë, fjalët ‘gjenerator’ dhe ‘agregat’ rriten mbi 50 për qind në kërkimet e Google

Problemet globale me mungesë të energjisë elektrike kanë gjetur vend edhe në Kosovë, shkruan KultPlus.

Çmimi i lartë i energjisë elektrike, mungesa e burimeve për t’u ngrohur kanë ndikuar që në vendin më të ri në rajon të lajmërohen probleme me energji elektrike.

KEDS ka paralajmëruar se pritet që të ketë mungesë të enërgjisë në disa vende përmes mesazheve nëpër numra të telefonit te shumë qytetarë.

E gjitha kjo ka ndikuar që kërkimet në internet të marrin një formë të re, kështu fjala “gjenerator dhe “agregat” kanë rritje mbi 50 për qind në kerkime në Googlë në shtatë ditët e fundit. /KultPlus.com

May be an image of text that says 'Google Trends Compare Gjenerator Search agregat Search term Kosovo Past days Allcategories Add comparison Web Search Interest over ime 100 Average MMAM Dec15a 8at3:00 Mu MaAM AM'