Kënga arbëreshe “Na martohet Jurendina” e lashtë sa gjuha shqipe (VIDEO)

Këngetari Pino Kakoca (1957), është një arbëresh nga katundi Shënd Dimitër Koroni në Kalabri, prej nga ishte edhe shkrimtari e poeti, Jeronim de Rada. Fakti se kjo pjesë e ka ruajtur më shumë fanatizëm traditën shqiptare dëshmohet edhe përmes kësaj këngë arbëreshe e cila është e lashtë po aq sa gjuha shqipe, shkruan KultPlus.

Kjo këngë flet për martesën e Jurendinës, ndërsa fton burra, gra e vasha të stolisura që të jenë pjesë e këtij ahengu për ta përcjellur martesën e saj me dhurata, valle, daulle, çifteli e dolli.
KultPlus po ju përcjellë këtë këngë arbëreshe të shoqëruar me pamje të jetës dhe kulturës arbëreshe në Itali, atje ku ata ruajtën traditën për 600 vite me radhë.

“Ngini (ngitni, ngani), oj gjindë të mira
Me dhurat’ e me dafina
Se martohet Jurendina
E ju, gra më të mëdha
Vjershëroni ju në dasmë
Lumturinë e Jurendinës
E ju, vashës të stolisur
Dridhni vallet të nisur
Me daull e çifteli
Ngrëni qelqet për dolli
Më fund e helqni këta raki
Për harenë e Jurendinës
Dehëni burra se na ndodhet
Një ditë çë s’mënd harrohet
Na martohet Jurendina
Qesh, oj më’, pa lot ndër sy
Nusja vete në Venetì
E Kostandini është besnik”.

Arbëreshët e Italisë Jugore (pjesa më e madhe) janë me prejardhje nga Shqipëria Jugore nga emigrimet e viteve 1400-1500-ës, si dhe nga viset arvanite të Greqisë jugore të po atyre viteve (pjesa më e madhe e tyre nga Labëria/Viset Çame nën Sarandë (Xarra, Butrinti, Markati apo Konispoli). / KultPlus.com

‘Kostandini i vogëlthi’, këngë mesjetare arbëreshe (VIDEO)

Këngë mesjetare arbërore që këndohet edhe sot nga arbëreshët e Italisë së Poshtme dhe nga arbëreshët e prefekturës së Argolidhës në Greqi.

Fama e kësaj kënge shkon shumë mbrapa në kohën e Leonda Sguros, sundimtari i parë arbëror në Greqi që mbrojti frankët, 1204 -1211.

Kënga arbëreshe “Ajri i Pirukes” realizohet në versionin instrumental (VIDEO)

Kënga arbëreshe “Ajri i Pirukes” është realizuar në versionin instrumental nga grupi trio “Bukuria”, përcjellë KultPlus.

Ky grup përbëhet nga artistët e talentuar si: Ibrahim Gunbardhi, instrumentist e pedagog i muzikës në Bremen të Gjermanisë, violinistja shqiptare Besa Dervishi dhe Thomas Krizsan, instrumentisti gjerman që interpreton tingujt më të bukur të traditës shqiptare.

Motivet arbëreshe janë sjellë të përpunuara dhe janë publikuar në platformën YouTube.

Ky bashkëpunim mes tre muzikantëve ndërkombëtarë ka risjellë disa nga këngët legjendare shqiptare, të tilla si: “Tomakuqe”, “Baresha” etj., të cilat vijnë si dedikim për të gjithë artdashësit.

Në vijim, ju ftojmë të shijoni interpretimin e këngës arbëreshe “Ajri i Pirukes”. / KultPlus.com

Pas vaksinimit 102-vjeçarja në Piana u këndon këngë arbëreshe infermierëve

102 vjeçarja ka udhëtuar nga Hora e Arbëreshëve për të kryer vaksinën anti-COVID. Maria Riolo është gruaja më e moshuar që është vaksinuar sot  në “Fiera del Meriterraneo”.

Në tetor mbushi 102 vjeç dhe këtë javë me shumë dëshirë ka kryer dozën e parë të vaksinës. Shumë e vendosur dhe me buzëqeshje pas injeksionit të vaksinës, Maria Riolo u ka kënduar disa këngë antike arbëreshe mjekësve të qendrës, të njëjtat që i pëlqen të këndojë kur ka dhimbje nyjesh. “Unë kurrë nuk ankohem – tha ajo pas vaksinës -, vaksinën nuk e ndjeva aspak”, tha ajo.

Prej muajsh nuk kishte dalë nga shtëpia dhe marrja e vaksinës Pfizer ishte një mundësi e mirë për të marrë edhe pak ajër.

“Për ne është një ditë e rëndësishme – shpjegon djali saj Vito Ciulla -. Ne pamë që personeli ishte shumë profesional. Për fat të mirë, nëna është mirë me shëndet, dhe vaksina do ta mbrojë më shumë atë.” / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

‘’Jam Arbënesh, jam Arbënesh!”

InForCulture sjellë dy këngë qindra vjeçare të Arbëneshëve të Zarës të shkëputura nga libri ‘’Kultura tradicionale të Arbëneshëve të Zarës nga Aleksandër Stipqeviç”. Njëra këngë ka tematikë për vendlindjen ndërsa kënga tjetër është kënduar për luftën, ku në të përmendet edhe emri i Skënderbeut, përcjellë KultPlus.

Këngët për vendlindjen

Duhet të jetë doemos shumë e vjetër kënga Zogu i verës, e cila edhe sot e kësaj dite këndohet shpesh në këtë vend. Siaps dëshmisë së Ana Bajllos, e lindur në Kotllar, këtë  këngë ajo e kishte dëgjuar nga babai i saj dhe duke pasur parasysh se në vitin 2010 i kishte 93 vjet, mund të konkludohet se kënga i takon grupit të këngëve të vjetra burimore popullore në Arbënesh.

Kënga është:

Zogu i verës

Zogu i verës ko këndua

Në livadë në fusha jon,

E gji jeta ka diktua

Se ne jena Arbënesh.

Jam Arbënesh, jam Arbënesh!

Mo kanda ven, mo kanda ven,

Gjipër në brombje i de

Né shpi po shkoj me flet.

Kanga e luftës

Atje larg në fush të malit

Ku po kalbenj djelmet të ri

Nana kjohet shoqnis të soj

Çish fumit kan dek në luft

Atje me ta ka dek Skenderbeu

Çish po si s’ka pat të gjall

Mos digoni fjal të hallkut

Se ata flasin keç për ne

Se na jena Arbënesh

E dekna për Shipni!

Këtë këngë e ka recituar Efa Marshan, kurse e ka shënuar Ginafranco Kotllar.

(‘’Kultura tradicionale të Arbëneshëve të Zarës nga Aleksandër Stipqeviç)/ InForCulture/ KultPlus.com

Kënga arbëreshe “Na martohet Jurendina” e lashtë sa gjuha shqipe (VIDEO)

Këngetari Pino Kakoca (1957), është një arbëresh nga katundi Shënd Dimitër Koroni në Kalabri, prej nga ishte edhe shkrimtari e poeti, Jeronim de Rada. Fakti se kjo pjesë e ka ruajtur më shumë fanatizëm traditën shqiptare dëshmohet edhe përmes kësaj këngë arbëreshe e cila është e lashtë po aq sa gjuha shqipe, shkruan KultPlus.

Kjo këngë flet për martesën e Jurendinës, ndërsa fton burra, gra e vasha të stolisura që të jenë pjesë e këtij ahengu për ta përcjellur martesën e saj me dhurata, valle, daulle, çifteli e dolli.
KultPlus po ju përcjellë këtë këngë arbëreshe të shoqëruar me pamje të jetës dhe kulturës arbëreshe në Itali, atje ku ata ruajtën traditën për 600 vite me radhë.

“Ngini (ngitni, ngani), oj gjindë të mira
Me dhurat’ e me dafina
Se martohet Jurendina
E ju, gra më të mëdha
Vjershëroni ju në dasmë
Lumturinë e Jurendinës
E ju, vashës të stolisur
Dridhni vallet të nisur
Me daull e çifteli
Ngrëni qelqet për dolli
Më fund e helqni këta raki
Për harenë e Jurendinës
Dehëni burra se na ndodhet
Një ditë çë s’mënd harrohet
Na martohet Jurendina
Qesh, oj më’, pa lot ndër sy
Nusja vete në Venetì
E Kostandini është besnik”.

Arbëreshët e Italisë Jugore (pjesa më e madhe) janë me prejardhje nga Shqipëria Jugore nga emigrimet e viteve 1400-1500-ës, si dhe nga viset arvanite të Greqisë jugore të po atyre viteve (pjesa më e madhe e tyre nga Labëria/Viset Çame nën Sarandë (Xarra, Butrinti, Markati apo Konispoli)./ KultPlus.com

Viti i ri shkollor në Itali fillon me këngë arbëreshe

Fëmijët arbëreshë në Molise të Italisë kanë nisur vitin e ri shkollor. Ky fillim i vitit shkollor, pas shkëputjes së gjatë për shkak të pandemisë së Covid-19 është pritur me entuzistëm nga fëmijët arbëreshë të Molises në Itali.

Në ditën e parë të shkollës, në komunën VO’ Euganeo, fëmijët kanë kënduar në Arbërisht.

Kronika e përgatitur nga Televizioni Rai ka veçuar performancën e nxënësve të Orkestrës së Institutit Deëey të San Martino in Pensilis, të cilët kënduan në gjuhën arbëreshe.

Një gjest ky që tregon se në Itali mund të ruhen dhe zhvillohen traditat dhe kulturat nga vende të ndryshme, sicc janë dhe arbëreshët në Molise të Italisë/ disporashqiptare/ KultPlus.com