Kina ndalon tregtinë e kafshëve të egra

Sipas të gjitha gjasave, koronavirusi vjen nga kafshët që tregtohen në tregjet e kafshëve të egra në Kinë. Tani qyteti i parë kinez, ndalon tregtinë e mishit të qenit dhe maces, duke thyer traditën.

Një vizitor nga Kina tregon me entuziazëm pas kthimit nga Gjermania se sa e madhe është “oferta për mish qeni dhe macesh” në supermarketet gjermane. Ai nuk e kishte vënë re se kishte përfunduar në departamentin e ushqimit të kafshëve shtëpiake. Këtë shaka e dëgjon shpesh në shkëmbimin ndërkulturor midis Kinës dhe Gjermanisë. Ajo konfirmon një nga paragjykimet e shumta që kanë gjermanët për kinezët: në Mbretërinë e Mesit qentë i hanë.

Kjo përshtypje nuk është plotësisht e gabuar, por mishi i qenve nuk është në meny në të gjithë vendin dhe në asnjë mënyrë në të gjitha restorantet. Katërkëmbëshit, të cilët shumicën e herëve i rrisin posaçërisht për t’i therrur, janë kryesisht pjesë e kuzhinës rajonale.

Por që kur qentë dhe macet janë bërë gjithnjë e më popullorë si kafshë shtëpiake në familjet kineze, kritikat se të pranishmit po hanë “mikun më të mirë” janë bërë më të forta. Për shembull në Yulin, në një qytet në Kinën Jugperëndimore. Që nga viti 2009 atje zhvillohej një “festival i mishit të qenve” çdo vit në verë. Kjo zemëronte aktivistët e të drejtave të kafshëve. Në vitin 2017, këshilli i qytetit Yulin e ndaloi shitjen e mishit të qenve. Sidoqoftë, shoqatat e mbrojtjes së kafshëve vazhdojnë të regjistrojnë tregti dhe konsum të këtij mishi. Kjo flet për problemin: ligjet janë një gjë, zbatimi është një tjetër.

Ndalimi i tregtisë së kafshëve të egra

Pas shpërthimit të pandemisë së virusit Corona në provincën qendrore kineze Hubei, qeveria qendrore kineze miratoi me shpejtësi në fund të shkurtit një ndalim të gjuetisë, transportit, tregtisë dhe konsumit të kafshëve të egra. Kjo nuk vlen për “speciet e kafshëve të konsoliduara”, siç janë pëllumbat dhe lepujt. Në atë kohë, shkencëtarët dyshuan se lakuriqët e natës janë origjina e virusit Corona, i cili është përhapur në të gjithë botën.

Fakti që viruset po përhapen gjithnjë e më shumë nga kafshët e egra te njerëzit nuk është asgjë e re, as diçka posaçërisht kineze. Qysh në vitin 2008, virologu gjerman Christian Drosten zbuloi pas epidemisë SARS në një projekt studimor që viruset Corona ndodhen edhe tek lakuriqët gjermanë të natës.

Problemi është kontakti midis kafshëve të egra dhe njerëzve, i cili po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm për shkak të konsumit ose shkatërrimit të habitateve. Elizabeth Maruma Mrema, Sekretare e Përgjithshme e Konventës së Kombeve të Bashkuara për Shumëllojshmërinë Biologjike kërkoi në gazetën angleze “The Guardian” që komuniteti botëror të insistojë që tregjet e kafshëve të egra të mbyllen për të “parandaluar pandemitë e ardhshme”. Kina nuk është shembulli i vetëm i rreziqeve. Ebola në Afrikën Perëndimore ose virusi Nipah në Malajzi gjithashtu kaluan nga kafshët e egra te njerëzit.

Kundër traditës

Por masa të tilla janë në kundërshtim me traditën kineze. Ne e dimë që kafshët e egra janë përbërës të preferuar në kuzhinën kineze që nga filozofi Mengzi. Pasardhësi i rëndësishëm i Konfucit jetoi në shekullin e tretë para Krishtit. Në shkrimet e tij filozofike ai meditoi për vështirësinë për të vendosur: “Unë i dua peshqit dhe gjithashtu dua putrat e ariut. Kur nuk mund t’i kombinoj të dyja, i lë peshqit dhe mbetem te putrat e ariut. Unë e dua jetën, dhe e dua edhe detyrën. Kur nuk mund të pajtoj të dyja, atëherë unë heq dorë nga jeta dhe i përmbahem detyrës “.

Putrat e ariut bëjnë pjesë në “tetë thesaret” në traditën kineze. Kafshët dhe bimët e “Tetë Thesareve”, shikohen si medikamente edhe në Mjekësinë Tradicionale Kineze (TCM) që prej mijëra vjetëve. Efekti bazohet në përvojat. Vetëm në disa barishte mjekësore dhe në disa produkte shtazore ka mundur të vërtetojë efekte mjekësia zyrtare.

Gjuetarët dhe uria

Që kafshët e egra u pranuan në shoqëri, kjo ka nisur që në dinastinë e fundit perandorake të Qing (1644-1919). Pas themelimit të Republikës Popullore të Kinës në 1949, vendi u godit fillimisht nga një thatësirë tre vjeçare. Pastaj pasuan vendime fatale politike nën Mao Ce Dunin, të cilat rezultuan në 45 milionë të vdekur nga uria. Në hallin e tyre, njerëzit hëngrën gjithçka që mund të gjenin.

Fundi i mungesës

Varfëria në Kinë është zhdukur vetëm në 30 vitet e fundit si rezultat i rritjes së vrullshme ekonomike. Por me rritjen e mirëqënies, konsumohet gjithnjë e më shumë mish kafshësh të egra. Kjo është simbol i statusit. Ndërkoha ka elementë të fuqishëm të tregut, që e nxisin në mënyrë komerciale tregtinë e kafshëve të egra.

Për shembull, kur Zona Speciale e Shenzhenit shpalli se do të ndalonte konsumin e mishit të maceve dhe qenve në 1 maj të vitit 2020, në rrjetet sociale u lexuan edhe kritika, kryesisht nga prodhuesit e mishit të qenve. Një nga argumentet e tyre: qyteti i Shenzhenit heq dorë kështu nga një pjesë e qenësishme e kulturës ushqimore kineze./konica/ KultPlus.com

Chinese animal rights activists stage a march with posters calling for people to refrain from eating cats and dogs, in Wuhan, central China’s Hubei province on January 23, 2010. Dog and cat meat — age-old delicacies in China — could be off the menu in the food-loving nation under its first law against animal abuse, as people who eat either animal, both of which are viewed as promoting bodily warmth, would face fines of up to 5,000 yuan (730 USD) and up to 15 days in jail if the law is passed. CHINA OUT AFP PHOTO (Photo credit should read STR/AFP via Getty Images)

Lajmi nga Kina: Kemi zhvilluar vaksinën, i japim fund koronavirusit

Ministria e Mbrojtjes e Republikës Popullore të Kinës tha në një komunikatë se kishte zhvilluar me sukses një vaksinë për t’i dhënë fund përfundimisht koronavirusit. Kjo vaksinë, e cila mund të bëhet shpresa e njerëzimin, u krijua nga Akademia Ushtarake e Kërkimeve Mjekësore, që është në varësi të Akademisë Ushtarake të Shkencave.E Mërkurë.

Ministri i Mbrojtjes i vendit gjigant aziatik deklaroi se e kanë zhvilluar me sukses këtë antidot dhe ka dhënë miratimin për të bërë teste njerëzore dhe së shpejti të fillojnë prodhimin në shkallë të gjerë. Në mënyrë të ngjashme, autoritetet kineze raportuan se një ekip i udhëhequr nga Dr. Chen Wei ka punuar për një muaj për të zhvilluar antidotin.

“Vaksina është arma më e fuqishme shkencore për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit”, tha Chen në një paraqitje para rrjetit kinez CCTV. Chen Wei më tej shtoi: “Nëse Kina është vendi i parë që shpik një armë të tillë dhe ne marim patentën, do të demonstrojnë përparimin e shkencës sonë dhe imazhin e një vendi gjigant”.

Një lloj i ri i koronavirusit, COVID-19, u zbulua në dhjetor, në qytetin Wuhan, në Kinën, qendrore. Që nga ajo kohë nuk e ka të ndalur përhapjen në mbarë botën, duke u bërë një pandemi, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch. / KultPlus.com

Versace kërkon falje për bluzat e shitura me gabime në Kinë

Shtëpia italiane e modës Versace ka kërkuar falje në Kinë për shitjen e bluzave me emra të pasaktë të vendeve e qyteteve.

Kjo ka ndodhur pasi një aktore kineze tha që veshja e dëmtonte integritetin territorial të vendit, gjë që bëri që ajo t’i ndërpresë lidhjet e saj me kompaninë, shkruanKult Plus.

Versace nuk e identifikoi bluzën në një postim në mediat sociale të Dielën, por mediat kineze thanë se artikulli nuk i renditi Hong Kongun dhe Macao si pjesë të Kinës.

Të dy ish-kolonitë evropiane u kthyen në Kinë në fund të viteve 1990.

Aktorja Yang Mi kishte bërë të ditur zhgënjimin e saj përmes një postimi në Facebook./KultPlus.com              

Dua Lipa kishte dërguar listën e këngëve pesë muaj më parë Ministrisë së Kinës për të mbajtur koncertin

Për ta mbajtur koncertin e saj në Shangai, Dua Lipa është dashur që të raportoj në Ministrin e Kulturës së Kinës për këngët që do t’i interpretojë gjatë koncertit të saj.

Përpara se artistët e huaj të mund të interpretojnë atje, Ministria e Kulturës e Kinës zhvillon kontrolle mbi artistët dhe ekipin e tyre, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Ata gjithashtu kanë qenë të njoftuar të kërkojnë listat e këngëve pesë muaj para koncertit për të miratuar se a do të mbahet koncerti apo jo.

Në vitin 2006 reperit amerikan nuk i është lejuar të këndojë për shkak të këngëve të tij “vullgare”, ndërsa Rolling Stones ju është ndaluar të këndojnë pesë këngë për shkak të tematikave seksuale.

Mirëpo në koncertin të ciline mbajti mbrëmë Dua Lipa në Shangai nuk shkoi edhe aq mirë pasi që disa fansa të saj u larguan zvarrë nga koncerti pasi kanë valvituar flamurin e komunitetit LGBTI dhe kanë vallëzua gjatë koncertit.

Dëshmitarët kanë thënë për Daily Mail se disa fansa janë tërhequr zvarrë pasi po kundërshtonin largimin nga koncerti.
https://www.instagram.com/p/Bnqo8sol7xp/?hl=en&taken-by=dualipa
E qetë në fytyrë, këngëtarja ka thënë se ishte e pikëlluar dhe menjëherë filloi të qante kur ngushëlloi fansat.

“Dua të krijoj ambient të sigurt për ne dhe të kënaqemi. Dua që të vallëzojmë. Dua që të gjithë të këndojmë. Dua që të gjithë të kalojmë mirë”, ka thënë Dua. /KultPlus.com

Filmi i Winnie-the-Pooh ndalohet në Kinë

Një filmi i ri i frymëzuar nga librat e Winnie-the-Pooh është ndaluar që të jepet në kinematë në Kinë, pasi arushi shihet si simbol i mospajtimit politik.

Që nga viti i kaluar, referencat ndaj karakterit janë ndaluar në faqen e internetit të medias kineze Weibo, pas një numër të madh postimesh që krahasojnë ‘arushin me pak tru’ me presidentin e vendit Xi Jinping.

Asnjë arsye nuk është dhënë për bllokimin e filmit më të ri të Disney, Christopher Robin por besohet se ka të bëjë me referencat ndaj karakterit aq shumë të dashur për fëmijët.

Në një foto në vitin 2015, ku Xi shihej në një autokolone pranë një imazhi të Winnie-the-Pooh në një makinë lodër quhej “fotografia më e censuruar e Kinës”.

Figura të tjera politike janë bërë pjesë e shakasë. Kur Xi u takua me Barak Obamën, ish presidenti amerikan u krahasuan me tigrin në rrjetet sociale ndërsa presidenti kinez me Winnie-the-Pooh./KultPlus.com

Kina, tregu i dytë më i madh i artit

Kontinenti i Azisë i cili përbën 23 për qind të shitjes globale të veprave të artit vazhdon të mbështetet kryesisht në kërkesat mes klientëve kinezë.

Hong Kongu ka kremtuar artin në ekspozitën vjetore të artit në Bazel, e cila u hap javën e shkuar, për publikun në kohën kur panairet artistike janë shtuar.

Për më tepër edhe interesimi mes kinezëve për artin është rritur disa fish, përcjell albinfo.ch. Kontinenti i Azisë i cili përbën 23 për qind të shitjes globale të veprave të artit vazhdon të mbështetet kryesisht në kërkesat mes klientëve kinezë. Këta, vetëm në vitin 2017, përbënë 13.3 miliardë dollarë shitje rritje kjo nga 14 për qind sa ishte vlerësuar në vitin 2016.

Adeline Ooi tha se pjesa më e mirë ende duhet të vijë derisa tregu kinez e ka tejkaluar tashmë atë të Britanisë së Madhe, si tregu i dytë më i madhi për shitje të veprave artistike.

Panairi i Artit në Bazel, përmban 246 galeri nga 32 shtete e territore, dhe ishte i hapur deri më 31 mars derisa rastis me kremten botërore të muajit të Artit./KultPlus.com