Ekspozohet në Francë piktura e pa përfunduar e Da Vinçit

Piktura e pa përfunduar e Leonardo Da Vinçit “Shën Jeronimi në shkretëtirë” është ekspozuar në Kështjellën Clos Luce në Amboise të Francës, ku artisti kaloi tre vitet e fundit të jetës.

Kjo pikturë, që luhatet midis vizatimit dhe pikturës, tregon Shën Jeronimin, i cili në shekullin e IV përktheu Biblën në latinisht gjatë pendesës së tij në shkretëtirë. Sipas historianëve të artit, piktura daton në vitet 1480.

“Ju mund të shihni qartazi shenjat e gishtërinjve, kjo është ajo që quhet pikturë me gisht që krijon një sfumato të lehtë. Është veçanërisht prekëse sepse këtu kemi gjurmët e gishtave të Leonardos 535 vite më pare”, tha drejtori i muzeut Francois Saint Bris.

Shën Jeronimi ishte një temë shumë e njohur gjatë periudhës së Rilindjes, duke mëshiruar bashkimin e fesë dhe humanizmit intelektual.

“Shumë pyetje nuk kanë marrë përgjigje, e cila e bën këtë vepër kaq enigmatike. Është një punë e porositur apo e ishte një vepër që Leonardo e bëri për vete kushtuar Shën Jeronimit? Është nga periudha fiorentine, pra para 1480, apo nga periudha milaneze pas 1480? Misteri mbetet”, tha Francois.

Në këtë vepër, Shën Jeronimi shfaqet i penduar, ku mjeshtri italian e paraqet të gjunjëzuar, pa mjekër, të veshur me lecka dhe pa librin e shenjtë.

Janë skicuar vetëm kapela e kardinalit të tij dhe kryqi që mund të shihet në një skicë. Ekspozita është prezantuar në Vatikan dhe më pas në Nju Jork në vitin 2019, ndërsa në Francë është planifikuar të qëndrojë e hapur deri më 20 shtator./euronews.al/ KultPlus.com

Një vizatim i një ariu nga Leonardo da Vinçi pritet të arrijë deri në 12 milionë dollarë në ankand

Vizatimi, i titulluar “Head of a Bear” (Koka e një ariu) do të shitet në Londër nga shtëpia e ankandeve Christie’s. Vizatimi do të shfaqet në New York dhe Hong Kong përpara se të dalë në ankad dhe pritet të arrijë shifrën 12 milionë dollarë, sipas shtëpisë së ankandit, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

“Koka e një ariu” ka përmasa 7 cm me 7 cm dhe është vizatuar në një letër të zbehtë rozë në bezhë. Më parë është shfaqur në muze duke përfshirë Galerinë Kombëtare në Londër, ku u shfaq në vitin 2011 dhe vitin 2012 si pjesë e një ekspozite për Da Vinçin.

Sot, shitja mund të tejkalojë rekordin e mëparshëm të vendosur për një vizatim nga artisti.

Vizatimi daton nga vitet 1480 dhe kjo vepër e artit është pjesë e një koleksioni të vizatimeve të kafshëve në shkallë të vogël të artistit.

Ben Hall, kryetari i vjetër i pikturave në Christie’s New York, e përshkroi vizatimin si “një nga veprat më të rëndësishme nga Rilindja”. Ai tha: “Vepra është zotëruar nga disa prej koleksionistëve më të dalluar në fushën e mjeshtrave të vjetër përgjatë shumë shekujve, jo vetëm nga pronari aktual i cili e ka në pronësi që nga viti 2008.”

Kurse, Laetitia Masson, një eksperte në vizatimet e vjetra master në Christie’s, tha se argjendi është një “teknikë shumë e vështirë, sepse nuk pranon asnjë gabim”.

Ka shumë aftësi në metodë pasi vizatimi arrihet me një shkop argjendi që aplikohet në një letër të përgatitur posaçërisht për të lënë shenja dhe vija.

Ajo shtoi që da Vinci ishte “magjepsur nga natyra dhe kafshët në përgjithësi”.

Piktori dhe koleksionisti britanik Sir Thomas Lawrence më parë zotëronte pjesën e veçantë. / KultPlus.com

Leonardo da Vinçi, titani i Rilindjes së Artë

Leonardo da Vinçi, i cili lindi më 15 prill 1452 në Ankiano të Vinçit dhe u shua në moshë 67-vjeçare, më 2 maj 1519 në Kështjellën e Kluks të Ambuazit. E ç’nuk ishte ai; piktor, skulptor, shkencëtar vizionar, dijetar, arkitekt, muzikant, matematicien, inxhinier, shpikës, anatomist, gjeolog, hartograf, botanist, dhe shkrimtar. Krejtkund ai shkëlqeu duke mbetur në mbamendjen Rilindjes italiane si i paarritshëm. Bashkë me Mikelanxhelon dhe Raffaelin përbën trininë e shenjtë të Rilindjes së Artë, periudhë e cila solli një shkëputje të hovshme cilësore të mjeteve shprehës, forcës së kumtimit, finesës dhe tonit koloristik.

Gjenialiteti i tij është i pakrahasueshëm, atëditë e sot. Historia e artit nuk ka mundur të na e mëkojë një rast të dytë të atij titani që derdhej në njeriun e kuriozitetit të pashuar dhe imagjinatës së ethshme krijuese. Leonardo është konsideruar si një nga piktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe ndoshta personi me talentin më të gjithanshëm që ka jetuar ndonjëherë. Shtrirja dhe thellësia e interesave të tij ishin të pa shembullta, mendja dhe personaliteti i tij ishin mbinjerëzor. Ndër veprat e tij, “Mona Liza” është portreti më i famshëm; “Darka e Fundit”, piktura më e riprodhuar dhe më debatuar fetare e të gjitha kohërave; vizatimi “Njeriu Vitruvian” konsiderohet si ikonë kulturale. Vetëm 15 nga pikturat e tij kanë mbijetuar, jo se kanë humbur, por shumë prej tyre Leonardo kurrë nuk i përfundoi, ose eksperimentonte me to. Konsiderohet si një nga njerëzit më të talentuar që kanë jetuar, dhe metodat e tij janë të pazakonshme për kohën kur jetoi. Për bashkëkohësit e tij mund të servirje vlerësime të ndryshme, gjeni, të mëdhenj, virtuozë, por Leonardo da Vinçi ishte një mjeshtër. /KultPlus.com

Jezusi 450 milionë dollarësh i Da Vinçit

Shumë pikpyetje janë ngritur mbi autentitetin e Salvator Mundit të Leonardo da Vincit për më shumë se një dekadë dhe a do të shfaqej apo jo kjo vepër në ekspozitën e tij në Luvër? Është kjo pyetja që ka pushtuar botën e artit mbi këtë vepër të artistit të madh, që u zbulua më shumë se një shekull më parë, ndërsa Luvri dje ka hapur dyert e tij për publikun.

Piktura më e shtrenjtë në botë, një pamje e Jezusit me veshjen e Rilindjes Europiane, e cila u shit në ankand në vitin 2017 për 450 milionë dollarë, mendohej se do të tërhiqte turma të mëdha të njerëzish. E përshkruar si një figurë e ngjashme me pikturën e Mona Lisas, vepra më e famshme e Leonardos thuhet se zien “nga një gjendje e jashtëzakonshme komunikuese me shikuesin”.

Ndërsa bota e artit prej javësh ishte në dilemë nëse kjo vepër do t’i ofrohej publikut, kuratorët tani pohojnë për shtypin se Salvator Mundi nuk u shfaq në ekspozitë. Ndërsa ishin plot shpresë për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me vendndodhjen e pikturës së famshme javë më parë, ata konfirmojnë së fundmi se është e sigurt që vepra më e shtrenjtë e artit e shitur ndonjëherë në ankand mbetet një vepër e humbur.

Mos shfaqja e saj do të ishte kthesa e fundit në sagën e jashtëzakonshme të një pikture që ka tërhequr aq shumë polemika, intriga dhe debate mes kritikës. Pyetjet mbi autencitetin e veprës janë përhapur tek historianët e artit për më shumë se një dekadë e vazhdojnë ende.

Luvri megjithëkëtë mbetet në gatishmëri për të mirëpritur Salvator Mundi-n, edhe nëse ajo shfaqet gjatë kohës që ekspozita mbahet hapur, thonë kuratorët. Ndaj dhe Muzeu ka prodhuar dy katalogë për shfaqjen, një me pikturën dhe një pa atë.

Salvator Mundi, vepra e cila ka ndeshur në syrin e miliona shikuesve për pamjen e tij drithëruese dhe ndoshta më shumë për çmimin e saj apo dhe intrigën ndërkombëtare, u pa për herë të fundit në publik në fundin e vitit 2017, kur u shit në në New York për një shumë marramendëse si ajo e 450.3 milionë dollarëve.

Para se të zhdukej, vepra ishte e rrethuar nga polemika të shumta ku historianë të ndryshëm arti nuk pajtoheshin lidhur me autorësinë e saj. Disa i besojnë veprës me autor Leonardo-n, ndërsa të tjerë thonë se ajo përfundoi prej dishepujve të tij. Pasi vepra u ble në vitin 2017 nga një blerës misterioz që u përfol se ishte princi i kurorës Saudite, Mohammad bin Salman, i cili ia dhuroi Luvrit të Abu Dabit, intriga u thellua më shumë kur nuk arriti të shfaqej siç ishte planifikuar në muze, në shtator të vitit 2018.

Por kohët e fundit ka spekulime se në të vërtetë vepra gjendet në super-jahtin e Mohamed bin Salman, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, pikërisht atij princi i cili ishte i detyruar të mohonte përfshirjen e tij, në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Pronari i mëparshëm i pikturës ishte oligarku rus Dmitry Rybolovlev i cili e bleu atë më 3 maj 2013 për 127.5 milion dollarë, pas një restaurimi të konsiderueshëm.

Të gjithë e dinë se në botën e artit gjenden dy piktura të tilla aq të ngjashme me njëra –tjetrën. Të dyja me të njëjtën madhësi e të dyja në dru arre. Por tek njëra prej tyre mjekra e Jezusit spikat më dendur se në tjetrën. Ndaj dhe polemikat vazhdojnë pa rreshtur mbi autencitetin e tyre.

Salvator Mundi do duhej të shfaqej në muzeun Luvrit në Abu Dabi vitin e kaluar. Por dhe atëherë si tani, ajo nuk u gjet. Kjo vepër mund të jetë piktura më e shtrenjtë në histori, dhe ndoshta më e diskutueshme që nuk shfaqet askund. Askush nuk e di se ku është piktura e vërtetë ndërsa ka zëra të mistershëm që thonë se ajo është në konservim brenda një strukture të sigurt arti në Zvicër/Shqip / KultPlus.com

Mjeshtri që pikturonte me të dyja duart

Një galeri arti në Itali ka befasuar me zbulimin e saj, ku para pak kohe zbiuloi se mjeshtri i madh Leonardo Da Vinci kishte përdorur të dyja duart, për të krijuar disa prej kryeveprave të njohura.

Galeria “Uffizi” ka hulumtuar vizatimet e para të Da Vincit, që tregojnë se mjeshtri Italian ka punuar me të dyja duart në krijimet e tij artistike.

Analizat shkencore dhe teknologjike kanë zbuluar një skicë peizazhi që fshihej prapa një kryevepre tjetër. Këto zbulime janë bërë në 500-vjetorin e vdekjes së Da Vincit, që do ta festojnë shumë galeri evropiane duke shfaqur punime të mjeshtrit që krijoi kryeveprën, Mona Lisën.

Vizatimi i parë daton më 4 gusht 1473 – kur Leonardo ishte 21-vjeçar. Ky vizatim shfaq një peizazh të lumit Arno në Florence. Ky vizatim dallohet nga të tjerët për shkak se Da Vinci e ka punuar me të dy duart, nga e majta në të djathtën. Një studim i dy teksteve ka konfirmuar se mjeshtri italian ishte i aftë të shkruante pa problem me të ty duart.

“Pjesa e pasme e këtij vizatime përfaqëson një të shkruar me dorën e djathtë, që krahasuar me vizatimet tjera me dorë të djathtë, tregon se punimi është i Leonardo. Por, në të njëjtën fletë shohim dy shkrime të kombinuara që Leonardo dinte t’i përdorte, por duket se janë ndryshe prej të tjerave” – shpjegon historiania e artit, Cecilia Frosinnini. Duke përdorur rrezet ultravioletë, specialistët e artit kanë zbuluar dy shtresa vizatimesh njëra mbi tjetrën.

“Është e mahnitshme se çfarë është gjetur me këto analiza. E dimë se Leonardo punoi me të dyja duart, sidomos me dorën e tij të majtë. Gjithashtu e kemi mëuar se në këtë vizatim punoi në dy faza, pasi ka gjurmë të një tjetër peizazhi në pjesën e pasme të vizatimit”, – tregon drejtori i galerisë, Uffizi. /konica.al/ KultPlus.com

Flokë të Da Vinçit ekspozohen për herë të parë

Një cullufe e flokëve të Leonardo da Vinçit, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes, do të ekspozohet sot për herë të parë për publikun, njoftuan sot disa hulumtues italianë, të cituar nga mediet.

”Ne mundëm të siguronim përtej Atlantikut një cullufe e quajtur në histori si ‘flokët e Leonardo da Vinçit” , njoftuan drejtuesit e ekspozitës me titull ”Leonardo jeton”, Alessandro Vezzosi dhe Agnese Sabato.

”Kjo cullufe e flokëve, e mbajtur sekret deri më tani në një koleksion amerikan, do të prezantohet për herë të parë në botë së bashku me dokumentet që dëshmojnë për origjinën e tij të vjetër franceze, gjatë ekspozitës që do të përurohet më 2 maj në Vinçi”, shtoi Vezzosi, cituar nga agjencia AGI.

Ekspertët italianë do të kryejnë analizat e ADN-së së cullufes së flokëve për të konfirmuar apo vërtetuar ekzistencën e pasardhësve ende gjallë të gjeniut të madh të Rilindjes.

Më 2 maj 1519, piktori dhe dijetari, i cili lindi në Vinçi më 15 prill 1452 nga një lidhje e paligjshme mes një fisniku të pasur dhe një fshatareje adoleshente, vdiq në Francë në kështjellën e Clos-Luce e Amboise-s, rreth tre vite pas ftesës që iu bë nga mbreti Fransua I./KultPlus.com

500 vjetori i vdekjes së Leonardo Da Vinçit – disa fakte të rëndësishme të jetës së tij

Sot është 500 vjetori i vdekjes së njërit ndër personalitetet më të shquara perëndimore dhe botërore – Leonardo Da Vinci. Ai lindi në kohën dhe vendin e duhur – Anchiano/Fiorentinë. Qytetin simbol të kulturës së atëhershme, shkruan foldrejt.com. Por cilat janë disa fakte mbi Da Vinçin:

1. Një fëmijë i paligjshëm!

Ai lindi si biri jashtë martese i Piero Fruosino di Antonio Vinçit (babait) dhe Caterina (nëna). Prindërit e tij kurrë nuk u martuan dhe ai ishte i vetmi fëmijë i tyre. Megjithatë, ai kishte 17 gjysmë-vëllezër e motra me partnerë të tjerë të prindërve të tij.

2. Emri i një qyteti!

Ai lindi në Anchiano, Toscana (tani në Itali), që është afër qytetit të Vinçit, me të cilin ne e asociojmë mbiemrin e tij sot.

3. Pak ka arsimim formal!

Përtej leximit dhe shkrimit bazë, ai nuk mori asnjë arsimim formal në ndonjë shkollë.

4. Personi që qëndron prapa aftësive të tij!

Talenti i tij artistik u vlerësua së pari nga babai i tij dhe kur Leonardo ishte 15 vjeç, babai e dërgoi të mësojë pranë piktorit dhe skulptorit Andrea del Verrocchio, në Firence. Ai përpunoi teknikat e skulpturës dhe pikturës së Leonardos për më shumë se një dekadë dhe e trajnoi atë në artet mekanike.

5. Piktura e tij më e hershme!

Megjithëse puna e tij e parë mendohet të jetë ajo e një vizatimi në stilolaps dhe bojë, e luginës së Arnos (siç raportohet nga burime të ndryshme) më 5 gusht 1473, “Shpallja” (diku rreth 1472-1475) mendohet të jetë vepra e tij më e hershme . Ajo paraqet engjëllin Gabriel, të cilit Perëndia i dërgoi fjalë, për të njoftuar virgjëreshën, Marinë, që ajo të krijonte dhe të lindte një djalë të quajtur Jezus, i cili do të quhej “Biri i Perëndisë”.

6. Kur mësuesi u impresionua me punën e tij!

Ai ndihmoi mentorin e tij Andrea del Verrocchio në pikturën e famshme “Pagëzimi i Krishtit”. Piktura përshkruan pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzori. Është thënë se engjëlli në të majtë u pikturua nga Leonardo i ri dhe kjo ishte një gjë, e cila i bëri shumë përshtypje mësuesit të tij.

7. Shkrimi, nga e djathta në të majtë!

Leonardo da Vinçi ishte majtosh dhe ishte mësuar që të shkruante nga e djathta në të majtë, gjë që rezultonte në një shkrim pasqyrë dhe i cili, ishte e vështirë për t’u lexuar nga të tjerët.

8. Adhurues i kafshëve!

Ai ishte shumë i mëshirshëm ndaj kafshëve dhe ishte kundër futjes së tyre në kafaze. Leonardo blinte shpesh herë kafshë në kafaze dhe më pas i lironte ato.

9. Një vegjetarian i rreptë!

Gjatë gjithë jetës së tij, Leonardo da Vinçi kishte qenë një vegjetarian i rreptë, gjë që supozohet të jetë pasojë e dashurisë së tij për kafshët.

10. Incidentet e fëmijërisë!

Leonardo mbante shenja vetëm dy nga incidente të fëmijërisë: njëri ishte kur një balonë ra nga qielli dhe bishti i saj i lëndoi fytyrën. I dyti kur zbuloi një shpellë ndërsa po eksploronte në male dhe u ndje i tmerruar nga që mendonte se aty mund të ndodheshin disa përbindësha.

11. Shtëpia e fëmijërisë!

Kush nuk dëshiron të eksplorojë shtëpinë e këtij artisti të madh të Rilindjes! Shtëpia e fëmijërisë e Leonardos ndodhet në një fshat të quajtur Anchiano brenda qytetit të Vinçit në Firence. Shtëpia është konvertuar në një lloj muzeu të veprave të famshme të Leonardos. Shtëpia u rihap për publikun në qershor të vitit 2012.

12. Vepra e parë e porositur./KultPlus.com

Leonardo Da Vinçi: 16 fakte interesante për gjeniun e Rilindjes

Misteri i emrit, piktura më e hershme, mësuesi i shastisur, mënyra e të shkruarit dhe aksidentet e fëmijërisë. Si iu shkatërruan 12 vite punë në një minutë.

Dhe a e dinit që Njeriu Vitruvian është një mënyrë për të treguar zgjerimin e universit tonë? Lexoni këto 16 fakte shumë interesante për jetën e një gjeniu të vërtetë.

1. Një fëmijë i paligjshëm!

Ai lindi si biri jashtë martese i Piero Fruosino di Antonio Vinçit (babait) dhe Caterina (nëna). Prindërit e tij kurrë nuk u martuan dhe ai ishte i vetmi fëmijë i tyre. Megjithatë, ai kishte 17 gjysmë-vëllezër e motra me partnerë të tjerë të prindërve të tij.

Ai lindi në Anchiano, Toscana (tani në Itali), që është afër qytetit të Vinçit, me të cilin ne e asociojmë mbiemrin e tij sot.

3. Pa arsimim!

Përtej leximit dhe shkrimit bazë, ai nuk mori asnjë arsimim formal në ndonjë shkollë.

4. Personi që qëndron prapa aftësive të tij!

Talenti i tij artistik u vlerësua së pari nga babai i tij dhe kur Leonardo ishte 15 vjeç, babai e dërgoi të mësojë pranë piktorit dhe skulptorit Andrea del Verrocchio, në Firence. Ai përpunoi teknikat e skulpturës dhe pikturës së Leonardos për më shumë se një dekadë dhe e trajnoi atë në artet mekanike.

5. Piktura e tij më e hershme!

Megjithëse puna e tij e parë mendohet të jetë ajo e një vizatimi në stilolaps dhe bojë, e luginës së Arnos (siç raportohet nga burime të ndryshme) më 5 gusht 1473, “Shpallja” (diku rreth 1472-1475) mendohet të jetë vepra e tij më e hershme . Ajo paraqet engjëllin Gabriel, të cilit Perëndia i dërgoi fjalë, për të njoftuar virgjëreshën, Marinë, që ajo të krijonte dhe të lindte një djalë të quajtur Jezus, i cili do të quhej “Biri i Perëndisë”.

6. Kur mësuesi u impresionua me punën e tij!

Ai ndihmoi mentorin e tij Andrea del Verrocchio në pikturën e famshme “Pagëzimi i Krishtit”. Piktura përshkruan pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzori. Është thënë se engjëlli në të majtë u pikturua nga Leonardo i ri dhe kjo ishte një gjë, e cila i bëri shumë përshtypje mësuesit të tij.

Ai ndihmoi mentorin e tij Andrea del Verrocchio në pikturën e famshme “Pagëzimi i Krishtit”. Piktura përshkruan pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzori. Është thënë se engjëlli në të majtë u pikturua nga Leonardo i ri dhe kjo ishte një gjë, e cila i bëri shumë përshtypje mësuesit të tij.

7. Shkrimi, nga e djathta në të majtë!

Leonardo da Vinçi ishte majtosh dhe ishte mësuar që të shkruante nga e djathta në të majtë, gjë që rezultonte në një shkrim pasqyrë dhe i cili, ishte e vështirë për t’u lexuar nga të tjerët.

8. Adhurues i kafshëve!

Ai ishte shumë i mëshirshëm ndaj kafshëve dhe ishte kundër futjes së tyre në kafaze. Leonardo blinte shpesh herë kafshë në kafaze dhe më pas i lironte ato.

9. Një vegjetarian i rreptë!

Gjatë gjithë jetës së tij, Leonardo da Vinçi kishte qenë një vegjetarian i rreptë, gjë që supozohet të jetë pasojë e dashurisë së tij për kafshët.

10. Incidentet e fëmijërisë!

Leonardo mbante shenja vetëm dy nga incidente të fëmijërisë: njëri ishte kur një balonë ra nga qielli dhe bishti i saj i lëndoi fytyrën. I dyti kur zbuloi një shpellë ndërsa po eksploronte në male dhe u ndje i tmerruar nga që mendonte se aty mund të ndodheshin disa përbindësha.

11. Shtëpia e fëmijërisë!

Kush nuk dëshiron të eksplorojë shtëpinë e këtij artisti të madh të Rilindjes! Shtëpia e fëmijërisë e Leonardos ndodhet në një fshat të quajtur Anchiano brenda qytetit të Vinçit në Firence. Shtëpia është konvertuar në një lloj muzeu të veprave të famshme të Leonardos. Shtëpia u rihap për publikun në qershor të vitit 2012.

12. Vepra e parë e porositur

Në vitin 1478, ai u bë një mjeshtër i pavarur dhe rreth vitit 1482, filloi të pikturonte veprën e tij të parë të porositur – “Adhurimi i Magjistarëve”. Megjithatë, ai kurrë nuk mundi ta përfundonte atë vepër.

13. Kur 12 vite punë iu shkatërruan brenda një minute!

Në fund të shekullit të 15-të, ai u zhvendos në Milano për të krijuar një statujë kuajsh të lartë 5 metra (në bronz) për të nderuar Francesco Sforzën (themeluesi i dinastisë së klanit të atëhershëm Sforza). Ai punoi për 12 vjet në këtë projekt dhe përgatiti një model balte të kalit në vitin 1493. Megjithatë, gjatë luftës që afroi, ajo u shkatërrua kur Sforzat ranë nga pushteti në 1499.

14. Ai vizatonte një simetri të përsosur të trupit të njeriut!

Bazuar në punën e arkitektit Vitruvius, Leonardo da Vinçi përshkroi përmasat e trupit të njeriut në vizatimin e tij – Njeriu Vitruvian. Ai e vizatoi këtë rreth vitit 1490 dhe vizatimi supozohet të jetë zgjerimi i universit, në formën e trupit njerëzor.

15. Piktura murale më e famshme në botë!

Fundit të Jezusit me dymbëdhjetë dishepujt e tij, kur Jezusi njoftoi se njëri prej tyre do ta tradhëtonte.

16. Kur pikturoi një buzëqeshje misterioze!

Midis 1503 dhe 1506, Leonardo krijoi pikturën më të famshme në botë – Mona Lisa. Gruaja e përshkruar në pikturë ka qenë një objekt spekulimesh. Më parë mendohej të ishte Mona Lisa Gherardini, një kurtizane dhe më vonë, ajo u mendua të ishte Lisa del Giocondo, gruaja e tregtarit fiorentin Francisco del Giocondo.

Piktura është e njohur për buzëqeshjen misterioze të gruas. Mbreti Francis i Francës e kishte blerë pikturën dhe tani është pronë e Republikës Franceze. Piktura origjinale është shfaqur në Muzeun e Luvrit në Paris që nga viti 1797. Piktura ka fituar shumë lavdi, si më e vizituara, më e njohura, më e kënduara, më e shkruara etj. /KultPlus.com