Drama për abuzimin seksual bashkon Charlize Theron, Nicole Kidman dhe Margot Robbie

Ka mbërritur fragmenti i parë për biopikun e shumëpritur “Bombshell”, i cili e ka mbledhur treshen fantastike të aktoreve, Margot Robbie, Nicole Kidman dhe Charlize Theron si femrat që do të kenë konflikt me themeluesin e Fox News.

Vepra e re e regjisorit Jay Roach bën fjalë për rënien e Roger Ailes, themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv të Fox News, i cili është akuzuar për abuzim seksual dhe keqtrajtim të punonjëseve.

Image

Aktoret e shkëlqyeshme do t’i luajnë rolet e tre gazetareve që kanë vendosur të përballen me shefin e tyre dhe me shovinizmin, shkruan KOHA Ditore. Kështu Kidmanin do ta shohim në rolin e Gretchen Carlson, Theron do ta luajë Megyn Kelly, ndërsa Margot Robbie do ta luajë Kayle Pospisil.

Ato do të paraqesin akuza për abuzim seksual në këmbim të një shume të madhe parash, duke i shndërruar rrëfimet e heshtura në një bombë të vërtetë, gjë që shihet edhe në fragmentin e parë për këtë dramë biografike.

T’ju rikujtojmë, Aiiles dha dorëheqje në vitin 2016 pasi që e mbajti postin e drejtorit në FOX për pothuajse 20 vjet.

Premiera e “Bombshell” është planifikuar për 20 dhjetor në SHBA, ndërsa filmi më pas fillon me distribucion kinematografik në të gjithë botën.

Margot Robbie u inspirua tek Rita Ora për filmin e saj të ri

Aktorja e njohur, Margot Robbie, ka zbuluar si është inspiruar nga theksi i Rita Orës për rolin e saj në filmin e ri, trilerin “Terminal”.

“Një mike imja, Rita Ora, mendoj se ka theks të bukur kështu që mora diçka nga zëri i saj”, ka thënë Margot për “Metro.co.uk”, transmeton Koha.net.

“Kur zgjedh një theks, më duhet të gjej dikë dhe të kërkoj në Google intervista të shumta e ndonjëherë gjej njerëz që kanë blogje a të ngjashme dhe aty i dëgjoj teksa flasin shumë. Ka pak Ritë në këtë film. Ka theks të mirë, e dua atë”, shtoi ajo.

Margoti në filmi e ri “Terminal” paraqitet përkrah Simon Pegg dhe Mile Myers. /KultPlus.com