Sa herë që mjeshtria e penës kombinohet me zërin e magjishëm del një vepër e shkëlqyeshme arti, shkruan KultPlus.
E tillë është kënga “Baladë mbi dashurinë”, teksti i së cilës është shkruar nga poeti i ndjerë, Musa Ramadani dhe vie nën interpretimin e Besnik Krajkut.
Kjo këngë përveç që arriti të depërtoj në zemrat e dëgjuesve, ajo fitoi edhe çmimin e parë në Akordet e Kosovës.
KultPlus ua sjell tekstin dhe këngën “Baladë mbi dashurinë”:
Nëse për hir të dashurisë, ekziston e vërteta
Atëbotë ç’duhet kjo?
Kur njerëzit s’e njohin dashurinë
Nëse për hir të dashurisë, ekziston dhe gënjeshtra
Atëbotë ç’peshohet kjo?
Për njerëzit s’peshon as dashuria
Një ditë, pa pritë, një ditë
O hiç pa ndodh një çudi
2X Një det vërshoi këtë botë gënjeshtare
Ku humbi, humbi dashuria?
Nëse për hir të dashurisë, ekziston e vërteta
Atëbotë ç’duhet kjo?
Kur njerëzit s’e njohin dashurinë
Nëse për hir të dashurisë, ekziston dhe gënjeshtra
Viti që po lëmë pas mori disa nga figurat më të shquara të artit shqiptarë. Në kujtim të tyre, KultPlus sot do t’i kujtojë përmes veprës që lanë pas.
Data 11 mars 2020 mori nga kjo botë shkrimtarin e dramaturgu shqiptar, Musa Ramadani, i cili vdiq në moshën 76-vjeçare.
Shkrimtar dhe artist i cili për herë të parë në skenën letrare të Kosovës futi poezinë eksperimentale i motivuar nga rrymat postmoderne, atë që më vonë u quajt poezi konkrete e ikonizuar nga shkronjat, tipografia e të cilave krijon formë.
Kjo poezi u nis për herë të parë nga rrymat e artit modern si Dadaizmi dhe me pas Surrealizmi me Guillaume Apollinaire, për t’u bërë pjesë e minimalizmit. “Neurosis” i botuar në vitin 1973 nga Musa Ramadani, është një përmbledhje e poezisë konkrete e mbushur me figura prej shkronjash të cilat konotojnë shenjëzime socio-emocionale të njeriut të asaj kohe.
Shkrimtar dhe artist i cili për herë të parë skenën letrare të Kosovës futi poezinë eksperimentale i motivuar nga rrymat postmoderne, atë që më vonë u quajt poezi konkrete e ikonizuar nga shkronjat, tipografia e të cilave krijon formë. Kjo poezi u nis për herë të parë nga rrymat e artit modern si Dadaizmi dhe me pas Surrealizmi me Guillaume Apollinaire, për t’u bërë pjesë e minimalizmit. “Neurosis” i botuar në vitin 1973 nga Musa Ramadani, është një përmbledhje e poezisë konkrete e mbushur me figura prej shkronjash të cilat konotojnë shenjëzime socio-emocionale të njeriut të asaj kohe. Ky libër është vetëbotuar nga autori sepse nuk është pranuar për botim nga redaksia e atëhershme e botimeve Rilindja.
Ai u lind më 21 Maj të vitit 1943 në Gjilan nga një familje zejtarësh të cilët kishin një furrë dhe dyqan tekstili në çarshinë e qytetit.
Më 22 dhjetor 1944, Shtabi i Forcave Shqiptare Vullnetare vendosi të sulmojë për marrjen nën kontrollë të Gjilanit nga Administrata e re e Komunistëve Jugosllavë. Në mëngjesin e 23 dhjetorit 1944, forcat e vullnetarëve shqiptarë sulmuan dhe gati arritën ta kthenin kontrollën e gjithë qytetit, përveç ndërtesës së OZNA-s (Shërbimit të Sigurimit Jugosllav) dhe të Këshillit Popullor të Rrethit. Forcat serbo-maqedonase në shenjë hakmarrjeje për sulmin e forcave vullnetare shqiptare mbi Gjilanin, filluan vrasjet masive. Fillimisht rrëmbyen me përdorimin e forcës pa dallim qytetarë të Gjilanit, i nxorën nga shtëpitë, dyqanet, rrugët, i morën dhe i mbyllën në ndërtesën e vjetër të burgut të qytetit.
Familja e Musa Ramdanit braktisi shtëpinë me një autobus me 16 të plagosur drejt Prizrenit, në të cilin qytet e kaloi fëmijërinë e hershme dhe e kreu klasën e dytë fillore.
Me t’i vdekur babai, familja u kthye përsëri në vendlindje. Aty mbaroi shkollimin e mesëm. Shkollën e Lartë Pedagogjike (Dega: Gjuhë dhe letërsi Shqipe) e mbaroi në Prizren.
Në fund të vitit 1965 filloi veprimtarinë e tij si gazetar. Ishte korrespodent i rregullt i gazetës “Rilindja” dhe pastaj redaktor i përgjithshëm i Kulturës në gazetën Rilindja.
KultPlus ju sjell sot një ndër poezitë më të mira të Musa Ramadanit.
Njeriu ka një kokë, një jetë, një dashuri
Njeriu ka një kokë Glob i gjallë për lule e predha Ku drejtpeshohen hapësira e koha
Mos luani me kokën e tij!
Njeriu ka një jetë Skenë e mirësive ndaj mëkateve Pse lindin e vdesin çdo ditë
Mos luani me jetën e tij!
Njeriu ka një dashuri Fjalë (vallë) e tepërt në histori Nga ligjërojnë mëkatet e motivet
Mos luani kurrë me dashurinë e tij! / KultPlus.com
Shkrimtari i shquar Musa Ramadani iku në amshim, duke lënë pas vetes një krijimtari të pasur artistike, shkruan KultPlus.
Poet, romancier, gazetar, publicist, eseist, e tekst shkrues me perceptime moderne.
Përveçse si shkrimtar, Musa Ramadani ishte i suksesshëm edhe në fushën e muzikës, ku kontribuoi me shkrime të teksteve të këngëve.
Sonte po e sjellim njërën nga tekstet që ai shkroi. Bëhet fjalë për këngën “Baladë mbi dashurinë”, të cilën e interpreton bukur këngëtari Besnik Krajku.
Ky tekst i fuqishëm i flet dashurisë, duke e ngritur atë në piedestal.
Krajku pati sukses me këtë këngë duke fituar Çmimin e parë në Akordet e Kosovës në vitin 1978.
Në mbledhjen përkujtimore që u mbajt në Teatrin Kombëtar të Kosovës për nder të Musa Ramadanit, u lëshua në fund videoja ku shihet vet autori teksa i këndon vargjet e tij të cilën po e sjellim më poshtë. /KultPlus.com
Shkrimtari i shquar Musa Ramadani iku në amshim, duke lënë pas vetes një krijimtari të pasur artistike, shkruan KultPlus.
Poet, romancier, gazetar, publicist, eseist, e tekst shkrues
me perceptime moderne.
Përveçse si shkrimtar, Musa Ramadani ishte i suksesshëm edhe
në fushën e muzikës, ku kontribuoi me shkrime të teksteve të këngëve.
Sonte po e sjellim njërën nga tekstet që ai shkroi. Bëhet fjalë për këngën “Baladë mbi dashurinë”, të cilën e interpreton bukur këngëtari Besnik Krajku.
Ky tekst i fuqishëm i flet dashurisë, duke e ngritur atë në
piedestal.
Krajku pati sukses me këtë këngë duke fituar Çmimin e parë në
Akordet e Kosovës në vitin 1978.
Në mbledhjen përkujtimore që u mbajt në Teatrin Kombëtar të Kosovës për nder të Musa Ramadanit, u lëshua në fund videoja ku shihet vet autori teksa i këndon vargjet e tij të cilën po e sjellim më poshtë. /KultPlus.com
Shkrimtarët nuk vdesin, ata mbesin të përjetshëm me veprat e tyre për të qenë udhërrëfyes të brezave të rinj, shkruan KultPlus.
Musa Ramadani
ishte nga ata shkrimtar që arritën të përjetësohen në art. Ai futi për herë të
parë poezinë eksperimentale, duke u motivuar nga postmodernizmi që në vendin
tonë ishte ende i panjohur. Kjo lloj poezie ishte konkrete dhe e ikonizuar me
shkronja, duke krijuar formën e saj.
Krijimtaria e Ramadanit është e pasur në shumë gjini, duke përfshirë poezinë, romanin, dramën, kritikën, publicistikën e humoreskat që i bënte në periodikët e kohës.
Ikja e tij la të
pikëlluar shumë personalitetet të kulturës, të cilët u mblodhën sot për t’i
bërë homazhet në nder të tij si dhe për ta mbajtur mbledhjen përkujtimore në
Teatrin Kombëtar të Kosovës, me çka iu dha lamtumira e fundit këtij kolosi të
letrave shqipe, i cili tashmë është përjetësuar në art dhe do të jetë objekt
për studiuesit e vjetër dhe të rinj.
Personalitetet të
shumta nga bota e artit dhe kulturës u drejtuan kah holli i Teatrit, për t’i
dhënë lamtumirën e fundit këtij njeriu që iu përkushtua artit me gjithë qenien.
Akademiku dhe
profesori i letërsisë Sabri Hamiti, bëri një rikapitulim të biografisë dhe
veprës së Musa Ramadanit gjatë fjalës së tij në këtë mbledhje, ai çmoi lart
individualitetin e tij si dhe veprimtarinë letrare.
“Musa
Ramadani kulturalisht mund të cilësohet si autor i Rilindjes, më pastaj
rrezatimi i tij si njeri dhe shkrimtar zgjerohet në botën letrare shqiptare.
Arti letrar dhe talenti i tij është provuar në një kryqëzim të letërsisë me
muzikën dhe artet pamore”, theksoi Hamiti.
“Vepra e tij
letrare në tërësinë e saj shfaq një botë individuale që trupëzohet me stilin e
tij origjinal. Kjo duket në poezi, që në librin e parë ‘Mëkatet e Adamit’deri
në librin e fundit ‘Mëkatet e Havës’ duke rrokur çështjen e njerëzimit nga
filli deri në zbërthimet moderne duke kërkuar në përballjet mitologjike
bashkëkohore duke kërkuar figurën e vet letrare. Ky është një rebelim tematik i
sojit të vet i shfaqur si refuzim i klisheve pararendëse në gjirin e poezisë
shqipe”, tha tutje ai.
“Në prozën romansore të tij, Musa Ramadani është në kërkim të formës së romanit në nivelin struktural dhe në nivelin e artikulimit artistik ku kryqëzohen nivelet stilistike të poezisë dhe dramës. Pra, në fillim është vetja e gjetur në art kurse në fund është riprovimi i gjetjes së vetes”, u shpreh Akademik Hamiti.
Se Musa Ramadani
është një emër që do t’i frymëzojë brezat e ardhshëm e tha edhe Ministrja e
Kulturës Vlora Dumoshi, e cila para të pranishmëve e ngriti lartë figurën e
shkrimtarit Ramadani.
“Musa
Ramadani ishte shkrimtar i madh dhe stilist i shkëlqyer, i cili i ka dhënë jetë
kulturës së Kosovës. Ai krijoi shumë vepra të bukura letrare në shumë gjini
duke ngrohur zemrat e lexuesve shqiptarë. Sot pa të, fjala shqipe është më e
varfër, Prishtina më pak humane kurse komuniteti i letërsisë ndihet i pikëlluar
nga ikja e tij”, tha ajo.
“Ramadani u përfshi në shumë antologji gjë që dëshmon peshën e veprimtarisë së tij. Sot kur po ndahemi fizikisht prej tij, fillon jetën e përjetshme vepra e tij letrare”, theksoi tutje Dumoshi duke treguar se Minstria e Kulturës do ta vlerësojë veprimtarinë e tij të cilën ajo e cilësoi si trashëgimi e pasur e historisë moderne të Kosovës.
Edhe studiuesi
Agron Gashi zgjodhi fjalët më të mira për Ramadanin, të cilin e quajti artist
të madh, të veçantë dhe mjeshtër të rrëfimit.
“Ai ishte dhe
mbeti konsistent në veprime dhe i begatë në shkrime. E krahasuan me Kafkën dhe
Borhesin, Xhojsin e Buxatin. Musa Ramadani jetën e bëri art, dashurinë dhe
dhimbjen letërsi, ai ishte sharmi dhe eleganca e këtij brezi, duke qenë unik në
kulturë dhe komunikim, dhe në artikulimin e ideve kërkues dhe eksperimentues i
madh. Përgjithmonë i hapur ndaj frymës letrare evropiane”, tha Gashi.
“Letërsi,
ngushëllime! Humbe njërin nga doajenët e fundit të letërsisë, njërin nga
besnikët më të mëdhenj të artit”, u shpreh në fund të kësaj mbledhjeje e
bija e Ramadanit, Arbnora Ramadani-Dragaj.
Ramadani do të mbetet padyshim përherë një emër i veçantë në fushën e letërsisë tonë, dhe veprimtaria e tij e pasur artistike do të jetë çdoherë në interesin e njerëzve të letërsisë dhe artit në përgjithësi. /KultPlus.com
Fragment nga libri “Satana ma vodhi gurin e urtisë”
Plisi i madh… shtatëdhjetë e shtatë shtigje ditë e natë. Plisi i vogël: pse nuk më kanë blerë në Panagjyrin e Vogël të Gjilanit, bile nuk do të vdisja me mallin e kurbetçarit..! Plisi i madh: kanë mundur edhe mua të më gjenin në Panagjyrin e Madh të Gjilanit, po krejt njësoj është: njërin në Gjilan, tjetrin në Prishtinë, të tretin në Gjakovë, një tjetër në Prizren, të pestin në Shkodër, të gjashtin në Stamboll… e mua, ja, si ta thashë edhe më parë – në Selanik. Plisi i vogël: a e ke pasur ndonjëherë kështu ngushtë? Plisi i madh: po si jo, veç ma ngushtë se tash s’ka ku shkon! Plisi i vogël: ah, sikur ta kisha martinën me vete! Plisi i madh: more, veç duart t’i kisha çlirë boll! Plisi i vogël: sikur të na shihte, bile, njeri, të na dëgjonte kush. Plisi i madh: na sheh qielli, na dëgjon mali, ka dëshmitarë, ka. Plisi i vogël: të lumtë, po ti i jepke zemër edhe gurit…! Plisi i vogël: mos po na vrasin? Plisi i madh: na vrasin, vallahi! Plisi i vogël: mos po na presin? Plisi i madh: na presin, bilahi! Plisi i vogël: mos po na djegin? Plisi i madh: epo, le të na djegin! Plisi i vogël: mirë e ke – sall mos të na poshtërojnë! Plisi i madh: a e di ti atë këngën?… Plisi i vogël: … cilën?… Plisi i madh: nuk ia di fillimin… Plisi i vogël: … thuaja mbarimin… Plisi i madh: … “Jam shqiptar kosovali…”