Sot ishte një ditë e veçantë për Kishën e Shën Mëhillit në Vithkuq, ku muzika, shpirti dhe natyra u bashkuan në një harmoni perfekte me koncertin “Ku bashkohet shpirti, muzika dhe kulinaria”. Norma Sereni interpretoi muzikë mesjetare të shoqëruar në piano nga Adelina Mula Qerfozi, ndërsa një panair lokal me produkte tradicionale të zonës e pasuroi përvojën e pjesëmarrësve.
Edhe pse fshati është larg qytetit, pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme. Surpriza e ditës ishte Ansambli i të rinjve të Vithkuqit, që bashkë me artistët e MIK Festivalit dhe turistët, krijuan një festë të vërtetë popullore me valle tradicionale, duke përmbushur një nga misionet kryesore të MIK-ut, zhvillimin dhe promovimin e zonave rurale shqiptare.
E pranishme në koncertin e mbajtur në oborrin e Kishës së Shën Mëhillit ishte dhe sopranoja e mirënjohur Inva Mula. /atsh/ KultPlus.com
Nexhmije Pagarusha është pa asnjë dyshim figura më historike e muzikës në hapësirën shqiptare, shkruan KultPlus.com
Janë rreth 150 këngë që ajo i ka interpretuar, mes tyre “Baresha”, e kompozuar nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi.
Sonte kur ikona e muzikës shqipe do t’i mbushte 87 vite po e kujtojmë atë me këngën “Sytë për ty i kam të njomë”, një këngë e cila shpërfaq ndjenja melankolie të cilat i përçon tek publiku Nexhmije Pagarusha me zërin e saj unik, të papërsëritshëm. /KultPlus.com
Merita Halili është këngëtare e muzikës popullore, e cila me zërin e saj të embël, ndër vite e ka kultivuar muzikën, sidomos atë të Shqipërisë së Mesme.
Sot, KultPlus ju sjell një interpretim të saj “Lule të bukura ka Tirana”:
Lule t’bukura ka Tirana Na i mbush rrugët plot me erë. Lule t’bukura ka Tirana, Na i mbush rrugët plot me erë. Moj esmere , ku t’ka lala, Merrja kangës edhe një herë. Moj esmere , ku t’ka lala, Merrja kangës edhe një herë.
Mos më rri i dëshperu, Jam e jotja prap të du. Mos më rri i dëshpëru, Jam e jotja prap të du./KultPlus.com