‘Lule të bukura ka Tirana…’ nga zëri i ëmbël i Merita Halilit

Merita Halili është këngëtare e muzikës popullore, e cila me zërin e saj të embël, ndër vite e ka kultivuar muzikën, sidomos atë të Shqipërisë së Mesme.

Sot, KultPlus ju sjell një interpretim të saj “Lule të bukura ka Tirana”:

Lule t’bukura ka Tirana
Na i mbush rrugët plot me erë.
Lule t’bukura ka Tirana,
Na i mbush rrugët plot me erë.
Moj esmere , ku t’ka lala,
Merrja kangës edhe një herë.
Moj esmere , ku t’ka lala,
Merrja kangës edhe një herë.

Mos më rri i dëshperu,
Jam e jotja prap të du.
Mos më rri i dëshpëru,
Jam e jotja prap të du./KultPlus.com

‘E mora kuferin’ nga mbretëresha e këngës Tironse (VIDEO)

Merita Halili cilësohet si mbretëreshë e muzikës së Shqipërisë së Mesme, në saje të zërit të saj të ëmbël dhe paraqitjes së saj të afërt me publikun, shkruan KultPlus.

Me muzikë ka filluar të merret herët. Debutimin  e saj si këngëtare e bëri në vitin 1983, në moshën 16 vjeçare në Festivalin Kombëtar Folklorik të Gjirokastrës. Karriera e saj si këngëtare në Radio Televizionin Shqiptar si dhe në Ansamblin e Shtetit të Këngëve dhe Valleve.

KultPlus ju sjell këngën ‘E mora kuferin’:

‘Lule t’bukura ka Tirona’ nga mbretëresha e këngës Tironse, Merita Halili (VIDEO)

Merita Halili konsiderohet mbretëreshë e muzikës së Shqipërisë së Mesme. Falë zërit të saj të ëmbël dhe paraqitjes së saj të afërt me publikun ajo ende vazhdon të jetë prezente në zemrat e audiencës shqiptare, shkruan KultPlus.Debutimin  e saj si këngëtare e bëri në vitin 1983, në moshën 16 vjeçare në Festivalin Kombëtar Folklorik të Gjirokastrës. Karriera e saj si këngëtare në Radio Televizionin Shqiptar si dhe në Ansamblin e Shtetit të Këngëve dhe Valleve.KultPlus ju sjell këngën ‘Lule të bukura ka Tirona’:Lule t’bukra ka Tirona
na i mush rrugët plot me erë,
moj esmere, moj ku t’ka lala,
merrja kongës dhe një herë,
mos më rri i deshpëru
e jam e jotja, prap të du.

Rreth e qark baçes ju solla
për me t’pa moj bukuri,
nji tufe lule moj për ty mblodha
si kujtim për dashuri,
mos më rri i dëshpëru
jam e jotja, prap të du.

Trandafil moj të vjen era
ti na mbush me dashuri,
unë ty moj të pëlqeva
ditë e natë mendoj për ty,
mos më rri i deshpëru
jam e jotja, prap të du./KultPlus.com

‘E jotja jam’ (VIDEO)

Merita Halili konsiderohet si një nga interpretueset më të mira të muzikës së Shqipërisë së Mesme. Ajo lindi më 5 Prill 1966, në Tiranë dhe u rrit duke kënduar këngët lirike e rajonit të saj të lindjes së Shqipërisë së Mesme.

Debutimin e parë si artiste në tërë vendin e pati në vitin 1983, në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës.

Ndonëse veprimtarinë e saj e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tash e disa vite, malli dhe dashuria për atdheun mbeti i pashuar gjithherë. Me zërin e saj të ëmbël ajo vazhdon të jetë prezente në zemrat e adhuruesve shqiptarë.

KultPlus ju sjell interpretimin e saj ‘E jotja jam’

‘Erdh pranvera, çeli qershia, unë rri tuj mendu’ (VIDEO)

E lindur në kryeqytetin e Shqipërisë, u rrit duke kënduar këngët lirike e rajonit të saj të lindjes së Shqipërisë së Mesme. Debutimin e saj në mbarë vendin erdhi në 1983, në në moshë të re kur ajo këndoi në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës. Bëhet fjalë për Merita Halilin, zëri i së cilës do të mbetet gjatë në historinë e muzikës shqipe.

Repertori për të cilin Merita është më e njohur është ai i qyteteve të Shqipërisë Qendrore (Shqipëria e Mesme), veçanërisht Tiranë, Elbasan, Kavajë dhe Durrës. Modeloi të kënduarit e saj jo vetëm në muzikë familjare edhe në regjistrimet e këngëtarëve më të vjetër.

Këto janë të incizuara në Institutin e Folklorit në Tiranë, dhe shfaqen në radiot shqiptare nga dy këngëtare të famshme të disa breznive Hafsa Zyberi nga Tirana dhe Fitnete Rexha nga Kruja e cila ishte dhe mësuesja e saj.

KultPlus sot ju sjell këngën “Erdhi Pranvera”, një këngë kjo e cila edhe pas kaq kohësh ndëgjohet e këndohet nga të gjithë.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës:

Erdhi pranvera çeli qershia
Dita filloj me ardh.
Erdhi pranvera çeli qershia
unë rri tu mëndu .

Kush t’mi qaj hallet e mija, ajo që desha u largu.

Ka shumë vite moj
që po t’presë moj
Du me t’pa me sy.

Nëna yte moj edhe baba moj
t’kishin mbyll o me dry.

Vura kokën ne jastëkë
Kujtova se binte shi.
Por ata moj,
ata ishin lotët e mi.
 / KultPlus.com

‘Ma gezofsh jelekun prej ari’, nga zëri i ëmbël i Merita Halilit (VIDEO)

Merita Halili cilësohet si një nga interpretueset më të larta të muzikës së Shqipërisë së Mesme. Ajo lindi më 5 Prill 1966, në Tiranë dhe u rrit duke kënduar këngët lirike e rajonit të saj të lindjes së Shqipërisë së Mesme.

Debutimin e parë si artiste në tërë vendin e pati në vitin 1983, në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës.

Edhe pse veprimtarinë e saj e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo me profesionalizmin dhe ëmbëlsinë e saj vazhdon të jetë prezente në zemrat e adhuruesve shqiptarë./KultPlus.com

‘Ma gezofsh jelekun prej ari’ nga Merita Halili:

‘Lule të bukura ka Tirana, na i mbushë rrugët plotë me erë…’

Merita Halili është këngëtare e muzikës popullore, e cila me zërin e saj të embël, ndër vite e ka kultivuar muzikën, sidomos atë të Shqipërisë së Mesme:

Lule t’bukura ka Tirana
Na i mbush rrugët plot me erë.
Lule t’bukura ka Tirana,
Na i mbush rrugët plot me erë.
Moj esmere , ku t’ka lala,
Merrja kangës edhe një herë.
Moj esmere , ku t’ka lala,
Merrja kangës edhe një herë.

Mos më rri i dëshperu,
Jam e jotja prap të du.
Mos më rri i dëshpëru,
Jam e jotja prap të du./KultPlus.com

Emri Merita, një ndër emrat më të famshëm të viteve të 70-ta, i është dedikuar edhe këngë (VIDEO)

Ata që kanë lindur në vitet e 70-ta e dinë më së miri se sa i shpeshtë ishte emri Merita, që konsiderohet të jetë emri më i popullarizuar për ato vite, shkruan KultPlus.

Pothuajse cdo lagje, klasë, shkollë kishte nga vajzë të pagëzuar me emrin Meritë, e shumë shpesh ka ndodhë që të jenë edhe më shumë.

Në vitet e 70-ta, ishte një lëvizje më e theksuar në pagëzimin e fëmijëve me emra shqip, duke përfshirë edhe emrin Merita, por edhe emra të tjerë, po pa përjashtuar edhe emrat e qyteteve të Shqipërisë.
Ndërkohë, për emrin Merita po në vitet e 70-ta ishte krijuar edhe në këngë, kënge kjo e cila ishte sjellë nga AVI “Ilirët” e titulluar po me emrin “Merita”./KultPlus.com