Ekspozita ‘Dreams Within a Dream’ e artistit Nazmi Hoxha, Rama: Piktura atipike që kanë evoluar

“Dreams Within a Dream“ titullohet ekspozita e artistit të mirënjohur, Nazmi Hoxha, e cila u çel sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij Rama tha se “është kënaqësi e emocion si një mik i hershëm por edhe si një ndjekës nga të parët të Nazmiut të cilin edhe pse kam qenë i gjatë edhe kur isha më i vogël në një moshë ku distanca në moshë është shumë më e ndjeshme sesa distanca në moshë sot me dikë, që është disa vite më i ri ose disa vite më i vjetër”.

“Më vjen keq që sot mungon këtu një njeri, i cili ka qenë energjia që na bashkonte me Nazmiun dhe ka qenë një militant i flaktë i artit të Nazmiut, Agim Rada që e kujtoj me shumë nostalgji dhe pse është ndarë nga jeta jo prej shumë kohësh. Jam i bindur që është një mungesë që të gjithë ne bashkë pavarësisht se kemi secili dhe secila vendin tonë këtu nuk e kompensojmë në raport jo thjesht me Nazmiun si person, por në raport me artin e Nazmiut”, theksoi Rama.

Më tej kryeministri Rama foli për artin në pikturë të Nazmi Hoxhës.

“Për të folur për artin e Nazmiu nuk është lehtë. Është një pikture atipitike, e cila ka evoluar duke ruajtur atë brumin e vet të parë. Por për ata që nuk i kanë parë punët e tij nç të shkuarën mund të them vetëm që ato kanë qenë përgjithësisht sipërfaqe që në një distancë prej disa metrash dukej se ishte një sipërfaqe e njëjtë, por duke afruar zbuloje përmes detajesh shumë delikate një majë mali një pemë, një dhi, një kalë e me radhë. E në atë kohë, kjo është arsyeja pse ju bëra përshkrimin e punëve sepse dua në njëfarë mënyrë të sjell këtu Gim Radën. Në atë kohë në shtëpinë e Agim Radës ndodhej koleksioni më i madh të punëve të Nazmiut që ishin të varura nëpër muret e shtëpisë nga të katër anët”, theksoi Rama.

Rama u shpreh se “Nazmiu pas një periudhe të shkurtër në Shqipërinë e çliruar apo të ri pushtuar nuk e di, u largua dhe sot vjen për herë të parë pas shumë vitesh me një koleksion punësh të krijuara në një studio në shtëpinë në Amerikë e cila në njëfarë mënyre është një shtëpi ku ai ka mbledhur mesa duket nga pikturat të gjitha ato që ka marrë nga fëmijëria, të gjitha ato që ka marrë nga vendlindja e tij dhe pastaj i ka vendosur me durim dhe ditë për ditë nëpër telajot e tij”.

“Personalisht për një periudhë kohe isha i shkëputur nga vazhdimësia e krijimtarisë së tij dhe me shumë dëshirë dhe me shumë kuriozitet jam rivënë në kontakt pas disa kohesh dhe besoj që kjo rivënie në kontakt do t’i japë të gjithë atyre që e kanë ndjekur më parë pikturën e Nazmiut kënaqësinë e të rivënit në lidhje me një artist të rrallë, me një piktor me një gjuhë shumë të veçantë, me një mënyrë të të parit të sipërfaqes, të ngjyrave, të formave atipike dhe mbi të gjitha me një konservues shumë xhenuin të ajrit dhe të formacionit koloristik të vendlindjes së vet”, theksoi Rama.

“Nazmi, të falënderoj shumë për ardhjen këtu dhe për bujarinë me të cilën i ofrove kësaj hapësire pikturat e tua. Hapësira, ke të drejtë është e bukur nga pikëpamja e asaj që ofron për pikturën. Shpresoj që në fund fare të kthehesh i pasuruar nga kjo prekje e Shqipërisë edhe më shumë dhe pastaj më vonë, në të ardhmen të kemi mundësi të shohim të tjera krijime ne atë dhomën e kyçur të kujtimeve dhe të ëndrrave të tua”, tha Rama.

Piktori Nazmi Hoxha falënderoi Kryeministrin Rama për mbështetjen për hapjen e kësaj ekspozite.

Drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Çano tha se “arti i Nazmi Hoxhës nuk mund të kufizohet vetëm nëpërmjet një zhanri të vetëm. Ai është mjeshtër i kompozimeve, i peizazheve, i nudove dhe i portreteve, të cilat të bëra bashkë sjellin një dëshmi të shkathtësisë dhe të thellësisë së tij si artist, pjesëza të ndryshme ëndrrash brenda një ëndrre të madhe arti. Me një zotësi të jashtëzakonshme, ai i vesh veprat e tij me një mantel të mistershëm. I papërkufizuar në gjininë e pikturës, gjithmonë në kërkim të mistikes dhe të të qenit i veçantë në shprehinë e tij artistike, Nazmiu bën një kapërcim horizontal në artin e tij, që pas ikjes në Amerikë dhe jetesës atje”.

“Mënyra e jetesës dhe e gjithë dinamika se si funksionon qyteti i Nju-Jorkut ku ai jeton, reflektohet te cikli i pikturave “Blinds”, të cilat përbëjnë një pikëpamje unike për llojin e pikturës së tij, duke përfshirë elemente më moderne (vertikalizimin dhe vezullimin e xhamave të ndërtesave, udhëkryqet e rrugëve dhe dinamikës të zhvillimit urban), duke eksperimentuar me ngjyrën dhe formën, me një zhvendosje drejt abstraksionit, përdorimit më ekspresiv të ngjyrës dhe një qasje më të lirë e më dinamike ndaj kompozimit”, tha Çano.

Ekspozita e veçantë prej 123 punimesh vjen për publikun shqiptar e konceptuar si “ëndrrat brenda një ëndrre”. Ajo është e shtrirë nëpër të gjitha hapësirat e COD-it dhe synon të kapsulojë thelbin e veprës së Nazmi Hoxhës, mikrokozmosin e tij, ku pasioni dhe përkushtimi luajnë një rol të rëndësishëm në format se si ai shprehet. Pikturat e Nazmiut nuk janë vetëm përvoja pamore; janë dialogë me shikuesin, që ofrojnë një vështrim në shpirtin e artistit dhe në kujtesën kolektive të një kulture. Trashëgimia e tij i përket bukurisë, emocioneve dhe kërkimit të paepur të së vërtetës artistike.

Nazmi Hoxha lindi në Tropojë të vjetër, më 15 tetor, 1955. Pasi mbaroi shkollën 8-vjeçare në qytetin e Bajram Currit, fitoi konkursin në liceun artistik “Jordan Misja”, Tiranë, dega pikturë. Pas përfundimit të liceut, në vitin 1979 vazhdon “Akademinë e Arteve të Bukura”, Tiranë. Më pas, ai emërohet “Mësues  vizatimi” në shkollën 8-vjeçare të Tropojës së vjetër deri në 1984. Në vitin 1985-1987, punon me grupin e punës për ngritjen e muzeut “Bajram Curri”. Nga ky vit, emërohet “Mësues vizatimi” në fshatin Llugaj të rrethit Tropojë deri në vitin 1989. Në vitin 1990-1992 kalon në krijimtari të lirë, vendim ky i marrë nga “Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve”. Në vitin 1993 fillon punë në RTV Tiranë, te “Filmi Artistik” si piktor, pastaj si drejtor i “Filmit Artistik dhe Dokumentar”.

Në vitin 2001 punon në kompaninë e sigurimeve “SIGAL” si piktor i reklamave dhe në 2003-shin, në Qendrën Shqiptare për të Drejtat e Njeriut. Në vitet 2006-2007 punon në Postën Shqiptare, në “Sektorin e Pullës”. Në vitin 2008 fiton Lotarinë Amerikane dhe që atëherë jeton në Amerikë.

Aktiviteti artistik: viti 1981: ekspozita e parë vetjake në qytetin e Bajram Currit; viti 1987: ekspozitë  vetjake në Pallatin e Kulturës, Tiranë; viti 1990: promovon ekspozitën në Lidhjen e Artistëve dhe Shkrimtarëve, Tiranë; viti 1991: ekspozitë vetjake në Galerinë e Arteve Figurative; viti 1992: ekspozitë vetjake në Muzeun Kombëtar, Tiranë; viti 1995: ekspozitë vetjake në Galerinë e Arteve, Tiranë; viti 1996: ekspozitë vetjake në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, Tiranë; viti 2005-2006: dy ekspozita të tjera në Galerinë e Arteve, Tiranë.

Çmimet e fituara: 1987, çmimi “Piktori më i mirë i vitit”, akorduar nga Këshilli Qendror i Rinisë; 1988, “Çmimi i dytë Kombëtar”, akorduar nga Këshilli Qendror i Rinisë; “Çmimi i tretë kombëtar në peizazh”, me rastin e 40-vjetorit të Çlirimit të Atdheut; 1989, “Çmimi i tretë në gazetari”, organizuar nga gazeta “Drita”; 2007, titulli “Ambasador i Paqes”, akorduar nga forumi “Imazh Media” si piktori i vitit.

Nazmi Hoxha jeton sot në SHBA dhe ushtron aktivitetin e tij artistik me ekspozita vetjake dhe në grup.

Ekspozita “Dreams Within a Dream” e Nazmi Hoxhës do të qëndrojë e hapur deri më 10 maj./atsh/KultPlus.com

‘Po shkon goca me korrë n’arë’ nga repertori i Nazmie Hoxhës (VIDEO)

Nazmie Hoxha lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë.

Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar e muzikës popullore shqiptare në vitet 1970-2000. Si fëmijë i pëlqente interpretimi dhe me hyrjen në shkollën e mjekësisë, si pjesë e aktiviteteve të lira fillon ta realizojë edhe dëshirën fëminore për të interpretuar. Aty futet në Shoqërinë Kulturo Artistike të qytetit dhe fillon karrierën e saj. Me këngën “Ylli i bardhë, djalë i dashur”, Nazmia paraqitet para publikut në një koncert në Prishtinë.

Ndër këngët më të njohur të saj kanë qenë Si dukat i vogel je dhe Oj zogo, Shtrona moj nuse shtrona, Bubullimë ke shkëmbi i Kavajës etj.

KultPlus sot ju sjell këngën “Po shkon goca me korrë n’arë”:

‘Shtrona moj nuse’ nga zëri i paharruar i Nazmie Hoxhës (VIDEO)

Nazmie Hoxha është një ndër interpretueset e këngës së mirëfilltë shqipe, e cila u dëgjua mjaft shumë në vitet 1970-2000.

Ushtrimin e këtij profesioni Nazmie Hoxha e filloi  me hyrjen në shkollën e mjekësisë, si pjesë e aktiviteteve të lira të cilat realizoheshin për të rinjtë në atë kohë.

Muzikantët e kohës e shihnin si këngëtare me perspektivë dhe i hapen dyer e inxhizimit të këngëve të saja në RTP. Ndër këngët më të njohura të saj kanë qenë “Si dukat i vogël” je dhe “Oj zogo dhe disa të tjera”. Nazmia vdiq më 5 maj 2007, ndërsa u varros në Prishtinë.

KultPlus ju sjell sot këngën “Shtrona moj nuse” të interpretuar nga zëri i saj i ëmbël:

Drejtori i Policisë me video: Kështu grupi terrorist bënte ushtrime taktike operative për sulme

Pamje të reja që paraqesin përgatitjet e anëtarëve të grupit terrorist të udhëhequr nga Milan Radoiçiq u prezantuan sot në një konferencë për media nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

Pamjet u siguruan nga dronët që Policia i konfiskoi pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Në pamje, përfshihen regjistrime që nga 2 shtatori, ku grupi terrorist po stërvitej në Kopaonik, raporton Gazeta Express.

Më 2 shtatror, drejtori i Policisë tha se kishin bërë “testimet e veshjeve”.

“Një tentativë për të përdorur pajisje të veçanta për të mos vërehen nga dylbitë dhe kamerat e dronëve”, tha ai.

Më tej, Hoxha tregoi se pamjet tregojnë edhe “ushtrime taktike operative për sulme”.

“Ndahen në disa grupe dhe në drejtime të ndryshmne, janë të pajisur me armë të gjata. Grupi simulon sulmin dhe simulohen po ashtu edhe plagosjet e anëtarëve të grupit terrorist”, tha ndër tjerash drejtori i Policisë.

Ai tha gjithashtu se në videot e siguruara shihen 2 mjete të blinduara të Serbisë “të cilat janë në posedim të forcave ushtarake dhe forcave speciale të Serbisë”.

Hoxha tha se “plani është përgatitur ashtu që për çdo sulm ka pasur armatim të veçantë, special dhe njerëz të trajnuar e ekspertë ushtarakë”./GazetaExpress/KultPlus.com

‘Xhamadanin kuq si gjaku’ (VIDEO)

Naile Hoxha e lindur në Shkodër 31 dhjetor 1934, ka qenë një ndër këngëtaret që kanë interpretuar muzikë popullore shqipe ndër vite, shkruan KultPlus.

 Për artin e fruar gjatë karrierës së saj muzikore ajo u dekorua me Urdhërin “Naim Frashëri”  dhe më 1976 me titullin “Artiste e Merituar”.

Disa nga këngët më të suksesshme të saj që kanë pasur sukses jo vetëm në Shqipëri, ishin “Xhamadanin kuq si gjaku”, “Moj e mir synin larush”, “Djal i dashtun”, “Seç po fryn fllad pranvere”, janë disa nga këngët e saj të cilat kanë pasur më së shumti sukses.

Këngëtarja shkodrane ishte pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë. U nda nga jeta më 29 gusht 2016.

Ajo vdiq më 29 gusht 2016/

KultPlus ju sjell interpretimin e saj me këngën “Xhamadanin kuq si gjaku”:

Xhamadanin kuq si gjaku
Kuq si gjaku

x2

Ta qendisa prej meraku

x2

Dil në derë të tshikoj pak
Ta qendisa për merak
Sa ta shoh si trrin në shtat
Hajde djalo të rrimë pak x3

Fije fije me gajtan
Me gajtan

x2

Ojna ojna për sevdan

x2

Dil në derë të tshikoj pak
Ta qendisa për merak
Sa ta shoh si trrin në shtat
Hajde djalo te rrimë pak x3

Pejn me kokrra
Mbush me ar, mbush me ar

x2

Per at djal ziliqar

x2

Dil në derë të shikoj pak
Ta qendisa për merak
Sa ta shoh si të rri në shtat
Hajde djalo të rrim pak x3

Altin Hoxha, skulptori nga Mallakastra që kthen gurët në vepra arti

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndau sot historinë e suksesit të skulptorit Altin Hoxha, i cili nga Mallakastra, pas disa vitesh në emigrim, është kthyer në vendlindje dhe merret me gdhendjen e gurëve, duke i kthyer ato në vepra arti.

Altini shprehet mjaft i kënaqur që artin e tij tashmë e ushtron në vendlindje dhe ndjehet shumë i vlerësuar.

Ai thekson se merret me punime guri. Dhe e ka nisur si profesion ën vitin 2001-2002 dhe e ka mësuar nga babai i tij.

“Si profesion e kam nisur në vitin 2001-2002. Pikënisja e këtij profesioni ka qenë që kur kam pasur babanë punonjës në një monument kulture, në Bazilikën e Ballshit”, thekson ai./atsh/KultPlus.com

‘Oj Zogo jelek me vija’ (VIDEO)

Nazmie Hoxha është një nga emrat më të popullarizuar të këngës së mirfilltë shqipe, shkruan KultPlus.

Ajo ka lindur në Gjonaj të Hasit(Prizren). Karrierën e saj muzikore e filloi në vitet e 70-ta, fillet e së cilës ishin nga koha kur ajo ndiqte mësimet në shkollën e mjeksisë.

Disa prej këngëve të cilat Nazime Hoxha i interpretoi ndër vite janë: ‘Qetësia e lartë mbretëron mbi ne’, ‘Sa më shpejt ma vure këmbën’, ‘Si dukat i vogel je‘ ‘Jam bandill’, ‘Shtrona moj nuse, shtrona’, ‘Kanarinë’, ‘Fusha e Korabit’ dhe ‘Bota zunë e flasin’ etj.

KultPlus, në kujtim të kësaj këngëtareje të shquar ju sjell tekstin dhe këngën ‘Oj zogo’:

Oj zogo jelek me vija,(2x)

A i ke pa shoqet e mija,a i ke pa.
A i ke pa shoqet e mija.

Tu’j gjendis o nder nje hije,
Tu’j bo gati per nusrie. (2x)

Oj fellenze,
Oj fellenze,fellenze e malit,oj fellenze.(2x)
A i ke ba,
A i ke ba çorapet e djalit,a i ke ba.
A i ke ba çorapet e djalit.

I kam ba,
I kam ba i kam çendis e, lule-lule i kam ujdise. (2x)

Hajde nuse,
Hajde nuse dale ngadale,(2x)
Ka shum kohe qe te pres me ardhe. (2x)

Hidhet vallja,
Hidhet vallja ore-ore,
Nusja jone si lule bore. (2x)

‘Bota zunë e flasin’ (VIDEO)

Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar e muzikës popullore shqiptare në vitet 1970-2000. Ajo ka lidur më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë.

KultPlus ju sjell këngën ‘Bota zunë e flasin’:

Bota zu e flasin
Keq per ne te dy
Nuk mendoj per veten mi goce
Me vjen keq per ty

O nuk mendoj per veten goce
Me vjen keq per ty

Ref…
Qoft mallku sahati i shkret
Qe u morrem vesh
Un ta shkela kamen mi goce
Ti zune me qesh x2

O vjen me gaz o ky behar
O na u ndezen zemrrat zjarr
Seç na zu maraku mi goce
S’me ke s’te kam faj x2

Ti nuk je fajtore
Mos t’vjen keq per mu
Ç’desha un i mjeri mi goce
Me ty me u ngatrru

O ç’desha un i mjeri mi goce
Me ty me u ngatrru

Ref…
Qoft mallku sahati i shkret
Qe u morrem vesh
Un ta shkela kamen mi goce
Ti zune me qesh x2

O vjen me gaz o ky behar
O na u ndezen zemrrat zjarr
Seç na zu maraku mi goce
S’me ke s’te kam faj x2/KultPlus.com

‘Një lulishtë me trëndafila, është parajsa e vërtetë…’

Nazmie Hoxha është një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës së mirëfilltë shqipe. “Si dukat i vogël je”, “Oj zogo”, “Shtrona moj nuse, shtrona”, “Bota zunë e flasin” janë disa këngë të saj, të cilat e bënë të paharrueshme këngëtaren edhe pas vdekjes, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjellë këngën dhe tekstin ‘Një lulishtë me trëndafila’, është parajsa e vërtetë:

Nji lulishtë me trandafila
Asht parajsa e vërtetë aman aman

Asht parajsa e vërtet

Ky asht vend ku knojnë bilbilat
Flakë ç’u dogj arshiku i shkretë x2

Vetë më the more xhanan
N’atë lulisht jetë ta çojmë aman aman

N’atë lulisht jetë ta çojmë

Mos më len kshtu pa derman
Se gjithë jetën nuk do t’rrojmë x2

Maraku është një shkëndij
Djeg si dielli në qershor aman aman

Djeg si dielli në qershor

Këtë sevda kush ma din
Shpirtin tem o ja jap në dor x2/ Kultplus.com

‘Bubullin te Shkëmbi i Kavajës’

Nazmie Hoxha është një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës së mirëfilltë shqipe. “Si dukat i vogël je”, “Oj zogo”, “Shtrona moj nuse, shtrona”, “Bota zunë e flasin” janë disa këngë të saj, të cilat e bënë të paharrueshme këngëtaren edhe pas vdekjes, shkruan KultPlus.

Më poshtë gjeni tekstin dhe këngën ‘Bubullin te Shkëmbi i Kavajës’:

O bubullin
Ke Shkomi i Kavajes o
Ç’ju dogj shpija
Hajde fukarajt e

Ç’ju dogj shpija
Hajde fukarajt

O shkoni merrni
Huten e dajes o
Ta vras beun
Ke Shkomi i Kavajes

Ta vras beun
Ke Shkomi i Kavajes

O ti mre bej o mre
Prej Shijaku
Dil aty o
O ku derdhet gjaku

Dil aty o
O ku derdhet gjaku

O dil aty o mre
Mun ne fush
T’i puqim hutat
Hajde gush o per gush

T’i puqim hutat
Hajde gush o per gush

O djal i ri o
Te keqen nona mre
Vrave beun
Aty mun o ke thona

Vrave beun
Aty mun o ke thona

O s’me vjen keq o
Se u vrave vet e
Se vrave beun
Oh me dyzet vet

Se vrave beun
Oh me dyzet vet/KultPlus.com

‘Oj zogo jelek me vija, a i ke pa shoqet e mija…’ (Video)

Nazmie Hoxha ishte këngëtare e muzikës popullore shqipe, e cila lindi në Gjonaj të Prizrenit, më 25 tetor të vitit 1952, shkruan KultPlus.

Antarësimi në Shoqërinë Kulturo-Artistike të Prizrenit, ishte hapi bazë për karrierën e saj, në muzikën popullore.

‘Ylli i bardhë, djalë i dashur’, ishte kënga e parë me të cilën Hoxha u paraqit para publikut në një koncert në Prishtinë. Nga këtu, mori pëlqimin e këngëtarëve të kohës, të cilët e shihnin si këngëtare me perspektivë, dhe më këtë i hapen dyert e incizimit të këngëve të saja në RTP. 

‘Qetësia e lartë mbretëron mbi ne’, ‘Sa më shpejt ma vure këmbën’, ishin këngët e para të saj, të cilat u transmetuan në media.

Dhe nga viti 1972, Nazmie Hoxha ishte pjesëmarrse e rregullt në festivale të ndryshme që organizoheshin gjatë asaj kohe në Kosovë. Po ashtu, ajo mori pjesë edhe në organizime të ndryshme jashtë vendit.

‘Si dukat i vogël je’ dhe ‘Shtrona moj nuse, shtrona…’, ndër të tjera janë këngët e saj më të famshme.

Ajo vdiç më 5 maj 2007 në Prishtinë./KultPlus.com

https://fb.watch/jE2i-64nsM/