Për herë të parë në historinë e tij, ‘Governors Island’ në Nju Jork do të jetë i hapur gjatë gjithë vitit

Governors Island’ në Nju Jork do të mbetet i hapur për publikun gjatë gjithë vitit, për herë të parë në historinë e tij, si një hapësirë ​​publike, njoftuan zyrtarët lokalë.

“Pandemia COVID-19 ka krijuar një mundësi të paparë për të imagjinuar hapësirën publike në këtë qytet dhe tani jemi krenarë që e mbajmë xhevahirin e portit tonë të hapur për njujorkezët gjatë gjithë vitit”, tha kryebashkiaku, Bill De Blasio.

“Nga shërbimi i zgjeruar i trageteve, në më shumë shërbime se kurrë, tek vizitorët gjatë gjithë vitit nga i gjithë qyteti, nuk ka kohë më të mirë për të përjetuar dhe investuar në  këtë ishull”, theksoi ai.

“Jam shumë i lumtur që tani do të bëhet një destinacion për të gjitha sezonet”, tha tutje De Blasio.

Ishulli, dikur një bazë ushtarake, tani është shtëpia e parqeve, këndeve të lojërave dhe restoranteve.

Gati një milion vizitorë udhëtuan në ishull në vitin 2019. / KultPlus.com

Zgjim Baraliu me dy role kryesore në ‘The American Academy of Dramatic Arts’ në New York

Aktori shqiptar Zgjim Baraliu përzgjedhet në mesin e shumë konkurentëve nga ‘American Academy of Dramatic Arts’ në New York, për të interpretuar gjithsej dy role kryesore nga dy filma tejet të njohura, përcjellë KultPlus.

Roli i parë kryesor është ai i “Stanley Kowalski” nga drama ‘A Streetcar Named Desire’ të regjisorit amerikan Elia Kazan si dhe rolin kryesor të personazhit “Sky Masterson” në filmin ‘Guys and Dolls’ të regjisorit amerikan Joseph L. Mankiewicz.

Këto dy role kryesore për herë të parë janë luajtur nga aktori i njohur amerikan Marlon Brando.

Po ashtu, Zgjimi do të këndoj edhe këngën “Luck Be a Lady” të kompozuar nga Frank Loesser si pjesë e filmit “Guys and Dolls” nën interpretimin e personazhit ‘Sky Masterson’.

Rolet do të luhen në ‘MM Theater’ në skenën kryesore. / KultPlus.com

Adea Badivuku triumfon në garën e New York, çmimi i parë i siguron performancën në “Carnegie Hall”

Adea Badivuku, pianistja shqiptare sapo ka fituar çmimin e parë në garën ndërkombëtare “Golden Classical Music Awards” në New York, shkruan KultPlus.

Çmimi i parë në këtë garë i ka dhuruar asaj mundësinë për të performuar në një nga sallat më prestigjioze në botë për artistët “CARNEGIE HALL”.

Badivuku është shprehur se ajo e konsideron këtë mundësi si një privilegj të vërtetë për të si pianiste. Ndërkaq, ajo shpreson se do të përfaqësoj Kosovën më së miri pikërisht në sallën e famshme të New Yorkut.

Adea Badivuku është studente e nivelit të dokoratures në ‘University of Nevada’ në Amerikë. / KultPlus.com

Grafitet e paligjshme pushtojnë Nju Jorkun

Pjesë e historisë së qytetit për më shumë se 50 vjet, bashkë me pandeminë, grafitet po lulëzojnë më shumë se kurrë më parë në Nju Jork, shenjë dekadence për disa ose gjallërie për disa të tjerë.

“Nëse nuk po pikturon tani, nuk e di çfarë dreqin po bën”, thotë një 40-vjeçar, i cili jeton nga arti i tij me një pseudonim tjetër.

“Ne kurrë nuk kemi parë një epokë si kjo”, shton ai.

“Këto qindra vitrina dyqanesh të mbyllura për shkak të pasojave ekonomike të pandemisë, janë një ftesë”, përmbledh Marie Flageul, kuratorja e Muzeut të Artit të Rrugës në Nju Jork.

Muret, urat ose trotuaret janë të gjitha telajo, madje edhe veturat emblematike të metrosë, 34 prej të cilave kohët e fundit janë pikturuar dy herë që nga fillimi i dhjetorit.

“Është një ringjallje, një rilindje e grafiteve”, shprehet plot entuziazëm Saynosleep.

Të kaluar tashmë nga rruga në galeritë në vitet 1980, grafitet pushtuan publikun e gjerë gjatë viteve 2000 përmes artit rrugor, shpesh nga ilegaliteti, për t’u shprehur në hapësira të autorizuara.

Por që nga marsi, grafitet kanë shpërthyer në një mënyrë të çrregullt, plotësisht ilegale./ atsh/ KultPlus.com