Pjesëtarë të FSK trajnohen në Qendrën Nacionale të Xhudos

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës janë duke u trajnuar në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, për avancimin e teknikave të xhudos dhe vetëmbrojtjes, shkruan KultPlus.

 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit trajnimet e pjesëtarëve të FSK-së në këtë qendër i ka quajtur hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të FSK-së.

“Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, po mbahet trajnimi i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) për xhudo, në avancimin e teknikave të xhudos dhe vetëmbrojtje.

Ky program është një hap i rëndësishëm në zhvillimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të FSK-së përmes njohurive dhe shkathtësive të fituara nga sporti i xhudos”, thuhet në shkrimin e MKRS në facebook./KultPlus.com

Daily Mail shkruan për rastin që ndodhi dje në shtëpinë e të moshuarve në Pejë

Gazeta britanike “Daily Mail” ka shkruar për keqtrajtimin ndaj të moshuarës që ndodhi në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Pamjet se si infermieret sulmuan një të moshuar me Alzheimer bën bujë edhe në mediat ndërkombëtare.

Tri infermiere u arrestuan në lidhje me rastin.

“Ky është momenti shokues kur një e moshuar në një shtëpi të pleqve në Kosovë goditet me shuplakë vazhdimisht nga një infermiere. Në video që është shpërndarë në rrjete sociale, punonjëse e shtëpisë së pleqve ‘Orenda’ në Pejë, mban duart e të moshuarës dhe e godet me shuplakë disa herë. Shihen dy gra tjera në video dhe një tjetër duke filmuar – që dëgjohet duke qeshur me zë ndërsa koleget e saja sulmojnë të moshuarën”, ka shkruar “Daily Mail”.

Policia e Kosovës reagoi menjëherë pas publikimit të videos duke arrestuar tri të dyshuara, ndërsa ka pasur reagime edhe nga krerët e shtetit.

Ndërkohë familjarët e kanë nxjerrë atë nga shtëpia e të moshuarve pasditen e së mërkurës. /KultPlus.com

Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ministri Çeku, vizituan Shtëpinë e motrave të Nënë Terezës në Pejë

Në kujtim të shejtores shqiptare, presidentja Osmani u shprehu mirënjohjen e thellë motrave të saj për angazhimin e pakursyer për t’u shërbyer njerëzve në Kosovë, përcjell KultPlus.

“Motrat misionare, të cilat ofrojnë ndihmë në heshtje, jashtë vëmendjes së gjithsekujt, prej vitesh kujdesen për më të varfrit, për ata që Nënë Tereza i deshi më së shumti. Ato u ofrojnë atyre strehë e ushqim, kujdesen për ta dhe i mbajnë afër me dashuri, sipas shembullit të misionares së madhe shqiptare, Nënë Terezës”, theksoi Osmani.

Sipas saj, duke qenë çdo ditë me të varfrit, duke e ndarë dhembjen me ta, motrat misionare po e japin shembullin se si mes njerëzish duhet të mbretërojë dashuria e respekti.

“Këto parime nëna Terezë i kishte fort për zemër. Ne do t’u jemi gjithmonë mirënjohës për këtë shembull përkushtimi e dashurie që ato ua ofrojnë më të varfërve tanë”, është shprehur Osmani./ KultPlus.com

Osmani bën homazhe në Lybeniq: U kemi borxh për tërë jetën, është obligim të kërkojmë drejtësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca të shoqëruar nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri bënë sot homazhe dhe vendosën kurorë me lule në 23 vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve në Lybeniq të Pejës.

Presidentja Osmani tha se sakrifica e martirëve dhe dëshmorëve të Lybeniqit ka bërë që ne sot ta gëzojmë aspiratën tonë shekullore për liri.

“Këtyre njerëzve që kanë dhënë gjithçka deri në më të shtrenjtën e tyre, pra, jetën e tyre u kemi borxh gjithçka sepse asnjëherë ne nuk do të mund ta shijonim lirinë, asnjëherë nuk do të mund ta arrinim pavarësinë në qoftë se ata nuk do ta jepnin jetën për të”, tha Presidentja Osmani, duke shtuar se sot ka takuar shumë familjar që kanë humbur më të dashurit e tyre, e disa e kanë humbur gjithë familjen.

“U kemi borxh për tërë jetën, por në të njëjtën kohë, është obligim i yni institucional që asnjëherë mos t’i ndalim përpjekjet tona për drejtësi. Në këtë masakër, sikurse edhe në çdo tjetër që regjimi gjenocidal i Serbisë ka kryer ndaj popullatës së pafajshme, civile në Kosovë, por edhe gjithë dëshmorët që kanë rënë, dëshmojnë se sa barbare ka qenë lufta e shtetit serb ndaj popullit të Kosovës”, tha Osmani.

Ajo tha masakra e Lybeniqit është dëshmi e qartë e qëllimit shfarosës që regjimi i Millosheviqit që kishte ndaj popullit të Kosovës. “Nuk duhet të ndalemi ditë pas dite dhe të punojmë pareshtur të gjithë bashkërisht, pa dallim, në mënyrë që gjaku i tyre mos të shkoj huq dhe në mënyrë që kryerësit e këtyre veprave makabre, kryerësit e gjenocidit të dalin para drejtësisë”, përfundoi presidentja. /KultPlus.com

Festivali “Frankofon” po vazhdon me filma në Prishtinë, Pejë dhe Prizren

Festivali i Filmit “Frankofon” po vazhdon shfaqjen e filmave në Prizren, Pejë dhe Prishtinë, shkruan Kult Plus.

Filmi që do të shfaqet sot, i quajtur “L’invitation” nga Glaude Goretta, vë në fokus pjesën e befasisë dhe dashurisë së vjetër.

Përpos Kino Armatë, ky film do të shfaqet edhe në Pejë në Kino “Jusuf Gervalla” dhe në Prizren në “DokuKino” në orar të njëjtë.

Ambasada e Francës është duke realizuar edicionin e 20-të të Festivalit të Filmit “Frankofon” në Kosovë.

Më 15 nëntor është bërë hapja e këtij festivali, derisa më 21 nëntor do të shfaqet filmi përmbyllës “Luanteshat e Kodrës”.

Frankofon ka njoftuar se ky film do të jetë në frëngjisht, por do të shfaqet edhe me titra në gjuhën angleze.

Në komunikatën zyrtare të Ambasadës së Francës thuhet se festivali do të mbahet në disa qytete të Kosovës.

“Nga data 15 deri më 21 nëntor, në Prishtinë, Pejë dhe Prizren, çdo ditë, shpresojmë të shihemi në: Kolegjin AAB, Kino Armata, Institutin profesional ATC, Fondacionin 17, Anibar, Dokufest, për një javë të veçantë në 20 vjetorin e Festivalit të Filmit Frankofon!”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com

Edicioni i gjashtë i Festivalit të Kitarës në Pejë hapet sot

Festivali Ndërkombëtar i Kitarës në Pejë këtë të enjte hap edicionin e saj te gjashtë me radhë në qytetin e Pejës.

Kush do të triunfoj me çmimin “Ehat Musa” ?

Edicioni i 6-te si pjesëtare e platformës më të madhe për Kitare Eurostrings, do të filloj me 18 nëntor dhe do të vazhdoi deri më 21 nëntor 2021.  Nën llupen e vlerësimeve të jurisë profesionale do të jenë mbi 40 garues nga e gjithë bota.

Lutieri i njohur grek, Giannis Paleodimopoulos do ta dhurojë një Kitarë punë dore për fituesin e garës në kategorinë e 5të e cila kap vlerën e 6 mijë euro.

Tingujt e kitarës klasike nga Francisco Luis,  emër premtues i gjenerates së re do ta bejnë hapjen e edicionit te 6-të të festivalit këtë vit. Megjithëse pa pranin fizike të publikut koncerti do zhvillohet online, duke filluar nga ora 20:00 ditën enjte me 18 nentor.

Festivali, por edhe të gjitha koncertet do të zhvillohen online për shkak të masave anticovid të gjitha aktivitetet e festivalit do të mund të ndiqen nëpërmjet llinkun në kalnalin e youtube si në vijim:

https://www.youtube.com/user/bez62mek por edhe nëpërmjet faqës  së festivalit në Facebook dhe në faqen e Eurostrings.

Nën udhëheqejën dhe vlerësimin e kitaristëve të njohur klasik vendas dhe ndërkombëtar, do të përzgjidhen kitaristët më të mirë në kateori të ndryshme sipas moshës.

Nën llupen e vlerësimeve të jurisë profesionale do të jenë mbi 40 garues nga e gjithë bota.

Ndërkohë, sipas njoftimeve të organizatorëve do të jenë gjithsej 6 kategori, kategoria Mini, kategoria 1,2,3,4, si dhe kategoria 5 ku është ni age limit, e cila është në kuadër të platformes EuroStrings.

Vlen të theksohet se juria do të përbehet nga profesor dhe gitarist të shquar në krye me kitaristin e njohur kosovar Ehat Musa duke vazhduar me pjestarët e tjerë të jurisë sic janë:

Thomas Offermann, Xhevdet Sahatxhija, Marko Feri, Alejandro Córdova,  Aysegul  Koca, Stefan Trifan, Erhan Mujka, Darko Bageski.

Lutieri i njohur grek, Giannis Paleodimopoulos do ta dhurojë një Kitarë punë dore për fituesin e garës në kategorinë e 5të.

Nga ky viti festivali është nën ombrellën e platformës më të madhe të festivaleve të kitarës “Eurostrings”.

Përveç garuesve në 5 kategori dhe mini kategori, do të shfaqen edhe katër koncerte fantastike, të cilat mund ti përcjellni në kohë reale nga faqja e festivalit sipas këtij programi të publikuar.

18.11.21 Francisco Luis (Portugali)
19.11.21 Agron Peni Trio (Kosovo)
20.11.21 Lovro Peretić (Kroaci)
21.11.21 Petrit Çeku (Kosove, Kroaci)

Çmimi kryesor i festivalit në kategorinë e V-të do të mban emrin e kitaristit të famshëm pejan, Ehat Musa.

Kitaristi fitues do të fitoj edhe 1000 €, një kupë, diplomë dhe medalje; kitarë në vlerë 6000 euro nga lutajo Giannis Pa-leodimopoulos (Gregi); D’Addario Large Gift Bag + Koncert në Peja International Guitar Festival 2022.

Ndërkohë  shpërblimi i dytë – 300 €, diplomë dhe medalje; D’Addario Small Gift Bag.

Shpërblimi i tretë – 200 €, diplomë dhe medalje; D’Addario Small Gift Bag.