Peshëngritësi Erkand Qerimaj siguron vendin e parë në kategorinë B të peshës 81 kg në Lojërat Olimpike

Peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj ka siguruar vendin e parë në kategorinë B të peshës 81 kg për meshkuj në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, përcjellë KultPlus.

Ai ka shkëlqyer në të treja provat në shkëputje ku më e mira ishte në 157 kg, ndërsa ka arritur të ngrejë 181 kg në shtytje, duke çuar në një total prej 338 kg në dygarësh.

Në përfundim të renditjes së përgjithshme në disiplinën 81 kg në peshëngritje për meshkuj, peshëngritësi Qerimaj zuri vendin e 9 nga 14 peshëngritës të kategorisë së tij në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Kampioni Erkand Qerimaj sot gjatë garës kishte edhe mbështetjen e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i cili shoqërohej nga presidenti i KOKSH, FidelYlli dhe sekretari përgjithshëm, Stavri Bello, shefi i misionit dhe anëtarë të tjerë të delegacionit Olimpik shqiptar. / KultPlus.com

Shtatëvjeçarja më e fortë në botë, kampione në peshëngritje në Kampionatin Kombëtarë të Rinisë në Amerikë

Rory van Ulft është një vogëlushe e cila vjen nga Otava që tashmë ka rrëmbyer vëmendjen e medieve botërore. Ulft me vetëm shtatë vjeç mund të kap 32 kilogramë të bëjë ushtrime galiçe me 61 kilogramë dhe të ngrejë 80 kilogramë, transmeton KultPlus.

Ajo u kurorëzua kampione e SHBA-së në peshëngritje në kategorinë për nën 11 dhe nën 13 vjeç në Kampionatin Kombëtar të Rinisë.

Ajo kalon nëntë orë në javë duke praktikuar në palestër dhe rreth katër orë peshëngritje.

Jo vetëm që Rory është shtatëvjeçarja më e fortë në botë bazuar në numrin e saj ekzistues të Sinclair. Ajo është ndoshta edhe vajza apo djali më i fortë shtatë vjeçar që ka ekzistuar ndonjëherë, për të cilët rezultatet e konkursit janë të verifikueshme. / KultPlus.com