Gjurmë jete në Mars, pamjet se çka ka kapur Roveri i NASA-s atje

Roveri i dërguar nga NASA në Mars ka gërmuar mbi një shkëmb, i cili mund të vërtetojë se në këtë planet ka pasur forma të jetës.

Krateri i quajtur Jezero është identifikuar si vullkanik në origjinën e tij, ndërkohë që provëzat e kraterit përmbanin edhe sulfat kalicumi dhe kalcium fosfati, të cilat tregojnë për vija uji që kalonin mbi të, duke rritur kështu shanset se jeta në Mars dikur ekzistonte.

Roveri gërmoi dy herë mbi këtë krater, në 6 shtator dhe përsëri tre ditë më vonë. Imazhet satelitore sugjerojnë se zona rreth kraterit ka qenë e banuar, sepse shkencëtarët mendojnë se ngjitur me të ka kaluar më tej edhe një lum 45 km i gjerë

“Kripërat janë minerale të rëndësishme për ruajtjen e shenjave të jetës së lashtë këtu në Tokë dhe ne presim që e njëjta gjë të jetë e vërtetë për shkëmbinjtë në Mars,” shpjegoi zëvendës shkencëtarja e projektit “Perseverance” Dr Katie Stack Morgan.

Rezultatet e investigimeve pritet të dalin të sakta, në momentin që mostrat e marra do arrijnë në planetin tonë./tch/ KultPlus.com

Dy robotë po ndryshojnë mënyrën në eksplorimin e Marsit

Në përpjekjen për të kuptuar Marsin, dy robotë janë më të mirë se një – veçanërisht kur punojnë së bashku.

Ndërsa rover Perseverance po përgatitet të mbledhë mostrën e tij të parë marsiane, helikopteri Ingenuity po fluturon sipër për të vëzhguar terrenin dhe për të bërë fotografi.

“Zgjuarsia po lejon ekipin shkencor Perseverance të jetë në dy vende njëherësh”, tha Kevin Hand, bashkëudhëheqës i fushatës shkencore të roverit në Laboratorin e Jet Propulsion të NASA-s në Pasadena, California, raporton CNN.

“Tani për tani, ne jemi në “Crater Floor Fractured Rough “, ku roveri po përgatitet për marrjen e mostrës së parë të misionit në Mars. Megjithatë, në të njëjtën kohë, zgjuarsia po siguron një vrojtim të detajuar të një veçorie gjeologjike potencialisht intriguese qindra metra larg nesh”.

Gjatë fluturimit të dhjetë të Ingenuity më 24 korrik, ai fluturoi mbi një tipar që shkencëtarët po e quajnë “Kreshtat e Ngritura”. Këto thyerje sipërfaqësore janë të ngjashme me tiparet në Tokë të gjetura në shkretëtira që tregojnë praninë e ujit të lëngshëm në një moment në të kaluarën.

Kjo do të thotë se Kreshtat e Ngritura mund t’u tregojnë shkencëtarëve më shumë për historinë misterioze të Marsit dhe sa e banueshme mund të ketë qenë për çdo jetë të mundshme, nëse do të ekzistonte.

Së bashku, Persevance dhe Ingenuity po ndihmojnë shkencëtarët të hetojnë planetin e kuq në mënyra që nuk kanë qenë kurrë të mundshme më parë – dhe përfundimisht mund të na ndihmojnë të zbulojmë nëse jeta ka ekzistuar ndonjëherë në një planet tjetër në sistemin tonë diellor. / KultPlus.com

Publikohen fotografi të reja nga Marsi

Kina ka publikuar fotografi të reja të roverit Zhurong në planetin Mars, i cili po e eksploron “planetin e kuq”. Mediet shtetërore kineze thanë se kjo është shenjë e suksesit të plotë të këtij misioni, përcjell KultPlus.

Roveri kinez u lëshua në zonën Utopia Panitia të Marsit më 15 maj. Ky është misioni i parë i Kinës në Mars, duke u bërë vetëm shteti i dytë në botë që arrin sukses të tillë, pas Shteteve të Bashkuara.

Roveri i dërgoi fotografitë e para nga Marsi muajin e kaluar, disa ditë pas lëshimit në sipërfaqen e këtij planeti. Në ato fotografi u pa një sipërfaqe e rrafshët e planetit fqinj të Tokës.

“Kina do të publikojë të dhëna përkatëse shkencore në kohën e duhur për t’ia lejuar njerëzimit shfrytëzimin e fryteve të zhvillimit eksplorues të hapësirës nga vendi ynë”, tha Zhang Keijan, shef i agjencisë kombëtare të hapësirës në Kinë.

Ndonëse Zhurong nuk është rover i avancuar në aspektin teknologjik sa roveri i NASA-s, Perseverance, i cili gjithashtu ndodhet në Mars, prania e tij dërgoj sinjal të qartë se shkathtësitë hapësinore të Kinës po u afrohen atyre të Shteteve të Bashkuara, shkruan tutje CNN. / KultPlus.com

NASA lëshon për fluturim helikopterin e parë në Mars

Nasa ka bërë të ditur se të hënën e javës tjetër, një helikopter i vogël pritet të fluturojë na planetin Mars, përcjell KultPlus.

Helikopteri ‘Ingenuity’ peshon 1.8 kilogram.

Siç është bërë e ditur, NASA është duke planifikuar që ta testoj helikopterin më 19 prill mirëpo nuk pret që të ketë sukses menjëherë.

Ndërkaq, nëse kjo ndodh, atëherë helikopteri do të provohet të lëshohet sërish, nga fundi i javës së ardhshme. / KultPlus.com

Shqiptari përzgjedhet nga NASA për t’u bërë banor i Marsit në rast se aty ka jetë



Bennet Nura 17 vjeçar, është shqiptari i parë që tashmë i ka arritur emri në këtë planet.

Në vitin 2020 para se raketa AtlasV të niset për në planetin Mars, NASA ka hapur konkurs për të gjithë banorët e botës në rast të vërtetimit se aty do të mund të zhvillohet jeta.

Aty ka konkurruar Benneti në mesin e 100 mijë njerëzve, i cili tashmë është përzgjedhur të jetë ndër banorët e parë zyrtarë të këtij planeti, njëherësh shqiptari i parë, nëse në të ardhmen aty do të ketë jetë.

Benneti tha për RTK-Radio se tashmë i ka 2 pasaporta. Një të NASA-s dhe një që mban shtetësi holandeze, pasi ai jeton në Holandë.

“Ideja e këtij konkursi Ishte që të zgjidhen 100.000 banorë virtual të Marsit, nga 7.8 miliardë banorë sa i ka bota. Këta të përzgjedhur, tashmë janë edhe banorë zyrtarë të këtij planeti, ku në mesin e tyre jam edhe unë.
Pra nëse planeti mars bëhet i banueshëm, ne si të përzgjedhur jemi të parët që kemi të drejtë jete atje’’, tha Nura.

Benneti studion shkencat kompjuterike, njëkohësisht ndjek edhe kurse të IT-së. Ai për RTK-në tregon edhe mënyrën e aplikimit në NASA për tu bërë banorë potencial në planetin Mars.

“Mua më lindi ideja të vendos emrin tim së bashku me të tjerët në planetin Mars, në marshimin nga vetë faqja e internetit e NASA-s, pasi po e reklamonte në faqen e parë. Aty vetëm duhej të plotësohet një pyetësor me pyetje personale dhe të dërgohet. Më pas më erdhi konfirmimi dhe pasaporta nga NASA’’, tha ai.

Me datën 18.02 2021 ne ora 9:55 raketa Atlas V ka ateruar ne Mars. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte që të mblidhen mostra, për të parë nëse më herët aty ka pasur jetë. Sonda me gjashtë rrota, më e madhja dhe më e avancuara e NASA-s, ateroi të enjten, pas një udhëtimi shtatë mujor, prej 470 milionë kilometrash, nga Toka.

NASA i është bashkuar Agjencisë Evropiane të Hapësirës, për të sjellë shkëmbinj nga Marsi, që mund të tregojnë nëse ka ekzistuar ndonjëherë jetë në planetin Mars. / KultPlus.com

NASA publikon fotografi të reja mahnitëse nga Marsi, kështu duket lëshimi

Pasi u lëshua me sukses në sipërfaqen e planetit Mars të enjten, sonda Perseverance e NASA-s ka dërguar fotografi që s’janë parë kurrë më herët, ku shihet se si duket lëshimi në fqinjin e Tokës.

Fotografia e parë që NASA e publikoi gjatë një konference të premten e shfaq pajisjen duke iu afruar sipërfaqes së Marsit. Kjo pamje nuk është siguruar asnjëherë në misionet që janë realizuar në të kaluarën.

“Ekipi është plot ngazëllim dhe kënaqësi që ka lëshuar një tjetër pajisje në sipërfaqen e Marsit. Kur bëjmë investime të tilla, i bëjmë për njerëzimin dhe i bëjmë si gjest i humanizmit tonë”, tha Adam Steltzner, kryeinxhinier i objektit që u lëshua në Mars.

Përderisa fotografitë e para që u dërguan nga Marsi të enjten ishin bardhë e zi, fotografitë e publikuara të premten e shfaqin sipërfaqen karakteristike me nuanca të kuqe të këtij planeti, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express, përcjellë KultPlus.