E pabesueshme, shkencëtarët nxjerrin në pah se si dukej Antartiku miliona vite më parë

Tingëllon si e pabesueshme, por rezulton e vërtetë. Shkencëtarët e Alfred-Wegener-Institut në Gjermani, kanë nxjerrë në pah sesi do dukej Antartiku perëndimor 90 milion vite më parë – atëherë ku nuk ishte i ngrirë.

Pas disa viteve hulumtime, shkencëtarët thonë se përveç botës së pasur bimore dhe shtazore në Antartik (shih foton) në atë kohë ka qenë për dy grade më ngrohtë sesa në Gjermani 2019 – rreth 12 gradë celsius. Gjithashtu ka pasur reshje të shumta të shiut. Pra në kohën e verës, kur nuk perëndon dielli, pa problem në Antartik mund të kishe jetuar 4 muaj.

Pse më pas erdhi deri te ftohja e klimës, shkencëtarët nuk kanë një ide të qartë. Me siguri të plotë, ata mund të thonë vetëm se përqendrimi i dioksidkarbonit në atmosferë ka qenë shumë herë më i lartë sesa është paramenduar./ KultPlus.com

“Arkiva” thirrje shkencëtarëve për botime me fokus figurat historike

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka nxjerrë një njoftim ku u bën thirrje  studiuesve për pjesëmarrjen në botimet e financuara prej institucionit.

Në njoftimin e bërë thuhet se në fokus të botimeve do të jenë figurat historike në vendin tonë, nga Mesjeta e deri në ditët tona.

Të gjithët të interesuarit kanë afat deri në datë 14 mars.

“Kjo thirrje i adresohet çdo anëtari të bashkësisë shkencore, që ka interes të hulumtojë mbi tematikat që DPA-ja ka propozuar për botim. Mes temave të përzgjedhura bëjnë pjesë përvjetorët e lindjes apo të vdekjes të disa prej figurave më të rëndësishme në historinë e kombit, sikurse janë: Marko Boçari, Memet Pashë Dërrala, Nikolla Naço, Shtjefën Gjeçovi, Hilë Mosi, Gjon Shllaku, Hasan Prishtina etj.

Gjithashtu, është i mirëpritur edhe botimi i dokumenteve apo i punimeve monografike për çështje dhe personalitete historike të periudhave të ndryshme, duke nisur nga Mesjeta e deri në ditët tona.

Për vitin 2022, DPA-ja ka marrë përsipër shpenzimet për 5 (pesë) botime, secili prej të cilëve do të ketë një vëllim deri në 120.000 fjalë dhe 300 faqe daktilografike. Thirrja për pjesëmarrje do të qëndroje e hapur deri më datën 14 mars, 2022”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Parashikimi i shkencëtarëve: Pandemia mund të përfundojë në 2022

Shkencëtarët kanë filluar të flasin për fundin e pandemisë duke monitoruar rrjedhën e virusit. U bënë dy vite me shpërthimin e krizës shëndetësore që vuri njerëzimin përballë të dhënave, masave dhe kufizimeve të rrepta.

Shkencëtarët pohojnë se në vitin 2022, virusi do të humbasë formën e tij pandemike dhe do të bëhet më sezonal siç është rasti me virusin e gripit.

Rritja e nivelit kolektiv të imunitetit, shpërndarja e pritshme e barnave dhe vaksinat janë rruga e daljes nga tuneli i errët i pandemisë.

Shitja e barnave për koronavirusin, që do të ndodhë pas disa muajsh, përkthehet si një shenjë shprese.

Njerëzit, siç kanë thënë shkencëtarët në të kaluarën, do të mësojnë të jetojnë me koronavirusin pasi sëmundja nuk do të zhduket.

Pyetja është se si do të ekzistojë koronavirusi në të ardhmen pa ngritur alarmin e komunitetit botëror?

“Përdorimi i maskës në transport, madje edhe në zyra, mund të aplikohet në vitet e ardhshme”, tha epidemiologu i Universitetit Johns Hopkins Sean Trulov.

Ai shton se në të ardhmen mund të rekomandohet larja e shpeshtë e duarve, mbajtja e distancës në vendet ku grumbullohen shumë njerëz.

Epidemiologu vlerëson gjithashtu se testet e zbulimit të koronavirusit do të bëhen edhe më të aksesueshme.

Një hap i rëndësishëm tashmë është hedhur në vaksinat, ku programi po zgjerohet për të përfshirë fëmijët e moshës 5-11 vjeç. Komuniteti shkencor po shqyrton dozën e nevojshme për moshat më të reja.

Në kuadër të ridizajnimit të preparateve injektuese, parashikohet dozimi vjetor i popullatës, i cili do të synojë trajtimin e mutacionit që zhvillohet dhe përhapet në të gjithë botën. / KultPlus.com

Zbulohen molekula organike në Mars

Shkencëtarët në kërkim të molekulave me bazë karboni, janë edhe baza e jetës

Roboti i NASA-s që ndodhet në planetin Mars ka gjetur për herë të parë gjurmë molekulash organike. Zbulimi, i publikuar në revistën shkencore Nature, shpjegojnë studiuesit, nuk tregon që automatikisht ka shenja jete, por që është e mundur të gjenden molekula me bazë karboni, që janë dhe baza e jetës.

Kësaj herë nuk është nevojitur shpimi i terrenit, por është përdorur një teknikë tjetër. Nga grimcat e rërës së mbledhur, pas analizimit ka rezultuar se kishin gjurmë amoniaku, acidi benzoik e disa të tjera të paidentifikuara deri më sot në planetin e kuq.

Marsi është planeti i katërt në renditje në distancë nga Dielli dhe është i dukshëm në qiell me sy të lirë. Gjithashtu është një ndër planetet e llojit Tokësor, së bashku me Mërkurin, Afërditën dhe Tokën tonë. 

Njeriu prej shumë kohesh ka nisur misionet në planetin e kuq, për të kuptuar më tepër për evolucionin e tij dhe në kërkim të gjurmëve të jetës. / KultPlus.com

Shkencëtarët, të shqetësuar nga gjetjet e reja në Çernobil

26 prilli i vitit 1986 ishte një nga ditët më tragjike në historinë e njerëzimit. Reaktori 4 i qendrës bërthamore të Çernobilit, në Ukrainë, shpërtheu duke shkaktuar vdekjen e dy punëtorëve.

Më pas, rreth 30 punëtorë dhe zjarrfikës vdiqën si pasojë e radiacionit.

Pavarësisht shifrës zyrtare të viktimave, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se efektet e këtij shpërthimi mund të kenë shkaktuar 4000 viktima nga kanceri, ndërsa organizata të tjerë pretendojnë se numri i viktimave nga pasojat e shpërthimit të reaktorit është rreth 100 000.

Banorët u evakuuan dhe reaktori u “varros” me një mbulojë mbrojtëse, por kthimi i jetës normale në zonë nuk u arrit dot. Ende sot, në Çernobil mund të dallohen qartë pasojat e asaj ngjarjeje të rëndë dhe disa prej tyre po shqetësojnë tej mase shkencëtarët.

Aktualisht, në “zonën e ndaluar” të Çernobilit ka vetëm kafshë dhe bimë të egra. Niveli i radiacionit aty është shumë i ulët tashmë dhe sipas shkencëtarit spanjoll, German Orizaola, Çernobili është kthyer në “parajsën e ujqërve”. Gjithashtu, në këtë zonë po shfaqen edhe specie të reja, si ariu i murrmë, që kishte 100 vite që nuk shihej në Çernobil. / KultPlus.com

Toka me një vizitor të dytë, shkencëtarët zbulojnë një mini-hënë

Toka kapi mini-hënën e saj të dytë këtë vit që po rrotullohej rreth planetit për 2.7 vjet dhe tani, shkencëtarët kanë zbuluar detaje të ndërlikuara të vizitorit kozmik.

Duke përdorur të dhënat e mbledhura me Teleskopin Lowell Discovery, astronomët përcaktuan se 2020 CDE, ose CD3, është gati pesë metra në diametër – sa madhësia e një makine dhe iu afrua Tokës deri në 8,100 milje, distanca e saj më të afërt.

Ekipi studioi ndryshimin e shkëlqimit të CD3, duke i lejuar ata të shihnin shpejtësinë e rrotullimit të tij, që ishte rreth tre minuta.

Këto vëzhgime ndihmuan në sqarimin se objekti ishte me të vërtetë një asteroid dhe jo një relike e hedhurinave hapësinore të bëra nga njeriu, si një objekt tjetër që u gjet vetëm disa muaj më parë.

Ajo që është e çuditshme, sipas shkencëtarëve, është fakti se objekti qiellor rrotullohet më ngadalë se sa parashikohej për objektet e kësaj madhësie, duke sugjeruar se ai duhet të jetë shumë i madh, me një diametër të paktën 12 metra./ KultPlus.com

Shkencëtarët: Mbroni natyrën ose përballuni me pandemi më vdekjeprurëse se Covid-19

Bota është futur në një “epokë pandemish” dhe nëse shkatërrimi i natyrës nuk ndalet, më shumë të tilla do të përhapen shpejt duke vrarë akoma më shumë njerëz. Kjo sipas një raporti të ri të përgatitur nga shkencëtarë të lartë që veç impaktit në njerëz, pasojat do t’i ndjejë edhe ekonomia globale.

Përhapja e sëmundjeve si Covid-19, gripi i shpendëve apo HIV-i ka ardhur nga kafshët e egra dhe është nxitur nga dëmtimi i tokave ku jetojnë këto specie, duke i sjellë njerëzit akoma më afër me to, sipas ekspertëve.

Në raport thuhet ndër të tjera: Rreziku nga pandemitë po rritet me shpejtësi të madhe. Më shumë se 5 sëmundje të reja rrezikojnë njerëzit çdo vit, dhe secila prej tyre ka potencial që të kthehet në pandemi. Vlerësohet se janë më shumë se 500,000 viruse të panjohura në gjitarë dhe zogj që mund të infektojnë njerëzit.

Peter Daszak, kryetari i grupit të thirrur nga Platforma Ndërqeveritare e Politikës së Shkencës për Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit, u shpreh:

“Nuk ka mister të madh rreth shkakut të pandemisë së koronavirusit, apo të çdo pandemie moderne. Të njëjtat aktivitete të njerëzve që mund të shkaktojnë ndryshimet klimaterike dhe humbje të biodiversitetit, mund të rrisin rrezikun e pandemive me impaktin që kanë në mjedis.

Ndryshimet në mënyrën sesi ne e përdorim tokën: zgjerimi dhe intensifikimi i agrikulturës, dhe tregtia e paligjshme,…dhe rritja e kontaktit mes njerëzve dhe jetës së egër, bagëtive e patogjenëve. Kjo është rruga drejt pandemive. Është e mundur që të shpëtojmë nga epoka e pandemive, por për këtë duhet ndryshim në mënyrën sesi përgjigjemi. Nga marrja e masave dhe zhvillimi i vaksinave, të kalojmë në parandalim të sëmundjeve.”

Ndërsa, Andy Jones, profesor i shëndetit publik nga Universiteti i Anglisë Lindore, tha:“Humbja e biodiversitetit, ndryshimi i klimës, tregtia ndërkombëtare dhe rritja e pakontrolluar e popullsisë po krijojnë kushte që e bëjnë të paevitueshme një pandemi tjetër globale. Nëse nuk ndërmerren veprime urgjente, pyetja nuk është nëse do të shohim një pandemi tjetër si Covid, por thjesht kur do të ndodhë?” /abcnews.al/ KultPlus.com

Shkencëtarët bëjnë zbulimin historik, kështu dukej paraardhësi jonë para 3.8 milionë viteve

Shkencëtarët kanë gjetur një kafkë të plotë të një njeriu i cili besohet se ka jetuar rreth 3.8 milionë vite më parë.

Zbulimi historik është bërë në Etiopi të mërkurën dhe mund të hedhë akoma më shumë dritë mbi mënyrën se si kanë evoluar njerëzit.

Kafka, e cila ka marrë emrin”MRD”, u zbulua jo shumë larg ku u gjet Lucy, një paraardhëse e lashtë e njerëzve modernë, dhe tregon se këto dy specie mund të kenë ekzistuar bashkë përpara 100,000 viteve.

Paleo-antropologu Yohannes Haile-Selassie u shpreh:

Kjo kafkë është një nga fosilet më të plota të hominidëve më të vjetër se 3 milion vjet. Si duket do të bëhet një ikonë tjetër e evolucionit njerëzor.”

“Toumai” (i species Sahelanthropus tchadensis) është rreth 7 milion vjet i vjetër dhe konsiderohet nga disa paleontologë si përfaqësuesi i parë i prejardhjes njerëzore. Ajo u zbulua në 2001.

Ardi (për Ardipithecus ramidus, një specie tjetër e hominidëve) u gjet në Etiopi në 1994 dhe besohet të jetë rreth 4.5 milion vjeçar.

Dhe Lucy, Australopithecus afarensis, u zbulua në Etiopi në 1974 dhe është  3.2 milion vjet vjeçare.

Australopithecus afarensis është një nga speciet më të gjata të jetës dhe më të studiuara të njeriut.

Kafka e re, MRD, i përket species Australopithecus anamensis, një nga llojet e hershme njerëzore me jetë më të gjatë dhe specia më e studiuar. / Gazetaexpress / KultPlus.com