Nga Nënë Tereza te Mbretëresha Elizabeth II, cilat janë gratë më ikonike të 60 viteve të fundit

Mbretëresha Elizabeth II është kurorëzuar gruaja më ikonike e 60 viteve të fundit. Monarkia britanike e cila ndërroi jetë më 8 shtator, është fituesja e një sondazhi në kuadër të të cilit u pyetën mbi 2,000 britanikë për të votuar rreth modeleve të tyre kryesore.

Në vendin e dytë u rendit nusja e saj Diana, Princesha e Uellsit, e cila pasohet nga Nënë Tereza që mban vendin e tretë. Figura të tjera të shquara që hynë në dhjetëshen e parë ishin aktivistja amerikane për të drejtat civile Rosa Parks dhe Oprah Winfrey.

Më shumë se tre të katërtat (27 për qind) e britanikëve votuan për Mbretëreshën si zgjedhjen e tyre numër një. Spice Girls ishin surprizë në listë pasi mposhtën Michelle Obama dhe Beyonce për të hyrë në dhjetëshen e parë.

Po ashtu si një shembull i mirë për t’u ndjekur janë cilësuar aktivistja për klimën Greta Thunberg dhe yllin e tenisit Emma Raducanu, të dyja 19 vjeç, të shoqëruar nga fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, 25 vjeç. /abcnews.al/ KultPlus.com

Kristen Stewart e frikësuar para se ta luante rolin e Dianës

Kristen Stewart pranon se ishte “shumë e frikësuar” në prag të rolit të princeshës së ndjerë Diana, në dramën “Spencer”.

“Filmi ka të bëjë me një grua që ne mendojmë se e njohim shumë mirë dhe që në fakt e njohim shumë mirë në mënyrën tonë, në prag të marrjes së një vendimi shumë novator dhe vendim që ndryshon historikisht”, shpjegon ajo për AP, përcjellë KultPlus.

“Unë mendoj se është një film i Krishtlindjeve që është padyshim si një film për ndarjen”.

“Është plot tension, sikur të jetë si Krishtlindjet më të këqija ndonjëherë”, shpjegon Jack Farthing, i cili luan në rolin e princit Charles.

Me regji të Pablo Larrain, drama imagjinon se si u zhvilluan festimet e Krishtlindjeve të familjes mbretërore ndërsa Diana (e luajtur nga Stewart) merr vendimin e saj për të lënë martesën me princin Charles. / KultPlus.com

Filmi për Lady Dianën pritet me kritika: I turpshëm, është përdhosur figura e princeshës

Zërat e ekspertëve nga pallati mbretëror kanë dyshime mbi filmin që pritet të shfaqet në kinema pas disa ditësh për princesh Dianën.

Rolin e princeshës në fil do e mbajë aktorja Kristen Stewart.

Sipas tyre, filmi i heq princeshës së ndjerë Diana respektin dhe dinjitetin. “Spencer” e portretizon Dianën si një grua emocionalisht të paqëndrueshme, të thyer, e cila lëndon veten para djalit ëilliam, raporton Class, transmeton KultPlus.

Ekspertët theksojnë faktin se djemtë e së ndjerës, ëilliam dhe Harry, do të shqetësohen nga skenat ku tregohet se si Diana ndërroi jetë në një aksident automobilistik në Paris.

Në pjesë të tjera të filmit detajohet bulimia dhe përjetimi i haluçinacione për vdekjen e saj. “Është vërtet mizore ta portretizosh kështu. Krejt e panevojshme.

William dhe Harry do të zemërohen shumë dhe do të lëndohen për këtë”,- tha Ingrid Seward, pjesëtare e stafit të Familjes Mbretërore, raporton Class.

Në film, princesha e popullit, Diana, përpiqet që të kapërcejë ndjesitë e saj negative. E veshur me fustane mahnitëse dhe kostume markash, në film Diana largohet gjithnjë e më shumë nga detyrimet emocionale dhe paparacët e pamëshirshëm.

Filmi “Spencer” nga ‘Neon’ dhe ‘Topic Studios’, do të dalë në kinema më 5 nëntor. Skenari u shkrua nga krijuesi i “Peaky Blinders”, Steven Knight./ KultPlus.com

24 vjet nga vdekja e princeshës Diana

Princeshë Diana është një nga personazhet më të përfolura të familjes mbretërore, edhe pse sot ajo nuk jeton. Si sot 24 vjet më parë lajmi i vdekjes së saj tronditi botën. Ajo vdiq në moshën 36-vjeçare, në një aksident rrugor në Paris, së bashku me të dashurin e saj Dodi Fayed dhe shoferin e tyre.

Diana vinte nga një familje fisnike dhe kishte një pasion të jashtëzakonshëm për baletin dhe pianon dhe gjithashtu adhuronte sportin më atletik, notin.

Historia e saj me Princ Charles nisi kur ajo ishte vetëm 16 vjeç. Që në takimin e parë Charles-i ishte magjepsur nga ajo, por mosha e Dianës mbetej një problem për dashurinë e tyre. Por historia do të vazhdonte vite më vonë dhe në vitin 1981 Diana dhe Charles kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni madhështore, që u ndoq nga 750 milionë njerëz nga e gjithë bota.

Ajo jo vetën që u bë pjesë e familjes mbetërore, por hyri në zemrën e të gjithë anglezëve. Bujare, e çiltër, humane dhe e palodhur, këto fjalë e identifikojë atë. Diana nuk ishte thjesht bashkëshortja e një princ, ajo arriti të tregonte vlerat që mbarte dhe të adhurohej nga e gjithë bota. Ajo ishte gjithmonë pranë popullit të saj, në të mirë dhe në të keqe dhe sot nga anglezët quhet “Princesha e Popullit”.

Diana dhe Charles sollën në jetë dy fëmijë, William dhe Harry-n, por përralla e tyre e dashurisë mbaroi. Ajo u divorcua nga Princ Charles në vitin 1996, por sërish ajo vazhdoi t’i shërbente popullit të saj.

Jo vetëm që e adhuronin, Diana ishte e rrethuar nga shumë njerëz që e kishin zili për bukurinë, zgjuarsinë dhe jetën e saj që i ngjante një skenari të një filmi.

Ajo e jetoi jetën plot pasion, por në 23 gusht të vitit 1997 erdhi fundi i jetës së saj. Ajo u përfshi në një aksident rrugor në tunelin në rrugën Pont de l’Alma,Paris, së bashku me të dashurin e saj, miliarderi Dodi Fayed. Dodi she shoferi vdiqën menjëherë pas aksidentit, ndërsa Diana u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ajo nuk arriti të shpëtonte. Mjekët konfirmuan vdekjen e saj rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa dëshmitarët treguan se“ O zot cfarë ka ndodhur” ishte fjala e fundit e Dianës.

Trupi i saj u dërgua në Londër nga dy motrat Lady Sarah McCorquodale dhe Lady Jane Felloëesdhe Princi i Wellsit. Ajo u varros me 6 shtator 1997, një varrim që u transmetua drejtpërdrejt në shumë media ndërkombëtare, ndërsa 3 milionë njerëz ishin të pranishëm në varrimin e saj.

Vdekja e saj u shoqërua me shumë mistere, hipoteza, aludime dhe dokumentarë, por edhe sot pas 24 vitesh nuk dihet se çfarë ndodhi me saktësi atë natë në Paris. Diana sot nuk jeton, por gjithmonë do të ngelet si Princesha më e dashur në histori, si edhe një nga gratë më të vlerësuara në botë./KultPlus.com

Clinton përkujton Princeshën Diana: Ishte pushtimi më i bukur britanik që Shtëpia e Bardhë ka pasur ndonjëherë

Ish-Zonja e Parë e SHBA’së Hillary Clinton, e ka kujtuar me fjalë mjaft emocionuese princeshën e ndjerë dhe shumë të dashur për popullin, Dianën.

“Unë jam duke menduar për princeshën Diana, e cila do të mbushte 60 vjeç sot. Kur e takova në Shtëpinë e Bardhë si zonjë e parë, kujtoj se ishte pushtimi më i bukur britanik që Shtëpia e Bardhë ka pasur ndonjëherë”, ka shtuar Hillary krahas fotos me princeshën, transmeton KultPlus.

Ditën e djeshme, Princi William dhe Princi Harry zbuluan statujën në nder të Princeshës Diana.

Vëllezërit përkujtuan kështu 60-vjetorin e lindjes së nënës së tyre me një ceremoni të vogël në Pallatin Kensington, që ishte rezidenca mbretërore e Dianës. / KultPlus.com

Përurohet statuja e Princeshës Diana në Kensington Palace

Princat William dhe Harry nderuan sot kujtimin e nënës së tyre Diana, Princesha e Uellsit, ndërsa u ribashkuan për zbulimin e shumëpritur të statujës së saj në Kensington Palace.

Në një deklaratë të lëshuar pas ceremonisë së shkurtër, vëllezërit thanë: “Sot, në këtë që do të kishte qenë 60-vjetori i lindjes së nënës sonë, ne kujtojmë dashurinë, forcën dhe karakterin e saj, cilësi që e bënë atë një forcë të së mirës në të gjithë botën, duke ndryshuar jetë të panumërta për më mirë”.

“Çdo ditë, dëshirojmë që ajo të ishte ende me ne dhe shpresa jonë është që kjo statujë të shihet përgjithmonë si një simbol i jetës dhe trashëgimisë së saj”, shtuan ata.

Me praninë edhe të vëllezërve dhe motrave të Dianës, William dhe Harry tërhoqën pëlhurën jeshile që mbulonte monumentin, i cili do t’u kujtojë përgjithmonë vizitorëve të Pallatit Kensington banoren e tij më të famshme. /atsh/ KultPlus.com

Emma Corrin: Të luaja rolin e Princeshës Diana ishte e tmerrshme

Emma Corrin ka thënë se luajtja e rolit të Princeshës Diana në “The Crown” ka qenë e tmerrshme.

Aktorja 25-vjeçare është shfaqur në seritë në Netflix dhe ka rikujtuar presionin që ka ndjerë kur iu dha roli.

“E kujtoj kur e fitova rolin, e ndjeva atë ndjesi të çmendur të përgjegjësisë, roli i Dianës, është disi e tmerrshme”, ka thënë ajo për revistën Variety, transmeton KultPlus.

Ajo ka treguar se nuk kishte dashur të luante këtë rol, fillimisht ka thënë se u punësua të ndihmonte aktorët e tjerë me audicionet e tyre. Më pas tregon se, u pyet nga prodhuesit e serive që të ndihmonte me leximin e disa rreshtave dhe më pas mori rolin e Dianës.

Emma pati thënë më herët se shpreson që princesha do të ndjehej “krenare” për performancën e saj. / KultPlus.com

‘Unë nuk i ndjek rregullat e sundimit, unë drejtoj me zemër, jo me mendje’

KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të Princeshës Diana.

“Unë nuk i ndjek rregullat e sundimit… Unë drejtoj me zemër, jo me mendje”

“Të gjithë duhet të vlerësohen. Çdo njëri prej nesh ka potencialin që të japë diçka në shkëmbim”

“Bëni një akt mirësie, pa pritur për shpërblim, e sigurt që një ditë dikush mund të bëjë të njëjtën gjë për ju”

“Më pëlqen të jem një shpirt i lirë. Disave nuk u pëlqen kjo, por kjo është mënyra se si unë jam”

“Dy gjëra qëndrojnë si guri: Mirësia në vështirësitë e tjetrit, kurajoja në vështirësitë tuaja”

“Secili prej nesh duhet të tregojë sa na intereson njëri-tjetri dhe gjatë këtij procesi duhet të kujdesemi për veten tonë”

“Njerëzit mendojnë se në fund të ditës një njeri është përgjigjja e vetme. Në të vërtetë, një punë që të përmbush është më e mirë për mua”

“Bëni vetëm atë që ju thotë zemra juaj”

“Jeta është thjesht një udhëtim” / KultPlus.com

Gjashtë traditat që Princeshë Diana i ndryshoi njëherë e përgjithmonë në familjen mbretërore

Si përfaqësuese e denjë e një familjeje aristokrate, Diana Spencer ishte figura perfekte e një princeshe. Ajo gjithmonë ja dilte të tërhiqte vëmendjen me veprimet dhe sjelljet e saj.

Falë saj, shumë rregulla kanë ndryshuar, duke ua bërë edhe më të thjeshtë jetën princeshave të reja.

1. Ajo e zgjodhi vetë unazën e fejesës.

Si rregull, unaza e fejesës për çiftet mbretërore porositen nga argjendari të famshme ose nga reliket e çmuara që familja i ruan brez pas brezi.  Princeshë Diana hoqi dorë nga kjo traditë dhe zgjodhi një nga unazat që i pëlqyen në katalog.

6 tradita që princeshë Diana i ndryshoi njëherë e

2. Ishte gruaja e parë në familjen mbretërore që lindi fëmijët në spital!

Gratë e familjes mbretërore zakonisht lindnin në shtëpi ku kishin gjithë kushtët e nevojshme pët të pritur bebushin. Princeshë Diana ishte e para e cila vendosi t’i sillte në jetë të vegjëlit në spital, duke kthyer kështu një tjetër traditë. Falë saj, Kate Middleton bëri të njëjtën gjë me 3 fëmijët e saj.

6 tradita që princeshë Diana i ndryshoi njëherë e

3. Diana i rriti fëmijët sipas mënyrës së saj!

Më herët, të kaloje shumë kohë me fëmijët nuk ishte e pranueshme për familjen mbretërore. Për shembull, kur princi Charles ishte 2 vjeç, atë e linin me gjyshërit e tij ndërkohë që prindërit udhëtonin jashtë. Princesha nuk ishte dakord me këto formalitete dhe i rriti djemtë me një tjetër frymë. Ajo ishte kundër ndarjeve të gjata. Harry dhe Ëilliam kanë qenë gjithnjë bashkë me të në çdo udhëtim. Princeshë Diana luftoi shumë që fëmijët e saj të kishin një fëmijëri normale.

6 tradita që princeshë Diana i ndryshoi njëherë e

4. Lady Diana ishte shumë e hapur me njerëzit e thjeshtë!

Emri i saj lidhet menjëherë me humanizmin dhe bamirësinë. Prandaj dhe njerëzit e quanin ndryshe, “Princeshë e Popullit”.  Të njëjtën rrugë, kanë ndjekur dhe princat e rinj, duke fituar dashurinë e të gjithëve.

6 tradita që princeshë Diana i ndryshoi njëherë e

5. S’kishte frikë të tregonte ndjenjat e saj.

E gjithë media e shkruar merrej me të. Paparacët e ndiqnin hap pas hapi dhe shkrepnin çdo hap të sajin. Pavarësisht kësaj, ajo ishte sërish e sinqertë me gazetarët. Pranonte çfarë nuk shkonte dhe rrëfente disa nga vështirësitë e martesës me princin Charles. Ndërsa tani, Meghan Markle bëri të njëjtën gjë. Nusja e re e familjes, nuk u kursye të ndante me të gjithë detaje nga historia e saj dhe Harry-it.

6 tradita që princeshë Diana i ndryshoi njëherë e

6. Eksperimentonte me pamjen.

Pavarësisht rregullave strikte, Diana ja dilte gjithnjë të dukej ndryshe, elegante dhe thjesht e bukur. Princesha nuk kishte frikë të eksperimentonte. Një herë përshembull, përdori një tiara për varëse.

Dukesha e re, po bën të njëjtën gjë. Meghan nuk e limiton veten në stilin e saj, që sigurisht është chic dhe elegant, por shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar t’i shohim princeshat tipike.

Diana, Princess of Wales on holiday in Majorca, Spain on August 10, 1987. (Photo by Georges De Keerle/Getty Images)

Statuja e princeshë Dianës do të vendoset në 60 vjetorin e lindjes së saj

Me kërkesë të Dukës së Sussex-it dhe Dukës së Cambridge, më 1 korrik 2021, do të vendoset statuja e princeshë Dianës në kopshtin e pallatit në Londër.

Statuja e porositur nga princat në vitin 2017, do të vendoset në 20-vjetorin e vdekjes së Dianës, ditën kur ajo do t’i mbushte 60-vjet.

Nga pallati Kensington kanë njoftuar se të hënën bëhen 23 vjet prej kur ajo vdiq në një aksident automobilistik në Paris.

Pallati mbretëror njoftoi se statuja po vendoset me shumë vonesë, porse këtë e kishte vonuar pandemia këtë vit.

Detajet tjera pallati do t’i japë më vonë.

Princeshë Diana vdiq më 31 gusht 1997, ku princi Harry dhe William ishin 12 vjeçar e 15 vjeçar. / bbc/ KultPlus.com

Një film i ri për Princeshë Dianën

Të gjithë të apasionuarit pas filmave me princesha dhe mbretëri, vëmendjen këtu! Një film i ri me princeshë Diana-n është rrugës!

Thuhet se filmi do të quhet “Spencer” – mbiemri i Lady Diana-s para se të martohej me princin Charles-, por surpriza e vërtetë është emri i aktores kryesore. Kristen Stewart do të luajë rolin e princeshës dhe interneti është ndarë ne dy pjesë!

Gjithsesi para kësaj, flasim pak për subjektin e filmit.

Spencer do t’i dedikohet një fundjave shumë delikate, në fillim të viteve ’90-të, kur Diana pa se martesa me princin nuk po funksiononte dhe ajo donte të arratisej nga rruga e saj për t’u bërë një ditë mbretëreshë. Filmi do të pasqyrojë të gjithë dramën që ndodhë në 3 ditë, përfshi këtu edhe Krishtlindjet e fundit në House of Windsor.

Një film i ri rreth Lady Diana-s: Internetit s'i pëlqen aktorja

Tani, çfarë kanë njerëzit me Kristen Stewart?

Reagimet janë të ndryshme, por një pjesë e mirë nuk mendon se aktorja ka lartësinë e duhur për të luajtur rolin e princeshë Diana-s. Ndoshta dyshimet vijnë nga adhurimi që njerëzit kanë për figurën e saj, por regjisori i filmit është i sigurtë që Kristen do të shkëlqejë edhe në këtë sfidë!

“Kristen është një nga aktoret më të mira që kemi sot. Që ta bësh mirë këtë film, të duhet diçka shumë e rëndësishme, siç është misteri. Kristen mund të jetë shumë gjëra, por mbi të gjitha di të jetë e mistershme, shumë e brishtë dhe shumë e fortë në të njëjtën kohë. Ne kjo na duhet, kombinimi i këtyre elementeve më bëri të më shkoj mendja tek ajo. “- u shpreh Pablo Larraín.

Pavarësisht ç’mendojnë njerëzit, duhet të presim deri vitin tjetër të shohim  Stewart si Lady Diana! /konica/ KultPlus.com

Nënë Tereza frymëzoi princeshën Diana për bamirësinë

Një letër e papublikuar më parë e princeshën Diana tregon se ishte pikërisht një udhëtim në Kalkutë të Indisë që i ndryshoi jetën.

Nënë Tereza frymëzoi Lady D. të ndihmonte të varfrit dhe të ndërmerrte nisma bamirësie.

Pasi u takua me disa fëmijë të sëmurë, në shkurt 1992, princesha e Uellsit shkroi një lutje dhe kur u kthye në shtëpi ia dha shërbëtorit të saj, Paul Burrell. Në një shënim shoqërues thuhej se pati një zgjim të thellë pas lutjes me murgeshat.

“Sot, diçka tepër e thellë më preku. Isha në shtëpinë e Nënë Terezës dhe gjeta drejtimin që e kisha kërkuar prej kohësh. Motrat murgesha kënduan për mua. Ishte një përvojë thellësisht shpirtërore. Drita shkëlqeu brenda këtyre zonjave, shenjtore për mungesën e një fjale më të mirë, një dashuri e tillë erdhi nga sytë e tyre dhe prekja e tyre ishte plot ngrohtësi. Më çuan në një kishëz për t’u lutur me fillestarët dhe motrat. Ata këndonin Lutjet e Zotit dhe pasi hoqëm këpucët u lutëm së bashku në gjunjë”.

Nënë Tereza ishte shumë e sëmurë për ta parë Dianën në atë kohë, por ato u takuan disa javë më vonë në manastirin e saj në Romë.

Burrell, tani 59 vjeç, tha se ato ishin shumë të afërta me njëra-tjetrën dhe Nënë Tereza solli kuptim në jetën e Dianës. Burrell tha se Nënë Tereza, e cila u bë shenjtore vitin e kaluar, i dha Dianës një rruzare. Pas aksidentit fatal në Paris, më 31 gusht 1997, ajo i mbante në duar ndërsa ndodhej në shtratin e spitalit. Nënë Tereza vdiq pesë ditë më vonë. / KultPlus.com

Princeshë Diana dhe Nënë Tereza, historia e një miqësie të bukur (VIDEO)

Një miqësi e bukur lulëzoi mes princeshës angleze dhe murgeshës katolike të moshuar që në takimin e tyre të parë. Ato u takuan për herë të parë më shkurt të vitit 1992 kur Diana fluturoi drejt Romës për të takuar një misionar 82-vjeçar, i cili kishte qenë i sëmurë për tu takuar në Kalkutë ashtu siç e kishin planifikuar.

Diana kishte tentuar dhe më parë për ta takuar Nënë Terezën, gjatë një udhëtimi që kishte pasur në Indi e shoqëruar nga Princ Charli më 1992. Princesha, një mbështetëse e organizatave bamirëse kishte udhëtuar në Kalkutë për të vizituar shtëpinë e saj në një manastir, por Nënë Tereza kishte qenë e sëmurë dhe nuk kishte mundur ta shihte. Pavarësisht kësaj Diana shkoi për vizitë në Manastir dhe më vonë do ta përshkruante këtë vizitë si një zgjim shpirtëror.

Ish-shërbëtori i saj Paul Burrell, tregon se ajo e përjetoi atë si diçka të thellë që kishte prekur në jetën e saj, veçanërisht kur motrat e manastirit i këndonin asaj, duke e bërë të jetonte një përvojë të jashtëzakonshme shpirtërore.

Takimi i parë – Princesha e takoi Nënë Terezën në Manastirin e Misionit të Bamirësisë në një lagje të vjetër të qytetit. Megjithëse Nënë Tereza ishte duke u kujdesur për të varfrit ajo ishte e hapur ndaj çdo takimi, për tu shoqëruar me këndo që “Perëndia e Plotfuqishme” e sillte në rrugën e saj. Ajo dhe Diana u bënë menjëherë mikesha të mira pavarësisht stilit të tyre të kundërt. Sipas Butler Burrell princesha zbuloi një spiritualitet të thellë kur takoi Nënë Terezën ndërsa misionarja e përshkroi Dianën si shumë të shqetësuar për të varfrit, duke dashur të gjente forma për ti ndihmuar ata. Sipas Nënë Terezës kjo ishte arsyeja pse Diana ishte shumë pranë saj.

Gjatë pesë viteve të ardhshme Diana dhe Nënë Tereza do të takoheshin disa herë duke diskutuar shumë tema që kishin të bënin me bamirësinë por dhe me dy djemtë e saj Princin Harry dhe Princin Uilliam. Princesha ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në një ankand bamirësie të veshjeve të saj dhe të ardhurat i çoi për të ndihmuar njerëzit në vështirësi në Amerikë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtij udhëtimi ajo ndaloi për të takuar Nënë Terezën, e cila në atë kohë ishte në Bronks.

Princeshë Diana gjithmonë e mbështeti punën e Misionarëve të Bamirësisë dhe u raportua se pas takimit me Nënë Terezën, ajo u ofroi atyre një shtëpi në Uashington DC për gratë shtatzëna të pamartuara që nuk kishin ku të shkonin. Dhurata tregoi mëshirën e vërtetë që Princesha Diana kishte për të varfrit. Nënë Tereza, e cila u kanonizua pas vdekjes në vitin 2016 dhe u bë një shenjtore, e përshkroi natyrën e dashur të princeshës si “të bukur”. Nënë Tereza arriti të shihte shpirtin e bukur të princeshës së Uellsit dhe dëshirën e saj për të kontribuar për të varfrit. Nënë Tereza mbylli sytë vetëm pesë ditë më vonë pas vdekjes së parakohshme të Princeshës Diana në një aksident automobilistik. / KultPlus.com

22 vjet nga vdekja e Princeshës Diana, fjalët e saj të fundit dhe gabimi fatal

 

Princeshë Diana është një nga personazhet më të përfolura të Familjes Mbretërore, edhe pse nuk jeton më.

Ajo lindi më 1 korrik të vitit 1961 dhe ishte bashkëshortja e Charles, Princit të Wellsit. Diana në këtë martesë lindi edhe dy fëmijët e saj, Princin William dhe Harry, të cilët janë trashëgimtarë të familjes mbretërore. Princeshë Diana vdiq në 31 gusht të vitit 1997, në një aksident të rëndë automobilistik, kur ajo ishte 36 vjeç. Ndërsa sot kanë kaluar 22 vite që nga tragjedia e saj dhe vdekja në Paris. Princeshë Diana ishte duke udhëtuar në një Mercedes S-280, pasi ajo u largua nga Hotel Ritz përpara se të përplasej fatalisht në tunelin e Pont De l’Alma. Sgt Xavier Gourmelon ishte përgjegjës për një ekuipazh zjarrfikësish të trajnuar nga mjekët, të cilët shkuan të parët në vendin e ngjarjes.

Gjysmë e vetëdijshme Diana me sa duket u përpoq të fliste, teksa ishte ulur pranë të dashurit të saj Dodi Fayed në pjesën e pasme të makinës. Sgt Gourmelon zbuloi se ajo tha: “Zoti im, çfarë ka ndodhur?”. Në intervistën e tij të parë me mediat, Gourmelon, 50 vjeç, tha se mendonte se Princesha e Uellsit do t’i mbijetonte aksidentit. Ai tha se 36-vjeçarja ishte e vetëdijshme kur u nxor nga makina. Diana më pas pësoi një arrest kardiak, pasi u vendos në një barelë.

Lady Di vdiq tragjikisht pak orë më vonë në spital.

“Makina ishte një kaos dhe ne u morëm me të si në çdo aksident rrugor. Ne nisëm punën për të parë se kush kishte nevojë për ndihmë dhe kush ishte gjallë”, tha zoti Gourmelon për “The Sun”. Ai shtoi: “Gruaja, që më vonë kuptova ishte Princesha Diana, ishte në dysheme në shpinë. Ajo po lëvizte shumë pak dhe unë mund të shihja se ajo ishte gjallë. Munda të shoh se ajo kishte një dëmtim të lehtë në shpatullën e saj të djathtë, por përveç kësaj, nuk kishte asgjë të rëndësishme. Nuk kishte asnjë shenjë gjaku. Unë i mbajta dorën dhe i thashë të qetësoheshe…i thashë se isha atje për ta ndihmuar dhe siguruar atë. Ajo tha: “Zoti im, çfarë ka ndodhur?”.

“Tani e di që ajo kishte pësuar lëndime serioze të brendshme…Kujtimi i asaj nate do të qëndrojë përgjithmonë me mua”, shton ai.

Princesha, Dodi al Fayed dhe shoferi i tyre Henri Paul humbën jetën pas aksidentit në tunelin e Pont de Alma.

Gabimi fatal i stafit të sigurisë

Nëse princesha do të kishte rojet e sigurisë mbretërore dhe eskortë policie, asaj do t’i ishte shpëtuar jeta.

Ky është mendimi i ekspertit dhe ish-truproja i yjeve, Matt Fiddes, i cili kaloi 10 vjet duke punuar për sigurinë e megastar-it të pop-it Michael Jackson.

Ai i tha “Daily Star Online” se Lady Di dhe stafi i saj i sigurisë bënë një seri vendimesh “të këqija” fatale në natën e 31 gushtit.

Fiddes tha se mosplanifikimi i mirë i rrugës, një “makinë ndjekëse” e dytë, asnjë marrëveshje me paparacët dhe pa pasur një makinë të blinduar, kontribuuan në vdekjen e saj.

Diana ishte duke udhëtuar në një Mercedes S-280, pasi ajo u largua nga Hotel Ritz nga një “stuhi” fotografësh.

Makina u përplas nëpër rrugët e Parisit duke u ndjekur nga një grup paparacash, teksa hynte në tunelin Alma në orën 12.23.

Shoferi Henri Paul humbi kontrollin dhe u përplas në një shtyllë, duke vrarë veten, Princeshën dhe të dashurin e saj Dodi Fayed.

Truproja i saj, Trevor Rees-Jones i mbijetoi aksidentit fatal. / KultPlus.com