Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë

Më 26 tetor të vitit 1947 lindi Hillary Diane Rodham Clinton. Ajo është ish-Sekretare e Shteteve të Bashkuara, senatore amerikane, dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në 2001.

Kohë më parë Teen Vogue botoi një letër që Clinton e kishte shkruar për veten e saj si një vajzë e re në kolegj, letër kjo të cilën KultPlus e sjell sot në ditëlindjen e kësaj gruaje të fuqishme e të njohur në mbarë botën.

Në letër, ajo ofroi disa këshilla shumë të vlefshme dhe nxjerri në pah disa nga pasiguritë me të cilat është përballë si një studente e re. Duke iu drejtuar vetes si një studente e semestrit të parë në Wellesley College, ajo kishte shkruar.

“Kur erdhe për herë të parë në kampus, u gjenda e rrethuar nga gra të mrekullueshme dhe të kualifikuara. Ato flisnin rrjedhshëm në shumë gjuhë të tjera. Ato kishin jetuar jashtë vendit. Ato kishin lexuar tashmë gjysmën e librave të programit mësimor. Kjo më frikësonte – ishte aq e frikshme për mua sa që u telefonon prindërve për t’u thënë se nuk i përket kolegjit Wellesley, dhe në fund të fundit duhet që të ktheheshe në shtëpi”, kishte shkruar Hillary.

Mësimi që Hillary kishte nxjerrë nga kjo përvojë ishte. “Rrezikoni dhe mos kini frikë të kapeni duke u përpjekur”, tha Clinton. “Bëni çmos për të përqafuar entuziazmin që vjen me mosnjohjen e asaj që vjen në të ardhmen dhe mos harroni se besimi dhe mendja e hapur gjithmonë do t’ju shërbejnë më mirë se pasiguria dhe dyshimi”, kishte shkruar Hillary Clinton. / KultPlus.com

‘Nuk jam penduar për bombardimin e Serbisë, do t’i bombardoja prapë’

Hillary Clinton, ndër gratë më të fuqishme e më të zëshme të skenës politike, sot shënon 76 vjetorin e lindjes, shkruan KultPlus.

Bill Clinton do të mbahet mend si një ndër figurat ndërkombëtare më me ndikim në çlirimin e Kosovës nga okupimi serb. Mirëpo, ndikimi indirekt qe Hillary Clinton e ka pasur në këtë mes, nuk është për të mos u vënë në pah, pasi në disa dokumentar amerikan të realizuar rreth çështjes së Kosovës, ndikimi i Hillary Clinton-it në këtë drejtim nuk ka qenë i vogël.

Sot, KultPlus ju sjell një thënie të cilën Clinton e kishte thënë kohë më parë në një konferencë për media.

‘Nuk jam penduar për bombardimin e Serbisë, do t’i bombardoja prapë‘, ishte shprehur ajo me vendosshmëri të lartë. / KultPlus.com

Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë

Më 26 tetor të vitit 1947 lindi Hillary Diane Rodham Clinton. Ajo është ish-Sekretare e Shteteve të Bashkuara, senatore amerikane, dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në 2001.

Kohë më parë Teen Vogue botoi një letër që Clinton e kishte shkruar për veten e saj si një vajzë e re në kolegj, letër kjo të cilën KultPlus e sjell sot në ditëlindjen e kësaj gruaje të fuqishme e të njohur në mbarë botën.

Në letër, ajo ofroi disa këshilla shumë të vlefshme dhe nxjerri në pah disa nga pasiguritë me të cilat është përballë si një studente e re. Duke iu drejtuar vetes si një studente e semestrit të parë në Wellesley College, ajo kishte shkruar.

“Kur erdhe për herë të parë në kampus, u gjenda e rrethuar nga gra të mrekullueshme dhe të kualifikuara. Ato flisnin rrjedhshëm në shumë gjuhë të tjera. Ato kishin jetuar jashtë vendit. Ato kishin lexuar tashmë gjysmën e librave të programit mësimor. Kjo më frikësonte – ishte aq e frikshme për mua sa që u telefonon prindërve për t’u thënë se nuk i përket kolegjit Wellesley, dhe në fund të fundit duhet që të ktheheshe në shtëpi”, kishte shkruar Hillary.

Mësimi që Hillary kishte nxjerrë nga kjo përvojë ishte. “Rrezikoni dhe mos kini frikë të kapeni duke u përpjekur”, tha Clinton. “Bëni çmos për të përqafuar entuziazmin që vjen me mosnjohjen e asaj që vjen në të ardhmen dhe mos harroni se besimi dhe mendja e hapur gjithmonë do t’ju shërbejnë më mirë se pasiguria dhe dyshimi”, kishte shkruar Hillary Clinton. / KultPlus.com

Clinton i del në mbrojtje kryeministres finlandeze, publikon një fotografi të rrallë

Ish sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, i ka dalë në mbrojtje kryeministres finlandeze Sanna Marin, e cila është në qendër të mediave pasi i dolën disa video duke vallëzuar në një aheng me miqtë e saj.

Ajo në Twitter ka shpërndarë një fotografi, ku shihet duke vallëzuar, siç thotë ajo, derisa ishte në një takim si sekretare e shtetit.

“Siç ka thënë Ann Richards, “Ginger Rogers bëri gjithçka që bëri Fred Astaire. Ajo e bëri atë vetëm mbrapsht dhe me taka të larta”. Këtu jam unë në Kartagjenë ndërsa isha atje për një takim si Sekretare e Shtetit. Vazhdoni të kërceni, @marinsanna.”, ka shkruar Clinton.

Postimin e Clinton e ka shpërndarë vetë kryeministrja Marin, e cila e ka falënderuar ish-kandidaten për presidente të SHBA-së./ KultPlus.com

Bill Clinton para dy vitesh në Kosovë: E dua këtë vend dhe gjithnjë do e dua këtë vend

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara së bashku me ish-sekretaren Madeleine Albright, kishin festuar 3 vjet më parë, më 21 qershor, së bashku me kosovarët “Ditën e Çlirimit”, shkruan KultPlus.

Albright në fjalimin e saj, kishte treguar sa rëndë e kishte përjetuar robërimin e kosovarëve, më 1999.

“Një djalë i vogël aty mbante një letër në të cilën shkruante unë e dua Amerikën dhe unë dua të kthehem në Kosovë. U ndala dhe bisedova me nënën e tij e cila më tregoi se gjyshi i djaloshit kishte vdekur derisa gjyshja nuk dihet nëse është e gjallë ka ngelur në Prishtinë. Pastaj hyra edhe në një tend kishte fëmijë e gra dhe iu thashë keni durim sepse do të ktheheni në Kosovë dhe se NATO do iu ndihmojë të bëni jetë normale.Falë burrave dhe grave në KFOR ne e mbajtëm premtimin”, kishte deklaruar Albright.

E ndjera e kishte pranuar se liria nuk do të ishte e mundur pa shefin e saj, presidentin Clinton. Në natën më kritike, ky e kishtë marr në telefon.

“Presidenti Clinton donte të sigurohej që Kosova do jetë e sigurtë.Në natën kur nisën bombardimet më thirri në mes të natës dhe më tha Medllin avionët u nisën ne po e bëjmë veprimin e duhur. Unë ia ktheva po Zotëri President pajtohem plotësisht me ju”.

Në skenën që ishte bërë në formë të shenjës së NATO-s, për të nderuar intervenimin e aleancës në Kosovë, fjalën e kishte marrë edhe Clinton që më 1999 ishte presidenti 42 i SHBA-së.

“Faleminderit që na u bashkëngjitët. Falenderoj popullin e Kosovës për mikpritjen e mrekullueshme që më bëtë mua dhe Hillarit. E dua këtë vend dhe gjithnjë do e dua këtë vend, është nderi më i madh në jetën time që kam qendruar me ju për liri dhe kundër spastrimit etnik. Jam krenar që jam këtu me Madelaine dhe gjeneralin. Faleminderit që jeni me mua këto. Kam një poster të vogël në zyrën time në New York, është një pamje e Prishtinës pas luftës. Kam një fotot të Madaleine të Westler dhe Tony Bleir. Çdo ditë e shoh atë foto për t’i kujtuar vetes cili ka qenë qëllimi kryesor i politik. Më kujtohen fytyrat e qytetarëve që takova para 20 vitesh në shkollën filler në Ferizaj. 79 ditë të bombardimeve nga NATO e kanë fituar luftën, por vetëm qytetarët e Kosovës e kanë fituar Paqen. Pas 20 vitesh mund t’ju them se ju e keni fituar paqen. Në kohët e paqes, ne nuk dimë çfarë të vlerësojmë. Themi çfarë duhet të kishim bërë më parë. Por shikoni, kujtohuni pak për Murin e Berlinit. Shumë mendojnë se do të jemi miq, e shumë menduan se do të ndodhte ashtu, por ka shumë pak humbje dhe fitore në kohë paqeje. S’doja që shekulli i 20-të të përfundonte ashtu, prandaj u munduam të ndalnim dhunën në Bosnje”, ka thënë mes tjerash në fjalimin e tij Clinton. /KultPlus.com

Hillary Clinton: Albright ishte gjithmonë në nxitim për të bërë vepra të mira

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, në ceremoninë e varrimit të Madeleine Albright, kujtoi veprën dhe jetën e kësaj të fundit.

Clinton tha se Albright ishte gjithmonë me nxitim për të bërë vepra të mira.

“Kam pasur privilegjin ta njihja Madeleinen në shumë sfera të jetës, por ajo ishte gjithmonë në nxitim për të bërë vepra të mira”, ka thënë Clinton.

Clinton kujtoi edhe momentin kur u takuan për herë të parë, dhe ku, siç thotë ajo, mbollën farat e miqësisë.

“U takuam së pari në vitet e 80 në një ngjarje humanitare për fondin e mbrojtjes së fëmijëve në Uashington dhe farat e miqësisë sonë u mbollën aty. Ajo i mësonte studentët e saj që heshtja mund të jetë e artë por nuk fiton argument, ju duhet të ndërprisni njeriun kur flet”, tha ajo.

Ajo madje e pranoi se ishte iniciatore që Albright të ishte sekretare e parë e Shtetit, njofton KlanKosova.

“Tashmë është thënë se kisha inkurajuar unë burrin tim që ta emëronte si sekretare të parë të Shtetit, kjo është e vërtetë dhe kam pasur kënaqësinë më të madhe kur ai u pajtua. Në kohën kur ambasadorët ngurronin fjalët, ajo asnjëherë nuk hezitonte të fliste”, shtoi ajo.

Clnton tha se mikesha e saj ishte e pandalshme, me humor, me shumë stil dhe e buzëqeshur.

“Nëse Madeleine do të ishte sot me ne, do të na përkujtonte që kjo është stina e të vepruarit”, vazhdoi ajo.

“Zoti të bekoftë Madeleine, nuk do të harrojmë asnjëherë”, përfundoi Clinton. / KultPlus.com

Hillary Clinton e ndanë Çmimin e Pionierit Global për kryeministrin Rama, vlerësohet ndihma për afganët (VIDEO)

Hillary Clinton, ish sekretarja e ShBA-ve ka nderuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke i dhuruar Çmimin e Pionierit Global.

”Tani shumë liderë ndërkombëtarë nuk ishin të gatshëm ta bënin shumë, edhe kur iu kërkua, gjithnjë në rastin kur u përgjigjën pozitivisht, angazhimet që morën ishin të vogla”, ka thënë Clinton, e cila këtë çmim e ka ndarë në New York, me dedikimin se Qeveria e Ramës i ka shtrirë dorën refugjatëve afganë.

”Megjithatë pati një numër të vogël udhëheqësish, të cilët u shprehën të gatshëm për të ndihmuar, e në krye të kësaj liste ishte Edi Rama”, ka thënë Clinton.

”Kryeministri Rama hapi dyert e Shqipërisë njerëzve nga Afganistani, kryesisht, grave në nevojë, falë udhëheqjes së tij dhe përpjekjeve të qeverisë shqiptare, më shumë sesa 1000 të evakuuar afganë janë të sigurt në Shqipëri. Në një kohë kur në gjithë globin tonë të drejtat dhe sigurua e grave janë në momente të vështira, angazhimi i kryeministrit Rama për të çuar përpara mirëqenien, mundësitë në Shqipëri dhe afganët tjerë, duhet të na frymëzojë të gjithëve për të vepruar”, ka thënë Clinton./ KultPlus.com

Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë

Më 26 tetor të vitit 1947 lindi Hillary Diane Rodham Clinton. Ajo është ish-Sekretare e Shteteve të Bashkuara, senatore amerikane, dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në 2001.

Kohë më parë Teen Vogue botoi një letër që Clinton e kishte shkruar për veten e saj si një vajzë e re në kolegj, letër kjo të cilën KultPlus e sjell sot në ditëlindjen e kësaj gruaje të fuqishme e të njohur në mbarë botën.

Në letër, ajo ofroi disa këshilla shumë të vlefshme dhe nxjerri në pah disa nga pasiguritë me të cilat është përballë si një studente e re. Duke iu drejtuar vetes si një studente e semestrit të parë në Wellesley College, ajo kishte shkruar.

“Kur erdhe për herë të parë në kampus, u gjenda e rrethuar nga gra të mrekullueshme dhe të kualifikuara. Ato flisnin rrjedhshëm në shumë gjuhë të tjera. Ato kishin jetuar jashtë vendit. Ato kishin lexuar tashmë gjysmën e librave të programit mësimor. Kjo më frikësonte – ishte aq e frikshme për mua sa që u telefonon prindërve për t’u thënë se nuk i përket kolegjit Wellesley, dhe në fund të fundit duhet që të ktheheshe në shtëpi”, kishte shkruar Hillary.

Mësimi që Hillary kishte nxjerrë nga kjo përvojë ishte. “Rrezikoni dhe mos kini frikë të kapeni duke u përpjekur”, tha Clinton. “Bëni çmos për të përqafuar entuziazmin që vjen me mosnjohjen e asaj që vjen në të ardhmen dhe mos harroni se besimi dhe mendja e hapur gjithmonë do t’ju shërbejnë më mirë se pasiguria dhe dyshimi”, kishte shkruar Hillary Clinton. / KultPlus.com

Clinton përkujton Princeshën Diana: Ishte pushtimi më i bukur britanik që Shtëpia e Bardhë ka pasur ndonjëherë

Ish-Zonja e Parë e SHBA’së Hillary Clinton, e ka kujtuar me fjalë mjaft emocionuese princeshën e ndjerë dhe shumë të dashur për popullin, Dianën.

“Unë jam duke menduar për princeshën Diana, e cila do të mbushte 60 vjeç sot. Kur e takova në Shtëpinë e Bardhë si zonjë e parë, kujtoj se ishte pushtimi më i bukur britanik që Shtëpia e Bardhë ka pasur ndonjëherë”, ka shtuar Hillary krahas fotos me princeshën, transmeton KultPlus.

Ditën e djeshme, Princi William dhe Princi Harry zbuluan statujën në nder të Princeshës Diana.

Vëllezërit përkujtuan kështu 60-vjetorin e lindjes së nënës së tyre me një ceremoni të vogël në Pallatin Kensington, që ishte rezidenca mbretërore e Dianës. / KultPlus.com

Hillary Clinton rekomandon filmin ‘Quo Vadis, Aida’, ku luan aktori shqiptar Alban Ukaj

Quo Vadis, Aida?”, film i regjisores nga Bosnje e Hercegovina, Jasmilla Zhbaniq, i nominuar për Çmimin Oscar në kategorinë për filmin më të mirë jashtë botës anglishtfolëse, është rekomanduar për tu parë nga ish-sekretarja amerikane Hillary Clinton.

Filmi flet për gjenocidin në Bosnje e Hercegovinë. Në film luan edhe aktori shqiptar Alban Ukaj.

Personazhi kryesor është Aida – një përkthyese për Kombet e Bashkuara – e cila përpiqet të shpëtojë familjen e saj, pasi ushtria e Republikës Sërpska merr kontrollin e Srebrenicës.

Nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter, Hillary Clinton ka rekomanduar filmin që rrëfen gjenocidin në Srebrenicë në prag të shpalljes së çmimeve akademike. / KultPlus.com

Hillary Clinton rizbulon veten si shkrimtare romanesh policeske

Një Sekretare Shteti e sapoemëruar, me detyrën për të rikthyer në fuqi udhëheqjen amerikane pas vitesh ndikimi të reduktuar jashtë vendit, vihet menjëherë në sprovë nga një valë sulmesh terroriste, që kërcënojnë të destabilizojnë rendin botëror: nëse tema duket e njohur, ka një arsye, sepse “Shteti i Terrorit”, triller i ri politik nga shkrimtarja kanadeze Louise Penny ka një bashkëautore të jashtëzakonshme, Hillary Clinton.

Në një shembull të pazakontë bashkëpunimi, romani do të botohet më 12 tetor nga “Simon dhe Schuster” dhe “St. Martin’s Press”, që janë shtëpitë përkatëse botuese të Clinton dhe Penny.

Të dyja grate, mike prej një kohe të gjatë, nuk e kanë fshehur kurrë admirimin e tyre të ndërsjellë.

Në kujtimet e saj, “Çfarë Ndodhi”, Hillary thotë se “u zhyt në misteret e Louise për të gjetur ngushëllim, pas humbjes ndaj Donald Trump në 2016″.

“Kur u sugjerua që të shkruanim një thriller politik së bashku, unë nuk ngurrova të them po”, tha nga ana e saj shkrimtarja kanadeze, që ka tashmë 16 romane nën emrin e saj.

Hillary do të shfrytëzojë dekada të vazhdueshme përvojë në politikë për t’i dhënë një realizëm narrativës.

Ashtu si bashkëshorti i saj Bill, edhe Hillary është një lexuese e zjarrtë e tregimeve policeske./ ata/ KultPlus.com

Hillary Clinton do të publikojë romanin e saj të parë

Hillary Clinton, ka shkruar romanin e saj të parë.

“State of terror”, i shkruar në partneritet me autoren kanadeze Louise Penny, eksploron një botë të “diplomacisë së rrezikshme dhe të tradhtisë”

Romani i Clinton do të publikohet më 12 tetor të këtij viti.

Botuesit premtojnë një dramë në prapaskenë “të informuar nga detaje që vetëm një person i brendshëm mund të dijë”.

Clinton, e cila ka qenë kandidate për presidente, edhe Zonjë e Parë, është autore e disa punimeve jofiktive.

“What happened”, libri i saj i fundit i publikuar në vitin 2017, shpjegon se përse ka dështuar të bëhet presidente.

Brenda një jave në SHBA janë shitur 300,000 kopje të tij./KultPlus.com

Përse Harris, Obama dhe Hillary Clinton u veshën në vjollcë në inaugurim?

Zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris, ish-Zonja e Parë Michelle Obama dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, kanë dërguar gjithnjë mesazhe simbolike përmes veshjeve të tyre.

Sot, megjithatë në ditën e përurimit të Joe Biden dhe Kamala Harris, duket se të tri gratë e fuqishme bënë një deklaratë të përbashkët.

Derisa u futën në ndërtesën e Kapitolit përpara ceremonisë së sotme të betimit, secila prej tyre u shfaqën në ngjyrë të vjollcë. Zgjedhja e tri grave për ngjyrën e njëjtë – e cila është një përzierje e mirëfilltë e ngjyrave të partisë politike, e kuqja dhe blu – mund të ketë qenë me të vërtetë e qëllimshme, duke marrë parasysh kuptimin e ngjyrës për të ngjallur një ndjenjë solidariteti dhe uniteti, sipas The Hill, transmeton KultPlus.

Për momentin historik, Harris zgjodhi një fustan e pallto të tillë nga stilisti Christopher John Rogers, të cilën e kompletoi me dorëza lëkure e take të po së njëjtës ngjyrë.

Clinton zgjodhi një kostum gjithashtu të vjollcë, me një xhaketë elegante të gjatë, një shall lejla e këpucë të zeza.

Obama në anën tjetër zgjodhi një kostum me nuancë kumbulle me një rrip nga Sergio Hudson, një tjetër stilist amerikan që kujdeset vazhdimisht për dukjen e 57 vjeçares.

Ngjyra vjollcë ka një kuptim jashtëzakonisht të veçantë për Kamala Harris, pasi shpesh shfaqej e tillë edhe gjatë fushatës për të nderuar Shirley Chisholm, e cila e frymëzoi karrierën e zëvendëspresidentes së re. / KultPlus.com

Hillary Clinton me të bijën do të themelojnë kompani produksioni filmik

Themelimi i një kompanie të produksionit filmik është ajo që do të bashkoj Hillary Rodham Clinton dhe të bijën e saj Chelsea në një projekt, shkruan KultPlus.

Dy zonjat Clinton kanë thënë se do ta bëjnë këtë për të treguar histori të njerëzve, zërat e të cilëve nuk dëgjohen sa duhet.

Emri i kompanisë së tyre do të jetë “Hidden Light”, teksa ato do të fillojnë me një seri dokumentarësh që ia ka vënë emrin “Gutsy Women”. Këtë projekt të parë “Apple TV+” ka njoftuar se do ta transmetoj në një datë të papërcaktuar.

Mirëpo, frymëzim i këtij rrugëtimi që do ta nisin Hillary dhe Chelsea Clinton ka qenë libri “The Book of Gutsy Women: Favorite Stories of Courage and Resilience” i vitit 2019..

“Për shumë kohë, u është kushtuar vëmendje zërave më të lartë në dhomë. Ka pasur gjenerata të njerëzve që mund t’i ndryshojnë gjërat në botë dhe do të vazhdojnë ta formësojnë botën tonë – zakonisht pa shumë zhurmë, duke mos u vërejtur fare”, ka thënë Hillary Clinton.

Këta ndryshues të botës sipas Clinton zakonisht nuk vërehen, e që historitë e tyre do të transmetohet nëpërmjet produksionit filmik në ardhje.

“Historitë që i tregojmë dhe përvojat që i shpërndajmë e formësojnë mënyrën se si e shohim njëri-tjetrin dhe na ndihmojnë ta kuptojmë vendin tonë unik në botë”, ka thënë Chelsea Clinton, lidhur me projektin.

Një nismë të produksionit filmit e ka marrë më parë edhe çifti Obama, nëpërmjet hapjes së kompanisë familjare “Higher Ground Productions”, e cila rezultoi me sukses edhe nga Oscar. / KultPlus.com

Hillary Clinton: Zgjedhja e Biden është fitore historike

Joe Biden është zgjedhur zyrtarisht presidenti i 46të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus.

Biden i cili mbush 78 vjet në fund të këtij muaji, do të bëhet presidenti më i vjetër kur inaugurohet në Janar në mes të krizës më të madhe shëndetësore në 100 vjetët e fundit, dhe rënien më të thellë ekonomike që nga 1930’ta.

E për fitoren e Biden ka reaguar edhe Hillary Clinton e cila ka shkruar se kjo është një fitore historike dhe një refuzim kundrejt Donald Trump.

“Votuesit kanë folur dhe ata kanë zgjedhur Joe Biden dhe Kamala Harris të jenë presidenti dhe nënkryetarja jonë e ardhshme. Është një fitore historike, një refuzim i Trump dhe një faqe e re për Amerikën. Faleminderit të gjithëve që ndihmuan për të realizuar këtë. Tutje, së bashku”, ka shkruar ajo në Facebook./ KultPlus.com

‘Nuk jam penduar për bombardimin e Serbisë, do t’i bombardoja prapë’

Hillary Clinton, ndër gratë më të fuqishme e më të zëshme të skenës politike, sot shënon 73 vjetorin e lindjes, shkruan KultPlus.

Ajo ka publikuar një foto të saj, në rininë e saj të hershme, ndërsa i ka bashkangjitur edhe një shkrim ku bënë thirrje ndaj amerikanëve që të dalin e të votojnë në këto zgjedhje.

“Është ditëlindja ime dhe kjo është dëshira e vetme: që ju të dilni e të inkurajoni të gjitha ata që mendojnë të mos votojnë këtë vit, të dalin e të votojnë e që vota e tyre të shkojë për Biden-Harris. Të gjithë ne kemi fuqi më shumë se që e mendojmë”, ka shkruar Hillary Clinton.

Bill Clinton do të mbahet mend si një ndër figurat ndërkombëtare më me ndikim në çlirimin e Kosovës nga okupimi serb. Mirëpo, ndikimi indirekt qe Hillary Clinton e ka pasur në këtë mes, nuk është për të mos u vënë në pah, pasi në disa dokumentar amerikan të realizuar rreth çështjes së Kosovës, ndikimi i Hillary Clinton-it në këtë drejtim nuk ka qenë i vogël.

Sot, KultPlus ju sjell një thënie të cilën Clinton e kishte thënë kohë më parë në një konferencë për media.

‘Nuk jam penduar për bombardimin e Serbisë, do t’i bombardoja prapë‘, ishte shprehur ajo me vendosshmëri të lartë. / KultPlus.com

Hillary në 45 vjetorin e martesës: Ti je akoma shoku im më i mirë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton, sot festojnë 45-vjetorin e martesës.

Njoftimi është bërë nga Hillary në një postim në Facebook.

Ish-sekretarja e Shtetit të SHBA-ve ka thënë se edhe pas 45-vjetësh Bill mbetet shoku më i mirë.

“Dyzet e pesë vjet. Asnjëherë një moment i shurdhër, dhe ti je akoma shoku im më i mirë. Të dua, Bill”.

Ndryshe familja Clinton njihen si përkrahës të mëdhenj të çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës./ KultPlus.com

‘Nuk jam penduar për bombardimin e Serbisë, do t’i bombardoja prapë’

Bill Clinton do të mbahet mend si një ndër figurat ndërkombëtare më me ndikim në çlirimin e Kosovës nga okupimi serb, shkruan KultPlus.

Mirëpo, ndikimi indirekt qe Hillary Clinton e ka pasur në këtë mes, nuk është për të mos u vënë në pah, pasi në disa dokumentar amerikan të realizuar rreth çështjes së Kosovës, ndikimi i Hillary Clinton-it në këtë drejtim nuk ka qenë i vogël.

Sot, KultPlus ju sjell një thënie të cilen Clinton e kishte thënë kohë më parë në një konferencë për media.

Nuk jam penduar për bombardimin e Serbisë, do t’i bombardoja prapë‘, ishte shprehur ajo me vendosshmëri të lartë. / KultPlus.com

Së shpejti seriali për Hillaryn, si do të ishte jeta e saj nëse nuk do të martohej me Bill Clintonin

Shërbimi në internet për seriale dhe filma, Hulu, ka nisur projektin e ri të adaptimit të librit “Rodham” të autorit Curtis Sittenfeld në një serial.

Siç transmeton Variety, ngjarja do të zhvillohet “në një botë”, ku Hillary Clinton nuk ishte martuar me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton. Shikuesit do ta kenë mundësinë ta përcjellin jetën e një vajze të re ambicioze, e cila jeton në pjesën e dytë të shekullit 20.

Mirëpo, për dallim prej skenarit që tashmë ka ndodhur – në të cilin Hillary martohet me Billin – në këtë serial do të paraqitet si do të ishte jeta e saj nëse nuk do të martohej me Clintonin.

Seriali do të bazohet në libri e publikuar në maj të këtij viti, i cili për një periudhë të shkurtë u shndërrua në librin më të shitur në New York.

Hulu ka realizuar edhe një serial dokumentar për ish-Sekretaren e Shtetit të titulluar “Hillary”, nga i cili tashmë janë publikuar katër episode. / KultPlus.com

Clinton në “Berlinale”: Kam pasur një jetë me ulje-ngritje

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit dhe ish-kandidatja për presidente, Hillary Clinton, u prit me duartrokitje në festivalin e filmit në Berlin.

Clinton, 72 vjeçe, ndodhej në kryeqytetin gjerman për premierën e “Hillary”, një dokumentar me katër pjesë mbi jetën e saj, që do të transmetohet nga “Sky”.

“Ajo ishte jeta ime. Nuk mund thjesht të thosha më flisni vetëm për gjëra që janë vërtet të lehta. Kjo do të ishte qesharake dhe ju nuk do ta besonit”, pohoi ajo.

“Është e rëndësishme që një person publik me një profil kaq të lartë të thotë: ‘Shiko, si të gjithë të tjerët dhe unë kam jetuar me një jetë me ulje-ngritje, me kënaqësi dhe zhgënjime të mëdha, kam pasur një jetë private, një jetë politike publike, por nëse do të ishte e mundur, kam dashur të shihet në 360 gradë”, shtoi ajo.

Në dokumentarin me regjisore Nanette Burstein, ndërthuret një vështrim prapa skenave të fushatës së saj presidenciale të vitit 2016, me intervista mes miqsh dhe persona nga jeta e saj në politikë.

Ish-zonja e parë theksoi se i kishte pëlqyer gjithmonë kur i ishte në shërbim të dikujt tjetër. / KultPlus.com

Hillary Clinton me libër të ri, ju kushtohet grave që kanë bërë revolucion

Ish zonja e parë e Amerikës është një prej grave më të suksesshme që i ka njohur historia e politikes amerikane dhe më gjerë, përcjellë KultPlus.

Hillary Clinton do të publikojë një libër që ka të bëjë me të gjitha gratë që e kanë inspiruar atë, duke filluar nga Mary Beard e deri te Chimamanda Ngozi Adichie, gratë lidere që kanë pas kurajo të ngrihen kundër status quo-s. Libri do të përmbajë më shumë se 100 gra që kanë thyer barrierat dhe kanë bërë revolucion. Pas publikimit të biografisë për kampanjën e zgjedhjeve presidenciale ‘’What Happened, Clinton u bë bashkë me vajzën e saj për të shkruar “The Book of Gutsy Women’’, që do të dalë në botim këtë tetor nga shtëpia botuese ‘’Simon & Schuster’’.

Clinton për the Guardian u shpreh se: “Nëse historia tregon diçka, tregon se bota ka nevojë për gratë e guximshme”. Secila nga këto gra ka luftuar dhe fituar rrugë të cilat kanë rezultuar në përparim për të gjithë ne’’. Ajo, poashtu tregoi se libri është thjeshtë një vazhdim i bisedave, të cilat ajo dhe vajza e saj Chelsea, i kanë bërë prej kur Chelsea ishte shumë e re.

Familja Klinton, ka shkruar shumë libra. Libri i fundit i Hillarit ka shitur më shumë se 100,000 kopje në gjithë botë. / KultPlus.com

Hillary Clinton uron kosovarët: Nuk jam sot me ju, por jeni në zemrën time

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Hillary Clinton, ka uruar kosovarët në 20 vjetorin e lirisë përmes një videoje dhe tha se sot nuk mundi të ishte në Kosovë krah burrit të saj, Bill Clinton.

Ajo kujtoi kampet e refugjatëve që kishte parë në vitin 1999 dhe mikpritjen që gjeti ndër shqiptarët e zhvendosur nga Kosova, njofton Klan Kosova.
nuk mundi të ishte e pranishme sot, por se kosovarët po i mban në zemër, njofton Klan Kosova.

“Nuk do ta harroj asnjherë vizitën në kampin e refugjatëve në Maqedoni. Atje gjeta mikpritjen dhe këto ngjarje u shënuan me përqafime. Kjo shënon afirmitetin e ndërsjelltë që kemi”.

“Sot në këtë përkujtim shohim përparimin, paqen dhe një të ardhme të ndritshme. Zgjedhjet të drejta dhe përforcim të drejtësisë”.

“Kam pas dyshime dhe pyetje për rolin dhe rëndësinë e NATO-s. Ajo mbetet esenciale për mbrojtjen e lirisë dhe ky intervenim është një shembull që nuk duhet të shkojmë më tutje për të treguar fuqinë e kësaj ideje. Përfundimi i luftës ishte derytë e NATO-s”.

“Unë nuk jam në gjendje të jem në përkujtimin e konfliktit, por ju kujtoj se jeni në mendimet e mia dhe ju dërgoj përqafime krahas burrit tim”.

“Derisa e merrni kohën për të kujtuar të dashurit tuaj, mbani në mend se shumë miq amerikanë po ju mbajnë dhe po ju mbështesin në zemrat e tyre”.

Clinton në këtë video falënderoi edhe ish-presidenten Atifete Jahjaga për aktivitetin e saj edhe në të drejtat e grave.

Hillary Clinton uron për Fitër Bajram: Paqe, shëndet dhe begati për gjithë myslimanët

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ka uruar myslimanët për festën e Fitër Bajramit.

Clinton në urimin e saj nepërmjet rrjeteve sociale, ka thënë se festa e Fitër Bajramit, shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Me këtë rast bashkëshortja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, ka dëshiruar paqe shëndet dhe begati për të gjithë myslimanët.

Poashtu ajo ka shërndarë edhe një foto bashkë me komunitetet myslimane në SHBA.

Hillary Clinton në Festivalin e Letërsisë në Londër: Nuk kisha një “histori” të mjaftueshme për të qenë presidente

Nëse një politikan merr ndonjëherë një brohoritje, ju mund të vëni bast që është një konferencë e partisë. Nëse ata marrin dy brohoritje, ata ndoshta vetëm po arrijnë të fitojnë zgjedhjet e përgjithshme. Kështu natën e kaluar, në Qendrën e Bankës së Jugut në Londër ju do të gaboheshit nëse do të kishit menduar se Hillary Rodham Clinton sapo kishte njoftuar ndryshimin e rezultateve të zgjedhjeve të nëntorit të fundit në SHBA. Ajo mori një mirëpritje të ngazëllyer dhe përshëndetëse nga 3.000 njerëz që kishin paguar vetëm për të marrë oksigjenin e saj, shkruan The Telegraph, përcjellë KultPlus.

Mjerisht, ish-kandidatja demokrate në vend të kësaj ishte aty për të promovuar autobiografinë e saj të re,”What happened”. E veshur në kostum, 69-vjeçarja megjithatë dukej që kishte një vështrim që thoshte: “Nuk mund të besoj se ai është në Zyrën e Presidentit, ndërsa unë jam në një turne libri”.
Gjatë një interviste të rëndë politike, me pyetjet e bëra nga prezantuesi i Radio 4, Jim Naughtie, Clinton foli për më shumë se një orë në përpjekje për të përcaktuar vetëm atë çfarë ndodhi.

1. Hillari zyrtarisht nuk është “e zemëruar” për humbjen e zgjedhjeve.
Për shumë njerëz të pranishëm, dukej se një Klinton e tensionuar po qeshte fort përmes zhgënjimit të saj në atë se si përfunduan gjërat. Jo dhe aq, ajo deklaroi: Unë nuk jam e zemëruar, unë jam vetëm duke u përpjekur për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur”.

2. Shkroi përkufizimin ligjor të ‘fajësisë’
Kur diskutoi rënien e Presidentit Nixon në vitin 1974, atëherë kur Clinton ishte një avokate e re për hetim, ajo pranoi me një shikim të njohur: “Në të vërtetë kam shkruar shkresën për atë që ishte një shkelje e padiskutueshme … nëse mund ta besosh këtë”. Qeshja mosbesuese rrokulliset rreth sallës.

3. Ajo mendon se Vladimir Putin është seksist
“Ai nuk i pëlqen shumë gratë – ose të paktën kjo është përshtypja ime,” tha Clinton, kur u pyet nga Naughtie për ‘të vërtetën’ rreth Presidentit rus. “Nga mënyra se si ai sillet lidhur me gratë, mënyra se si ai flet me gratë, ai është mospërfillës”. Por ajo mendon se Trump dëshiron të bëhet si ai: “Trump është ende duke u përpjekur për të kënaqur Putin-in”, tha Clinton. “Ai e pëlqen gjërat autoritare – ju e dini, rrahja e gjoksit. Mendoj se është aspirata e tij”.

4. Ajo beson se Donald Trump është një sulmues seksual
Kur diskutoi tepihun e Access Hollywood në të cilin Trump mburrej se kishte kapur një grua. Clinton tha se ishte një shembull i qartë se “Trump pohoi sulmin seksual”. Ajo shtoi: Pas kësaj gratë u paraqitën me histori vërtet grafike, nuk ka dyshim për këtë.

5. Ajo mendon se ekziston “standardi i dyfisht”
“Unë besoj fuqimisht se mënyra më e mirë për të mbajtur seksizmin jashtë politikës është të ketë më shumë gra në politikë,” tha ish-Sekretarja e Shtetit. Ajo shtoi se “votuesit nuk kanë mjaft përvojë për të ditur se gratë vijnë në madhësi të ndryshme, stile flokësh të ndryshme, prejardhje të ndryshme. Nuk ka mjaftueshëm prej nesh (në politikë) kështu që njerëzit mund të thonë” oh ka më shumë se një mënyrë për ta bërë këtë”.

6. Trump ishte “i tronditur” për të fituar
Duke folur për telefonatën e saj për të pranuar zgjedhjet, Clinton tha: “Ishte vërtet e tmerrshme, nuk zgjati shumë, nuk kishte shumë për të thënë, ai ishte i befasuar, ai dukej i tronditur, por jashtëzakonisht i ekstazuar. Ai kurrë nuk mendoi se do të marrë atë thirrje, dhe as unë kurrë nuk kam menduar se do ta bëja atë thirrje”.

7. Ajo ndihmoi për të udhëhequr një revolucion
Clinton u kthye në idenë se ajo nuk kishte një “histori” të mjaftueshme për të qenë presidente (duke përmendur rrëfimin e pasurisë së burrit të saj si një shembull). “Isha pjesë e një revolucioni për të drejtat e grave që filloi në vitet gjashtëdhjetë me intensitet të vërtetë. U bëra udhëheqëse e asaj lëvizjeje.”

8. Ajo mendon se gratë meritojnë më shumë
“Është biznesi i papërfunduar i shekullit 21 për të liruar gratë nga kufizimet dhe shtrëngesat që i mbajnë ato, të kullojnë ëndrrat e tyre dhe t’i japin çdo gruaje, kudo një shans për të jetuar deri në potencialin e saj të çoroditur”, tha Klinton, duke ngritur zërin.
Festivali i Letërsisë në Londër është në Qendrën e Bankës së Jugut deri më 1 nëntor./KultPlus.com