Qytetarët protestojnë kundër mbylljes së rrugës ‘George Bush’ nga Komuna e Prishtinës

Një numër i qytetarëve të Prishtinës sot kanë protestuar kundër mbylljes së rrugës “George Bush” nga Komuna e Prishtinës.

Protesta e organizuar nga “Vrojtuesit e Lagjes” është mbajtur nga ora 12:00 në sheshin “George Bush” në kryeqytet.

Fatmir Muçolli, njëri prej protestuesve, shprehu pakënaqësitë në emër të protestuesve.

“Pse nuk është dikush i pranishëm këtu nga Komuna e Prishtinës? Pse nuk është këtu dikush i pranishëm nga Ministria e Infrasktrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor? “, ka thënë Muçolli.

Në paralajmërimin e protestës shkruhej:  “Ne organizojmë një protestë thelbësore për hapjen e rrugës Xhorxh Bush, një rrugë e cila mund të hapet lehtësisht duke i larguar betonat që e mbyllin. Thirrja është e hapur për çdo individ të lodhur nga këto praktika të kryetarit të komunës tonë”.

“Përparim Rama premtoi se rruga do të mbyllej vetëm për një test 1-javorë, pastaj tha se do të ishte e mbyllur vetëm për trafikun urban, duke lejuar kalimin e autobusëve dhe taxit. Megjithatë, realiteti është një varg gënjeshtrash pas gënjeshtrash, duke mbyllur rrugën përfundimisht. Kërkojmë një Prishtinë më të lirë dhe të përshtatshme për të gjithë. Ju lutemi, bashkohuni për një qytet më të mirë dhe më të hapur”./Klankosova.tv/KultPlus.com

Ministria e Shëndetsisë ka një njoftim për gjithë qytetarët

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë më shumë se 70% e qytetarëve të kualifikuar kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa mbi 62% e qytetarëve të moshës së rritur janë plotësisht të vaksinuar, dhe nivelet e tyre të vaksinimit janë ndër më të lartat në rajon, përcjell KultPlus.

Përmes një foto të publikuar në marsin e vitit të kaluar, që nga ajo kohë falë profesionistëve shëndetësorë, vullnetarëve dhe partnerëve MSH-ja ka bërë shumë përparim.

“Ne duam të falënderojmë të gjithë ata që kanë ndihmuar për ta bërë të mundur.
Por duhet ende të vazhdojmë.Nëse nuk jeni vaksinuar ende, ju lutemi lajmërohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit për të marrë vaksinën, dhe kujdesuni që tre muaj pas dozës së dytë të merrni dozën përforcuese”, shkruhet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Tutje, mesazhi i tyre për fund ishte që të vazhdojnë të punojnë së bashku për të mposhtur këtë pandemi. /KultPlus.com