ASK: Mbi 84 mijë qytetar po kërkojnë punë në Kosovë

Në Kosovë aktualisht janë duke kërkuar punë 84 mijë e 661 qytetarë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga kjo shifër 41.094 janë punëkërkuese femra dhe 43.567 meshkuj.

Po ashtu ASK-ja i ka publikuar edhe shifrat e numrit të të punësuarve të regjistruar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), të punësuar me pagë primare janë 355 mijë e 560 persona, ndërsa të punësuar me pagë sekondare 16 mijë e 445 persona./IndeksOnline / KultPlus.com

Teatri, kinematë, muzetë e bibliotekat, ASK publikon statistikat e kulturës për vitin 2021

Statistikat e kulturës për vitin 2021 janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas të gjeturave të këtij publikimi, në Teatrin Kombëtar të Kosovës janë realizuar 108 shfaqje teatrale dhe përsëritje, me 6278 vizitorë. Në Teatrin e Kosovës u zhvilluan edhe 108 shfaqje për fëmijë.

4829 spektatorë ndoqën 101 shfaqjet teatrale dhe të përsëritura të “Dodonës”, ndërsa 4392 shikues ndoqën 75 shfaqjet teatrale dhe të përsëritura në Teatrin Oda.

Në Galerinë e Arteve u zhvilluan 27 ekspozita në të njëjtën kohë me 41,400 vizitorë.

Në kinemanë “Cineplexx” u luajtën 121 filma, 2 tablo vendase dhe para tyre dolën 119 filma të huaj. Ishin 144.427 shikues.

Në kinemanë “Dokukino-Dokufest” u shfaqën 234 filma, 25 prodhime vendase dhe 209 të huaja. Në total kishte 6000 shikues.

Në të kundërt, në kinemanë “Jusuf Grvalla” u shfaqën 97 filma, me 4600 të pranishëm. Prej tyre, 17 ishin prodhime vendase dhe 80 ishin të huaja.

52 929 lexues krahasuar me 1 757 863 libra në fondin e librave të bibliotekës kombëtare. Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 65, ndërsa numri i vizitorëve ishte 46 392. /KultPlus.com

Alarmi i ASK-së: 106 mijë të rinj në Kosovë të shkëputur krejtësisht nga tregu i punës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka ngritur alarmin për një kategori të shoqërisë mjaft të rrezikuar. Bëhet fjalë për të rinj (të moshës 15 deri 24 vjeç) që nuk janë as në shkollim, as të punësuar dhe as në ndonjë trajnim.

“Rrafsh 106 mijë e 287 të rinj janë në këtë kategori”, thuhet në raportin e ASK-së “Anketa e Fuqisë Punëtore”.

Të rinjtë e këtij grupi (NEET) përfshijnë të rinjtë që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin shkollën, as nuk trajnohen, që do të thotë se ata janë krejtësisht të shkëputur nga tregu i punës dhe nuk marrin pjesë as në sistemin arsimor.

“Përqindjet e larta të këtij grupi në popullsinë e të rinjve rrisin shqetësimet në lidhje me punësimin e të rinjve në të ardhmen pasi tregon shkëputje nga tregu i punës. Përveç kësaj, një numër i madh i të rinjve të pa angazhuar në vendet me papunësi të lartë të të rinjve, siç është Kosova, mund të shkaktojë uljen e fitimeve për shkak të rritjes së konkurrencës, si dhe ka mundësi t’i kontribuojë problemeve sociale”, vlerëson ASK në këtë raport. / KultPlus.com

Këtë vit Kosova u vizitua më së shumti nga shqiptarët, turqit dhe amerikanët

Sipas anketës “Statistikat e Hotelerisë TM1-2018” të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në tre muajt e parë të vitit në 187 hotele të Kosovës kanë qëndruar mbi 64 mijë persona, dhe më shumë se gjysma e tyre ishin vizitorë të huaj.

“Në tremujorin e parë të vitit 2018 (TM1 2018) pjesë e anketës ishin 187 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Prizrenit, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 12.38%”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në tremujorin e parë 2018, në këto hotele ishte 64.501. Prej tyre, 42.69% ishin vizitorë vendorë, kurse 57.31% ishin vizitorë të jashtëm.

Ndërkaq, numri i bujtjeve në TM1 2018 ishte 86.227 bujtje, ku 40.70 % e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 59.30% nga të huajt. Sipas ASK-së, numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 29.487 vizitorë dhe 41.224 netëqëndrime.

Përveç vizitorëve nga Shqipëria, ASK radhit vizitorët nga Turqia dhe ShBA.

“Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Turqia, ShBA, etj.”, thekson ASK.