Viktor Hygo: Është e lehtë të jesh i mirë, të jesh i drejtë është e vështirë

Victor Marie Hugo ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë shume dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.

Thënie nga Viktor Hygo:

Mos i edukoni fëmijët tuaj të jenë të pasur. Mësoni ata të jenë të lumtur, kështu që ata do të njohin vlerën e gjërave dhe jo çmimin.

Femrat mbajnë mend vetëm meshkujt që i kanë bërë të qeshin; meshkujt vetëm femrat që i kanë bërë të qajnë.

Asnjë ushtri nuk mund të përballojë forcën e një ideje, koha e së cilës ka ardhur.

Kush hap dyert e një shkolle, mbyll dyert e një burgu.

Mund t’u rezistosh pushtuesve, por jo ideve.

I shtypuri që e pranon shtypjen, bëhet bashkëpunëtor.

Njerëzve s’u mungon forca, por vullneti.

Lumturia ekstreme është kur të duan për atë që je, ose kur të duan pavarësisht se kush je.

Ka një spektakël më madhështor se detin: është qielli. Ka një spektakël më madhështor se qiellin: është shpirti.

Po të mos ishte femra, diamantet do të ishin gurë të rëndomtë.

Liria nis nga ironia.

Zoti është e padukshmja e qartë.

Zoti pati bërë veç ujin, por njeriu bëri verën.

Shpirti është plot me yje që bien.

Ka njerëz që do të paguanin për t’u shitur.

Melankolia është gëzimi i të qenët i trishtuar.

Spiuni del për gjueti për llogari të të tjerëve, si qeni. Ziliqari del për llogari të vet, si macja.

Një poet është një botë e mbyllur brenda një njeriu.

Atë çfarë ka krijuar përralla, nganjëherë e përsërit historia.

Suksesi është diçka mjaft e ndyrë. Ngjashmëria e rreme që ka me meritën, i mashtron njerëzit.

E gjithë historia është vetëm përsëritje. Një shekull i ngjason një tjetri.

Tek këmba e secilit zog që fluturon është e lidhur fija e pafundësisë.

Gjatë ditës është një orë gjatë së cilës mund të thuhet se mbretëron qetësia: është ora e qetë e muzgut.

Njerëzit duhet ta kenë korruptuar pak natyrën, pasi nuk linden ujqër dhe u bënë të tillë.

Edhe ideja është ushqim.

Liria e dashurisë nuk është më pak e rëndësishme se liria e mendimit. Çfarë sot quhet tradhti bashkëshortore, dikur quhej herezi.

Një femër që ka një dashnor është një engjëll, një femër që ka dy dashnorë është një përbindësh, një femër që ka tre dashnorë është një femër.

Femra nuk është tjetër veçse pendë në ajër.

Është e lehtë të jesh i mirë; të jesh i drejtë është e vështirë.

Dashuria: dy veta që janë një person i vetëm.

Dashuria nuk do që të ketë, do që të dojë.

Buzëqeshja është dielli që dëbon dimrin nga fytyra njerëzore.

Nëse Zoti nuk do të kishte krijuar femrën, nuk do të kishte krijuar as lulen./ KultPlus.com

‘Paleta e tij është e ngjyer në rrezet e diellit’ kështu tha për Rembrandt, i magjishmi francez i letërsisë, Viktor Hygo

Nga Albert Vataj

Ai ishte një prej penelatave më të pazakonta të pikturës, një prej gjenive, jeta e të cilit fatkeqësisht u moleps hera-herës me spazme therëse e dhimbje, gjurmë të cilat ai i la në pikturë, në ashpërsinë e kumtit shprehës, në terrin përpirës që përgjohet nga një dritim tinzar. Megjithatë kjo nuk e ndali hovin e tij sendërtues, nuk e vuri dot nën fre këtë pasion të hazdisur kumti. Plot 700 është numri i punëve, ndoshta shumë më shumë ishte ai zjarr përpirës i këtij shpirti që kuntoi dhe i blatoi botës të hyjshmin kurm e përjetim, por asnjëri prej këtyre shpërthimeve eterne estetike, nuk do ta shmangte fundin fatal të këtij gjeniu tragjik.

Rembrandt Harmenszoon van Rijn, konsiderohet si një ndër mjeshtrat më të mëdhenj të historisë së artit europian dhe piktori më i famshëm holandez i shekullit të 17-të. Kontributi i tij në art erdhi në atë periudhë të cilën historianët e quajnë epoka e artë holandeze, kur kultura holandeze, shkenca, tregtia, pushteti dhe ndikimi në botë arritën majat më të larta. Mes veprave kryesore të Rembrandt-it janë “Martesa e Samsonit”, “Mëngjesi martesor”, “Shën Pali në Burg”, “Leksione anatomie”, “Nusja çifute”, “Portreti i një njeriu”, “Familja”, “Portret i vetvetes” dhe “Adhurimi i Magit”.

I susksesshëm si piktor portretesh, vitet e fundit të jetës i kaloi mes tragjedish personale dhe vështirësish financiare. Autoportretet e tij formojnë një biografi intime e unike, ku artisti vëzhgoi veten sinqerisht e përulësisht./ KultPlus.com

‘Ai që hap një shkollë, mbyll një burg’

Shprehje të papërsëritshme nga Viktor Hygo.

“Muzika shpreh atë që nuk mund të thuhet, dhe për të cilën nuk mund të heshtësh.”

“Kur një grua është duke të folur, dëgjo atë që po thotë me sytë e saj.”

“Djalë, vëlla, baba, i dashur, shok. Ka hapësirë në zemër për të gjitha dashuritë, ashtu sikurse ka hapësirë në qiell për të gjithë yjet.”

“Jeta është lulja, për të cilën dashuria është mjalti.”

“Iniciativa është të bësh gjënë e duhur, pa ta thënë kush.”

“Kur diktatura është fakt, atëherë revolucioni bëhet një e drejtë.”

“Një ferr inteligjent, do të ishte më mirë se sa një parajsë idiote.”

“Ndrysho mendimet, por mbaju parimeve; ndrysho gjethet, por lëri të paprekura rrënjët.”

“Buzëqeshja e gëzimit është më pranë lotëve, se sa të qeshurës.”

“40 është mosha e vjetër e rinisë; 50 është mosha e re e pleqërisë.”

“Shpirti ka iluzione, ashtu si zogu që ka krahë; ai mbahet pas tyre.”

“Reagimi – një varkë që shkon kundër rrymës, por që nuk e pengon rrymën të vazhdojë të rrjedhë.”

“Ka baballarë që nuk i duan fëmijët e tyre. Por nuk ka asnjë gjysh që nuk e adhuron nipin e tij.”

“Qëndresa – sekreti i të gjithë triumfeve.”

“Kurioziteti është një prej formave të guximit femëror.”

“Ka një spektakël më të madh se sa deti, dhe ai është qielli; ka një spektakël më të madh se sa qielli, dhe ai është brendia e shpirtit të njeriut

“Për të krijuar të ardhmen, nuk ka asgjë më të mirë se sa një ëndërr.”

“Kafsha është injorante për faktin që di. Njeriu është i vetëdijshëm për faktin që është injorant.”

“Njerëzimi nuk është një rreth me një qendër, por një elips me dy pika qendrore, nga të cilat faktet janë njëra dhe idetë tjetra.”

“Shpresa është fjala që Zoti e ka shkruajtur në ballin e çdo njeriu.”

“Trishtimi është një frut; Zoti nuk e vendos atë mbi degë që janë shumë të brishta për ta mbajtur.”

“E qeshura është Dielli që dëbon dimrin nga fytyra e njeriut.”

“Shoqëria është një republikë. Kur një individ përpiqet të ngrihet mbi të tjerët, ai ulet poshtë prej masës, ose përmes talljes, ose përmes shpifjes.”

“Sa herë që një mik të thotë që dukesh i ri, të jesh i sigurtë se po plakesh.”

“Askush më mirë se një grua, nuk di të thotë gjëra që janë njëkohësisht të buta dhe të thella.”

“Ai që hap një shkollë, mbyll një burg.”

“Çfarë është historia? Një jehonë e të kaluarës në të ardhmen; një refleks i të ardhmes në të kaluarën.”

“Asgjë tjetër në botë… as edhe të gjithë ushtritë, nuk janë më të fuqishme se sa një ide, të cilës i ka ardhur koha.”

– Victor Hugo /KultPlus.com

Kurrë mos e fyeni një grua…

Poezi nga Victor Hugo

Oh! kurrë mos e fyeni ju një grua që bie!
E di dot sa ka hequr? Sa ka vojtur urie?
Sa net si ferr ka gdhirë në ankth e drithërim?
Virtytin kur ua tund Mjerimi me tërbim,
E kush nga ne s’ka parë të tillë gra të mjera
Si rreken që të mbahen, me ngulm, me duar të ndera?
Sikundër buzë degës shohim varur tek ndrin
Një pikë shiu si lot, kur dielli vetëtin,
Q’e tundin tok me pemën e që dridhet, po mbahet,
Perlë, pa rënë akoma, dhe baltë, passi ndahet!

Fajin e kemi ne. Ti kamës! Ari yt!
Po uji i pastër gjindet dhe aty në llom të ndyt.
Dhe që kjo pikë loti të dalë nga ka rarë,
Të bëhet prapë perlë me atë shkëlqim’n e parë,
Mjafton – Ja kështu rihet e ngrihet, passi bie –
Një rreze djelli ose një rreze dashurie!

Përktheu: SOTIR CACI