Një interpretim i mrekullueshëm nga Luciano Pavarotti dhe Spice Girls (VIDEO)

Një performancë e rrallë e cila u bë në vitin 1998, në kuadër të koncertit “Pavarotti dhe miqtë e tij”. Luciano Pavarotti këndoi këngën “Viva Forever” të grupit Spice Girls së bashku me anëtaret e grupit.

Grupi “Spice Girls” përbëhej nga Melanie Brown, Melanie Chisholm, Emma Bunton, Geri Halliwell dhe Victoria Beckham. Debutimi i tyre i pare ishte më këngën “Wannabe” në vitin 1996.

Lucino Pavarotti ishte një tenor operistik, italian, i cili arriti të bëhej një nga tenorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Ai bëri regjistrime të shumta të operave të plota dhe arieve individuale, duke fituar famë botërore për cilësinë e tonit të tij dhe përfundimisht u bë një ndër tenorët më të mirë të shekullit XX./ KultPlus.com

Spice Girls do të ribashkohen pas 11 vitesh

Duket se grupi i famshëm Spice Girls, më shumë i njohur si Spices, do të jenë sërish bashkë për një projekt, sepse Mel B e ka konfirmuar për The Sun.

Ky do të jetë takimi i tyre i parë në 11 vitet e fundit, që nga performanca e tyre ikonë në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012.

Victoria Beckham nuk donte të bashkohej me yjet e saj në turneun e tyre në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019, duke thënë në atë kohë se ajo ishte shumë e zënë me markën e saj të veshjeve.

Por Mel tani thotë se Victoria ka pranuar të marrë sërish mikrofonin.

“Teoria ime është se nëse e bëj atë mjaft herë, diçka do të ndodhë. Ne planifikojmë të bëjmë një deklaratë publike. Çfarë është në lojë, nuk mund të them tani, sepse ne jemi vetëm duke finalizuar marrëveshjet përfundimtare se çfarë do të bëjmë së bashku Gjithçka që mund të them është se do të jetë diçka që fansat me të vërtetë do ta duan”, thotë Mel B.

Kur u pyet se si Viktoria u bind të kthehej, ajo tha: “Nuk është çështje ta bindësh”. Dua të them, ne kemi qenë gjithmonë në kontakt disi. Nuk është se ne nuk flasim. Kemi një bisedë në grup në WhatsApp”.

Mel thotë se Victoria ka qenë shumë e zënë me linjën e saj të modës vitet e fundit dhe ka qenë mbështetëse për bashkëshortin e saj David Beckham dhe karrierën e tij.

Sigurisht, thotë ai, ka edhe detyrime sa i përket fëmijëve. “Është vetëm një çështje për të gjetur kohën e duhur”, thotë Mel.

Edhe pse Mel nuk ka dashur të zbulojë ende detaje, mediat britanike spekulojnë se bëhet fjalë për një koncert në Glastonbury./KultPlus.com

Një interpretim i mrekullueshëm nga Luciano Pavarotti dhe Spice Girls (VIDEO)

Një performancë e rrallë e cila u bë në vitin 1998, në kuadër të koncertit “Pavarotti dhe miqtë e tij”. Luciano Pavarotti këndoi këngën “Viva Forever” të grupit Spice Girls së bashku me anëtaret e grupit.

Grupi “Spice Girls” përbëhej nga Melanie Brown, Melanie Chisholm, Emma Bunton, Geri Halliwell dhe Victoria Beckham. Debutimi i tyre i pare ishte më këngën “Wannabe” në vitin 1996.

Lucino Pavarotti ishte një tenor operistik, italian, i cili arriti të bëhej një nga tenorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Ai bëri regjistrime të shumta të operave të plota dhe arieve individuale, duke fituar famë botërore për cilësinë e tonit të tij dhe përfundimisht u bë një ndër tenorët më të mirë të shekullit XX./ KultPlus.com

‘Spice Girls’ shënon 25-vjetorin e ‘Wannabe’

Grupi i njohur muzikor i vajzave “Spice Girls” po e shënon përvjetorin e 25-të të hitit debtues, me anë të lansimit të edicionit të veçantë EP të “Wannabe25”.

“Wannabe” ishte publikuar në Mbretërinë e Bashkuar më 8 korrik të vitit 1996 dhe kishte debutuar në pozitën e tretë të listës së këngëve, para se të ngjitej në krye të saj vetëm një javë më vonë. Në vendin e parë është pozicionuar për plot shtatë javë, transmeton KultPlus.

Kënga ishte sukses global, duke i kryesuar listat e këngëve më të mira në gjithsej 37 vende të botës, përfshirë Australinë, Danimarkën, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Hungarinë, Irlandën, Holandën, Norvegjinë, Spanjën, Suedinë, Zvicrën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Wannabe25” do ta përfshijë këngën origjinale, një remix nga Junior Vasquez, demon origjinale të xhiruar për këngën dhe “Free Your Love”, një demo kjo e papublikuar deri më tani e një balade.

“Spice Girls” do të publikojnë po ashtu një video të re, të xhiruar nga adhuruesit, për ta shoqëruar EP-në që njashtu do të jetë e qasshme edhe në formën e vinilit dhe të kasetës më 27 gusht. / KultPlus.com

Për herë të parë pas 14 vitesh, rikthehet grupi ‘Spice Girls’

Botës ju desh të priste fiks 14 vite për të parë dhe dëgjuar sërish Spice Girls, grupin e famshëm të vajzve që bëri jo pak bujë përgjatë viteve ’90-të. Figurat ikonike të “Viva Forever” do të rikthehen me një tjetër këngë të titulluar “Feed Your Love” si pjesë e mini-albumit që do të lançojnë së shpejti.

Lajmi për rikthimin e shumëpritur vjen në prag të 25-vjetorit të super hitit të grupit, “Wannabe”. Në nder të këtij përvjetori edhe projekti i ri quhet “Wannabe25”

“Feed Your Love” do të jetë single-i i parë i grupit që prej 2007-ës dhe bota mezi po pret ta dëgjojë! Çfarë është më mirë se kaq? Fakti që pavarësisht thashethemeve, Victoria Beckham do t’i bashkohet pjesës tjetër të vajzave.

EP pritet të publikohet në 9 korrik, por do të jetë gjerësisht e aksesueshme duke nisur nga 23 korriku. Rikthimi i “Spice Girls” përtej nostalgjisë nuk vjen pa një qëllim të caktuar. Të gjithë të ardhurat prej projektit “Wannabe” do të shkojnë si kontribut për komunitetin e braktisur LGBTQ+ në Britaninë e Madhe. / KultPlus.com

Filmi i animuar bashkon Spice Girls

Në turneun e fundit nuk u mblodhën dot të gjitha, sepse mungoi Victoria Beckham, por këtë do ta bëjnë për një film vizatimor që i kushtohet pikërisht atyre. Filmi për Spice Girls do shfaqet në kinematë botërore në 2020-tën, i pasuruar dhe me këngë të reja të pesëshes që beri bujë të madhe nga fundi i viteve 90`.Paramount zbuloi se është duke punuar aktualisht për një film te animuar mbi grupin e vajzave joshëse, dhe përveç faktit që aty do të përfshihen si këngët klasike të tij, ashtu edhe pjesë të reja, nuk jepen shume detaje të tjera.

Me skenar të Karen McCullah e Kiwi Smith, filmi vizatimor nuk ka ende një titull, sepse është në fazën e zhvillimit. Por Mireille Soria, Presidente e Paramount Animation deklaroi se vetë vajzat e grupit kanë një ide shumë të mirë për këtë, dhe janë mjaft të përfshira në projekt.

Në këtë mënyrë, do të arrijmë t’i shohim sërish në veprim së bashku, edhe pse në versionin e animuar Melanie Brown (Scary), Emma Bunton (Baby), Melanie Chisholm (Sporty), Geri Halliwell (Ginger) dhe Victoria Beckham, që si “Posh”, nuk është prezantuar që prej viti të largët 2012.

Grupi i formuar në Londër në 1994-tën është shfaqur dhe një herë tjetër në kinema, në 1997, kur doli komedia muzikore “Spice World”, e cila grumbulloi më shumë se 150 milionë dollarë në mbarë botën. /a.a/ /a.g/

Rikthehen Spice Girls, mungon Victoria Beckham

 

Emma, Geri, Mel B dhe Mel C, i dhanë mbrëmë nisje turit të shumëpritur të rikthimit të Spice Girls.

Koncerti i parë u mbajt në Dublin dhe të pranishmit që kishin paguar bileta për t’i dëgjuar dukeshin të pakënaqur.

E megjithatë, vajzat e grupit pa Victoria Beckhamin shkaktuan shumë ovacione. Nuk ka munguar urimi i saj për vajzat e grupit.

Këtë e bëri nëpërmejt një postimi të fundit në Instagram.Victoria nuk pati mundësi të konfirmonte 6 datat e koncerteve të turit të Spice Girls dhe e gjithë kjo për shkak të angazhimeve me sipërmarrjet e saj të modës. / lajmi.net / KultPlus.com

Victoria Beckham tregon arsyen pse nuk do të jetë pjesëmarrëse në ribashkimin e “Spice Girls”

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve People’s Choice Awards në Los Angeles, Victoria Beckham ka thënë se aktualisht karriera e saj si dizajnere është më e rëndësishme për të dhe kjo është arsyeja pse nuk do të jetë pjesëmarrëse në ribashkimin e “Spice Girls”.

Në këtë eveniment, britanikes i është ndarë çmimi ‘Ikona e modës’, i cili ndahet për ndikim global në industrinë e modës.

“Gjithmonë është fjala për forcimin e femrave dhe për atë që femrat të ndihen si versioni i tyre më i mirë, më i bukur dhe më i fuqishëm”.

“Kështu ka filluar me vajzat e grupit ‘Spice Girls’, por sot e kam shansin t’i fuqizoj femrat përmes modës dhe dizajnit”.

“Vazhdimisht jam e rrethuar me femra të fuqishme, të cilat më ofrojnë mbështetje dhe ky çmim shkon për to”, ka thënë Victoria.

Ajo ka thënë më tej se angazhohet shumë dhe ka thënë se shpreson që njerëzit pasi të shikojnë arritjet e saj, të mbledhin forcën dhe të përpiqen vet të arrijnë suksese të ngjashme.

“Brendi im ekziston qe dhjetë vite, ndërsa ky çmim është një mënyrë e shkëlqyer për ta shënuar këtë vit”, ka theksuar 44-vjeçarja. /KultPlus.com

Spice Girls shpall datat e turneut për vitin 2019

Meqë tani janë bërë tejet të kërkuara, rikthimi i Spice Girls po lë ende përshtypje të madhe tek audienca.

Spice Girls kanë njoftuar katër datat e reja për turneun e tyre që i ribashkon, transmeton Koha.net.

Biletat janë në shtije që nga e shtuna. Dy net do t’i kalojnë në stadiumin Etihad të Manchesterit dhe stadiumin Wembley.

Emma Bunton, Geri Halliwell, Melanie Chisholm (Mel C) dhe Melanie Brown (Mel B), pa Victoria Beckhamin, do të mblidhen së bashku si katërshe për të sjellë turneun 2019.

Në Manchester do të performojnë më 29 dhe 31 maj ndërsa në Wembley më 13 dhe 14 qershor./ KultPlus.com

Një interpretim i mrekullueshëm nga Luciano Pavarotti dhe Spice Girls (VIDEO)

Një performancë e rrallë e cila u bë në vitin 1998, në kuadër të koncertit “Pavarotti dhe miqtë e tij”. Luciano Pavarotti këndoi këngën “Viva Forever” të grupit Spice Girls së bashku me anëtaret e grupit.

Grupi “Spice Girls” përbëhej nga Melanie Brown, Melanie Chisholm, Emma Bunton, Geri Halliwell dhe Victoria Beckham. Debutimi i tyre i pare ishte më këngën “Wannabe” në vitin 1996.

Lucino Pavarotti ishte një tenor operistik, italian, i cili arriti të bëhej një nga tenorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Ai bëri regjistrime të shumta të operave të plota dhe arieve individuale, duke fituar famë botërore për cilësinë e tonit të tij dhe përfundimisht u bë një ndër tenorët më të mirë të shekullit XX./ KultPlus.com

Spice Girls po ribashkohen (VIDEO)

“Spice Girls” përfundimisht do të ribashkohen në vitin 2018.

Të paktën kështu ka deklaruar një nga anëtaret e këtij grupi ikonik, Mel B.

“Përfundimisht ne do të ribashkohemi. Në fakt, do ta takojë Geri (Halliwell) më vonë gjatë ditës së sotme. Ne jemi motra, në fund të fundit, dhe çfarëdo që kemi kaluar së bashku ishte një udhëtim i mrekullueshëm, fantastik. Ne jemi gjithmonë bashkë”, ka thënë Mel B në një intervistë në Loose Talk.

Ka shumë vite që po flitet se grupi i famshëm i vajzave do të ribashkohet dhe kthehet në një turne.

Madje kishte raportime edhe vajzat janë duke e planifikuar një turne gjatë këtij viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani.
https://www.instagram.com/p/BetHgykFPFO/?utm_source=ig_embed
Por po ashtu u tha gjatë tërë kohës së Victoria Beckham nuk do të jetë më pjesë e grupit.

“Njëra është më e vështirë të bindet. Shpresoj se edhe ajo të na bashkëngjitet”, ka thënë këngëtarja duke refuzuar të tregojë se për kë po flet, ndonëse nga fansat menjëherë u tha se bëhet fjalë për Victorian, ndryshe e njohur si Posh Spice.

Ribashkimi, i përfolur tash e sa kohë, duket se do të ndodhë më shpejt se sa që e pritni.

Mel B ka thënë se vajzat do të rikthehen në skenë këtë vit.

Se Spice Girls po kthehen në skenë pas shumë kohësh, u tha qysh në muajin shkurt të vitit të kaluar, kur të gjitha anëtaret e grupit u panë me menaxherin e tyre, në shtëpin e Gerit në Londër.

Në fakt, pikërisht për shkak të këtij takimi ishin ngritur shumë pikëpyetje nëse grupi do të rikthehet në skenë.
Sipas TMZ, Ginger, e njohur si Ginger Spice ishte shumë e interesuar që të bëjë bashkë grupin por nuk dëshironte të organizojë një turne.

Gjatë viteve, është raportuar se Victoria Beckham nuk dëshiron të jetë më pjesë e një rikthimi të Spice Girls. /KultPlus.com