Festivali “Vjosa ime” në Tepelenë, promovim i kulturës dhe turizmit

Nis “Vjosa ime”, një event dy ditor në Tepelenë, i cili do të përfshijë zhanre të ndryshme; art, turizëm, muzikë, letërsi, teatër, pikturë, muzikë, panair, trashëgimi, eksplorim etj.

Gjatë 48 orëve të titulluara “Vjosa Ime” do të zhvillohen aktivitete, ku do të ndërthuren koncert me muzikë klasike, mbrëmje poetike, ekspozitë me libra, shfaqje teatri, panair me veshje të ndryshme popullore të krahinës, veshje të punuara me dorë, punime druri, metali, e më tej prodhime kulinarie tradicionale, bimësi medicinale etj.

Gjatë këtyre aktiviteteve do të organizohen edhe ture me një guidë profesionale në pika kryesore që përfshijnë site të trashëgimisë kulturore si Ujëvara e Peshturës, Uji ftohtë, në grykëderdhje të Drinos, ku lidhet me Vjosën, etj.

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës e Bashkisë Tepelenë, do të realizohet edhe një koncert i pianistit e multiinstrumentistit Robert Bisha, i cili do të shoqërohet nga një bandë frymore. Koncerti “Home Neverland” do të mbahet në Kalanë e Ali Pashë Tepelenës, mbrëmjen e së dielës.

Ndërsa në pedonalen buzë Vjosës do të zhvillohet “Këndi i librit”, një kënd i veçantë kushtuar poetëve dhe autorëve tepelenas si Petrit Ruka, Ilirjan Zhupa, Lirim Deda, Maliq Lila, Agim Shehu, Izet Cculli, Xhezo Canaj, Islam Kalemi etj, veprat e të cilëve do të ekzpozohen në kuadër të projektit “Vjosa ime”.

Shumë nga poezitë e njohura të tyre dhe poezi të tjera do të interpretohen nga aktorët e mirënjohur Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Kristian Koroveshi në një mbrëmje peotike të organizuar me këtë rast. /atsh / KultPlus.com

Festivali “Vjosa ime” në Tepelenë, promovim kulturës dhe turizmit

Nis “Vjosa ime”, një event dy ditor në Tepelenë, i cili do të përfshijë zhanre të ndryshme; art, turizëm, muzikë, letërsi, teatër, pikturë, muzikë, panair, trashëgimi, eksplorim etj.

Gjatë 48 orëve të titulluara “Vjosa Ime” do të zhvillohen aktivitete, ku do të ndërthuren koncert me muzikë klasike, mbrëmje poetike, ekspozitë me libra, shfaqje teatri, panair me veshje të ndryshme popullore të krahinës, veshje të punuara me dorë, punime druri, metali, e më tej prodhime kulinarie tradicionale, bimësi medicinale etj.

Gjatë këtyre aktiviteteve do të organizohen edhe ture me një guidë profesionale në pika kryesore që përfshijnë site të trashëgimisë kulturore si Ujëvara e Peshturës, Uji ftohtë, në grykëderdhje të Drinos, ku lidhet me Vjosën, etj.

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës e Bashkisë Tepelenë, do të realizohet edhe një koncert i pianistit e multiinstrumentistit Robert Bisha, i cili do të shoqërohet nga një bandë frymore. Koncerti “Home Neverland” do të mbahet në Kalanë e Ali Pashë Tepelenës, mbrëmjen e së dielës.

Ndërsa në pedonalen buzë Vjosës do të zhvillohet “Këndi i librit”, një kënd i veçantë kushtuar poetëve dhe autorëve tepelenas si Petrit Ruka, Ilirjan Zhupa, Lirim Deda, Maliq Lila, Agim Shehu, Izet Cculli, Xhezo Canaj, Islam Kalemi etj, veprat e të cilëve do të ekzpozohen në kuadër të projektit “Vjosa ime”.

Shumë nga poezitë e njohura të tyre dhe poezi të tjera do të interpretohen nga aktorët e mirënjohur Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Kristian Koroveshi në një mbrëmje peotike të organizuar me këtë rast./atsh/KultPlus.com

Reportazh i gazetarit francez Robert Vaucher: Një udhëtim nga Gjirokastra në Tepelenë në vitin 1916

Reportazh i gazetarit francez Robert Vaucher botuar në gazetën franceze “L’Ilustration”:

Lufta Parë Botërore e vuri Shqipërinë për herë të parë nën vëzhgimin dhe interesin e drejtë për së drejtë të Fuqive të Mëdha. Territoret shqiptare kishin qenë dhe më parë nën vëzhgimin dhe interesat gjeostrategjike të Fuqive të Mëdha të paktën që nga Lidhja e Prizrenit por kësaj radhe ushtritë dhe shërbimet e tyre mbështetëse ishin të pranishme në territorin e Shqipërisë të krijuar nga Fuqitë e Mëdha në 29 korrik 1913. Për këtë arsye dëshmitë arkivore të kësaj kohe marrin një rëndësi të veçantë pasi janë dëshmi që paraqesin ngjarjet, balancën e forcave si dhe japin informacion të drejtë për së drejtë për popullsinë dhe jetën sociale. Përpos këtyre dokumentave arkivore ka dhe dëshmi të tjera të rëndësishme si reportazhe gazetash, letra ushtarësh të dërguara nga fronti apo dhe libra udhëtimesh , përshtypjesh dhe mbresash.

Një informacion shumë i rëndësishëm për Luftën e Parë Botërore, zonën e pushtimit italian dhe francez janë reportazhet e gazetarit të famshëm francez, korrospodentit të gazetës së famshme france “Le Ilustration” Robert Vaucher ( 1890-1977). Më 1910, ai shkoi të studionte për Shkencat Tregtare në Shkollën kombetare greke të gjuhëve e të tregtisë në Kostandinopojë nga ku filloi të dërgonte artikujt e tij te pare per Svicera Liberale. Shumë shpejt u gjend ne Romë në shërbim të agjencisë Stefani. “L’Illustration”, gazeta e famshme franceze, i besoi atij një post si korrespondent lufte, dhe nga viti 1914 – 1919, detyra e korrospodentit do e çonte nga Dardanelet në Serbi, në Shqipëri dhe në fund në Rusi. Në këtë të fundit ai nuk nguroi të transmetonte mesazhe konfidenciale për llogari të Francës, gjë qe do t’i kushtonte, sepse do te denoncohej nga bolshevikët si agjent i imperializmit francez.
Si korrospodent lufte në Shqipëri ai raportoi nga Vlora, Tepelena, Gjirokastra, Leskoviku e Korça. Edhe pse nuk ishte një njohës i mirë i terrenit më parë apo edhe pse qe shkolluar në një shkollë greke në të cilat mësohej se territoret shqiptare të Shqipërisë së Jugut i përkisnin Greqisë, Robert Vaucher raportoi dhe shkroi shkrime që tregojnë për një etikë profesionale dhe shumë afër realitetit. Reportazhi që po botojmë është nga hyrja e trupave italianë në Tepelenë pikërisht në ditën e Krishtlindjeve në 25 dhjetor 1916. Deri pak më parë Tepelena si dhe disa territore të tjera ishin mbajtur pushtuar nga forcat greke dhe ishin bërë shesh luftimi mes çetave patriotike dhe terrorit të mbjellë gjithandej nga Legjionet te shenjta greke të organizuara kryesisht me të burgosur dhe luftëtarë nga Kreta. Voucher rrëfen edhe për Ali Pashën dhe kontaktet e tij me Napoleonin dhe trupat franceze në Korfuz, masakrën e Hormovës të organizuar nga grekët dhe Tepelenën e djegur nuk ngurron ta quajë një Pompe modern. Në rrëfimin etij ndihet keqardhja dhe ndjesia për ti qendruar afër realitetit por nuk mungon dhe gjuha e tipit kolonialist kur shqyrton veprimet e Ali Pashës ndaj francezëve si motive kusarie dhe në përgjigjen e ashpër të Napoelonit e shikon si të vetmen rrugë që duhet përdorur për të komunikuar me popuj të tillë. Po kështu ndihet një dozë romantizmi kur banorët ë Hormovës i konsideron si ushtarët e Skënderbeut të masakruar nga turqit, kur dihet e Hormova u shkatërrua në 1784 nga Ali Pasha Tepelena.
Zona e pushtimit italian, gjatë Luftës së Parë Botërore përfshinte krahinat përreth Vlorës, Gjirokastrës, Sarandës, Përmetit, Kolonjës e Tepelenës, të cilat përbënin një zonë me rëndësi strategjike për Italinë. Qytetet që bënin pjesë në zonën e pushtimit italian ishin kryesisht qytete të vogla, përveç Gjirokastrës e cila numëronte rreth 11.000 banorë, popullsia e qyteteve të tjera nuk ishte më shumë se 5 mijë secili. Administrimi i qyteteve dhe zonave rreth tyre ishte me dorë të hekurt, përsa i përket marrjes së vendimeve administrative, por shumë më efektiv se ai i mëparshëm osman, përsa i përket krijimit të një kulture administrative, që do të vendosej në themelet e shtetit shqiptar pas viteve 20’.

Një eskursion në Tepelenë

Tepelenë, 25 dhjetor 1916

Kuajt tanë rrëshqasin në kalldremet e lagështa të Gjirokastrës. Sapo u gdhi dhe ne zhytemi në mjegullën përgjatë rrugës më zhavorr duke iu drejtuar Drinos. Fshatrat janë të vendosura në shpatet e maleve, në luginë ku nuk mund të banohet sepse përmbyten shumë shpesh. Shpesh herë duhet të kalojmë përrenjtë, degë të Drinos dhe në fund kuajt tanë zhyten deri në gjoks në këtë lumë. Sidoqoftë, kalorësit e eskortës sonë luajnë me vështirësitë, ata i përkasin një shkolle të mirë. Gjenerali Komandant i Shqipërise Jugore është një kalorës i aftë. Gjatë disa ditëve të kaluara me atë, unë munda të vlerësoj guximin e tij dhe pa hezitim ndonjëherë e ndjek në udhëtimet e tij. Do të më kujtohen gjatë disa prej shkëmbenjve që iu ngjitëm me kal. Ndërsa patkonjtë e kafshëve tona rrëshqasin mbi gurin e lagësht, duke bërë shkëndija.
Pasi kaluam per herë të fundit Drinon në një urë të vjetër guri gungaç, rruga ndjek një grykë të ngushtë e piktoreske, pastaj papritmas të shpie në guaskën e thellë te Tepelenës në pjesën e poshtme të së cilës Vjosa shkarkon ujrat e baltosura. Dikur, Tepelena i ngjante një qyteti të fortë me kalanë e saj te lashtë te Ali Pashës së Janinës, muret mbrojtës dhe të lartë të së cilës zbresin pothuajse deri në lumë. Këto mure janë e vetmja gjurmë e mbetur e fuqisë së pashait të tmerrshëm që, me dinakërinë e tij, i krijoi shumë vështirësi gjeneraleve francezë H, dhe këtë e raporton M. A. Boppe, Ministri i Francës pranë qeverisë, në veprën e tij magjepsese: Shqipëria dhe Napoleoni. Perandori, i lodhur nga tradhtia e tij, urdhëronte më 15 mars 1811, Dukën e Cadores: “Bëjeni, ju lutem, një deklaratë nga mua pëe Pashain i Janinës. Ju do e njoftoni atë që me herën e parë që ai të parandalojë furnizimin e Korfuzit dhe të refuzojë kalimin e bagëtive dhe të ushqimeve te destinuara për këtë vend, unë do t’i shpall luftë atij. Butësia dhe mirësjellja nuk kanë asnjë vlerë pranë një njeriu të kalibrit të këtij kusari”. Napoleoni, duke përdorur rrugën e vështirë, fitoi kauzën e tij. Ky është një mësim që kurrë nuk duhet lënë pas dore në këto vende.
Kur trupat italiane, pas kalimit te shumë fshatrave gërmadhe mbërriten ne Tepelenë, ushtarët shprehen një britmë gëzimi. Më në fund, pas kaq shumë vështirësive, ata gjetën një qytet të vogël, ku mund të jetojnë në një mënyrë më pak primitive se e maleve që ata kishin përshkuar Por ç’e do! Ishte vetëm një iluzion. Legjionet e shenjta* e kishin shndrruar Tepelenën në hi. Vetëm dy shtëpi kishin shpëtuar: njëra prej tyre kishte shërbyer si kazermë për ushtarët grekë, dhe tjera, si banesë e komandantit të tyre. Në këtë Pompé modern, aleatët tanë gjetën vetëm ca ciganë , pasi njéri ata mund të kishin vetëm emrin. Ata jetonin në rrënojat si kafshë në strofkat e tyre dhe ushqeheshin me bimë. Gratë që u sollën dru italianëve dhe refuzuan monedhat prej ari që iu ofruan si shpërblim, duke mos kuptuar aspak se për çfarë ato copa të vogla prej metali të pangrenshëm mund të përdoreshin. Aktualisht iu shpërndame bukë dhe miell me të cilat ato bëjnë galeta.

Me ardhjen e mbrëmjes, duhet të hipim në kuaj dhe të rifillojme rrugën për Gjirokaster. Nata bie shpejt, një nate e shkëlqyer Krishtlindjeje, e butë dhe e qetë. Ngado mbizotëron heshtja. Ndonjëherë, duke kaluar pranë një poste, ne shohim zjarre të mëdha rreth të cilave ushtarët janë të grupuar. Ne kemi kaluar tashmë më shumë se 70 kilometra, kuajt tanë të lodhur nuk vazhdojnë më. Me vijne ndermend të gjitha skenat e tmerrit që u zhvilluan në këtë vend, per tragjedinë e Hormovës, fshati shqiptar në të cilën, ka katërqind vjet, që gjatë pushtimit turk, muslimanët masakruan gjithë banorët e njohur si (të krishterë si të gjithë ushtarët e Skenderbeut) dhe konvertuan me forcë në Islamizëm gratë dhe fëmijët. Kur grekët u rikthyen, tre vjet më parë, ata u bënë shqiptareve myslimane një trajtim pak më të ndryshëm – hakmarrje me së shumti të urryer që goditën pasardhësit e këtyre të krishterëve të vrarë nga turqit!/Dorian Koci/KultPlus.com

Bujtina në Dukaj të Tepelenës, pikë mjalti e agroturizmit në jug

E ndodhur rreth 8 km larg qytetit me Kalanë rezidenciale të Ali Pashës, bujtina“Glealb” në Dukaj të Tepelenës, ka vetëm katër javë që ka përfunduar së ndërtuari dhe ka nisur t’u shërbejë turistëve.

Është një nga disa bujtinat e jugut të Shqipërisë që kanë lindur si lulëzim i sipërmarrjes private të agroturizmit. Por, ndryshe nga “Villa Goliku” dhe “Mira”në Peshtan, “Sofia”në Gllavë të Tepelenës, “Ferma Albanik”, në Ballaban të Këlcyrës, etj.,.“Glealb” në Dukaj ka një parahistori me ndërtimin fillimisht të një baxhoje për përpunimin e qumështit të kësaj zone me emër në blegtori.

Revaj, trojet e të parëve në Dukaj

Çfarë graviteti ka trualli i të parëve në memorien dhe shpirtin plot ide të pasardhësve, vëllezërve Hysa? Dhe si mori udhë ideja e parë për ngritjen e një baxhoje në një truall e kullotë, ku gjyshi Tafil Hysa mbarështonte mbi 1 000 krerë të imta?

Këtë, e mëson kur bisedon me Shpëtimin. Ai është njëri prej vëllezërve Hysa që pas një emigrimi të shkurtër, përveshi mëngët për ndërtimin e një baxhoje që e emërtuan me toponimin e tokës së të parëve të tyre, për mbi luginën e Vjosës, lumit të fundit të egër në Europë dhe fushën e Bambullit

Baxho Revaj, Dukaj.

Këtu ku ata ndërtuan më parë Baxhon dhe tani edhe bujtinën, gjyshi Tafil Hysa, dikur kishte stanin ku mbarështonte mbi 1000 krerë dhi dhe i strehonte në një guvë të madhe në shkëmb që quhet edhe sot Shpellat e Kopaçes.

Baxhoja pranë bujtinës është moderne. Përveç linjës së grumbullim-përpunimit, vëllezërit kanë ndërtuar edhe një odë për pritjen e miqve dhe disa mjedise ku akomodoheshin vetë po edhe miqtë që frekuentonin këtë njësi përpunimi të qumështit pranë fshatit Dukaj.

Por ata tani kanë plane të tjera për zgjerimin dhe modernizimin e krejt linjës së grumbullimit, përpunimit magazinimit dhe ftohjes së prodhimit, etj,.

“GLE ALB”, bujtinë klas

Investimi serioz është mbështetur nga AZHBR dhe programi IPARD i BE-së. Familja Hysa e përmend këtë fakt me krenari por edhe me një përgjegjësi të veçantë për ecurinë e mëtejshme të aktivitetit ekoturistik.

Ndër grupet e para të turistëve bën pjesë edhe ai i kryetarit të bashkisë së Pragës i cili u ndje mik i vlerësuar në Tepelenë dhe bashkinë e qytetit dhe kryemik në bujtinën“Glealb” në Dukaj.

“Herën tjetër do të vij famijarisht” u ka thënë zyrtari çek të zotërve të bujtinës.  Por këtu vijnë turistë edhe nga Tirana, Saranda, Gjirokastra, Fieri, Kosova, etj,.

E projektur nga një dorë dhe mendje e një arkitekti të talentuar (është një djalë i ri, të thonë); bujtina “Glealb” në Dukaj, ka 19 dhoma dhe suita, ka sallonin e madh të pritjes, recepsionin ku spikat harmonizimi i gurit të gdhendur dhe drurit si dhe një sallë ndënjeje edhe ushqimi në kryet të së cilës bien në sy oxhaku që tani qëndron 24 orë i ndezur, duke shpërndarë, ngrohtësi dhe një ndjesi intime.

Në një kënd të kësaj salle të madhe, disa çifte të reja ardhur enkas nga Tepelena, kremtojnë ditëlindjen e një 4-vjeçari kaçurrel me sytë blu si të Vjosës së kthjellët. Djaloshi është ngritur për mbi karrige dhe fluturon nga gëzimi. Nis kënga e mirënjohur e ditëlindjes dhe ne e ndërpresim për pak çaste bisedën dhe nisim instiktivisht të mbajmë ritmin muzikor duke duartrokitur tok me të rinjtë e gëzuar në tavolinën e festës familjare.

“Nuk ka përfunduar e gjithë puna”, tregon Hysa, sipas të cilit vetëm 70 për qind e saj ka përfunduar.

Tek 30 përqindëshi hyn sistemimi dhe zgjerimi i rrugës hyrëse për autoveturat dhe autobuzët, me gjelbërimin dekorativ.

Menaxhimi një sfidë dhe resurset përreth

Që menaxhimi i kësaj bujtine komplekse është një sfidë, këtë e kanë pasur të qartë qysh në hapin e parë vëllëzërit Hysa të “Glealb”në Dukaj.

Për menaxhimin profesional bashkëkohor, familja Hysa është në negociata me mastershefa nga Tirana, për një bashkëpunim të qëndrueshëm.

Me këtë hap të rëndësishëm këtu, është siguruar kualiteti i shërbimit për kamarierët dhe guzhinierët, “thembra e Akilit” për sipërmarrje të tilla komplekse.

Ushqimet e servirura në bujtinë janë të oborrit të saj dhe periferisë rurale. Të gjitha bio dhe me shije të veçantë: nga qumështi i freskët i lopës, te mjalti i Dukajt me një aromë të veçantë të florës medicinale, vezët e pulave të fshatit, llojet e djathit prodhuar prej “Baxho Revaj, Dukaj”, pa harruar llojet e reçelnave që prodhohen të gjitha me frutat e Dukajt, këtu në bujtinë.

Gjatë qëndrimit në bujtinë ndjeheni të rrethuar nga gjelbërimi gjithëvjetor për shkak të makjeve mesdhetare dhe kujdesit të vendasve për ta ruajtur me fanatizëm gjelbërimin. Prej këtu pasionanti i natyrës, mund të zbresë në luginën e lumit Vjosa, pamjet e së cilës të mrekullojnë nga ballkonet e “Glealb”.

Por , turistët mund të vizitojnë edhe Kalanë e Qytezës, një vendbanim antik i fortifikuar, në veriperëndim të fshatit Dukaj.

Sipas të dhënave Kalanë e Qytezës e ka identifikuar fillimisht arkeologu Hasan Ceka gjatë ekspeditave të para përnjohëse të vitit 1952.

Ndodhet rreth 300 m lartësi, në një kodër të vogël, që del në drejtim të lindjes nga shpati i malit mbi luginën e Vjosës dhe njëkohësisht mbi Horën. Vendbanimi datohet në shekullin III-II para Krishtit. Siç thonë specialistët, kemi të bëjmë me një vendbanim që i ka paraprirë Horës, ose ka kryer funksionet e mbrojtjes së saj, të cilën e ka humbur me kalimin e kohës. Është shpallur monument kulture në vitin 1963.

Vizitori këtu, sipas llojit të interesit, për rreth 20 minuta ecje mund të zbresë të freskohet në verë buzë lumit Vjosa në rrjedhën e mesme, po, mund të ushtrojë në çdo stinë të vitit edhe peshkimin sportiv në këtë lumë dhe të kthehet në ballkonin natyror të bujtinës “Glealb” në Dukaj nga ku syri të rrok një hapësirë të pamatë peizazhesh malore e lumore.

Në këtë kilometër të “stacionit” të Bujtinës, të zotët e bujtinës kanë kuptuar mirë leverdinë dhe filozofinë e programit të qeverisë për bujqësinë që ka në fokus të zhvillojë fshatin dhe turizmin rural nëpërmjet mekanizmave mbështetës, për rritjen e aktiviteteve agroturistike dhe bujtinave.

Dhe bujtina “Glealb” në Dukaj (Tepelenë), është realisht një “pikëmjalti” e agroturizmit në jug të Shqipërisë me atraksionet e saj me interes të veçantë për vizitorët dhe turistët që shumë shpejt pritet të kenë një frekuencë më të lartë akomodimi në të katër stinët e vitit. /atsh / KultPlus.com

Përmbyllet java kulturore kushtuar Ali Pashës në Tepelenë

Është përmbyllur java kulturore “Ali pashë Tepelena” në qytetin që i dha mbiemrin e famshëm. Një veprimtari e iniciuar si edicion i 5-të, i bashkëpunimit të bashkisë së Tepelenës me Akademinë e Shkencave, Muzeun Historik Kombëtar dhe Arkivin Qendror të Shtetit, në nderim të figurës historike të Ali Pashës.

Një simpozium i veçantë i organizuar me këtë rast, në mjediset jashtë kështjellës së Ali Pashës, u çel nga kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi. “Jehona e lavdisë së Ali Pashës ushton ende bedenave të 40 kështjellave, rrugëve, urave dhe ujësjellësve që ai ndërtoi. Duke vlerësuar e nderuar figurën e Ali Pashës, ne shkojmë në gjurmët e rilindasve, ashtu sikurse e konceptonte Faik Konica”, u shpreh Peçi.

Për rivlerësimin me fakte të reja të sjella nga arkivat turke, greke, veneciane, britanike, etj., hodhën dritë në këtë simpozium studiuesit e njohur, Dorian Koçi drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Irakli Koçollari profesor, Ardit Bido drejtor i Arkivit Qendror të Shtetit, etj.

Sipas prof. Irakli Koçollarit, kompleksiteti i figurës së Ali pashë Tepelenës nuk është nxjerrë ende në dritë të plotë. “Ndër meritat e veçanta të këtij hegjemoni, është se ai ishte pionieri i parë i nacionalizmit shqiptar”, tha ai, duke iu referuara gjetjeve arkivore të tre viteve të fundit.

“Ndërgjegja kombëtare e shqiptarëve nuk ka lindur e fundit në Ballkan. Ali Pasha është i pari në Ballkan që ka nënshkruar marrëveshjen zyrtare me shtetin e Rusisë të asaj kohe, me Carin e Rusisë për shkëputje. Kemi gjetur në arkivat britanike se Aliu i kërkoi qeverisë britanike ta mbështesë në shkëputjen nga Turqia. Të krijojë shtetin e tij të pavarur. Kabineti britanik nëpërmjet Lordit Nelson i ka dhënë njoftimin se “Kabineti qeveritar ka vendosur ta mbështesë idenë për krijimin e shtetit tuaj të pavarur duke gjetur një situatë të përshtatshme në Europë”. Pra, ideja e shkëputjes dhe lëvizjet konkrete të tij kanë qenë ne fundit të shekullit XVIII”, tha gjatë fjalës së tij Koçollari.

Ai përmendi gjithashtu edhe disa kontribute të veçanta të Ali Pashës në zhvillimit urban dhe infrastrukturën në Tepelenë dhe Pashallëkun e Janinës.

Sipas tij, biblioteka e parë e hapur në Ballkanin Qendror dhe Jugor, ishte ajo që u hap nga  Ali pashë Tepelena. “Ajo bibliotekë është restauruar tani dhe është brenda Kalasë së Janinës. Në momentin që u hap, kishte 3800 libra. Për atë kohë, ishin shumë. Gjithashtu, Ali Pasha, hapi për herë të parë shtëpinë e oficerëve, e cila ruhet edhe sot në Janinë, ndërsa ndërtoi godinën dhe sallën e madhe të kavalerisë, ku ushtarakët mësonin kalërimin”, u shpreh studiuesi.

“Është njeriu që ndërtoi një strukturë të rëndësishme të infrastrukturës urbane rrugore të kohës. Petro Korçari ishte kryearkitekti i tij për fortifikime, kala, saraje të ndryshme, ura etj. Kalaja e Tepelenës, kalaja e Gjirokastrës, më 1813 u zgjerua nga e para nga Ali Pasha. Ajo e Porto Palermos u ndërtua nga e para, etj.”, theksoi studiuesi.

Koçollari gjithashtu foli edhe për jehonën e Ali Pashës në Evropë, ku figura e tij zinte vend të rëndësishëm në artikujt e gazetave disa vendeve europiane.

Figura e tij është përmendur nga autorë të mirënjohur në botë si Gëte, Flober, Aleksandër Dyma, nga letërsia bashkëkohore moderne (si Kadare) etj., u theksua ndër të tjera në simpoziumin shkencor në Tepelenë kushtuar Ali pashë Tepelenës./atsh/ KultPlus.com

Resorti ekologjik i investitorëve suedezë në Nivicë, gati për këtë sezon (VIDEO)

Në Nivicë, 30 km larg Tepelenës falë programit të Rilindjes Urbane kanë marrë jetë agrobujtinat e para.

Një ndër to është dhe investimi i parë i huaj në turizëm, “Campnivica”, projekt i një grupi investitorësh suedezë që është gati të çelë sezonin turistik.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me pamje nga ky investim i investitorëve suedezë.

“Mirëmëngjes ja edhe resorti ekologjik i investitorëve suedezë në Nivicë që po bëhet gati të çelë dyert këtë sezon”, tha Rama.

Ky investim synon ta kthejë Nivicën në një destinacion të turizmit elitar përmes një resorti të cilësisë së parë 100% ekologjik.

Qendra e Nivicës në 2018-ën është ndërtuar krejtësisht nga e para falë një projekti të mbështetur nga qeveria shqiptare. Sheshi i fshatit është shtruar komplet me gurë, ndërkohë që godinat dykatëshe, edhe ato të ndërtuara krejtësisht me gurët e Nivicës, i kanë dhënë një tjetër frymë fshatit që ka filluar të rigjallërohet.

Fshati Nivicë është pjesë e njësisë administrative “Kurvelesh”. Ndodhet 750 metra mbi nivelin e detit, rrëzë malit të Këndrevicës, 2100 metra të lartë. Në Nivicë ilirët në shekujt e IV-II para erës së re ndërtuan një kala si gjenezë e qytezës së më vonshme. Kalaja është ndërtuar mbi një shkëmb me lartësi 80 deri në 100 m. Pozicioni strategjik dhe kalaja bëri që ky vendbanim të ishte qendra e dytë me rëndësi e fisit ilir të Amantëve.  Më tej vijnë kanionet e Nivicës. Ujëvara me lartësi 220 metra është ndër më të lartat në Europë. / atsh / KultPlus.com

Zbulim arkeologjik në Tepelenë

Puna bujqësore e një të riu, në tokën e tij në fshatin Turan të Tepelenës, ka nxjerrë në dritë krejt rastësisht, disa gjetje arkeologjike të cilat mund të ndryshojnë rrjedhën historike të asaj zone rreth ekzistencës së jetës në periudha shumë të hershme.

Pasi ka hasur diçka të çuditshme gjatë punës, i riu ka vazhduar të gërmojë më tej ku ka zbuluar brendinë e një varri të lashtë që zë sipërfaqe rreth dy metra katrorë. Bëhet fjalë për mbetje skeletore-njerëzore, monedha, disa enë prej metali si dhe mbetje qeramike.

Ky zbulim sinjalizon se zbulime të tjera mund të pasojnë në të gjithë perimetrin e kësaj zone, 3.5 kilometra nga qyteti i Tepelenës, midis fshatrave Veliqot dhe Turan. /tema/ KultPlus.com

Gazeta gjermane: Në Tepelenë vlerësohet Enveri, jo viktimat e tij

Gazeta gjermane, Tagesspiegel vjen me një tjetër reportazh nga Shqipëria, duke eksploruar të shkuarën komuniste.

“Edhe sot, 28 vjet pas mbarimit të komunizmit, shumë anëtarë të regjimit të vjetër janë akoma aktivë në aparatin shtetëror.

Që ata nuk kanë asnjë interes në përpunimin e historisë dhe krimit, kjo kuptohet,” shkruan gazeta. Ajo viziton edhe Kampin e Tepelenës, duke theksuar se nuk ka një memorial për viktimat, por muzeu i qytetit vlerëson Enver Hoxhën.

Nga Bernhard Schulz, Tagesspiegel

Sheshi Skënderbej, sheshi kryesor i kryeqytetit shqiptar, Tirana, tani është i rezervuar për këmbësorët. Sipërfaqja e gjerë është e mbuluar me gurë natyralë nga të gjitha pjesët e vendit. Në skaj është një xhami nga koha e sundimit otoman, ajo është restauruar nga fonde turke. Paratë, thuhet se vijnë nga arka e Erdoganit.

Diagonal me të është ndërtesa e madhe e Muzeut Kombëtar. Fasadën e zbukuron një mozaik me shumë figura, me një grua energjike me kostum kombëtar dhe pushkën e ngritur në qendër, një luftëtar me flamurin kombëtar në krah, me një shqiponjë dykrenare të vendosur në një sfond të kuq si gjaku. Të tjera figura mishërojnë epoka të tjera të historisë së vendit, mes tyre edhe një banor të shekullit të 19-të. Po punëtorët? Përfaqësuesit e klasës, që gjoja ishin në pushtet për gjysmë shekulli?

Me klasën punëtore, Partia Komuniste nën udhëheqjen e Enver Hoxhës e mori pushtetin në vitin 1944 dhe e mbajti deri në kalimin e thatë në demokraci në vitin 1991. Për ironi, ai nuk kishte nevojë për dashurinë e tyre. Pothuajse ajo nuk ekzistonte. Me të luhej. Ashtu siç luhej me termat demokraci apo pushtet popullor. Në fakt kishte vetëm një sundimtar, fotozhenikun e ri Hoxha, që me zgjuarsi që në moshë të re në vitin 1944, i shërbeu vetes dhe shokëve të partisë nga falimentimi i kolonizatorëve fashisto-italianë. Hoxha mori pushtetin dhe herët a vonë, kundërshtarët dhe bashkëluftëtarët e tij u zhdukën në birucat e Sigurimit- shërbimit të frikshëm të sigurisë kombëtare, ose përfunduan përpara togave të pushkatimit.

Maja e një ajsbergu të përgjakshëm

Turneu informativ, i organizuar çdo vit nga Fondacioni Federal për Përpunimin e Dikaturës, këtë herë i kushtohej Shqipërisë. Ata merren me studimin e trashëgimisë historike në vendet e kontrolluara nga komunizmi deri në fund të viteve 1989/1991. Një javë e mbushur me vizita në vendet përkujtimore dhe me biseda me viktimat dhe zyrtarët- por ajo që mbetet është ndjesia se kjo është vetëm maja e një ajsbergu të përgjakshëm.

Në Shqipëri kishte shumë kampe, në fakt i gjithë vendi ishte një kamp i madh, ku kishte urdhër për të qëlluar këdo në kufi. Terrori nuk ishte diçka sekrete. Gazetarët e asaj kohe, të vendosura në Muzeun Kombëtar, tregojnë shfaqje gjyqesh të mbajtura në kinema të mbushura plot me njerëz, ku njerëzit duartrokisnin për vendime të marra që në fillim, përpara se njerëzit të dërgoheshin në fusha ku ekzekutoheshin nga afër. Pastaj fitimtarët, duke tymosur cigare, qëndronin pranë kufomave. Ndoshta dyshonin se do vinte edhe dita e tyre dikur.

Në Shqipërinë e Hoxhës mbizotëronte stalinizmi deri në fund, edhe në vitin 1991 ishte i dhunshëm. Hoxha admironte Stalinin dhe e imitoi që nga kulti i personit e deri tek gulagët. Në vitin 1961, kur Shqipëria u tërhoq nga Bashkimi Sovjetik i destalinizuar, e ktheu vëmendjen nga Republika Popullore e Kinës, aparati i terrorit vazhdoi të funksionojë. Kur Kina nuk e përmbushi pritshmërinë ideologjike të Hoxhës, vendi plotësisht i izoluar deri në fund të viteve ’70. Shqipëria ishte jashtë vëmendjes së publikut botëror për një dekadë.

Vetëm se aty brenda ishte e tmerrshme. Poshtë disa pjesëve të sheshit Skënderbej ka një sistem bunkerësh të Ministrisë së Brendshme dhe qendra e kontrollit të territorit. Këto dhoma pa jetë janë pjesë e një ekspozite tjetër për terrorin e regjimit komunist, të quajtur Bunk-Art 2. Asnjë torturë nuk ishte e keqe mjaftueshëm sa për të mos u përdorur. Ekziston një provë e rëndësishme, një listë me shkrim dore, e torturave që nga ato me elektroshok e deri tek uria.

Italia ishte afër, por mbeti e paarritshme

Jo larg nga sheshi Skënderbej ndodhet një ndërtesë, e cila shërbente dikur si klinikë private. Më pas aty u vendos Sigurimi. Kjo njihet si Shtëpia e Gjetheve, pasi këtyre janë mbajtur skedarë të panumërt të shërbimeve sekrete. Shtëpia është e mbushur me teknologji, nga këndvështrimi i sotëm të vjetra, por shumë të efektshme në atë kohë.

Në qendër të Tiranës ka shumë ndërtesa të kohës së sundimit kolonialist italian. Ato duken të ngurta dhe komunistët e Hoxhës i përdorën pa hezitim. Vetë Italia mbeti e paarritshme për gjysmë shekull, duke qenë vetëm në anën tjetër të Adriatikut.

Të përndjekurve nuk u lejohej që të afroheshin pranë brigjeve, sepse regjimi praktikonte bashkimin e fiseve për të gjitha brezat. Kishte kampe për gra e për fëmijë. Në Tepelenë, në jug të vendit, 600 të burgosur ishin të paketuar në pesë kazerma të mëdha. Të paktën 300 fëmijë vdiqën me kalimin e kohës nga kequshqyerja apo sëmundjet e patrajtuara.

Simon Mirakaj mbërriti në Tepelenë në vitin 1945 si foshnje- ai mbeti në mënyrë të paimagjinueshme për 46 vite në përndjekje për shkak të një pjesëtari të familjes. Në kazerma gjenden vetëm muret e jashtme, nuk ka një memorial. Në muzeun vendor ruhen modele të tipareve heroike të heronjve komuniste- dhe shkrimet e Enver Hoxhës, diktatorit që ndoqi dhe shkroi për shembullin e Stalinit. Vendlindja e Hoxhës është këtu afër, në jug të vendit, dhe shumë janë akoma krenarë për të.

Në një kodër në periferitë e Tiranës është edhe Nëna Shqipëri. Monumenti është konceptuar si një model i Mëmëdheut, diçka që ekzistonte në Bashkimin Sovjetik nga Volgogradi deri në Kiev. Përpara saj shtrihen varret e partizanëve që ranë në luftën kundër fashistëve italianë. Çdo regjim ka nevojë për heronjtë e tij. Pllakat e varreve janë të çara, duket sikur ajo nuk është e mirëmbajtur.

Në veriun malor gjendet kampi i burgut të Spaçit. Godinat janë të vendosura guximshëm në shpatet e pjerrëta. Këtu jetuan të burgosurit që duhet të bënin punë të detyruar në minierën e bakrit. Ngjitur qëndroni rojet e sigurimit. Ndonjëherë të afërmit lejoheshin të vizitonin të burgosurit, dhjetë minuta nën mbikëqyrje speciale. Për këtë, ata duhej të bënin në këmbë shtatë kilometra me rrugë të pashtruar.

Kishat dhe xhamitë u shkatërruan

Në kamp janë mbledhur ish të burgosur dhe përfaqësues të shoqatës së viktimave për të festuar përvjetorin e kryengritjes së të burgosurve në vitin 1973. Ishte një akt heroik, por pa rezultat. Mbahen fjalime, të gjithë njerëzit pinë duhan, ndërsa qielli nis të rëndohet prej reve. Lart në shpat mund të shihen ekskavatorët. Qeveria shqiptare ia ka dhënë të drejtën për të shfrytëzuar minierat një kompanie turke. Miniera origjinale rrezikon të zhduket. Edhe sot, 28 vjet pas mbarimit të komunizmit, shumë anëtarë të regjimit të vjetër janë akoma aktivë në aparatin shtetëror. Që ata nuk kanë asnjë interes në përpunimin e historisë dhe krimit, kjo kuptohet.

Në Shkodër, vizitorët gjermanë marrin pjesë në përurimin e një monumenti për viktimat e regjimit komunist. Në bashkinë e qytetit mbahen fjalime emocionuese në një sallë të mbushur plot. Se ky mbaron shërbimi përkujtimor dhe ku fillon politika aktuale, vizitori nuk mund ta vendosë. Mund të jetosh në të tashmen, por si gjithmonë dhe kudo, e kaluara është një barrë.

Muzeu i dioqezës është estetik dhe tregon historinë e persekutimit të Kishës Katolike, e cila dominon në veri të vendit. Në vitin 1967, Hoxha e shpalli Shqipërinë si shtetin e parë ateist në botë dhe shkatërroi kisha e xhamia në mbarë vendin. Katedralja e Shkdorës u kthye në sallë sportive, në fasadë u vendoën portrete zyrtarësh. Tani sundon klasa punëtore përmes partisë së saj, thuhej në mesazh.

Ndërkohë katedralja është restauruar me kujdes. Këmbënat bien herë pas here, kurse nga minarja fqinje tingëllon zëri i imamit. Ata kanë bashkëjetuar për shekuj dhe vazhdojnë ta bëjnë sërish. Shqipëria nuk është një strehë e fanatizmit. Përkundrazi, ata shpresojnë të pranohen në BE. Vite më parë, Shqipëria ishte shumë e korruptuar, na thotë një diplomat që shoqëron procesin e rishikimit të drejtësisë, duke shtuar: tani është vetëm e korruptuar.

Nga rruga, vizitorët nuk shohin bregdetin. Bregderi duhet të jetë i bukur. E kaluara e errët shtrihet në brendësi. Duhet ta kërkosh, e megjithatë ajo është gjithmonë e pranishme. / Telegrafi / KultPlus.com

Miratohet projekti për memorialin e Kampit të Tepelenës

Së shpejti do të ndërtohet “Memoriali i fëmijëve të vdekur në kampin e internimit në Tepelenë”. Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit ka bërë publik vendimin nr. 431, datë 13.11.2018, “Për miratimin e projektit të restaurimit”, në përgjigje të kërkesës së dërguar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Ministrisë së Kulturës.

Ky vendimi materializon përpjekjet e deritanishme të Autoritetit për muzealizimin e Kampit të Tepelenës, në kuadër të projekteve të kujtesës të ndërmarra nga ky Institucion. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, është institucioni shtetëror, përgjegjës për mbështetjen e kërkimit shkencor gjatë rishqyrtimit historik të veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit, duke u bazuar në ligjin nr. 45/2015, dhe në zbatim të ligjit nr. 9802, datë 13/092007 “Për ratifikimin e Konventës Ndërkombëtare të OKB-së “Për mbrojtje e të gjithë personave nga zhdukjet me forcë”, ka miratuar, me Vendimin nr. 54 datë 10/08/2017, realizimin e Projektit të kujteses “Memoriali Kombëtar i Kampeve të Punës së detyruar” dhe ngritjen e grupit të punës për realizimin e këtij projekti.

Memoriali është pjesë e Programit të Qeverisë 2017-2021. Projekti u miratua me Vendim të Këshillit Bashkiak, Tepelenë nr. 40 datë 30/11/2017. Ky projekt përmban rikthimin në identitet, si kamp dëbimi të një prej kapanoneve, dizenjimin, pozicionimin dhe mbjelljen e 300 fidaneve (qiparisa) në përkujtim të fëmijëve që kanë humbur jetën nga kushtet e vështira në Kampin e Tepelenës dhe jane pa një vendvarrimi.

Ndërtimi i këtij memoriali shënon vetëm hapin e parë për transformimin e të gjithë kompleksit në një Muze të Kampeve të Punës së Detyruar të Diktaturës Komuniste. Në kuadër të punës së Projektit për Memorialin e Tepelenës, objekti “Ish-kampi i internimit në Tepelenë”, bazuar dhe në Ligjin Nr. 27, datë 17/05/2018, “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, Neni 60, pika 3, me Urdhër Nr. 1787 Prot., datë 24/08/2018, të IMK-së, është shpallur në “mbrojtje paraprake”, urdhër që sjell zbatimin e masave paraprake të mbrojtjes. Më datë 13/11/2018, projekti i këtij Memoriali u prezantua nga arkitekti Gjon Radovani pranë Këshillit Shkencor të IMK-së dhe Këshillit Kombëtar të Restaurimeve të MK-së, me qëllim marrjen e lejes për mbjelljen e qiparisave dhe përfundimin e Memorialit. Projekti i kujtesës “Memoriali Kombëtar i Kampeve të Punës të Detyruar” është prezantuar publikisht në Tepelenë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Autoritetit, kryetarit të Bashkisë Tepelenë, z. Tërmet Peçi, ambasadorit të Kombeve të Bashkuara në Tiranë, z. Brian Williams dhe zv. /ambasadorit të Prezencës së OSBE, z. Robert Wilton, në prani të të mbijetuarve dhe trashëgimtarëve të tyre, qytetarëve të Tepelenës, historianëve e studentëve, përfaqësuesve të institucioneve publike dhe joqeveritare, organizatave kombëtare e ndërkombëtare dhe medias. Për të realizuar këtë projekt AIDSSH ka firmosur disa marrëveshje bashkëpunimi me partnerë, të cilët ndihmojnë në mbledhjen e dokumenteve dhe të dhënave zyrtare si dhe në ndërgjegjësimin qytetar dhe edukimin shoqëror, nëpërmjet rishqyrtimit të historisë dhe rivlerësimit të saj. Për mbledhjen e dokumenteve zyrtare që faktojnë periudhën e ekzistencës së Kampit të Tepelenës është bashkëpunuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, me Institutin e Integrimit të Përndjekurve Politikë, Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri.

Në këtë kuadër, projekti është mbështetur nga Bashkia e Tepelenës dhe partnerë të AIDSSH, si PNUD (miratuar marrëveshje bashkëpunimi me vendim të Autoritetit nr. 32, datë 01.02.2018), OSBE (miratuar marrëveshje bashkëpunimi me vendim të Autoritetit nr. 46, datë 06.07.2017) e institucione të tjera, publike, akademike dhe të kërkimit shkencor. Me Muzeun Kombëtar të Kampeve të Punës në Tepelenë, AIDSSH synon të krijojë një model për të gjitha kampet e punës së detyruar në Shqipëri, ku e shkuara të shërbejë për reflektim e të mos përsëritet. Një bashkëpunim i rëndësishëm është bërë me MEMO Albania, për ndërtimin e mëemorialit, e cila ka siguruar fondet për mbjelljen e pemëve dhe ndërtimin e të gjithë shtresave mbajtëse për montimin sipër të memorialit./KultPlus.com

Në ish-kampin e përqendrimit në Tepelenë, ngrihet memoriali për viktimat që ua mohuan edhe gurin e varrit (VIDEO)

Më 2 nëntor vjen “Pëshpëritje ndër varret e mohuara”, në ish-kampin e përqendrimit në Tepelenë me fillim nga ora 14:00, shkruan KultPlus.

“Pëshpëritja” mbahet nga përfaqësuesit e të katër besimeve fetare në Shqipëri.

“Rreth 300 fëmijë mbetën viktima të diktaturës komuniste në kampin e internimit të Tepelenës. Atyre iu mohua edhe guri i varrit, ku në asnjë traditë nuk ndodhë kjo. Në kujtim të tyre, po ngrihet ky memorial. Le të jemi së bashku për të nderuar kujtimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Memo and Kujto.al, e organizojnë këtë event ndërsa më poshtë në video mund të shihni programin e plotë./ KultPlus.com

Tmerret e Kampit të Tepelenës në një ekspozitë

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit pritet të organizojë ekspozitën me titull “Persekutimi Komunist në zonën e Tepelenës.”

Raportohet se pjesë e kësaj ekspozite do të jenë dokumente arkivore të dhjetëra dosjeve që dokumentojnë përndjekjen e ish-Sigurimit të Shtetit në zonën e Tepelenës, dokumentet e kryengritjes së Zhapokikës, përndjekjes së klerit, dosjet e Sigurimit të ish-kampit të Bënçës, indekset alfabetike të përndjekjes në Tepelenë, dosja e Trifon Xhagjikës, Neim Pashës, Zenel Shehut, Selahudin Totos dhe dhjetëra të tjera.

Kjo ekspozitë dokumentare kushtuar përkujtimit të viktimave dhe personave të mbijetuar nga regjimi totalitar komunist, i paraprin Ditës Muze Memorial/Tepelenë që do të zhvillohet në qytetin e Tepelenës, më 23 gusht 2018.

Të ftuar do të jenë familjarë, studiues, përfaqësues të komunitetit lokal, shoqatave të ish-të përndjekurve dhe grupeve të interesit./ KultPlus.com