The Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë për gjërat më të bukura që një turist mund të bëjë në këtë vend ende të pazbuluar plotësisht. Pas vitesh izolimi për shkak të komunizmit, Shqipëria është tashmë një nga destinacionet më të kërkuara të Europës. Me peizazhe të egra, kulturë të larmishme dhe mikpritje të ngrohtë, Shqipëria të ofron disa nga peizazhet më spektakolare në kontinent.
Shqipëria, e vendosur mes Malit të Zi dhe Greqisë në gadishullin Ballkanik, po kalon momentet e saj më të mira. Çmimet janë të ulëta, ushqimi është i mrekullueshëm ndërsa hyrja në site është ose falas ose e barabartë me një ose dy paund.
Kryeqyteti, Tirana, ideale për pushime në qytet, është një përzierje magjepsëse ndërtesash të stilit italian të epokës fashiste, të lyera me nuanca të ndezura të verdhë dhe rozë, apartamente të epokës komuniste të mbuluara me murale dhe burra që pinë kafe dhe luajnë domino në rrugë. Por bukuria e vërtetë e Shqipërisë gjendet jashtë qyteteve, ku vargmalet e mëdha malore shtrihen nga veriu në jug si një shpinë e thepisur, me lumenj të kaltër që gjarpërojnë nëpër kanionet e tyre të paanë.
Kuptoni historinë e Shqipërisë në Tiranë
Të vizitosh muzetë në Tiranë për të mësuar mbi historinë e vendit është një nga gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri. Tiranë është një qytet kompakt: shumica e pamjeve të mëdha janë të arritshme në këmbë. Mos humbisni Shtëpinë e Gjetheve dhe muzetë Bunk’art 1 dhe 2, të cilët të gjithë ofrojnë një vështrim tronditës të sundimit të ish-diktatorit Enver Hoxha. Vendet e tjera që duhen parë janë Muzeu Historik Kombëtar, Kalaja e Tiranës, teleferiku i Dajtit Ekspres dhe Kopshti Zoologjik i Tiranës. Ndaloni për të parë shtëpinë e Ali Shijakut, me brendësinë e saj tradicionale, veprat e artit nga dyshemeja deri në tavan dhe një oborr me kalldrëm të përsosur për të pirë kafe.
Blini suvenire në Bjeshkët e Nemuna
Një udhëtim në fshatin e thellë të Thethit në Bjeshkët e Nemuna, të njohura edhe si Alpet Shqiptare, është i domosdoshëm, siç është një udhëtim me traget nëpër liqenin e Komanit për në bujtina të gurta të arritshme vetëm nëpërmjet ujit. Këtu mund të ecni ose thjesht të relaksoheni duke shijuar kuzhinën e freskët shqiptare.
Ecni nëpër historinë e Ballkanit
Vizitoni Butrintin, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s ku mund të ecni nëpër mijëra vjet të historisë së Ballkanit nëpërmjet amfiteatrove, bastioneve dhe kalasë antike. Vizitoni Apoloninë, e cila daton në shekullin e gjashtë p.e.s. Divjaka është gjithashtu një vend që duhet parë, me shtigje biçikletash, laguna dhe plazhe, pelikanë dhe flamingo.
Shihni qytetet e trashëgimisë botërore të Beratit dhe Gjirokastrës
Qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës në zonën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s janë të paharrueshme për arkitekturën, kështjellat dhe pazaret e tyre tip osmane.
Ecni në parqet kombëtare, por kujdes nga arinjtë
Të shkosh në ndonjë nga parqet kombëtare të Shqipërisë, Llogara apo Valbona është gjithmonë një aventurë; thjesht kini kujdes nga rrëqebulli, arinjtë dhe ujqërit e Ballkanit që i frekuentojnë.
Relaksohuni në Rivierën Shqiptare
Riviera shqiptare në detin Jon shtrihet nga qyteti i Vlorës deri në Sarandë, pikërisht përtej ujit të Korfuzit, dhe është një përzierje fshatrash të zbardhura të vendosura në dalje shkëmbore dhe plazhe të lavdishme që shtrihen për milje. Mes rrugëve gjarpëruese dhe ullishteve të tij ka mundësi për të vizituar festivale muzikore ose për të parë qytete të lashta fantazmë si Tragjas.
Kontrolloni në një bujtinë tradicionale
“Bujtinat” gjenden në të gjithë vendin. Këto shtëpi pritëse tradicionale të drejtuara nga familja janë një mënyrë e shkëlqyer për t’u zhytur në vend dhe do të shërbejnë ushqime lokale.
Vizitoni një ish-kamp komunist
Ish-kampi i internimit në Spaç është një përvojë kthjelluese që ofron njëfarë konteksti për të kaluarën komplekse të Shqipërisë. Kapur në majën e një mali janë rrënojat e ish-burgut, duke përfshirë blloqet e qelive, dhomat e marrjes në pyetje, qelitë e izolimit dhe ndërtesat administrative. Vizitorët mund të shikojnë poshtë në luginë ku u hodhën trupat e atyre që vdiqën për shkak të kequshqyerjes ose mosbindjes së urdhrave, ose lart drejt minierave ku njerëzit detyroheshin të punonin me orë të tëra në të ftohtë.
Vizitoni një fabrikë veneciane maskash në Shkodër
Në Fabrikën e Maskave të Artit të Venecias në Shkodër eksportohen në mbarë botën. Ata prodhojnë mbi 30,000 maska çdo vit me më shumë se 1,700 dizajne të ndryshme. Krahas fabrikës, do të gjeni një muze kushtuar fotografit Marubi, i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në qytet. Shkodra është gjithashtu shtëpia e një kështjelle spektakolare 4000-vjeçare që ndodhet 130 metra mbi brigjet e liqenit të Shkodrës dhe është e rrethuar nga Alpet Shqiptare.
Gjeni art në një manastir
Manastiri i Ardenicës në qarkun e Fierit mund të shihni afreske të ndërlikuara me ngjyrë ari të pikturuara nga disa prej artistëve më të mirë të Shqipërisë, që datojnë nga vitet 1700 dhe 1800.
Ndiqni shtegun e lumit Vjosa
Gjurmoni lumin Vjosa duke u ndalur në qytete dhe fshatra gjatë rrugës. Filloni në Përmet, i famshëm për burimet e nxehta dhe trëndafilat, dhe drejtohuni në Tepelene, vendlindja e të madhit Ali Pasha, përpara se të vazhdoni në Vlorë./ KultPlus.com
Pamja magjepse e plazheve dhe ushqimet e lira i ftojnë turistët drejt një destinacioni të ri, Shqipërisë, shkruan korrespondenti i së përditshmes britanike “The Times” për udhëtimet, Ben Clatworthy.
Ujërat të kristalta, zona të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ndërkohë që vetëm rastësisht mund të ndodhë që veshi të të kapë zërin e ndonjë britaniku.
Shqipëria po flak tej famën e saj, kur bëhet fjalë për krimin e organizuar, dhe po konkurron me Greqinë dhe Kroacinë tani që turizmi po ringjallet pas pandemisë.
Kërkesa është aq e lartë, saqë kompanitë ajrore po rrisin shpeshtësinë e fluturimeve, operatorët e udhëtimeve dhe turizmit po prezantojnë ture të reja, kurse grupet më të mëdha hoteliere po njoftojnë vazhdimisht hapjen e hoteleve të tyre të reja në vend.
Ekspertët e turizmit dhe udhëtimeve shprehen që media sociale është një forcë nxitëse e interesit gjithnjë e më të madh për të vizituar këtë vend.
“Ata janë përdorues të gjerë të mediave sociale atje dhe kanë përfituar nga kjo”, shprehet Ellie Marr, një specialiste për Shqipërinë në agjencinë e udhëtimeve “Regent Holidays”.
“Në të kaluarën shumë interes ishte nga njerëzit që do të zbulonin Shqipërinë si një destinacion i panjohur dhe i paeksploruar, me një të kaluar komuniste”, shtoi ajo.
“Kurse tani fakt është që njerëzit e kanë parë në imazhe, kanë dëgjuar për të dhe e kuptojnë se është një vend mahnitës për bregdetin dhe bukurinë e tij natyrore. Mediat sociale kanë pasur një efekt të madh”, tha ajo
Videot e publikuara në rrjetin social “TikTok” shfaqin pamje të Ksamilit, një resort plazhesh me ujëra të kaltra dhe këto video janë shikuar më shumë se 60 milionë herë.
Marr, e cila sapo është kthyer nga pushimet familjare nga ai vend, shprehet se ato që e tërhoqën më së tepërmi janë natyre, peisazhi i mrekullueshëm dhe bregdeti i bukur.
“Për sa i përket peizazhit, mund të them se është një kombinim i Greqisë, Kroacisë dhe Malit të Zi”, tha ajo. “Veç kësaj, vendi ka një histori vërtet magjepsëse që, falë edhe të kaluarës së afërt komuniste, e bën tepër intriguese”.
“Skyscanner”, platforma më e madhe e rezervimit të fluturimeve në botë, tha se rezervimet nga viti i kaluar për në Shqipëri janë rritur 96 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës, viti i fundit i udhëtimeve para pandemisë.
Kompania ajrore “EasyJet” kishte planifikuar të niste fluturime direkte tre herë në javë nga aeroporti i “Gatwick” për në Tiranë, kryeqyteti i vendit, që në maj të vitit 2020, por kjo u vonua për shkak të pandemisë. Linja ajrore tani kryen fluturime direkte gjashtë herë në javë.
Të gjitha linjat ajrore kanë rritur numrin e tyre të fluturimeve drejt Shqipërisë. Në korrik 2019, 76 fluturime, me 14,000 pasagjerë, u kryen nga Britania e Madhe për në Shqipëri, sipas “Cirium”, një kompani analitike fluturimi. Ky numër u rrit në 207 muajin e kaluar, me 39,600 pasagjerë.
“Original Travel” shet paketa udhëtimesh turistike në këtë vend prej dy vjetësh dhe parashikon një bum të fortë turistik.
“Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia kanë qenë të gjithë jashtëzakonisht të zënë këtë verë, por mundësitë dhe kapacitetet e tyre po pakësohen”, u shpreh bashkëthemeluesi i kompanisë, Tom Barber.
“Jemi të sigurt se do të fillojë të ketë një vërshim të turstëve drejt Shqipërisë. Ne sigurisht që po e promovojmë këtë si një alternativë ndaj këtyre destinacioneve, si një opsion i shkëlqyer për pushime me makinë me shumë aventura”.
Gjatë muajve të fundit, “ToursByLocals”, që operon në të gjitha vendet e Europës, ka konstatuar një rritje të ndjeshme në rezervimet e udhëtimeve nga ana britanikëve gjatë kohës që po kalonin udhëtimet në këtë vend. Kompania ka shtuar në itineraret e saj një udhëtim për në qytetin e Korçës, si edhe një udhëtim shumë-ditor në Rivierën Shqiptare , që nis nga plazhet e Durresit, për të vijuar në qytetin e Vlorës, në Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe në parkun arkeologjik të Butrintit, që është pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.
Celia Silvani, 31, e cila ka rezervuar një udhëtim për në fundt të muajit, tha: “Jam frymëzuar nga numri i videove të ‘TikTok’ që kam parë në faqen time ‘For You’ lidhur me Rivierën Shqiptare. Duket absolutisht mahnitëse dhe disi më ndryshe nga ndoshta disa prej zonave më të njohura të turizmit masiv të Europës, ku nuk më pëlqen të shkoj”.
Silvani nga Londra jugore, bashkëshorti i saj do të shkojnë në Ksamil dhe Sarandë.
“Ne po fluturojmë për në Korfuz dhe po marrim tragetin nga atje, kështu që do të arrijmë të vizitojmë dy vende në një udhëtim. Jam shumë e emocionuar dhe shpresoj që realiteti të përmbushë pritshmëritë e mia shumë të mëdha nisur nga imazhet në ‘TikTok’.”
Një tjetër faktor nxitës i kërkesës, veçanërisht në kushtet kur çmimet e pushimeve do të rriten vitin e ardhshëm, janë çmimet e ulëta të Shqipërisë.
“Është me të vërtetë një nga destinacionet e fundit me të vërtetë buxhetore në Europë”, tha Marr. “Ju mund të gjeni një vakt me tre pjata për 10 stërlina në restorante të caktuara. Plus, ju mund të pini një gotë verë për 2 stërlina dhe një birrë për 1,5 stërlina. Kjo duket se nuk më askund”.
Çmimet e biletave të kompanisë “EasyJet” për fluturimet mes Gatwick dhe Tiranës nisin nga 34.99 euro në muajin tetor. Kompania “Wizzair” është gjithashtu e pranishme atje. Kompania “Albawings” ofron çmime biletash që nisin nga 50.99 euro nga Stanstedi, ndërsa kompania “British Airways” kryen fluturime direkte drejt Tiranës për 60 stërlina. Të gjithë këto çmime janë vetëm një drejtim. Plazhi i Durresit ëshët vetëm 45 minuta larg me makinë nga Tirana, dhe gati pesë orë deri në Sarandë, që është skaji jugor i Rivierës Shqiptare.
Kompanitë turistike shprehen se edhe pushimet luksoze në Shqipëri nuk janë shumë të shtrenjta. Në veri të Sarandës, “Illyrian Boutique Hotel”, kushton 415 stërlina për shtatë netë në Booking.com. Për 876 stërlina në javë, pushuesit mund të qëndrojnë në dhomat e bardha të “Yacht Hotel”, në qytetin tërheqës bregdetar të Vlorës, me shëtitoren e saj të veshur me palma.
Ushqimi përqendrohet kryesisht rreth produkteve të detit dhe sërish më shumë produkte deti. Liqeni i Butrintit është një burim kryesor i midhjeve. Pica është kudo, së bashku me makaronat, falë traditës së Italisë fqinje. Shijet greke dhe ballkanike janë gjithashtu të njohura. Karbohidratet janë një ide e mirë pasi shqiptarëve u pëlqejnë pijet e forta. Turistëve u sugjeromë të kërkojnë raki, pije tradicionale alkoolike, por të sigurohen që të mos e teprojnë me të.

Ushqimi përqendrohet kryesisht rreth produkteve të detit dhe sërish më shumë produkte deti. Liqeni i Butrintit është një burim kryesor i midhjeve. Pica është kudo, së bashku me makaronat, falë traditës së Italisë fqinje. Shijet greke dhe ballkanike janë gjithashtu të njohura. Karbohidratet janë një ide e mirë pasi shqiptarëve u pëlqejnë pijet e forta. Turistëve u sugjeromë të kërkojnë raki, pije tradicionale alkoolike, por të sigurohen që të mos e teprojnë me të. /ata.gov.al /KultPlus.com
Gjithçka do të niste më 28 korrik 1914, për të përfunduar më 11 nëntor 1918. Një konflikt si ky, nuk ishte parë kurrë më parë në histori. Rreth 65 milionë vetë morën armët dhe u përfshinë në luftë.
Ishte me të vërtetë një konflikt global, nga brigjet e Amerikës deri në territoret e Azisë. Një luftë që ndryshoi natyrën e vetë luftës. Por megjithatë, kishte ende humanizëm në gjithë atë errësirë.
Ishte Krishtlindja në frontin perëndimor, në Francën veriore, ku përballë ishin gjermanët me britanikët, kur diçka e çuditshme ndodhi. Në orët e vona të vigjiljes së Krishtlindjeve, ushtarët britanikë dëgjuan gjermanët në llogoret përballë, duke kënduar këngë patriotike dhe panë fenerë të ndezur.
Britanikët, fillimisht ngurrues, iu bashkuan atyre. Ishte fillimi i një armëpushimi jozyrtar në frontin perëndimor, që u njoh si “Armëpushimi i Krishtlindjes”.
Të nesërmen, më 25 dhjetor, gjermanët i ftuan britanikët të takoheshin në territor neutral. Fillimisht ishullorët dyshuan se gjermanët do të përpiqeshin t’i vrisnin, por kur shkuan i gjetën ata të çarmatosur.
Të dyja palët shtrënguan duart, shkëmbyen dhurata, kënduan, bënë fotografi, ndanë ushqime dhe suvenire. Së bashku, ata varrosën viktimat e luftës dhe riparuan disa llogore të dëmtuara.
Por gjëja më e çuditshme është se ranë dakord, për një ndeshje futbolli Britani-Gjermani. Ishte 1 janari i vitit 1915, kur një major britanik, anonim, i shkroi gazetës “The Times”, se një regjiment anglez kishte luajtur një ndeshje futbolli me gjermanët, të cilët i kishin mundur 3-2.
Kjo ishte ndeshja e vetme e futbollit e luajtur në “tokë asnjanëse” gjatë luftës. Ishte një situatë e paparë më parë në fushë betejë. Në nder të kësaj ndeshjeje është ngritur dhe një memorial i njohur si “Armëpushimi i Krishtlindjes”, në Frelinghien të Francës.
Duhet shtuar këtu se, asokohe, me të marrë vesh ç’kishte ndodhur, komandantët e ushtrive të përfshira në luftë morën masa të rrepta që armëpushime të tilla, të mos përsëriteshin më. / KultPlus.com
Romani “Të lirë” nga Lea Ypi është vlerësuar nga gazeta prestigjioze “The Guardian” si njëri ndër librat më të mirë të biografisë dhe kujtimeve për vitin 2021, shkruan KultPlus.
Njësoj sikurse gazeta britanike, edhe “The Times” e kishin listuar këtë libër si një ndër 20 librat më të mirë në botë për këtë vit.
Romani është përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin ‘Baillie Gifford’ në letësri. Vepra autobiografike rrëfen tranzicionin e jetës së një vajze të vogël 11-vjeçare të paralelizuar me tranzicionin politik të një shoqërie dhe shteti komunist, Shqipëria.
Lea në librin e saj është 11-vjeçarja për të cilën, socializmi shqiptar i stilit sovjetik mbante premtimin e një të ardhmeje të paracaktuar, një garanci sigurie mes shokëve entuziastë.
Në libër Ypi jep një pamje fëmijërore të regjimit komunist të shkatërruar të Shqipërisë. Imazhet që ngjall Ypi si kanaçet boshe të Coca-Cola të çmuara shumë, rradhët e bukës dhe një statujë bronzi e Stalinit, e prerë kokën nga protestuesit do të ngelet për shumë kohë si kujtimi i asaj periudhe në sytë e një fëmije.
Së fundmi romani “Të lirë” i autores dhe akademikes shqiptare Lea Ypi është botuar në gjuhën shqipe. /KultPlus.com
Romani “Të lirë” nga Lea Ypi është një ndër 20 librat më të mire të vitit 2021. Mediat shkruajnë se “Të lirë” është cilësuar si libri më i mirë i biografisë dhe kujtimeve.
Romani është përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin ‘Baillie Gifford’ në letësri. Vepra autobiografike rrëfen tranzicionin e jetës së një vajze të vogël 11-vjeçare të paralelizuar me tranzicionin politik të një shoqërie dhe shteti komunist, Shqipëria.
Lea në librin e saj është 11-vjeçarja për të cilën, socializmi shqiptar i stilit sovjetik mbante premtimin e një të ardhmeje të paracaktuar, një garanci sigurie mes shokëve entuziastë.
Në libër Ypi jep një pamje fëmijërore të regjimit komunist të shkatërruar të Shqipërisë. Imazhet që ngjall Ypi si kanaçet boshe të Coca-Cola të çmuara shumë, rradhët e bukës dhe një statujë bronzi e Stalinit, e prerë kokën nga protestuesit do të ngelet për shumë kohë si kujtimi i asaj periudhe në sytë e një fëmije.
Së fundmi romani “Të lirë” i autores dhe akademikes shqiptare Lea Ypi është botuar në gjuhën shqipe. /KultPlus.com
Faqja britanike “The Times”, ka botuar një shkrim, me titull “Gërmimet zbulojnë të shkuarën greke të qytetit antik shqiptar”, duke pretenduar se Butrinti është qytet grek.
Shkrimi i plotë
Për dekada të tëra, qyteti i lashtë i Butrintit në bregun jugor të Shqipërisë ka qënë i dukshëm por i pavizitueshëm nga banorët. Madje, vetë shqiptarët duhet të merrnin një vizë të brendshme për të arritur atje, në gadishullin buzë liqenit, fare pranë kurit grek. Tashmë, arkeologët janë zhytur në thellësitë e tij nënujore dhe kanë zbuluar prova që kur “Bouthroton” u themelua më shumë se 2 700 vjet më parë, si një koloni greke e Korintasve. “Butrinti i ka Virgjilit një borxh të paçmuar. Në poemën e tij ai e dërgoi heroin nga Troja, Enean, të pushonte në Butrint gjatë rrugës për të gjetur Romën.
“Me një goditje, Butrinti ishte në hartën e botës”, tha Richard Hodges. Virgjili pohoi se Butrinti ishte themeluar nga Helenus, djali i mbretit Priam të Trojës dhe kur romakët e pushtuan në vitin 228 p.k. ishte një qytet i begatë me mure të larta, kishte një teatër dhe një vend të shenjtë në nderim të zotit Asklepios. Pas rrëzimit të Romës, Butrinti pësoi mjaft disfata dhe ra në duart e bullgarëve bizantinë, normanëve, venecianëve dhe francezëve, përpara se të bëhej pjesë e Perandorisë Osmane në vitin 1799. Megjithatë, Butrinti nuk u harrua kurrë.
Lidhjet e këtij qyteti me Virgjilin, stimuluan gërmimet e para serioze arkeologjike nga Luigi Maria Ugolini, i cili punonte për qeverinë fashiste të Musolinit në vitin 1928. Por pas 1944, gërmuesit e huaj u ndaluan nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.
Një vizitë e Nikita Hrushovit në vitin 1945 solli interes të
ri nga jashtë. Pas rënies së komunizmit në vitin 1991, Butrinti u bë fokusi i
kërkimeve ndërkombëtare, të udhëhequra nga ekipi i Profesor Hodges.
Rrënojat helene, romake dhe mesjetare janë studiuar me një kujdes të veçantë dhe tani, pjesët të cilat shumica e gërmuesve nuk mund t’i arrijnë, poshtë forumit romak kanë dhënë prova lidhur me themelet greke të qytetit, gjatë shekullit të shtatë dhe të tetë p.k. Gërmimet e bëra nga një anëtar i ekipit të Hodges, David Hernandez nga Universiteti i Notre Dame, kanë treguar se shtresat poshtë forumit Romak shkojnë deri në 7 metra.
Punonjësit lokalë, të cilët profesor Hodges dhe Hernandez kanë trajnuar kanë qenë të aftë të identikojnë shtresa të ndryshme dhe t’i gërmojnë ato siç duhet. Disa prej tyre janë tani “ arkeologë shumë të aftë në fushën e tyre, të gatshëm për të përmbushur çdo detyrë që u jepet”, thotë David Hernandez në Journal Field of Archaeology
Nga viti 2011 e tutje, pjesë druri dhe sende të tjera organike janë gjetur si: okë, lëkurë dhe janë zbuluar fara bimësh që datojnë që në shekullin e 7 p.k. Si rrallë ndonjëherë, në pjesën më të lartë dhe më të thatë të qytetit janë zbuluar sende nga jeta e përditshme, dëshmi nga ndërtesa masonerie, trotuare me mozaikë dhe vende të shenjta prej guri.
Mes gjetjeve ishin dhe plugje druri me moshë 2300 vjeçare. Butrinti u kuzua nga fusha pjellore e Vrinës, ku fermat u pasuan nga një varg vilash të fortikuara. Ekonomia vendase kombinonte agrikulturën me peshkimin në Liqenin e Butrintit dhe ngushticat e Korfuzit.
Profesor Hodges thekson se ndërkohë që Butrinti i perkiste Mesdheut dhe ishte qëllimisht një vend detar, gjithashtu ishte i lidhur me komunitetet bregdetare të Adriatikut e zonat e thella në lindje. “Vendndodhja e Butrintit e mbrojti atë nga të këqijat e zhvillimit të turizmit pas luftës”, shton Profesor Hodges.
“Tani, arkeologët shqiptarë duhet të ngrenë kokën dhe të rishkruajnë historinë e Mesdheut. Nëse e bëjnë, gurët e brishtë dhe të përjetshëm të Butrintit do të vazhdojnë të rezistojnë”, thotë ai./tema/KultPlus.com
Gazeta prestigjioze “The Times”, sot, ka publikuar disa fotografi të zgjedhura si fotografi të ditës. Në mesin e fotografive të zgjedhura është edhe fotografia e fotografit, Armend Nimani, shkruan KultPlus.
Në këtë fotografi shihet një nuse kosovare e cila është stolisu sipas riti të stolisjes së nuses ilire.
“Fytyra e nuses së Kosovës është pikturuar me vija në formë rrethi me ngjyrë të arit, që simbolizojnë ciklet e jetës në një traditë shekullore”, është përshkrimi që i është bërë fotografisë.
Më poshtë mund të gjeni versionin online të gazetës “The Times”. Aty mund të shihni edhe disa fotografi të tjera të cilat janë realizuar në vende të ndryshme të botë./ KultPlus.com
Gazeta prestigjioze “The Times”, i ka kushtuar një artikull të veçantë sopranos kosovare, Elbenita Kajtazi ku e ka portretizuar atë si fëmijë lufte që sot po arrin të prek majat e suksesit të saj, shkruan KultPlus.
“Ndërsa ushtarët mbanin armë tek koka e saj, shtatëvjeçarja Elbenita Kajtazi këndonte në mendjen e saj. Tani, 20 vite më vonë, zëri i sopranos kosovare ka magjepsur audiencën në Glyndebourne”, kështu e fillon shkrimin “The Times”.
Më tutje The Times ka përshkruar fëmijërinë e saj në qytetin e Mitrovicës, qytetit që akoma qëndron i ndarë. Atje ajo po rriste dëshirën e madhe për këndim por që situata në të cilën ndodhej ajo dhe familja, shpesh po i dhuronin pasiguri për të ngritur zërin e saj. Këtë fundjavë, në udhëtimin e saj të parë në Angli, Elbenita Kajtazi arriti të fitoi çmimin e audiencës në inaugurimin e Glyndebourne Opera Cup.
“Këndimi për mua është si terapi. Kur arritëm të kthehemi në shtëpi pas luftës, të gjithë ishin shumë të lumtur që ende ishim gjallë, kështu që askush nuk do të fliste për atë që ndodhi”, i ka dhënë sopranoja “The Times”.
Glyndebourne Opera Cup – është një konkurs ndërkombëtar për këngëtarë të operës i cili është projektuar për të nxjerrë në pah artistë të rinj të talentuar nga e gjithë bota, duke u ofruar atyre një çmim prej 15 mijë funtash dhe mundësi për nisjen e një karriere ndërkombëtare në operë. / KultPlus.com