Këngëtarja e njohur shqiptare e muzikës folk, Enkelejda Arifi ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth projekteve të reja muzikore.
Ashtu siç pritej, Enkelejda e ndezi atmosferën dhe këndoi disa prej këngëve më të pëlqyera nga publiku, duke u përqendruar kryesisht te muzika çame, raporton tch.
Ajo pranoi se “tumankuqen’ ia kërkojnë në çdo event që merr pjesë, madje ka filluar ta këndojë në stile të ndryshme.
Versioni jazz apo rege ishin ndër më interesantët, edhe pse këngëtarja zgjodhi të performonte vetëm versionin rege, për vetë faktin se version tjetër kishte nevojë për mbështetje vokale.
Ajo është liderja më e re femër në botë, duke qeverisur në Zelandën e Re si kryeministre, në moshën 37 vjeçare.
Por përpara sigurimit të punës së lartë të vendit, Jacinda Ardern kishte një jetë tjetër … në skenë – një kontrast të zjarrtë me detyrat e saj politike.
Kryeministrja e Zelandës së Re dikur ishte DJ, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Kryeministrja më e re e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, kishte punuar sikur si DJ (Foto: Fiona Goodall/Getty Images/Guliver)
Ajo e ushtroi këtë profesion duke lëshuar muzikë në disk për 45 minuta në festivalin e muzikës “Laneway” të Aucklandit, në vitin 2014.
Që kur u bë udhëheqëse e Partisë Laburiste, profili i saj në Instagram ndryshoi, duke u shndërruar në një grua të drejtuar nga karriera e cila është në një mision për t’i dhënë fund varfërisë së fëmijëve.
Mirëpo dashuria e saj për muzikë është prezente edhe në ditët e sotme te Jacinda.
Jacinda Ardern gjithmonë e ka dashur muzikën (Foto: Fiona Goodall/Getty Images/Guliver)
“Për vite me radhë, Ardern punonte DJ në kohën e saj të lirë”, tha redaktori i përmbajtjes digjitale, Marie Claire Isabelle Truman.
Duke folur me dashuri për udhëheqësen femër, zonja Truman zbuloi se ajo ka qenë mike me Zonjën Ardern që nga takimi i saj në vitin 2014.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern (Foto: Mark Tantrum/Getty Images/Guliver)
“Ajo është ende e njëjta grua e vërtetë, e sjellshme dhe tepër e mençur që e kam njohur gjithmonë. Ende një mike e mirë”, tha zonja Truman në intervistën e fundit.
Kryeministrja Ardern u lind në një familje të devotshme, por la besimin në të 20-at e saj të hershme, duke qenë se binte në kontrast me pranimin e martesës së personave me partnerë të së njëjtës gjini.
Jacinda Ardern (Foto: Phil Walter/Getty Images/Guliver)
Dhe duket se gjithmonë ka pasur interes në politikë. Zonja Ardern përdorte fushatën në zgjedhjet e shkollës së mesme – duke i bërë thirrje shkollës që të lejonte vajzat të vishnin pantallona.
Në moshën 17 vjeçare, ajo filloi vullnetarizmin për Partinë Laburiste – duke trokitur dhe shpërndarë fletushka.
Kështu ajo u bë deputetja më e re e Zelandës së Re në vitin 2008. /Telegrafi/ KultPlus.com
Partia Alternativa ka akuzuar përsëri qeverisjen e Ardian Gjinit se po e rrezikon Kullën e Sulejman Vokshit për interesa klanore dhe politike.
Gjatë mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të Kuvendit Komunal në Gjakovë, e mbajtur këtë të mërkurë, Alternativa ka kërkuar që të shfuqizohet plani urbanistik “Gjakova qendër 2005”, që sipas tyre cenon monumentet e trashëgimisë kulturore, me theks të veçan kullën e Sulejman Vokshit.
Sipas një njoftimi dërguar medieve, kërkesa u bë me qëllim të mbrojtjes nga ndërtimet e larta përreth objektit të kullës së Sulejman Vokshit, e që një kërkesë e tillë u kundërshtua nga partitë e pozitës.
“Plani rregullativ urban ‘Qendra Gjakova 2005’ është në kundërshtim me ligjin nr. 02/L-88 për trashëgiminë kulturore, neni 4, pika 4.10 dhe 4.11, neni 6, pika 6.4, dhe te Ligjit nr.04/L-174 për planifikim hapësinor, neni 1 dhe neni 18, me ç’rast, objektet që janë ndërtuar deri më tani dhe ato që parashihen të ndërtohen sipas këtij plani rregullativ urban, shkelin hapësirën prej 50 metrash nga perimetri i monumentit të trashëgimisë kulturore Kulla e Sulejman Vokshi”, thuhet ndër të tjera në njoftim, transmeton Koha.net.
Sipas tyre, shfuqizimi i këtij plani do mundësonte krijimin e Ansamblit të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore duke e përcaktuar si sipërfaqe të mbrojtur që përfshinë të gjitha Monumentet të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në qendrën e qytetit të Gjakovës.
“Me anë të kësaj bëhet mbrojtja dhe konservimin e monumenteve që janë në afërsi dhe kanë lidhje historike e hapësinore njëra me tjetrën siç janë: kulla Sulejman Vokshi, varri i “Mehmet Ali Pashë Maxharrit”, kulla “Abdullah Pashë Dreni”, teqja e “Shejh Eminit”, shtatorja e “Sulejman Vokshit”, si dhe lapidari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, thuhet në njoftim.
Ata kanë paralajmëruar mbledhje të nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme ku do të kërkohet shfuqizimi i planit rregullativ urban “Qendra Gjakova 2005”.
Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme regjisori i filmave kronikale dhe dokumentare Qerim Mata, i njohur si Lefter Lefteri në filmin “I teti në bronx”. Varrimi bëhet sot me datë 21 mars, ora 15:00. Nisja nga Funeral Alba 2000 (pranë Medresesë) për në Varrezat e Tufinës.
Qerim Mata (1934-2019), regjisor i filmave kronikale dhe dokumentare, lindi në Tiranë, më 10 tetor. Pas mbarimit të Institutit të Lartë të Arteve për aktor, filloi punë në kinostudion “Shqipëria e re” si asistent regjisor, ndërsa në vitin 1972 xhiroi si regjisor i pavarur filmin dokumentar Motive dibrane, i cili u pasua nga 35 të tillë me tema, subjekte e motive të larmishme. Filmi muzikor Udhëtim në pranverë, 1975, falë një strukture të lehtë subjektore-rrugëtimit të një çifti të dashuruarish nëpër peizazhet industrial, bujqësore e mjedisore të vendit solli disa nga këngët më të bukura të kohës.
Ajo që krijon profilin e tij është lëvrimi i filmit dokumentar, ku vendin kryesor e zënë shqetësimet dhe problemet që lidhen me jetën e përditshme të njeriut të kohës, ndër ta: Nëpër rrugët e një qyteti, Porti i Durrësit, Një ditë në trase, Me detare e linjave të largëta, Fshati Llukaj, Tregim për njeriun e punës etj.
Në vëmendjen e tij janë afruar edhe tema të tjera, qoftë ato nga historia dhe heronjtë e saj, nga shkolla dhe mësimdhënia, fizkultura dhe sportet, arti dhe bukuria e tij e deri te mjediset dhe peizazhet joshëse të vendit, si: Lufton djali, Lufton plaku, Lufton Mujo Ulqinaku, Kujdes, kujdes, Teatri partizan, Spartakiada, Valbona etj. Një mori reportazhesh bëjnë pjesë në ndihmesën e tij ndaj këtij lloji të filmimeve televizive ku mund të përmenden: Reportazh në zonat e dëmtuara nga tërmeti dhe Tërmeti u mposht. / KultPlus.com
Që nga viti 1999, 21 marsi është shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë. Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, zhvilluar në Paris, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike.
Në të njëjtën kohë, caktimi i një dite ndërkombëtare për poezinë bëhet edhe me qëllimin për t’i kthyer kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë, traditën gojore.
Ndërsa në kohët antike, në Greqinë e lashta poemat e Homerit mësoheshin përmendësh nga aedët dhe recitoheshin kryesisht në ambiente publike tashmë duket se poezisë i ka humbur ky tipar i vet kryesor.
Një fotografi e publikuar nga aktori Shkumbin Istrefi ka ngjallur nostalgji te shumë persona që e kanë parë, sidomos te ata që e njohën nga afër profesorin, shkruan KultPlus.
Në këtë fotografi shihen aktorët Armond Morina, Ilir Prapashtica, Shkumbin Istrefi dhe profesori dhe aktori Faruk Begolli të cilët duket sikur po kalonin kohë të mira bashkë.
Aktori Faruk Begolli i cili u nda nga jeta në vitin 2007
mbetet ndër aktorët më të mirë shqiptarë nga Kosova në ish-Jugosllavi dhe me
famë mbarëballkanike.
Faruk Begolli ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e
Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi
të Fakultetit të Artevetë të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si
pedagog i lëndës së Aktrimit. Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver
Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë, në këtë
Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje
të ndryshme teatrale. Teatri “Dodona” u bë Teatri më i njohur në
Kosovë gjatë këtyre viteve duke vazhduar deri më tani.
Begolli do të mbes ndër aktorët më të mirë dhe më të dashur për publikun shqiptarë . / KultPlus.com
Aktori me famë botërore, Johnny Depp, ka ardhur këto ditë në Malin e Zi për xhirimet e filmit të tij më të ri “Minimata”.
Mediat malazeze kanë shkruar se gjatë xhirimeve ka ndodhur një incident i vogël, si rrjedhojë i të cilit aktori ka pasuar disa lëndime.
Ai më pas është dërguar në spitalin më të afërt, ku ka marrë trajtimin e duhur mjekësor.
Johnny Depp (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)
Pas zbarkimit në shtetin malazez, Johnny është akomoduar në një nga hotelet më luksoze të Tivatit, dhe i gjithë kompleksi ku po qëndron është rrethuar nga sigurimi i aktorit.
Ndërkohë edhe për ushqimin e tij, po kujdesit kuzhinieri personal i aktorit.
“Depp ka menynë e vet dhe për nevojat e tij ka ardhur një anije speciale”, ka cituar një nga burimet e afërta me aktorin./Telegrafi/ KultPlus.com
Për banorët e hemisferës veriore sonte fillon stina e pranverës. Ajo fillon në orën 22 e 56 minuta.
Në të njëjtën kohë për banorët e hemisferës jugore nis vjeshta.
Në ditën e pranverës Dielli në Prishtinë agon në orën 05.37, ndërsa perëndon në 17.49. Dita do të zgjasë 12 orë e 12 minuta, ndërsa nata 11 orë e 48 minuta.
Llogaritja pranverore e kohës do të nisë natën midis 30 e 31 marsit, kur treguesit e orës duhet të tërhiqen një orë përpara.
Sot më 21 mars, në ditën e poezisë, në Prishtinë promovohet libri ‘Strehë Dashnie’ i poetit Besnik Camaj, shkruan KultPlus.
Veçan poezive, programi gjatë gjithë kohës do t’përcjellet nën tingujt e kitarës.
Besnik
Camaj është i lindur afër burimit të Drinit të Bardhë. Është rritur me bukuritë
që i ka falur natyra këtij vendi. Fëmijë i një familjeje me traditë
arsimdashëse, që në bankat e shkollës fillore ka manifestuar një talent për
poezi. Poezitë ia kushton kryesisht lirisë së vendit, dashurisë dhe shpirtit
njerëzor. Prej disa vitesh punon si mësues.
Publikimet e
para i bëri përmes internetit në forumet e ndryshme letrare, nga viti 1995 e
deri më 2004. Pastaj i përmblodhi në 4 vëllime poezish në librin “Diellit
tim” që u botua në Tiranë.
Ky event organizohet nga Social Creativit. Promovimi i librit bëhet në ora 18:00 në Sonder./ KultPlus.com
Qeveria e Kosovës vazhdon që t’i japë vetes të drejtë që të vendosë edhe për ndërhyrjet në monumente. Në kundërshtim me Ligjin për trashëgimi kulturore, në tetor të vitit të kaluar, nëpërmjet vendimit për shpronësimin e ish-objektit të “Gërmisë” kishte vendosur që t’i ruhet pamja e jashtme monumentit dhe të shndërrohet në sallë koncertale.
“Ndërtesës i ruhet pamja e jashtme në pajtim me Ligjin për trashëgimi kulturore”, shkruhej në pikën e tretë të vendimit të datës 23 tetor 2018.
Të martën e ka ndryshuar vendimin. E ka hequr pikën tre. Pos kësaj, me ndryshimin e vendimit të katër muajve më parë, tash ka marrë përsipër të paguajë mbi 1.5 milion euro për shpronësim për të cilën shumë në vendimin e kaluar ngarkohej Komuna e Prishtinës.
Edhe kur kishte vendosur që monumentit t’i ruhet pamja e jashtme edhe tash që është tërhequr prej saj, Qeveria kishte marrë përsipër që të luajë rolin e Komisionit të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, i cili vendos për ndërhyrjet në asetet e trashëgimisë kulturore që mbrohen nga shteti.
Nard Polia, 35-vjeçari nga Thethi që u vra sot në Grudë të Shkodrës ishte i njohur jo vetëm në zonën e tij, por edhe jashtë Shqipërisë, nga të gjithë ata turistë që kishin zgjedhur ndër vite të vizitonin bujtinën e tij “Polia” e hapur në vitin 2005.
Përmes faqes në Facebook “Thethi National Park” ai reklamonte bukuritë natyrore të kësaj zone të mrekullueshme, ndërsa ndër vite s’ka nguruar të ngrejë zërin për problemet që e shqetësonin, që nga mungesa e infrastrukturës rrugore deri tek bllokimi i rrugëve të Thethit në dimër.
Polia është bërë shpesh pjesë e kronikave televizive në vend, ku denonconte mos ndërhyrjen e shtetit për t’ju ardhur në ndihmë. Me dëshirën e madhe dhe ëndrrën që Thethi do popullohet sërish, në një intervistë për mediat e huaja, ai rrëfen jetën e tij.
Djali i fortë e me muskuj, i kalitur për të përballuar jetën në mal shfaqet mbi makinën e tij Fuoristradë me goma të larta. Me këtë makinë ku sot i morën jetën, ai është bërë shpëtimtar i shumë turistëve që ngecnin mes botës.
Pikërisht mbi makinën e tij ai nis të rrëfejë kthimin në Thethin e dashur dhe pasionin e madh për ta zhvilluar këtë zonë.
“Unë kam lindur në Theth, jetesa këtu ka qenë shumë e vështirë, jena rrit shumë të varfër. Erdhi një kohë pas demokracisë në Shqipëri që Thethi u la pas dore, sepse njerëzit, banorët ikën. Këtu nuk kishte absolutisht të ardhura”,- thoshte ai.
“E kujtoj si sot kur kam ikur në vitin 1999 bashkë me familjen time në Shkodër. Ishte shumë e vështirë të jetoje këtu. Të gjithë shokët e mi me familjet kanë ikur ose në Shkodër ose jashtë shtetit. Mbaj mend që në 2005 jam kthyer përsëri në Theth kishte 5 familje nga 250 që ishin në 1995”,- thoshte Polia në rrëfimin e tij.
Por ndërsa vitet kanë kaluar, Polia shprehte gëzimin që Thethi aq i dashur për të kishte filluar të kthehej në një atraksion turistik.
“Thethi sot është bërë një atraksion shumë i bukur në Shqipëri dhe shumë i preferuar për turistët në Shqipëri dhe jashtë saj. Është natyra më e virgjër, ndër parqet kombëtare më të rëndësishme është edhe zonë e mbrojtur. Kemi fatin se këtu gjithçka ka mbetur si më përpara. Do mundohemi ta ruajmë sa më autentik Thethin, me bukurinë, kulturën, traditën dhe historinë e tij”,- thoshte Polia.
Nëse pasditen e sotme s’do t’i kishin bërë atentat, Polia do ta zhvillonte edhe më tej bujtinën e tij. Emri i Thethit do dëgjohej më shumë nëpër botë, për kulturën, bukurinë dhe traditën e ruajtur ashtu siç kish ëndërruar që ditën kur ai u kthyer në vendlindje!
Qytetarët e Pejës kanë reaguar ndaj shkatërrimit të drunjve afër Shtëpisë së Mallrave në Pejë pasi që përreth tyre është derdhur thartirë e cila shkakton tharjen.
Një qytetar nga Peja, Xhevdet Belegu i cili ka ndarë me miqtë e tij një video e ka quajtur këtë akt vandal, e njëherësh ka bërë thirrje drejtuar komunës dhe policisë.
Të shumta kanë qenë edhe reagimet e qytetarëve
të tjerë të cilët e kanë konsideruar këtë akt vandalizëm.
Ndaj këtij veprimi ka reaguar edhe Komuna e
Pejës e cila e ka konsideruar këtë gjest të pandërgjegjshëm dhe shqetësues.
“Ky gjest i pandërgjegjshëm na ka shqetësuar shumë! Gjest që nuk durohet dhe është i dënueshëm! Veprime të tilla kundër ambientit janë të papranueshme! Kryetari z.Muhaxheri me të mësuar për këtë akt të ulët ka angazhuar inspektorët që të marrin masa dhe të identifikojnë keqbërësin! Mbesim të përkushtuar për ta mbrojtur mjedisin, por kjo arrihet nëse kemi bashkëpunimin e qytetarëve!”, thuhet në njoftimin e Komunës në Facebook./ KultPlus.com
Asociacioni i Miqësisë Kosovaro-Japoneze, ka bërë promovimin e fjalorit Japonisht -Shqip. Fjalori shihet si një ndër mjetet më të fuqishëm në botë për të bashkuar popujt. Lansimi i tij është bërë në ambientet e “The Cambridge School”.
Luljeta Arifi, drejtore ekzekutive e këtij Asociacioni, theksoi se “edhe pse gjeografikisht jemi të largët me Japoninë, mësimi i gjuhës japoneze është një mundësi e shkëlqyer për të intensifikuar bashkëpunimin në fushën e arsimit, inovacionit dhe biznesit”.
“Për ta lehtësuar ketë komunikim e për të na e sjelle me afër Japoninë nëpërmjet komunikimit në gjuhën japoneze, ka punuar dhe vepruar me shumë përkushtim e dashuri, autorja e fjalorit Japonisht – Shqip, Reko Dida”, ka thënë ajo.
“Në këtë kontekst ajo ftoi që ta shohin perspektivën e të mësuarit të kësaj gjuhe, sepse siç thotë një shprehje e urte popullore, ‘të mësuarit e një gjuhe të huaj është si të ishe një person tjetër’”, thuhet në njoftimin për media të këtij Asocioacioni.
Aty është paralajmëruar se në një të ardhme të afërt Asociacioni i Miqësisë Kosovaro-Japoneze do t’u mundësojë qytetareve të Kosovës të mësojnë gjuhën dhe kulturën japoneze.
“Në ketë aktivitet u nda përvoja prej perspektivës së studimeve të doktoraturës në Japoni nga Prof. Dr. Anjeza Alaj. Për këtë aktivitet u dhanë mesazhe përkrahëse nga Zyra Ndërlidhëse Japoneze në Kosove z. Mark Radoniqi dhe nga ambasadori Leon Malazogu i Ambasadës së Kosovës në Japoni”, thuhet më tej në njoftim./ KultPlus.com
Erza Muqolli do të bashkëpunojë në këtë album me kompozitorin e njohur francez Vianney. I çertifikuar dy herë me albume platini, Vianney është një ndër këngëtarët dhe kompozitorët francez që është vlerësuar me çmimet më të rëndësishme në Francë dhe jashtë saj, shkruan KultPlus.
Erza Muqolli e cila ka shënuar një sukses shumë të madh me këngët e saj në Francë, tashmë ka nënshkruar kontratë me dy shtëpi muzikore në Francë, dhe brenda vitit do të prezantohet me albumin e saj të parë solo, shkruan KultPlus.
Mehmet
Muqolli, menaxheri i Erza Muqollit ka konfirmuar për KultPlus se tashmë kjo
kontratë është nënshkruar dhe këngët do të bëhen në bashkëpunim me
tekstshkruesin, këngëtarin dhe kompozitorin më të njohur francez Vianney.
“Do
të jetë një album shumë i veçantë, është duke u përgatitë një album madhështor,
do të jetë një album i mirë jo vetëm për francezët, por edhe për shqiptarët. Ky
projekt është një projekt që do të sjellë risi në muzikën franceze, por edhe në
atë botërore”, ka thënë Muqolli për KultPlus.
Kurse
Erza Muqolli ka treguar për KultPlus se ky album do të përbehet nga 12 këngë.
“Publikimi
i albumit besoj që do të realizohet në fund të këtij viti, kurse videoklipi i
parë po nga ky videoklip do të publikohet rreth muajit maj ose qershor”, ka thënë
Erza Muqolli, e cila poashtu ka njoftuar se ky album do të shënojë edhe rrugëtimin
e saj në karrierën muzikore si e rritur.
Kurse
Mehmet Muqolli ka treguar se tematika e këngëve do të jetë e ndryshme, por ai
ka thënë se ka edhe dicka shumë të rëndësishme rreth këtij albumi, por sipas
tij, ai këtë eksluzivitet do ta ndajë poashtu me KultPlus, sapo të vijë momenti
i duhur.
Erza
Muqolli me këngët e saj si e vogël është konsideruar si një ndër fëmijët më të
suksesshëm në Francë. Ajo poashtu është prezantuar në skenë edhe me artistët më
të mëdhenjë shqiptarë si: Dua Lipa, Inva Mula e artistë të tjerë të rëndësishëm.
Kurse ky bashkëpunim me kompozitorin e njohur francez, konsiderohet të jetë një etapë tjetër për Erza Muqollin, pasi që përgatitjet rreth këtij albumi premtojnë sukses të madh./KultPlus.com
Një poezi u përdor si dëshmi në gjyqin e Radovan Karaxhiqit, i njohur si ‘Kasapi i Bosnjës’ i cili u shpall fajtor për gjenocid. Poezia u përdor si dëshmi në gjyqin e Karaxhiqit para Tribunalit Ndërkombëtar të Krimeve për ish-Jugosllavinë.
Sot Karaxhiq u dënua me burg të përjetshëm.
Një dokumentar i BBC-së kap një takim në mes të
Karaxhiqit dhe poetit rus Eduard Limonov në të cilin Karaxhiq reciton një poezi
e cila profetizon dhunën që do të ndodhte.
Karaxhiq pretendohet të ketë parashikuar luftën
më herë në poezinë e tij të viti 1971 – ‘Sarajeva’ e cila përmban këtë pasazh:
Qyteti digjet si një copëz temjani
Në tym gjëmon ndërgjegjja jonë..
E di se të gjitha janë parapërgatitje të britmës:
Çfarë ka sjellë muzika ‘black metal’ në garazhdë për ne? / KultPlus.com
Në kinemanë Pollack Tempe Cinemas, të qytetit Tempe të Arizonës u shfaq premiera e filmit me metrazh të shkurtër “Lufta ime e fshehtë” (“My Sekret War”). Skenariste dhe producente është Rina Hajra, e cila në këtë film luan dhe rolin kryesor. Regjinë e ka bërë Kevin R. Phipps, kurse rolet kryesore i luajnë Harlie Phipps, David Aulov, Jason Isaak, Andrew DeCarlo, Shane Dean, Jared Keesling, Kristina Sabbagh e të tjerë. Kameraman është Nicholas Fornwalt, autor i muzikës Bruce Bray, kurse producent ekzekutiv Allen Valor.
Filmi u shfaq më 14 mars 2019 për afro 200 mysafirë të ftuar (shqiptarë e amerikanë), ku ishin të pranishëm edhe pothuaj gjithë ekipi realizues i filmit. Para fillimit të shfaqjes së filmit, Rina Hajra, e cila pasi ka përfunduar studimet për drejtësi e aktrim në Universitetin Shtetëror të Arizonës (Arizona State University), aktualisht është studente e shkallës së tretë, dega e aktrimit (njëherësh dhe mësimdhënëse), në Universitetin Shtetëror të Ohajos (Ohio State University), falënderoi gjithë ekipin e filmit për punën e madhe që kanë bërë si dhe të gjithë ata që kanë ndihmuar materialisht realizimin e këtij projekti të filmik.
Filmi është një dramë
psikologjike e luftës për shpengimin, faljen dhe efektet e luftës. Një vajzë e
re ballafaqohet me vendimin e errët që ajo kishte qenë e detyruar ta bënte si
fëmijë gjatë luftës. Filmi përqendrohet në psikologjinë e njeriut, se si ai
gjen forcë që t’i tejkalojë tragjedinë edhe sfidat dhe çfarë pasoja të
tmerrshme shkakton lufta. Mision i filmit është që t’i frymëzojë njerëzit të
jenë më paqësorë, të luftojnë për drejtësi, ta kuptojnë tragjedinë e luftës dhe
të kenë forcë njerëzve që t’i tejkalojnë të këqijat në jetën e tyre.
Pas përfundimit të filmit që u prit me duartrokitje të gjata, po edhe me lot, pasuan pyetje të shumta për autoren e filmit, e cila u përgjigjej me shkathtësi. Krejt në fund, pasi spektatorët e kishin mbuluar Rinën me tufa lulesh të freskëta, të gjithë dolën në hollin e kinemasë ku ishte shtruar tapeti i kuq dhe bënë fotografi të shumta me autoren e filmit dhe me anëtarë të tjerë të ekipit të filmit./H.H/ KultPlus.com
Shqipëria renditet në vendin e 107 nga 156 shtete në Indeksin e Lumturisë 2019, të publikuar sot nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke qenë e fundit në Europë, pra më e palumtura, ndonëse ka shënuar përmirësim të lehtë prej 5 vendesh në raport me renditjen e vitit të mëparshëm.
Treguesit në të cilët bazohet indeksi marrin për bazë të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit, tregues për të cilët shqiptarët duket se rezultojnë më të pakënaqurit në rajon dhe Europë.
Shqipëria renditet në pothuajse të njëjtat nivele me shtete të tilla si Venezuela, Kamboxhia, Palestina, Somalia, Namibia, Laosi etj.
Ndryshe nga shqiptarët e Shqipërisë, ata të Kosovës janë shumë më pozitivë dhe të lumtur me jetën e tyre. Kosova, renditet në vend të 46, me një përmirësim të ndjeshëm prej 20 vendesh dhe duke qenë më e lumtura në rajon dhe e 16-a në botë për ndryshimin pozitiv të këtij indeksi për periudhën 2016-2018.
Nga vendet e rajonit, Bosnja është në vend të 78, me një përmirësim të dukshëm nga 98 që ishte vitin e mëparshëm, Maqedonia në vend të 84 (përmirësim me 5 vende), Mali i Zi në vend të 73 (përmirësim me 8 vende), Serbia në vend të 70 (8 vende më shumë),
Vendet nordike vijojnë të jenë më të lumturat. Në renditjen e fundit, në vend të parë për të dytin vit radhazi është Finlanda, e ndjekur nga Danimarka, Norvegjia, Islanda, Holanda, Zvicra, Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe dhjetëshen e mbyll Austria, transmeton Monitor.
Shtetet më të palumtura në botë janë Ruanda, Tanzania, Afganistani, Sudani i Jugut.
Ndër 20 vendet më të korruptuara në botë
Treguesi me renditjen më të keqe është korrupsioni, ku Shqipëria renditet në vendin e 134, sërish ndër 20 më të korruptuarat në botë, siç e kanë nxjerrë dhe raporte të mëparshme. Marrja e korrupsionit është mesatarja rajonale e përgjigjeve të të anketuarve ndaj dy pyetjeve të sondazhit të GALLUP: “A është korrupsioni i përhapur nëpër qeveri apo jo” dhe “A është korrupsioni i përhapur mes bizneseve apo jo?” Përgjigjja është mesatarja mes përgjigjeve 0 ose 1 (sa më afër zeros aq më pak i korruptuar), ku Shqipëria vlerësohet me 0.9, pra shumë afër 1, që tregon një vend të korruptuar dhe me rritje në këtij treguesi në raport me vitin e mëparshëm, kur ishte 0.87.
Në Europë, krahas Shqipërisë, perceptimi për korrupsionin është i lartë dhe në Itali, Bullgari, Kosovë, Maqedoni.
Treguesi tjetër problematik është ai i mbështetjes sociale, ku jemi në vend të 133, i ndjekur nga ndjenja negative (108), ndërsa më mirë renditemi në pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje (40).
Raporti
Raporti i Lumturisë është i bazuar në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në më shumë se 150 vende të botës, të cilëve ju kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo. (Shqipëria ka marrë këtë vit 4.719 pikë).
Raporti synon të masë dhe të kuptojë mirëqenien subjektive.
Studiuesit kanë përdorur gjashtë tregues për të kuptuar rezultatet: Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, bamirësinë, lirinë për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.
Individëve u bëhen nga Instituti Gallup pyetje të tilla si “Nëse do të ishit në telashe, a keni të afërm apo miq se ku mund të mbështeteni që t’ju ndihmojnë kur keni nevojë?”, apo “A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë për të zgjedhur atë që doni të bëni në jetë?”. Një tjetër pyetje është “A keni dhuruar para për bamirësi muajt e fundit?”.
Perceptimet për korrupsionin merren po nga sondazhi i Gallup për dy pyetje: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”. Këto pyetje kombinohen me tregues të tjerë, si të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse të publikuara nga Banka Botërore dhe të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje./koha/ KultPlus.com
Paj disi do të gjendet Do të derdh ndonjë lot Do të mbajë tri fjalime Këtë të tretin buzë varrit Lutem të jetë sa më i shkurtër Pastaj do të kthehet në natën e vet Dhe do të fillojë të më harrojë Natën e parë të varrit do të kërkojë ndihmë Do të kërkojë të lexojë së paku “Oslobogjenjen”, së paku “Vjesnikun” Më pas do të mësohem disi Mirëpo ende nuk kam mbaruar Unë kam qenë poet Kur qytetit tim t’i duhet një fjalë e mirë Unë aty do të jem Unë e di kush do ta marrë më së rëndi lajmin për vdekjen time Por emrin e saj kësaj radhe nuk po e përmendi./ KultPlus.com
“Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm”. Ky është titulli i veprës së artistit Driant Zeneli, i cili prezanton Shqipërinë këtë vit në Bienalen e Venecias.
Më 11 maj deri më 24 nëntor 2019 vepra e Zenelit do të ekspozohet në “Arsenale Artiglierie”, nën kurimin e Alicia Knock. Në përshkrimin që i bëhet veprës së artistit shqiptar në faqen zyrtare të Bienales, thuhet se, “vepra është një instalim skulpturor i cili zgjerohet si një projekt multidisiplinar duke lënë idenë se “nën një sipërfaqeje ka një sipërfaqeje tjetër”. Zeneli nisi të punonte me këtë ide më 2015-tën në ish Metalurgjikun, në qytetin e Elbasanit.
Idea për këtë vepër ka lindur nga leximi i romanit të parë fantastiko-shkencor në Shqipëri, “Drejt Epsilonit të Eridanit”, i botuar në vitin 1983 (ribotuar i plotë në vitin 2018) nga Arion Hysenbegas.
Vepra e Driant Zenelit sfidon limitet intelektuale dhe fizike, duke vendosur në skenë dhe duke performuar situata sureale dhe ironike, ndonjëherë dhe absurde. Shpesh puna e Zenelit identifikohet me ëndrrat, luan me arsyen, ndërkohë që ndërvepron me publikun. Në qendër të veprimit performativ, si dhe në punët e tjera të artistit ku përdoret gjuha e narrativës filmike, ndodhet ripërkufizimi i dështimit – si çasti themelor për të krijuar një alternativë të re. Në vitin 2008 Zeneli fitoi çmimin Ndërkombëtar “Onufri” në Tiranë dhe në vitin 2009 çmimin “The Young European Artist Award”, Trieste Contemporanea. Në vitin 2017 ai fitoi çmimin “MOROSO”, Itali. Driant Zeneli ishte drejtor artistik i “Mediterranea 18”, “Bienalja e Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mesdheu”, që u zhvillua për herë të parë në vitin 2017 midis Tiranës dhe Durrësit. Ai është gjithashtu bashkëthemelues i Platformës së Artit Bashkëkohor Harabel në Tiranë.
Disa nga ekspozitat e tij janë zhvilluar në: Passerelle, Centre d’Art Contemporain, Brest, (2018); Mostyn Gallery, Wales, UK (2017); MuCEM, Marseille, (2016); Centre Pompidou, Paris (2016); GAM, Museum of Modern and Contemporary Art Turin (2013); ZKM, Karlsruhe (2012); MUSAC, Castiglia León. Spain,(2012); Prague Biennale 5 (2011). Ndërsa kuratoria ,Alicia Knock punon në Qendrën “Pompidou” në Departamentin e Artit Bashkëkohor, në Paris, të krijuar dhe drejtuar nga Christine Macel. Alicia Knock po punon për zgjerimin e këtij muzeu drejt Afrikës dhe Evropës Qendrore, nëpërmjet blerjeve dhe ekspozitave.
Përgjegjëse për ekspozitat e fundit të çmimit “Duchamp” (Kader Attia, Yto Barrada, Ulla von Brandenburg dhe Barthélémy Toguo, 2016, “The most foreign country”, gratë artiste nga çmimi “Duchamp”, Fondacioni Fernet Branca, 2017, Maja Bajevic, Joana Hadjithomas dhe Khalil Joreige, Charlotte Moth, Vittorio Santoro, 2017), ajo është gjithashtu e përfshirë në projektin e ri të Qendrës “Pompidou”, Galerie 0, me qëllim kthimin e tij në laborator për praktika të reja.
Për ceremoninë e hapjes së kësaj hapësire të re (Museum On/Off, 2016) ajo ftoi artistë dhe kuratorë të administronin hapësirën për të promovuar muzeun si një përvojë më vete. Instalimet nga Otobong Nkanga, Meschac Gaba, Ahmet Ogut dhe Arseny Zhilaev, ofruan sfondin për trillime në evolucion të vazhdueshëm.
Muzeu u kthye një vend jo për ekspozim, por për prodhim, riprodhim dhe interpretim. Në praktikën e saj kuratoriale, Alicia Knock përpiqet të eksplorojë formatin e ri të ekspozitës, duke vënë në dyshim vetë muzeun përmes projekteve multidisiplinare, siç është retrospektiva e kuruar në vitin 2017 për regjisorin Harmonia Korine/ Shqip/ KultPlus.com
Mbrëmë në Dit’ e Nat’ është bërë promovimi i librit “Dimri i Gjatë i Vitit 1945. Tivari” me autorë Anna Di Lellio dhe Dardan Luta, shkruan KultPlus.
Pas çlirimit të Jugosllavisë nga okupimi
nazist në vjeshtën e vitit 1944, Marshall Tito bëri thirrje për mobilizim në
masë me qëllim që të thyente forcat ushtarake gjermane në frontin Syrmian dhe
të pushtonte qytetin italian të Triestes.
Me mijëra burra të rekrutuar me dhunë nga i
tërë vendi, duke përfshirë edhe shqiptarë nga Kosova, u dërguan në front në një
marshim tragjik që la pas një sërë të sëmurësh dhe të plagosurish për vdekje.
Më 30 mars 1945, kur rekrutët shqiptarë të paarmatosur arritën në qytetin e
Tivarit (Bar) në bregdetin Adriatik, partizanët malazezë i vranë qindra prej
tyre. Kjo u njoh si masakra e Tivarit dhe nuk u bisedua për një kohë të gjatë për
të, madje akoma mbesin të panjohura arsyet se përse ndodhi kjo, si dhe numri i
saktë i të vrarëve.
Pikërisht kjo ngjarje, “Masakra e Tivarit” për të cilën nuk është diskutuar shumë, e ka nxitur Dardan Lutën që të hulumtojë edhe më tutje dhe përmes ilustrimeve së bashku me Anna Di Lellion sjellin një narracion të kësaj ngjarjeje përmes dialogjeve.
“Jam
shumë e kënaqur që jam këtu sonte për të prezantuar librin. Kemi punuar dy vite
në Prishtinë por edhe në New York duke lexuar e hulumtuar në lidhje me Masakrën
e Tivarit. Në fillim e kam menduar të shkruar librin dhe me ilustrime dhe Dardani
si artist ka qenë një bashkautor shumë i zoti dhe i duhuri. Masakra e Tivarit
ka qenë një ngjarje shumë tragjike për Kosovën dhe mendoj se është shumë e rëndësishme
për shqiptarët që të hulumtojnë më shumë për këtë masakër dhe për Luftën e Dytë
Botërore”, u shpreh Anna Di Lellio.
Sipas saj, ajo që e bën të rëndësishëm këtë libër është se përmes ilustrimeve tregohet se si janë marrë shqiptarë dhe pastaj si janë vrarë ata.
Gjatë promovimit u tregua se ky libër është
një histori e ilustruar e asaj masakre, histori e cila është varrosur thellë në
arkiva, e shtypur, e neglizhuar apo e manipuluar nga historianët, gjithmonë e
heshtur, ndonëse kurrë e harruar. Dardan Luta tregoi se ky rrëfim vjen përmes
zërit të Shaban Pajazitit dhe rekrutëve të tjerë nga Çubreli (Skënderaj), të
cilët mbijetuan për t’i treguar historitë e tyre. Po ashtu ai tha se burimet
arkivore dhe të shkruara japin dëshmi dokumentuese shtesë të rëndësishme, por
kontestuese dhe janë një përkujtues i qartë se historia zyrtare nuk është kurrë
e plotë pa dëshmitë e pjesëmarrësve.
“Në pika të shkurtra, storia jonë ka të bëjë me një person i cili është marrë në Çubreli nga dy partizanë dhe e dërgojnë atë në Skenderaj ku takohet edhe me nëntë persona të tjerë të cilët janë të fshatit të tij. Ata ia japin besën njëri-tjetrit që do të qëndrojnë së bashku deri në fund. Kjo ka qenë njëra nga arsyet ndoshta që ata kanë mbijetuar. Emrat në libër janë të vërtetë mirëpo mbiemrat nuk i kemi përdorur”, tha Luta.
Libri i cili është ilustruar nga Dardan Luta
sjellë 10 histori të njerëzve të ndryshëm të cilët kanë treguar historinë e
njëjtë për këtë ngjarje. Luta tregon se ka pasur shumë histori mirëpo sipas tij
ata kanë dashur që të fokusohen në historinë e Shabanit dhe të miqve të tij të
cilëve ai u drejtohet si “Çubreli Gang” pasi që kanë qëndruar së bashku deri në
fund.
“Është storia e këtyre 10 personave si
narracion e cila përfundon. Pastaj janë hartat nga kanë shkuar, raportet e
partizanëve, Brigadës Maqedonase, Shtabit të Përgjithshëm, partizanëve të
Shqipërisë si dhe Rankoviqi – çka ka folur në Kongresin e Parë. Këto pra janë
dokumente por në fund e kemi edhe një histori gojore të Ademit i cili flet për
babën e vet Shabanin i cili pas asaj ngjarje nuk ka dashur që të shkonte askund
madje as në Prishtinë te biri i tij. Pra problemi jonë si shqiptarë është që
nuk kemi gjëra të dokumentuara me kohë, dokumentime nuk kemi as sot. Krejt çka
kemi janë këngët me lahutë, por ato nuk janë një dokumentim”, theksoi Luta.
Ky libër është publikuar nga Iniciativa për Histori Gojore, 2019. / KultPlus.com
Në adresën e mëposhtme mund t’i gjeni përfituesit (OJQ dhe individë) nga projektet kulturore-artistike për vitin 2019 në thirrjen e Departamentit të Kulturës .
Në trupin tim kam plot gropa të thella të zeza Mbushur helme mbushur pështymë Vizatuar çizme fashiste Zgjerohen si gojë çorapësh të qelbosura Deri në zemër prekin plagët Çdo mëngjes shembin shikimin tim e më errin ditën Netëve si gojë të ndyra të padhëmbë Nxjerrin zëra klithës të nëndheshëm Unë rrotullohem viteve, rrotullohem dyshekut Duke provuar t’ mos i zgjoj kujtimet Se ende jam grua unë Dhe lëkura ime ka memorie të fortë Kafshimet e marimangës së zezë Pëlcasin turpshëm si kallo mbushur ujë fekal Kafshimet shovene që e bën gjak gojën dheut Ditëve kur bombat shpërthenin lirinë E unë ende jam grua besoni, jam nënë Në gjirin e kafshuar nga marimanga e zezë Thithë qumështin biri im….
Sanije Hyseni ishte vajza që do ta mbante stafetën që do t`ia dorëzonte Josip Broz Titos, në vitin 1979.
Shqiptarja asokohe u zgjodh në këtë pozitë si një nxënëse e suksesshme.
Stafeta e Rinisë ka qenë ritual i mbajtur në Jugosllavi që nga viti 1945 e deri në vitin 1988. Ngjarja zakonisht e festonte Titon si figurë markante të Jugosllavisë, udhëtonte nëpër qytetet kryesore, niste nga vendlindja e Titos në Kumrovec të Kroacisë dhe përfundonte në Beograd, me 25 maj, në ditëlindjen e Titos.
Dhe personi i fundit që e merrtë stafetën, ia dorëzonte atë Titos.
Në vitin 1971, këtë e bëri Nazmi Jenje ndërsa në vitin 1979 Sanije Hyseni, që të dy nga Prishtina.
Dhe Sanija kujtohet sepse ajo ishte e fundit që ia dha
stafetën Titos, pasi ai ndërroi jetë një vit më pas. Ajo e pati edhe një fjalim
rrënqethës që u ndoq nga mijëra njerëz.
Sanija, në vitet 90-të u largua për në Kanada. / KultPlus.com