Muhaxheri: Hidrocentralet në Lumbardh nuk do të ndërtohen, jemi në procedura të ndalimit

Ndërtimi i hidrocentraleve në Lumbardh, ka ngjallur reagime të shumta tek qytetarët e komunës së Pjesë dhe Deçanit.

Ditë më parë ata protestuan duke kundërshtuar projektin për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve.

E lidhur me këtë, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se janë procedura të ndalimit të këtij projekti dhe se i njëjti nuk do të realizohet.

“Ky është problem, lakmi e disa pushtetarëve për të ardhur tek paraja në mënyrë të lehtë. Ata që e kanë kry procedurën e Lumbardhit të Deçanit prapë janë kthyer në skenë por me një formë tjetër, dhe ligj tjetër”, ka thënë Muhaxheri në “Zyrën e Ankesave” në RTV Dukagjini.

Muhaxheri ka shtuar se Lumëbardhin e Deçanit është kryer masakër, nga persona të papërgjegjshëm.

” Pas masakrës në Lumëbardhin e Deçanit dhe tmerrit që është kriju atje të gjithë e dinë që kjo nuk mundet mu realizua, edhe nuk kemi me lejua. Jemi në procedura të ndalimit të kësaj pune kuvendi komunal ka anulua çfarëdo vendimi që është marrë në vitin 2010-2012″, ka thënë Muhaxheri.

Ai ka shtuar se ka njerëz të fuqishëm dhe kompani të fuqishme që mendojnë se munden me shkelë vullnetin e qytetarëve dhe komunës, por kjo nuk do të ndodhë ./ KultPlus.com

Pse më 1973 Nënë Tereza u dëbua nga Irlanda Veriore

Shenjtorja Nënë Tereza (19010 -1997), sipas dokumenteve të zbuluara kohët e fundit, në vitin 1973 është përzënë dhe detyruar të largohet nga Irlanda e Veriut. Këtë akt të pashembullt e ka urdhëruar mëkëmbësi i parë i kardinalit të Belfastit, Fr. Padraig Murphy.

Si ka ndodhur kjo histori?

Në vitet 1971 -1973 Irlanda e Veriut ngjante si Shqipëria e viteve 1997-1999. Krizën tragjike dhe të vazhdueshme, që përjetoi Irlanda e Veriut në këto vite e përshkruan më se miri një raport i botuar në mars 1975 ku thuhet, ‘trazirat e viteve të fundit në Irlandën e Veriut kanë shkaktuar më shumë se 1100 të vdekur dhe 11 500 të plagosur, si dhe shkatërrime pasurish që arrijnë shumën e mbi 140 milionë paundëve. Ato kishin formën herë si prishje rendi, herë si akte terrorizmi, që do të thotë dhune e organizuar për qëllime politike apo fetare. Shumica e akteve të terrorizmit vinte nga IRA, e cila falë një organizimi të konsoliduar, përbënte një kërcënim serioz’.

Në vitin 1971, Nënë Tereza ishte një misionare e mirënjohur ndërkombëtarisht dhe e respektuar ne mbarë botën për punën e saj më të varfrit.

Kur asaj i erdhi një kërkesë për ndihmë nga prifti i zonës perëndimore të Belfastit, Fr. Des Wilson, ajo u shpreh e gatshme për të shkuar ne ketë qytet për të ndihmuar të varfërit dhe për të kontribuar ne procesin e paqes.

Një surprize tjetër ishte ajo që Nënë Tereza jo vetëm vendosi të shkoje, por deklaroi se misioni i saj do të vendosej ne Ballymurphy – një lagje e Belfastit që ishte bombarduar vetëm dy muaj më parë dhe shkatërruar tërësisht nga dhuna e tmerrshme. Në Gusht të vitit 1971, një prift katolik dhe një nënë e tetë fëmijëve ishin midis 11 njerëzve të vrarë nga Regjimenti Parashutist në atë lagje që u bë e njohur si masakra e Ballymurphy-t

Dy shtëpi në Springhill Avenue

Në atë kohë, çdo banor veç donte të ikte nga ajo lagje, por papritur Nënë Tereza vendos që qendra e misionit të saj dhe katër murgeshat që ishin më të, të vendoseshin pikërisht në këtë lagje.

Dy shtëpi ne Springhill Avenue, pjese e lagjes e Ballymurphy u siguruan për motrat e Misionareve të Bamirësisë.

Dy shtëpi në Springhill Avenue

Në atë kohë, çdo banor veç donte të ikte nga ajo lagje, por papritur Nënë Tereza vendos që qendra e misionit të saj dhe katër murgeshat që ishin më të, të vendoseshin pikërisht në këtë lagje.

Dy shtëpi ne Springhill Avenue, pjese e lagjes e Ballymurphy u siguruan për motrat e Misionareve të Bamirësisë.

Shtëpitë ishin krejt të dëmtuara, por banorët kontribuan dhe i ringritën ato. Që në fillim, murgeshat njiheshin thjesht si “Motrat e Nene Terezës”. Fr Wilson e vlerësoi lart punën e këtij ‘manastiri’ të improvizuar, i cili siç deklaronte ai, ngriti lart moralin e komunitetit. Të rinjtë mblidheshin ne shtëpinë e motrave, këndonin, punonin, mësonin zanate të reja, disa mësonin të lexonin dhe të shkruanin.

Kjo shtëpi e Motrave të Nënë Terezës ishte një nga vendet e pakta ne atë zone me një telefon që punonte. Dhe shpesh nënat e shqetësuara vinin për të bere ankesa apo dhe telefonata të dëshpëruara për mospagesën e përkrahjes sociale ose ankesa për anëtarët e burgosur të familjes.

Por pavarësisht se fituan zemrat e gjithë banoreve të Belfastit pa dallim nga besimet e tyre fetare, (protestant apo katolik), murgeshat nuk arritën të fitonin mbështetjen e disa klerikëve të lartë ne Kishën Katolike të Belfastit.

Kishte një perceptim nga krerët e kishës katolike se puna e këtyre murgeshave ishte një turp për Belfastin, pasi krijonte idenë te të tjerët që krerët e kishës këtu nuk janë zotët t’i zgjidhin vetë problemet e banoreve të këtushëm pa një ndihmë nga jashtë.

Dëbimi nga Ballymurphy

Në fillim kundërvenja ishtë e kamufluar por më kalimin e kohës trajtimi i murgeshave nga ana e kishes u be i patolerueshëm. Sulmet moren ngjyra dhe forma të konflikteve të hapura.

Siç duket influenca dhe emri i mirë i këtij misioni bamirësie për sherbimët e punët e mira që bënin në komunitet, pa përfillur dallimet politike apo fetare e kishin zbehur rolin dominant të kishës katolike. Dhe krerët e kësaj kishe nuk mund ta toleronin këtë fakt.

Përfundimisht, ne vjeshtën e vitit 1973 ato i dwbuan nga Ballymurphy, më saktë i detyruan të largohen. Kisha Katolike e mohoi faktin se e kishin detyruar Nene Terezwn dhe murgeshat e ketij misioni të largoheshin dhe thane që Motrat e Bamiresise kishin ikur vullnetin e tyre të lire.

Refimi i Eileen Sweeney

Rrëfimi i murgeshës katolike Eileen Sweeney, e cila punoi pranë këtij misioni, i bërë në një dokumentar të BBC, shpalos të vërtetën tragjike të këtij debimi.

Ajo tregon me imtësi sulmet e vazhdueshme që disa krerë të kishës katolike u bënin ne vazhdimësi këtyre misionarëve. U trondita shumë – thotë ajo, kur një mëngjes kur shkova aty pashe që ato kishin bere gati plaçkat dhe ishin bere gati për të ikur. Pashe lotë në sytë e Nënë Terezës dhe motrave të këtij misioni. Nënë Tereza më tha shkurt – Po ikim, nuk mund të rijmë më në një vend ku krerët e kishës katolike janë kundër nesh.

Pashë një letër të grisur ne copa të vogla hedhur në dysheme. Pasi ato dolën, unë u mundova t’i mbledh dhe t’i ngjis copat e kësaj letre misterioze që i kishte detyruar këto misionare bamirësie të largohen. Ishte një letër e ardhur nga mëkëmbësi i parë i kardinalit të Belfastit, Fr. Padraig Murphy. Ai u thoshte se brenda 24 orëve duhet të largohen nga Ballymurphy, në të kundërt do të përballen më pasoja të paparashikueshme.

Por jo të gjithë krerët e kishës katolike mendonin si Fr. Padraig Murphy. Një muaj pasi ato u larguan, një peticion u hartua nga famullitaret e kishave të kësaj zone. Ata vlerësonin punën e këtij misioni bamirësie në Ballymurphy.

Ne ketë peticion ata bënin thirrje për një qasje të re ne administrimin e famullise, duke përfshire krijimin e një këshilli famullitar, më një fjalë në zgjedhjen drejtuesve të ri ne hierarkinë e kishes katolike të Belfastit dhe disa çështje të tjera që prekin komunitetin lokal.

Nënë Tereza nuk e harroi kurrë Ballymuphiy-n. Një lutje në vitin 1981 ajo e falenderon komunitetin e kësaj zone për mbështetjen që i dhane misionit të saj ne ato muaj që shërbyen atje. Ajo shprehet – Ju sjell lutjen dhe mirënjohjen time për gjithçka keni bere për motrat tona, kur shërbyem atje.

Një monument në shenjë mirënjohje

Kishin kaluar shumë vite nga ky dëbim i pashembullt, por si për ironi të fatit ne 2010 një monument ngrihet në Ballymurphy ne përkujtim të punës së vyer të këtij misioni i kryer më aq shumë devocion në ato vite të trazuara. Misionaret e motrave bamirëse u kthyen ne Ballymurphy ne vitin 2010 dhe pas një ceremonie mbresëlënëse bënë një fotografi para kësaj skulpture ngritur në mirënjohje të punës së tyre.

Nënë Tereza tashmë është shpallur shenjt. Ajo është pranuar si shenjt nga të gjithë – madje edhe ne Ballymuphy ku dikur e patën dëbuar. Atje, ajo ka tani edhe një monument ne shenjë mirënjohje të punës dhe kontributit të vyer të saj dhe motrave të misionit të saj ne ato vite të trazuara për Irlandën e Veriut/ Ndrek Gjini/ Gazeta Shqiptare. / KultPlus.com

“Poezi për Fuqi – Çdo ditë është 8 mars”

“…prej harkut të thellë të shpinës, nga dielli i buzëqeshjes sime, përhedhja e gjoksit, a ndoshta, nga hijeshia e stilit. Oh, jam kaq e jashtëzakonshme Një femër e mrekullueshme Jam unë.”

– Maya Angelou

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis me datë 6 mars, organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi – Çdo ditë është 8 mars”, në librarinë Dukagjini në Prishtinë/Sheshi Nëna Terezë, prej orës 19:00.

Aktivist/e, artist/e e të gjithë qytetarët ftohen për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave këtë vit duke lexuar për fuqinë e grave dhe fuqizimin e tyre. Çdo ditë është 8 mars, çdo ditë jemi këtu e çdo ditë duhet çmuar.

Ejani takohuni me poetët Ilire Zajmi, Shpëtim Selmani & Nora Prekazi; artistet Melihate Qena, Anisa Ismaili, Denis Galushi, Qendresa Kajtazi & Daniela Markaj si dhe muzikantët Driton Berisha – vocalist / kitarë dhe Avni Mustafa – kajon.

Ky aktivitet implementohet nga Artpolis dhe mbështetet nga UNFPA Kosovo dhe cfd– Zvicër. / KultPlus.com

Me këngë të re, kthehet grupi Jonas Brothers (VIDEO)

Grupi Jonas Brothers është kthyer zyrtarisht pas pesë vjetësh në tregun muzikor, duke publikuar këngën e re të titulluar “Sucker”.

Kënga është pritur jashtëzakonisht mirë, duke marrë mbi 33 milionë shikime në shumë pak kohë.

Në video-klip paraqiten edhe gratë e tre vëllezërve, Priyanka Chopra Jonas, Sophie Turner dhe Danielle Jonas.

Videoja përmban skenat shumëngjyrëshe dhe romantike të tre çifteve, ndërsa vëllezërit u këndojnë femrave në jetët e tyre. / Albinfo / KultPlus.com

Në Prizren ka nisur largimi i reklamave që bien ndesh me menaxhimin e Qendrës Historike

Komuna e Prizrenit ka vendosur që t’i largojë të gjitha reklamat nga pjesët që janë në menaxhim të Qendrës Historike të Prizrenit.

Bizneset kanë afat deri në fund të muajit mars që t’i largojnë reklamat që janë mbi kulmet e objekteve historike dhe të cilat janë mbi një metër katror, raporton KTV.

Thaqi ka treguar që është formuar një komision për ta plotësuar ligjin që mbikëqyr çdo gjë që përfshihet në qendrën historike të këtij qyteti.

Ndërkaq, pronarët e bizneseve, të cilët nuk kanë dashur të flasin para kamerës, kanë thënë se duhet ta zbatojnë çdo vendim të komunës, pavarësisht se a u përshtatet atyre.

Ndërkaq, qytetarët të cilët edhe e kanë mirëpritur vendimin e komunës, kanë thënë se në sezonën e verës qyteti është shumë më i mbingarkuar.

Komuna e Prizrenit, muaj më parë, ka larguar shufrat e metalit nëpër lokale, të cilat kanë qenë të vendosura në ambiente që ishin pronë e ish-drejtorëve.

Një pjesë e qytetit të Prizrenit vazhdon të jetë e mbrojtur me ligj të veçantë për shkak të trashëgimisë kulturore. / KultPlus.com

Tenori Pirgu: Më duhen 200 mijë shfaqje që të rekuperoj dëmin e një gome të djegur

“Imazhi që i bëhet Shqipërisë është shumë shumë i rëndë. Dhe do më duhen 200 mijë shfaqje mua që të rekuperoj një gomë të djegur që ndodhte në Lushnje para 10 viteve dhe ndodh sot në Tiranë”.

Kështu ka deklaruar tenori i njohur Saimir Pirgu, lidhur me situatën aktuale në Shqipëri duke dhënë edhe mesazhin e tij.

Në një intervistë për Top-Channel, Pirgu u shprehet se: “keq më vjen, por ky perceptim i mediave të huaja të sinkronizuara sikur në Shqipëri është Mesjetë. U bënë 20 vjet që e teprojnë. Është përgjegjësi e politikës shqiptare. Dhe flas të të gjitha krahëve politike që keto gjëra të mos përsëriten. Sepse imazhi që i bëhet Shqipërisë është shumë shumë i rëndë. Dhe do më duhen 200 mijë shfaqje mua që të rekuperoj një gomë të djegur që ndodhte në Lushnje para 10 viteve dhe ndodh sot në Tiranë”.

Tenori me famë botërore, u ngjit me zërin e tij edhe në skenën e Pallatit të Kongreseve në mbrëmjen gala të Samitit të Diasporës.

Pirgu u shpreh se “ishte kënaqësi e veçantë në radhë të parë edhe fakti që përveç publikut shqiptar kishte edhe shumë nga diaspora që tashmë më ndjekin kudo ku janë. Por, sidoqoftë në territorin tënd. Në shtëpinë tënde. Në shtëpinë edhe të diasporës në Tiranë apo edhe në Shqipëri është gjithmonë një kënaqësi dhe publiku gjithmonë ka një përqëndrim tjetër”.

Shqiptarët

Nga Ardian Klosi

I shoh të munduar me kryet në hi
Luftojnë të jetojnë s’jetojnë dot pa luftë
Rrëzohen dhe ngrihen dërrmohen prapë çohen
Batakut i ikin të venë në batak
Po gjakun s’e prishin se prapë do luftojnë
Me thonj e me dhëmbë të kapen pas jetës
Me kryet në hi ta gjejnë një copë bukë
Dhe qeshen e qeshen
Mes baltës ngërdheshen
Shpëtomë, o Zot, aman nga shqiptarët.

Jetojnë në mes plehut dhe thonë “s’ka problem”
Po nga ta kthejnë kokën do gjejnë veç probleme
Telashe dhe halle një mal me probleme
U ikin me vrap, i ndeshin përballë
U mbyllin një portë, u hyjnë në oxhak
I djegin me flakë, u ngjiten në kokë
Po s’jepen ata dhe kokën e ngrenë
Dhe gjejnë pakëz zë për të thënë “s’ka problem”
Ngrihen shulaten
Cfiliten rropaten
Shpëtomë, o Zot, aman nga shqiptarët.

Ia hedhin kujtdo të gjithëve “ua hedhin”
Ligjit ia hedhin kulturës dhe punës
Me shtetin tallen se shteti janë vetë
Dhe shkresat fallco diplomat e blera
Liçensa patenta dëshmi me dy duart
Shiko si fshijnë ngjyrat shiko si ndrrojnë vulat
S’lënë send pa ia hedhur ia futur dhe dredhur
Ia hedhin Shqipërisë, fëmijëve të tyre
Ia hedhin dhe hidhen
Përcëllohen përhidhen
Shpëtomë, o Zot, aman nga shqiptarët

Harbutë me miletin të urtë me pushtetin
Zënë dridhen nga frika kur shohin polic
Se s’falen me ligjin i falen kërbaçit
Ndaj gjithë qeveritë me ta “s’kanë problem”
Bëjnë kokrrën e qejfit rrëmbejnë me dy duart
Shalojnë kokteje aviona putana
Se kanë të mjelin shyqyr prej nështetasve
U jep dhe Evropa Stambolli e Meka
Jo s’merr gjë shqiptari
I merr ofiqari
Shpëtomë, o Zot, aman nga shqiptarët

Dhe shajnë e ankohen si s’lënë gjë pa sharë
E shajnë këtë vend me rrënjë e me degë
E zhvasin, përmjerrin dhe prapë e mallkojnë
“Nuk bohemi ne, nuk bohemi jo kurrë
Nuk bohet ky vend ne vuajmë për mend
Shiko pak Evropën shiko Amerikën”
Pa shajnë qeverinë pa shajnë presidentin
(Që i kanë zgjedhur t’u hipin mbi qafë)
Dhe ai që shan
Vetë faj nuk mban
Shpëtomë, o Zot, aman nga shqiptarët

Dhe gratë e tyre nuk ngrenë kurrë zë
Gatuajnë shpëlajnë kërrusen qerasin
Që burrat të pijnë raki dhe të shajnë
Sa mbeten pak vetëm shkojnë gjejnë gra të tjera
Dhe zënë molloisin me llafe kërdisin
E shkojnë gjithë botën dhe lagjen në gjuhë
Sapo që mbarojnë fillojnë nga e para
Kur derdhet kusia e lënë muhabetin
O gra shqiptare
Të shtypura për fare
Shpëtomë, o Zot, aman nga shqiptarët

Kur lënë atdhenë e gjejnë pak rahat
Përshtaten si ujët në enën e vet
Pa flasin të gjithë italisht si majmuna
Dhe kurrë italianit shqip s’i mësojnë
Buongiorno cari siamo benissimo
(Gënjejnë si djalli se kaq mirë nuk janë)
Fëmijët e tyre i dinë ca fjalë shqip
Fëmijtë e fëmijve nuk dinë hiçmëgjë
Dhe ndrrojnë emrat
Dhe ndrrojnë zemrat
Shpëtomë, o Zot, aman nga shqiptarët

Si rendën të gjithë kur kishat u hapën!
U falën dhe ranë të përshpirtshëm në gjunjë
Dhe morën uratën nga prifti nga Papa
Po nisën pastaj prapë nga e para
Të vjedhin altaret misionet muzetë
Ç’t’i duam më kishat tani kemi kioske
Ç’t’i bëjmë xhamijat kur hapëm mejhane?
Jo jo s’shohin kisha nuk shohin xhamija
Feja e shqyptarit ashtë paf/besia
Dhe s’merr dot masa
As Pashko Vasa
Shpëtomë, o Zot, aman nga shqiptarët

Më dalin në gjumë më shtijnë tmerrin
Të frikshëm të trembur parruar munduar
Më heqin tullat më vjedhin korentin

Del “Hana” e Mentor Hazirit (VIDEO)

Me muzikë dhe tekst të Eriona Rushitit, orketsrim të Florent Boshnjakut e me kitarë nga Valon Gashi, këngëtari Mentor Haziri është prezantuar me këngën “Hana”, shkruan KultPlus.

Kjo këngë tashmë është prezantuar edhe me videoklip.

H A N A

Hana paska mbet e vetme

E pikllume në vetmi

Poshtë dritares ti kalon

E heshtun, dhe e mbushun me zbrazëti ….

Rrugën tande shtroj unë me petale

Frymën ti me ma ni

Bashkë me erën fjalët ti dërgoj

E dashtun nata asht poezi

Refreni

Ndal, e shiko

 Dritat ndezun

 Të shpirtit tim

 Synin plot vesë

 Si mëngjesi i lagun për ty …

Andrrën merre edhe zgjoje

 Mbushe zemrën ti me dashni

Jetën zbukuroje

Asht e bukur kur dhuron dashni ……

 Strofa

Mbramja vjen e zbret e amël

E buzeqëshun ka me ik

Yjet flasin vec për ty e dashtun, ke me dal nga kjo errësinë …

Rrugën tande shtroj unë me petale

Frymën ti me ma ni

Bashkë me erën fjalët ti dërgoj

 E dashtun nata asht’ poezi./KultPlus.com

I dashur prind…

I dashur prind

Lexova me vëmendje mesazhin tuaj me ankesat për notat e djalit. Siç e prisja, ju nuk keni ankesa për shkollën, por për notat. Për këtë arsye, vendosëm të ndërmarrim hapat e mëposhtëm për të rritur notat e djalit:

Çdo mëngjes para se të fillojë mësimi do i shërbejmë djalit kafen e mëngjesit (me qumësht besoj) që të ndihet mirë psikologjikisht. Pampersat besoj se ia ndërroni vetë…

Tri herë në ditë mësuesi i matematikës do t’i recitojë disa vargje magjike nga një libër rnagjish egjiptiane, ndërsa mësuesja e gjuhës do këndojë yshtje kundër syrit të keq.

E udhëzuam mësuesen e fizikës që pasi të shpjegojë mësimin për gjithë klasën, të bëjë një shpjegim në version hip-hop ekluzivisht për djalin tuaj (meqë ndryshe nga nxënësit e tjerë që ka për modele frymëzues shkencëtarë e sipërmarrës, diali juaj ka model Noizin dhe Stresin).

Meqë ju këmbëngulni se nuk duhet t’i lodhim fëmijët me shkencë mësuesja e kimisë tani e tutje do ta pyesë vetëm për efektet e Redbullit dhe patatinave meqenëse kemi konstatuar se këto i njeh më mirë se lëndën.

Nëse këto masa nuk funksionojnë kemi vendosur që t’ju emërojmë Juve personalisht Kryevlerësues të djalit tuaj dhe t’u japim të drejtën e vënies së notave. Natyrisht vetëm për djalin tuaj, sepse prindërit e tjerë kanë qëlluar të përgjegjshëm.

Meqënëse po ju plotësojmë ëndrrën tuaj në sirtar për të patur një fëmijë të shkëlqyer me nota pa u lodhur me librat në këmbim ju kërkojmë një nder. Kur djali të mbarojë universitetin e të bëhet mjek, siç ëndërroni ju, ju lutemi të na njoftoni në cilin spital do t’i gjeni punë më mik. Thjesht ta dimë se njerëz jemi e na verbon shejtani sytë e na çon te ai spital dhe marrim më qafë veten a familjen. 

Faleminderit për bashkëpunimin!

(Ermal Hasimja; Portali Shkollor) 

Filozofi më i “rrezikshëm” për t’u lexuar

Arthur Schopenhauer ishte një nga filozofët më të njohur gjermanë, i spikatur për pesimizmin ateist deri në kufijtë e reales, por njëherazi edhe për qartësinë filozofike. Tolstoi e konsideronte si mendimtarin më të madh të botës, duke e gjykuar deri diku Friedrich Nietzschen si “superuesin” e Shopenhauerit.

Nëse lexon disa pasazhe të veprës së Schopenhauerit “Bota si vullnet dhe përfaqësim”, kushtuar metafizikës, vëren se ai e vendos njeriun në një realitet që nuk ndryshon nga e përditshmja, por e këshillon të bëhet zotërues i asaj që dëshiron. Për të bota është veçse vullnet dhe paraqitje, nirvana është hiçi i përkryer.

Po ashtu, ai e favorizon jetesën duke mohuar kryekëput dëshirat njerëzore: ato emocionale, fizike dhe seksuale

Për Schopenhauerin nuk ka metafizikë të mirëfilltë, thuajse të gjitha filozofitë autentike kufizohen në kuadrin strikt të botës që na rrethon: “Pra [Metafizika] mbetet imanente, jo transhendente. Në të vërtetë, ajo nuk shkëputet kurrë tërësisht nga përvoja; ajo presupozon thjesht shpjegimin dhe interpretimin e saj, sepse flet për gjënë në vetvete, veçse për marrëdhëniet e saj me këtë dukuri”. “Në thelb filozofia është shkenca e botës; problemi i saj është bota; ajo ka të bëjë vetëm me botën; perënditë i le të prehen në paqe, por njëherazi pret që, gjithashtu, edhe perënditë ta lënë atë në paqe”. (“Bota si vullnet dhe përfaqësim”, kapitulli 17).

Këto pak thënie përçojnë gjithë shpjegimet e karakterit vërtet të dëmshëm të filozofisë së tij. E vetmja absolute për autorin është absolutja; në vend që t’i hapë perspektiva të reja njeriut (drejt përparimit, përsosmërisë, së ardhmes, etj.) ai e burgos atë në qerthullin hermetik të botës, së bashku me mjerimet dhe të përditshmet e tij. Prandaj, nuk ka rrugëdalje, përveç mosqenies, vetëvrasjes, vdekjes. Dhe, në të vërtetë, nëse e vërejmë më nga afër ndikimin e Schopenhauerit, do gjenim veçse raste tragjike:

Nietzsche e lexoi shumë Shopenhauerin. Para se të zhytej në marrinë e tij, në janar 1889, gjatë gjithë jetës ai vuajti nga bipolariteti akut.

Guy de Maupassant e lexoi shumë Schopenhauerin. Në janar të vitit 1892 tentoi të vetëvritej, përpara se të zhytej në botën e tij të çmendurisë.

Adolf Hitleri e lexoi shumë Schopenhauerin. Në llogoret e Luftës së Madhe, para dështimit mbante gjithmonë mbi tryezën e tij gazetën “Le Monde”. Pas njëfarë kohe në politikë, u vetëvra në prill të vitit 1945.

Emil Ciorane lexoi shumë Schopenhauerin. Gjatë gjithë jetës së tij jetoi si një njeri i padobishëm, pa punuar, me probleme të mëdha pagjumësie, madje vetëvrasjen e shndërroi në temë kryesore të veprës së tij.

Michel Houellebecq e lexoi shumë Shpenhauerin. Gjithë jetën vuajti nga depresioni, duke e shndërruar atë në temë qendrore të punës së tij.

Pra, në njëfarë mënyre leximi i zgjatur dhe i kujdesshëm i punës së Schopenhauerit është një nga përvojat më shkatërruese. Ajo minon shpresën, besimin në veçantinë e çdo individi, sa i përket dobishmërisë së veprimit, sa i përket realitetit të vlerave morale dhe shpirtërore, duke lënë pas vragat e një morie rrënojash. /Konica/

Në punishten e skulptorit 83-vjeçar, që ka bërë bustet e figurave të kombit

Bujar Elmazi është 83 vjeç, por ende nuk heq dorë nga skulptura, një profesion të cilin e ushtron prej rreth 60 vitesh.

Në Vlorë, Bujarin e gjen në punishten e tij në lagjen “Çole”, mes busteve të Skënderbeut, Ismail Qemalit apo vëllezërve Frashëri.

Veprat e skulptorit me origjinë nga Përmeti gjenden në sheshet e qyteteve, nga Dibra deri në Vlorë. Kur për shkak të moshës nuk mund të punojë dot skulptura, Bujari shkruan poezi, pikturon apo i bie fizarmonikës.

Me qindra vepra arti të ekspozuara në sheshe qytetesh e fshatrash, muze e galeri artesh, ai i kujton me krenari, por një brengë nuk i shlyhet kurrë: veprat e dëmtuara kur iu dogj studioja gjatë vitit ’97, apo dhjetëra punime që iu zhdukën në vitet e tranzicionit.

Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çako sjellin këngën “Sekreti im”

Këngëtarët Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çako sapo kanë lasnuar këngën e tyre të përbashkët “Sekreti im”, këngë e cila duket të jetë punuar deri në detajin më të vogël, shkruan KultPlus.

Kënga që është lansuar edhe me vidoklip është xhiruar në qytetin e Venedikut, për ta bërë këtë këngë edhe më të ndjeshme.

KultPlus ju sjellë këtë këngë nga dueti Myrtezah e Çako./KultPlus.com

“Libri i luftës”, zë kujtimesh

Është promovuar “Libri i luftës” i autorit Nuhi Bytyçi, libër në të cilin autori paraqet përvojën dhe punën e tij dhjetëra vjeçare në gazetari. 

Në këtë promovim u tha se ky është libri i luftës për thyerjen e cenzurës në Televizionin e Prishtinës, libri i luftës për të vërtetën e Kosovës, libri i luftës së UÇK, të Kosovës së lirë, i luftës për shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe Maqedoni, libri i luftës për mbrojtjen e UÇK-së në Tribunalin e Hagës dhe libri i rrugëtimit për pavarësi. Pas shfaqjes së një film dokumentar, fjalën e morri recensenti Bajram Kosumi, i cili tha se Nuhiu gjatë viteve 98 mungonte në Prishtinë por nuk mungonte në Drenicë, Dukagjin, Llap dhe çdoku ku luftohej.

Ai shtoi se si njeri ai rrezikoi shumë, vetveten, familjen dhe miqtë e tij për gazetarin në kohën e luftës. “Libri i Nuhi Bytyqit ka një ligjërim pothuajse bisedor, kjo do të thotë se është i këndshëm për lexim jo veç për historianin, jo veç për politikanin, jo veç për atë që ka kaluar në këto periudha por për çdo lexues mesatar. Ata që kanë kaluar kur ta lexojnë librin do të përjetojnë shumë më detajisht, shumë më thellë periudhën që e kemi kaluar dhe ata të tjerët që nuk e kanë kaluar e që çdo ditë rriten më shumë, do të kuptojnë se si është e mundur që në periudha të caktuara, krejt fuqinë që e ka njeriu në jetë e fokuson vetëm në një çështje, në çështjen e lirisë, të gjitha tjerat janë të dorës së dytë“, tha ai. Redaktori i librit, Haqif Mulliqi tha se momentet më të mira për gazetarin, janë ato të kohës kur një popull e ka më së vështiri. Këtë u përpoq të na dëshmoi gazetari dhe publicisti Nuhi Bytyçi.

 “Libri i luftës na thotë se zëri i Nuhi Bytyçit është një zë i rrallë dhe i guximshëm në gazetarinë dhe publicistikën shqiptare në përgjithësi, prej më të veçantëve. Është ai zë që e tipizon gazetarin e mirë duke e shkëputur atë nga …., atë gazetar që lë gjurmë të pashlyer në jetën dhe historinë e njerëzve me punën e tij, është siç e shohim edhe në këtë libër voluminoz një zë kujtimesh, i cili tingëllon qartë në mjedisin nga i cili buro dhe të cilit i përket tërësisht, zë i pa mëdyshur dhe i pa ngulfatur nga kushdo që e mëtoi këtë dhe i cili dha jehonë për të tëra ato ngjarje, ndodhi dhe protagonistë për kohën e vet dhe brezat që do të vinë“, tha Mulliqi.

Udhëheqësi i shtëpisë botuese “Armagedoni”, Berat Dakaj, tha se në ‘Librin e luftës’, është i jashtëzakonshëm dhe kur mungojnë fjalët shpjegimi për ngjarjet i shpjegojnë 1000 fotografi. “Pjesa më e madhe e librit është e mbushur me luftë, prandaj edhe quhet libri i luftës dhe është shkruar dhe botuar në shenjë nderimi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në shenjë nderimi dhe kujtimi për heronjtë, dëshmorët, martirët, viktimat civile, invalidët, veteranët dhe udhëheqësit politik, diplomatik dhe ushtarak të UÇK-së. Libri i luftës është libër autobiografik por edhe biografik“, tha ai.

Autori i librit Nuhi Bytyçi ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar gjatë luftës por edhe ata që kanë kontribuar në botimin e këtij libri.  “Puna e gazetarit nuk është aspak e lehtë, gazetari gjithmonë është në luftë për të vërtetën, në shërbim të së mirës së atdheut të tij dhe të njerizimit, në shërbim të publikut, prandaj unë kështu gjithmonë e kam kuptuar gazetarinë dhe në këtë frymë jam angazhuar me përkushtim në të gjitha kohërat. Në këtë ngjarje kam një mesazh si gazetar për liderët institucional politik të Kosovës dhe Shqipërisë që t’i lënë interesat personale dhe partiake dhe të bashkohen në një front për punuar dhe vepruar në një front unik për të avancuar çështjen tonë kombëtare sepse siç dihet çështja jonë kombëtare ende nuk është zgjidhur ashtu sic kemi aspiruar ne dhe shumë gjenerata përpara“, ka thënë ai. Bytyçi shtoi që ajo që e ka motivuar që pas shumë vitesh pune ta finalizon këtë libër është mbesa e tij, Jona Bytyqi, e cila më pas, para të pranishmëve recitoi një vjershë të shkurtër. /rtv21.tv

Historia e Kishës së Thethit

Një kishë e veçantë dhe e bukur që është ndërtuar në vitin 1892 në po atë vend dhe po ato themele që është edhe sot e kësaj dite. Në periudhën e ndërtimit ngjitur me murin lindor të saj, ka qenë edhe shtëpia ku banonte famullitari i kishës.

Duke qenë se banorët e Thethit që nga krijimi i tij kanë qenë katolike, një nga ndërtimet e para ka qënë kisha. Një nga famullitaret më legjendarë jo vetëm për Thethin dhe kishën Katolike, por për të gjithë kulturën shqiptare ka qënë At’ Shtjefen Gjeçovi. Gjeçovi në vitin 1917 hapi shkollën dhe ju mësoi fëmijëve shkrimin dhe k’nim (leximin) e “Gjuhës Shqipe”.

Këtë traditë ndoqën edhe priftërinjtë e tjerë të kësaj kishe. Si periudhë hapjeje e kesaj shkolle, nga shteti ne fuqi i asaj periudhe, njihet hapja qe i eshte bere nga At’Marjan Prela ne vitin 1921. Ministri i arsimit të asaj kohe, Ahmet Zogu, nëpërmjet një urdhëri të brendshëm ka levruar një fond prej 100 frangash ari për arsimimin e fëmijëve të Thethit.

Po në këtë Kishe, por për një kohë më të shkurtër ka sherbyer edhe At’ Daniel Gjeçaj, i cili pas instalimit të rregjimit antifetar komunist u detyrua te braktisë Shqipërinë dhe t’i shërbente asaj nga Italia.

At’ Danieli gjatë viteve të Komunizmit mbajti kontakte me të gjithë emigrantët shqiptarë në mërgim. Një nga bashkëpunëtorët e tij ka qenë edhe shkrimtari i madh

Martin Camaj, i cili për çdo shkrim përpara se t’a botonte konsultohej me At’ Danielin. Falë bijeve të Thethit me banim në SHBA, kisha sot është rikonstruktuar dhe rikthyer në shërbim te fshatit pasi gjatë rregjimit Komunist ishte dëmtuar duke u bërë qendër shëndetësore dhe shtëpi lindjeje.

Pas akuzave për abuzim me fëmijët, BBC ndalon transmetimin e këngëve të Jacksonit

Muzika e Michael Jacksonit nuk do transmetohet më në BBC Radio 2 pas publikimit të një dokumentari për këngëtarin e famshëm.

Dy burra e akuzuan “Mbretin e Popit” se ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin fëmijë.

Vendimi i BBC është marrë javën e kaluar pas publikimit të dokumentarit “Leaving Neverland” në Channel 4.

“Leaving Neverland” është katër orë dhe i ndarë në dy pjesë ku James Safechuck dhe Wade Robson rrëfejnë eksperiencat e tyre të abuzimit nga Jacksoni.

Dy burrat dhanë intervistë për BBC ku thanë se këngëtari i ndjerë abuzoi seksualisht me ta qindra herë./oranews

Konica: Gjithmonë e shtyj për vitin tjetër, e vërteta është se nuk do të martohem kurrë

Megjithëse po bëheshin tri dekada që kur vuri këmbë për herë të parë në Amerikë, Faiku vazhdonte të ishte beqar.

“I nderuari Faik Konica i Shqipërisë është në hall të madh”, shkruante gazeta kryesore e Uashingtonit në vitin 1934. “Kur dikush e pa të martën pasdite në mesin e disa zonjave tërheqëse gjatë një kokteji në Mayflower, në vetull i kishte rënë një hije e lehtë ndërsa vështrimin e kishte të trishtuar.

Kjo i bëri përshtypje një miku në tryezën pranë sepse zoti Konica prej natyre është njeri me shpirt të qeshur. U desh të vinte e premtja që të merrej vesh sekreti. Përgjigja, si zakonisht, ishte ajo që thonë francezët: cherchez la femme (kërkoni gruan). Dhe halli ishte se zoti Konica nuk gjente dot grua”.

“Gjithmonë e shtyj për vitin tjetër. E vërteta është se nuk do të martohem kurrë”, thoshte Faiku. Ministri ia njihte të metat vetes. Ai besonte se ishte i ftohtë dhe i tërhequr në marrëdhëniet me të tjerët ndonëse nuk e quante veten tip të ndrojtur. Por dyshonte se të tjerët e shihnin si asket.

Ky beqar, i cili nuk ua tregonte kurrë moshën të tjerëve, shquhej nga të veshurit me elegancë. Mbante kostume shik blu, gri dhe të zinj, secili i shoqëruar me pallto në të njëjtën ngjyrë por pa thile në jakë, një zakon i tij i hershëm që të mos i inkurajonte vajzat t’i ngulnin aty ndonjë lule. Palltot nuk kishin as xhep sipër, sepse Faiku e quante jo sanitare mbajtjen e shamive për qëllime dekorative./ KultPlus.com

(Pjesë nga libri: ‘Faik Konica: Jeta në Uashington’, autor Ilir Ikonomi/ Botim i UET PRESS)

E diela me diell, mbush Vlorën me vizitorë

Moti i ngrohtë mblodhi sot qytetarë të shumtë dhe vizitorë nga qytete të tjera të vendit në Vlorë.

Fëmijë dhe të rinj mes lojërave të ndryshme sportive po kalojnë momente argëtuese. Ndërsa qytetarë të shumtë po shijojnë këtë ditë me diell në bregun e Lungomares.

I konceptuar si një hapësirë ku alternohen 3 lloje lëvizjesh, ajo me automjete, me biçikleta, si dhe pedonalja, në Lungomare qytetarët gjejnë vetveten, në varësi të dëshirave të tyre.

Por, ka nga ata që kanë zgjedhur si destinacion të tyre edhe vizitat në pikat turistike të qytetit, ose në lokalet pranë bregdetit.

Në disa fotografi të publikuara bashkia e Vlorës na sjell momente nga dita e sotme e qytetarëve vlonjatë, por edhe e vizitorëve nga qytete të ndryshme të vendit dhe jashtë tij.

Vlora me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit është gjithnjë e më shumë e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj./ ata

Gërshetimi i folklorit me zhanre të reja, një zgjedhje për mbijetesën e muzikës folklorike

Alberina Haxhijaj

Mënyra më e bukur për të ruajtur trashëgiminë është duke e rivitalizuar atë, duke i mundësuar që ajo të bëhet pjesë e të sotshmes edhe përmes modifikimeve të cilat sigurisht e ruajnë bazën e saj. Një gjë e tillë mund të ndodh edhe me muzikën, ose të paktën këtë po e shohin si mundësi një grup i muzikantëve të cilët janë të dhënë pas folklorit dhe ruajtjes së tingujve të pastërtë muzikës shqipe, shkruan KultPlus.

Koncerti “Event 55” i cili u mbajt mbrëmë në teatrin ODA dëshmoi se inkuadrimi i muzikës popullore në zhanret e reja të muzikës, në këtë rast me muzikën jazz, mund të rezultojë shumë i suksesshëm nëse për këtë gërshetim punojnë njerëz të cilët janë profesionist e të cilët muzikën e kanë gjithçka. Gjashtëmbëdhjetë muzikantë të tillë u bënë pjesë e këtij koncerti duke sjellë variacione të ndryshme dhe duke marrë zemrat e publikut të pranishëm përmes tingujve të muzikës Jazz të cilat gërshetoheshin me muzikën shqipe, me tingujt dhe me fjalët e këngëve të vjetra shqiptare që i rezistuan kohës.

Kjo ngjarje shënon edhe rikthimin e Afrim Sadikut një prej instrumentistëve i cili ekzekuton me instrumentet me tela si sharki dhe çifteli që nga mosha 9 vjeçare. Sadiku i cili mbrëmë i ekzekutoi në  çifteli u shpreh se muzika popullore është duke u zhdukur prandaj duhet që të krijohen rrugë te reja të cilat do e mbajë atë gjallë.

“Është një realitet që ne e vërejmë më së miri se muzika popullore pakëz po e përjeton një lloj kolapsi, kemi përshtypjen se duhet të krijojmë një rrugë, të hapim një horizont të ri ku zhvillohet muzika popullore se është diçka që ne po e ndjejmë se ka nevojë”, u shpreh ai.

Orkestra e “Event 55” përbëhej nga Afrim Sadiku, Ilir Bajri, Armend Xhaferi, Gëzim Sadiku, Fatlind Ferati dhe Aleksandar Jovevski. Për të sjellë këngën “Prej një shpati t’i lëshova sytë” atyre iu bashkuan edhe rapsodët Mustafë Ramaj dhe Cen Vishaj.

Maqedonasi Aleksandar Jovevski i cili i ra kavallit ishte për herë të parë në Prishtinë. Ai për KultPlus tregoi se bashkëpunime të tilla janë çdo herë të mirëseardhur dhe të veçanta.

“Ndoshta për disa mund të jetë e vështirë mirëpo për mua nuk ka qenë e tillë pasi që jam rritur në Maqedoni dhe gjeja gjëra të përbashkëta në muzikëçka e bënë edhe me të lehtë bashkëpunimin. Ka ngjashmëri në muzikë të Ballkanit dhe përfshirja e tingujve të kavallit besoj që e ka pasuruar këtë kombinim”, tha ai.

Gjatë këtij koncerti, orkestrës së “Event 55” ju bashkua edhe solistja Ganimete Asllani dhe Agona Shporta. Kjo e fundit solli këngën e njohur “Qohu moj Mahmudie” teksti i të cilës është si në vazhdim.

Qohu moj Mahmudie/ Qohu dil njëherë/ Qohu se kanë ardhë shoqet me t’vu kanën o/Nuk mundem nanë e/ Nuk mundem nano o/ unë jam e smutë, jam tu i dekun o/ Merre bone nuse motrën tjetër o.

Agona Shporta

Bateristi Teoman Uçka, u shpreh se një kombinim i tillë është shumë interesant për publikun dhe sipas tij kjo ka ardhur në kohën e duhur.

“Kjo është një lloj muzikë e jona shqipe që shumë pak dëgjohet prej rinisë sonë dhe ndoshta edhe nuk vlerësohet. Mendoj se me anë të këtij miksi ata do të kenë më shumë simpati për këtë lloj muzike. E dimë të gjithë se çka po ndodhë me këtë lloj muzike dhe besojë që kjo do t’iu rrisë sidomos të rinjve simpatinë për këtë muzikë dhe do të ua hapë sytë më shumë”, u shpreh ai.

Tek grupet e rokut jemi mësuar që të shohin elemente të folklorit mirëpo jo edhe ato të muzikës jazz, kujtojmë këtu se pikërisht Afrim Sadiku ka qenë i inkuadruar te “Kënga e Ashikëve” e grupit Jericho si dhe në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e projekteve tjera të grupit Troja. Kënga “Amaneti i Clown-it” pikërisht nga Troja erdhi e ri-aranzhuar dhe mbrëmë u interpretua nga solisti i grupit Bujar Berisha. E kur është puna për inovacione me muzikën Jazz si gërshetimi me atë folklorike e rock, kitaristi Armend Xhaferi është ai i cili çdo herë është i pari për të thënë ‘Po’.


“Amaneti i Clown-it” – solist Bujar Berisha

“Kombinimi Jazz me muzikën tonëështë ajo çka unë e bëjë në të shumtën e rasteve edhe në albumet e mia zakonisht ka elemente folklorike kështu që është diçka që më pëlqen ta bëjë. Unë gjithmonë kam pas dëshirë të bëj kombinime me çifteli e sharki e në këtë rast ka edhe instrumente kështu qëu bë një kombinim shumë i mirë”, tha Xhaferi.

Kjo eksperiencë do të mbetet e paharruar për kontrabasistin Fatlind Ferati, i cili për herë të parë interpretoi live me një grup.

“Është pak frymë e re dhe besoj që njerëzve do iu pëlqejë, është e qetë dhe shumë relaksuese, i dërgon në një botë tjetër, jashtë përditshmërisë. Nuk ka ndodhur të formohet një grup me instrumente të tilla fillimisht nuk ka pasur të tilla kombinime më herët kontrabas, piano, kitarë, instrumente folklorike. E bën interesant se piano, kitara dhe kontrabasi në këtë rast i japin një background pak më jazz e kur kombinohet me folklor po e krijon një sound të ri që nuk është dëgjuar më herët”, theksoi ai.

Mbrëmja u përmbyll me këngët “Ku ka bujtë Lushi mbramë” dhe “Rrugës së Shullonit”.

Orkestrës për të sjellë këto dy këngë iu bashku Sejfedin Kryeziu dhe Shemsedin Berisha në sule, Selami Berisha në tupan si dhe vëllezërit Rijad dhe MirhadLecaj. Vargjet e këngës “Rrugës së Shullonit bre djalë/ thujmi pak jaranit dylbero/ qiti dhentë nga bjeshka bre djalo/ me kingjat kalesh dylbero”, përmbyllën këtë natë Etno-Jazz e cila i dhuroi magji Prishtinës dhe një rrugë për ruajtjen e muzikës folklorike.

Përzgjedhja e pikave muzikore është bërë nga Afrim Sadiku bashkë me Ilir Bajrin dhe Armend Xhaferin të cilët i  kanë ri-aranzhuar këto vepra muzikore dhe i kanë sjellë në zhanrin Etno-Jazz. Këto vepra tani janë gati që edhe të udhëtojnë në disa shtete dhe festivale të muzikës jazz./ KultPlus.com

LSHK mban akademinë letrare-artistike ‘Ora e Lirisë’

Në kuadër të “Epopesë së UÇK-së”, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës mban akademinë letrare-artistike “Ora e Lirisë”, të martën, më 5 mars, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Ky manifestim që do të jetë tradicional, sivjet ka shpallur konkurs letrar, ku kanë marrë pjesë më shumë se njëqind krijues nga të gjitha viset shqiptare. Juria letrare ka përzgjedhur tridhjetë krijime letrare, tri nga të cilat do të vlerësohen me çmime I, II, III.

Në kuadër të akademisë letrare-artistike “Ora e Lirisë” do të ketë edhe disa pika muzikore artistike. / KultPlus.com

Si u arratis Tolstoy nga martesa e tij 48 vjeçare


Leon Tolstoy nuk mendonte asnjëherë se ishte i aftë të braktiste një grua. Kur Sofia Andrejevna hyri në jetën e tij, ai e kuptoi se ajo shumë shpejt do të bëhej e pazëvendësueshme. Pasioni i saj për shkrimin bëri që dashuria e tyre të kalonte në dimensione të tjera njerëzore, pa të cilat shkrimtari mendonte se nuk mund të jetonte më. Sofia ishte njeriu që ai i besonte dorëshkrimet, ajo që hidhte në makinën e shkrimit mendimet e tij. Romani voluminoz “Lufta dhe Paqja” u hodh në letër nga ajo.

“Shumë shpesh gjatë jetës sime, kur po kopjoja vendet, veçanërisht ato poetike dhe të mrekullueshme në veprat e burrit tim, qaja jo vetëm ngaqë prekesha, por edhe nga kënaqësia artistike që përjetoja bashkë me autorin”, do të shkruante ajo në kujtime. Ajo nuk ishte vetëm gruaja, apo dashnorja, por dhe njeriu që mbante ekonominë e familjes, duke i dhënë një siguri shkrimtarit që të vazhdonte të shkruante i qetë.

Pas një martese të suksesshme 48-vjeçare, shkrimtari ndjente se do të donte të arratisej qoftë disa orë për të qene vetëm. Krizat nervore të cilat Sofia nisi të jetonte nisën ta shqetësonin, aq sa dëshira që një mëngjes të zgjohej pa të filloi dhe u bë e zakonshme.

Por, Tolstoy nuk pati guximin që një ditë ta mbyllte derën e apartamentit ku jetonte me të dhe të ikte, në rrugicë apo apartament tjetër. Këtë vendim shkrimtari do ta merrte vetëm pak kohë para se të ndërronte jetë, duke menduar se “nuk është asnjëherë vonë për të bërë atë që do”.

Ishte 82 vjeç, kur një tetor shirat sapo kishin filluar, e ai mbylli përgjithmonë derën e apartamentit për të mos u kthyer më kurrë. Në tryezë do të linte një letër ku i shkruante së shoqes:

“Jam nisur… Nisja ime do të të lëndojë. Me keqardhje, por përpiqu të besosh e të më kuptosh, nuk mund të veproja ndryshe. Situata ime më është bërë e padurueshme, me vetëdijen sesa peshon jeta (midis të pasurve… të mjerëve) e përsëri vazhdoj të jetoj në kushtet kriminale të një luksi të shfrenuar në mes të mizeries së gjithë atyre që i rrinë përqark. Bëj vetëm atë që bëjnë pleqtë, mijëra pleq, njerëz pranë vdekjes… (shkojnë më larg se kushtet e gjendjes së tyre shpirtërore ua lejojnë) e po iki.

Pothuajse gjithmonë ata shkojnë nëpër manastire, edhe unë do ta bëja, po të besoja në atë çka manastiret besojnë. Duke mos i besuar, po iki thjesht në vetmi… Më është e domosdoshme të jem vetëm. Të lutem të më kuptosh e të besosh se nuk mund të sillem ndryshe. Gjendja ime në këtë shtëpi është e patolerueshme. Të lutem, mos më kërko e mos hajde tek unë, as po e more vesh se ku ndodhem.

Lamtumirë (shoqëruesja e 48 viteve të jetës sime…) e unë të falënderoj për 48 vitet e një jete të ndershme të kaluar me mua, për kujdesin ndaj meje e fëmijëve (të lutem pranoje këtë situatë ku të shtyn nisja ime e mos më kujto për keq…). Të lutem, falmi tërë gabimet që kam bërë ndaj teje e unë do të fal të tuat, të lutem pranoje këtë situatë të re, rrjedhë e largimit tim nga shtëpia e mos ki ndjenja të këqija ndaj meje, ashtu siç unë nuk kam për ty. Se do të më nisësh ndonjë lajm, bëje me anë të Sasës (e bija), ajo e di se ku ndodhem e më ka premtuar se nuk do t’i tregojë askujt”.

Më në fund Tolstoy ishte i lirë.

Janë pafund letrat e dashurisë që ai shkroi gjatë jetës për të, por ashtu siç shkroi dhe në librat që la pas “një dashuri në jetë asnjëherë nuk mjafton”.

Diku ai shprehet: “Në emër të cilës dashuria duhet të veprojë dhe si duhet të veproj? Cilën dashuri duhet të sakrifikoj për tjetrën?”. /Dita / KultPlus.com

Bob Dylan, Elton John dhe Queen dominojnë në publikimet për Record Store Day

Dita e Dyqaneve Muzikore (Record Store Day), ngjarja vjetore e cila i dedikohet shitoreve të pavarura muzikore, e ka zbuluar listën e publikimeve të këtij viti me edicion të kufizuar.

Me pothuajse 400 opsione (kryesisht) vinili në dispozicion, me sa duket ka diçka për çdo adhurues të muzikës.

Disa nga shumë artistët kontribues janë Bob Dylan, Prince, Pink Floyd, Grateful Dead, Peter Gabriel, Elton John, John Lennon, Roxy Music, R.E.M., Rolling Stones dhe shumë të tjerë.

“Kemi marrë mbështetje të mahnitshme nga të gjitha etiketat muzikore edhe këtë vit”, deklaroi bashkë-themeluesi i Record Store Day, Michael Kurtz. “Është disi e ndarë nga biznesi i muzikës në përgjithësi, gjë që pak a shumë është vetëm streaming tani, me vetëm disa përpjekje për vinyl”.

Një nga artikujt më të pritur është “Blood on the Tracks” nga Dylan – “Original New York Test Pressing”. Kjo LP po konsidereohet “një kopje ekzakte të origjinaleve testuese” të albumit të njohur të këngëtarit-kompozitorit nga viti 1975. Dylan dihet se u kthye në studio në Minneapolis dhe e regjistroi gjysmën e materialit për LP-në origjinale. Edhe pse pjesa më e madhe e asaj që ishte në testin e vitit 1974 u përfshi në boxin “More Blood, More Tracks” të vjeshtës së kaluar, ekskluzivja e Record Store Day premton “mikse unike të disponueshme për herë të parë ndonjëherë”.

Në vazhdën e suksesit të tyre me Bohemian Rhapsody, Queen do ta prezantojë një disk të kolonës zanore fituese të Oscarit me rastin e Record Store Day. Ndaras, në një singël ekskluziv anëtarët e mbijetuar të bendit bashkëpunojnë me Taylor Hawkins të Foo Fighters dhe, në mënyrë posthume, me Dennis Wilson nga Beach Boys, shkruan KOHA Ditore.

Flaming Lips do ta përdorë Record Store Day për ta publikuar studio albumin e tyre të 15-të, Mouth King, si një vinyl special të artë 12 inçësh. Albumi e shënon muzikën e parë të bendit që nga viti 2017. 12 këngët origjinale të LP-së janë të lidhura së bashku me narracionin e Mick Jones të Clashit. Ata që nuk e blejnë një nga 4.000 LP-të e publikuara në Record Store Day do të duhet të presin deri në korrik për ta blerë albumin.

Albumet ekskluzive live janë bërë traditë për Record Store Day, ndërsa albumet e këtij viti duken veçanërisht të forta. Live From Moscow nga Elton John, i regjistruar gjatë vizitës së këngëtarit në Bashkimin Sovjetik më 1979, po publikohet për herë të parë në çfarëdo formati. Ambasadori i sivjetshëm i Record Store Day, Pearl Jam, do ta festojë publikimin e parë në vinyl të Live at Easy Street Records. Origjinali është publikuar në CD për dyqanet e muzikës indie 14 vjet më parë dhe shumë shpejt “u avullua”.

“U2” do ta publikojë një EP të re live për Record Store Day, e marrë nga turneu i tyre i kohëve të fundit Experience. Rolling Stones do ta publikojnë një singël në vinyl njëanësh 10 inçësh me edicion të kufizuar, ku gjendet “She’s a Rainbow” e regjistruar gjatë një koncerti në vitin 2017 në “U Arena” në Paris. Dhe ndërsa R.E.M. nuk janë zyrtarisht në listë, bendi do ta publikojë “Live at the Borderline” të vitit 1991 me titullin “Bingo Hand Job”.

Publikime të tjera live përfshijnë Last in Line (live) nga Dio, Billy Joel Live at Carnegie Hall 1977 dhe Ramones Live in Palladium.

Ata që kërkojnë “versione alternative” të LP-ve klasike do të kenë zgjedhje nga disa artistë të mrekullueshëm. John Lennon, Van Morrison dhe Fleetwood Mac do të publikojnë materiale që rrjedhin nga box setet e mëparshme CD – Imagine, Astral Weeks dhe Fleetwood Mac. Ndërkohë, Pink Floyd do ta ofrojë një version të rrallë mono të albumit të tyre të vitit 1968, “A Saucerful of Secrets”. “Crosby, Stills, Nash & Young” gjithashtu do të kyçen, duke e publikuar një edicion të zgjeruar prej tre LP me hit albumin e tyre live nga viti 1971, “4 Way Street”.

Dy ikona të ndjera do të shtohen në katalogët e tyre përkatës. Prince i ka dy publikime që do të vijnë në Record Store Day. Njëri është një set dy LP-sh i titulluar “His Majesty’s Pop Life”; tjetri është një kasetë me titullin “Prince: The VERSACE Experience”. Ky i fundit është një riprodhim i një kasete që u është dhënë pjesëmarrësve në një shfaqje të modës në vitin 1995, dhe i cili përmban këngë dhe remikse ekskluzive.

Ndërkohë, do të publikohet një ripublikim i përmbledhjes së David Bowie nga vitet ’60 “The World of David Bowie”, së bashku me një disk fotografik të albumit Pin-Ups dhe një singël së bashku me bashkë-yllin e “Just a Gigolo”, Marlene Dietrich.

Të pranuarit e sivjetshëm të Rock and Roll Hall of Fame, Roxy Music, do ta sjellin një double-remiks 12 inçësh i cili përmban remikse që ishin planifikuar më parë për box setin e fundit në përkujtim të albumit debutues të bendit.

Mastodon do ta publikojë një vinyl të kufizuar 10 inçësh ku e mbulon “Stairway to Heaven” të Led Zeppelin. Singli i dedikohet menaxherit të Mastodon, Nick John, i cili vdiq në shtator.

Artistë të tjerë të përfaqësuar me materiale të reja ose të publikuara më parë janë: Def Leppard, Alice Cooper, Eric Clapton, Jethro Tull, Robert Plant, Police, Rush, Santana, Doors dhe Motorhead. Record Store Day është më 13 Prill. / KultPlus.com

“DonneCultura”: Mrekullitë e rivierës së Shqipërisë që nuk duhen humbur në 2019

Portali europian “DonneCultura” që i kushtohet udhëtimeve dhe kulturës, i ka dedikuar një reportazh jugut të Shqipërisë ku vlerëson plazhet shumë të pastra dhe ujërat e kristalta që karakterizojnë këtë zonë.

“Shqipëria është vendi që ka pasur rritjen më të madhe të turizmit në vitin 2017, madje në vitin 2011 u zgjodh destinacioni i vitit nga portali i njohur Lonely Planet”, shkruhet në reportazhin e “DonneCultura”.

Në fakt Shqipëria është bregu tjetër i mrekullueshëm i rivierës puljeze dhe asaj greke, por “Low Cost”.

Madje për të pritur këtë fluks turistësh, Shqipëria është pajisur mirë, pasi mund të shkohet me traget ose me avion me çmime të arsyeshme, mbi të gjitha jashtë sezonit turistik.

Bregu ka arritur të ruhet nga rritja e ndërtimit dhe ofron ujëra dhe plazhe magjepsëse, ndonëse tashmë përballet me një rritje të turizmit masiv në kulm të sezonit.

Sipas portalit “DonneCultura”, destinacionet që nuk duhen humbur janë Karaburuni, që ofron peizazhe unike në gjithë Europën. Në këtë gadishull ndodhet edhe Gjiri i Gramës ku gjenden shkrime antike nga marinarët dhe shpella e famshme e Haxhi Aliut që ndryshe quhet “Shpella e Piratëve”.

Duke vazhduar në jug, vjen mali i Llogarasë, ku kalon në një rrugë piktoreske në një lartësi prej 1 027 metra. Pasi zbret këtë mal, mbërrin në Rivierën Shqiptare që mund të fotografohet lehtësisht edhe kur je sipër Llogarasë.

Plazhi i parë i famshëm është ai i Dhërmiut. Në muajt e verës, Dhërmiu është plot me turistë, por mund të zgjidhni të shkoni në gjiret e shumta përreth, si Drimadha apo Jala që është një plazh i vogël, i mrekullueshëm dhe i qetë.

Ndërsa në Himarë, përpiquni të evitoni plazhet e mbushura me turistë si Spille, Potam dhe Prinos, e njëjta vlen edhe për Livadhin, vetëm tre kilometra larg qendrës. Më mirë të shkoni në Llaman, që është më pak i frekuentuar edhe në kulm të sezonit.

Porto Palermo, një gadishull i vogël është vërtetë sugjestive dhe është përdorur gjithashtu nga regjisorët për kështjellën e saj të vogël.

Fshati i Borshit është fantastik për një shëtitje përgjatë bregut. Plazhi është i rrethuar nga ullinj dhe agrume.

Saranda është Rimini i Shqipërisë, anashkalojeni për shkak të fluksit të lartë të turistëve dhe shkoni për në Ksamil dhe katër ishujt e tij të paharrueshëm, të pasura me gjelbërim, që arrihen lehtësisht me not ose me varka me pedale.

Pranë Ksamilit ndodhet Parku Kombëtar i Butrintit, trashëgimi njerëzore në UNESCO për historinë e tij antike. /G.S/ KultPlus.com

3 marsi, Dita Botërore e Shkrimtarëve


3 marsi është shpallur Dita Botërore e Shkrimtarëve dhe festohet çdo vit, që prej vitit 1986.

Dita Botërore e Shkrimtarëve është themeluar nga Kongresi ndërkombëtar i PEN Club, një shoqatë në gjithë botën e shkrimtarëve të themeluar në Londër në vitin 1921, për të promovuar miqësinë dhe mbështetjen intelektuale në mesin e shkrimtarëve nga të gjitha anët e botës. 

Emri për organizimin u krijua nga letra e parë të fjalëve “poetëve, eseistë dhe romancierëve”, por në të vërtetë ajo përfshin shkrimtarë të të gjitha formave të letërsisë, duke përfshirë gazetarët dhe historianët. Ideja për të krijuar organizatë të tillë i takon shkrimtarit anglez C.A. Daëson Scott dhe presidenti i saj i parë ishte John Galsëorthy. Në ditët e sotme PEN Club International ka qendrat e saj në mbi 130 vende.

PEN Club International është organizata më e vjetër globale letrare që thekson rolin e letërsisë në zhvillimin e kulturës botërore, duke luftuar për lirinë e shprehjes. Gjithashtu festohet edhe 23 prilli, Dita Botërore e Shkrimtarëve, Dita Botërore e Poezisë etj. / KultPlus.com

Dy vjeçari i vrarë nga forcat serbe në Kosovë, fotografia e njohur e Yannis Bahrakis (FOTO)

Yannis Bahrakis, fotografi fitues i çmimit Pulitzer, i cili ka mbuluar luftën në Kosovë, ka vdekur dje në moshën 58 vjeçare, përcjellë KultPlus.

Por ai na ka lënë dëshmi të luftës së fundit në Kosovë, fotografitë e tij që flasin më shumë se gjithçka. Duke fokusuar momente nga më tragjiket, vuajtjet, vrasjet e trupat e ndjerë, ai bëri që Kosova ta kujtojë si një njeri që dokumentoi një pjesë të historisë së trishtë të vendit tonë.

Një fotografi e bërë nga Yannis gjatë luftës në Kosovë, e cila u bë shumë e njohur pas publikimit të saj, është ajo e cila tregon një njeri gjersa vendos trupin e dy vjeçarit Mazllum Sylmetaj, në arkivol pranë trupave të tre anëtarëve të tjerë të familjes të vrarë po ashtu nga forcat serbe.

Bahrakis e ka bërë fotografinë nga lartë dhe ka përdorur një teknikë të veçantë e cila të jep ndjesinë e lëvizjes.

Fotografia ishte shumë e fuqishme dhe trupi i fëmijës pothuajse ishte në ajër. Të jepte përshtypjen që shpirti është duke lënë trupin për të shkuar në parajsë, pati thënë Behrakis për këtë fotografi.

Behrakis numëron një numër të konsiderueshëm të fotografive që i realizoi gjatë luftës në Kosovë por edhe në shumë vende të tjera që përjetuan kriza të tilla. / KultPlus.com

Yannis Bahrakis

Y