Dhurata Dora e ftuar në koncertin e Soolking në Algjeri, performon para një publiku gjigand

Reperi i njohur algjerian Abderraouf Derradji, i njohur me emrin e artit Soolking, i cili për publikun shqiptar njihet me këngën “Zemër”, bashkëpunim ky me këngëtaren shqiptare Dhurata Dora, mbrëmë ka mbajtur një koncert para mijëra fansave në Algjeri, shkruan KultPlus.

Në këtë koncert e ftuar për të performuar bashkëpunimin e tyre “Zemër” ishte edhe këngëtarja Dhurata Dora.

Performanca e tyre u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku të cilët këndonin njëzëri me artistët.

Koncerti është transmetuar live në televizionin algjerian. Për këtë koncert ka shkruar edhe BBC, por me një tjetër qasje. BBC ka njoftuar se në këtë koncert pesë persona humbën jetën kur spektatorët nisën të shtypin njëri tjetrin. 21 persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital njoftuan gazetat vendase.

Soolking konsiderohet artisti më i mirë në Algjeri me famë në të gjithë botën arabe me një aktivitet që e ka zhvilluar në Francë. Hiti i Soolking dhe Dhurata Dora “Zemër” ka arritur të hyjë në top listat e Francës.

Në videon e publikuar më poshtë, Dhurata dora shfaqet gati në fund të koncertit, në minutën 1:44:50. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?time_continue=4606&v=aCSneKrgyTc

DASH feston 230 vjetorin, nderonë Shqipërinë me fotografinë e John Kerryt përpara statujës së Skënderbeut

Ambasada e ShBA-së në Tiranë ka njoftuar se këtë vit DASH do të festojë 230 vjetorin me një aktivitet të madh në mbarë botën, ndër të tjera edhe në Shqipëri dhe Kosovë, përcjellë KultPlus.

“Këtë vit, ne festojmë 230 vjetorin e Departamentit të Shtetit. Për më shumë se dy shekuj, Ambasadat, Konsullatat dhe diplomatët tanë në mbarë botën, kanë forcuar partneritetet dhe miqësitë tona, si dhe kanë nxitur zhvillim ekonomik botëror”, thuhet në postimin e Ambasadës së ShBA-së në Shqipëri.

Në shenjë miqësie, Ambasada e ShBA-së ka postuar foto të ish-Sekretari Amerikan të Shtetit, John Kerry me trupat e marinsave përpara statujës së Skënderbeut.

“Përgjatë këtij viti, ne do të postojmë foto historike që përfaqësojnë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara dhe miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Në këtë foto, Sekretari i Shtetit John Kerry pozon me trupën e marinsave të Ambasadës Amerikane, përpara statujës së Skënderbeut, në Muzeun Kombëtar të Historisë në Tiranë”, thuhet tutje në njoftim. / KultPlus.com

Ministri Gashi nënshkruan rregulloren për Skenën e Vogël dhe ansamblet rezidente të teatrove

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar dy akte nënligjore të cilat rregullojnë fushën e teatrove dhe ansambleve rezidente. Konkretisht, ministri ka nënshkruar Rregulloren për Skenën e Vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Rregulloren për themelimin dhe funksionimin e Ansamblit Rezident të aktorëve të Teatrit Kombëtar dhe teatrove të qyteteve.

Me Rregulloren për Skenën e Vogël të TKK-së, përcaktohet funksionimi, përmbajtja programore, angazhimet, kategoritë, kushtet, kriteret, procedurat dhe përgjegjësitë e veprimit në Skenën e Vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Rregullorja parasheh që Skena e Vogël do t’i shërbej TKK-së si një laborator për kultivimin e shprehjeve inovative dhe eksperimentale teatrore. Ajo do të mbështetë dhe nxitë idetë e reja, format kërkimore, teatrin multimedial, shfaqjet interaktive dhe përmbajtje të ngjashme të gjuhës teatrore, si një strehë e të gjithë atyre që teatrin e shohin ndryshe. Sipas rregullores repertorin për Skenën e Vogël të TKK-së e propozon Udhëheqësi artistik duke u bazuar në specifikat estetike të Skenës së Vogël i cili hartohet kryesisht nga tekstet avangarde të dramaturgjisë botërore dhe asaj kombëtare, e që aprovohet nga Drejtori i Përgjithshëm i TKK duke iu paraqitur Këshillit Drejtues të TKK-së për miratim.

Rregullorja përcakton që përzgjedhja e regjisorëve për projektet e SV-TKK-së, bëhet me Konkurs publik. Çdo vit kalendarik, pas aprovimit të repertorit të Skenës së Vogël, TKK shpall konkurs për regjisor. Regjisori konkurron me projekt skenik /vizion dhe ide/ për njërin nga projektet e Skenës së Vogël. I njëjti regjisor nuk ka të drejtë të konkurroj për dy projekte në të njëjtin vit. Projektet e përzgjedhura nën emrin e regjisorit të caktuar, i takon atij që të përzgjedh ekipin kreativ të projektit, të aktorëve nga radhët e aktorëve të jashtëm, ku sipas rregullores regjisorit i rezervohet e drejta që të organizojë audicion për aktorët, apo të sjell listën e gatshme të ekipit të përzgjedhur, ndërkaq Aktorët e Trupës Rezidente të TKK-së, si dhe stafi tekniko-kreativ, të cilët përzgjidhen për të qenë pjesë e projekteve në Skenën e Vogël, nuk kanë të drejtë të refuzojnë punën e caktuar.

Rregullorja në fjalë përcakton edhe aspektin buxhetor të Skenës së Vogël, e cila duhet të ketë buxhet të ndarë nga Projekti vjetori financiar i TKK-së e që nuk mund të jetë më i madh se 30% nga buxheti i Skenës së Madhe.

SV-TKK realizon të paktën katër (4) premiera gjatë një viti kalendarik sipas kritereve që rregullorja përcakton dhe në SV-TTK mund të realizohen numër i palimituar reprizash gjatë një viti kalendarik. Projektet e SV-TKK-së mund të ngelin në repertor edhe më shumë se një vit kalendarik, varësisht nga interesi estetik i TKK-së apo nga numri i publikut.

Ndërsa Rregullorja për themelimin dhe funksionimin e Ansamblit Rezident të aktorëve të Teatrit Kombëtar dhe teatrove të qyteteve përcakton mënyrën, kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e aktorëve të ansamblit rezident të aktorëve, kategorizimin dhe kohëzgjatjen e angazhimit të tyre në ansamblin e Teatrit Kombëtar dhe teatrove të qyteteve.

Sipas rregullores së nënshkruar nga Ministri Gashi, Teatri Kombëtar ka ansamblin rezident të aktorëve, të përbërë prej së paku 30 (tridhjetë) aktorëve të të gjitha moshave, ndërsa Teatrot e qyteteve kanë ansamblin rezident të aktorëve, të përbërë prej 10 (dhjetë) deri në 20 (njëzetë) aktorë.

Rregullorja parasheh edhe ndarjen e aktorëve nëpër kategori sikurse janë doajenët (më shumë se 20 vjet përvojë pune, me së paku 30 role kryesore), aktorët e kategorisë së parë (së paku 15 role kryesore), aktorët e kategorisë së dytë (së paku 10 role kryesore) dhe trupa rezidente. Vlerësimi për kategorizimin e aktorëve sipas rregullores bëhet çdo dy vjet nga komisioni i emëruar nga Këshilli Drejtues, ku parashihet edhe zbritja e aktorëve nga kategoria përkatëse, përjashtuar doajenët që nuk i nënshtrohen kritereve të zbritjes.

Me rastin e nënshkrimit, ministri Gashi, vlerësoi se MKRS-ja për përmbush dhe plotëson infrastrukturën ligjore e cila rregullon dhe përmirëson teatrot dhe ansamblet rezidente të tyre.

“Ka qenë përkushtim dhe fokus i yni që nga dita që kemi marrë drejtimin e ministrisë që të kemi një kujdes të veçantë për fushën e teatrove në Republikën e Kosovës si dhe për aktorët të cilët me punën e tyre përçojnë emocione tek publiku duke bartur vlera artistike”, ka thënë ministri Gashi, duke shprehur mirënjohjen për drejtuesit dhe bartësit e teatrove si dhe për aktorët për punën që realizojnë. / KultPlus.com

Fitnete Tuda: Kur këngët dhe shiu i Tiranës të ndjekin nga pas

Arbër Selmani

Nuk ishte e rastësishme hyrja në muzikë e Fitnete Tudës.

Vajza nga Struga, e cila merrte qetësues kur filloi lufta në Kosovë, kur i shihte ikjet e refugjatëve nga Kosova, muzikën do ta niste në mes të ndjenjës së shqetësimit për atë që po ndodhte dhe të gëzimit, që po e realizonte ëndrrën e saj, por duke mos e kuptuar se po krijonte këngë të cilat do të dëgjoheshin edhe vite më vonë.

Fitnete Tuda, sot 55 vjeçare, në ato pak këngë të cilat i ka dhuruar publikut  shqiptar, ka  gjetur e prekur tema të cilat preknin thellë vetëdijen e shqiptarëve nëpër vite e realitete krejt antonime nga njëra tjetra.

Të veçanta të Fitnetes janë pjesëmarrjet e saj në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

E lindur në Strugë dhe e rritur në Kosovë, në vitin 1993, pas situatës së vështirë politike në Kosovë, Fitnete Tuda bashkë me familjen e saj kthehet në Strugë. Vëllau i saj e hap kafiterinë ‘U2’ – me emrin e grupit të njohur irlandez, këngët e të cilit dëgjoheshin shumë ato vite në Kosovë, me tekstet sinonim të lirisë. Duke e dëgjuar këtë muzikë, ajo frymëzohej për të krijuar këngët e saj të muzikës pop.

Ndërkohë, të mbështetur nga babai i tyre, bashkë me vëllain Uranin, hapën edhe radion Art Kanal, e cila ato vite bashkë më Radio Erën ishin ndër radiot e para të pavarura në gjuhën shqipe në Maqedoni.

Me po këtë radiostacion, ata në vitin 1995 organizojnë  festivalin e muzikës së lehtë ’Vera e Strugës’ ku morën pjesë edhe artistët si Aurela Gaçe e Aleksandër Gjoka.

“Unë muzikën e kisha ëndërr në sirtar. Këndoja për vete dhe kur i  takova këta artistë u frymëzova edhe më shumë. Ishte Zhani Ciko asokohe, i cili më shtyu që të konkurroja në Festivalin e RTSH-së, dhe duke qenë se isha rritë me festivalet thash ta provoj fatin” më tregon Fitnetja.

Këtu do të niste rrugëtimi i bukur për Fitneten. Shumë prej nesh e kujtojmë këngën “Rrugë” – debutimin e Fitnetes në Festivalin e RTSH-së në vitin 1995. Për çudinë e Fitnetes, kënga pranohet dhe kualifikohet për natën finale. Tekstin e Fitnetes do ta dëgjonte të shkrirë në këngë tërë Shqipëria e shqiptarët kudo.

https://www.youtube.com/watch?v=1eJxXfKARQk

“Këndova atë natë, dhe të nesërmen kur dola në rrugë, njerëzit më përshëndesnin, te Pallati i Kongreseve në Tiranë më kërkonin autograme, ndërsa unë s’po besoja!  E pashë që njerëzit ishin prekur shumë nga ajo këngë dhe e kishin pëlqyer. Ishte ajo koha kur shumë shqiptarë po iknin jashtë vendit të tyre, për të kërkuar një jetë më të mirë.  Ato vite, ishin vite të ikjeve të mëdha të shqiptarëve nga Kosova e Shqipëria, ndërsa unë e shihja veten në mes të një udhëkryqi, ku para dhe pas kishte rrugë, si te refreni i këngës. Kënga hyri në finale, u bë hit dhe transmetohej çdo ditë në Radio e në Televizionin Shqiptar” tregon Fitnetja.

Nga Struga, Tiranën e kishte më afër se Prishtinën dhe do të udhëtonte shumë më shpesh. Shumëkush ka menduar që Fitnetja studionte në Tiranë, ndërsa plot e kanë pyetur nëse ajo ishte me origjinë nga atje.

Festivali në Televizionin Shqiptar në vitin 1995 do ta inspironte Fitneten të rikthehej në edicionin e vitit tjetër. Po flasim për një festival të fuqishëm, me traditë, festival që edhe atëherë edhe sot përcillet me vëmendje dhe ka respektin e adhuruesve.

Shiu i rrëmbyeshëm në Tiranë gjatë dhjetorit të vitit 1995 i kishte mbetur si një mirazh në mendjen e saj. Vetëm në shtatorin e vitit 1996 ajo do ta krijonte e realizonte këngën “Shi bie në Tiranë”. Këtë refren e kishte kënduar një ditë shtatori derisa po ecte bregut të liqenit në Strugë. Ai liqen përrallor të cilit i ka kënduar Lasgushi, i krijon Fitnetes një gjendje shpirtërore ujore, ndoshta ngaqë në horoskop është gaforre. Si me shaka këto i thotë e qeshur e plot jetë, Fitnetja.

“Ky shiu më ngacmoi pak. Ne kaluam aq bukur në festivalin e parë debutues dhe isha shumë e frymëzuar.  Isha mes andrrës dhe realitetit. Megjithatë më mbeti në mendje motivi i shiut. E kisha këngën në mendjen time, ndërsa për inçizim erdha në Prishtinë, e realizova me orkestruesin Ilir Bajri. Kur shkuam në festival, tekstshkruesi i njohur tani i ndjerë – Alqi Boshnjaku e dëgjoi këngën dhe më komplimentoi, se si mundet një gocë  nga Struga, të vinte në Tiranë të  ‘vidhte’ motivin e bukur e të këndonte  për shiun e Tiranës. Kjo këngë lirike e dashurisë,  madje nuk ka marrë as çmim në festival, ndonëse për shumë pak pikë,  të cilat nuk m’i dha juria e Maqedonisë – shkaku i një xhelozie provinciale e primitive, e humba vendin e tretë ose të dytë, s`më kujtohet saktë. Kënga ‘Shi bie në Tiranë’, sa më shumë kohë që kalon dëgjohet dhe mbahet në mendje më shumë, duke u kënduar nga shumë këngëtarë të tjerë” më tregon Fitnetja në intervistën tonë në oborrin e Radio Kosovës.

https://www.youtube.com/watch?v=r5kE8uUy-Fo

Të vetmin çmim që Fitnetja e ka marrë në muzikë duke qenë edhe autodidakte, është çmimi për kantautoren më të mirë në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar në vitin 1997, me këngën “Një ditë”.

Në vitin 1998 Fitnetja e vazhdon maratonën e pjesëmarrjeve të saj në Festivalin me nam.

Kësaj here i erdhi radha tekstit “Shpresa”, një këngë të cilën Fitnetja  ia kushton nënës së saj – Shpresa Vinca Tuda, shkrimtare për fëmijë, e cila ndërroi jetë shumë e re – në moshën 42 vjeçare. Këtë këngë ajo ia kushton nënës së saj dhe shpresës si ndjenjë  njerëzore, hyjnore, siç  shprehet në këngë.

Në vitin 1999, me kompozimin e Fitnete Tudës e realizoi një këngë Rovena Dilo, dhe morri pjesë pikërisht në Festivalin e Dhjetorit – siç e quajnë shpesh, me titullin “Më ndihmo të jetoj”.

Fitnetja vazhdoi me pjesëmarrjet e ndryshme muzikore. Në vitin 1999 dhe më pas në vitin 2003 ajo morri pjesë në festivalin ‘Kënga Magjike’.

Fitnetja e mendon përditë rikthimin në muzikë

Fitnetja e mendon shpesh rikthimin në muzikë, ndonëse thotë se rikthimi ndoshta është më i vështirë se fillimi!

“Ekziston një lloj psikologjie e tillë, që këngëtarët e vjetër të cilët i kanë dhënë shpirt festivalit janë tërhequr nga festivali. Alma Bektashi, Mira Konçi, Aleksandër Gjoka, Elsa Lila, këngëtarët duket sikur herët dalin në pension, e ndjej mungesën e këtyre këngëtarëve”

“Unë edhe pse nuk jam paraqitur para publikut, kam krijuar, kam shumë demoinçizime!  Një ditë  komunikova me një mike timen në internet, dhe duke e parë sa shumë është zhgënjyer nga njerëzit dhe duke pare dashurinë e saj për lulet, është aq e lidhur sa  flet me to, i kultivon ato, i thashë se ajo iu beson vetëm luleve!  Por meqë në horoskop jam gaforre, edhe këngët i bëj ngadalë, si gaforre. Ky është motivi i njërës prej këngëve të reja” tregon Fitnetja.

Këtë 6 shtator, ajo është ftuar nga grupi 403, në koncertin që  do të mbahet në amfiteatrin e Gërmisë, ku bashkë më Hektor Gjurgjialin do të këndojnë këngën “Ëndrra”. Që nga koha e studimeve të letërsisë, në Prishtinë, Fitnetja ka shkruar poezi, dhe ka një përmbledhje me poezi, të cilën nuk e ka publikuar.

“E kam peng, që nuk e kam publikuar një album muzikor, ashtu siç është libri për një shkrimtar, ashtu është albumi për një këngëtar. Këngët e festivaleve, me një orkestrim të ri, bashkë më këngët e reja, do të dëshiroja t’i përmbledh në një album. E dua shumë edhe letërsinë, leximi dhe shkrimi më përmbush dhe më bën të ndjehem më e plotë, të shkruaj prozë, kjo është sfida më e bukur, nuk i dihet, ndoshta do të kenë sukses si këngët” rrëfen Fitnetja.

Sot fëmijët dhe familja, Fitnetja thotë se janë muzika më e bukur e jetës së saj. Fitneten e lëmë në punën dhe angazhimet e saj, duke pritur të kthehet në skenë me këngët e reja dhe me fjalët e meloditë që në mendjen e saj nuk kanë të sosur.

*

Festivali i Fundvitit në RTSH – siç njihet ndryshe edhe si Festivali i dhjetorit apo Festivali i Këngës në RTSH, edicionin e parë e mbajti në dhjetor të vitit 1962. Festivali organizohet vit për vit, ndërsa është ndër festivalet më të vjetra në Evropë të këtij formati. Këtë vit do të mbahet edicioni i 58-të i Festivalit.

Në tërë këto vite, në këtë festival kanë parakaluar emrat më të mëdhenj të muzikës shqipe. Vaçe Zela, ndoshta zëri më i mirë shqiptar që ka ekzistuar ndonjëherë – këngëtarja e njohur dhe artistja e popullit, e ka fituar festivalin plot 11 herë, që prej edicionit të parë, ndërsa fitoren e fundit e pati në vitin 1980. Këngët që kanë marrë pjesë në këtë festival, pa rëndësi nëse kanë fituar ose jo, dëgjohen edhe sot. Këngët “Flakë e borë” – e kënduar në festival në vitin 1963, “Vajzat e fshatit tim” e sjellë në festival në vitin 1974, “Këputa një gjethe dafine” –këngë e festivalit në vitin 1978, “Ante i tokës sime” në vitin 2000, janë vetëm disa prej këngëve të cilat nuk harrohen dhe janë pjesë e repertorit brenda festivalit. Ndër vite, meqë në Kosovë nuk kishte një festival të përmasave të tilla dhe meqë këngëtarët donin edhe ta shprehnin në forma të ndryshme dashurinë për Shqipërinë, plot këngëtarë shqiptarë edhe nga jashtë Shqipërisë realizuan performancat e tyre në festival.

Gili
Gili, këngëtare e njohur nga Kosova, ka marrë pjesë disa herë në Festivalin e TVSH-së. Dy prej paraqitjeve të cilat ende kujtohen dhe sjellin nostalgji janë ajo e vitit 1996, kur Gili këndoi “Ding dong”, dhe një vit më vonë edhe paraqitja me këngën “Sikur të isha djalë”.

Mihrije Braha
Këngëtarja Mihrije Braha, emocionin e pjesëmarrjes në skenën e madhe të Festivalit të RTSH-së e provoi disa herë. Në vitin 1992, në edicionin e 31-të të Festivalit, ajo këndoi ‘Ta fala zemrën time’. Në vitin 1995 ajo u rikthye në festival me këngën ‘S`mund të jetoj pa ty’ – një tekst nga Mentor Gjurgjeali dhe orkestrim i Nexhat Mujovit – Virusit.

https://www.youtube.com/watch?v=ZbCoRVZe04o

Edona Lalloshi
Edhe Edona Lalloshi, këngëtare e njohur ndër shqiptarë, nga Kosova udhëtoi për në Tiranë për tu bërë pjesë e Festivalit të Dhjetorit. Në vitin 1994 ajo morri tekstin e Hil Mosit dhe e shkriu atë në këngën “Vajtim Dashurie”, ndërsa vitin që pasoi këndoi këngën ‘Kthemi ëndrrat’, në Festivalin e 34-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

https://www.youtube.com/watch?v=MHKLMuyGUrk

Alma Bektashi
Edhe Alma Bektashi e konfirmon se këngëtarët nga Kosova për vite me radhë i kanë sjellë risi dhe freski këtij festivali. Përmendet sidomos kënga “Zhgënjimi” me të cilën Alma Bektashi la gjurmë në repertorin e festivalit. Me Aleksandër Gjokën ajo morri pjesë në festival në vitin 1994, me këngën ‘Ti nuk më tradhëton’, ndërsa në vitin 1995 morri pjesë e vetme me këngën ‘Kështu e ka jeta’.

https://www.youtube.com/watch?v=fXT7LN6bGps

Alberije Hadërgjonaj
Jo shumë këngëtarë nga Kosova kanë triumfuar në këtë festival. Alberije Hadërgjonaj ia arriti të bëhej e para kosovare që në vitin 1998 fitoi në festival me baladën ‘Mirësia dhe e vërteta’, një këngë e fuqishme për njerëzimin dhe e cila u lidh edhe me luftën që do të shpërthente në Kosovë gjatë kësaj periudhe. Alberija është paraqitur në festival edhe me këngët “Pse vonon dashuri” dhe më këngën “Jeta nuk është lodër”.

Rona Nishliu
Rona Nishliu e ka provuar më vonë emocionin e skenës së festivalit. Para shumë vitesh ajo bashkë me Vesa Lumën dhe Teuta Kurtin, pas sukseseve në ‘Ethet e së premtes mbrëma’ u ngjitën në skenë me këngën “Flakareshë”. Megjithatë, suksesi për Ronën erdhi kur triumfoi në festivalin e vitit 2011-të, me këngën “Suus”.

(Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e autorit Arbër Selmani dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian ose BIRN-it ose AGK-së ).  

Kreu i Parlamentit në Zelandë të Re, ushqen me qumësht fëmijën gjatë seancës parlamentare

Kryetari i Parlamentit, Trevor Malldar, ushqeu foshnjën një mujore të ligjvënësit Tāmati Coffey teksa ai kryesonte një debat në Parlamentin e Zelandës së Re, shkruan The Guardian, transmeton KultPlus.

Me një shishe tek e ushqente dhe me një disponim normal, Malldar është pjesë e videos së mëposhtme që po bënë gjiro në rrjetet sociale.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që në Parlamentin e Zelandës së Re ka pasur foshnje.

 “Normalisht karriget e folësit përdoren vetëm nga ligjvënësit kryesues por sot një VIP mori karrigen me mua”, ka postuar në Twitter, Mallard, së bashku me një fotografi të tij me shishe duke ushqyer fëmijën, babai i të cilit sapo ishte kthyer nga pushimi i atësisë dhe ishte ulur afër.

Njerëzit në mediat sociale reaguan shpejtë në lidhje me ngjarjen duke lavdëruar Mallard dhe Coffey.

“Faleminderit për normalizimin e njësisë së familjes”

“Ne duhet të shohim më shumë nga kjo. Vendet e punës duhet të përshtaten për të mundësuar këtë sjellje.”

Një përdorues tjetër i Twitter tha: “Zelanda e Re … mund të jesh një vend i vogël, por ke dhënë një mësim të madh për botën!”

Shumë ligjvënës ishin po aq mbështetës. Gareth Hughes, një deputet parlamentar i Partisë së Gjelbër, postoi një fotografi të Mallard duke mbajtur lart fëmijën e duke buzëqeshur fëmijën. / KultPlus.com

Për herë të parë, gjuha shqipe u përdor zyrtarisht në manifestimin “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”

Pas gati gjashtë dekadash të ekzistencës së “Mbrëmjeve Strugane të Poezisë”, poezia “T’ga za jug” u lexua për herë të parë edhe në gjuhën shqipe. Në hapjen e festivalit mbrëmë, përveç gjuhës maqedonase dhe angleze, siç ishte praktika e deritanishme, mund të dëgjohej edhe gjuha shqipe.

Pastaj drejtori i festivalit foli në gjuhën maqedonase dhe përkthimi në shqip shkonte në formë të shkruar në video-bim. Në të njëjtën mënyrë gjuha shqipe u përdor në leximin e mesazhit poetik. Ministri i Kulturës, nga ana tjetër foli në shqip, maqedonisht dhe anglisht.

“Poetët veprojnë përmes fjalës së tyre, pasi fjalët e tyre janë tashmë vepra. Aktet poetike përmes të cilave e vërteta dhe kuptimi janë mishëruar në bukurinë para së cilës magjepsemi”, deklaroi Todorçe Tasevski, drejtor i “Mbrëmjeve Strugane të Poezisë”.

Pas disa viteve të bojkotimit të festivalit nga autoritetet lokale në Strugë, në rend të parë u shfaq kryetari i Strugës, Ramiz Merko.

Përndryshe fituesja e Kurorës së Artë në “Mbrëmjet Strugane të Poezisë, të 58-ta me radhë, është poetja rumune Ana Blandiana. /Alsat/ KultPlus.com

12 vjet nga vdekja e Faruk Begollit

Sot bëhen 12 vjet që kur mbylli sytë për herë të fundit një ndër figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare, Faruk Begolli.

Si një ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966.

Ai është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij ‘Podne’ (Mesditë), ‘Jutro’ (Mëngjesi) dhe ‘San’ (Ëndrra).

Rolet e tij të spikatura përfshijnë ‘Bitka na Neretvi’, ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rrolet në filmat e njohur Kosovar të viteve të 70ta dhe 80ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj.

Për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit në 12-vjetorin e vdekjes së tij, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë Ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit.

Me këtë rast, prej sot deri më 25 gusht në kinemanë “Cineplexx” do të shfaqen tre filma të përzgjedhur në të cilët luan Faruk Begolli.

Sot shfaqet filmi “Era dhe Lisi”, nesër “Kur Pranvera Vonohet”, ndërsa të dielën “Proka”.

Të gjithë filmat fillojnë në ora 20:00, ndërsa hyrja është falas./ Koha.net / KultPlus.com

“Është më mirë të dështosh duke qenë vetvetja, se sa të korrësh sukses duke imituar të tjerët”

Përpara se të më gjykosh, përpiqu fort të më duash”.

“Të lutem, ndiqi ëndrrat! Pavarësisht idealeve të tua, ti mund të bëhesh ai që dëshiron të bëhesh”.

“Unë mund ta pranoj dështimin. Secili nga ne dështon në diçka përgjatë jetës së vet, por unë nuk mund ta pranoj dot të mos e provoj sërish”.

“Gjithmonë beso tek vetja. Pavarësisht nëse të tjerët rreth teje po tregohen negativë, apo po të përçojnë energji negative, mos i merr parasysh mendimet e tyre, sepse ti do të bëhesh, ashtu siç ti beson se do të bëhesh”.

“T’i japësh dikujt një pjesë të zemrës tënde, është shumë herë më me vlerë se t’i japësh gjithë pasurinë e botës”.

“Nëse ti nuk beson tek vetja jote, asgjë e mirë nuk do të të ndodhë në jetë. Nëse ti nuk beson tek vetja, kush tjetër do të të besojë ty?”

“Le të ëndërrojmë për një të nesërme ku do të dashurojmë me shpirt, dhe do ta njohim dashurinë si të vërtetën e vetme që buron nga zemra për çdo krijesë”.

Është më mirë të dështosh duke qenë vetvetja, se sa të korrësh sukses duke imituar të tjerët”.

“Dikush dikur tha “Shpirti është ai që ka rëndësi””.

“Jini modestë, besoni tek vetja juaj dhe mbusheni zemrën tuaj me dashurinë e gjithë botës” /KultPlus.com

Keanu Reeves në “Matrix 4”

Njoftimi se Keanu Reeves dhe aktorët e tjerë po ribashkohen për ta bërë Matrix 4, vazhdimin e filmit të vitit 2003, The Matrix Revolutions, i zuri fansat në befasi.

Menjëherë pasi që Variety raportoi se Reeves dhe Carrie-Anne Moss, si dhe skenaristja dhe regjisorja Lana Wachowski, janë në bord, ata u “çmendën” në mediat sociale. Fillimisht, fansat u befasuan, por, pasi e “procesuan” lajmin, ata ishin totalisht në “ekstazë”.

Ishte lajm shumë i madh, veçanërisht sepse planet për filmin u zbuluan në të njëjtën ditë me lajmin që Spider-Man po largohet nga Marvel Cinematic Universe, pas një mosmarrëveshjeje mes Marvel Studios të Disney dhe Sony Pictures.

Ata vunë në dukje se Reeves është një aktor jashtëzakonisht i zënë këto ditë, me vazhdime të hiteve të tij të tjera, përfshirë John Wick dhe Bill and Ted’s Excellent Adventure të cilët janë në proces.

Është edhe paraqitja cameo e Reeves në komedinë romantike të Ali Wong, Always Be My Maybe, dhe huazimi i zërit të tij në Toy Story 4. Orari i tij i ardhshëm e përfshin edhe filmin aksion Rally Car dhe miniserinë televizive Rain, sipas IMDb. /KultPlus.com

Irma Libohova: Dikur kënga dëgjohej, sot vetëm shikohet

Këngëtarja e njohur shqiptare në këtë intervistë flet për lidhjen me muzikën, kolegët, miqtë, kalendarin e aktiviteteve, si dhe ku do t’i kalojë pushimet e kësaj vere tepër të ngjeshur me koncerte.

“Nëse muzika është ushqim i dashurisë, luaj më shumë” . Kjo frazeologji i shkon aq shumë për shtat artistes së madhe Irma Libohova, sa duket se është krijuar posaçërisht për të. 

Me 51 vjet karrierë (që nga dalja e parë në skenë si soliste) dhe ende aktive sot, këngët e saj mbeten padyshim ndër më të preferuarat për publikun shqiptar. Shumë pjesëmarrje në festivale, shumë çmime të para, të dyta, vlerësime kombëtare e ndërkombëtare, duartrokitje e ndezje sallash me ovacione, Libohova me zërin e saj brilant ka ditur më së miri si ta rrokë artdashësin. Veçanërisht brezi i para ’90-ës kujton me shumë nostalgji repertorin e saj të pasur, si për shembull, këngët: “Pragu i vegjëlisë”, “çel kjo tokë si trëndafil”, “Zgjodha njerinë”, “Më dhe dritë nga syri yt”, “Njerëzit e agimeve”, “Nuk e harroj”, (fituese e Festivalit të 26-të të Këngës në RTSH), e të tjera këngë që ndër vite pasuan suksesshëm njëra-tjetrën. Përfshirë edhe bashkëpunimet më motrën e saj, Erandën. 

Por nuk mund të lëmë pa përmendur këtu edhe këngët fituese pas ’90-ës në Festivalet moderne si; “Kënga Magjike 2000”, ku Irma Libohova fitoi çmimin e parë me këngën “1001 ëndrra”, si dhe në vitin 2004 po në “Kënga Magjike” me këngën “Prapë tek ti do vij”.

Mjaft zjarrtë edhe aktualisht, kalendari i Irmës vazhdon të jetë i mbushur me prenotime për pjesëmarrje në ngjarje nga më pikantet kulturore, koncerte e gëzime familjare. Si një artiste me vokal potent, por dhe me një temperament të mprehtë artistik, Irma Libohova renditet ndër më të mirat këngëtare që ka prodhuar vendi ynë i bukur, Shqipëria.

Po e nisim me prodhimin e fundit artistik Irma. “Hoje hoje” titullohet kënga, që sapo keni prezantuar në publik në bashkëpunim me Elizabeta Janaqin. Si lindi dhe mori udhë ky projekt tek ju? 

Ky projekt lindi krejt natyrshëm. Duke qenë se Elizabeta këndon shumë bukur e kishim planifikuar me kohë që të bënim një këngë bashkë, tekstin e së cilës e kam krijuar unë, ndërsa për melodinë mendoi bashkëshorti i saj. Nuk e di sa ka ecur, sepse realisht nuk jam e sëmurë që të ndjek shifrat sa kanë vajtur klikimet. Kështu që, kënga është aty. Kujt i pëlqen e dëgjon, kujt s’i pëlqen s’e dëgjon. Jam me idenë që s’ka nevojë të bëhet zhurmë që, “ej, dëgjoni këngën time”. E rëndësishme është që jemi të kënaqura me ecurinë e saj dhe këndohet shumë nëpër raste të ndryshme.   

Po ai me Rei Bezhanin, titulluar “Peng”, si ka rezultuar? Është mirëpritur në publik?

Bashkëpunimi me Rein vjen nga një njohje e hershme familjare, konkretisht me të atin, i cili i dha shtysë duetit tonë. Personalisht ndjeja t’i jepja edhe një suport vetë Reit, pasi është një djalë shumë i talentuar e me këmbë në tokë. Domethënë, ky projekt ishte më shumë për të ndihmuar Rein dhe më duket se ia ka vlejtur. Të gjithë elementët e këngës janë profesionale. Në këtë projekt kemi bashkëpunuar me kompozitorin Enis Mullajn, Edlira Bahollin regjisore, Erjona Rushitin tekstshkruese dhe Rein që është një muzikant shumë i mirë. Pra, në këtë projekt mendoj se kemi qenë një staf i mirë profesionistësh, jo vetëm për këngën në tërësi, por edhe për realizmin e videoklipit që është bërë me mjeshtëri, thuajse si një film.

Mesazhi, fabulat e këngëve, sa të rëndësishme janë për ju dhe mbi c’kritere i përzgjidhni?

Fabulat, tekstet e këngëve besoj janë po aq e rëndësishme sa edhe muzika. Domethënë, të dyja pa njëra-tjetrën nuk kanë vlerë në rastin kur njëra është e bukur dhe tjetra mesatare. Por, sidomos fabula do theksoja që ka rëndësi. Të ngulisësh në kokë fjalët e bukura të një kënge, të thëna poetikisht bukur dhe jo fjalë pa kuptim. Tekstet pa fabula, që nuk thonë asgjë unë nuk i preferoj, sepse përgjithësisht i jap shumë rëndësi fjalës dhe të kem vargje poetike për mua ë këngë është shumë e rëndësishme. Megjithatë, sic e vëreni, në ditët e sotme nuk ka më rëndësi fjala, por “tallashi”. Fatkeqësisht trend i gabuar.    

Kur mendoni për këngën e re që do të sillni në treg, cilët janë elementët kryesorë që i gjykoni si më pikantet? 

Kur dua të mendoj për një produkt të ri, së pari zgjedh stilin, rrymën e këngës. Zgjedh orkestruesin, studion ku do të prodhohet, tekstin që është shumë i rëndësishëm, një melodi të bukur pa shumë ngatërresa, që të hyjë në vesh njerëzve. Pastaj, nëse të gjitha këto bëjnë “bingo” në një pikë është gjë e bukur, por jo gjithmonë qëllon, sepse shijet e publikut janë të ndryshme dhe ndonjëherë ata pëlqejnë gjëra që janë ndoshta jo në lartësinë e duhur, por në ndonjë fjalë a klishe kënga bëhet hit. Unë nuk jam për këtë mënyrë. Unë jam për mënyrën e të bërit të një kënge me produksion cilësor.  

Një verë e nxehtë dhe plot angazhime kjo Irma. A përkoi me pritshmëritë tuaja sa i përket kalendarit artistik? 

Jo se në dimër kemi më pak, por stina e verës me të vërtetë që ëshë e mbushur me angazhime. Kuptohet të natyrës koncertore, por edhe te mbrëmjeve muzikore nëpër ambiente të hapura, siç janë baret dhe restorantet në bregdet, etj.. Kam 30 vjet që e bëj këtë punë dhe kalendarin e kam plot e përplot. Tani vjen edhe vjeshta, kemi të tjera angazhime, se po afrojnë dhe festat e nëntorit e kështu me radhë aktivitete që pasojnë njëra-tjetrën. E rëndësishmë është që unë s’jam kurrë pasive, sepse kam shumë punë dhe nuk ngelem kurrë në pauzë.        

E dëshmuar ndër vite që jeni artiste kualiteti me një super vokal që emocionon, po aspekti estetik në daljet skenike dhe videoklipe sa i rëndësishëm është për ju? 

Dikur kur kënga nuk shihej, por vetëm dëgjohej kishte më shumë rëndësi audio. Pak kishte rëndësi video. Tani që video është bërë kaq e rëndësisshmë sa dhe audio, në rastin e klipeve u kushtoj rëndësi. Nuk bëj me kokën time kuptohet, marr dizenjatorin, stilisten dhe konsultohem, por sigurisht ka shumë raste kur unë jam vetëvendosëse, që do të thotë kur X veshje më bind vendos vetë. Kjo sa i takon pjesës së videoklipeve. Skenës gjithashtu i kushtoj shumë rëndësi, pasi është për t’i dhënë rëndësi, sepse ka kodet e veta dhe nuk të lejon të dalësh le të themi me shapka me gisht, ose në moshën time me minifund (qesh). Pra skena ka rregullat e saj dhe duhet respektuar. Kështu që duke iu përmbajtur kodeve, personalisht në çdo etapë të jetës jam munduar ta përshtas veshjen me personalitetin tim.   

Na flit pak për individualitetin artistik. Dmth, sa e kujdesshme jeni që të mos bini pre e rutinës në art, në mënyrë që t’i shmangeni klishéve? 

Mendoj se kam qenë dhe jam e kujdesshme për ta përfaqësuar veten me materiale serioze në evenimentet zyrtare, pastaj këngë të ndryshme në varësi edhe të atmosferës, apo ambientit edhe kam kënduar. Personalitetin artistik mundohem ta mbaj në një nivelet që jam, sepse nëse kam ardhur deri këtu, besoj që nuk kam ardhur vetëm pse kam zë, sepse zë kanë edhe këngëtarët e tjerë, por janë disa gjëra të tjera. Si për shembull të ruash pikërisht këtë personalitetin artistik, duke mos e bërë pis figurën me çdo lloj krijimtarie që nuk të nderon. Përsa i përket pjesës tjetër pastaj që formon personalitetin tim, janë shijet e mia muzikore që besoj janë pjesa më e veçantë. Unë nuk dëgjoj muzike të shëmtuar. Kam disa filtra. Pra, jam selektive për gjërat që m’i do, ose nuk m’i do veshi.  

Ç’mendim keni për nivelin e këngëtarëve të brezit të ri? Ju rastis të hasni më shumë talente, apo bukuroshe që për t’u bërë të njohura në shoëbiz i futen muzikës? 

Për hir të së vërtetës nuk mund t’i fus të gjithë në një thes, sepse ka bukuroshe që këndojnë, ka bukuroshe që s’këndojnë. Ato që s’këndojnë s’i llogaris fare, nuk hyjnë fare në sistemin tim. Kështu që ky fenomen nuk më shqetëson, sepse ato nuk ma zënë rrugën mua. Ka këngëtarë që këndojnë live. Në sistemin që kemi kaluar për shembull, kishte disa filtra, domethënë kishte amatorë dhe profesionistë. Amatorët nuk e kalonin provën për të qenë profesionistë, sepse ekzistonin pikërisht këto filtra; komisione, institucione, profesorë që nuk toleronin dhe kriteret kanë qenë shumë të ashpra. Por ka qenë sistem selektues dhe tani jemi në një tjetër, ku duhet të përshtatemi. Personalisht këto të ashtuquajturat bukuroshe pa talent thjesht i shoh me neveri dhe keqardhje për moralin e tyre, të cilat duket se s’e kanë më. Sepse nëse do që të bëhesh i famshëm ka mënyra të tjera dhe jo duke kapur mikrofonin, që s’ke lidhje me të. është marre, turp. Sot rrjetet sociale të ofrojnë mundësi. Nëse do që bëhesh e famshme, vishu, zhvishu, shtoji, mbilli, fryji, shfryji… ka mënyra plot, por ky s’është realitet dinjitoz dhe as garë e barabartë.  

Është bërë pak kohë që nuk ju kemi parë në Festivale. Ka një arsye konkrete dhe a mund të flisni pak për ndjesitë që merrni nga evenimente të tilla muzikore?

Unë i kam vjelë të gjitha frytet e kënaqësisë që të japin eventet me gara. Kur kam fituar çmimin e parë në “Kënga Magjike” me “Prapë tek ti do vij” u kam thënë “stop garave” dhe kam bërë gjënë më të mirë, se përballesh me më të rinj, që sjellin risi, etj. dhe faleminderit Zotit që e kam kuptuar në kohë që s’kam pse të përballem më. Jam në skenë me mënyra të ndryshme. I kam marrë të gjitha kënaqësitë që më kanë dhënë festivalet, çmimet, lëvdatat, duartrokitjet, hitet, kritikat, etj., kështu që s’kam asnjë pishman më nga festivalet. Por, edhe pse e kam thënë publikisht që këtu e mbyll konkurrimin tim nëpër evente me bazë garën, do ta riktheja vetëm nëse do të ishte një material për të prezantuar vendin tim. Diçka për të përfaqësuar ndershmërisht Shqipërinë.    

Po çmimet? 

Kur vjen puna tek çmimet e kam patur zakon merrja gjithmonë të dytin. Kam marrë disa herë edhe të parin, por nuk kam qenë nga ato që “o të parin, o të vdes”. Nëse e kemi merituar e kemi marrë, nesë jo s’e kemi marrë. Kështu që, besoj fort se ato çmime që kam marrë kanë qenë të merituara. Mendoj se çmimet nuk janë ato që më kanë rritur mua, apo shtyrë a shtuar një fjalë më të bukur në kurrikulën time. Aspak, absolutisht. çmimet më të mira për artistin janë nëse ke bërë këngë hite. Këto janë çmime. Pa për dekorata… dikur na jepnin piktura shumë të bukura, ora prej druri, çertifikata, etj., por s’ka çmim më të madh sesa ai që ta jep publiku dhe mendoj se mua ma ka dhënë e vazhdon të ma japë. Kjo është vlera e vërtetë për artistin.      

Që të ndërrojmë temë e të hymë pak në privatësi… pushimet e këtij viti i keni menduar, apo axhenda është ende përplot koncerte?

Po i kam menduar dhe them se do iki në Itali, apo Greqi. Në fakt, kam plot vende ku dua të shkoj të pushoj, sepse edhe Shqipëria është një mrekulli e natyrës, por këtë herë them se do iki jashtë. Pushimet e mia do të fillojnë atëherë kur ju do të filloni punën (në shtator), sepse kur unë punoj, ju pushoni (qesh). 

Marrëdhënia juaj me rrjetet sociale?

Kam një faqe “fan page”, që nuk e kontrolloj kurrë, por veç e kam hapur formalisht. Kam dhe një tjetër si më private po në Facebook. Nuk është se jam shumë aktive të jem e sinqertë, por kur kam ndonjë gjë të rëndsisshmë edhe postoj. Ndërsa në Instagram jam më aktive. Përpiqem shumë të jem person i ekuilibruar, pra të mos them në çdo sekond që, “po ha bukë, më dhemb dhëmbi, e kam pjatën e bukur, po vesh sandalet, m’u këput rripi, po krihem, po lyhem…”, etj.. Këto gjëra më duken mjerim, domethënë të shterrësh privatësinë tënde në rrjetet sociale. Kështu që përpiqem të jem e ekulibruar në kontekstin e privatësisë, sepse kemi një “raft” të cilin duhet ta mbajmë për vete. Nuk mund t’i nxjerrim të gjitha në rrjetet sociale. Unë kur postoj diçka edhe për punën mendohem shumë cfarë të shkruaj. Nëse s’kam diçka për të thënë me fjalë, ose me foto nuk flas, rri pushim e vëzhgoj të tjerët, që më argëtojnë pafund. Me pak fjalë, nuk jam person i fiksuar pas rrjeteve sociale dhe as pas instagramit. Gjithçka me karar. 

Miqtë më të mirë të Irmës?

Miqtë i kam të paktë, por ata që kam i dua me të vërtetë shumë. I kam miq të vjetër dhe janë një grup njerëzish që i rrimë rreth e përqark njëri-tjetrit kur kanë nevoja, qoftë edhe për shërbime. Disa s’i kam në Shqipëri, janë të ikur, disa i kam këtu. Por miqtë e mi janë të paktë. Sigurisht kam dhe miq kolegë, që i kam miq. Me disa më shumë, me disa më pak marrëdhënie, por sinqerisht miqtë i kam të paktë. Ndërsa do theksoja që miqtë e vërtetë, ata të ngushtët fare fareeee janë fëmijët e mi. Këtu madje më vjen ndërmen një shprehje që thotë: “nëse do ta shohësh sa miqësor është një njeri, shihe në marrëdhënie me fëmijët”. /Koha Jonë /KultPlus.com

Reagon UP-ja ndaj lajmit për angazhimin e një asistenti që qarkulloi në rrjetet sociale

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” reagon ndaj qarkullimit në rrjete sociale të një postimi, nga një llogari e njohur për ne, ku personi në fjalë pretendon se është i angazhuar si asistent në UP. Pas përmasave që mori ky lajm i rremë, Zyra për Çështje Akademike në UP konfirmon se personi në fjalë nuk është i angazhuar në asnjë pozicion ligjërimi në Universitetin e Prishtinës.

Me anë të këtij sqarimi për medie dhe për opinionin publik, informoheni që Universiteti i Prishtinës aktualisht është në pushim kolektiv. Rrjedhimisht, gjatë kësaj periudhe nuk është marrë asnjë vendim lidhur me angazhim të stafit akademik në kuadër të UP-së.

Për informimin tuaj, Universiteti i Prishtinës, përkatësisht Fakulteti i Filologjisë, nuk ka degë të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, në të cilën personi në fjalë pretendon se është angazhuar, por ka departamente të veçanta për Gjuhën Shqipe dhe për Letërsinë Shqipe.

Rikujtojmë që kjo nuk është hera e parë që publikohen shkrime të pakonfirmuara që lidhen me Universitetin e Prishtinës, të cilat synojnë dëmtimin e imazhit të UP-së. UP-ja deri më tani, në asnjë nga adresat e veta zyrtare, nuk ka pranuar ndonjë kërkesë për konfirmim të angazhimit të personit në fjalë, thuhet në këtë reagim të Zyrës për Çështje Akademike të UP-së./KultPlus.com

Maturantja e ekselencës drejt Italisë

Amelia Kurti është një ndër maturantet ekselentë që këtë vjeshtë do të lërë Shqipërinë. Ajo do të studiojë në Itali për gjenetikë, ndërsa thotë se largohet për cilësi më të lartë të mësimdhënies dhe kushte më të mira jetese. Amelia Kurti nuk ka treguar kurrë përtesë në rrugën e dijes, ndaj pas 12 vitesh mbi libra ka korrur rezultate të larta. Nxënësja e “Sami Frashërit” është një ndër 10 maturantet ekselente të këtij viti.

”Përveçse e vlerësuar ndihem dhe krenare për veten duke qenë se nuk ëhstë aspak e lehtë të arrish rezultatet maksimale”. Për të nuk ka qenë e lehtë të arrijë deri këtu, i janë dashur orë të gjata studimi si dhe sakrifica. ”Nëse ti ke vullnet dhe je këmbëngulës, je sistematik, do t’ia dalësh gjithmonë që të arrish atë çfarë do”.

Do të studiojë për gjenetikë, por jo në Shqipëri. Në tetor do të nisë studimet e larta në Universitetin e Bolonjës në Itali. ”E zgjodha këtë degë se dua të sjell një risi dhe në vendin tim nëse do të kthehem. Në Shqipëri është një rrugë mjaft e gjatë për të mbaruar për gjenetikë.Duhet të vazhdosh 6 vite mjekësi, më pas specializimin. Në 12 vitet e fundit më është dashur të luftoj me dhëmbë për të arritur atë çfarë kam dashur se dihet korrupsioni, mitmarrja”.

Thotë se për shkak të arritjeve të larta është pranuar në 6 universitete, por në njërin prej tyre u penalizua për shkak të mosnjohjes së diplomës së maturës, ndaj ka një apel për Ministrinë e Arsimit. Teksa lë Shqipërinë, jo pa keqardhje, ndan një këshillë për të gjithë të rinjtë. ”Gjithësecili duhet të këmbëngulë në atë që do dhe të mos heqë dorë pavarësisht se sa të vështirë ja paraqesin të tjerët fitoren”. /KultPlus.com

Margariti pas ndarjes nga jeta të aktorit Zani: La pas një portret të pazëvendësueshëm

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka shprehur ngushëllimet familjarëve të aktorit Shpëtim Zani, i cili u nda sot nga jeta.

Ministrja thotë se Zanit iu desh vetëm një rol për të hyrë në historinë e kinematografisë shqiptare. “Shpëtim Zanit iu desh vetëm një rol që të hynte në historinë e kinematografisë shqiptare. Ai u nda nga jeta heshtur, por duke lënë pas një portret të pazëvendësueshëm, atë të Colit, në filmin “Debatik”. Lamtumirë djaloshi i përjetshëm!” – thotë Margariti.

Ishte viti i largët 1960 kur regjisori i mirënjohur Hysen Hakani e përzgjodhi atë për rolin kryesor në filmin “Debatik” (1961), një djalë i shkathët, që binte në sy për lojën e bukur, krejt natyrshëm, dhe që fitoi admirimin dhe dashurinë e publikut për vite e vite me radhë.

Shpëtim Zani, i njohur për rolin e Colit në filmin “Debatik”, është ndarë nga jeta ditën e sotme, si pasojë e një ataku kardiak. /KultPlus.com

Dua Lipa dhe Bebe Rexha do të përballen me njëra-tjetrën në MTV VMA

Kanë mbetur edhe 5 ditë nga data e shpërndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards. MTV VMA-s ka vënë përballë dy këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Yjet e muzikës pop janë nominuar në të njëjtën kategori, atë të Best Dance. Bebe kryeson me dy këngë të nominuara “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers dhe “Say My Name” në bashkëpunim me David Guetta dhe J Balvin.

Dua është nominuar me këngën “Electricity” në bashkëpunim me Silk City. MTV Video Music Awards 2019, drejtuar nga Sebastian Maniscalco, do të zhvillohet në 27 gusht.

Shikoni të gjitha nominimet:

Video Of The Year 

21 Savage ft. J. Cole – a lot

Billie Eilish – Bad Guy

Ariana Grande – thank u, next

Jonas Brothers – Sucker

Lil Nas X ft. Billy

Ray Cyrus – Old Town Road (Remix)

Taylor Swift – You Need to Calm Down

Artist of the Year 

Cardi B

Billie Eilish

Ariana Grande

Halsey

Jonas Brothers

Shawn Mendes

Song of the Year 

Drake – In My Feelings

Ariana Grande – thank u, next

Jonas Brothers – Sucker

Lady Gaga & Bradley Cooper – Shallow

Lil Nas X ft. Billy

Ray Cyrus – Old Town Road (Remix)

Taylor Swift – You Need to Calm Down

Best New Artist 

Ava Max Billie

Eilish

H.E.R.

Lil Nas X

Lizzo

ROSALÍA

Best Collaboration

 Lil Nas X ft. Billy

Ray Cyrus – Old Town Road (Remix)

Lady Gaga & Bradley Cooper – Shallow

Shawn Mendes & Camila Cabello – Señorita

Taylor Swift ft. Brendon Urie of Panic! At The Disco – ME!

 Ed Sheeran & Justin Bieber – I Don’t Care

BTS ft. Halsey – Boy With Luv

Push Artist of the Year

 Bazzi CNCO

Billie Eilish

H.E.R.

Lauv Lizzo

Best Pop

5 Seconds of Summer – Easier

Cardi B & Bruno Mars – Please Me

Billie Eilish – Bad Guy

Ariana Grande – thank u, next

Jonas Brothers – Sucker

Taylor Swift – You Need to Calm Down

Best Hip Hop

 2 Chainz ft. Ariana Grande – Rule the World

21 Savage ft. J. Cole – a lot

Cardi B – Money DJ

Khaled ft. Nipsey Hussle & John Legend – Higher

Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus – Old Town Road (Remix)

Travis Scott ft. Drake – SICKO MODE

Best R&B

 Anderson .Paak ft. Smokey Robinson – Make It Better

 Childish Gambino – Feels Like Summer

H.E.R. ft. Bryson Tiller – Could’ve Been

 Alicia Keys – Raise A Man

Ella Mai – Trip

Normani ft. 6lack – Waves

Best K-Pop 

BTS ft. Halsey – Boy With Luv

BLACKPINK – Kill This Love

Monsta X ft. French Montana – Who Do You Love

TOMORROW X TOGETHER – Cat & Dog

NCT 127 – Regular

EXO – Tempo

Best Latin

Anuel AA, Karol G – Secreto

Bad Bunny ft. Drake – MIA

benny blanco, Tainy, Selena Gomez, J Balvin – I Can’t Get Enough

Daddy Yankee ft. Snow – Con Calma

Maluma – Mala Mía

ROSALÍA & J Balvin ft. El Guincho – Con Altura

Best Dance

The Chainsmokers ft. Bebe Rexha – Call You Mine

Clean Bandit ft. Demi Lovato – Solo

DJ Snake ft. Selena Gomez, Ozuna & Cardi B – Taki Taki

David Guetta, Bebe Rexha & J Balvin – Say My Name

Marshmello & Bastille – Happier

Silk City & Dua Lipa – Electricity

Best Rock

The 1975 – Love It If We Made It Fall Out

Boy – Bishops Knife Trick Imagine

Dragons – Natural Lenny

Kravitz – Low

Panic! At The Disco – High Hopes

twenty one pilots – My Blood

Video For Good 

Halsey – Nightmare

The Killers – Land of the Free

Jamie N Commons, Skylar Grey ft. Gallant – Runaway Train

John Legend – Preach

Lil Dicky – Earth

Taylor Swift – You Need to Calm Down /KultPlus.com

Si zjarri i shpirtit

Poezi nga Sali Bashota

Ti erdhe në ëndrrën time si një pulëbardhë deti
Siç vjen lumturia në jetën njerëzore
Tashmë afshi yt i ngjan frymëzimit të një poeti
Kur zjarri i shpirtit ndizet e ndrit prore

Ti u zgjove në ëndrrën time si flutur krahëshkruar
Ashtu e heshtur plot gaz e shkëlqim
Në dritën e syve të tu pagëzohet dita e bekuar
Sa herë i besoj udhëtimit të fatit tim

Ti hyre në ëndrrën time si lule e kujtimit
Ashtu siç blerojnë çdo ditë fjalët e urta të dashurisë
Sa herë shiu i verës e lag ndjenjën e takimit
Sa herë në qiell fluturojnë zogjtë e vetmisë

Ti mbete në ëndrrën time përqafim i përmalluar
Në çdo stinë kur dielli lind vetëm për ty
Buzagazi yt shkëlqen shtegut të ndriçuar
Tashmë mijëra yje ta kanë zili

Restaurohet një tjetër monument kulture në qytetin e Beratit

Një tjetër çati monument kulture kategori e dytë po restaurohet në lagjen Kala, të qytetit të Beratit.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat bën të ditur se punimet po kryhen në banesën e familjes Cimbidhi, monument kulture kategori e dytë, e cila nga pamundësia ekonomike e pronarëve për të ndërhyrë rrezikonte shembjen.

“Me këtë rast mbështetja e ministrisë së Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës ka qenë e madhe, pasi mundësoi miratimin e kërkesës së DRKK-së për ta përfshirë në paketën mirëmbajtje”, shprehet DRKK, Berat.

Sipas saj, së shpejti në bashkëpunim me CHWB do të ndërhyhet edhe në monumente të tjera.

Qyteti i Beratit është një nga më të vjetrit në Shqipëri, me gjurmët e para të cilat datojnë që 2600-1800 para Krishtit. Ka edhe qeramika që nga shekulli i 7 apo 6. Banorët e Beratit janë quajtur në fillim ilirë, më pas arbër dhe në fund shqiptarë.

Zona e Kalasë ka fortifikime guri që nga gjysma e parë e shekullit të 4-t. Në kohët e lashta ai ishte i njohur si Antipatrea Berat, një qytet i fortifikuar që ka arritur t’u rezistojë legjioneve romake të së kaluarës. /KultPlus.com

’55 shades of gay’ do të shfaqet gjatë Javës së Krenarisë në Beograd

’55 shades of gay’, shfaqja me tekst nga Jeton Neziraj dhe regji nga Blerta Neziraj do të jepet në Beograd.

Shfaqja do të jepet në Beograd gjatë Javës së Krenarisë së komunitetit LGBT, me datë 10 shtator duke filluar prej orës 20:00 në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në kryeqytetin serb.

Në shfaqje luajnë Tristan Halilaj, Alketa Sylaj, Bujar Ahmeti, Shengyl Ismaili, Semira Latifi e Luan Durmishi (vokal).

‘55 shades of gay’ është një rrëfim burleskë për politikat rreth LGBTI në Ballkan dhe Evropë. Politikanët lokalë të Ballkanit përpiqen të manipulojnë e mashtrojnë zyrtarët e BE-së, mercenarët humanitarë të NGO-ve ndërkombëtare shpesh shfrytëzojnë terrenin homofob për të vjelur fonde e për të realizuar projektet e tyre sociale e edukative të tipit të punëtorive e seminareve për mënyrën e përdorimit të kondomëve, ndërsa që zyrtarë të BE–së, duke shfrytëzuar pozitën e tyre superiore financiare e politike, përpiqen t’i nënshtrojnë të gjithë.

‘55 shades of gay’ është realizuar nga një kastë e 5 aktorëve të mrekullueshëm kosovarë dhe nga një ekip i artistëve teatrorë eminentë nga Gjermania, Kosova, Franca dhe Serbia.

Qendra Multimedia nga Prishtina që është konsideruar si ‘njëra nga kompanitë teatrore më interesante dhe provokative nga Evropa Juglindore’, ka sjellur me shfaqjen ‘55 shades of gay’, një performancë argëtuese politike dhe provokative.  / KultPlus.com

Ndërron jetë aktori i filmit “Debatik”, që luajti rolin e Colit

Ai luajti vetëm një rol, por është fiksuar mirë në mendjen e shqiptarëve. Kushdo që ndjek filmat shqiptar nuk mund të mos e njohë Colin tek filmi “Debatik”.

Kinematografia shqiptare ka humbur sot Colin. Aktori Shpëtim Zani, u nda nga jeta si pasojë e një ataku kardiak.

Ai luajti me artistët e spikatur të filmit shqiptar si Sulejman Pitarka, Roland Trebicka dhe me shumë aktorë të tjerë të mëdhenj.

Shpëtim Zani spikati në rolin e tij, si një jetim e i varfër, e cili arriti të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurth, ndërsa vritet në një moment tensioni. /KultPlus.com

100 mijë pjesëmarrës në festën e birrës “Korça”

Festa madhështore që ndezi qytetin, pesë netët e jashtëzakonshme të traditës korçare

Qyteti i Korçës u kthye në vendin më special këtë gusht në gjithë Shqipërinë. Gjatë pesë ditëve, nga data 14 deri në 18 gusht, Festa e Birrës Korça mblodhi në këtë qytet mbi 100 mijë pjesëmarrës. Numri i jashtëzakonshëm i pjesëmarrësve është nga gjithë qytetet e Shqipërisë, por edhe turistë nga vende të ndryshme, të cilët zgjodhën që ndalesën e tyre ta bënin në Festën e Birrës Korça. Gjatë pesë netëve fantastike me spektakël, art dhe muzikë pjesëmarrësit shijuan birrën simbol të qytetit të Korçës. Festa zhvillohet në Korçë, pasi historia e kësaj birre nis në këtë qytet, por sot mund të thuhet se Birra Korça është një markë kombëtare dhe një produkt që identifikon jo vetëm Korçën, por gjithë Shqipërinë.

91 vite më parë u ndërtua fabrika e birrës së parë shqiptare, birrës Korça dhe të respektuar këtë traditë prej shumë vitesh në këtë qytet organizohet festa e madhe. Në këtë mesgushti tradita e birrës Korça vijoi edhe më bukur se vitet e kaluara në festën e birrës. Simboli i qytetit “Birra Korça” shkëlqeu si asnjëherë tjetër. Pulsi i qytetit u shtua si kurrë më parë. Qindra mijëra njerëz qëndruan në Korçë për një javë të tëre dhe çdo natë u kthye në një festë të vërtetë. Muzika dhe shfaqet artistike i bënë mbrëmjet e zjarrta ndërsa pjesëmarrësit ndoqën çdo natë në 2 skenat gjigande artistet e tyre të preferuar. Mijëra pjesëmarrës që mbushën sheshin para stadiumit “Skënderbeu”, Pazarin e Vjetër por edhe polin tradicional të kësaj feste që është restoranti i njohur i “Birra Korça” kanë festuar duke treguar qytetari dhe duke treguar sesi bëhet qejf me një birrë në dorë. Shumë pjesëmarrës kishin rezervuar qëndrimin e tyre disa muaj më parë pasi e dinin se është vështirë të gjesh vende në Korçë gjatë ditëve të festës më të madhe të vitit.

Festa e Birrës Korça u rrit nga viti në vit duke mbledhur jo vetëm shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, por edhe turistët e huaj që vendosin ne axhendën e tyre Korçën pikërisht për të shijuar këtë festë!

Festa e birrës solli edhe surpriza të tjera. Gjatë natës së dytë të festës u prezantua pija më e re joalkoolike, që i ofrohet konsumatorit shqiptar, ekskluzivitetin e së cilës e ka Birra Korça. ‘Green Cola’ është pije freskuese për të gjitha grupmoshat, me përbërës që vijnë vetëm dhe ekskluzivisht nga natyra. Presidenti i Birrës Korça, Irfan Hysenbelliu e prezantoi këtë pije për të cilën tha se mund të cilësohet një nga pijet më të mira në treg, pasi nuk përmban sheqer industrial. Zoti Hysenbelliu ka besim se ‘Green Cola’, do të ketë një sukses të madh në treg ashtu si Birra Korça dhe se në të ardhmen ajo do të prodhohet në Korçë.

Qyteti juglindor priti qindra mijëra shqiptarë e të huaj që u argëtuan së bashku duke dhënë një shembull, sesi mund të festosh e të argëtohesh në një festë tipike birre. Pjesëmarrësit e festës presin me dëshirë të rikthehen në Korçë për këtë festë dhe thonë se kanë kaluar ditë të paharrueshme plot argëtim Bukuria e festës, shija e birrës Korça, rendi dhe siguria e bënë edicionin e 13 të festës së birrës të paharrueshëm dhe dëshmuan edhe njëherë se Korça e meriton denjësisht të krahasohet me shembujt më të mirë të organizimit të festave në vende të ndryshme të Europës.

Festa e birës u mbyll në mënyrë madhështore, me premtimin se vitin e ardhshëm aktiviteti do të jetë edhe më madhështor, në vijim të traditës së bukur të kësaj feste. /KultPlus.com

‘Le ta durojmë edhe gëzimin e të tjerëve, dasmat le të jehojnë, ato janë dashuri’

Dasma, si dhelpra me rrushtë…

Luela Myftari

Edhe unë nuk i kam dashur dasmat, por…

Kishte një periudhë të jetës sime kur thoja që nuk do martohesha kurrë sepse ato para do t’i harxhoja në një udhëtim. Ishte e njëjta periudhë kur thoja se nuk doja të kisha shumë fëmijë. Një do ishte mjaft. Gjërat ndryshuan. Unë u rrita.

Nisa të punoja në një produksion fantastik, ku dasmat konkurronin me njëra – tjetrën. Unë isha skenari, historia e bukur e dashurisë së dy personave. Sido të ishin ata, të shëmtuar, të shkurtër, me tule, me zë aspak televiziv, kishte edhe nga ata që u ngecte fjala sa kamera regjistronte fill pas fjalës aksion. Por, atë kohë jam mbushur me emocione, më shumë se kurrë më parë. Dëgjoja rëfim pas rrëfimi, të njëjtën dashuri të treguar në dy versione. Unë duhet të ndërtoja një. Isha vetëm ajo që shkruante, por u futa brenda çdo rrëfimi. Me ”Luftën e nuseve”, unë ”luftova” Unin brenda meje, atë egoisten që kishte menduar vetëm për vete, vetëm të udhëtonte, që nuk donte fustan të bardhë dhe as nusërim, asnjë vallëzim adhe as shumë fëmijë pas kësaj.

Atë periudhë mësova se nata e parë e martesës në shumicën e herëve është nata e numërimit të parave, por mësova se familjet shqiptare e bëjnë dasmën edhe me borxhe, në emër të disa emocioneve që nuk do t’i harrojnë kurrë. Sepse një dashuri duhet festuar. Sepse një vallëzim me babain nuk blihet as me miliona, kur ai të mos jetë më. Një puthje e nënës në ballë, me lotët në sy, është emocioni që nuk e blen dot. Sepse vëllezërit që të dorëzojnë tek ai që ke zgjedhur nuk do të përsëritet kurrë, e sidomos kur vëllezërit i ke larg.

Unë që dikur nuk i urreja dasmat, por e thoja këtë në pamundësi për të pasur para edhe për udhëtime, edhe për dasmën, sot kujtoj sa pa fjalë mbeta kur shkruaja këto histori. Kam parë babain që kish humbur një djalë, që në një dasmë të fitonte një motiv më shumë për ta vazhduar jetën më i qetë sepse biri tjetër kish hapur dyert e një gëzimi. Kam ndier gëzimin e fëmijëve teksa shihnin prindërit të rimartoheshin pas 20 viteve. Më së fundi një dasmë më ka ngrirë fjalën, kur një vajzë pa prindër, që do të donte të kishte babain ta shoqëronte drejt altarit, mendonte se s’kish askënd në krah, por me një dasmë kuptonte se i përkiste një familjeje dhe se kishte më shumë njerëz se sa mendonte.

Dasma shqiptare mund të ketë ‘’trupin në Janinë e kokën në Stamboll’’, ka pafund para të shpenzuara edhe më kot, por ka emocionet që nuk blihen dot. unë nuk e humba egoizmin, apo dashurinë për veten, duke ndryshuar mendje, thjesht kuptova se dashuria është gjë e madhe. Egozëm është të mendosh të bësh pushime me ato para, por e do më shumë veten kur mendon se fustani i bardhë në lëkurën tëndë sado e shëmtuar të jesh është velloja që i fal lumturi babit teksa të sheh, nënës që e mbush zemrën vetëm me urata, vëllezërve që janë gati të gjejnë edhe qindrakat që do të hedhin mbi kokë kur të të marrin. Dasma është celebrimi i një dashurie përtej dy njerëzve, është ndarja e lumturisë me ato që do më shumë.

Tani unë jam dhelpra që nuk kap dot rrushtë, por që them atë që besoj, rrushi ka qenë, është dhe do të mbetet I mirë. Jam prapë unë, ajo që mendoja se të bësh fëmijë është egoizëm sepse ne njerëzit bëjmë fëmijë se duam të përmbushemi. Por ky është rrugëtimi ynë. Të gjithë duam më shumë, të gjithë duam edhe diçka më shumë. Dhe unë i dua dasmat sepse ato janë dashuri. Le të bërtasin, le të zgjasë një javë, le të jehojë lodra e malësorit, le të tundet gjoksi, le të sillet vallja nga saranda në delvinë, le të vishen teminat, ato janë jehona e një gëzimi. Mjaft të kemi ca më shumë, se vdekjet i kemi të prenotuara. Kuja është më e keqe, por respekti më i madh. Ndërsa lëçitemi të respektojmë kujën në vaje, le ta durojmë edhe gëzimin e të tjerëve. Dasmat le të jehojnë, ato janë dashuri.

Kartolinat si sensacion para 150 vjetëve

Një ekspozitë e re në Muzeun e Komunikimit në Berlin po feston 150 vjet histori të kartolinave. Këtu tregohet sesi gjermanët entuziastë e kanë adoptuar këtë medium për të shpërndarë lajme të rëndësishme dhe thashethemet e fundit.

Kartolina më e vjetër në botë që njihet ishte dërguar në vitin 1840, shumë vjet para se formati të bëhej zyrtar nga austriakët në vitin 1869, 150 vjet me parë.

Kartolina e pikturuar me dorë që ngjalli të qeshura në mesin e postierëve i ishte dërguar shkrimtarit të quajtur Theodore Hook. Pasi që ai njihej për shakatë që bënte, besohet se ai në fakt ia kishte dërguar vetes.

Në koleksion e viti 2002, pak kohë pasi që kartolina ishte zbuluar në një koleksion pullash postare, ajo ishte shitur në një ankand për një shumë rekord, 35 mijë euro.

Ekspozita “Më shumë se fjalë. Festimi i 150 vjetëve histori të kartolinave”, e cila është hapur më 21 gusht 2019 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 5 janar 2020 në Muzeun e Komunikimit në Berlin, fokusohet në 150 vjet histori të kartolinave në shtetet gjermanfolëse, shkruan “Koha Ditore”.

Heinrich von Stephan, i cili më vonë do të bëhej themelues i atij muzeu, ishte një ithtar i hershëm i këtij formati. Reformatori postar gjerman kishte propozuar në Konferencën Postare Austro-Gjermane në vitin 1865 që të krijonte të ashtuquajturën “Postblatt”. Ideja e tij sidoqoftë ishte refuzuar.

Ishin autoritetet Austro-Hungareze të cilat e patën adoptuar konceptin në fillim; “Kartolina korrespondente” e Qeverisë ishte prezantuar në vitin 1869, duke shënuar kështu fillimin zyrtar të një forme të re të komunikimit.

Në vitin 1872 taksa për të dërguar një kartolinë në Gjermani ishte gjysmë më pak se për një letër normale, çfarë ka kontribuar në popullaritetin e kartolinës? Ishte po ashtu e mundshme që të paguash edhe një kartolinë të dytë që ishte kartolina për kthimin e përgjigjes, prandaj u kthye në një format i cili u bë shumë shpejt i njohur për dërgimin e përshëndetjeve të shkurtra dhe për caktimin e takimeve, sikur sot mesazhet.

Sikur sot që njerëzit shpërndajnë përshtypjet në Instagram e Facebook, kartolinat me fotografi shekullin e kaluar mbulonin udhëtime, pushime, dasma dhe një numër të temave njëlloj si emocionet për zhvillimet e fundit teknologjike dhe fatkeqësitë natyrore.

Fondacioni i Muzeut përmban një nga koleksionet me të mëdha gjermane të kartolinave dhe ekspozita prezanton një përzgjedhje të mbi 500 kartolinave që shfaqin sesi shoqëria ishte në atë kohë.

Ekspozita mbulon sesi mediumi ka lulëzuar nga viti 1895 deri në 1914 dhe shikon popullaritetin e kartolinave për të dhënë lajme nga ushtarët gjatë luftës. Ekspozita po ashtu eksploron sesi kartolinat kanë bartur propagandë antisemitike, edhe para se nazistët të vinin në pushtet, po ashtu edhe sesi posta ishte rregulluar në kampe të përqendrimit.

Në Gjermaninë e ndarë kartolinat transmetonin perspektiva të ndryshme nga Lindja në Perëndim. Një shembull i siguruar nga ekspozita tregon Murin e Berlinit, të dukshëm nga “Brandenburg Gate” (Porta e Branderburgut), në kartolinën që tregon peizazhin e Berlinit Perëndimor, derisa versioni i Berlinit Lindor transformon tokën e dikurshme të askujt drejt një hapësire të gjelbër e me qershia.

Pastaj, pas rënies së Murit të Berlinit, kartolinat që përmbanin një pjesë të vogël të murit u kthyen në diçka klasike. /KultPlus.com

Kryetari i Pejës përgëzon Mrika e Arianit Nikqin për përmbylljen e suksesshme të projektit ‘Mrika Seven Summits’

Kryetari Muhaxheri përgëzon Mrika Nikqin për përmbylljen e suksesshme të projektit Mrika Seven Summits

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë priti në takim Mrika e Arianit Nikçin me qëllim të përgëzimit për suksesin e tyre në realizimin e projektit të madh në pushtimin e 7 majave më të larta të botës duke e realizuar misionin “Mrika Seven Summits”, ku Mrika bëhet femra e parë në botë e cila në moshën 17 vjeçare e arrin këtë rekord botëror.

“Në emër të qytetarëve të Komunës se Pejës dhe në emrin tim ju përgëzoj për suksesin e arritur dhe ju inkurajojmë për një të ardhme më të ndritur për juve, sepse forca, guximi dhe kurajo e keni dëshmuar se nuk ju mungojnë, prandaj jam i bindur qe as sukseset në karrierën tuaj nuk do të ju mungojnë. Ju fillimisht e keni bërë krenare veten tuaj, familjen tuaj por i keni bërë krenar te gjithë qytetaret e Pejës dhe të Kosovës, prandaj edhe njëherë ju përgëzojmë” tha mes tjerash Muhaxheri.

“Duam të shfrytëzojmë rastin t’i falënderojmë të gjithë ata që na përkrahën në çfarëdo forme në realizimin e këtij misioni” u shprehën Mrika e Arianit Nikçi. / KultPlus.com

Mallkimet e Arqipeshkvisë së Shkodrës: Mallkuar ai që mban 2 gra ose merr grua, kunatën!

Sikundër gjuhët e tjera të botës, edhe gjuha shqipe zotëron një potencial të larmishëm mallkimesh. Mallkimet mund të tingëllojnë të frikshme dhe gjëmëndjellëse, por mund të bartin edhe humor, kur i lexojmë a i dëgjojmë pa u përfshirë emocionalisht në gjendjen që evokojnë.

Situata ndryshon krejt kur mallkimet i artikulojnë institucionet fetare, si, për shembull, Kisha Katolike.

Në fondin e dokumenteve të krijuara prej Arqipeshkvisë së Shkodrës, në njësinë e ruajtjes me numër 1 të vitit 1744 ruhet një regjistër që përmban materiale të ndryshme: shënime historike, një përshkrim të shkurtër të gjendjes së Shkodrës dhe famullive të saj, dekrete ipeshkvnore, vendime, qarkore, etj. Mes tyre, në fl. 7r-8v gjendet teksti i kopjuar i 21 mallkimeve shkruar në italisht dhe shqip, nën titullin dygjuhësh “I scomunnicati nel Giovedi Santo” përkthyer në shqip si: “Mallëkimet qi lëshon ipeshkëpi t’Eiten e Madhe”.

Mes këtyre mallkimeve lexojmë (në transkriptim të përshtatur me shqipen e sotshme): “1. Kiofshin mallëkuem ata qi diegën shtëpin, e qietër ngja të huejn, edhe ata qi të dhein për inat shtëpin e huej” (italisht: “Gli Incendiarii), 6. “Kioft mallëkuem ai qi të mbaan dyy graa” (“Quello, che nello stesso tempo tiene due done”), apo 7. Kioft mallëkuem ai qi të marrën për grue të kunatën o t’emptën, o qietër grue qi e ieep ligja jon” (“Chi pigliasse, o tenesse la cognata, zia, etc.”).

Në këtë rast këto mallkime nuk kanë qëllim të mirëfilltë evokimin e një të keqeje mbi njerëzit, por shërbejnë si paralajmërime për veprat që i ndalojnë besimtarët nga pjesëmarrja në sakramentin e kungimit. Ndërkohë, interes të përveçëm përbën dhe përkthimi (apo perifrazimi) i tekstit origjinal në gjuhën shqipe.

Marrë nga Arkivi Qendror i Shtetit i RSH, Fondi: 132/A, Viti 1744, Dosja 1, fl. 7r – 8v.) /syri.net/ KultPlus.com

Diplomat e UP-së dhe Kolegjit Universum zyrtarisht pranohen nga Ministria e Arsimit të Turqisë

Universiteti i Prishtinës dhe Kolegji Universum zyrtarisht janë përfitues të programit “Mevlana” projekt ky për shkëmbim të studentëve dhe stafit në Universitetet e Turqisë. Kusht për të qenë përfitues i këtij projekti është njohja e diplomave nga YÖK – Yüksekögretim Kurulu (YÖK – Këshilli i Arsimit të Lartë në Turqi). 

Pra Këshilli i Arsimit të Lartë në Turqi ka pranuar diplomat e studentëve të Kolegjit Universum dhe Universitetit të Prishtinës, tani studentët kosovar nga këto dy institucione nuk kanë nevojë ti nostrifikojnë diplomat për vazhdim të studimeve apo për punësim në Turqi.

Në kuadër të projektit Mevlana, Kolegji Universum ka nënshkruar marrëveshje për shkëmbim të studentëve dhe stafit me dy universitete prestigjoze në Turqi në Adnan Menderes University dhe Kütahya Dumlupınar University.

Adnan Menderes University, i vendosur në Aydin të Turqisë është universitet publik i themeluar qysh nga viti 1992 me një numër të madh të studentëve (45,000 studentë). E veçantë e Adnan Menderes University është që mban emrin e ish kryeministrit turk Adnan Menderes.

Ndërsa Kütahya Dumlupınar University është universitet publik në Turqi i cili filloi punën si institucion i ri më 3 korrik 1992, pasi fillimisht ka qenë pjesë e Universitetit Anadolu i themeluar në vitin 1974. 

Përfito edhe ti bursë për studime në njërin nga këto universitete përmes Kolegjit Universum. Apliko këtu https://bit.ly/2HuMame. Kolegji Universum është institucion lider i ndërkombëtarizimit. Deri tani 108 studentë të Kolegjit Universum kanë përfituar shkëmbim semestral me bursë të plotë në 22 shtete të BE-së. 390 bursa për studime jashtë vendit janë aprovuar për vitin akademik 2019/2020. 

Për më shumë informata ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.

Universitetet partnere të Kolegjit Universum Adnan Menderes University dhe Kütahya Dumlupınar University.

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum) / KultPlus.com