Trendi në rritje i turizmit kulturor në Durrës, gjë që verifikohet nga statistikat e vizitorëve, ka shtuar edhe përpjekjet e institucioneve për t’iu përgjigjur interesimit dhe për të përmirësuar ofertën.
Muzeu Arkeologjik i Durrësit ndodhet tashmë në proces transformimi, që do të sjellë muze krejt të ri, në gjendje të presë dhe të përmbushë më mirë kërkesat në rritje të vizitorëve të tij të shumtë.
Gjatë vitit 2022, në mjediset e këtij muzeu dhe të Amfiteatrit të lashtë të Durrësit, Qendra Muzeore e Durrësit organizoi, në bashkëpunim me aktorë të ndryshëm të komunitetit, një numër të konsiderueshëm aktivitetesh kulturore apo të edukimit informal. Mes tyre renditen 9 ekspozita të ndryshme, 14 koncerte, 6 mbrëmje artistike, 4 aktivitete promovimi e prezantimi, 4 pjesë teatrale si dhe 19 aktivitete të edukimit informal me të rinjtë e fëmijët.
Më herët, Qendra Muzeore Durrës publikoi të dhënat që flasin për trendin e turizmit kulturor në qytetin e Durrësit përgjatë 2 viteve të fundit. Sipas tyre, Muzeu Arkeologjik dhe Amfiteatri Antik, gjatë periudhës 1 janar-31 dhjetor 2021 janë vizituar nga 13003 vizitorë ndërsa për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2022, janë regjistruar 28081 vizitorë, pra mund të flitet për një dyfishim të turistëve të interesuar për antikitetin e Durrësit./atsh/ KultPlus.com
Më 7 janar 1943, Nikola Tesla u shua në qilarin e hotelit ‘New Yorker’ në New York, SHBA, në kushte aspak të denja për një personalitet të rëndësishëm të shkencës.
Duke mos i dhënë kurrë rëndësi gjendjes së tij financiare, Tesla vdiq i varfër e i harruar në moshën 86 vjeçare. Në vitet e fundit të jetës së tij Nikola Tesla nderohej si një shkencetar i çmendur dhe u bë i njohur për pohime të habitshme mbi zhvillime të mundshme shkencore si p.sh. “përçuarja e energjisë pa tela” .
Imagjinoni një botë pa kabllo, ku kompjuterët, televizorët dhe pajisjet elektro-shtëpiake mund të funksionojnë pa fijet përcjellëse të energjisë, ravijëzoni një botë së cilës i rrethvjen një valë elektrike që sjell energji ashtu siç dielli sjell dritë. Fantashkencë! E pabesueshme! Në një botë skeptikësh do të ishte një emigrant nga Kroacia që do të guxonte të pohonte shkencërisht se kjo është e mundur. Atëherë kur energjia elektrike sapo kishte hedhur hapin e magjishëm të ndryshimit të botës, Nikola Tesla, ky shkencëtar propozoi një revolucion wireless, një të sotme të paimagjinueshme.
Askush nuk do ta besonte se një supergjeni si ai do të shuhej tragjikishit i kapluar prej vetmisë dhe i brejtur prej mjerimit, megjithëse ai ishte zotëruesi i 700 shpikjeve që revolucionarizuan elektromekanikën dhe hodhën një hap gjigand në fushën e valëve elektrike.
Ai ishte zotëruesi i 9 gjuhëve, ishte një shpikës, fizikant, inxhinier mekanik dhe inxhinier elektrik. Tesla njihet si ndër shkencëtarët më të përkryer të fundshekullit XIX-të dhe fillimshekullit XX-të. Mbamendet gjithashtu dhe si një shtysë e rëndësisë prioritare i teknologjisë moderne. Patentat e tija dhe punët teorike formojnë bazën e sistemit të fuqisë së rrymës elektrike shndërruese, duke përfshirë sistemin e fuqisë shpërndarëse shumëfazore dhe motorët elektrikë, me të cilët ai ndihmoi në Revolucionin e Dytë Industrial.
Nikola Tesla lindi më 10 korrik 1856, në Smiljan të Kroacisë, në atë kohë pjesë e perandorisë Austro-Hungareze, dhe pasi mbaroi Institutin Politeknik në Raz të Austrisë, u diplomua në Pragë.
Ai e filloi karrierën duke punuar fillimisht si inxhinier elektrik në Budapest, në vitin 1881 dhe dy vjet më vonë u zhvendos në Paris duke punuar për shpikësin e madh të atyre kohërave, Edison në një prej filialeve të “Continental Edison Company”.
Në vitin 1883, Tesla demonstroi për herë të parë në Strasburg prototipin e motorit me induksion, por rrethi i shkencëtarëve europianë në atë kohë ishte tepër radikal për të kuptuar idetë e tij.
Duke parë këtë fakt, në vitin 1884 Tesla pranon të punojë për Thomas Edison në New York, me një rekomandim për Edisonin nga shkencëtari i madh i asaj kohe, Charles Batchelor i cili i shkruante Edisonit: “Unë njoh dy njerëz të mëdhenj në këtë botë, njëri je ti, ndërsa tjetri është ky djalosh”.
Nikola filloi të punonte në laboratorët e Edisonit në New Jersey, por shumë shpejt lindën divergjencat nga idetë brilante të Tesles, të cilat Edison i shihte shumë të rrezikshme për biznesin e vet.
Në atë kohë, ai pak rrjet elektrik që ishte ngritur ishte bazuar mbi rrymën e vazhduar dhe kishte shumë kufizime, ku më kryesorja ishte kufizimi në distancë i transportimit të energjisë, i cili ishte vetëm 3 km dhe për të transportuar këtë energji përdoreshin kabllo përcjellëse të trasha dhe rigjeneratorë të energjisë.
Në këtë moment, Tesla mbështetet për eksperimentet e tij nga bankieri i famshëm i asaj kohe, Morgan. Tesla arrin që më 1888, duke pasur si bazë teorinë e tij për fushën magnetike rrotulluese, të marrë patentën për gjeneratorin polifazë të rrymës alternative si dhe për të gjitha pjesët e tjera të rrjetit të rrymës alternative për transformimin, transportin, shpërndarjen dhe përdorimin e saj.
Në vitin 1895 bëhet realitet ëndrra e Nikolës për të shfrytëzuar energjinë mekanike të ujit të ujëvarës së Niagarës për të prodhuar energji elektrike, duke ndërtuar hidrocentralin e parë në botë. Motorët elektrikë, të bazuar mbi teorinë e Teslës, pushtuan globin. Edhe në ditët tona, të gjitha makineritë elektrike bazohen mbi teorinë e këtij gjeniu. Motori me induksion elektrik i Tesles është klasifikuar si një nga 10 shpikjet më të mëdha të njerëzimit.
Nikola Tesla nuk u mjaftua vetëm me shpikjet e sistemit të rrymës alternative i cili ndryshoi mënyrën e jetesës në botë, por atij i dedikojmë edhe shpikje të tjera, si drita fluoreshente, llamba me gaz neon, komunikimet valore, sistemet valore të transmetimit të energjisë, rrezet lazer, telekomandat, shpikjet e para në robotike etj. Ai gjatë gjithë jetës regjistroi rreth 700 patenta shpikjesh në të gjithë botën dhe hodhi idetë e para në përdorimin e energjisë diellore dhe asaj detare.
Shumë koncepte të Nikola Tesles akoma janë të pazbërthyera dhe të pakuptueshme për botën e shkencëtarëve. Në vitin 1896 Nikola Tesla botoi artikullin shkencor për rrezet X, për të cilat më vonë Wilhelm Rontgen do të merrte patentën, por Tesla me gjenialitetin e tij, që e bënte në shumë raste edhe një njeri kapriçoz dhe të “çmendur”, asnjëherë nuk pretendoi pronësinë e kësaj shpikjeje.
Po në këtë vit, 1896, Tesla botoi edhe një material ku përshkruante hollësisht në një skemë të gjithë elementët e një transmetuesi radio që më vonë u përdor nga Markoni. Gjithashtu, po këtë vit ai shpiku edhe anën tjetër të komunikimit valor, aparatin marrës dhe arriti që për herë të parë të transmetonte dhe të merrte një sinjal pa fije.
Në vitin 1901, me ndihmën e Morganit Tesla ndërton “Wardenclyffe”, laboratorin e tij të ri ku ndërtoi edhe kullën e tij të famshme, e cila ishte e lartë rreth 60 metë dhe kishte një kupolë në majë të saj me diametër 21 metër që do të ishte transmetuesi i parë në botë i energjisë pa fije dhe stacioni i parë broadcast i valëve elektromagnetike. Pikërisht këtu fillon dhe “çmenduria” e Tesles.
Parë Botërore.
Tesla kërkonte që të transmetonte energjinë në sipërfaqen e tokës. As me anë të transmetimit të saj me valë elektromagnetike dhe duke përdorur jonosferën, por problemi qëndronte tek mjedisi i përhapjes së kësaj vale, ajri. Ajri ndikonte në humbjen e energjisë me rritjen e distancës së transmetimit të saj.
Për këtë, Tesla mendoi që të përdorte Tokën si përcjellës dhe më vonë si kapacitor të energjisë, por Toka deri në atë kohë ishte përdorur si “tokë” në teorinë e elektricitetit dhe mund të shkarkonte çdo kondensator. Por, ai hodhi idenë që mund të emetonte energji të mjaftueshme në Tokë dhe ta kthente atë në një kondensator gjigant, dhe për këtë filloi eksperimentet në kullën e tij duke përfituar nga një marrëveshje me hidrocentralin e Colorado Springs për të përdorur energji pa pagesë.
Në atë kohë, nga eksperimentet e Tesles bari përreth laboratorit të tij natën shkëlqente me drita vezulluese të kaltra, ndërsa njerëzve që ecnin aty pranë u kërcisnin hapat sikur të ecnin mbi një rërë të trashë. Në një natë vjeshte, Tesla me anë të pajisjes së tij që e quante “Transformatori i shkëlqyeshëm”, arriti të pomponte në sipërfaqen e Tokës një tension 1 milion volt. Rryma përshkoi globin me shpejtësinë e dritës dhe mbërriti në anën tjetër të tij, duke u rikthyer mbrapsht, por duke dobësuar intensitetin.
Por, Tesla në rezonancë me kthimin arrinte të pomponte përsëri rrymë, duke e forcuar valën ashtu siç bëhet me një lisharës. Fenomeni erdhi duke u forcuar dhe shkaktoi djegien e siguresave në hidrocentral, por edhe rrufe gjigante pranë laboratorit si dhe një tërmet prej rreth 5 ballë.
Në vitin 1917, Tesla ndërton një stacion i cili nëpërmjet valëve elektromagnetike zbulonte vendndodhjen precize të anijeve armike, sistem i cili do të quhej radar në Luftën e II-të Botërore.
Nikola Tesla vdiq më 7 janar 1943, në një dhomë të hotel ‘New Yorker’, ku kaloi 10 vitet e fundit të jetës së tij.
Materialet shkencore nga puna e tij u sekuestruan nga FBI dhe u cilësuan sekret shtetëror. /albertvataj/ KultPlus.com
Bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i Fan Nolit, publicist i shquar, veprimtar aktiv i “Vatrës”, kryeredaktor i gazetës “Dielli”, i diplomuar për gazetari (1926), patriot i flaktë, antifashist e demokrat, analist në shtypin qendror amerikan, një nga autorët e librit “Përpjekja shqiptare në botën e vjetër e të re përgatitës dhe botues i veprës së Faik Konicës” Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore” dhe “Albumi II” të Nolit, i pari biograf i tij. La me dorëshkrim disa vepra si “Historiku i historisë shqiptare të Masaccusetsit”, “Historia e Shqipërisë” dhe Dritaret (1936-1959) etj…
Në vitin 1993 kur shkova në SHBA për herë të parë pata rastin të njihesha me gruan e tij, zonjën Sarah Panariti, profesoreshë e Harvardit, e cila më dha informacione me shumë vlerë për jetën dhe trashëgiminë e tij shkencore –artistike, shkruan në “Dita” Nasho Jorgaqi. Gjithashtu falë fisnikërisë së saj më dhuroi atë pjesë të ditarit shumë vjeçar të Qerimit që shkruante për F. Nolin, që po i jepen për herë të parë lexuesit tonë. Janë mendime, mbresa dhe konstatime të Qerimit gjatë 33 viteve që hedhin dritë mbi jetën e Nolit nga pozita dashamirëse dhe realiteti, pa kursyer herë-herë dhe kritika.
Nga biografia që ai ka shkruar: “Noli: Princi i pakurorëzuar i Rilindjes Shqiptare” po botojmë kapitullin “Noli, njeriu dhe karakteri i tij”
Qerim Panariti
NGA “DRITARET” (1936- 1959)
1936
21 janar — Pata një bisedë me F. Nolin. Ai është njeri interesant, i kulturuar dhe i mirinformuar, por rrëshqitës dhe inatçi.
20 prill – F, Noli refuzon të marrë pjesë në një banket për nder të tij, të cilin e sponsorizova unë. Arsyeja? Ska. Mendoj se është një sjellje fëminore.
17 maj – Shqiptaret bëjnë mbledhje vjetore në Shën Gjergj. Çfarë mbledhje? Një shtëpi vërtet e çmendur. F. Noli është fajtor për gjithçka. S’mund ta marrë dot me mend se ç’qëndron pas veprimeve të tij.
1937
22 qershor — Mora pjesë në koncertin e diplomimin në Konservatorin e Nju-Englandit ku F. N. iu dha diploma për kompozim. Hëngrëm drekën bashkë dhe biseduam gjithçka nën rrezet e Diellit për katër orë rresht.
30 qershor — I shkreti F. Noli. është ngatërruar keq me një artikull të botuar të hënën e kaluar në gazetën “Post” ku cilësohet si antimuhamedan.
3 shtator — Hëngra drekë me F. Nolin, Ai është një bashkëbisedues i këndshëm , dallohet për sensin e humorit dhe intelektin.
8 shtator — Isha në një koncert të WPA në Biblioteklën Publike të Bostonit, ku u ekzekutua një kompozim i Nolit, i titulluar “Lumi i Babilonisë. Noli ishte aty.
1938
21 qershor – Sot F. Noli mori titullin baçelor nga Konservatori i Nju Englandit.
19 korrik – Fan Noli është deri diku i pakënaqur, lidhur me një artikull timin për të ku unë e akuzoj për mosçuarjen deri në fund të Reformës Agrare propozuar prej tij.
1942
24 maj – Hëngra darkë me F. Nolin. E pagoi ai. Biseduam gjatë për Frontin e Bashkuar shqiptar. Ai ka një mendim të keq për Konicën, Çekrezin dhe Zogun. Por ai mendon se Fronti duhet të plotësohet. U bë një mbledhje e “Albanien Relief Fund”, por nuk erdhën shumë. Në mbrëmje une deklarova: “Jam përgjegjës për Frontin shqiptar”
30 maj – Në mbrëmje takova F. Nolin dhe biseduam për “Frontin e Bashkuar shqiptar”. Sikurse dhe unë, ai mendon se duhet të përpiqemi shumë për t’u organizuar. Ai mund të ketë ndonjë interes personal, kryesisht për të nxjerrë ca para nga Zogu.
13 qershor – F. Noli po bëhet shumë aktiv në Frontin e Bashkuar. Ai do të shkojë në Nju-Jork dhe Filadelfia. Sulmet e tij kundër Çekrezit janë shumë dërrmuese.
21 qershor – F. Noli shprehu qëndrimin e tij në favor të Frontit të Bashkuar me Zogun në krye dhe një qeveri mbretërore në mërgim. Ai është i nderuar, i qetë dhe në dukje fitimtar. Ai ishte kryetari i mbledhjes dhe kjo qe një nga mbledhjet më të mira shqiptare, në të cilën kam marrë pjesë ndonjëherë.
11 korrik – F. Noli më çoi fjalë të marr pjesë nesër mbasdite në një mbledhje midis “Vatrës” dhe grupit të Çekrezit për të themeluar Frontin e Bashkuar.
1943
23 shkurt – Fola në telefon me F. Nolin. Mund të filloj të shkruaj së shpejti te “Dielli”. Nëse jo, do të shkoj të punoj diku gjetkë.
5 mars – F. Noli praktikisht drejton “Diellin”. Po e godet Çekrezin.
16 mars – U pashë më Nolin dhe e falënderova për deklaratat e bëra në Nju-Jork para dy javësh lidhur me Frontin e Bashkuar.
26 maj – F. Noli mori një letër nga Zogu ku i kërkonte të shkonte në Uashington si përfaqësues i tij. Është e kotë të them se ai do të pranojë.
27 maj – Mora një letër nga Kosta Isak, me sugjerimin e Çekrezit për të arritur një marrëveshje me “Vatrën”, lidhur me Frontin e Bashkuar. Çekrezi ofron kushte për pranimin e Zogut si udhëheqës. Do t’i shkruaj Çekrezit nesër.
8 korrik – F. Noli është regjistruar në Universitetin e Bostonit për një punim pasuniversitar (Graduate) për Doktor në filozofi. (Ph. D.). Në moshën e tij ai akoma shkon në shkollë.
16 gusht – Sot F. Noli erdhi në zyrën e “Vatrës”. Ai ka marrë një letër nga OWI për të dhënë lajme për shqiptarët në Shqipëri në gjuhën shqipe.
11 shtator – Noli u nis për në Nju-Jork për të folur nesër në radio.
1944
30 shtator – F. Noli u kthye mbrëmë. Ai ishte në Nju-Jork, i thirrur nga zyra e I e Luftës për t’u folur shqiptarëve që të mbështesin ushtritë aleate. Ai ka pasues të shumtë që e ndjekin në Shqipëri dhe e shohin si udhëheqësin e tyre.
31 tetor – F. Noli është duke punuar për organizimin nga të gjitha kishat që të dërgojnë telegrame forcave aleate për njohjen e qeverisë shqiptare të Beratit.
16 nëntor – F. Noli erdhi pas pak t’i hedhë një sy materialeve që solla nga Uashingtoni. Është material i mirë po të na kish arritur në kohë.
1945
21 maj – Sot F. Noli mori doktoratën.
27 korrik – Fare rastësisht mbasdite takova F. Nolin. Bëmë një shëtitje të gjatë. Është shumë i pakënaqur nga punët e kishës. Shqiptarët janë fëmijë të rritur. Ai kërkon të dalë në pension, të heqë dorë plotësisht nga kisha.
30 korrik – F. Noli ka shqetësime të ndryshme nga njerëzit e kishës. Është e vështirë të kesh të bësh me njerëz injorantë, sepse ata nuk i binden rregullave. Dhe nuk i binden shumicës.
22 shtator – F. N. ka një problem. Prifti do të ikë, por shqetësimi nuk mbaron.
20 nëntor- F. Nolit i janë paraqitur nderime nga shkrimtarë shqiptarë.
28 nëntor – Hëngra darkë me F. Nolin, me z. Messinger dhe Rev. Upson. Që të tre janë studiues të dëgjuar.
1946
2 janar- F. Noli ka shumë shqetësime me komunitetin e tij. Më vjen keq për të se është duke humbur kohë dhe po duron shumë kërcënime nga njerëz injorantë.
26 janar – Akoma më shumë shqetësime janë krijuar prej disa nga kishat e tij, veçanërisht me atë të Filadelfias…
Shqipëria ka bërë kërkesë në OKB.
14 mars – F. Noli ose unë do të na duhet të shkojmë në Uashington javën që vjen meqenëse na është kërkuar nga legata jugosllave për të dhenë një informacion të saktë, ku të kërkojmë pranimin e Shqipërisë në OKB më 25 të këtij muaji.
15 mars – Një delegacion prej 4 shqiptarësh nga Nju-Jorku erdhën sot për t’u takuar me Nolin dhe i kërkuan të merrte drejtimin e luftës kundër propagandës greke. Ai e pranoi këtë ofertë dhe do të shkojë në Uashington javën që vjen.
30 mars – Sot në mëngjes F. Noli erdhi në zyrë shpejt, me qëllim që të përgatisnim bashkë disa telegrame për gjithë senatorët e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë për kalimin e rezolutave… F. Noli më kërkoi të punoj si sekretar në “punën e tij të re’.
4 prill – Të tjera lajme të këqija për Shqipërinë. Anglia është tërhequr nga bisedimet për Shqipërinë. F. Nolin e duan dhe e urrejnë gjithandej. Për sytë e disave unë vij pas tij.
5 prill – Gjithë ditën kam qenë i zënë duke punuar me shpejtësi të madhe… Do bëj, veç punës sonë, gjithë korrespondencën e Nolit që është e konsiderueshme.
8 prill – Këtë mbasdite Noli u nis për në Nju-Jork. Sot u njoftua se Anglia ka hapur përsëri bisedimet me Shqipërinë.
12 prill – Noli u kthye nga Nju-Jorku ku ishte për t’u takuar nga delegacionet e OKB-së, por u takua vetëm me disa prej tyre. Do të kthehet prapë në Nju-Jork javën tjetër.
13 prill – F. Noli më paguan 10 dollarë për punën që bëj me këtë “kryqëzatë të re” që ka filluar ai. Anglishtja e F. Nolit nuk është shumë idiomatike dhe atij nuk i pëlqen ta korrigjojë.
15 prill – Përsëri F. Noli u nis për në Nju-Jork. I shkreti ai, po përpiqet shumë të arrijë diçka, po do të ndodhet para një kohe shumë të vështirë për aq sa SHBA do të jetë kundër Shqipërisë.
19 prill – F. Noli është takuar me kryetarët e delegacioneve të Anglisë, Hollandës, Polonisë. Ai raporton për rezultate të mira.
26 prill – F. Noli ndodhet akoma në Nju-Jork. Sipas raportit të tij del se është takuar me ambasadorin Gromiko.
13 maj – Nga të gjitha anët e SHBA po vijnë të holla për F. Nolin. Padyshim ai i di se si i nxjerr këto para nga shqiptarët. … Ai e meriton këtë, sepse ka dhënë gjithë jetën për Shqipërinë. Sa për dreq, është shumë koprac.
29 maj – F. Noli ka marrë disa informacione nga Hoxha, lidhur me delegacionet e panumërta.
1 qershor – Natën e kaluar F. Noli u kthye nga Nju-Jorku dhe këtë mbasdite bëmë një konferencë. Ai ka marrë 3 mesazhe nga Hoxha, të cilat na japin disa ide përfundimtare përsa i përket lidhjeve mes SHBA dhe Shqipërisë. Shqipëria, së pari, kërkon njohjen dhe pastaj të bisedojë rreth kushteve të pranueshme për të dyja palët.
5 qershor – F. Noli telefonoi nga Nju-Jorku dhe tha se Shqipëria është ftuar në Konferencën Ndërkombëtare të Shëndetësisë. Kjo do të thotë se ne do të jemi në gjendje të marrim informacion të dorës së parë nga Shqipëria nëse do të lejohet të vijë një delegacion.
7 qershor – … Do të jem shumë i lumtur të takohem me ta.
13 korrik – F. Noli u kthye për pak kohë. Është pothuaj i pakënaqur nga delegacioni shqiptar. Po kështu jam edhe unë… Ata nuk dinë asgjë për situatën këtu dhe prapë duan të bëhen gjykatës dhe juri për situatën tonë.
I8 korrik – F. Noli telefonoi nga Nju-Jorku, deri nesër kërkon të përkthyer Kushtetutën shqiptare.
1947
18 maj – Unë dhe Sara shkuam në kishën shqiptare të Shën Gjergjit, ku F. Noli bëri shërbimin në gjuhën angleze. Ishte një gjë e gjatë dhe e mërzitshme. Atje kishte shumë personalitete: Dr. dhe zonja Coon, Rev. Dr. dhe zonja Messinger, prof. La Piana dhe shumë të tjerë.
22 maj – F. Nolit nuk i pëlqen mendimi im për disa kisha që unë i quaj “fashiste”. Une jam dakord me të. me disa përjashtime, por prapë kishat nuk e njohin rrezikun e fashizmit.
1948
6 shkurt – Pata një fërkim të vogël me F. Nolin. Javën e kaluar i kërkova atij të shkruajë diçka të shkurtër për 36 vjetorin e “Vatrës”. Ai s’ka bërë asgjë dhe kërkon parapagim nga “Vatra”. Në këtë mënyrë manifeston egoizmin e tij.
7 shkurt – Më në fund F. Noli ka shkruar një histori të shkurtër për 36 vjetorin e “Vatrës”. Sot u takova për pak kohë me të. Të dy u përpoqëm të ruajmë një politikë skrupuloze për të kompensuar fërkimin e djeshëm.
24 prill – U takova pak me F. Nolin dhe i dhashë një çek prej 1000 dollarësh për tekstin shqip të “Skënderbeut”.
1949
3 mars – U takova me Nolin për pak minuta. Duket sikur po plaket shpejt, megjithatë prapë shkruan libra. Përsëri po punon për Skënderbeun, një libër të cilin ne (“Vatra”) e kemi kontraktuar dhe që mendohet se do të jetë kryer qershorin e ardhshëm.
19 mars – Nuk di ç‘të bëj me “Skënderbeun”. Kemi akoma shumë kopje të mbetura që nuk shiten.
21 prill – F. Noli po bëhet çdo ditë e më tepër grindavec. Patëm një debat në telefon. Ai kërkonte sot 1000 dollarë për librin e tij “Skënderbeu”, të cilin ai ka shkruar dhe ia ka shitur vite më parë një organizate tjetër.
6 maj – U nisa për Nju-Jork me aeroplan… Mbasdite vonë F. Noli erdhi te “Prince Georg”, një koincidence… Delegatët na kishin për darkë.
3 qershor – Rev. Thimi Theodosi ishte i mërzitur këtë mëngjes…
22 qershor – Stefan Lasko u dorëzua prift të shtunën e kaluar.
25 dhjetor- U takova për pak kohë me Nolin te Miçeklët. Mendoj se ai diçka ka vendosur me vete. Nuk do të më habiste nëse ai do të favorizojë Dhimitër Trebickën kundër meje për “Diellin” në mbledhjen tonë të ardhshme në korrik.
1950
28 prill – “Skënderbeu” shkoi sot në shtyp. Shtypjen po e bën Crimson Printing Company.
3 shtator – Një peshkop grek u dorëzua sot në Stamboll për grupe të veçanta shqiptarësh në këtë vend, në kundërshtim me F. Nolin. Ai quhet Mark Lipa.
9 tetor-F. Noli është i sëmurë.
8 dhjetor – “Historia e Skënderbeut” erdhi sot. Është lidhur bukur dhe nuk duket i vogël.
17 dhjetor – Peshkop Mark Lipa ka dhënë një intervistë të shkurtër për gazetat e Bostonit. F. Noli është pak i frikësuar.
1951 8 shkurt – Peshkopi i ri shqiptar, me stil vetjak, Mark Lipa, ka shkaktuar një ndarje të tmerrshme në komunitetin më të madh shqiptar të Bostonit. Është deri diku e habitshme se si ata janë dhënë pas këtij njeriu të panjohur.
17 shkurt – Shqetësimet në mes qarqeve shqiptare të Bostonit do të arrijnë kulmin nesër. Mark Lipa u ligjërua sot në një kishë tjetër. Ai mund ta shfrytëzojë këtë për mirë.
22 shkurt – “Britan Post” ka botuar një intervistë të shkurtër, të cilën F. Noli ia dha reporterit të martën.
25 mars – Patëm mbledhjen e bordit të “Vatrës”. Me disa kundërshtime vendosëm të hapim një fushatë për të blerë një shtëpi për Nolin.
28 mars – Më shqetëson pak fakti se sa do të mbështetet fushata për t’i blerë një shtëpi Nolit. Është një punë e madhe dhe kërkon përpjekje të mëdha. Ndërkohë duhet bërë edhe puna e përditshme. Lajmet nga Ballkani janë shqetësuese dhe Shqipëria është në ballë.
29 mars – F. Noli është deri diku i kënaqur me fushatën time (të “Vatrës”). Megjithatë do të më duhet një shumë e madhe që të blejmë një shtëpi të përshtatshme sepse çmimet në të vërtetë, sikurse gjërat e tjera, janë shumë të larta. Kjo do të thotë një punë shumë e rëndë për mua.
6 prill – Fushata për F. Nolin pati një fillim të mirë natën e kaluar, kur zonjat e Kishës së Shën Gjergjit dhanë 1000 dollarë për fushatën.
18 prill – Kisha shqiptare e Shën Gjergjit dha natën e kaluar 1500 dollarë për fushatën e Nolit, filluar nga “Vatra” më 25 mars. Deri tani nuk kemi marrë asgjë nga ndonjë koloni e veçantë. Kjo më shqetëson pak, por çdo gjë lëviz me ngadalë në fillim.
22 prill – Crist Ellis u dorëzua prift…
27 prill – Me aq sa dimë ne, degët tona akoma nuk kanë filluar të lëvizin për të mbledhur para për fushatën e shtëpisë së Nolit.
28 prill – Po filloj të shqetësohem për fushatën e shtëpisë së Nolit. Gjërat lëvizin ngadalë.
20 maj – Mblodhëm gati 185 dollarë për fondin e shtëpisë së peshkop Nolit. Jam i gëzuar që fushata po ecën.
25 maj – Rreth orës 4 mbasdite, Sara dhe unë u nisëm për në Mançester. Fillova të mbledh…
5 qershor – Grindja midis shqiptarëve rreth peshkop M. Lipës ka arritur në një shkalle qesharake. Madje edhe gjykatësit edhe avokatët po hungërojnë nga qejfi.
19 qershor – Mora 200 dollarë për fondin e shtëpisë së Nolit. “Bashkimi” po llomotit shumë në gjithë Amerikën në mes shqiptarëve. Kjo gjë po më shqetëson shumë.
26 qershor – Fushata për Nolin po ecën shumë ngadalë. Ajo nuk i ka përmbushur shpresat e mia dhe unë jam shumë i dëshpëruar.
27 qershor – Po vijnë të holla nga të gjitha degët, ndërkohë që afrohet Kuvendi. Vetëm se është fakt se nuk po vijnë aq sa duhet për fondin e shtëpisë së Nolit.
7 korrik – Shumica e delegatëve kanë arritur. Disa prej tyre sollën të holla. Grupi i Nju-Jorkut solli 600 dollarë. Pastaj patëm një mbledhje të komitetit mbasdite. Rreth orës 2 u hap Kuvendi. Kryetar u zgjodh Marko Adams. Biseduam dhe diskutuam deri afër mesnatës. F. Noli erdhi, ose më mirë e sollën rreth orës 10. “Bashkimi” me “Shqipërinë e Lirë” ishte tema kryesore e diskutimit. F. Noli nuk u prononcua. Pothuaj të gjithë delegatët ishin për “Bashkimin”, por nuk dinë si ta arrijnë këtë. Në duart e mia do të kem një betejë të ashpër.
31 korrik – Korriku iku. Qe një muaj shumë i zënë me punë dhe i pakëndshëm. Kryesorët për shkak të një lëvizjeje për bashkim me një organizatë qesharake, e filluar 10 vjet përpara nga K. Çekrezi, gabimisht e quajtur “Shqipëria e Lirë”. Lëvizja që nga kuvendi ka humbur disa momente, por ideja vijon të mbetet. Ajo u fillua nga delegatët shqiptarë ne OKB me synimin për të shkatërruar “Vatrën” dhe për të dobësuar ndikimin e F. Nolit.
8 tetor – F. Noli u thirr sot në “COUNT” lidhur me bëmat e M. Lipës në kishat shqiptare ne Bostonin e Jugut. Por më thanë se Nolit nuk i bënë asnjë pyetje.
1952
13 mars – Peshkopi M. Lipa, agjent grek, po bën zhurmë të madhe. Ai po përdor komunizmin për t’i hutuar dhe frikësuar shqiptarët në këtë vend.
26 mars – Këtë mbasdite F. Noli u nis për në Çikago që të asistojë në shpëtimin e kishës shqiptare nga thonjtë e M. Lipës.
7 prill – Uorçesteri ka hapur një fushatë për shtëpinë e Nolit. Është mbledhur një shumë e konsiderueshme.
10 qershor – Sot mora nga Nju-Jorku 1088 dollarë për fondin e shtëpisë së Nolit.
30 nëntor – Nga dreka shkova në kishën shqiptare ku, mbas shërbesës fetare u bënë festime për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Unë kryesova mbledhjen edhe pse isha lënë jashtë nga banda e “Shqipërisë së Lirë”.
1955
14 shkurt – Nesër peshkop Noli shkon për pushime në Florida.
22 mars – Kalova pothuaj gjithë ditën në shtypshkronjë dhe nuk e di se si do të dalë gazeta. Ishte vetëm një njeri që punonte aty… Peshkop Noli më dërgoi sot një shportë me portokalle dhe qitro. Nuk e di se ç‘ka ndodhur me të!
17 qershor – Sonte kishim për darkë F. Nolin. Ai ka shqetësime me dhëmbët dhe për këtë shkak mund të hajë vetëm supë dhe disa ushqime të tjera të buta. Ai është një personalitet interesant.
1956
25 qershor – Kristo Thana do të jetë kryetari i banketit për F. Nolin. Muhamet Zeqari nga Detroiti do të jetë dollibashi. Një çift i mirë.
17 korrik – U takova shkurt me ‘Mjekrën”. Është shumë i zënë me rregullimin e “Dhiatës se re” në shqip.
3 shtator – Banketi për F. Nolin, për 50 vjetorin e ardhjes në këtë vend shkoi mirë. Morën pjesë rreth 450 të ftuar. Fjalimet ishin të gjata e te mërzitshme. F. Noli mori një shumë te konsiderueshme të hollash.
9 shtator – Pata një ditë shumë të ngarkuar duke u përpjekur të rregulloja llogaritë e banketit të F. Nolit. Është një rrëmujë e madhe. Duhet bërë shumë për te mbajtur çdo gjë në rregull.
22 shtator – F. Noli është interesuar të shkruajë një libër për Ali Pashën nëse “Vatra” do ta sponsorizojë.
12 tetor – “Balli” po më ngre nervat; shumë zhurmë për asgjë; shkruhen fjalë, fjalë, fjalë, asgjë tjetër veç fjalë boshe.
1957
8 maj – Peshkop Noli mbaroi hyrjen për librin e Konicës. Është e mirë.
4 tetor- “Shqipëria – kopshti shkëmbor i Evropës juglindore” arriti sot mbasdite. Duket i bukur. Jemi gati të tronditur… F. Noli, gjithashtu, është i kënaqur me të.
1958
8 maj – Për disa dite F. Noli ka qenë i sëmurë. Ai ka qenë nën kujdesin e dy mjekëve.
26 korrik – Sonte patëm F. Nolin për darkë.
13 nëntor – Punova me “Diellin” e vjetër në shkollën shqipe të së Dielës, qendër ku kemi vendosur koleksione të vjetra. Faqet janë dëmtuar. Unë lexova numrin e parë – 15 shkurt 1909. Më bëri përshtypje politika e “Diellit” për një Shqipëri të pavarur, shkruar hapur nga F. Noli. Kërkesat ndaj Turqisë përfshijnë katër vilajetet e mëdha.
1959
7 shkurt – Sot kishim për darkë F. Nolin. Ai është shumë interesant. Sara e pëlqen pa masë.
20 shkurt -Punova për një thirrje të cilën do ta firmosë F. Noli dhe ne do ta botojmë te “Dielli” si një fushatë për të holla lidhur me përvjetorin e artë (50 vjetorin) të “Diellit”.
16 prill – Mora një shportë me fruta nga Noli, dërguar nga Florida.
Qerim Panariti
NOLI: NJERIU DHE KARAKTERI I TIJ
Noli ish një person kompleks dhe ekstraordinar i shumë-anëshmë nga çdo pikëpamje: i thellë dhe i gjerë nga mejtimet, enciklopedik nga dituria, “rebel” që nga vogjëlia dhe një gjigant intelektual.
Ndjenjën si “rebel” e manifestoj në gjimnazën Greke në Endrene në vitin e fundit akademik, kur autoritetet e gjimnazit pushuan nga puna një nga profesorët më të çkathtë, Noli kujtoj se profesorit iu bë një padrejtësi dhe një -me-një organizoj një demonstrate të studentëve në favorë të profesorit. Për shkak të këtij rebelimi, autoritetet e gjimnazit refuzuan t’i japin diplomën gjer në Shtator në vënt t’ia jepnin në Qershor, sipas zakonit.
Si person Noli gëzonte të gjitha të metat e njeriut plus të metat e tij si individual.
Le të fillojmë pra, nga disa cilësira elementare. Noli ish person sekretive. Ish e pamundur për të që t’i hapte zëmrën njeriu pa rezervë. Këtë karakteristikë thuhet s’e gëzojnë pothuaj se të gjithë njerëzit e lartë nga mejtimet, që kanë fatin e keq të lindin në një sistem social të mbyllur si Turqia, një sistem i mbytur në errësirë dhe i rrethuar me spiunë dhe intriganë çpifarakë.
Si njeri i ndrojtur dhe suspekt, munt të thuhet se Noli kish me qindra miq, me mijëra admironjës, po s’kish asnjëckë konfidant, domethënë njeri që t’i hapte zëmrën një qint per qint; kurdoherë ish i rezervuar. Për këtë shkak ish e pamundur qe t’i hynte dot njeri në shpirtin dhe ndjenjën e tij.
Në Shqiptarët e Amerikës Noli e kish humbur besimin krejt “Të lenë”, thosh, “si gunën e vjetër.”
Në fshatarët e Shqipërisë kish një dashuri të madhe. Fshatari i thjeshtë, thosh Noli, gëzon akoma besnikërinë primitive kur të kupton që s’ke qellim t’a shfrytëzosh dhe te përfitosh nga ignoranca e tij, kurse Shqiptarin’ e Amerikës e ka korruptuar komercializma dhe beson se s’munt të bësh dot tregëti “me kryq në ballë”.
Noli e shikonte jetën si komedi. Në një rast e pyeta sepse nuk gjen një zëvëndës për të shpëtuar nga andrrallat e përditme? M’u përgjiq shkurtazi: “Ç’e duan peshkopnë këta, kurse s’më degjojne mua, si munt të rrojnë në harmoni me tjetër peshkop?” .
Përgjigje komike, po tepër profetike.
Noli s’ish njeri materialist. Bënte një jetë të thjeshtë. Vishej dhe mbathej paq, po kurdoher thjeshtë. Banoj më tepër se 30 vjet në një apartment të vjetër dhe me mobila mos më keq.
Noli s’ish mikpritës si Faik Konitza. Po të dilnje jashtë me të ish e pamundur që të vinte dorën në xhept. Po t’a vizitonje në shtëpi s’të ofëronte asnjë kupë ujë.
Qëndrimi i Nolit në lidhje më mikpritësinë munt të justifikohet lehtë. Njeriu pothuaj se mbante shtëpinë hapur për vizitorët, miq dhe kundërshtarët. Po t’i priste të gjithë me gostira, duhet të ish miliuner. E vërteta është që Noli më 1940 bëri një jetë miserablile, mezi pikej për të përballur shpenzimet vetiake. Përveç kësaj, vizitorët i merrnin kohën më kot.
Për te shpëtuar nga monotonia e mysafirëve, Noli kish gjetur një formulë unike dhe interesante. Kur vizitorët kalonin masën e “miqësisë”, iu thosh: “M’u tha goja, munt të dalim këtu pranë të lagim gojën me një kafe?” Kur mbaronin kafenë Noli iu linte shëndet dhe kthehej në shtëpi.
Këtë taktikë fillova t’a përdor dhe unë, po s’korra dot sukses. Vizitorët pas kafesë, kthehëshin përsëri në zyrën e “Vatrës” bashkë me mua.
Në një rast pyeta Nolin se si kish duruar me Shqiptarët një jetë të tërë? M’u përgjigj me katër fjalë: “Me ka zënë shqipia”. Pastaj shtoj:
“Shqipëria, si një popull i vogël dhe i shtypur prej armiqve të jashtmë dhe të brendshme, ka nevojë për njërës idealistë që janë gati të bëjnë sakrifica personale për një qëllim të shënjtë dhe të lartë.”
Noli s’ish egoist hakmarrës. Të lëftonte me mish dhe me shpirt kur cenohej interesi i përgjithmë i çështjes. Nga ana tjetër s’e kish për turp të të shtrëngonte dorën kur fitohej lufta.
Këtë karakteristikë admirable Noli e përdori kur erdhi Mark Lipa n’ Amerikë, më 1950, dhe disa nga shokët e vjetër defektuan dhe u hothne me renegatin. Noli së pari, u dëshpërua, por kur defektonjësit ia pinë lëngun Lipës dhe u kthyen në udhën e mbarë, Noli i priti me enthusiazmë dhe s’ua përmendi kurrë defektimin.
Në një rast pyeta Nolin se si shkonte me Lipistët dhe nëse parashikonte nonjë rrezik prej tyre? Ay m’u përgjigj pa hezituar, “Jo aspak”, dhe shtoj: “Këta janë bashkëluftëtarët tonë, tani që u kthyen në udhën e mbarë, duhet t’u falim gabimin, se të gjithë kemi bërë gabime nga koha në kohë, kështu pra, s’duhet t’i përdorim si kollonialë”.
Noli ish hamës i math, kur gëzonte shëndet dhe plot humor dhe shakara. Që më 1952 e kishim bërë zakon t’a ftonim Nolin për drekë dy herë në vit, në Qërshor dhe në Tetor, kur fillonin dhe kur nisin të mbaronin zarzavatet e baçës sonë. Në fillim hante vetëm zarzavate, po më vonë kur e kërcënuan doktorët se po të mos hante mish, i kish ditët të shkurtëra, filloj me dashje a padashje, të hajë mish.
Herën e fundit që e patmë për drekë ish më 11 Qershor, 1964. Në këtë rast gjellët vetëm i cënoj po s’i hëngri. Kjo na vuri në dyshim se Noli po i shkurtohëshin ditët.
* * *
Diku në fletët e shkruara kemi bërë fjalë se si Noli filloi luftën me Grekët në Edrene kur ish nentëmbëdhjetë vjet djalë, kur gjimnazi i vonoj t’i japë diplomën për shkak se mori anën e një profesori të pushuar nga puna. Që ahere dhe gjer sa mbylli sytë Noli urrente Grekët dhe Grekët urrenin Nolin.
Që posa u dorëzua prif, më 1908, Grekët filluan propagandën dhe anathemat për çkredituar Nolin përpara popullit Shqiptar. Çpifjet dhe kallëzimet kundër tij ishin aqë banale sa dhe primitive. E kallëzonin si anti-kanonik, si “apostate” (femohonjes) dhe klishera të tjera që s’kishin as anë as funt.
Noli i kapërceu të gjitha këto çpifje dhe triumfoj duke shpënë kishën Shqiptare autoqefale në Shqipëri.
S’bëjmë nonjë zbulim të ri po të thomi se Noli ish njeri i shekullit njëzet qe besonte me gjithë shpirt në lirin’ e mejtimit, të bazuar në shkencën dhe në historinë e mejtimeve të lira, dhe si person i tillë, ish e pamundur për të që të besonte në lindje virgjineshas, po nga ana tjatrë, Noli e besonte dhe e adhuronte Krishtin si profetin më të lartë që ka lindur bota përpara dhe pas Krishtit. Ritet Ortodokse i përformonte me dignitet dhe solemnitet, po nuk pranonte supërsticionet e klerikëve hipokritë medievalë që tallën me njerëzinë duke iu premtuar jetë të përtejme. Për Nolin theorira të tilla i kanë rrënjët në kohë të errëta që s’munt të gëlltitëshin dot prej një person me kulturë të gjerë si të Nolit.
Mbanj mënt një ditë pyeta Nolin sepse Krishterimi konsideron Krishtin si “Shpëtimtarin e botës?” Këtë pyetja ua kam bërë shumë klerikëve të dogmave të ndryshme të Krishterimit, po përgjigjen më te sqaruar ma dha Noli.
Mejtimi Nolian në lidhje me Krishtin (i parafrazuar) ish ky: Nga të gjithë profetët e shënuar të botës përpara dhe pas Krishtit, Jisui ësht’ i vetëmi profet që prokllamoj për herën e parë në historin’ e njerëzimit, njësi dhe egalitet në botë. Kjo ish një dekllaratë revolucionare në një kohë kur njerëzit bliheshin dhe shiteshin në pazart si kafshët. Krishti u mundua që të shpartallonte këtë sistem barbar. Për këtë shkak u kryqëzua prej kllasave që shfrytëzonin popullin me anë të fesë.
Pas mejtimit Nolian Krishti ish patriot Israelit që u mundua të çlironjë popullin e tij nga robëria Romane. Krishti inspiroj Nolin që t’i dedikonjë jetën çlirimit të popullit Shqiptar nga robëria Turke dhe Orthodoskët Shqiptarë nga errësira e Patrikanës.
Predikmet e Nolit ishin kurdoherë në baza sociale humanitariane që munt të karakterizohen me predikimet e pashtrëmbëruara të Krishtit. Karshi prallave sipërnaturale Noli munt të karakterizohet si agnostik, domethënë një person që as pohon as mohon ndodhjen mistike të forcave sipërnaturale. Kjo me pak fjalë, ish feja e Fan Stilian Nolit./ KultPlus.com
Fotografi Mick Rock përshkruan momentin e realizimit të një fotografie ikonike me ish-liderin e grupit Pink Floyd, Syd Barrett, i cili për shkak të problemeve mentale ishte larguar nga grupi, e që më vonë do ta kalojë jetën në izolim.
Shkrimin e tij e gjeni më poshtë:
Duhej të shkoja të fotografoja Syd Barretin, lart në banesë, por kur e pash jashtë makinën e tij, thash: “Duhet ta bëjë edhe një foto me këtë”. Ishte si rekuizitë e mirë. Nëse mbaj mend saktë, ishte një Pontiac Parisienne, që hapej me sustë, me ngjyrë rozë. Mickey Finn, që luante bongon për grupin T-Rex, e kishte marrë në një ankand. Syd e këmbeu Minin e tij për të. Por, nuk kishte asnjë ide si ta ngiste këtë makinë masive amerikane, që në fakt nuk punonte. Mund të shihni se rrota e pasme ishte shfryrë. Mbase është tërhequr deri aty.
Ishte vjeshta e vitit 1969. Ndodhesha në Earls Court duke u përpjekur për të bërë fotografi për albumin e parë solo të Sydit, “The Laughs Madcap”. Kishte një dukje të mahnitshme: një roker i dërrmuar. Mendoj se ai dukej më mirë se kur ishte në Pink Floyd. Ndoshta ishte gjëja më hipi aty. Ishte zgjuar nga shtrati, shkundi kokën dhe u vesh. Nuk kishte stilistë, as asistentë. Kush kishte para për këtë? “Iggy the Eskimo” bëri grimin që kishte nevojë rreth syve. Mendoj se kjo është arsyeja pse shumë foto nga vitet 1960-70 duken kaq autentike: se nuk janë stilizuar nga askush.
Duhet ta kujtoni atë kohë. Po flasim për ditët e hipikëve, të revolucionit seksual, të rinjve rebelues. Gjithçka ishte LSD, hashash dhe dashuri. Kjo periudhë prodhoi inovacione e karaktere kreative, dhe jam i sigurt se LSD-ja kishte të bënte me këtë. Unë sigurisht se nuk do të isha bërë fotograf po të mos kisha marrë LSD. Isha në mes të një udhëtimi acidik kur për herë të parë e kam kap fotoaparatin. Doli se nuk kishte film brenda, por ishte përvojë mahnitëse që më frymëzoi të merresha me fotografinë.
Isha 19 vjeç, por të gjithë ishin të rinj atë kohë. Nuk mendoj se dikush prej nesh njihte dikën mbi 25 vjeç. Ishte një botë krejtësisht e ndryshme: ideja e Mick Jaggerit që kërcen në skenë si 75 vjeç do të dukej qesharake atëherë, madje edhe për të.
Syd ishte piktor i vërtetë. Ishte në shkollën e artit. Kjo është arsyeja pse muzika e tij ishte aq unike, sepse mendonte si piktor – dhe vazhdoi të bënte piktura gjatë tërë jetës së tij. Një nga arsyet pse njerëzit e duan kaq shumë është sepse i njohin faktet e dala në shesh për jetën e tij, meqë ka dhënë pak intervista. Unë në fakt e kam bërë të fundit me të në vitin 1971, e pastaj u tërhoq përsëri në shtëpinë e nënës së tij në Kembrixh.
Njerëzit mendojnë se ai u çmend, por unë jo. Ishte shumë origjinal dhe kjo e shton mistikën. Por, ishte edhe djalë shumë i ëmbël dhe shoku im. / KultPlus.com
Adriano Çelentano një nga protagonistët e padiskutueshëm të kulturës italiane, këngëtar, aktor dhe showman, ka festuar ditën e sotme 86-vjetorin e lindjes.
Këngëtari italian, me famë botërore, ka lindur në 6 janar të 1937 në Milano dhe ka plot 50 vite në skenë, ku ka arritur suksese të mëdha jo vetëm në muzikë. Falë këtyre sukseseve të padiskutueshmë, i madhi Çelentano është quajtur edhe Elvis Presley italian. Që prej vitit 1964 këngëtari ka në krah bashkëshorten e tij Claudia Mori.
Një ndër hit-et muzikore më të dëgjuara të Adriano Çelentanos në mbarë botën, përfshirë edhe në Shqipëri, është padiskutim “Azzuro”. Kjo këngë për mallin e të dashuruarve pushtoi jo vetëm Hitparade në Itali, por mbarë botën.
Adriano Çelentano numëron në karrierën e tij të gjatë muzikore 50 albume dhe 150 milionë disqe të shitura. Ai gjithashtu ka qënë protagonist në rreth 40 filma dhe në vitin 1987 nisi edhe karrierën si moderator në televizion. Suksesin më të madh Adriano Çelentano e arriti në Gjermani me filmin “Jepu majmunëve sheqer”, një histori dashurie mes një shoferi autobusi dhe një princeshe, të luajtuar nga Ornella Muti./KultPlus.com
Edhe pse ai ka më shumë se 50 role në rezymenë e tij të aktrimit, bota e njeh Rowan Atkinson me rolin e tij legjendar si z.Bean. Ky komedian ikonë ka bërë një rrugë të gjatë që nga marrja e doktoraturës së tij në ndjekjen e karrierës së tij në komedi.
Më poshtë mund të lexoni disa fakte mjaft interesante rreth jetës së këtij komediani.
Ai ka licencën e tij të automjeteve të rënda
Të gjithë jemi rritur duke parë zotin Bean duke hipur në mini makinën e tij ose në eventet e tapetit të kuq me makina sportive të pasura, por çka është edhe më befasuese është se ai ka një licencë të ligjshme HGV gjithashtu! Kjo licencë e lejon atë të vozisë ndërsa transporton deri në 3.5 ton. Sa e lezetshme kjo!
Ai është i fiksuar me makina dhe shpesh shkruan për CAR Magazine
Ai i do makinat dhe zakonisht shkruan për CAR Magazine, duke ndarë pasionin e tij për motorët me botën. Ai ka një koleksion mbresëlënës të veturave, të cilat përfshijnë një Audi A8, një Škoda Superb dhe madje një McLaren F1 të rrallë. Por ai nuk është një tifoz i madh i Porsche, duke pretenduar se ato janë vetura të mrekullueshme, por ai nuk e sheh veten duke jetuar me një të tillë.
Ai ka Master në Inxhinieri Elektronike
Mund të jetë e vështirë të imagjinohet Atkinson, përveç se si Z. Bean, por aktori studioi inxhinieri elektronike në Universitetin e Neëcastle dhe përparoi në Kolegjin The Queen’s, Oxford, duke marrë një diplomë masteri. Ai filloi shkurtimisht punimin e tij të doktoratës, kur vendosi t’i përkushtohej komedisë me kohë të plotë.
Ai ishte shok klase me Tony Blair
Atkinson ndoqi shkollën fillore në një shkollë prestigjioze private në Durham të quajtur Shkolla Chorister, ku Tony Blair, ish-Kryeministri Britanik, ishte shoku i tij i klasës, i cili ishte 2 vjet më i madh se ai.
Ai është një mysafir i shpeshtë në ceremonitë mbretërore
Rowan Atkinson është mik me njerëz shumë të fuqishëm. Ai madje ishte i ftuar në dasmat e Princit Charles dhe Princit Uilliam. Ai gjithashtu u shfaq në shfaqje bamirësie.
Rowan Atkinson përdori Aston Martinin e tij në filmin e tij Johnny English
Në filmin e tij, Johnny English, Atkinson përdori makinën e tij të fuqishme dhe të shtrenjtë, një Aston Martin V8 Vantage Oscar India. Atkinson ka vuajtur nga një vonesë e të folurit për shumë vite. Nuk është çudi që ai luajti roli i tij si Z. Bean si i heshtur shumicën e kohës dhe se ai rrallë paraqitet për ndonjë intervistë. Ai ka vështirësi të shqiptojë fjalë që kanë shkronjën “B” ose “P” në to. Ai bën një pauzë të vogël para se t’i thotë këto fjalë.
Ai shpëtoi familjen e tij nga një përplasje me aeroplan
Ndërsa ai po udhëtonte me familjen e tij nëpër Kenia, pilotit të aeroplanit privat i ranë të fikët. Atkinsonit iu desh të merrte nën kontroll aeroplanin dhe për fat të mirë, pas disa shuplakave nga Atkinson, piloti erdhi në vete dhe arriti të ulte aeroplanin në një vend të sigurtë.
Z. Bean nuk ishte emri origjinal i shfaqjes
Shfaqja u quajt së pari Z. White, pastaj krijuesit e shfaqjes vazhduan të sugjeronin emra perimesh. Pastaj, ajo u ndryshua në z. Lulelakër, përfundimisht, emri Mr.Bean u finalizua. Vetëm 14 episode të kësaj shfaqje u prodhuan. Më vonë u publikuan 2 filma, një seri e animuar, disa libra dhe një lojë video./ KultPlus.com
Në Coupvray të Francës, më 4 janar të vitit 1809, lindi Louis Braille, i cili e sfidoi verbimin qysh si adoleshent.
Kur ishte fëmijë, Braille pësoi një aksident dhe mbeti i verbuar, por derisa ishte ende nxënës shkolle, krijoi një formë të re komunikimi që do transformonte jetën e miliona personave të verbër.
Braille vdiq më 6 janar 1852, dhe sistemi i tij i shkrimit që mund të ndihet dhe të interpretohet nga të verbrit, do të njihej gjerësisht vetëm pas vdekjes së tij.
Pothuajse dy shekuj më vonë, sistemi Braille vazhdon të jetë instrument tepër i çmuar i të mësuarit dhe komunikimit për të verbrit, dhe i përshtatur për gjuhët në mbarë botën. / KultPlus.com
Të gjithë e njohim Mr.Beanin, personazhin e famshëm të filmave komedi, i cili pa thënë kurrë as edhe një fjalë, na bënte të qeshnim e të kënaqeshim duke e parë, shkruan KultPlus.
Rowan Atkinson, i njohur më shumë si Mr.Bean, sot feston 68 vjetorin e lindjes së tij.
Mr.Bean-i ishte roli i tij i parë, i cili debutoi në vitin 1990, por që vazhdon të jetë i freskët akoma te publiku.
Mirëpo, është shumë e çuditshme dhe për t’u habitur fakti që Atkinson nuk i pëlqen filmat e tij, ai e ka pohuar një gjë të tillë në shumë intervista. /KultPlus.com
“Shumë nga ne nuk janë duke jetuar ëndrrat e tyre, sepse kanë zgjedhur të jetojnë frikërat e tyre”.” – Les Brown
“Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Unë jam produkt i vendimeve të mia”. – Stephen Covey
“Mënyra më e zakonshme që njerëzit të japin gjithë fuqinë që kanë, është duke menduar se nuk kanë aspak fuqi”. – Alice Walker
“Njohuritë nuk janë të mjaftueshme, ne duhet t’i aplikojmë ato. Dëshirat nuk mjaftojnë, ne duhet t’i realizojmë ato”. – Leonardo da Vinci
“Kur isha 5 vjeç, mamaja më thoshte përherë se lumturia ishte çelësi i jetës. Kur shkova në shkollë, më pyetën një herë se çfarë doja të bëhesha kur të rritesh, dhe unë shkruajta “Lumturi”. Ata më thanë se nuk e kisha kuptuar detyrën dhe unë u përgjigja se ata nuk e kuptonin jetën”. – John Lennon
“Kur gjithçka duket sikur po shkon kundër teje, kujtohu se aeroplani shkon gjithë kohës kundër erës, jo në të njëjtin drejtim me të”. – Henry Ford
“Mos e lejo të djeshmen të zërë shumë vend në të tashmen”. – Will Rogers
“Ndaje mendjen se pavarësisht çdo gjëje që do të kalojë në rrugën tënde, pavarësisht se sa e vështirë të jetë, sa e padrejtë të jetë, ti do të bësh më shumë se sa thjesht të mbijetosh. Ti do të lulëzosh pavarësisht situatave të tilla”. – Joel Osteen
“Unë besoj tek të qëndruarit të fortë, kur gjithçka duket sikur po shkon gabim. Unë besoj se vajzat e buzëqeshura janë më të bukurat. Unë besoj se e nesërmja është një ditë tjetër dhe unë besoj tek mrekullitë”. – Audrey Hepburn
“Unë i dua njerëzit që buzëqeshin në probleme, që marrin fuqi në strese, që rriten me reflektim. Të kundërtat i bëjnë vetëm ata që kanë mendje të vogla, ndërsa ai që ka një zemër të vendosur, do t’i ndjekë parimet e tij deri në vdekje”. – Thomas Payne
“Mbaji sytë drejt yjeve dhe këmbët në tokë”. – Theodore Roosevelt
“Personi i vetëm me të cilin duhet të krahasohesh dhe të jesh më i/e mirë, është personi që ti ishe dje. Bëhu sot një version më i mirë i tij”. – Anonim
“Jeta është shumë misterioze për ta marrë në mënyrë serioze”. – Mary Engelbreit
“Askush nuk mund të të bëjë të ndihesh inferior/e pa lejen tënde”. – Eleanor Roosevelt
“Nuk ka rëndësi se sa dëm u bën të tjerëve, por sa shumë të dëmtojnë ty dhe ti sërish të vazhdosh të ecësh përpara”. – Rocky Balboa
“Nëse do të shkosh shpejt diku, shko i vetëm. Nëse do të shkosh larg, shko në shoqëri”. – Proverbë afrikane
“Bëj atë që të duket e drejtë në zemrën tënde. Të tjerët do të të gjykojnë gjithsesi”. – Eleanor Roosevelt
“Ne jemi ajo çfarë bëjmë vazhdimisht. Përsosmëria pra, nuk është një art, por një zakon”. – Aristoteli
“Nëse punon fort dhe sillesh mirë, gjëra të mrekullueshme do të të ndodhin”. – Conan O’Brien
“Çdo gjë e mirë është e vështirë. Nëse do të ishte e thjeshtë, çdokush do ta dëshironte”. – Jimmy Dugan
“Falja nuk e ndryshon të shkuarën, por mund të zgjerojë të ardhmen”.
“Të falësh do të thotë ta lësh të lirë një të burgosur dhe të kuptosh se i burgosuri ishe ti”.
“Le ta falim njëri-tjetrin, sepse vetëm atëherë mund të jetojmë në paqe”.
“Ai që është i mirë në falje, duhet padiskutim të jetë i mirë edhe në harresë”.
“Të mbash inate nuk të bën më të fortë, por më të hidhur. Të falësh nuk të bën më të dobët, të bën më të lirë”.
“Kur dikush bën diçka gabim, fale duke mos i harruar gjithë gjërat e mira që ai ka bërë”.
“Falja nuk është përherë e lehtë. Ndonjëherë ajo ndihet më e dhimbshme se plaga që kemi marrë, nga mendimi se po falim dikë që e ka shkaktuar atë plagë. Dhe përsëri, duhet të dimë se nuk ka paqe pa falje”.
“Fali të tjerët jo sepse ata e meritojnë faljen, por sepse ti e meriton paqen”.
“Të falësh dikë mund të të ulë krenarinë, por mos ta falësh atë mund të kushtojë ty lirinë”.
“I dobëti nuk mundet asnjëherë që të falë. Falja është një atribut i të fortit”.
“Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Unë jam produkt i vendimeve të mia”. – Stephen Covey
“Mënyra më e zakonshme që njerëzit të japin gjithë fuqinë që kanë, është duke menduar se nuk kanë aspak fuqi”. – Alice Walker
“Njohuritë nuk janë të mjaftueshme, ne duhet t’i aplikojmë ato. Dëshirat nuk mjaftojnë, ne duhet t’i realizojmë ato”. – Leonardo da Vinci
“Kur isha 5 vjeç, mamaja më thoshte përherë se lumturia ishte çelësi i jetës. Kur shkova në shkollë, më pyetën një herë se çfarë doja të bëhesha kur të rritesh, dhe unë shkruajta “Lumturi”. Ata më thanë se nuk e kisha kuptuar detyrën dhe unë u përgjigja se ata nuk e kuptonin jetën”. – John Lennon
“Kur gjithçka duket sikur po shkon kundër teje, kujtohu se aeroplani shkon gjithë kohës kundër erës, jo në të njëjtin drejtim me të”. – Henry Ford
“Mos e lejo të djeshmen të zërë shumë vend në të tashmen”. – Will Rogers
“Ndaje mendjen se pavarësisht çdo gjëje që do të kalojë në rrugën tënde, pavarësisht se sa e vështirë të jetë, sa e padrejtë të jetë, ti do të bësh më shumë se sa thjesht të mbijetosh. Ti do të lulëzosh pavarësisht situatave të tilla”. – Joel Osteen
“Unë besoj tek të qëndruarit të fortë, kur gjithçka duket sikur po shkon gabim. Unë besoj se vajzat e buzëqeshura janë më të bukurat. Unë besoj se e nesërmja është një ditë tjetër dhe unë besoj tek mrekullitë”. – Audrey Hepburn
“Unë i dua njerëzit që buzëqeshin në probleme, që marrin fuqi në strese, që rriten me reflektim. Të kundërtat i bëjnë vetëm ata që kanë mendje të vogla, ndërsa ai që ka një zemër të vendosur, do t’i ndjekë parimet e tij deri në vdekje”. – Thomas Payne
“Mbaji sytë drejt yjeve dhe këmbët në tokë”. – Theodore Roosevelt
“Personi i vetëm me të cilin duhet të krahasohesh dhe të jesh më i/e mirë, është personi që ti ishe dje. Bëhu sot një version më i mirë i tij”. – Anonim
“Jeta është shumë misterioze për ta marrë në mënyrë serioze”. – Mary Engelbreit
“Askush nuk mund të të bëjë të ndihesh inferior/e pa lejen tënde”. – Eleanor Roosevelt
“Nuk ka rëndësi se sa dëm u bën të tjerëve, por sa shumë të dëmtojnë ty dhe ti sërish të vazhdosh të ecësh përpara”. – Rocky Balboa
“Nëse do të shkosh shpejt diku, shko i vetëm. Nëse do të shkosh larg, shko në shoqëri”. – Proverbë afrikane
“Bëj atë që të duket e drejtë në zemrën tënde. Të tjerët do të të gjykojnë gjithsesi”. – Eleanor Roosevelt
“Ne jemi ajo çfarë bëjmë vazhdimisht. Përsosmëria pra, nuk është një art, por një zakon”. – Aristoteli
“Nëse punon fort dhe sillesh mirë, gjëra të mrekullueshme do të të ndodhin”. – Conan O’Brien
“Çdo gjë e mirë është e vështirë. Nëse do të ishte e thjeshtë, çdokush do ta dëshironte”. – Jimmy Dugan
“Falja nuk e ndryshon të shkuarën, por mund të zgjerojë të ardhmen”.
“Të falësh do të thotë ta lësh të lirë një të burgosur dhe të kuptosh se i burgosuri ishe ti”.
“Le ta falim njëri-tjetrin, sepse vetëm atëherë mund të jetojmë në paqe”.
“Ai që është i mirë në falje, duhet padiskutim të jetë i mirë edhe në harresë”.
“Të mbash inate nuk të bën më të fortë, por më të hidhur. Të falësh nuk të bën më të dobët, të bën më të lirë”.
“Kur dikush bën diçka gabim, fale duke mos i harruar gjithë gjërat e mira që ai ka bërë”.
“Falja nuk është përherë e lehtë. Ndonjëherë ajo ndihet më e dhimbshme se plaga që kemi marrë, nga mendimi se po falim dikë që e ka shkaktuar atë plagë. Dhe përsëri, duhet të dimë se nuk ka paqe pa falje”.
“Fali të tjerët jo sepse ata e meritojnë faljen, por sepse ti e meriton paqen”.
“Të falësh dikë mund të të ulë krenarinë, por mos ta falësh atë mund të kushtojë ty lirinë”.
“I dobëti nuk mundet asnjëherë që të falë. Falja është një atribut i të fortit”. / KultPlus.com
Karriera e saj shënon një rritje në majën e ajsbergut të artit të kërcimit, në “Balshoi Teatër”, në qendrën botërore të baletit, në Moskë.
Shkurti i vitit 1958 e gjen në majat e baletit. Ajo kërcen si soliste e parë në këtë teatër me famë që nga 1 shkurti i vitit 1958- 3 Korrik 1967. Në qendër të grupit të “baletit të vogël” siç quhej grupi fillestar i artit të kërcimit, shkëlqente talenti i të paarritshmes, vajzës shkodrane Melushe Bebeziqi. Emri i vërtetë i saj ishte Melehad, por të gjithë e quanin Melushe, një emër më tingëllues, më i ëmbël e më ledhatues.
Balerina shqiptare ka lindur në vitin 1933 në qytetin e Shkodrës dhe, falë aftësive të saj të veçanta, shumë shpejt u bë një nga kërcimtaret e dukshme të trupës fillestare të baletit. Në moshën 17-vjeçare, u nis drejt Moskës për të studiuar në shkollën koreografike të Moskës, në grupin e balerinëve të parë që shkonin atje si Ganimet Vendresha, Zoica Haxho, Petrit Vorpsi, Agron Aliaj, etj…
Dëshira dhe pasioni, talenti dhe fati e ngjitën më pas në skenën më të adhuruar të baletit botëror në “Balshoi Teatër”. Kërkimet dhe mundësitë për të mësuar rreth jetës së saj kanë qenë tepër të vakta.
Balerinët e brezit të saj e kanë njohur në momentet e mësimit të baletit, por nuk kanë mundur ta shohin në interpretimet e saj skenike në teatrin e madh të botës. Për këtë arsye faktet e jetës së saj skenike kanë qenë përherë të mjegullta. Falë një përpjekjeje të pedagogut të AAB në Tiranë, Faruk Koka, është mundësuar komunikimi me arkivin e “Balshoi Teatër” në Moskë dhe sot, falë një korrespondence të vështirë dhe të gjatë, kemi informacione të sakta për rolet e interpretuara prej saj në këtë teatër.
MITI I BALERINËS DHE TË DHËNAT TRUPORE
Melushja balerinë ishte njëra nga vajzat më trup e bukuri të veçantë. Në skenë dhe gjatë kërcimit ajo bëhej edhe më e bukur, sepse natyra i kishte falur të gjitha të dhënat fizike që i duhen një balerine. Tek ajo ishin skalitur bukuri trupore me dimensione e proporcione që rrallë lindin te një balerinë dhe kur ndodhin, e veçojnë tërë- sisht nga trupa duke e quajtur “e lindur për soliste”. E rëndësishme te Melushja ishte ekspresiviteti i saj, që buronte nga një e brendshme tepër shpë rthyese. Gjatë kërcimit, shihje një Melushe në rol, së cilës i fliste çdo pjesë e trupit, fytyra, duart, korpusi trupor, me zjarr e temperament. Jo më kot e quajtën “balerina rebele”.
REBELE & PASIONANTE
Ende nxënëse në shkollën koreografike të Moskës, në vitet 1950-1956, u cilësua me epitetin “e ëmbla balerina rebele” nga vetë pedagogia e kursit. Ishte pikërisht ajo që do të shprehej më vonë për të: “Melushen e dalloj në çdo formacion artistik. Sikur 100 balerinë të jenë në kërcim, ajo kuptohet se ka një impulsivitet të veçantë. Melushja ka lindur për të qenë soliste”. Dhe vërtet, masa e kordebaletit në skenë e mbyste atë. Te Melushja ndihej nevoja e shpër thimit individual, të pavarur. Ishin të dukshme aftësitë e saj, prandaj ende nxënëse në shkollën koreografike të vitit 1953, në spektaklin e shkollës, Melushja luan pjesën solistike “Kërcim oriental”, në baletin “Arrëthyesi”.
Ky numër pikant që vjen i ruajtur nga shekulli XIX e këtej kërkon cilësi të veçanta mjeshtërore në interpretim. Melushja e realizoi me dinjitet artistik dhe që nga ajo ditë ajo mori emrin e dytë nga të gjithë artistët e shkollës, “balerina rebele e Shqipërisë”. Ishte e çuditshme, por emri rebele vinte jo thjesht nga shpë rthimet e saj skenike, por edhe nga temperamenti i saj tepër energjik.
Nuk mund të mendoje një Melushe në bisedë pa gjestet e saj dinamike, pa fjalët e saj këmbëngulëse dhe ëmbëlsinë karakterizuese të portretit. Në të kundërt, në skenë ajo i shpëtonte “rebeles”, edhe rebelimit emocional. Ky ishte ndoshta rebelimi i fortë i Melushes, paarritshmëria nga të tjerët, ajo që i jepte një përmbajtje të thellë emocionale rolit, plus graciozitetit dhe plastikës trupore, që është karakteristikë e veçantë në kulturën e Orientit në tërësi. Balerina filloi karrierën e saj artistike në Shqipëri me pjesët popullore të vendit dhe pjesë të huaja. Ka qenë e pakapshme në idilin shqiptar “Vallëzim me shtamë” dhe “Vallja moldaviane”, ku ajo u skalit edhe ne kujtesën e spektatorit shqiptar.
“BALSHOI TEATËR” & MAJA E SUKSESIT
Karriera e saj artistike pësoi një rritje në majën e ajsbergut të artit të kërcimit, në “Balshoi Teatër”, në qendrën botërore të baletit, në Moskë. Shkurti i vitit 1958 e gjen në majat e baletit. Ajo kërcen si soliste e parë në këtë teatër me famë që nga 1 shkurti i vitit 1958-3 Korrik 1967. E paarritshme dhe e palodhur, me një ambicie, dëshirë, pasion, dhe aftësi të jashtëzakonshme trupore, Melushe Bebeziqi fillon të zëvendësojë gradualisht solistet ruse, që kishin fituar famë dhe lavdi. Zhvillon aktivitetin e saj skenik pikërisht në skenën ku ende ndihej fama dhe lavdia e balerinave si Galina Ulanova, Maja Plisetskaja, Olga Lepeshinskaja, Raisa Struchkova, etj..
Qenia e saj në teatër i dha mundësinë të interpretojë shumë role të vështira me bazë teknike që kërkonin zbërthimin artistik të karakterit të rolit. Repertori i saj është i larmishëm, sepse vetëm një soliste do të mundte t’i realizonte këto role teknikisht dhe emocionalisht. Shembull mund të marrim rolet cigane që ka luajtur te “Traviata” dhe baleti “Kali gërmuq”.
Megjithëse flitet se janë role krejtë- sisht të ndryshme nga kultura shqiptare, me interpretimin e Melushes dukeshin roletë veçanta. Pikërisht sepse ajo arrinte t’i zbërthente teknikisht dhe gjente vetitë dalluese në vetë karakterin interpretativ. Kështu mund të thuhet sidomos në kërcimet spanjolle, të luajtura prej saj në shumë balete si: “Don Kishoti”-Mercedes, “Bolero”-Spanjola, “Arrëthyesi”-Spanjola, “Laurencia”-Flamengo. Të gjitha këto kërcime me bazë Spanjën, në interpretimin e Melushes nuk ngjajnë me njëra-tjetrën. Secila duket më e bukur, më flakëruese, më e zjarrtë dhe e veçantë. Melushja kishte një intuitë të fortë artistike. Kjo e ndihmonte të hynte në çdo rol lehtësisht, duke e skalitur atë me veti tipike karakterizuese.
ROLET DHE PERSONAZHET SKENIKË
Në rolet orientale, Melushja përcillte largësinë orientale dhe elektrizonte spektatorin me bukurinë e trupit, plastikën e duarve dhe me interpretimin magjik të rolit. Pjesët si indiania te baleti “Arrëthyesi”, gruaja e dytë te “Shatërvani i Bahçisrait”, valltarja me gjarpër te “Hirushja”, vajza me ngjyrë te “Shtegu i shtrëngatës”, arapesha te baleti “Lejli e Maxhun”, te gjitha këto role janë kërcime të një kulture të pasur dhe të bukur orientale. Melushja iu shmangej dozave seksuale, të cilat shumë balerina të rëndomta i përdorin si efekte për të fituar suksesin.
Melushja ishte artiste e madhe, ajo ecte në rrugën e artit të vërtetë, aty ku dominonte interpretimi poetik i rolit. Melushja mbetet e madhe në shumë gjini të artit koreografik. Kërcimet e karakterit që ajo interpretonte, kishin gjithmonë një vulë artistike të veçantë. Ishte gjithçka ndryshe ne interpretimet e Melushes, e pazakontë, e paparë, e paarritshme, e pakapshme. Kërcimi hungarez në “Liqeni i Mjelmave”, ose Lezginka te “Gajane”, një kërcim i vështirë gruzian, në interpretimin e solistes së madhe tingëllonin “ndryshe”. Ajo nuk ishte vetëm një soliste e zhanrit të karakterit. Tek ajo një vend të rëndësishëm zinte baleti klasik.
Ka kërcyer si soliste në shumë balete të ndryshme dhe ka dhënë shfaqje në një aktivitet të gjerë koncertal. Melushja ka debutuar me sukses në shumë skena të Evropës Qendrore dhe asaj Juglindore. Kudo ka lënë mbresa dhe jehonë artistike. Revista gjermane “Biter Van” shkruante për Melushen, “Vlerësojmë balerinën e ‘Balshoi Teatër’”. Kurse gazeta “Fjala” e Prishtinës në vitin 1984 përsëriste vlerat e saj artistike dhe tregonte jetën dhe karrierën e saj si soliste në “Balshoi Teatër”.
Melushja pati një jetë të shkurtër skenike. Sëmundja e saj e rëndë që e shoqëroi për vite me radhë ia preu dëshirën, pasionin dhe talentin e saj të madh. Në kulmin e krijimtarisë artistike, Melushe Bebeziqi, rebelja, pasionantia, balerina shqiptare ndahet nga jeta në vitin 1967. Mbetet një balerinë e madhe shqiptare që mundi të përjetësojë një ëndërr përreth nëntë vjet rresht në “Balshoi Teatër”. Nuk është e rastit që fotografia e saj qëndron në hollin e teatrit të Moskës, përkrah qindra artistëve të mëdhenj rusë. Ajo, e ëmbla, e bukura, e hijshmja, Melushe Bebeziqi, balerina që ngjiti skenën e madhe ruse dhe tregoi se “Balshoi Teatër” nuk ishte thjesht një ëndërr e pakapshme. BALETI I MADH RUS Kur lindi ky emër? Ai u shfaq në vitin 1956, kur trupa e baletit “Balshoi Teatër” kapërceu kufijtë jashtë shtetit rus. Londra e priti me radhë të tejgjata pranë sporteleve të teatrit “Coven-Garden”. Ishte e këndshme, e pabesueshme të shihje këtë pritje të gjatë, por njëherësh edhe e frikshme. Balerinët i mundonte dyshimi nëse londinezët do të kuptonin shfaqjet dhe si do të reagonin. Sillnin një balet “Zhizel”, në vitin e 112-të të repertorit dhe një “Romeo & Zhuljetë”, që kishte pësuar devijime nga Shekspiri. Kjo frikë rritej edhe nga recensionet plot bujë me të cilat mbusheshin gazetat e Londrës përpara fillimit të turneut të “Balshoi Teatër”.
A do të vazhdonte legjenda? Skemat dhe tabutë e shfaqjeve të ftohta londineze u thyen nga fuqia dhe madhështia e baletit të madh rus. Nuk ishte parë ndonjëherë në “CovenGarden” që salla ta zhurmonte nga këmbët e spektatorëve. Nga skena e këtij teatri, asnjëherë dhe askush nga trupat botërore nuk ishte përshëndetur në këtë mënyrë, nuk kishte marrë kaq shumë falënderime dhe kaq lumë duartrokitjesh nga publiku. Rregullat ishin prishur. Tabutë ishin kapërcyer. Kundërshtimi i botës tjetër ishte pranuar, të paktën në art, në artin e madh të realizuar nga “Balshoi Teatër”. Ndoshta për këtë arsye, rusët iu përgjigjën ftohtë Francës, për balerinin e famshëm Rudolf Nurejev, “Kudo që të shkojë, ai do të mbetet rus”. “Balshoi Balet” që lindi në Angli, udhëton në botë pas artistëve të mëdhenj të këtij teatri legjendar, në Amerikë, apo në Japoni, në vendet Skandinave, apo në Afrikën e Jugut, në Europë, apo në Australi, duke treguar se ata janë vazhdim i legjendës së madhe të artit të baletit.
Interpretime në Balshoi Teatër ‘Arrëthyesi’- Lindori 14 Nëntor 1953 ‘Kali Gërmuq’- Cigania 7 Prill 1960 ‘Don Kishoti’- Spanjolle 13 Maj 1961 ‘Arrëthyesi’- Indiane 25 Shkurt 1962
‘Don Kishoti’- Bolero 23 Mars 1962 ‘Shatrivani i Bahçisarait’ 14 Prill 1962 ‘Traviata’- Cigane 20 Shtator 1962 ‘Don Kishoti’- Mercedes 5 Tetor 1962 ‘Laurencia’- Liriku 11 Janar 1963
‘Romeo&Zhuljeta’- Shërbyesja 25 Prill 1963 ‘Arrëthyesi’- Spanjolle 31 Maj 1963 ‘Laurencia’- Flamengo 12 Tetor 1963 ‘Shtegu i Shtrëngatës’- Vajza me ngjyrë 7 Nëntor 1963
‘Gajana’- Legzinka 6 Shkurt 1964 ‘Hirushja’- Valltarja me Gjarpër 20 Shkurt 1964 ‘Lejli dhe Maxhuni’- Mauritania 7 Janar 1965 / KultPlus.com
Fan Noli është nga ato figura jo të zakonshme, që ngaherë të befason jo vetëm me veprën e gjithanshme, por edhe me jetën e tij. Mbi të gjitha, ai ishte njeri me germa të mëdha dhe si i tillë, shpërfaqet në tërë dimensionet njerëzore.
Kështu, në historinë e kulturës sonë kombëtare, Fan Noli u takon atyre rasteve tepër të rralla, veçanërisht të kohës së tij, që në të katër stinët e jetës mbeti deri në fund nxënës. Nxënës në fëmini e në djalëri, në rini, në moshën e pjekurisë dhe në vitet e pleqërisë.
Një nxënës krejt i veçantë, me një profil të dallueshëm nga të tjerët, me një mençuri natyrale dhe me një etje të pashuar për dituri, gjithë vullnet dhe ambicie, ngaherë i palodhur dhe i pakënaqur, në kërkim të më së mirës, i prirur drejt së vërtetës dhe së drejtës. Këto tipare të staturës, Theofan Mavromati djalosh, do të nisë t’i manifestojë fillimisht në gjimnazin grek të Adrianopojës, ku emri i tij ka mbetur në analet e shkollës dhe kujtimet e bashkëkohësve, si një nga nxënësit e shkëlqyer.
Më pas, për mbi dhjetë vjet, ai do të kryente shkollën e jetës pa u shkëputur nga prirjet e brendshme, nga librat, arti, gjuhët, dijet, deri sa një ditë, kur ishte emigrant në SHBA, do të trokiste në dyert e Universitetit. Kështu, në moshën 30-vjeçare, pasi ishte dorëzuar prift, mbaron studimet në Harvard dhe merr diplomën “Bachelor of Arts”. Jeta e tij vijon më tej në shërbim të kauzës shqiptare dhe kulturës kombëtare, i ngarkuar me detyra historike sa në mërgim dhe në Shqipëri, duke bërë emër të nderuar si gazetar, historian, poet e veçanërisht si shqipërues. Bota shqiptare, ndërkaq, do ta njihte si kalorës të lirisë e të demokracisë, por prapë ai e ndjente veten nxënës. Në moshën 55-vjeçare mbaroi studimet në Konservatorin e Nju Englandit të Bostonit, duke u diplomuar për kompozicion me një varg veprash simfonike që i mungonin muzikës shqiptare. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, një vit më pas, 1938, merr dhe një diplomë tjetër për Muzikologji në Konservatorin e Bostonit me veprën monografike “Bethoveni dhe Revolucioni Francez”.
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, ndonëse i qe kthyer politikës aktive, sepse ishte vënë në rrezik fati i Shqipërisë, Fan Noli kish mbetur përsëri nxënës, duke mos u ndarë nga studimet. Kësaj here ai u kish hyrë studimeve të shkallës më të lartë, për të marrë një gradë shkencore. Ekziston një dokumentacion i tërë, që i paraprin mbrojtjes së doktoraturës. Ai jep një varg provimesh pasuniversitare nga fusha të ndryshme të historisë, të arteve, të psikologjisë e deri të fizikës, provime me shkrim që ruhen akoma në arkivin e tij. Krahas kësaj pune të madhe nxënëse angazhuar për vite të tëra, është përgatitja e disertacionit, vepra shkencore që do të paraqiste. E pra, ky burrë gjashtëdhjetëvjeçar do të përjetonte si emocionet e nxënësit-student, ashtu edhe logjikën racionale të studiuesit. Më në fund, pas afro shtatë vjet përpjekjesh të mundimshme intelektuale dhe fizike, në vitin 1945, në moshën 63-vjeçare, Fan Noli do të mbronte me sukses në Universitetin e Bostonit studimin e tij monografik me temën “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”. Komisioni shkencor, përbërë nga personalitete të fushës, do ta vlerësonte duke i dhënë gradën shkencore të doktorit në Filozofi. Prej kësaj kohe, ai do të prezantohej në botën shkencore-kulturore Ph.D. Fan S. Noli.
Me këtë gradë të lartë shkencore do të dukej sikur savanti ynë i kish mbyllur përfundimisht mësimet universitare. Dhe vërtet, për afro dy dekada, ai shkruan e boton, veçanërisht në gjuhën angleze, një korpus të tërë veprash teologjike-kishtare prej mijëra faqesh, ku vendin kryesor e zë pa dyshim përkthimi i Dhiatës së Re (1961), botimi i së cilës u vlerësua nga shtypi i specializuar dhe nga qarqet akademike. Kjo mirëpritje e shtyn Nolin të mendojë për një përkthim të mundshëm të Dhiatës së Vjetër. Dëshira ishte aq e madhe, përjetimi i botës biblike ishte aq i thellë, sa ai harron vitet që ka mbi supe, hallet e shëndetit e për më tepër vështirësitë e jashtëzakonshme që paraqiste një ndërmarrje e tillë gjigande. Ishte fjala për një vepër tepër voluminoze (prej 46 librash), e shkruar hebraisht, aramaisht dhe greqisht, me një lëndë komplekse e të thellë, me shtresime qytetërimesh, ku gërshetohej teologjia dhe filozofia, historia dhe letërsia. Me sa dihet, Noli e kuptoi sa pa qenë vonë dhe u tërhoq nga ky projekt, por nuk u dorëzua. Vendosi të përkthejë një nga librat kryesore të Dhiatës së Vjetër dhe pikërisht “Psalmet”, që njihet e çmohet lart për thellësinë e brendisë dhe gjuhën metaforike.
Ç’është e vërteta, psalmet biblike Noli i njihte mirë ngaqë gjatë shërbimit kishtar shumëvjeçar kish pas të bënte me to, pra, qe familjarizuar dhe pjesërisht i kish përvetësuar e kthyer në pjesë të kulturës së tij teologjike. Por a mjaftonte vetëm kjo shkallë njohjeje për t’i hyrë “përkthimit kockë-fortë”, siç e cilësonte ai? S’ka dyshim se për një njeri me staturë të lartë intelektuale, me formim të thellë dhe serioz, me kërkesat dhe përvojën e tij të pasur përkthimi i Psalmeve kërkonte përgatitje paraprake, një njohje të mëtejshme të veprës, sidomos gjuhësisht. Noli vërtet njihte greqishten e vjetër, njihte disi hebraishten, por jo aramaishten, një gjuhë në zhdukje e sipër, që flitej në trevat e lashta Asiro-Babilonase dhe ishte bërë pjesë e Dhiatës së vjetër. Studimi autodidakt i hebraishtes dhe aramaishtes ishte i pamjaftueshëm, ndaj pa humbur kohë vendosi të regjistrohej në Fakultetin e Gjuhëve të Lashta të Lindjes të Harvardit. Ishte viti 1963, kur ai sapo kish mbushur 81 vjeç.
Natyrisht, regjistrimi do të ndiqte një procedurë, së cilës iu nënshtrua dhe studenti plak. Dokumentacionin zyrtar, pas kërkimesh, arritëm ta zbulojmë dhe ta sigurojmë me ndihmën e At Artur Liolinit në arkivin e Fan Nolit, pranë Kishës së Shën Gjergjit në Boston. Është fjala për miratimin që i bën kërkesës së Fan Nolit për të ndjekur Shkollën e lartë teologjike të Harvardit dekani i saj, prof. dr. c. Conrad Wright. Ai, pasi është konsultuar me Departamentin e Dhiatës së Vjetër, i ofron me kënaqësi të veçantë të ndjekë dy klasa menjëherë, hebraisht dhe aramaisht. Dhe këtë e bën dhe “si mirënjohje për punët dhe përkthimet akademike që ka kryer në fushën fetare. Ndërkaq, shton se “Bishop Fan S. Noli figuron edhe në listën si “Visiting Scholar” të shkollës së tyre, pra si studiues i jashtëm.
E gjithë kjo praktikë zyrtare është zhvilluar plot 50 vjet më parë. Pas kësaj, Noli u ul rishtazi në auditorët e Harvardit dhe ndoqi leksionet. Do të qëllonte që bashkatdhetarët ta shihnin Nolin mëngjeseve me libra kur drejtohej për në Kembrixh. Bill Gunari, një vatran i vjetër, që e njoha në Boston në vitet ‘90, do të më tregonte: “E pashë një ditë Hirësinë e Tij tek qëndronte në trotuar para Kishës së Shën Gjergjit dhe unë po kaloja me makinë. Qëndrova, e përshëndeta dhe dallova që mbante në duar metodën “Biblical Aramaic”.
Hirësi, e pyeta, mos doni të shkoni gjëkundi? Po, m’u përgjigj, më ço deri në shkollë. Në shkollë?! U habita unë. Ju tani mësoni të tjerët. Ai qeshi dhe më tregoi se ndiqte një fakultet tjetër. Më tha se të diturit s’ka fund dhe se ai, ashtu si Sokrati, plakej duke mësuar. Kur e hipa në makinë, gjatë rrugës, në bisedë e sipër, mora vesh se studionte dhe mësonte gjuhën aramaike dhe përsëri i çuditur e pyeta: Ç’ju duhet kjo gjuhë tani, Hirësi? Si ç’më duhet?, ma priti, po unë së shpejti do të shkoj te Perëndia dhe dua t’i flas me gjuhën e tij. Në fakt, Noli nuk i tregoi mikut se ç’do të bënte duke mësuar gjuhët biblike. Por të gjithë ata që e njihnin nga afër, e dinin se ai studionte dhe punonte pareshtur. Kështu, krahas ndjekjes së fakultetit të ri, ai përkthente psalmet. Një punë e madhe dhe e vështirë, që ai e kryente me pasion dhe përkushtim. Aq i tërhequr ish pas kësaj pune fisnike, sa atë vit nuk shkoi për pushime si zakonisht në Florida. I kredhur i tëri në botën biblike, poeti dhe eruditi ynë i madh do të përkthente në anglisht “Psalmet”, duke u bërë jehonë në vargje disa të vërtetave universale dhe të përjetshme, për të cilat ai kish medituar një jetë të tërë.
Libri “The psalms” doli në dritë në verën e vitit 1964, me emrin Mitropolit Fan S. Noli PhD., me kushtimin “Kujtimit të dr. Norbert Joklit, profesor i Universitetit të Vjenës, autoritet në studimet e filologjisë shqiptare, mik i ngushtë dhe shkencëtar i madh, që më inkurajoi në përkthimet e mia nga letërsia botërore. Me mirënjohje dhe admirim”.
Ky ishte libri i fundit i Nolit, beteja e fundit e këtij titani të botës shqiptare, që, sa qe gjallë, u ndje ngaherë nxënës. /Dita/ KultPlus.com
Grupi 403, është një grup muzikor i njohur i cili identifikohet me kultivimin e muzikës pop-rock. Grupi 403 është pjese e gjeneratës se rokut kosovar të viteve 80’, e cila njihet edhe si koha me e ndritur ne krijimtarinë rok-ut në Kosovë, shkruan KultPlus.
Grupi 403 u formua në vitin 1981 nga Mentor Gjurgjiali (bas), Fatmir Zajmi (bateri) dhe Naim Osmani (kitarë). Bendit më vonë, pas kryerjes së shërbimit ushtarak, i bashkohet Hektor Gjurgjiali (vokal dhe kitarë), Arben Godanca (kitarë) dhe Veton Orana (sint).
Grupi 403 ka një album te incizuar me 15 këngë në të, i cili për herë të parë është incizuar në vitin 2002. Edhe pse ky grup nuk është aktiv për aq shumë vite, këngët e tyre i kanë rezistuar kohës dhe dëgjohen ende me shumë nostalgji nga publiku shqiptar.
Këngët “Bohemi”, “Kujtimi”, “A do të kthehet”, “Indeksi”, “Paraja”, “Në derë të kujt tani po troket”, e shumë të tjera, janë cilësuar si përqafim i kulturës urbane, e që padyshim ndikuan në urbanizimin e të rinjve të asaj periudhe.
Sonte, KultPlus ua sjell videon dhe tekstin e këngës ‘A do të kthehet’
E pashë në jetën time, Si në mjegull, a thua ëndrra mbaroj e ajo shkoi, A do të kthehet?
Më mbeten disa letra, Dhe portreti i saj grafikë e thjeshtë, e zakonshme Por e bukur
A thua do të kthehet? Pyes veten dhe s’kam përgjegje Hija në mur përplot lagështi Më thotë se mbeta në vetmi
A thua do të kthehet? Pyes veten dhe s’kam përgjegje Hija në mur përplot lagështi Më thotë se mbeta në vetmi
Më vjen të qaj, nga inati Kur e di se një ditë do ta harroj
Kërkoj pak qetësi Ju lutem heshtni, s’më nevojiten fjalët e kota…jo
A thua do të kthehet? Pyes veten dhe s’kam përgjegje U shua llampa, prapë vetën jam Agoi dita përgjegje s’kam
A thua do të kthehet? Pyes veten dhe s’kam përgjegje U shua llampa, prapë vetën jam Agoi dita përgjegje s’kam./KultPlus.com
Me gjithë një embargo të rreptë, libri i ri i kujtimeve të shumëpritura të Princit Harry, “Spare”, u shfaq në libraritë e Spanjës pesë ditë përpara datës së publikimit javën e ardhshme.
Associated Press raporton se bleu një kopje në gjuhën spanjolle të librit – të quajtur “En La Sombra” – përpara botimit të tij në 16 gjuhë në mbarë botën të martën, tranmseton Klan Kosova.
Në librin e kujtimeve, Princi Harry tha se vëllai i tij William e sulmoi fizikisht atë gjatë një debati të egër, një nga shumë akuzat befasuese që përfshin takimin e parë seksual dhe rolin në vrasjen e njerëzve gjatë shërbimit të tij ushtarak në Afganistan.
Harry rrëfen një debat të vitit 2019 në shtëpinë e tij në Pallatin Kensington, në të cilin ai thotë se William e quajti gruan e Harryt, ish-aktoren Meghan Markle, “të vështirë”, “të vrazhdë” dhe “gërryese”. Harry tha se Uilliam e kapi vëllanë e tij për jakë dhe i grisi gjerdanin përpara se ta rrëzonte.
“Kam rënë në tasin e qenit, i cili u plas nën kurrizin tim, copat më prenë”, thotë Harry, raportuar për herë të parë nga The Guardian.
Harry thotë se kishte gërvishtje dhe mavijosje si rezultat i sherrit në fjalë, për të cilin William më vonë kërkoi falje.
Pretendimi është një nga disa në librin që ekspozon detaje të dhimbshme, intime – dhe në disa raste të kontestuara – për jetën e Harryt dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore.
Kujtimet janë të fundit në një varg zbulimesh dhe akuzash publike nga Harry dhe Meghan që kanë tronditur familjen mbretërore të Britanisë.
Aty përfshihen pohimet e Harryt se ai vrau 25 njerëz teksa shërbente si bashkë-pilot dhe gjuajtës helikopteri Apache në vitin 2012, si pjesë e fushatës ushtarake të Britanisë kundër talebanëve në Afganistan.
Ai tha se nuk ndjente as krenari dhe as turp për veprimet e tij dhe në vapën e betejës i konsideronte luftëtarët e armikut si copa që hiqen nga një tabelë shahu.
Harry kaloi një dekadë në Ushtrinë Britanike – vitet që ai i ka përshkruar si më të lumturat e tij, sepse i lejuan atij një masë normaliteti – përpara se të merrte detyrat mbretërore me kohë të plotë më 2015.
Libri rrëfen dekadat e zhgënjimit të Harrit me jetën e tij mbretërore të privilegjuar, të shqyrtuar dhe të kufizuar.
As Pallati Buckingham, i cili përfaqëson Mbretin Charles III, as zyra e William’s Kensington Palace nuk kanë komentuar mbi këto akuza./ KultPlus.com
TKOB i bashkohet teatrove të tjerë përreth globit në shpalljen e 2023-it si “Viti Verdian”, me rastin e 210-vjetorit të vdekjes të kompozitorit, Giuseppe Verdi.
Disa ditë më parë gjatë prezantimit të kalendarit artistik të këtij viti u tha se nuk do të mungojnë dhe kryeveprat e Verdit.
Ndërsa nuk do të mungojë dhe krijimtaria shqiptare më opera si Rozafa”, “Skënderbeu”, “Karnavalet e Korçës” të Avni Mulës që do të vihet në skenë me regji të sopranos Inva Mula. “Halili dhe Hajria”, baleti I parë shqiptar që pati premierën në vitin 1963 është parashikuar të vihet në skenë gjatë këtij viti.
Ylli ndërkombëtar Ermonela Jaho do të jetë pjesë e bordit artistik, duke u përfshirë në programin e masterklaseve.
Nën regjinë e Gëzim Myshketës do të rivihet opera Carmen. Dirigjenti Jacopo Sipari di Pescasseroli do të jetë pjesë e disa koncerteve dhe operave premierë. Nga ana tjetër do të ketë bashkëpunime edhe me baletin e Kosovës.
Shfaqja e radhës do të jetë më 19 janar. Notte da Oscar, me muzikë filmi dhe program gjithpërfshirës.
Një ndër objektivat kryesorë sipas Teatrit të Operas është rritja e audiencës dhe diversifikimi i zhanreve./ TopChannel/ KultPlus.com
Vazhdimi i filmit ”Gladiatori” u konfirmua më në fund, 23 vjet pas origjinalit, shtuar datën e fillimit të xhirimeve, sipas ”The Sun”.
Ai është një nga filmat më të mirë aksion dhe tani regjisori i suksesshëm Ridley Scott po i rikthehet epikës romake ”Gladiatori” me një vazhdim të ri.
Fjalët për një vazhdim të dramës historike kanë qarkulluar që prej pesë vjetësh, pasi regjisori la të kuptohet për një skenar të mundshëm që do ta lejonte atë të ringjallte botën e sjellë në ekran nga Russell Crowe dhe Joaquin Phoenix.
Dhe tani, 23 vjet pas origjinalit, ekipi i produksionit ka filluar kastin për rolet kryesore në një film të ri.
Mësohet se xhirimet janë planifikuar për në maj.
Vendndodhjet janë zgjedhur në qytetin maroken të Uarzazates, i cili po ndërton një reputacion si një vend i preferuar për krijuesit e filmave për shkak të peizazheve të tij.
Mendohet se i riu Lucius Verus, djali i perandoreshës romake Lucilla, mund të sigurojë lidhjen me historinë origjinale.
Shpresohet se heroi i luajtur nga Russell do të shfaqet edhe në filmin e ri për sa kohë që ai po regjistrohet për një rol.
Maximus vdiq në fund të filmit dhe u pa duke u ribashkuar me gruan dhe djalin e tij të vrarë.
Filmi mund të jetë gati në fund të 2024-ës./ atsh/ KultPlus.com
Policia spanjolle ka gjetur qindra objekte arkeologjike, duke përfshirë fosile detare, qeramikë të epokës së bronzit dhe armë të shekullit të 18-të, nga dy shtëpi në provincën juglindore të Alicante.
Më shumë se 200 fragmente kockash njerëzore, disa prej të cilave janë midis 4,000 dhe 5,000 vjet të vjetra, u sekuestruan gjithashtu nga shtëpitë, tha Garda Civile Spanjolle në një deklaratë të premten.
Zbulimi vjen pas një hetimi javor, që e çoi policinë në atë që ata e quajtën “një nga koleksionet më të mëdha të paligjshme private” në Alicante. Dy persona janë aktualisht nën hetim për përvetësim të mallrave me vlerë artistike, historike, kulturore apo shkencore, thuhet në deklaratë.
Pasi zbulimi fillestar u bë në një shtëpi në fshatin Gata de Gorgos, pronari i shtëpisë bashkëpunoi me policinë dhe i çoi në një koleksion më të madh në një pronë tjetër.
Banori në shtëpinë e dytë pretendoi se sendet arkeologjike të zbuluara atje ishin trashëguar nga një i afërm i vdekur, megjithëse policia nuk gjeti asnjë dokument që do të justifikonte posedimin e tij.
Megjithatë, hetuesit gjetën fletore që përmbanin shënime të shkruara me dorë nga një i afërm i vonë, duke përcaktuar se nga e kishin origjinën sendet./ KultPlus.com
Ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian tashmë i kanë dhënë “PO-në” vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Teksti i kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është miratuar, dhe pritja shumëvjeçare e kosovarëve për të udhëtuar pa viza pritet të marrë fund më së largu më një janar 2024.
E në këtë vendim, kryeministri Kurti ka thënë se ka ndikuar përmirësimi i imazhit të shtetit të Kosovës.
Kurti këtu ka përmendur ngritjen e Kosovës për 17 vende te Transparency International sa i takon luftimit të korrupsionit dhe sundimit të ligjit.
Kjo thotë Kurti se ka ndikuar që nga një janari i vitit 2024 të mos ketë regjim të vizave në zonën ‘Shengen’ për qytetarët e Republikës së Kosovës”.
“Brenda vendit tonë kemi pasur suksese të pamohueshme, për 17 vende jemi ngritur te Transparency International sa i takon luftimit të korrupsionit, pastaj edhe sa i përket lirisë së medieve sipas Reporterëve pa Kufij dhe gjithashtu për herë të dytë jemi të parët në Ballkan sa i përket sundimit të ligjit dhe të dytit në botë sa i përket përmirësimit në sundimin e ligjit. Kemi lëvizur nga grupi C në grupin B sa i përket qeverisjes të fokusuar në digjitalizim, kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës me 12 maj, në Bashkimin Evropian me 15 dhjetor dhe po përgatitemi që të aplikojmë edhe për anëtarësim në NATO. Imazhi i Kosovës është përmirësuar dhe kjo ka ndikuar që nga një janari i vitit 2024 të mos ketë regjim të vizave në zonën ‘Shengen’ për qytetarët e Republikës së Kosovës”, Kryeministri Albin Kurti”, ka thënë Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Më 30 nëntor, Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.
Siç është bërë e ditur liberalizimi i vizave do të nisë në datën e nisjes së sistemit ETIAS, dhe në asnjë rast më larg se 1 janari 2024. /KultPlus.com
Filmi i shumëpritur familjar Lyle, Lyle, Crocodile arrin në Cineplexx këtë të diel me eventin Dita e Familjes me shumë aktivitete argëtuese për fëmijë.
Filmi është një komedi familjare, muzikore, e bazuar në një seri librash për fëmijë nga Bernard Waber. Ngjashëm me filmat si Stuart Little (1999) dhe Paddington (2014), Lyle, Lyle, Crocodile është një film artistik i cili përfshin imazhe të krijuara nga kompjuteri për të sjellë në jetë karakterin Lyle. Eventi Dita e Familjes do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren duke filluar nga ora 11:30 ku do të ketë facepainting falas dhe coloring pages.
Sa i përket ngjarjes së filmit, ngjarja zhvillohet kur familja Primm zhvendoset në qytetin e Nju York-ut dhe djali i tyre i vogël, Josh lufton të përshtatet me shkollën dhe miqtë e tij të ri. E gjithë kjo ndryshon kur ai zbulon Lyle, një krokodil që këndon që i pëlqen banjat, ‘caviar’ dhe muzikën e shkëlqyer. Të dy bëhen miq të shpejtë, por kur fqinji i keq z. Grumps kërcënon ekzistencën e Lyle dhe këmbëngul që Lyle i përket një kopshti zoologjik, Primm-ët duhet të bashkohen për t’i treguar botës se familja mund të vijë nga vendet më të papritura. Ylli i popit Shawn Mendes luan rolin e krokodilit Lyle ku këngët e interpretuara nga Mendes variojnë nga disa hite të mirënjohura.
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni uebfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 12:00.
Regjisori James Cameron tashmë veçohet për sukseset e tij në film, për arritje të disa rekordeve. Ai arriti edhe një rekord.
Cameron u bë regjisori i parë në historinë e filmit, me tre filma të cilët arritën shumën e fitimeve mbi 1.51 miliard dollarë për secilin në Box Office.
Fjala është për filmat: “Titanic”, “Avatar”, dhe filmi i ri “Avatar: The Way of Water”.
Filmi i tij i vitit 2009 “Avatar”, që vlerësohet filmi më fitimprurës në histori, ka fituar 2 miliard e 922 milion e 917 mijë e 914 dollarë amerikan.
Filmi i tretë më fitimprurës është “Titanic”, i cili në botë fitoi dy miliard e 187 milion e 535 mijë e 296 dollarë.
Më pas vjen filmi i ri “Avatar: The Way of Water”, i cili deri më tani ka fituar një miliard e 516 milion e 558 mijë e 728 dollarë amerikan.
Të tre filmat në total në Box Office-n botëror fituan 6.6 miliard dollarë.
Sipas Unilad, arsyeja pse Cameron është kaq i suksesshëm me filma, është se është i guximshëm. Ai vërtetë jep maksimumin në punën e tij.
Cameron për të realizuar filmin “Titanic” në mënyrën që anija të duket sa më autentike, është zhytur në ujë 12 herë për të parë anijen origjinale.
Për filmin e parë “Avatar”, Cameron ka shfrytëzuar imazhe të nxjerra me kompjuter dhe metoda të tjera falë të cilave ka krijuar planetin e kaltër mahnitës të quajtur Pandora. Arsyeja pse filmi i ri “Avatar: The Way of Water” i mori kohë 13 vite për ta realizuar është se pjesa më e madhe e tij u realizua në ujë. Po ashtu, Cameron dhe ekipi i tij është dashur të kuptojnë rreth teknologjisë që është shfrytëzuar për të kapur imazhet mahnitëse të tij.
Pra, puna e regjisorit Cameron po shpërblehet. Tashmë është bërë e ditur se do të lansohen edhe tre filma të tjerë Avatar, njëri në vitin 2024, tjetri në vitin 2026 dhe tjetri në 2028-tën./21Media /KultPlus.com
Aktorja Albulena-Kryeziu Bokshi u emërua të enjten drejtoreshë e re e përgjithshme e Teatrit “Hadi Shehu”, shkruan KultPlus.
Në rolin e saj të ri, Kryeziu do të jetë përgjegjëse për mbikëqyrjen e të gjitha aspekteve të operacioneve të teatrit, duke përfshirë prodhimin, financimin dhe administrimin. Ajo do të luajë gjithashtu një rol kyç në formësimin e drejtimit artistik të teatrit dhe do të punojë ngushtë me ekipin artistik për të zhvilluar programe dhe nisma të reja.
Në një prononcim për KultPlus, Kryeziu shprehet e lumtur që mori mandatin 4 vjeçar në Teatrin “Hadi Shehu”, derisa pret me padurim që të fillojë punën.
“Sot kam nënshkruar kontratën me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, për një mandat katër vjeçar si drejtore e përgjithshme e teatrit “Hadi Shehu”. Besoj që kam shumë energji, vullnet e dëshirë për punë që ta dërgoj tutje këtë institucion, duke pasur parasysh që jam rritur me dashurinë për atë vend dhe rikthimi në rol është një emocion vërtet i veçantë”.
Ajo gjithashtu pret mbështetjen e të gjithë kolegëve, pasi ka shumë plane që pret t’i realizoj.
“Kam shumë plane të cilat uroj t’i realizoj në këtë mandatin tim 4 vjeçar, gjithashtu besoj që do ta kem mbështetjen e të gjithë kolegëve të mi në Gjakovë dhe Drejtoria e Kulturës, të cilët më kanë premtuar se do ta kem mbështetjen e tyre. Shpresoj që punën që është bërë deri tani në Teatrin e Gjakovës ta dërgojmë tutje”, thotë ajo për KultPlus.
Gjatë viteve të fundit, ajo ka luajtur disa role të ndryshme duke pasur ndikim në zhvillimin dhe suksesin e shumë prej produksioneve të teatrove të ndryshëm në Kosovë.
Emërimi i Kryeziut si Drejtoreshë e Përgjithshëm hyn në fuqi menjëherë dhe ajo do të fillojë rolin e saj të ri duke punuar me stafin e teatrit për të zhvilluar një plan strategjik për këtë vit. /KultPlus.com
Në vitin 1931, Shqipëria ishte një vend i vendosur në Evropën Juglindore, i vendosur në Gadishullin Ballkanik. Në atë kohë, ishte një monarki nën Mbretin Zog I, i cili kishte ardhur në pushtet me një grusht shteti në vitin 1924. Shqipëria ishte një vend kryesisht bujqësor, me një popullsi kryesisht analfabete dhe të varfër, shkruan KultPlus.
Ajo ishte e rrethuar nga vende më të mëdha, më të fuqishme, duke përfshirë Italinë, Jugosllavinë dhe Greqinë, dhe stabiliteti i saj politik dhe ekonomik shpesh ndikohej nga këta fqinjë. Në vitin 1931, Shqipëria po përballej gjithashtu me tensione të brendshme politike, pasi fraksione të ndryshme brenda vendit luftonin për pushtet dhe ndikim.
Në një përmbledhje të shkurtit 1931, nga National Geographic u botuan foto nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.
Në disa dokumenta të publikuara kohë më parë në Facebook, eksperti i krimeve të rënda, Gjon Junçaj vë në dukje se Noli dikur, në vitin 1911 nuk ka pranuar të quhej turk.
Junçaj thekson më tej se siç paraqitet në fotot e publikuara, shkrimtari mjaft i dashur për shqiptarët ka korigjuar gjithashtu edhe dokumentat e paraqitura nga oficeri teksa Noli po vizitonte Amerikën.
“Nga arkivat e SHBA. Ardhja e regjistruar e Fan Nolit për një vizitë në Shtetet e Bashkuara në daten 15-12-1911. Noli është regjistruar me këto detaje: 32 vjeç, 165 cm i gjatë, profesion – klerik, duke vizituar Faik Bey Konitza në Boston
Kombësia? – Turkey (Turqi) Rasa etnike?- Ofiseri fillimisht shkrua “Turkey”. Ky foto tregon se sigurisht Fan Noli e korrigjon dhe thotë, “Jo Turqi, ALBANIA“
Fan Noli – Shqiptar i vertet,”- shkruan eksperti i krimeve. / KultPlus.com