Shqipëria, pjesë e “Rrugëve Kulturore të Këshillit të Europës”

Më 22 nëntor 2018, ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro kërkoi statusin e Vëzhguesit në Marrëveshjen për Zgjerim të Pjesshëm (EPA) mbi Rrugët Kulturore të Këshillit të Europës.

Sipas nenit 2.3 të Rezolutës 66 së Komitetit të Ministrave (2013) që konfirmon krijimin e EPA-s, Bordi Qeverisës i dha këtë status Shqipërisë për një periudhë njëvjeçare duke filluar nga 1 janari 2019.

EPA mbi Rrugët Kulturore ka sot 32 vende anëtare dhe 33 Rrugë Kulturore të certifikuara.

Programi i Rrugëve Kulturore filloi nga Këshilli i Europës në vitin 1987. Qëllimi i tij ishte të demonstronte, nëpërmjet një udhëtimi nëpër hapësirë dhe kohë, se si trashëgimia e vendeve dhe kulturave të ndryshme të Evropës kontribuon në një trashëgimi kulturore të përbashkët.

Rrugët Kulturore vënë në praktikë parimet themelore të Këshillit të Europës: të drejtat e njeriut, demokracia kulturore, diversiteti kulturor dhe identiteti, dialogu, shkëmbimi i ndërsjellë dhe pasurimi përgjatë kufijve dhe shekujve.

EPA ndihmon në forcimin e dimensionit demokratik të shkëmbimit kulturor dhe turizmit përmes përfshirjes së rrjeteve dhe shoqatave në nivel lokal, autoriteteve lokale dhe rajonale, universiteteve dhe organizatave profesionale. Ai kontribuon në ruajtjen e një trashëgimie të larmishme përmes itinerareve turistike me bazë tema dhe alternativë dhe projekteve kulturore.

EPA për Rrugët Kulturore ndjek udhëzimet e politikës së Këshillit të Evropës, vendos strategjinë e programit dhe çmimin Certifikimi i “Udhëzimit Kulturor të Këshillit të Evropës”. Është e hapur për shtetet anëtare dhe jo anëtare të Këshillit të Evropës që synojnë të ofrojnë mbështetje politike për nismat kombëtare, rajonale dhe lokale për të promovuar kulturën dhe turizmin. / KultPlus.com 

‘Nuk do të jetojmë së bashku, nuk do ta rris fëmiun tënd’

Poezi nga Idea Vilarino. Përktheu nga spanjishtja Arbër Selmani

Tanimë jo

Tanimë nuk do të jetë
Tanimë jo
Nuk do të jetojmë bashkë
Nuk do ta rris fëmiun tënd
Nuk do ti qëndis rrobat tua
Nuk do të të kem netëve
Nuk do të puthemi kur largohem
Nuk do ta dish kurrë cila isha
pse të tjerët më dashuruan më shumë.

Nuk do ta di as unë kurrë
pse, apo si
Nëse ishte e vërtetë çka thoje
as kush ishe ti
as çka isha unë për ty
as si do të ishte
të jetonim bashkë
të dashuroheshim
të prisnim bashkë
të isha unë ajo.

Tash jam veç vetja
përgjithmonë, ndërsa ti
tash
do të jesh për mua
veç ti.

Nuk do të jesh në të ardhmen
nuk do ta di me kë jeton
apo nëse kujtohesh.
Nuk do të më përqafosh
si atë natë
Kurrë.
Nuk do të të prek më
Nuk do të të shoh duke vdekur.

Nuk është anglishtja gjuha që evropianët duan ta mësojnë në vitet e ardhshme

Gjuha e preferuar e të rinjve nga Evropa, për ta mësuar në tëardhmen e afërt, është spanjishtja.

Eurobarometri 2018 tregon se spanjishtja është gjuha më e kërkuar momentalisht në Evropë. Të rinjtë në Gjermani, Hungari, Francë, Itali, Poloni, Bullgari, Estoni, Irlandë e në shtete tjera evropiane kanë votuar për spanjishten.

Linguisti Jakub Marian tregon se është në rritje dëshira për ta mësuar gjuhën spanjolle.

“Ideja për të mësuar spanjishten është e përhapur. Megjithatë shumë njerëz e kanë këtë vetëm si dëshirë dhe jo si një ndërmarrje më serioze” tregon Marian.

Në anën tjetër, gjuha të cilën njerëzit në Evropë duan ta përmirësojnë është gjuha angleze. / KultPlus.com 

Ish e përditshmja ‘Bujku’ tani vjen e digjitalizuar

Një projekt i veçantë i cili synon ta mbajë të gjallëkujtimin për trashëgiminë kulturore – në këtë rast gazetën, është digjitalizimi i “Bujkut”.

Si pjesë e projektit për digjitalizimin e trashëgimisë sëshkruar, organizata FLOSSK ka publikuar faqet digjitale të ish-së përditshmes”Bujku” të vitit 1991.

Ky projekt është mbështetur nga programi Kultura për ndryshim. 

Me anë të shfletimit mund ta zbuloni gazetën në vitin 1991,aktualitetet e asaj kohe dhe tekstet tjera shtesë. / KultPlus.com

‘Betohem me këngë, në dy sytë e mi’ (VIDEO)

Ka kaluar kohë qëkur një këngë shqiptare ka pasur një tekst me domethënie dhe të përjetuar.

Këngët e Armend Rexhepagiqit megjithatë janë një referencë dhe një mësim në këtë aspekt.

“Betohem me këngë” është këngë e njohur e Armendit e para shumë vitesh e cila ia vlen të dëgjohet edhe sot.

Do shumë pak koment kënga, teksti, melodia dhe zëri që e ka vetëm Armendi. / KultPlus.com

Teksti: 

Asgje nuk kam pos ketij kujtimi t’hidhur n’ty
e me duhesh sikur uji me duhesh si liria.

A ka dikush qe dashurine edhe si ti e lendoi?
A ka dikush ne kete qytet qe dashurine si ti shqelmoi?
E une kur flas per dashuri vetem per ty di te flas,
xhelozi e thelle kur fati ju buzeqesh ca njerezve tjere.
Asgje nuk kam, asgje s’ka mbete,
lagjja jone ende flet per ne, nena ime tenden pershendet,
por asgje s’ka mbete vetem kjo barre qe e mbaj,
tere boten mbi shpine thuaj se e kam, i lodhur jam.
Dhe do te bie une ne mend nje dite kur fati ty te le,
por do t’jete vone dhe nese vuan pranë me kurr s’do te me kesh.

Ne emer te kujtimeve, ne emer te dashurise sone
te dikurshme shko, shko nga dhembja ime pergjithmone.

Betohem me kenge ne dy syte e mi,
kur jep dashuri me dashuri s’te kthehet s’ka aty drejtesi,
asgje n’mes nesh, asgje e shenjte,
ure me nuk ka, gremine e thelle neve na ndane.
Betohem me kenge, ne krenari,
loti nga guri do te rrjedh me pare se do t’rrjedh nga syt e mi,
hena si diell do te na djege,
deti pa kripe do te mbete shume me pare se qe do t’kthehem tek ti.

Ne emer te kujtimeve, ne emer te dashurise sone
te dikurshme shko, shko nga dhembja ime pergjithmone.

Betohem me kenge ne dy syte e mi,
kur jep dashuri me dashuri s’te kthehet s’ka aty drejtesi,
asgje n’mes nesh, asgje e shenjte,
ure me nuk ka, gremine e thelle neve na ndane.
Betohem ne kenge, ne krenari,
loti nga guri do te rrjedh me pare se do t’rrjedh nga syt e mi,
hena si diell do te na djege,
deti pa kripe do te mbete shume me pare se qe do t’kthehem tek ti.

Asgje nuk kam pos ketij kujtimi t’hidhur n’ty
e me duhesh sikur uji me duhesh si liria.

“Forbes” shpall modelen më të paguar për vitin 2018

Për të dytin vit radhazi, Kendall Jenner është shpallur modelja më e paguar në botë nga ”Forbes”. Ylli i pasarelave siguroi 22.5 milionë dollarë në 12 muaj. Ajo mundi supermodelet dhe miket e saj Bella e Gigi Hadid, si edhe Karlie Klose e Gisele Bündchen, transmetonn atsh njoftimet.

Të ardhurat e Jenner janë siguruar nga partneriteti i saj fitimprurës me markat e mëdha “Adidas”, “Estée Lauder” dhe “Calvin Klein”.

Vendin e dytë e zë Kloss me 13 milionë dollarë që ka nënshkruar kontrata me “Swarovskin”, “Away” dhe “Adidas”. Bündchen, e cila mbajti vendin e parë në 2016, vjen në vendin e pestë me 10 milionë dollarë.

Ndërkohë, motrat supermodele Gigi dhe Bella Hadid renditen respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë.

Shikoni listën e plotë të modeleve më të paguara të 2018:

1) Kendall Jenner: 22.5 milionë dollarë;

2) Karlie Kloss: 13 milionë dollarë;

3) Chrissy Teigen dhe Rosie Huntington-Whiteley: 11.5 milionë dollarë;

5) Cara Delevingne dhe Gisele Bundchen: 10 milionë dollarë;

7) Gigi Hadid: 9.5 milionë dollarë;

8) Bella Hadid dhe Joan Smalls: 8.5 milionë dollarë;

10) Doutzen Kroes: 8 milionë dollarë.

Megjithatë Kendall mund të jetë modelja më e paguar në botë, por nuk është anëtarja e klanit Kardashian / Jenner më e paguar. Motra e saj Kylie Jenner mban titullin, duke fituar rreth 166.5 milionë dollarë në një vit.

Soni Malaj: Në festival vij me një performancë shpërthyese

Soni Malaj rikthehet në Festivalin e Këngës në RTSH pas 10 vitesh. Kjo mungesë e ka një arsye.

“Në festivalin e madh nuk mund të marrësh pjesë çdo vit. Për vitet që kam në skenë, më duhet të prezantohem me një material të kuruar, që të më përfaqësojë në këtë stad profesional në të cilin ndodhem.” Në këtë festival, Soni vjen me këngën “Më e fortë” me muzikë të Irkenc Hykës dhe tekst të Big Bastës dhe Petro Xhorit. Duke vlerësuar mesazhin shumë të rëndësishëm, Soni tregon se në qendër të këngës është një femër. “Jo ajo së cilës i është kënduar zakonisht, që qan dhe i lutet të dashurit. Por bëhet fjalë për një femër të pavarur, të pa atashuar me një mashkull, e cila edhe kur lodhet, nuk dorëzihet.” – tregon këngëtarja për emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”.

E pyetur për performancën e natës së dytë, Soni zbulojln disa detaje. “Si këngëtare dhe performuese, kemi menduar për një performancë shpërthyese që të nxjerrim në pah kuptimin e këngës, ndihmuar edhe nga efektet skenike.”

Në lidhje me mbështetjen e deritanishme, Soni veçon atë të publikut dhe kolegëve. “Ajo që më gëzon është se kam patur si rrallëherë nga kolegët, figurat publike dhe nga vet publiku. Mesazhi është përthithur, shumë femra e kanë gjetur veten dhe kënga ka emocionuar.” / KultPlus.com 

Nesër, në Galerinë Qahili një panel diskutimi mbi letërsinë

Galeria “Qahili” dhe organizata ETEA do të organizojnë të mërkurën, më 19 dhjetor 2018, një aktivitet që do t’i dedikohet letërsisë.

Diskutimi, “Hijet e bardha – diskutojnë”, që do të mbahet në Galerinë “Qahili” duke filluar nga ora 16:30 do t’i kushtohet letërsisë në përgjithësi, e në veçanti poezisë, sfidave, rrymave duke prekur shumë aspekte që karakterizojnë letërsinë në kohën e sotme.

Kjo ngjarje organizohet me rastin e mbylljes së ekspozitës me poezi “Hijet e bardha – Festa e shkrimtarëve” të organizuar nga Galeria “Qahili” dhe organizata “ETEA”.

Moderatori Arbër Selmani – pjesë e KultPlus do të diskutojë me panelistët: Agon Ahmeti, Durim Abdullahu, Edon Zeneli, Dije Demiri Frangu dhe Liridona Sijarina.

Me këtë rast do të bëhet edhe shpallja e poezisë fituese e ekspozitës e cila mblodhi 70 shkrimtarë, të cilët kanë ekspozuar mbi 110 poezi, që nga data 1 dhjetor 2018. / KultPlus.com 

Pranvera Badivuku, të enjten në bisedën ‘KultWoman me…’

Këtë të enjte, me 20 dhjetor, me fillim prej orës 17:00 nëPrishtinë vjen një ngjarje që nuk duhet humbur.

Pranvera Badivuku, kompozitore dhe një grua që i ka dhënëshumë muzikës shqipe, e ftuar nga KultPlus do të jetë pjesë e “KultWoman me…”

Pranvera Badivuku është kompozitorja e parë kosovare pas Sevime Gjinalit.

Pesë Okarina të Arta, çmimet më të larta të Akordeve të Kosovës, pjesëmarrëse në Zambakun e Prizrenit, udhëtare muzikore në Sarajevë, Shkup e Shkodër, Pranvera Badivuku është një grua historike në fushën e saj.
Gjatë jetës së saj ajo ka realizuar rreth 150 kompozime të zhanreve të ndryshme, nga fëmijët e deri te zhanri popullor dhe muzika e lehtë.

Këtë të enjte, ejani ta takoni Pranvera Badivukun dhe ta dëgjonitregimin e saj, muzikën që ajo ka krijuar dhe momentet më të mira të karrierës.

Ngjarja mbahet në Prishtinë, në Qendrën Informative dheKulturore të Bashkimit Evropian, afër Kinemasë ABC.

Projekti KULTWOMAN ME… mbështetet nga ‘Culture for Change’dhe organizohet nga KultPlus – gazeta e parë shqiptare për art dhe kulturë.

“Viti i Skënderbeut”, në Budapest shfaqet dokumentari për heroin kombëtar

Në kuadër të “Vitit të Skënderbeut” është shfaqur në Budapest dokumentari “Skënderbeu ynë”.

Ambasada e Shqipërisë në Budapest organizoi një pritje me përfaqësues të komunitetit shqiptar, me të cilën mbylli aktivitetet e saj për vitin 2018.

Në kuadër të “Vitit të Skënderbeut”, ky aktivitet iu kushtua figurës së heroit tonë kombëtar. Me këtë rast, të ftuarit ndoqën pjesë nga filmi dokumentar “Skënderbeu ynë“./ KultPlus.com

Atdheu u shit, ankandi u mbyll

Poezi e shkruar nga Petrit Ruka.

Atdheu u shit, ankandi u mbyll,
Të gjithë e dimë, po lajm nuk ka,
Miliona letra me vlerë votimi,
Tani do të bëhen thasë me para…

U vumë në radhë si mijra dele,
Kopen e ujqërve e zgjodhëm sërish,
Dhe shpresën e re në mijra blegërima
E mblodhën Ata në vatha partish.

Në vend të zinxhirëve – karta krediti,
Skllevër të lirë, me bukë e makina,
Për ankthin miliona tableta kimike
Nën bluzat firmato, zemra me vrima.

Në mbrëmje ziftin e shpirtit të plasur
Ekranet me ngjyra e bëjmë limonadë,
Të dyja palët numurojmë çdo mbrëmje
Ne parainfarktet, dhe ata… paratë.

Atdheu u shit, ankandi mbaroi,
Këtej rrjedh vreri, andej veç gaz,
I huaj po ndjehem çdo orë, këtu,
Po s’kam më fuqi, as për maraz.

Unë kam fuqi veç për këtë këngë,
Me të cilën ata do qeshin me lot,
Do thonë; “..po ky si s’vuri pak mend
Poet i mirë, po mbeti idiot…”

Qyteti norvegjez me më shumë libra sesa banorë

Mundal, një qytezë në Norvegji, është ëndrra e çdo të pasionuari pas librave. Kjo qytezë është streha e vetëm 280 banorëve dhe e më shumë se 150 mijë librave. Vendasit i referohen kësaj zone si biblioteka e Norvegjisë.

Pjesa më e madhe e librave janë të vjetër e të përdorur, pasi vendasit besojnë fort në ruajtjen e librit fizik në kohën dixhitale.

Një herë në vit, nga mesi i majit deri në fund të qershorit, të gjithë ata që vizitojnë qytetin kanë mundësi të shfletojnë çdo libër në natyrë.

Koleksioni është shtuar kaq shumë sa radha me libra arrin në mbi 2 kilometra.

Një telefonatë ose dy përgjatë ditës, ju ndihmojnë ta kaloni të gjithë ditën…

“Vetëm njëherë në jetë, unë vërtetë besoj se ju mund ta gjeni dikë që mund të ndryshojë krejtësisht botën tuaj. Ju i tregoni gjëra të cilat kurrë me askënd nuk i keni ndarë, ndërsa ai e absorbon çdo gjë që e thuani dhe dëshironë të dëgjoj edhe më shumë. Ju i ndani shpresat për të ardhmen, ëndërrat të cilat kurrë nuk do të realizohen, qëllimet të cilat kurrë nuk janë arritur dhe shumë zhgënjime të tjera të cilat jeta i ka hedhur tek ju.

Kur diçka e bukur ju ndodh, ju nuk mund të prisni për t’i treguar, duke e ditur se edhe ai do të bëhet pjesë e ngazëllimit tuaj. Ai nuk turpërohet për të qarë bashkë me ju kur jeni të lënduar, të qeshet bashkë me ty kur budallallepseni. Ai kurrë nuk u’a lëndon ndjenjat dhe asnjëherë nuk ju bënë të ndiheni se nuk jeni mjaftueshëm e mirë, përkundrazi ai ju ngre lart dhe u’a shfaq gjërat e juaja të cilat ju bëjnë të veçantë dhe të bukur, shkruan filozofia.al

Kurrë nuk ka ndonjë presion, xhelozi ose garë, por vetëm një qetësi e heshtur kur ai është përreth. Ti mund të jesh vetja dhe të mos brengosesh se çfarë do të mendojë për ty, sepse të dashuron ashtu siç je. Gjërat që duken të parëndësishme për të tjerët si ndonjë shënim, muzik ose ecje, bëhen thesarë të paqmueshëm të mbajtur fort në zemër. Kujtimet e fëmijërisë rikthehen dhe janë aq të pastërta dhe të gjalla sa që ju duket sikur të jeni përsëri të rinjë.

Ngjyrat ju duken më ndriçuese dhe shkëlqyese. E qeshura bëhet pjesë e përditshmërisë suaj, e cila më herët ka qenë e rrallë ose në përgjithësi nuk ka ekzistuar fare. Një telefonatë ose dy përgjatë ditës, ju ndihmojnë ta kaloni të gjithë ditën dhe sjell buzëqeshje në fytyrën tuaj. Kur është prezent, nuk e ndjeni nevojën për bisedë të vazhdueshme por ndjeheni mjaft e kënaqur vetëm nga të qenurit afër jush. Gjërat të cilat më herët nuk ju kanë interesuar kurrë, bëhen interesante sepse e dini që ato janë të rëndësishme për personin tuaj të veçantë.

Ju mendoni për këtë person në secilin rast dhe në çdo gjë që bëni. Ju e hapni zemrën edhe pse e dini se ajo mund të thehet një ditë dhe duke e hapur zemrën ju e provoni një dashuri dhe kënaqësi të cilën as nuk e keni ëndërruar më herët. Ju e zbuloni se të qenurit e ndjeshme është e vetmja mënyrë për ta ndjerë kënaqësinë e vërtetë, e cila është aq reale sa që ju ndonjëherë ju frikëson.

Ju forcoheni duke e ditur se e keni një shok të vërtetë më gjasë një shpirt binjak që do ju qëndroj besnik deri në fund. Jeta duket krejtësisht ndryshe, ngazëllyese dhe me shpresë. Shpresa dhe siguria juaj e vetme është kur e di se ai është pjesë e jetës tënde.”

– Bob Marley

Kalaja e Malathresë, një destinacion mes historisë dhe antikitetit

Kalaja e Malathresë, një destinacion mes historisë dhe bukurive natyrore ndodhet në vendin e quajtur Malathre, në një kodër rrëzë malit të Miles, në krahun e majtë të rrugës Vrinë-Konispol, midis qytetit antik të Butrintit dhe fortifikimit të Çukës së Ajtoit.

Monumenti është identifikuar dhe gërmuar nga misioni italian i vendosur në Butrint në vitet 1928-30, nga arkeologu L. M. Ugolini dhe P. Marconi, por rezultatet e tyre nuk janë botuar kurrë, shkruan ata.

Në vitet 1970, ajo përshkruhet nga arkeologu shqiptar Dhimosten Budina dhe gërmimi arkeologjik i saj u krye në fillimet e viteve 1980 nga Dhimitër Çondi. Gërmimet treguan se ndërtimi fillestar i saj daton në gjysmën e dytë të shek. III para Krishtit dhe ka një fazë tjetër ripërdorimi në periudhën romake.

Në fazën fillestare ndërtesa ka formë katërkëndore me përmasa 15 x 15 m, e fortifikuar me katër kulla në kënde dhe një oborr qëndror të ngjashëm me një peristil, të rrethuar me kthina të ndryshme.

Në ambientet e ndërtesës hyhet nëpërmjet një hyrje me hark nga ana jugore. Në periudhën romake sipërfaqja e ndërtesës zmadhohet nga veriu dhe perëndimi, për këtë arsye prishen kullat anës veriore dhe ruhen vetëm kullat e anës jugore si dhe hyrja me hark.

Emri i saj Kalaja e Malathresë është një toponim i vonshëm, siç vërtetojnë studimet e viteve të fundit ajo ka luajtur rolin e një ferme antike të fortifikuar e transfomuar në një Vila Rustika gjatë periudhës romake dhe ka shërbyer si rezidencë rurale e një qytetari të pasur të kohës, ndoshta pronar tokash bujqësore në fushën antike të Kestrinës.

Gërmuesi i saj Çondi, ka parashtruar hipotezën se ajo mund të identifikohet me Amalteun vilën e Pompon Atikut, mikut të Ciceronit. Kjo hipotezë mbështetet tek një argument gjuhësor, që e shikon emrin Malathre si metatezë të emrit Amalte, megjithatë nuk ka dëshmi epigrafike që mund ta mbështesin këtë tezë.

Ferma antike e Malathresë për arkitekturën dhe formën planimetrike është një monument i veçantë, që nuk gjen paralele në territorin Kaonisë, por edhe më gjerë në botën antike.

Studio e baletit “Behia’s Dance” së shpejti sjell shfaqjen e fundvitit

Studio e baletit “Behia’s Dance” do të prezantojë premierën e shfaqjes se fundvitit ku me lëvizje baleti do të paraqitën nxënësit e kësaj studio baleti, shkruan KultPlus.

Premiera do të luhet nga fëmijët e studios së baletit “Behia’s Dance”, të cilët do të lëvizin nën koreografinë e Behie Murtezi dhe Driton Saqipi.

Premiera vjen më datë 21 dhjetor në Teatrin “Faruk Begolli” , duke filluar nga ora 19:00./ KultPlus.com

Promovohet libri “Rrëfime në kohë lufte” i autorit Izet Shala

Shoqata për Kulturë dhe Letërsi “Tafil Kelmendi” në Malishevë, të shtunën në Sallën e Kuvendit në Malishevë organizoi promovimin e librit “Rrëfime në kohë lufte”, të autorit Izet Shala. Ky është libri i pestë i tij ndërsa është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Libri u vlerësua për gjetjen dhe qasjen e mirë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Për autorin foli kryetari i komunës, Ragip Begaj, i cili tha se “Izet Shala gjithmonë ka shkru, në luftë dhe pas lufte”.

Fjalë të mira pati edhe zëvendësministri i MKRS-së, Rexhep Mazreku, i cili tha se “ShKL ‘Tafil Kelmendi’ në Malishevë po bën punë të mirë duke mbajtur sesione shkencore, funizim bibliotekash dhe përurim librash në të mirë të kulturës”.
Ndërsa për librin folën edhe ata që ndihmuan që libri të dalë sa më i plotë. Lektori i librit, Qëndrim ndër të tjera tha: “Monografia “Rrëfime në kohë lufte” i autorit Izet Shala duhet të lexohet edhe si ngjarje e madhe, si dramë jetësore dhe si gjetje shumë e mirë e autorit, i cili është njëjtësuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe na ka paraqitur sfidat dhe vështirësitë që iu shtruan Kosovës gjatë viteve 1998-1999. Në këtë libër autori ia ka dhënë një homazh UÇK-së dhe të gjithë personazheve që kanë kontribuar për liri e pavarësi nga okupatori “.

Ndërsa shkrimtari, Mehdi Krasniqi, tha se “Në librin “Rrëfime në kohë lufte”, rrëfimet e autorit janë të përditshme, flasin për organizimin e luftës, zhvillimet politike në vend dhe rajon, dëbimin e popullatës, intervenimin ushtarak të NATO-s, përfundimin e luftës, hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë dhe kthimin e popullatës në shtëpitë e tyre”./ KultPlus.com

Mirud: Po shkruaja këngën kur mora lajmin, që asnjë fëmijë nuk dëshiron kurrë ta dëgjojë

Mirud prezantohet në Festivalin e Këngës në RTSH me këngën “Nënë”. Kjo këngë është shkruar katër vite më parë, përcjell KultPlus.

“Nuk e dija se ku do ta publikoja këngën, por arritëm ta kemi në këtë nivel me punën e palodhshme që kemi bërë së bashku me Elhaida Danin”, tregon Mirud për “Mirëmëngjes Shqipëri”. Në këtë debutim, këngëtari vjen me një krijim mjaft personal.

“Kjo këngë do të thotë vet bota për mua. Kam kaluar shumë kohë larg nënës sime pa folur ose pa e parë atë. Po merreshim me detajet e fundit të këngës kur mora lajmin, që asnjë fëmijë nuk dëshiron kurrë ta dëgjojë, nëna ime u diagnostikua me tumor në gji”, shpjegon 24 vjeçari.

Vargjet e shkruara nga vet Mirud janë një dedikim për nënën dhe shprehet i emocionuar që këtë pjesë të tij ta ndajë me publikun. “Pres me padurim ta këndoj këtë këngë për të gjithë ju.” Ndërsa gjen rastin të falenderojë Elhaidën, bashkautoren e këngës dhe stafin e festivalit për mundësinë për të prezantuar veten dhe artin e tij./KultPlus.com

Trieste, 1598 çifte kërcejnë valsin “më të madh” në botë

Në Trieste u kërcye valsi më i madh në botë dhe kështu qyteti italian hyri në Rekordin Botëror të Guiness.

Për të thyer rekordin e mbajtur deri tani nga qytetit i Tuzlës ishin 1598 çifte, 88 më shumë se performanca boshnjake.

Balerinët kanë kërcyer për pesë minuta rresht pa u ndalur, nën kujdesin e vëmendshëm të gjyqtarëve ndërkombëtarë. Sheshi Unità ishte skenari i ballos.

Çifte të ndryshëm erdhën edhe nga Sllovenia, Kroacia dhe Austria për të marrë pjesë në “Valsin e rekordeve” dhe të kontribuojë në transformimin e qytetit në rekordin e Guiness, shkruan ata.

Mes tyre edhe kantautori Lorenzo Pilat. Një fitore e madhe për Trieste që vitin e kaluar numëroi 1292 çifte kundër 1511 të nevojshëm.

Fitoren e lajmëroi kryebashkiaku Roberto Dipiazza (i cili mori pjesë në kërcim bashkë me bashkëshorten e tij) dhe komisioneri Bucci.

Sot është datëlindja e Esad Mekulit

Sot është datëlindja e poetit të njohur, Esad Mekuli. Ai lindi në Plavë më 17 dhjetor të vitit 1916. Ishte poet dhe përkthyes shqiptar. Më 1949 themeloi revistën letrare “Jeta e re”, kryeredaktor i së cilës ishte deri më 1971. Kreu doktoraturën në Beograd më 1959.

Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq “Gllavinjaqa”, prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941.

Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare.

Ka qëndruar i burgosur në Kullën e Sheremetit. Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në Tiranë, madje edhe në Itali. Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Esad Mekuli vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993./ KultPlus.com

Edicioni i tretë i “Kosova Brass Festival” i kushtohet ansambleve të tunxhit me instrumentistë mbarëkombëtar

Me masterklasë të Ilir Kodhimës, kornistit të parë në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë, e cila është mbajtur në qytetin e Gjakovës, ka filluar faza e dytë e edicionit të tretë të Kosova Brass Festival, shkruan KultPlus.

Pas fazës së parë të festivalit në janar të këtij viti ku pjesëmarrës të festivalit ishin instrumentistë ndërkombëtar me renome botërore si Otto Sauter dhe Daniel Crespo, Kosova Brass Festival vazhdon me fazën e dytë e cila përveç masterklaseve, në veçanti do t’i kushtohet ansambleve të tunxhit me instrumentistë mbarëkombëtar.

Faza e dytë e edicionit të tretë do të përmbajë dy koncerte. Me 18 dhjetor në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare me fillim ne ora 19:00, do të paraqitet “Kosova Brass Orchestra” ndërsa më 19 dhjetor në Sallën e Filharmonisë së Kosovës, me fillim ne ora 19:00 mbahet mbrëmja e ansambleve mbarëkombëtare të tunxhit.

Masterklase në Fakultetin e Muzikës në Prishtinë do të mbajnë edhe trombonistët dhe pedagogët e Universitetit të Tiranës, Romeo Mano dhe Alban Zadeja.

Festivali organizohet nga instrumentistët dhe pedagogët e tunxhit, Betim Krasniqi – trombonist dhe Avni Krasniqi – trumpetist, ndersa realizohet me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Prishtinës./ KultPlus.com

Artistët shqiptarë shkëlqejnë në teatrin e Beogradit me operën “Carmen”

Artistët e teatrit të Operës dhe Baletit me veprën “Carmen” shkëlqyen në teatrin e Beogradit. Vikena Kamenica, Armando Likaj, Renisa Lacka dhe Armaldo Kllogjeri performuan operën “Carmen” në Teatrin Kombëtar të Beogradit duke marr duartrokitjet e publikut.

Ministria e Kulturës shkruan se kjo opera erdhi në skenë në kuadër të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

“Kjo opera vihet në skenë në kuadër të protokollit të bashkëpunimit të nënshkruar nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor dhe Teatri Kombëtar i Beogradit. Kujtojmë se në muajin shtator opera “Carmen” në Tiranë u realizua me bashkëpunimet e ndërsjellta të dy teatrove, me pjesëmarrjen e dirigjentit Dejan Savic dhe këngëtarëve lirikë Ljubica Vranes dhe Janko Sinadinovic, solistë të Teatrit Kombëtar të Beogradit”, bën me dije ministria e Kulturës.

“Carmen” e Georges Bizet bazuar në libretin e shkruar nga Meilhac dhe Ludovic Halevy është opera tragji-komike në katër akte , e cila për herë të parë është performuar më 3 mars të vitit 1875 në Paris, ndërsa në Operën gjermane në Berlin premiera e kësaj shfaqje është dhënë më 11 maj 1979.

Tema e operës bazohet në nevojën absolute të Carmen për liri dhe insistimin e saj në marrëdhënie të bazuar në pavarësi të plotë. Tregimi i Carmen dhe Don Jose, përfundon me një vrasje tragjike. Vepra përmes skenave komike prezanton të gjitha emocionet dhe tiparet e gjendjes njerëzore mendjelehtësinë, marrëzinë, joshjen, mizorinë dhe fatin.

Muzika e operës është e mbushur me melodi që të mbetet në mendje dhe është e dominuar nga vallet dhe ritmet spanjolle. Bizet vdiq papritur pas performancës së 33-të të operës “Carmen” pa e ditur se puna e tij do të njihej ndërkombëtarisht dhe do të korrte sukses brenda dhjetë viteve të ardhshme, shkruan ata.

“Carmen” prej asaj kohe është bërë një nga veprat më të popullarizuara dhe më të njohura të stilit klasik. “Habanera”, arie e kënduar në aktin e parë dhe “Toreador”, arie e kënduar në aktin e 2 mbeten edhe sot dy nga ariet më të njohura të kësaj vepre. “Carmen” fillimisht fitoi reputacionin e saj nëpërmjet një seri prodhimesh jashtë Francës dhe nuk u shfaq në Paris deri në vitin 1883. Pas kësaj, ajo fitoi shpejt popullaritetin brenda dhe jashtë vendit.

“Nëse e urreni një person, ju urreni diçka tek ai që është pjesë edhe e juaja”

“Mësoje atë që duhet të merret seriozisht dhe qesh me pjesën tjetër”.

“Nëse e urreni një person, ju urreni diçka tek ai që është pjesë edhe e juaja. Ajo që nuk është pjesë e jonë nuk na shqetëson”.

“Ne jemi Hënë dhe Diell, të dashur miq; ne jem Tokë dhe Det. Nuk është qëllimi ynë të bëhemi tjetër kush; qëllimi ynë është ta njohim njëri – tjetrin. Të mësojm ta shohim “tjetrën” dhe ta nderojmë për atë që është”.

“Dashuria nuk është për të na bërë të lumtur. Unë besoj se ajo ekziston për ta treguar se sa shumë mund të durojmë”.

– Herman Hesse