Muharremi: Më pëlqeu guximi i artistes Hoxha që riprintoi tri fotografitë e bllokuara nga policia serbe

Gabim të madh bën autoritet serbe që ndaluan tri fotografi të artistes Eliza Hoxha për t’i ekspozuar në Festivalin treditor “Mirëdita- Dobardan”. Arti ka për detyrë të shprehë realitetin e ky realitet rrjedh nga përshkrimi i jetës së artistes, konkretisht gjatë viteve të 90-ta. Serbët tentojnë të pengojnë dhe ta dënojnë me mos ekspozim të veprave dhe dihet përfundimisht se ata ishin fajtor. Vështirë e kanë ta gjykojnë krimin për vete ndërsa me lehtë ju bie dënimi për të tjerët.

Ilir Muharremi

Më pëlqeu guximi i artistes Hoxha që riprintoi tri fotografitë e bllokuara nga policia serbe në kufi, dhe në ato fotografi tregoheshin demonstrata kundër pushtimit serb, të cilat dukeshin aq dokumentare, më pak artistike, ndoshta kjo qe pikë e dobët për serbët. Protestat ndodhën në vitin 1998 dhe studentët ngrinin duart lartë me parullën UÇK, pastaj vazhdonte fotografia tjetër me parullën ““Kosova, është gjaku që nuk falet”, e treta ishte me flamurin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës pikërisht në ditën e pavarësisë së kësaj të fundit. Kjo mund të jetë ajo thembra e Akilit ose pika më e dobët e cila kishte ngjallur reagime nga serbët. Realitet i pa pranuar i pavarësisë së Kosovës.

Mediat serbe reaguan duke e cilësuar ekspozitën si provokim. Radikalët kërkuan ndalimin e Festivalit, ndërsa mediat tona e publikuan si ndalim të artistes për të marrë pjesë në festival. E gjitha ndodh kur politika i fut hundët në art dhe historia dokumentare bëhet pengesë për artin. Kishte edhe nga ata që kërkuan që Festivali të vazhdoj. Lëvizja Dveri, protestuan për mbajtjen e këtij festivali, pasi ata e konsiderojnë këtë shfaqje si një promovim të Kosovës si shtet i pavarur. Serbët duhet ta dinë se arti duhet të mbrohet nga ekstremistët dhe çdo artist ka të drejtë të shprehë revoltën, mendimin pavarësisht në cilin shtet ndodhet, më së paku vepra artistike duhet të pengohet.

Përshkrimi i veprave të Hoxhës

Ekspozita e Elizës titullohej “Midis ëndrrës dhe realitetit”. Një rrugëtim në të kaluarën, një klithmë revolte, aksion që direkt na qoj te vrasja, dhe rëndësia ishte të kthehemi në rrënjët e gjërave, t’i tregojmë armikut se nuk mund të bëhesh mik, mbetesh armik dhe s’ka pajtim. Ajo botë ishte e tillë, por ne jetojmë në një botë tjetër. Në botën e së ardhmes dhe duhet ndarë artin me historinë, gjë për të cilën Aristoteli fliste te libri “Poetika”, jam dakord me Aristotelin, por nuk jam dakord të harrohet historia, e arti si tregimtar i së ardhmes duhet të veprojë ndryshe.

Në ato fotografi secili prej nesh mund ta shoh veten duke mbajt bukë në dorë ose qirinj, sidomos gjenerata ime kujton kohën e adoleshencës. E ata që nuk ishin në atë kohë, mund të vetëm ta shohin si fragment historik e këtu arti distancohet. Ky realitet mendoj nuk rri pezull sepse dihet krimet e Serbisë. Realiteti i cili duhet të trajtohet përmes artit janë të zhdukurit, kthimi i eshtrave të tyre dhe kërkim falja e Serbisë për krimet e bëra ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare. Punimet më shumë duhet të ngritin shqetësim për rregullim të situatës, bashkëpunim, urëlidhje sesa konflikt historik. Dihet që dy shtete fqinjë herë do kurë duhet t’i rregullojnë raportet. Kjo është ajo plagë e gjallë që ende nuk po fshihet, ndërsa, pjesa e fotografive të Hoxhës është e kaluar.

Në kokë ajo mban kurorën me gjemba të punuar me tela, në të njëjtën kohë simbolizon plisin që na kthen në traditën tonë, e kjo është pjesa artistike e bukur e ekspozitës, saktësisht etnografia.
Situata e ndjeshme bëhet kur në fotografi shpalosen edhe gratë e dhunuara, të cilat duken të turpëruara, të pavlerë dhe sipas tyre më parë do zgjidhnin jetën se vdekjen. Pastaj, fëmijët të cilët iknin për në Maqedoni.

Çdo njeri i thjeshtë, çdo artist, por edhe politikan ka mundur të vërej se ishte pengesë e kot t’i ndalosh fotografitë e imazheve të ndodhura. Ata nëse donin të pengonin, atëherë duhej veprën e së ardhmes sepse aty mund te kemi ndryshim, kurse kjo vetëm na kujton në një rrugëtim të kohës. “Ajo pjesa në kufi për çfarëdo arsye që është bërë, ka qenë paksa e ekzagjeruar. Unë i takoj një gjenerate që është ballafaquar me policinë në forma të ndryshme dhe në këtë pikë jemi të kalitur. Më është kthyer ai emocioni i viteve ’90. Ky rrëfim për gjeneratat e reja këtu e edhe në Kosovë është i panjohur. Mendoj se mundësia për ta shpalosur kontekstin mund t’iu ndihmojë dy palëve për ta parë realitetin”, tregoi Eliza Hoxha për KultPlus. Këtë realitet të gjithë e dinë, çdo media ndërkombëtare, çdo historian, çdo arkiv dhe kjo nuk mund t’i takoj ndonjë vepre të madhe.

Pjesa tjetër e ekspozitës fotografitë që lidhen me shtetin e Kosovës ishte diçka ndryshe, diçka e kohës, vullkan aktiv ndërmjet dy shteteve njëra loz me Tomin kurse tjetra me Xherin. (personazhe nga filmi vizatimor “Tomi dhe Xheri”.)
Punimet mund të quhen si rrëfim i së kaluarës protestat nga vitet ’90. Kemi një fëmijë teksa ja zgjatë dorën një ushtari, shtëpitë e tjera të djegura pa kulm dhe më e vështira është t’i shohësh sytë e fëmijëve, shpirtin prapa syve, të lodhur, të frikësuar, buzëqeshjen e humbur, parajsën e imagjinuar, humbjen e fëmijërisë dhe kultivimin e frikës dhe shuarjen e shpresës. Këta fëmijë edhe sot jetojnë nën ombrellën e traumës dhe trauma mbas psikologjisë është plagë që nuk shërohet. Atëherë, Kosova ka një të ardhme të plagosur e cila ka nevojë për ndërrim të gjeneratave. Çfarë të bësh? Është Ballkan ky vend me mentalitet të poshtër. Jetojmë në këtë ferr dhe vështirë të rilindim.
Artistët Ballkanas gjithmonë prezantojnë art nga e kaluara e dhimbshme e tyre. Krijohet vepra me drama dhe tragjedi e këtu nuk nevojitet ndjenjë artistike ose imagjinatë sepse vet trauma është më e thellë,e artisti vetëm se e kopjon atë.

Nisja e Festivalit

Vet serbët gabuan, pse gabuan? Krijuan barriera artistike, pastaj vërshuan protestat në Beograd pranë Qendrës për Dekontamin Kulturor. Ata disi rriten fajin e tyre, i ngjallën krimet me vet ndalesën. Ata fajësuan veten shumë, tepër shumë. E arti ka për qëllim provokimin e bukura e kësaj ishte se ekstremistët reaguan ndaj krimeve të tyre, ndaj dorës së tyre.
Gabim i madh është se shteti e urdhëroj ndalimin. Ky Festival a mund të zgjoj debat për të zhdukurit, natyrisht se jo sepse nuk u trajtua asnjë vepër në lidhje me ta, por ky festival ngriti debat vetëm për protesta nga e kaluara.

Udhëheqësit shtetëror Kosovar nuk mund t’i ndalojnë barrierat e Serbisë ndaj artistëve kosovar sepse çdo shtet i ka ligjet e veta. Edhe ndalesa e Atifetet Jahjagës, edhe kjo e fundit e Hoxhës. Edhe pse Hashim Thaçi ka nënshkruar në Bruksel marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, prapë shteti vepron mbas kushtetutës së vet. Serbia vazhdon të përdor shantazhe mospërfillje dhe ndalesa. Përgjegjësi vështirë të mbaj dikush nga udhëheqësia Kosovare për aktin e fundit dhe të tjerat. Nëse Thaçi ka udhëhequr dialogun dhe vazhdimisht ka tentuar të merrej vesh me homologun e tij serb dhe ja ka dështuar, faji nuk mund të bije vetëm mbi udhëheqësin, por edhe mbi Brukselin.
Qartë shihet se Serbia nuk do normalizim dhe pak duhet të flitet për këtë. Nuk e di se çfarë prisnim ne nga Serbia: të respektoj marrëveshjet e nënshkruara, kur dihet që as në vitin 1999 asgjë nuk respektoj. E shoh të kot të flasim për një gjë të tillë.

Ne i kemi dy fate të kundërta të së kaluarës me Serbinë: ne jemi viktimë, ndërsa ata agresori. Ti qetësojmë gjërat edhe ne duhet ta rrëfejmë të vërtetën derisa për serbët dihet e vërteta. Këtu do të ndodh armëpushimi. Të dy palët e dimë dhe vështirë është për rregullim të së kaluarës. Andaj, mos të presin asnjë prodhim nga dialogu dhe asnjë përmirësim.

Artistet më mirë të rrokin tema me numrin e të prekurve me kancer pas luftës së fundit në Kosovë
Pas luftës numri i të prekurve me kancer ka shënuar rritje veçanërisht te të rinjtë. U besua se ky numër ishte rezultat i luftës dhe Uraniumit të varfëruar. Nga onkologët e Kosovë kjo po kundërshtohet derisa Serbia këtë po e pohon. Cila mund të jetë e saktë? Artisti këtë duhet të prek dhe po harrojmë se arti shkon paralel me shkencën e jo me historinë. Artistët tonë janë të varfëruar në këtë sferë.
Menjëherë pas përfundimit të luftës se armatosur të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Sigurimit, Bernard Kouchner kishte vizituar kampet në të cilat është dyshuar se ka uranium të varfëruar. Kjo dëshmon rritjen e numrit të njerëzve të prekur me kancer si shkak i luftës së fundit.

Ne “Express” shkruante se Protagonist, për fatin e tij të keq, ishte një ish-rreshter major italian, 38 vjeç, nga Filadelfia. Ushtaraku gjatë kohës sa po i shërbente NATO’s në Kosovë u sëmur një lloj tumori i qelizave të gjakut. Është vërtetuar se shkaku i sëmundjes është uraniumi i varfëruar. Nga kjo është vërtetuar se Uraniumi i varfëruar mund të jetë si shkaktar kryesor për sëmundjet e kancerit në vend.
Pasi që kjo çështje po merr konotacion politik, artistët duhet ta trajtohen këtë problem dhe njëherë e përgjithmonë të dihet saktë. Ky është problem madhor në Kosovë sepse fotografitë të cilat i shfaqi Hoxha janë arkiv historik dhe arti nuk bën të harxhoj më kohë. Pastaj “Express” vazhdon të shkruaj se Agjencia për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore në një përgjigje për Express dhe T7 ka thënë shëndeti i njeriut dhe mjedisi nuk janë të rrezikuara nga ekspozimi ndaj rrezatimit i cili vjen nga prezenca eventuale e Uraniumit të Varfëruar në territorin e Kosovës.
Shteti i Kosovës si dhe ai Serbisë duhet të formojë një komision profesional për vërtetimin e bombardimeve që ndodhen në 1999, e të tregoj se a është shkaku i rritjes së numrit të prekurve me kancer pikërisht nga Uraniumi i varfëruar në territorin e Kosovës dhe të gjitha pjesët ku është përdorë.

Artistët pamor si dhe ata të filmit duhet ta trajton këtë problem sepse kjo po i merr përmasat e mëdha në rajon. E nëse arti qenka tregimtar dokumentar i ngjarjeve ai duhet të hyjë gjithkund./KultPlus.com

Këtu mund ta shihni Rita Orën duke vallëzuar Vallen e Rugovës në Tiranë (VIDEO)

Këngëtarja kosovare Rita Ora ka vallëzuar edhe Vallen e Rugovës në Tiranë, valle në të cilën është shoqëruar edhe nga përcjellësit e saj në skenë, shkruan KultPlus.

Përgjatë vallëzimit të saj, në sfond është paraqitë flamuri shqiptar kuq e zi, përderisa Rita Ora ka ndezë atmosferën në Sheshin Skënderbej.

Për më shumë mund të ndiqni atmosferën e krijuar në Tiranë./KultPlus.com

Rita Ora me Erion Veliajn bëjnë shqiponjën

Rita Ora sapo ka përfunduar koncertin në sheshin Skënderbej në Tiranë, shkruan KultPlus.

Ajo ka performuar për një orë para audiencës shqiptare, e cila pos tjerash, duke pas edhe në sfond flamurin kuq e zi, me valltarët e saj ka vallëzuar Vallen e Rugovës.

Dhe para koncertit, Rita Ora është takuar edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, të cilët bashkë kanë bërë shqiponjën./KultPlus.com

Eliza Hoxha gati për ekspozitën në Beograd (FOTO)

Eliza Hoxha sonte do të prezantojë ekspozitën “Midis ëndrrës dhe realitetit”. Tashmë gjithçka është gati për këtë ekspozitë që do të hapet edhe për gjysmë ore.

KultPlus ju sjellë pamje të artistes Eliza Hoxha pak para hapjes së kësaj ekspozite.

Eliza Hoxha këtë ekspozitë e ka prezantuar në Galerinë e Ministrisë për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Kujtojmë se tri fotografi të kësaj ekspozite dhe katalogjet janë ndalur nga policia serbe në kufirin Kosovë-Serbi.

Festivali organizohet nga Integra (Kosovë) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi) në partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), dhe Iniciativat Qytetare (Serbi). / KultPlus.com

Në revistën Cosmopolitan, krijimet e dizajneres shqiptare

Krijimet e dizejnatorës shqiptare e cila jeton dhe vepron në New York, Sara Shala, tashmë janë shfaqur edhe në revista të tjera të njohura si Vogue, Marie Claire, Elle, Harper’s Bazaar, REFINERY29, Nylon, Washington Post, Essence, Inked Mag, Untitled magazine e të tjera, shkruan KultPlus.

Unaza e cila shihet në dorën e modeles, në numrin e ri të revistës Cosmopolitan, versioni i Hungarisë, është punë e dizajneres shqiptare Sara Shala. Kjo unazë ka qenë më e shituar apo “bestseller” në koleksionin e kreatores.

Sara Shala ka vite që e ka themeluar brendin e saj të aksesorëve në New York.Kreatorja shqiptare Sara Shala njihet për krijimet e veçanta të cilat ajo i realizon. Krijime këto të cilat nuk kanë lënë pa u vënë re nga kreatorë të tjerë të modës dhe njerëz të njohur të kësaj fushë, e të cilët zgjedhin pa ngurrim aksesorët e Sarës për të kompletuar një veshje me plot stil.

Kështu qaforet, unazat, vathët por edhe aksesor të tjerë të realizuar më shumë dashuri nga Sara, kanë zënë vend nëpër revista të njohura dhe janë mbajtur nga personalitet të njohura në fushën e artit.
Ato janë shfaqur në fotosesionin e realizuar nga Dani Morales, janë mbajtur nga Denham, Isis Louw,Catherinë Wanders, Alison Brie e të tjerë duke mos harruar edhe modelen e njohur shqiptare Emine Çunmulaj./KultPlus.com

Me e tut tutën

Sibel Halimi

(Hera, variant)

Mos u tut nga hijet kudo
Ato janë aktore n`teatrin e territ
Me i prekë s`mundesh, sall prapa të vijnë
Mos u tut, se trishtimi ma i madh ditën a`
Hera, mos u tut as prej insekteve që banue me neve kanë
Janë picirruke, të pickojnë sall për ta kujtu
Ndjesinë e t`voglit, që sherr të madhit s`mun i ban
Mos u tut, as kur njerëzit britma lëshojnë
Ata janë të trishtuem nga vetja
E frika jote i ban me mendue se bota e tyne asht
Madje, Hera, tutë fare mos ki
As kur n`agun e mëngjesit
Psalme kushtu zotit dëgjon
Kot marrin mundin për t` lidhë me ta`
Sepse ti veç nji gjaje që shihet i beson
Tuta mjet kontrolli e njerëzia gogolë
Hera ime, mos u tut as atëherë kur na s`jemi aty
Shiko vërdallë, ndiej, merr frymë…
N`bebëzat tua jena
Mos u tut nga zhurma e hapave të tu
Krejt njisoj asht
Njerëzit janë gjeodetë
I masin rrugët sa t`gjata e ku t`qojnë
Ti marsho sigurt
Kryenaltë!
Mos u tut as nga mësueset
Dhe detyrat që t`i japin ato
Bani si të duesh, siç ma së miri i kupton
Se obligimet shpesh bajate janë
Por të tilla që duhet me i ba
Thithe gishtin si biberon, rrëshqitë me gishta flokëve t`arta
Mendo qetë për gjanat që t`pëlqejnë
Vafshin n`djall
Krejt ata që duan tjetrit
T`i bahen busullë
Mos u tut nga frika
Se ethet n`bark hi
i kanë
Babaroga s`asht
Veç njerëzit janë…

ReMusica jehoi shqip përmes koncertit “Natë Shqiptare”

Festivali ReMusica ka sjellë mbrëmë koncertin e radhës të suksesshëm të titulluar “Nata Shqiptare”. Mbrëmje kjo e cila solli interpretime të këndshme nga muzikantët si: Klevis Gjergji, Meriton Ferizi, Pëllumb Vula, Lejla Beqiri, Bledar Bujupi, Shkelzen Baftiari, Albin Abazi, Melos Buza dhe kori Siparantum, shkruan KultPlus.

Alberina Haxhijaj

Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Universitare ka pritur koncertin “Nata Shqiptare”, koncert ky që mblodhi muzikantë të zot në kuadër të edicionit të 17-të dhe e cila pati në fokus kompozitorët dhe interpretët shqiptarë.

Koncert filloi me pianistin Klevis Gjergji dhe me veprën “Perhaps” nga kompozitori Endri Sina. Tutje pianisti me shumë mjeshtri solli edhe veprën “…upon…” nga Dorian Cene, për ta përmbyllur me “Prishtina Blues” nga Rafet Rudi. Vepra më karaktere të ndryshme të cilat edhe pse të shkruara së fundi u pritën mirë nga publiku.

Mbrëmja vazhdoi me “Trio Sonore” i përbërë nga Meriton Ferizi, Pëllumb Vula dhe Lejla Beqiri-Vula të cilët sollën kompozitorin Bashkim Shehu. Për të vazhduar me kombinimin e bukur të pianistit Melos Buza shoqëruar në obo nga Albin Abazi për të sjellë kompozitorin R.Schumann “3 romances”. Pas Schumann-it erdhi kompozitori B.Britten nga Albin Abazi. Një interpretim i bukur i “Six Metamorphoses”.
Tutje, para publikut u paraqit kuinteti pianistik i përbërë nga Meriton Ferizi-fagot, Pëllumb Vula-klarinet, Lejla Beqiri-flaut, Bledar Bujupi-kornë, dhe Shkelzen Baftiari në piano. Miq të festivalit të cilët kanë interpretuar edhe më parë pikërisht në kuadër të tij.

Ky program nga kuarteti pianistik është shfaqur edhe me parë në Gjakovë dhe në Shkup, kurse sonte ishte koncerti i tretë i këtij programi premierë përmes të cilit muzikantët kanë arritur që të tërheqin vëmendjen e donatorëve tashmë të njohur në Kosovë Dorothea dhe Georg Frankhauser nga fondacioni Pirolo. Kështu ky kuartet pianistik do të shfaqet më të njëjtin program edhe në Francë dhe në Zvicër tregoi për KultPlus, Lejla Beqiri-Vula.

“Luajtëm veprën nga Korsakov dhe Hans Huber. Dy kuintetë shumë të mëdha dhe shumë komplekse për nga ndërtimi. Hans Huber sonte ishte premierë në vendin tonë dhe më shumë gjasa edhe në Ballkan pasi që kompozitor është shumë i njohur në Zvicër por nuk është shumë i njohur për historinë e muzikës në përgjithësi. Pjesëmarrja jonë në këtë festival me karakter ndërkombëtar është shumë e rëndësishme dhe tejet motivuese për ne si artistë. Por edhe nxitje për ne që çdo herë të kemi një nivel të lart të performancës pasi që në këto festivale vijnë edhe artistë nga jashtë , prej vendeve me shumë më tepër traditë të muzikës klasike sesa që kemi ne këtu”, tha Lejla Beqiri-Vula.

Mbrëmja u përmbyll me korin Siparantum nga Pejë dirigjuar nga dirigjenti Memli Kelmendi. Ata për të pranishmit sollën veprën “Bum Çi-ke” nga Dafina Zeqiri Nushi, “Agnus Dei” dhe “Ater Umbra” nga Memli Kelmendi, “Ut Nobis Detur” nga Mendi Mengjiqi dhe “Siparantum” nga Kreshnik Aliçkaj.
“Kjo ishte një mbrëmje shumë e bukur pasi që u interpretuan vepra të kompozitorëve shqiptarë nga instrumentistë shqiptarë, një mbrëmje e ndarë në tri blloqe, në atë për piano, instrumente frymore dhe pjesa e fundit ajo korale. Ky është një festival shumë i rëndësishëm njëlloj si kjo natë pasi që promovoi vlerat tona, kompozitorët tanë dhe interpretët tanë”, u shpreh Memli Kelmendi për KultPlus.
Sonte është nata e parafundit e këtij edicioni të festivalit “ReMusica” i cili në Kishën “shën Ndou”, në Ulpianë do të sjelle solistë të talentuar vokal, në koncertin e titulluar “Prishtina Baroque Night”./KultPlus.com

Kryebashkiaku i Tiranës i dhuron “Çelësin e Qytetit” fituesit të Sanremos, Ermal Meta

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim të veçantë fituesin e Sanremos, këngëtarin shqiptar Ermal Meta, i cili së bashku me disa nga artistët më të mirë të skenës kombëtare, do të sjellë sot në mbrëmje një eksperiencë të paharrueshme në Sheshin “Skënderbej”. Kryebashkiaku Veliaj përgëzoi këngëtarin Meta për perfomancën e tij në festivalin më të rëndësishëm të këngës italiane, si dhe në skenën e Eurovizion dhe në shenjë mirënjohje për gjithçka që ai ka bërë për promovimin e vlerave dhe emrit të Shqipërisë në Itali dhe jo vetëm, i dhuroi “Çelësin e Qytetit” si simbolin e miqve të Tiranës.

“Shumë i lumtur sot që Ermali është në Tiranë. E kemi pritur shumë këtë moment. Ishte një ide që lindi me mikun tonë, ambasadorin italian, për 2 Qershorin, që është Dita e Republikës Italiane, por që të simbolizojë produktin më të mirë italo-shqiptar. Jam shumë i lumtur që e gjetëm produktin më të mirë italo-shqiptar. Dua të them që jemi shumë krenarë për ty. Unë e di që s’ke ardhur shpesh në Tiranë, ndaj tani që do vish më shpesh, ke nevojë për një çelës dhe Çelësi i Tiranës u jepet vetëm miqve specialë të qytetit, atyre që i konsiderojmë gjithmonë me derë të hapur”, tha Veliaj.

Ai theksoi se Ermal Meta është një shembull shumë i mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë, se falë punës dhe talentit mund të arrish suksese të mëdha, pavarësisht se nga vjen. “Të jam mirënjohës sepse për shumë të rinj je simbol se çfarë mund të bëjë dikush që vjen nga një familje e thjeshtë, pa emër të madh, duke u munduar me talent, me punë pa u lodhur, duke u rrëzuar, ngritur dhe në fund fare duke ia dalë”, shtoi kryebashkiaku.

Këngëtari Ermal Meta falenderoi Tiranën për pritjen, ndërsa u shpreh se ndihej krenar për vlerësimin e bërë nga Bashkia e Tiranës. “Është krenari e madhe. Kam ikur para 24 vitesh nga Shqipëria dhe ika në një mënyrë shumë të shpejtë, as vetë nuk e kuptova, por u gjenda nga ana tjetër e detit dhe kthehem sot me një çmim jashtë mase të veçantë. Më bëhet shumë qejfi dhe e ndiej veten shumë krenar”, tha këngëtari Ermal Meta.

Më pas të dy ata kanë pedaluar me biçikletat e reja “Mobike” që kanë mbërritur në Tiranë, për t’iu bashkuar një bashkëbisedimi me studentët shqiptarë dhe italianë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, ku këngëtari Ermal Meta rrëfeu dhe historinë e tij, nga largimi prej Shqipërisë, integrimi në shoqërinë italiane dhe muzikën.

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha do të jenë të parët ata që do të ndezin sot në mbrëmje skenën e Sheshit “Skënderbej” dhe për të pritur më pas fituesin e Festivalit të RTSH-së dhe përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovizion, Eugent Bushpepajn. Nata e sotme do të kulmojë perfomancën e shkëlqyer të fituesit të Sanremos, këngëtarin shqiptar, Ermal Meta.

Ndërkohë në datën 3 Qershor Sheshi “Skënderbej” do të ‘digjet’ nga energjia e Kidës dhe do të kulmojë me performancën e shumëpritur nga gjithë shqiptarët të këngëtares me famë botërore, Rita Ora. Dy netë të mrekullueshme me dy emra të skenës botërore që i bëjnë shqiptarët gjithmonë krenar. Të dy koncertet do jenë falas për publikun, ndaj bëhu gati se ka ardhur Ora e Super Muzikës.

AGK-ja shkarkon drejtorin për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ka shkarkuar nga detyra drejtorin ekzekutiv të AGK-së, Arben Salihu nën dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konflikt interesi, falsifikim dokumentesh, raportim të rrejshëm para Bordit dhe lidhje të kontratave të dëmshme pa dijeninë paraprake të Bordit, duke bërë shkelje të statutit të organizatës, kontratës së punës dhe legjislacionit në fuqi.

Bazuar në dyshimet fillestare, sipas AGK-së, Salihu prej datës 13 mars 2018 ka qenë i suspenduar nga detyra me qëllim që t’i hapej rrugë një auditimi gjeneral dhe të pavarur të organizatës për periudhën dyvjeçare. Pas pranimit të Raportit të Auditimit ku janë konstatuar shumë shkelje, Bordi i AGK-së, ka marr vendim të prerë që Salihu me automatizëm t’ia shkëpus kontratën.

AGK poashtu ka miratuar dorëheqjen e financieres Florina Desku, e cila është ofruar pas prezantimit të draft dokumentit të auditimit të pavarur, ku evidentohen shkelje dhe lëshime në fushën e menaxhimit të financave si dhe pasi është zënë duke raportuar rrejshëm lidhur me raportet financiare të dorëzuara tek donatorët.

“Bordi i AGK-së është thellë i zhgënjyer me situatën e krijuar dhe shpreh vendosmëri për bashkëpunim me organet e drejtësisë me qëllim të hetimit të plotë të të gjitha dyshimeve. Njëkohësisht Bordi siguron komunitetin e gazetarëve se situata e krijuar nuk do të ndikojë në punën dhe përformancën e organizatës. Bashkëpunimi me organet e drejtësisë dhe luftimi i dukurive negative brenda organizatës është e vetmja rrugë , me qëllim të ruajtjes së reputacionit dhe imazhit të oranizatës të ndërtuar me shumë mund prej vitesh”, thuhet në njoftim.

Bordi i AGK-së, të gjitha dosjet dhe materialin në dispozicion do t’i procedojë tek organet e drejtësisë.

Rrëfen Ermal Meta: Më erdhi turp që Italia nuk i dha 12 pikët Shqipërisë!

Sikurse pati premtuar, Ermal Meta do të mbajë sot një koncert në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Ai ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku zhvilloi edhe një takim special me Kryebashkiakun Veliaj. Sot gjithashtu këngëtari shqiptar ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinj dhe shqiptarë ku ka treguar pjesë nga jeta e tij. Ermal Meta ka thënë që askush nuk lind i famshëm, vetëm Jezusi ka lindur I tillë dhe duhet shumë punë për të arritur atu ku dëshiron. Qielli është shumë i madh dhe ka vedn për të gjithë është shprehur Meta.

“Nuk lind njeri i famshëm, vetëm Jezusi ka lindur i famshëm. Duhet punë për të arritur aty ku dëshiron. Ndjej kreativitetin, në fillim luaja në piano dhe kitarën nuk e llogarisja fare, në shtëpi me vëllain më tha të lozja basketboll dhe i thashë jo nuk dua se s’di, pas 3 minutash thyeva këmbën, 3 muaj nuk ulesha dot në piano, nga kjo mora një mik dhe i thashë më sill një kitarë, dhe ai ma solli, në atë moment zbulova një botë tjetër, piano është horizontale, ndërsa kitara është horizontale dhe vertikale. Shkruaja këngë por jo të gjithë i kuptonin dhe madje më pyesnin çfarë është kjo. Më pëlqejnë njerëzit që shprehin kreativitetin përmes artit. Arti dhe muzika në veçanti është shumë arrogant dhe nuk kërkon leje kurrë, pra e bën fakt të kryer, vjen kënga siç mund të gjesh dikë brenda në shtëpi dhe nuk të ka kërkuar leje për të hyrë. Kur kam shkruajtur këngë nuk e kam marrë parasysh publikun pasi i shkruaj për vete. Shqipëria më mungon çdo ditë, më mungon shumë. E kam humbur praktikën e gjuhës shqipe por jo praktikën e zemrës.Këngën që fituan SanRemon e shkruajtëm pasi në çdo vend të Europës ka frikë, dhe ne si muzikantë mundohemi ta mbledhim dh eta transformojmë. Një këngë nuk mund ta ndalojë luftën por mund të japë shpresa të vogla, çdo gjë kalon, edhe ato më të këqinjtë e njerëzimit sikur të kishin menduar që jeta nuk eshtë ë pafundme do ta kishin jetuar më mirë. Nuk kam momentalisht një bashkëpunim por do të doja shumë”, tha ai.

Do t’ju pëlqente të këndonit shqip dhe a do të shohim një këngë tuaj në gjuhën tonë?

“Jam rritur në Itali dhe nganjëherë më bëhet shumë e vështirë të shkruaj shqip pavarësisht se kam bërë 2-3 këngë por duhet studiuar në mënyrë më të saktë. Ishte një gjë shumë e rrallë që ishin 3 shqiptarë, Eugenti ka zë të mahnitshëm dhe ishte ai që këndoi më mirë nga ne të tre, meritonte 12 pikë dhe më erdhi shumë turp që Italia nuk ja dha, dhe kam bërë sherr atje për këtë fakt. Jam shumë krenar që jam shqiptar, një fëmijë nuk e zgjedh dot atdheun dhe vendin ku do të lindi, por nese do kisha mundësi të rilindja dhe të kasha koishiencë përsëri do të zgjidhja të lindja këtu.
I pyetur nese a do të këndonte anglisht për të hyrë në tregun botëror, Ermali është përgjigjur që nuk ka nevojë tregu anlez për të dhe as ai për tregun anglez.
“Motoja e jetës simë është: Këmbët në tokë dhe kokën në ajër, pra duhet të jem shumë i gjatë, nuk jam por e imagjinoj se si jam. Në Tiranë tamam kam qënë në 1992, më pëlqën shumë, pasi para 3 vitesh kam qënë vetëm për 4 orë dhe nuk e pashë fare.
Kësaj here i shpërlava sytë pasi në ’92 kam qënë për një arsye të zezë, më pëlqën Tirana. Doja të falenderojë të gjithë ato që më kanë thënë që ti me muzikën nuk ke asnjë lidhje. Të bëjnë mirë edhe ato që të injurajonë edhe ato që të dekurajojnë, i falenderoj me të vertëtë.
Gjëja e fundit që më ka bërë për të qarë kanë qënë padrejtësitë në San Remo, akuzat që më lënduan shumë, pasi nuk më përkasin, dhe fakti që ndenja në heshtje për dy ditë, nuk dola fare, ndenja me pizhama për dy ditë”, u shpreh Meta./javanews

Valdet Sadiku shpërblehet me mirënjohje në Festivalin “Mirëdita, dobardan” (FOTO)

Festivali “Mirëdita, dobardan” sot po vazhdon ditën e tretë të aktiviteteve në Beograd. Një festival tanimë tradicional, ‘Mirëdita DobarDan’ ka vite që prezanton artistët më të mirë nga Kosova për disa ditë të mbushura kulturë në Beogradin e Serbisë.

Anita Mitic- ish Drejtoreshë e Nisma për të Drejtat e Njeriut në Beograd mbrëmë para koncertit të asnamblit “Zanat” në Beograd tha se janë aty edhe për të nderuar njërin nga kontribuuesit e këtij festivali, ambasadorin e Kosovës në Beograd, Valdet Sadikun.

“Cdo person në Kosovë duhet të jetë krenar me Valdet Sadikun”, u shpreh Mitic para se t’ia dhurojë mirënjohjen duke e falënderuar për mbështetjen dhe kontributin e tij.
Si frymëzim për themelimin e festivalit ka shërbyer Bekim Fehmiu, aktor i ndjerë shqiptar, kosovar, beogradas, jugosllav dhe botëror, simbol i së kaluarës së përbashkët, së bashku me të gjitha sfidat, arritjet dhe keqkuptimet.

Festivali organizohet nga Integra (Kosovë) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi) në partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), dhe Iniciativat Qytetare (Serbi). / KultPlus.com

“Zanat” sollën perlat e muzikës shqipe në Beograd, duartrokitjet e publikut i rikthejnë në skenë (FOTO)

Festivali “Mirëdita, dobardan” mbrëmë shënoi natën e dytë të festivalit. Qëndra për Dekontamin Kulturor është bërë adresë e njoftimit me kulturën e artin e Kosovës.

Gili Hoxhaj

Sopranoja Adelina Thaçi e pianistja Pranvera Hoxha nisën rrugëtimin e koncertit të mbrëmshëm. Pranvera Hoxha në të kuqe zë vendin pranë pianos prej nga dhe fillon lojën e saj bindëse, me një qëndrim të drejtë, ajo lëviz vetëm këmben e djathtë në harmoni me tingujt, ka një refleksion të shpejtë kur këtë ia kërkon vepra. Duart e saj duket sikur lundrojnë lehtë mbi piano, e kur zëri i sopranos pushon, muzikaliteti i saj pianistik veçse del në pah.

Adelina Thaçi, e veshur në të zeza, në dukje tejet elegante në paraqitjen e saj reflektonte sigurinë që tashmë me vite e ka ndërtuar në skenë. Me mimikë të gjallë e lëvizje që përfaqësojnë tekstet e këngës, me sytë drejt publikut ajo komunikonte me secilin që ishte në sallë. Përjetimi i saj ndaj veprave bëhet më i theksueshëm kur i bashkon duart e sytë i rrinë mbyllur.

“Asaman o trendafili Çeles”, “Margjelo”, “Lule bore”, “Njat zaman t’asaj furie” e “Agime Shqiptare” e Avni Mulës përmes zërit të e Adelina Thaçit ngjallën emocione të forta te publikut. Tek përfundimi e refreni i veprave, zëri i saj arrinte kulminacionin. Për Adelinën kjo mbrëmje solli emocione të dyfishta, që përveç duartrokitjeve nga publiku, ata së bashku i kënduan këngë të ditëlindjes. Thaçi tregoi për KultPlus se mbrëmë është ndjerë mjaft rehat përgjatë performancës.

“Kjo mbrëmje ishte jashtëzakonisht e mirë, duke filluar nga prezenca e publikut e diplomatëve. Ka qenë një mbrëmje e mrekullueshme dhe reportuari ka qenë aq i afërt dhe i mishëruar me neve. Për fund ishte një surprizë e mirë që ditëlindja ime u prit në këtë mënyrë edhe duke koncertu, dhe në fund që ma kënduan edhe mua këngën e datëlindjes”, tregoi Thaçi.

Ajo tutje tregoi se këto vepra janë përzgjedhur për arsyen se prezantojnë perlat e muzikës tonë që prezantojnë artin shqiptar. Tutje Thaçi u shpreh se shkëmbime të tilla kulturore janë të domosdoshme pasi që arti në mënyrë paqësore arrin t’i rrëzoj barrierat.

“Këto vepra nuk i kemi zgjedhë me ndonjë qëllim por ato janë të bukura dhe nuk kemi të tjera dhe për ta shpalosë artin shqiptar dhe këto këngë janë perla për me tregu artin tonë dhe se sa të bukura janë këngët tona. Këto shkëmbime kulturore kanë më shumë rendësi se politika, pasi që kultura përmes artit në mënyrën paqësore bën thyerjen e akullit dhe barrierave të shoqërive ndërmjet vete. Edhe Qeveria e Kosovës dhe Serbisë duhet që këto organizata që po mundohen përmes artit mi bashku popujt dhe kulturat, duhet të investohen më shumë në këto festivale, pasi që mendoj se festivalet e tilla janë çelësi kyç ”, u shpreh Adelina Thaçi për KultPlus.

Zërat e ansamblit “Zanat”, më larg skenës, si zëra të dytë iu bashkuan zërit të Adelinës në veprën “Agimet shqiptare” duke bërë publikun që të kthehet në kërkim të këtyre zërave. Pasi që Pranvera Hoxha largohet nga skena, vendin në piano e zë pianisti e kompozitori Artan Hasani. Vepra e parë vjen pa ndërhyrje nga pianisti, i cili me një teknikë të saktë e precizitet artistik veçse kompleton programin e ansamblit “Zanat”. Ai tha për KultPlus se interpretimi i këtyre veprave në kuadër të festivalit, e pritja e publikut atje i kanë dhuruar një ndjenjë shumë të veçantë.

Kjo është hera e dytë që Artan Hasani interpreton veprat e njohura shqipe me ansamblin “Zanat”. Me një intensitet të shpeshtë duartrokitjesh ato ishin përcjellë në Festivalin “Dam”, aty ku edhe kishin debutuar si ansambël. Ky ansambël është formuar së fundmi me anëtaret e solistet e Filharmonisë së Kosovës. Ansambli i përbërë nga Adelina Thaçi- Meta, Elida Kryeziu- Hoti, Diellza Sylejmani, Arstina Kelmendi, Albana Piperku ka për qëllim ruajtjen dhe kultivimin e muzikës shqiptare. Të gjitha në të zeza, me pak hapësirë në mes vete, veçantitë e zërave të tyre e sollën një interpretim ndryshe të veprave. “Fustanin që ta solla mbrëmë”, “Hapi sytë e zezë”, “Kaçurrelja”, “Ç’u mbush mali plot me rrush”, ishin veprat që njëra pas tjetrës erdhën e u pritën me emocion të njëjtë nga publiku. Sytë e publikut i cili qëndronte në një zonë më të errët, me vëmendje përcollën interpretimin e solisteve që qëndronin në një ndriçim të zbehtë.“Bjeri çiftelisë” e “Këngë moj buçit në male” bën që publiku të mos kursej duartrokitjet edhe gjatë interpretimit të tyre. Në një bashkim të duartrokitjeve të publikut e ansamblit, në fund të veprës me brohoritje, duartrokitjet e publikut i cili u ngrit në këmbë ishte në kërkim edhe të një interpretimi tjetër.

Elida Kryeziu Hoti tha se u nda tejet e kënaqur nga mikpritja e publikut. Ajo tha për KultPlus se do të vazhdojnë që në raportuarin e interpretimeve të tyre të fusin vepra që janë perla të muzikës shqiptare.

“Kjo është hera e parë që vijmë në festival, por nuk do të thotë që nuk do të vijmë prapë, sepse ka qenë një mikpritje jashtëzakonisht e madhe të cilën nuk e kemi pritur, bazuar edhe në situatën që u krijua dje. Prape se prapë ne jemi të lumtura me prezencën e publikut dhe që janë ndarë të kënaqur me neve. Këto këngë i kemi përzgjedhur për shkak se janë këngët më të bukura shqiptare, sidomos kjo e fundit e Musa Piperkut nuk përsëritet kurrë”, u shpreh Kryeziu për KultPlus.
Mes publikut të mbrëmshëm që për më shumë se një orë shijoi këtë koncert, ishte dhe një i ri me emrin Luka Berberina. Berberina tregoi për KultPlus se i dëgjon dhe i pëlqen shumë këngët shqiptare, prej nga edhe i ka mësuar disa fjalë shqipe, të cilat i flet.

“Më pëlqyen këto këngë, sidomos kënga e fundit të cilën do ta kërkoj për ta dëgjuar prapë. Kam qenë në Ohër, dhe në një farë forme, aksidentalisht kam parë një CD të Sofrës pejane më 2008 dhe kam nisur ta dëgjoj. Më pas kam vazhduar të dëgjoj disa këngë tjera dhe më pëlqejnë shumë. Mendoj se është një muzikë shumë e njëjtë edhe pse gjuha është e njëjtë ato arrijnë të më prekin kur i dëgjoj”, tha Berberina.

Festivali “Mirëdita, DobarDan” sot do të vazhdoj ditën e tretë të aktiviteteve, ku në mbrëmje do të prezantohet shfaqja teatrale “Copë Copë” me regji të Zana Hoxha – Krasniqit.
Si frymëzim për themelimin e festivalit ka shërbyer Bekim Fehmiu, aktor i ndjerë shqiptar, kosovar, beogradas, jugosllav dhe botëror, simbol i së kaluarës së përbashkët, së bashku me të gjitha sfidat, arritjet dhe keqkuptimet.

Festivali organizohet nga Integra (Kosovë) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi) në partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), dhe Iniciativat Qytetare (Serbi). / KultPlus.com

Sot është 82 vjetori i lindjes së ikonës shqiptare e botërore të filmit, Bekim Fehmiut

Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë, që thonë se ashtu lindin njerëzit me fat. Më 1939 u transferua në Shkodër, kurse kah mesi i vitit 1941 në Prizren. Si nxënës i gjimnazit të Prizrenit i bëri hapat e parë të aktrimit në Shoqërinë “Agimi” dhe Teatrin e qytetit, kurse më 1955 u pranua si aktor profesional në Teatrin Popullor Krahinor në Prishtinë.
Ëndërronte të bëhej aktor i madh dhe i njohur në botë, prandaj në vjeshtë të vitit 1956, pas dhënies së provimit pranues, regjistrohet në Akademinë për Teatër e Film në Beograd, në klasën e profesorit Mata Millosheviq, ku diplomon më 1960, me notën më të lartë dhe bëhet aktori i pare shqiptar me akademi.
Menjëherë u pranua në Teatrin Jugosllav të Dramës, në Beograd, ku në një konkurrencë tejet të madhe nuk ishte lehtë që një shqiptar të fitonte role të mëdha, por edhe ato dytësore që i luante, shquhej me talentin e tij të rrallë. Rolet e personazheve më të njohura të dramave: Hamletin, Riçadrin e tretë, Otelon, etj…i luante në banesë, vetëm, pa publik.

Roli i romit ‘Beli Bora’, në filmin “Mbledhësit e puplave”, në festivalin e Kanës, më 1967, i nominuar edhe për Çmimin “Oskar”, ia hapi dyert e kinematografisë botërore, kurse seriali televiziv ODISEU (1968) e bëri të famshëm, për çka edhe kërkohej nga regjisorë e producentë të njohur në filmat e të cilëve luajti role kryesore bashkë me aktorë më të mëdhenj të filmit. Ishte aktori i pare që e shpërtheu perden e hekurt të diktaturës komuniste të Evropës Lindore, dhe luajti në shumë filma e seriale televizive. Aktori në shumë gjuhë në ish republikat jugosllave, Itali (ku ishte më i njohur), SHBA, Gjermani, Francë, Çekosllovaki, Tunizi… Ndërsa filmat e tij u shfaqen në të gjitha kontinentet dhe të titulluar në gjuhë të ndryshme.

E arriti kulmin në profesion dhe u bë njëri nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të filmit në shekullin XX, me përmasa botërore. Por nuk aktroi në shqip që mbeti ëndrra e tij e parealizuar.
Kishte jetë të Odiseut. E luajti aktin e fundit të dramës që quhet JETË, (15.06.2010) por prapa perdes, pa publik: skenarist, regjisor dhe aktor kryesor i së cilës ishte ai vet!!!
Dhe serish u kthye në Prizren, prej nga u mis në vjeshtën e vitit 1956, në urnën me hirin e trupit që, sipas dëshirës së tij, të hidhet në lumin Bistricë, përmes tij do të derdhej në Drin e Bunë dhe të arrijë në Detin Adriatik, dhe detet e oqeanet tjera të botës… ODISEU iu kthye Itakës: UJIT, DHEUT dhe QIELLIT të PRIZRENIT të cilin e ka dashur aq shumë, por ai nuk ia ktheu këtë dashuri…
Ishte kjo estetika e jetës dhe e vdekjes së aktorit të madh…

Mbeti HESHTJA me të cilën BEKIMI ka jetuar gjatë 20 viteve të fundit. Dhe kujtimi i amshueshëm por edhe injorimi i çuditshëm, që vazhdon t’i bëhet atij nga pushtetet e nivelit lokal e qendror të Kosovës, edhe në këtë vit jubilar! Shqiptarët ta falin çdo gjë, por suksesin JO.
Të vetin e vrasin dy herë (të gjallë e të vdekur), kurse të huajin e lartësojnë në majat më të larta!

Por shkëlqimi i figurës dhe veprës së Bekimit nuk do të zbehet kurrë. Me fat ditëlindja e Bekimit të gjithë dashamirëve dhe adhuruesve të tij.

Protesta në Vjenë kundër librit të Thaçit: Skandal që terroristi të promovohet këtu

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi siç duket nuk është pritur edhe aq mirë në vizitën e tij në qytetin austriak të Vjenës. Ai u brohorit me parulla dhe u quajt terroristë në ditën e promovimit të librit biografik “New State, Modern Statesman”, të shkruar nga dy gazetarët britanik Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Gazeta austriake “Unsere Zeitung”, ka shkruar sot një artikull me titull “Protestë kundër presidentit kosovarë Hashim Thaçi në Vjenë”, përcjell Insajderi.

Në Akademinë Diplomatike të Vjenës ku presidenti Thaçi promovoi librin e tij, ai u kritikua me disa parulla në duar nga David Stockinger, anëtar i bordit, “Iniciativa për një Austri të Lirë”, së bashku me disa aktivistë tjerë.
Në parulla të tyre ishte fytyra e Tony Blair dhe Hashim Thaçi me mbi shkrimin se NATO ka financuar një organizatë terroriste, duke ju referuar UÇK-së.

Stockinger gjatë marrjes së fjalës kishte thënë sesi Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë mund të bëjë këtë skandal duke e lejuar një ngjarje të tillë, propagandistike.

“Më të vërtetë kjo është një skandal që një institucion si Ministria e Jashtme austriake ka lejuar një ngjarje të tillë, propagandistike. Këtu është një ish-terroristë, i cili dyshohet për një numër veprash kriminale” kishte thënë Stockinger.

Tutje ai ka shtuar se UÇK-ja ishte mjet i NATO-së për të destabilizuar vendin, përcjell Insajderi.
Fotografia e presidentit Thaçi dhe Tony Blair u mbajt deri në përfundim të fjalimit të Stocikinger. Ndërsa pas aksionit, protestuesit dolën nga salla. Insajderi.com

Bytyqi ua uron fëmijëve 1 Qershorin, shpërndan një video emocionuese (VIDEO)

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi u ka uruar fëmijëve ditën e tyre, 1 Qershorin. Ai është zotuar se do të punojë për t’i ofruar fëmijëve të ardhme më të mirë, duke iu siguruar ambiente të shëndetshme në kopshte dhe shkolla, mësimdhënës të përgatitur mirë dhe tekste cilësore.
“Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi dhe investimi në ta, është investim në të ardhmen. Prandaj, sot, në këtë ditë të rëndësishme, i ftoj të gjithë prindërit, mësimdhënësit, përfaqësuesit e institucioneve arsimore dhe shtetërore, që ta kenë çdo ditë në agjendë mirëqenien dhe arsimimin e fëmijëve”, shkruan Bytyqi në profilin e tij zyrtar në FB.

Shikojeni videon emocionuese kushtuar femijëve që Ministri e ka shpërndarë në profilin e tij.

Fragmente nga “Alkimisti”, Paulo Coelho: Sepse dashuria e vërtetë kurrë nuk e ndalon dikë ta ndjek fatin e vetë

“Kjo është ajo që ne e quajmë dashuri. Kur jeni të dashuruar, ju mund të bëni gjithçka në krijim. Kur jeni të dashuruar, nuk keni nevojë shumë të kuptoni se çfarë është duke ndodhur, sepse çdo gjë që ndodh, ndodh brenda teje.”

“Secili bekim që injorohet bëhet mallkim.”

“Ju kurrë nuk do të jeni në gjendje t’i ikni zemrës suaj. Prandaj, është shumë më mirë ta ndëgjoni atë që ajo ka për ta thënë.”

“Maktub’ – i tha ajo. ‘Nëse unë jam vërtetë pjesë e ëndërrave të tua, ti do të kthehesh prap një ditë.”

“Sepse dashuri e vërtetë kurrë nuk e ndalon dikë ta ndjek fatin e vetë.”

– Paulo Coelho, “Alkimisti”

Ermal Meta mbërrin në Tiranë, pritet nga Veliaj dhe Cutillo

Ermal Meta do të mbajë sot një koncert në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Ai ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku zhvilloi edhe një takim me kryebashkiakun Veliaj dhe stafin e ambasadës italiane në tarracën e gjelbër të Bashkisë.

Ka qenë vetë kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ai që ka publikuar në twitter fotot me artistin Ermal Meta që na bëri të gjithë ne shqiptarëve krenar në Sanremo dhe në Eurovizion.

“Mbërriti jo vetëm një artist i shkëlqyer, por djali i rrallë @MetaErmal. Sot do shihni e dëgjoni më shumë për historinë e tij frymëzuese që me gjasë do prekë e do të inkurajojë pafund të rinj shqiptarë! Në darkë ju presim të gjithëve në @SheshiSkenderbej për festën madhështore”, shkruan Veliaj në twitter.

Koncerti i Ermal Metës mbrëmjen e sotme pritet me shumë interes, pasi shqiptarët e kanë mbështetur në karrierën e tij muzikore.noa.al/

Ka ndërruar jetë shkrimtari Halil Kajtazi

Në orët e hershme të mëngjesit të sotshëm, në moshën 83 vjeçare ka ndërruar jetë shkrimtari, mbledhësi i pasionuar i folklorit dhe publicisti Halil (Veli) Kajtazi.

I lindur në Vitak të Drenicës (1935), pasi mbaroi normalen një kohë punoi mësues, e më pastaj u zhvendos në kryeqytet, ku punoi gazetar në Radio Prishtina dhe drejtori gazeta ndërmarrjesh.

Që në rininë e hershme iu kushtua krijimtarisë letrare dhe mbledhjes me pasion të folklorit, jo vetëm në Drenicë.

La pas mbi 35 vepra të botuara kryesisht në prozë dhe nga fusha e folklorit.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 1 qershor 2018, në varrezat e qytetit në Prishtinë, në orën 17:00.

PROJEKTET E PËRZGJEDHURA PËR PËRKRAHJE FINANCIARE NGA KONKURSI I DEPARTAMENTIT TË KULTURËS PËR PROJEKTET KULTURORE – ARTISTIKE PËR VITIN 2018 PROMOVIMI KULTUROR

PROJEKTET E PËRZGJEDHURA PËR PËRKRAHJE FINANCIARE NGA KONKURSI I DEPARTAMENTIT TË KULTURËS PËR PROJEKTET KULTURORE – ARTISTIKE PËR VITIN 2018
PROMOVIMI KULTUROR
1 N’odën e malësisë së Gjakovës Egzon Ademaj
2 Festivali i birrës dhe verës OJQ Beer and Wine&Prisitna Groove
3 Personat me aftësi të kufiz. kanë talente , janë mbrojtës të traditës dhe trash. Kult. Handikos – Prizren
4 Simpozium: Lahutarët e Sanxhakun të Pazarit të Ri OJQ “Kosova për Sanxhakun”
5 “Dita e Plisit” Ismet Krasniqi
6 Green Art Fest 2018 Keep It Green
7 Festivali i Karadakut 2018 SH.K.A “Jonuz Ramadani”
8 Koncert në kujtim të Emin Rexhepit Vera Rexhepi Turbedar
9 Kultura pa kufi OJQ “Progresi Socio-Edukativë” PSE
10 Aplikacion mobil (Android -IOS) për informimin të ngjarjeve kulturore Agron Shujaku
11 Festivali I teatrove shkollore “Drenuashat” SH.F.R”Kaçurela”
12 Duke pritur vdekjen Ali Krasniqi
13 Divers. artistikë/kulturor – “riedukimi i të miturve që kanë rënë ndesh me ligjin” Arife Veselaj
14 Evidentimin e talenteve të reja me ide të veçanta kreative Mustafë Halili
15 Fuqizimi I talenteve të reja me aftësi të kufizuara Handikos – Prishtinë
16 Të harruarit Dardana G. Iliyaz
17 Lojrat Tradicionale Rugovë SHPPP “Bjeshkët e Rugovës” – Pejë
18 CultureFest 2018 New Elite of Gentelmanes – Prishtinë
19 Identifikojmë dhe Promov. Potencialin Artistikë të Pers. me Aftësi të Kufi Forumi Kosovar I Aftësisë së Kufizuar
20 Hardhfest – festival Shoqata Hardhfest
21 Armstrong Music Litereacy Kastriot Sada
22 Promovimi I kulturës ne regjionin e Suharekës Bekim Hoxha
23 Java e mërgimtarve 2018 Ansambli Kulturoro artistik “Isa Boletini”
24 ART 383 “Platforma Digjitale për promov. e krijimtarisë kult. dhe artist. të të Kosovës” Education Code
25 Program Festivë i Vitit të Ri 2019 Radio Peja
26 Eksodi 99 Eksodi 99 – Mitrovicë

DIVERSITETI KULTUROR & DIALOGU
1 “Promocija raznolikosti etno kulturnih nasledja i običaja na Kosovu” NVO “Bolja Budućnost”
2 “Sudbina neostvarene ljubavi” NVO “Universum”
3 “Alterna #4” NVO “Raskršće”
4 “Edukacija omladine o kulturno istorijskim znamenitostima, spomenicima i manastirima” NVO “4Life”
5 “Umetničke radionice u kreativnom razvoju dece” NVO “GETO”
6 “Tkači srebra” NVO “Zdravi Mladi Upešni”
7 “Etno fest mladih stvaralaca iz manjinskih zajednica na Kosovu 2018” NVO “Humani Centar Mitrovica”
8 “Tradicionalnih svadbeni običaji sa Kosova” NVO “Gračanačka inicijativa za održivi razvoj”
9 “Očuvanje kulture i tradicije u pomoravlju” NVO “Choice of Youth”
10 “Lokalni multikulturalizam tradicionalna naših zajednica” NVO “Center for the Right of Minority Communities”
11 “Integracija osoba sa invaliditetom” NVO Udruženje Invalida “Dom Nade”
12 “Međunarodni festival folklora u Barseloni” NVO KUD “Kriva Reka”
13 “Čuvajmo tradiciju i kulturno naslađe” NVO PU “Ženski Kutak”
14 “Književnost i tradicija – veza među mladima” NVO Udruženje žena “FemSpace”
15 “Kultura i civilizacija” NVO “Rebus”
16 “Tradicija nas je očuvala” NVO “Udruženje poslovnih žena – Avenija”
17 “Radionica grafita” NVO “Kulturni Klub Gračanica”
18 “Lepa Reč – da ulepšamo sve” NVO “S.D.Pokretač”
19 “Učešće hora Simonida na međunarodnim koncertima u regionu” NVO “Lined”
20 “Umetnost pripada svima” NVO “Sjaj Sunca”
21 “Kulturna raznolikost interkulturna komunikacija i digitalna kultura” NVO “Ruka+Ruci”
22 “Kultura slobodnog vremena” NVO “Centar za Razvoj Ljudskih Potencijala”
23 “Na krilima mladosti” NVO “Sveti Sava”
24 “Tradita kulturore për pashkët ortodoks” Jadranka Ilić
25 “Čuvanje tradicije od zaborava” NVO “IMSK”
26 “Izrada ručnih radova i tradicionalnih nošnji” NVO “Briga”
27 “Kultura na bashkon” OJQ “For New Life”
28 “Mirëdita, Dobar dan 2018” OJQ “Integra”
29 “Proleće u Gori” NVO “DFD Biser – Restelica”
30 Promocija knjige Azira Kuljicija “De beše laf” Nvo “Relax”
31 “Festival tradicionalnih pesama” NVO Udruženje za Kulturu “Plejada”
32 “Veliki regionalni prolećni festival muzike, tradicije i umetnosti” NVO “Šarski Behar”
33 “Promovisanje kosovske kulture kroz igru” NVO Bošnjačko Kult. Umjet.Društvo “Podgorski Biseri”
34 “101 česma – 101 priča” Almedin Fejza
35 “Promovisanje i očuvanje tradicije bošnjakinja u regionu Župe i Podgore” NVO “Equality”
36 “Nibetfest 2018” NVO “KSU”
37 “Tradicija i rukotvorine bošnjakinja Župe i Podgore u funkciji kulturnog i ekonomskog razvoja regije” NVO “Ozon”
38 “Kviz znanja iz oblasti kulture” NVO “Sofra”
39 “Art kolonija slikanje na platnu sa tradicionalnim motivima Župe” NVO “Ključ”
40 “Kulturna smotra folklora” NVO Etnološko kult. umjetničko društ. “Mladi Talenti”
41 “Shkembimi i trashëgimisë kulturore në mes të fëmijëve të komuniteteve të Kosovës” OJQ “Kadin”
42 “Culture 4 all” NVO “CTI-P”
43 Shfaqje teatrale “Sorgu” OJQ “Kısa Devre Tiyatro Topluluğu”
44 “Takimet Letrare lll” OJQ “Shoqata e Shkrimtarëve Turk të Kosovës”
45 “Kosova`nın Sesinden”- Klip Sevim Bërveniku
46 “Kulturno umetničko stavaralaštvo u horskom i solo pevanju” OJQ “Türk Dernekler Evi Korosu”
47 “Kosova kültür şiir buluşması” OJQ “Kosova Türk Yazarlar Birliği”
48 Shfaqje teatrale për fëmijë në gjuhën turke “Fareli koyun kavalcısı” Edis Kogjbashli
49 “Geleneksel Atatürk`ü Anma Haftası” OJQ TKSD “Filizler”
50 “Herkesin bildiği sırlar” Erkin Halçe
51 “Görsel resim sanatında yağlı boya ve kurdele nakışı kültürünün buluşması” OJQ “Orkide”
52 “Gruaja e suksesshme” ekspozitë Elmedina Arapi & Sibel Sumuç
53 “Sanatla Uyanmak-Zgjimi me art” festivali 2018 OJQ “Uluslarası Sanatla Uyanmak Festivali”
54 “Prezentimi & bashkëpunimi i kulturës, artit të k-turk me kulturën dhe artin e k-shqiptar nga viti 1999-2018” OJQ “QTSHRK”
55 “Rom pro kult” NVO “Multiethnic Culture of Kosovo”
56 “Rolling Film Festival” OJQ “Roma Versitas Kosovo”
57 “Exporroma farkataria” OJQ “Romani Baxt”
58 Drama ne gjuhën rome “Triumfi ndaj paragjykimeve” OJQ “Durmish Asllano”
59 “Ruajtja, zhvillimi i gjuhës kulturës dhe traditës rome” OJQ “Foleja”
60 “Identiteti im, prilli i së vërtetës” OJQ “Roma in Action”
61 “Škola muzike” NVO “Roma Press Service”
62 “Erdhlezeti 2018” Bajram Kinolli
63 “Promovisanje kulture i tradicije roma kroz radio emisijie na romskom jeziku” NVO “Romano Anglunipe”
64 “Diversiteti kulturor në sytë e të rinjëve” OJQ “Sakuntala”
65 “BREfest2018” OJQ “GAIA”
66 “Vera e integrimit kulturor të pakicave rom, ashkali dhe egjiptian” OJQ “AIPK”
67 “Art Mesazh” OJQ “Era në Dukagjin”
68 “Të njihemi me kulturën rome, ashkali dhe egjiptiane” OJQ “Rrezet e Arta të Ashkalinjve”
69 “Promovimi i vlerave tona kulturore” OJQ “Sporti dhe Jeta”
70 “Kultura ime” Albionë Zhitia
71 “Java Egjiptiane – manifestimi i 24 Qershorit” OJQ “Piramida 2011”
72 Festivali “Java Egjiptiane” OJQ “Prosperiteti”
73 “Izrada tradicionalne Goranske nošnje za mladu” Erna Sola Bahtijari
74 “Gora në Prishtinë” NVO “Gora”
75 “Woman of Gora” Serpin Emruşi
76 “III Mostovi Kulture 2018 – Jedinstvo kroz različitost” NVO “Udruženje Goranaca”
77 “Flora” NVO “Udruženje Crnogoraca Kosova”
78 “Dani crnogorske kulture na Kosovu” NVO “Udruženje Crnogoraca Lovćen”
79 “Diversiteti kulturor si vlerë shoqërore” Flamur Osmani
80 “Muzika një urë në mes të popujve – shkolla e muzikës për paqe 2018” “IPSIA ”
81 “Panairi elektronik i përfaqësimit të elementeve gjuhësore-historike-kulturore të popujve të Ballkanit” OJQ “Qendra për Gjuhë dhe Kulturë Ballkanike”
82 “Tradita, diversiteti kulturor dhe artistik në funksion të ndërtimit të një shoqërie demokratike dhe bashkëkohore” Bujar Demjaha
83 “Urtësi nga Kosova” OJQ “Instituti Zvicëran i Studimeve Shqiptare”
84 “Shtatë prezentime kulturore multietnike” OJQ “Progresi Rinor Shtërpce”
85 “Ethnical sound project” Ertan İliyaz
86 “Promovimi i veshjeve kombëtare të komuniteteve” OJQ “Tradita e Gruas në Kosovë”
87 “Kulturno zajedništvo” NVO “Mitrovica Women Association for H. R. – MWAHR
88 “OldtimerFest 2018” OJQ “Oldtimer Club”
89 Promovimi i trashëgimisë kulturore të komuniteteve në Komunën e Mitrovicës” SHKA “Ad-Libitum”
90 “Ushqimet tradicionale vlerë kulturore” Azemine Maliqi
91 “Cult bridge colony” OJQ “SHAV-M”
92 “Punëtoria multietnike e filmit 4” More Raça
93 “Umetnički diverzitet kao novost u stvaralačkom ambijentu koji podstiče diskusiju za poštovanje različitosti” OJQ “Little people of Kosovo”
94 “Masat për zhvillimin e konfidencës” OJQ “Lady”
95 “Into the Park – Festival 2018” OJQ “Into the Park -INTO”
96 “Green Fest 8” OJQ “7 Arte”
97 “Kultura për të gjithe” OJQ “Green Project”
98 “Integrimi i të rinjëve nga komunitetet jo shumicë në jetën publike dhe politike-dialogu ndëretnik” OJQ “Demokracia”
99 “Edukimi përmes kulturës dhe diplomacisë” OJQ Center for Education & Development “The Future”
100 “Panairi i Sporteve Ekstreme” OJQ ” Lidhja e Vezhguesve Rinia e Kosoves”
101 “Promovimi i kulturës tek të rinjtë” OJQ AGF “Feminae”

INDUSTRI KREATIVE
1 “Ekspozita e vlerave të trashegimisë tonë kulturore dhe artizanateve” OJQ Fatjona-Fatime Limaj
2 “REDO konferenca ndërkombëtare e dizajnit grafik” REDO Design Conference-Vigan Hoxha
3 “Manifestimi i kulturës dhe trashegimisë”Buka e Pranverës” SHGF”Alba”-Remzije Berisha
4 “Veshjet tradicionale,me theks të veqantë në rajonin e Shtimes” Fisnik Neziraj
5 “Aftesimi i të rinjëve në prodhim dhe dizajnimin e bizhuterive” Adelina Veseli
6 “Ngritja e kapaciteteve të organizatave të grave për promovimin e veshjeve tradicionale” OJQ”Begatitë e Batllaves”-Magbule Statovci
7 “Promovimi i veshjeve dhe ushqimit tradicional në Lipjan” OJQ”Lena”- Lendita Durmishi
8 “Pema ne Muzeun e Pejës” Muzeu i Pejës-Besa Berisha
9 “Arti ne hapësirat publike në Kosovë” Arta Jakupi
10 “Summer Cult” OJQ”Cult Club”-Blerim Haxhiaj
11 “Audio për rënien heroike të familjes Jashari, për muzeun qëndresa heroike e Jasharajve” Besianë Krasniqi,Korab Shaqiri
12 “Ditët e Pranverës në Prevallë dhe Prizren” OJQ”Rikkotta”-Pranvera Hajzeri-Bullaku
13 “Prezantim i veshjave kombëtare të Medvegjës” SHKA”Shqiponjat e Medvegjës”-Selman Rexhepi
14 “Manifestim kulturor i kostumografisë së prodhimeve” OJQ”Stina”-Zarije Malsiu
15 “Promovimi i diversiteit kulturor ndërfetar” OTA-Organizata për Trashëgimi dhe Art-Vlora Zymberi
16 “Ruajtja e traditës në veshje kombëtare” OJQ”Drugeza”-Hana Zabelaj
17 “Shala Fest 2018” Center for Education and Community Development
18 “Trajnimi i anëtareve në aplikim për projekte dhe promovimi i veshjeve tradicionale” OJQ”Dita”-Aferdita Zeneli
19 “Panairi gratë me nevoja të veqanta dhe vajzat e reja për sfilata” OJQ”QEFNV”-Shpresa Sejdiu
20 “Nxitja e krijimtarisë kulturoro-artistike” Hysen Morina

DIPLOMACI KULTURORE
1 Art Kosova Ardiana Kika
2 Bisha ne hene Armend Baloku
3 DokuTech IPKO Foundation
4 Ekspozite -Konkurs nderkombetar I fotografise artistike Edon Agushi
5 Eu Topia Donike Ahmeti
6 Expo Diaspora Galerie B- Bekim Resing
7 Festivali Nderkombetar “Meeting of Styles” Qendra per Zhvillimin e Artit
8 Festivali nderkombetar I Akuarelit Besnik Xhemajli
9 Fortesa Europe Agnes Nokshiqi
10 Hollyshit Ylber Bardhi
11 Java e ndikimit te te rinjeve ne bote “Up with People” Shoqata Afariste e Gruas SHEERA
12 Kosovo Architecture Festival Fondacioni Kosovar per Arkitekture
13 Leftover Katharina Schendl
14 Lidhja me origjinen Majlinda Kelmendi
15 Museum of Broken Relationships on Tour Blerta Avdiu
16 Pertej Oqeanit Agron Blackori
17 Pjesemarrje ne festivalin nderkombetar ne Trabzon-Turqi AKVB Dasma
18 Projekte te pervjetshme, takime akad. shfaqje diplom. ekspozita Fakulteti I Arteve
19 Promovimi I kultures Kosovare dhe diplomacia kulturore Ardiana Pajaziti ProPlus/KultPlus
20 Promo.I kultures Shqipetare nga te huajt “Ulmar Qvick” Diana Gjinovci
21 Qyqe Qendra Multidisiplinary Art Movement
22 Rozi’s Fate Vjosa Mala
23 Seminare me studente nga Kosova dhe Diaspora Behxhet Jashari
24 Smotra Folklora Zagreb AKV Lidhja e Prizrenit
25 Vizite Studimore Napoli Sicili Albulen Bilalli
26 Muhaxhiret neper vite Shoqata Shqipetare e Muhaxhireve Nderkombetar
27 Mitrovica Music Festival KosovARS
28 Shfaqja Teatrale Sundimi I gruas Mitrix Culture
29 Te mesojme dhe vallezojme vallen Shqipetare me nderkometare Besnik Grajevci
30 Jeta dhe vepra e heroit kombetar Gjergj K.Skenderbeut Kushtrim Bekteshi
31 Festivali internacional Mollekuqet Qendra Kulturore Artistike Mollekuqet

MUZIKA
1 Festivali I këngës popullore qytetare PEJA 2018 Vesel Zekaj – Pejë
2 Koncert solistik “Ura me tri harqe” Vita Guhelli
3 Festivali I poezisë dhe muzikës krijuese shqiptare në diasporë Unioni I shoqatave shqiptare në Suedi
4 KORI- “SIPARANTUM” Pejë SIPARANTUM
5 Festivali I këngës për fëmijë ” Lyra Fest” OJQ “Neo Musica” – Kujtim Nushi
6 VILHUELA GUITAR FEST 2018 Shoqata Kitaristëve –“ Vihuela”
7 Festivali I tretë për heroin e kombit “Xheladin Gashi – Plaku” Shoqëria Kulturore Artistike ” Komorani”- Komoran
8 Festivali I Koreve të Evropës Juglindore OJQ Kori I Burrave
9 Aktiviteti kulturor të traditës muzikore të ansamblit “Ashikët” OJQ Ashikët e Gjakovës
10 Kremtimi I 50 vjetorit të themelimit të Ansamblit Drenica OJQ Ansambli “Drenica” Skenderaj
11 Festivali ndër. “Pianisti i Ri 2018” OJQ Bell-Arte Kosova – Vlora Baruti
12 Koncerte recitale promovuese N.SH. Klarino – Astrit Mustafa
13 Festivali ndërk. – Re-Musica – Edicioni i 17-të OJQ Qendra Kosovare për Muzikën e Re – Donika Rudi
14 Koncert “Perlat Shkodrane në Kosovë” Shkelzen Jetishi
15 Festivali Ballkanik NAKEM Bursa – Turqi AKV ALBANA – Nexhat Basha
16 Festivali folklorik “Rapsodia Shqiptare ” DKRS – Ramiz Shala
17 “Trio Vivo” prezantimi I krijimtarisë muzikore artistike Trio Vivo – Besa Llugiqi –
18 Ident. I talentëve dhe organiz. I punët. në mesin e fëmijëve SOS SHAVR “Amadeus”
19 Mbështetje për gjeneratat e reja në kult. folk.muzikë dhe v.p. AKV “PRISHTINA” – Mehmed Xhemajli
20 Prishtina Internacional Vokal Festival Ansambli ATTACCA – Hajrullah Syla
21 Koncerte me ansamblin vokal “Okteti Plus” Lirim Thaqi
22 Festivali intern. Bienal I muzikës “Tingujt e Flautit” edic.i 9 të OJQ “Fryma e Re” Erëmira Citaku
23 Festivali I këngës për fëmijë “Sidorela- fest” 2018 Artistic Center Sidorela – Ferizaj
24 Festivali “Kosovarja këndon 2018” AKV “Kastriotët ” – Ferizaj
25 Festivali i këngëve për fëmijë Driton Verbovci – Mitrovicë
26 Albana Bilalli EP Album Project Albana Billali
27 Recital pianistik Europian Lule Elezi
28 Festivali i Dytë Ndërk. i korit dhe folklorit OJQ “Kori I femrave Lira ” Valire Buza
29 Chopin-PianoFest – Prishtina 2018 OJQ – Asociacioni Kosovar Chopin
30 Kosova-KamerFest- 2018 – Festivali I 19 ndërkombëtar OJQ – Fondacioni ArsKosova
31 Festivali “Rock për rock” OJQ ” Rock për rock”
32 Organizimi I koncerteve piano-duo Faton Hasani
33 Festivali I muzikës “NGOMfest” edicioni I 8 të NGOM Fest – Ardian Kazazi
34 Sofra e gurbetqarve me këngë e vallle 2018 AAKV “EMIN DURAKU” Zhur
35 Muzika për Ansambël Tunxhi në trevat shqiptare Avni Krasniqi
36 Shkolla e muzikës digjitale Engjëll Peci
37 Kosova Brass Festival 2018 edicioni 3 Kosova Brass Festival – Betim Krasniqi
38 Festivali foklorik “Hasi Jehon 2018” SHKA “Malësori ” Gjonaj
39 Ekzekutimi dhe incizimi I veprës simfonike “Melody through… Trimor Dhomi
40 Mbështetje për gjeneratat e reja në kult. folk.muzikë dhe v.p. AKV “PRISHTINA” – Jetullah Beqiri
41 Prom.dhe inkuadrimi I të rinjve dhe minoriteteve në muzikë Vizioni I Rinisë për integrimet Sociale – Ekrem Bytyci
42 Urime talent të rinj bijtë e bija yjet të nënës Shqipëri SHKA ” Jehona Shqiptare ” – Zamira Korance
43 I këndojmë lirise Adelinë Sahiti
44 Festivali Ballkanik I folklorit edicioni I II -të AKV ” Zëri I Kosovës” Fushë Kosovë
45 Festivali I muzikës dhe artit për fëmijë “El Maestro” Jeta Dumnica
46 15 vjetori I themelimit dhe I aktiviteteve kulturore .. SHKA “Qamili I Vogël” PRISHTINË
47 Cikël koncertesh ndërk.” Trio de Soprano” dhe incizimi I CD-së Jeta Citaku Cana
48 Festivali “Tingujt e Vendlindjes” SHKA “Shotë Galica” – Drenas
49 KOSOVA FEST SHPK “2 yjet COMPANY ” – Valdet Sopjani
50 DUO pianistike Lirika Pula Kasapolli
51 Recital pianistik në Romë – Itali Alberta Troni
52 Festivali ndërk. kënga e vjetër qytetare na bashkon Prizren SHKA “AGIMI” – Festim Bytyci
53 Pjesëmarrja në garat ndërk. të gitares në Tiranë Anisa Suhodolli Mujka – Mitrovicë
54 Festivali I këngës për fëmijë ” Anamorava Jehon” SHKA “Anamorava Jehon ” Kllokt Viti
55 Shënimi I 80 vjetorit SHKA “Përparimi” OJQ SHKA ” Përparimi ” – Pejë – Afrim Gruda
56 DAM 2018 festivali ndërk. I muziktarëve të rinj – edicioni I 13 Qendra e Artit Muzikor DAM
57 Trio sonore koncert kamertal Pëllumb Vula
58 Kuintet -koncert Meriton Ferizi – Gjakovë
59 ” ANADRINIA JEHON 2018 ” SHKA “Anadrini ” Rahovec
60 Koncert në Tetovë dhe Prizren Shkumbin Bajraktari
61 Peja International guitar festival 2018 KOSOVA GUITAR SOCIETY
62 Recital për flaut dhe piano Nita Krajku
63 Kultivimi dhe incizimi këngëve të vjetra qytetare pejane OJQ “SHKA Estrada-Pe” – Pejë
64 Muzika popullore margaritar I çmuar I kulturës sonë OJQ SHKA “Marigona e Pejës” – Pejë
65 Festivali mbarëkombëtar I këngës për fëmijë Ardhmëria në D. Kult për art dhe kulturë “Kult KS” – Shkodran Tolaj
66 Festivali I këngës për fëmijë “LYRA ” Gjilan 2018 OJQ LYRA – Kushtrim Jakupi
67 Koncert për dy klarineta dhe piano” Malborë Krajku
68 Video spoti për Nexhmije Pagarushën “E dehur jam ” European Centre for Mino. Issues Kosovo – Anttoni N.
69 Festivali tradicional k.v. “Liria e Gjilanit 2018″ QPKA – Gjilan – Fatmir Selimi
70 Pjesëmarrjen në festivalin e Bullgaris 6 deri me 10 qershor 2018 SHKA Minatori I Ri -Kishnicë G.- Skender Thaqi
71 Dasma tradicionale e Karadakut OJQ – SHKA ” Anamorava Jehon ” Viti
72 Kolazh i koncerteve pianistike Valbona Pula- Petrovci
73 Koncert për Saxophone dhe piano Dardan Gjinolli
74 Programi vjetor i muzikës Fondacioni Lumbardhi

ARTET VIZUELE
1 Mitrovica Art Colony Shyqri Ҫeliku
2 Ekspozitë personale Albulen Neziri
3 Program vjetor i Stacion-Qendrës për Art Bashkëkohor Albert Heta
4 Ekspozitë e Grafikës Fatmir Krypa
5 KOHËT Vjosa Maliqi
6 Festivali i 15-të i stripit dhe karikaturës ‘Libri dhe teknologjia’ Gani Sunduri
7 Gjenocidi serb në syrin e kamerës Hasan Morina
8 Kolonia e Artistëve, Skenderaj 2017 Ramiz Shala
9 Pre-Autostrada Biennale 2018 Leutrim Fishekqiu
10 Motivet tradicionale të shprehura në pikturë Afërdita Merovci
11 Ndërtimi i kabinetit gjeografik Agron Berisha
12 Racizmi në shkolla Artan Korenica
13 Artscene e Kosovës Isabella Ritter
14 Kolonia e artistëve, edicioni i 17-të Selami Haxhijaha
15 Ekspozitë në Vlorë Tafil Peci
16 Konceptet e inkuadrimit Arbresha Hoxha
17 Shpirti i Prishtinës Veli Blakqori
18 Të rinjtë përballë të vjetrës dhe… Fatbardha Goga
19 Kolonia Festari 2018 Halil Morina
20 Ekspozita me forografi të Prishtinës Mevlyde Saraçi
21 Programi vjetor i galerisë” Qahili” Nita Qahili
22 Kolonia “Bjeshkët e Bardha 2018′ Zymer Mulliqi
23 Monografia -Akademik Muslim Mulliqi Resmije Mulliqi
24 Festivali i 3-të ndërkombëtarë i karikaturës Agim Krasniqi
25 Piktura për të gjithë Bejtullah Ibrahimi
26 Espozitë personale Bajram Morina
27 Ekspozitë personale e prof. Visar Mulliqit Genc Rezniqi
28 Vitia Colony of Arts IV Mervan Mustafa
29 Krijimi i web platformës ‘Art Shqip’ Teuta Hasangjekaj

TEATRI
1 “I burgosuri I Katit XV” Astrit Bytyqi- Suharekë
2 “At Sergi” Teatri Urban -Prishtinë
3 ” Ervaheja sot” Drita Begolli
4 “S’mund të paguajmë? S’do të paguajmë! Teatri I Qytetit ” Hadi Shehu” Gjakovë
5 Etno Fest 2018- Edicioni I 8-të Shoqata për Kultivimin e Artit Skenik” SYTHI”
6 Oh , ato ditë vere” Teatri ” Avdush Hasani” Podujevë
7 ” Dashuri në fund të detit” Valdet Rama
8 Koreodrama ” Këngë e pambaruar” Haki Mulliqi
9 ” Audienca” 4 Art
10 ” Dashurit e virgjëreshës Madalenë” Arjola Demiraj
11 ” Rroberto Zucco” Teatri I Qytetit ” Bekim Fehmiu” -Prizren
12 Dramë ” Fabrika e kukullave” OJQ ” Euro Balkan Institute”
13 ” Fejesa” Vlora Gashi
14 “Një dram sporti” Ermal Sadiku
15 Pianisti dhe kukulla blu OJQ Tana Production
16 Komedia ” Zi e më zi” Teatri I Qytetit Vushtrri
17 “Autokton 3″ Ermal Rexha
18 ” Menehmet” Teatri i Qytetit Gjilan
19 Titull pune ” Funny” Hazir Haziri
20 ” 21 Lulet” Leonit Maloku
21 ” Mos hesht” Anisa Ismaili
22 Shkrim I ri- Skënderbeu” OJQ Oda
23 ” Boeing Boeing” Fitore Rubofci
24 ” Burri I gruas sime” Faik Gashi
25 Premierat e shfaqjeve në Teatrin ” Adriana Abdullahu” Teatri Profesional ” Adriana Abdullahu” Ferizaj
26 Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit , edicioni i 48-të Teatri Profesional ” Adriana Abdullahu” Ferizaj
27 “Këngëtarja leshatuke” Forumi i Organizatave Joqeveritare të Kaqaniku
28 Festivali Ndërkombëtar I Monodramës në Kosovë ” MonoAKT” Shtëpia Teatrore Filmike AKT
29 Festivali” Teatri dryshe” OJQ ” Provo Ndryshe”
30 “Të jesh nënë” Teatri Istref Begolli- Pejë
31 Kënaqësit e tradhëtis” Teatri I Qytetit Mitrovicë
32 Festivali Tradicional I Komedisë Shqiptare OJQ Sandër Prosi
33 Festivali Rajonal për Artiste– FEMART OJQ Artpolis
34 ” Të martuerit e lumtur” OJQ ” Shoqata e Gruas -DUA”
35 Lexim Skenik Agush Mulliqi
36 ” Mesazhi I Hyjneshës sonë” OJQ Teatri Aleksandë Moisiu
37 “Unë di gjithëqka -po s’flas” Veprimtari Kulturore Vicianum com
38 Konferencë artistiko-shkencore- Teatri, mes politikës dhe kulturës Elmaze Nura
39 ” Jet o Jetë” Trupa Teatrale Profesioniste Pejë

FILMI
1 Film: “Unë dhe ti, ti dhe unë” Dren Shala
2 “Digjitalizimi i xhirimeve të luftës 1998-1999 dhe pas luftës në Kosovë OJQ “Kthesa”
3 Festivali i Filmit dhe Kulinarisë, Pogradec 2018 Shoqata “ART-IM-PULSE”
4 Dokumentar: “Promovimi i vlerave kulturore-tradicionale” OJQ “Iniciativa për zhvillim”
5 Festivali “PriFest” ( edicioni i 10-të) OJQ ”Prishtina International Film Festival”
6 Dokumentar “Andrea Aleksi-Durrësaku” Shyqri Nimani
7 Film dokumentar: “Qyteti i trashigimisë dhe i poezisë” Agim Gela
8 Film dokumentar “Pleqnari i katër shteteve” OJQ “Pasioni Rinor”
9 Emision dokumentar: “Promovimi i sporteve të bardha-asete për zhvillimin e turizmit” N.SH. “TV NATYRA PRODUCTION”
10 KO:SH FILM FEST OJQ “First Step Association”
11 Reportazh: “Objektet e trashigimisë kulturore” Donika Grezda
12 Festivali i filmit të shkurtër “SWIKOS” (edicioni i 12-të) OJQ “Ilyricum”
13 Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar-Anibar OJQ “Anibar”
14 Film dokumentar: “Shënimi i 20-të vjetorit të protestave masive paqësore të grave për liri dhe pavarësi në kosovë” OJQ “Shoqata e filozofëve të Kosovës”
15 “Java e filmit në Mynih të Gjermanisë” Gazmend Nela
16 Film i shkurtër “Rruga” “Caritas Kosova”
17 Xhirimi i 10-të video-dokumentarëve: “Kosova në UNESCO 2’ Durim Kryeziu
18 Festivali – Filmit të Animuar -TAFF OJQ Qendra e Rinisë “Shtëpia e Fellbahut”
19 Film dokumentar “Letra nga Obiliqi-Rrëfim gjeneratash nga qyteti nën retë e tymit” Fondacioni Together Kosova-FTK
20 Festivali i filmit “Hyjnesha në fron” (edicioni i 11-të) OJQ “Rainbow”
21 DEA OPEN AIR “International Film Festival/ Sarandë (Edicioni i 5-të) “Instituti I Menaxhimit dhe monitorimit të medias Audo-Vizive”
22 Tirana International Film Festival-Edicioni i 16-të OSCAR Qualifying Festival “Tirana Film Institute”
23 Film dokumentar “Fatime Xhaka” Marigona Bekteshi Ferati
24 Film dokumentar: “Magjja e Hasit” “Kosovo Experts Group”
25 Film dokumentar “Koba” Shtëpia filmike “Dielli”
26 Film dokumentar “Toni & Bleri” Katja Verheul
27 Festivali ndërkombëtar i filmit “DOKUFEST” (Edicioni i 17-të) “DOKUFEST”
28 Film i shkurtër artistik “Ombrella” “Kosovo Film Commission”
29 Emision televiziv “Vlora&Armend Trip” “EKOLINK”
30 Film dokumentar për Prof.Dr.Hava Shala Qyqalla “Shkencëtarja e gramatikës historike” Dibran Fylli
31 Dokumentar: “Truri shqiptar nëpër botë” Organizata rinore “Akti”
32 Parku Kulturor “Ali Podrimja” Arbër Lleshi
33 Video-instalacion “Nëpër mendje” Nita Zeqiri
34 Film dokumentar “Kështjella e Harilaçit” Kastriot Saqipi
35 Festivali i filmit të shkurtër dhe dokumentar “West Nordic International Film Festival-Alesund”
36 Film dokumentar: “Isa Boletini” N.T.SH “Produksioni Lyra”
37 Video projekt, “Bubrreci TV”- Faza e dytë Ilir Livoreka
38 Film i animuar “7 Ninulla” OJQ “Culture and Tourism”

TAKIME LETRARE
1 Hapja e konkursit letrar – poezi B.K.” Sadik Tafarshiku” FERIZAJ
2 Promovimi I leximit kritik dhe shkrimit kreativ te te rinjët e Prishtinës Donika Dabishevci Jetullahu
3 Panairi i Librit “Peja 2018” Shengyl Kelmendi
4 AKTIVITET LETRAR USHK. Reshat Sahitaj, Prend Buzhala, XH. Syla,
5 Panairi i Librit Paris 2018 OJQ Sh.B.K. Daut Demaku
6 Takimet Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli” 2018, edicioni – XV Biblioteka ”Azem Shkreli” – Pejë
7 Simpoziumi I VI Internacional Unioni I Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptar
8 Takimet Letrare te poetëve te rinjë te Dushkajës Kujtim Gola
9 Malli poetik I Kosovës edicioni 7 – të SHKAL “Naim Frashëri”
10 Takime letrare zhvillimi I Kulturës Armend Statovci
11 Klubi Letrar Gjon Nikollë Kazazi, Gjakovë Manifestim tradicional letrar “Mitingu I poezisë”
12 Festivali ndërkombëtar I poezisë “Poezia dhe vera” ed. IV FEKT. OJQ – Fahredin Shehu
13 Festivali I poeteshave shqiptare OJQ. “Lëvizja Koha”
14 Panairi I librit të Prishtinës Daut Demaku
15 Panairi I librit Frankfurt 2018 Daut Demaku
16 Panairi I librit të Tiranës Daut Demaku
17 Manifestimet letrare Panairi “Vjeshta dhe vargjet” 2018 edic. V ART CLUB “Rifat Kukaj” – Drenas
18 Karvani XIX I shkrimtarëve për fëmijë “A. DEVA” Xhevat Syla
19 Man. Trad. Let. “Ora e maleve” X Ali Daci
20 Revista “Kosova” OJQ – Baki Imeri
21 Festivali kombëtar I letërsisë OJQ. PROKULT
22 Panairi I librit Prizreni 2018 OJQ IKKS Ilir Gashi
23 Manifestimi letrar, kulturor, shkencor” Takimet e Gjeqovit” Frrok Kristaj – Zym, Prizren
24 Manifestimi rajonal I poezisë”Trekëndëshi poetik I paqes” Ars Club “Beqir Musliu” Gjilan
25 Muzat e Jezercit Kulbi letrar De Rada – Ferizaj
26 Dashuria e letërsisë së nxënësve dhe kontributi I tij në mes mardh. Shoq. Për zhvill. të kul. dhe hulum. të let. Kos. Për fëm.
27 Festivali ndërkombëtar I prozës Adil Olluri
28 Letërsia dhe Qyteti Beti Njuma dhe Alda Bardhyli
29 GJ. K. – Skenderbeu në 550 e vjetorin e vdekjës SHKSH “Dom Mikel Tarabulluzi”

BIBLIOTEKAT
1 Furnizim me libra Bibliot. Komunale “Din Mehmeti” Junik
2 Botimi I librave në shkrim Braille 2018 Bibliot.Verbërve “Syri Ynë”
3 Organizimi dhe mbajtja e garës së IX tradic. në alfab.Braille… Bibliot.Verbërve “Syri Ynë”
4 Furnizim me libra Komuna e Kamenicës – Sektori I Bibliot. “DRITA”
5 Pasurimi I fondit librar B.K.” Sadik Tafarshiku” FERIZAJ
6 Furnizimi me koleksion librash të bibliotekës Biblioteka Komunale në Skenderaj – Musa Dërguti
7 Mundësi të barabarta Shoqata e të verbërve të Kosovës – Mexhid Foniqi
8 Blerja e librave për bibliotekë Biblioteka e qytetit “Fan Noli” Gjilan
9 Pasurimi I bibl. me tituj dhe eksemplarë të rinj Biblioteka Kom. Fushë Kosovë – Fahrije Gërguri
10 Pasurimi I bibl. Kom.me tituj të rinj dhe rihapja e një bib. Biblioteka publike “MREdin Qengaj” Dragash
11 Pasurimi I fondit librar bibl.k. “Latif Berisha” Mitrovicë B.K.”Latif Berisha” Mitrovicë
12 Pajisja e biblit. me literaturë shkollore dhe shkencore Komuna e Drenasit – Flutura Avdiu
13 Furnizim me libra për bibliotekën e qytetit Komuna e Podujevës
14 Biblioteka 2.0 Shpend Havolli
15 Pasurimi I fondit librar Biblioteka Komunale “SoKol Kryeziu” Malishevë
16 Blerja e librit për bibliotekën “Azem Shkreli” Biblioteka “Azem Shkreli” PEJË
17 ” KUPID” Edlir Gashi
18 Pasurimi i bibliotekës me libra Biblioteka “Sylejman Krasniqi” Rahovec
19 Pasurimi I fondit librar Biblioteka Komunale – Viti
20 Pasurimi I fondit librar Biblioteka e qytetit “Hajdin Berisha : Suharekë
21 Pasurimi I bibliot. Naim Frashëri me libra Biblioteka ” NAIM Frashëri ” Vushtrri
22 Libra për të burgosurit Fidan Bejtullahu – Suharekë
23 Furnizimi me libra për b.k Isniq “Dëshmorët e Lirisë” Arieta Mehmetaj – Isniq
24 Pasurimi I fondeve dhe koleksioneve në bibliotekën Biblioteka publike “Kongresi I Manastirit ” Klinë
25 Për përkrahje financiare për blerjen e librave Biblioteka publike “ARTANA” Novobërd
26 Bibliografia e drames shqipe 1885-2018 Berat Dakaj
27 Klubi I librit Prishtinë Virtual Sophists – OJQ
28 Botimi i librit Monografik ” Agimi I Lirisë” Bedri Tahiri
29 Rinia në biblioteka Bledar Berisha

Udhëzim Juridik: Kundër vendimit të kësaj liste lejohet Ankesë në afat prej 5 ditësh nga data e publikimit.
Ankesa dorëzohet në Arkivën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sot koncerti te sheshi “Skënderbej”, ja mesazhi i Ermal Metës (VIDEO)

Dita e shumëpritur për fansat e Ermal Metës ka mbërritur. Sot në sheshin “Skënderbej” zhvillohet koncerti i këngëtarit shqiptar i cili prej vitesh karrierën po e zhvillon në Itali.

Ermal Meta përfaqësoi në Eurosong pikërisht Italinë me këngën “Non mi avete fatto niente”, këngë kjo mjaft e pëlqyer. Disa orë para koncertit Ermali ka shpërndarë një status në rrjetet sociale.

“Tirana po vij. Nesër koncert në sheshin ‘Skënderbej’” ka shkruar Ermal Meta në Instagram teksa poston një foto. Koncerti ishte vendosur rreth një muaj më parë. Teksa konfirmonte ardhjen në Tiranë, Ermal Meta shkruante: “Mezi pres. Ju dua shumë”

Mozaikët e Sylë Mujajt, në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Gjenevë

Punimet e ekspozitës “Mozaik Artistik” do të ekspozohen në lokalet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në Gjenevë, më 8 qershor 2018

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, hap ekspozitën “MOZAIK ARTISTIK”, të autorit Sylë Mujaj. Me këtë rast do të ekspozohen vepra të punuara në mozaik, të artistit Sylë Mujaj.

Mujaj, i njohur si veprimtar dhe ish i burgosur politik, që nga rinia e tij është marrë me krijimtari artistike. Flimisht ai ëshhtë dalluar me teknikën e vizatimit dhe nga ajo periudhë njihen kryesisht portretet e tij nga burgu, të cilat kishte arritur t`i nxirrte “në liri” dhe i kishte ekspozuar gjithandej, në Zvicër dhe në Kosovë.

Ndërsa tash ka disa vite që Mujaj ka zbuluar një hapësirë të re në të cilën e shpreh frymëzimin e tij artistik: mozaikun. Në këtë teknikë komplekse dhe të vështirë të punës, artisti me rrënjë nga Rugova ka realizuar deri më tash një numër impozant krijimesh.
Bëhet fjalë për tablo të mëdha në të cilat ai, me gurë shumëngjyrësh, krijon kompozicione të ndryshme, kryesisht me temë nga e kaluara e kombit dhe nga mitologjia. Një numër të punimeve në këtë teknikë Mujaj ia kushton edhe bukurisë së gruas, duke e shkrirë atë me figura nga mitet dhe legjendat shqiptare.

Një pjesë e madhe e punimeve të Sylë Muajt ndodhen në koloninë artistike “ART – TURIZEM “KODRA” në Pejë, ku mund të vizitohen nga artdashësit. Ndërsa, një pjesë tjetër, ciklin e punimeve nga burgu, ai ia ka dhuruar Shpqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, me seli në Prishtinë, thotë Mujaj për albinfo.ch.
Punimet e ekspozitës “Mozaik Artistik” do të ekspozohen në lokalet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në Gjenevë.

Ekspozita do të jetë e hapur për të gjithë adhuruesit e veprave artistike. Pas fjalëve promovuese për të pranishmit do të ofrohet një koktej rasti, dhe mundësi bashkëbisedimi me autorin.

Adresa ; Rue de Lausanne 63, 1202 Genève. Hapja e ekspozitës do të bëhet më; 08.06.2018, në ora 18.00.

Viti i Turqisë dhe ditët e numëruara të Gjergj Kastriotit

Gani MEHMETAJ

Organizata turke TIKA, që merret me rrënimin e monumenteve të kulturës materiale e shpirtërore të arbërorëve-shqiptareve, në vitin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ka paraparë ndërtimin e 18 xhamive, teqeve e objekteve islame në kështjellat e qytetet shqiptare.

Ndërtimet do të bëhen mbi kishat e manastiret katolike. Në dhjetëvjetëshin e fundit kjo organizatë islamike që përpiqet të ringjallë me agresion fantazmën osmane, ka ndërtuar 250 xhami, teqe e objekte islamike në kështjellat shqiptare e vendbanimet ilire-arbërore.
Në emër të kinse rinovimit ka falsifikuar e shëmtuar gjeografinë arkeologjike të Shqipërisë mesjetare më keq se çdo hordhi barbare në dymijë vjeteshin e fundit.

Me intensitetin e punimeve të TIKA-s për shlyerjen e kujtesës shqiptare për disa vjet nuk do të mbetet asnjë gjurmë e kulturës materiale e shpirtërore të mesjetës, kështjellat tona nuk do t’i ngjasojnë kështjellave të Arbrit, por kalave osmane me xhami, teqe e hamame, ashtu sikurse i shëmtoi Perandoria osmane pasi e pushtoi Shqipërinë.

Turqia me pëlqimin e qeverive shqiptare të korruptuara ka falsifikuar kulturën materiale e shpirtërore të shqiptarëve, ka fshirë mesjetën arbërore, nga evropianë e ka bërë aziatike.
Aty ku duhej të ishte shtatorja e princave të Arbrit, turqit duke i korruptuar qeveritarët shqiptarë të te gjitha niveleve kanë vënë pllaka përkujtimore për sulltanët- gjakatarë që vranë shqiptarë. Shqipëria vitin 2018 e shpalli vit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeu, ndërsa është e kundërta, viti 2018 është vit i Turqisë në Shqipëri. Gjergj Kastrioti mbreti i Arbrit i ka ditët e numëruara në shtetin e vet. Sulltanët e xhamitë do t’ia zënë vendin. Është mashtrim kur thuhet se sivjet është viti i Gjergj Kastriotit, sepse shteti shqiptar nuk ia kushtoi asnjë shtatore, kështjellë të rinovuar e monument princave të Arbrit e Gjergjit të madh.

Ndërkaq, Turqia e shënoi këtë vit në Shqipëri me qindra kushtime sulltanëve vrasës, islamit që bëri gjenocid ndaj shqiptarëve dhe osmanëve që gati na shfarosën. Nuk mund të gjendet një shtet tjetër në Evropë e në Azi mbi të cilin ushtrohet dhunë e tillë kulturore e shpirtërore sikurse mbi Shqipërinë e shqiptarët nga Turqia, me lejen e zyrtarëve vendës. Shqipëria është nën vasalitet të pështirë. Habitë reagimi i pakët i shkrimtarëve, artistëve dhe i elitës kulturore shqiptare. Sikur të reagonin me vendosmëri e me kohë sigurisht do ta pengonin vandalizmin turk. Ashtu si reaguan me vendosmëri artistët shqiptarë kundër rrënimit të Teatrit Kombëtar, duhej e duhet të reagonin edhe kundër vandalizmit të Turqisë ndaj kështjellave e monumenteve shqiptare. Heshtja i ka dy mesazhe: i kanë shushatur artistët shqiptare me fonde turke ? Apo strukturat e caktuara islamike u bëjnë presion te tmerrshëm që t’ua mbyllin gojën?

Gjendja është e njëjtë edhe në Dardani. Në katedralen e Prishtinës, aty ku u varros Pjetër Bogdani, Turqia e rindërtoi xhaminë më të madhe në kryeqytet. Janë rindërtuar nga themelet qindra xhami e teqe, që s’kanë asgjë të përbashkët me ato që ishin dikur, s’kanë asnjë vlerë trashëgimie. Mbishkrimet në xhamitë e rindërtuara e në Teqenë e re të Bektashinjve në Gjakovë, TIKA i ka vënë në gjuhën arabe, sikur të ishe në mesjetën osmane a në ndonjë shtet arab. Prishtina e Pjetër Bogdanit dhe Gjakova e Gjon Nikollë Kazazit nuk e kanë asnjë përkujtim për kolosët shqiptar, ndërsa janë ndërtuar qindra xhami turke e teqe iraniane./KultPlus.com

Adriana Matoshi me çmimin aktorja më e mirë në The International Filmmaker Festival në New York (VIDEO)

Nëntë çmime janë ndarë nëpër kategori të ndryshme në kuadër të The International Filmmaker Festival në New York, dhe njëri nga çmimet është ndarë për aktoren kosovare Adriana Matoshi, shkruan KultPlus.

Për rolin në filmin Unwanted, Adriana Matoshi është shpërblyer me çmimin për aktoren më të mirë, film i cili ishte i nominuar edhe në kategorinë për filmin më të mirë, film që është realizuar me regji të Edon Rizvanollit.

Në këtë festival janë ndarë çmimet për filmin më të mirë të gjatë, atë të shkurtë, dokumentari më i mirë i gjatë, ai i shkurtë, aktorja më e mirë, aktori më i mirë, produksioni më i mirë…
Ky festival udhëhiqet nga Mrika Krasniqi, kurse në këtë edicion janë përfshirë filma nga shumë shtete të botës./KultPlus.com

“Gardhi” nga Lendita Zeqiraj në Palm Springs International Short Film Festival

Filmi ‘GARDHI’ nga Lendita Zeqiraj, është përzgjedhur të jetë pjesë e garës zyrtare të edicionit të 24të të Palm Springs International Short Film Festival & Film Market, ku njëherit edhe do të ketë premierën botërore.

Palm Springs International ShortFest & Film Market, mbahet prej 19 – 25 Qershor 2018, në Palm Springs, ndërsa shfaqja e parë e filmit ‘GARDHI’ me prezencë të autores, është planifikuar më datën 21 Qershor 2018.

Palm Springs International ShortFest është festivali më i madhë dhe më i rëndësishëm i filmit të shkurtër në Amerikën veriore, me më shumë se 5000 aplikime cdo vit, nga 100 shtete të ndryshme të botës. ShortFest njërit është edhe festival kualifikues për cmimet Oscar, BAFTA dhe Los Premios Goya, dhe deri tash ka prezentuar mbi 100 filma të shkurtër të cilët janë nominuar dhe/ose shpërblyer me cmimin Oscar.

Festivali poashtu organizon të ashtuquajturin ShortFest Forum, me një varg panellesh, puntori dhe diskusione, të dizajnuara për filmbërës që t’ju ofrojnë njohuri të reja nga industria e filmit botëror./KultPlus.com