займ на карту онлайн потребительский кредит

Baleti ‘Trolls’ vjen të enjten nga Studio Rudina

Qershor 16, 2018 - 12:33 pm

Shfaqja e baletit TROLLS është një shfaqje e ndërtuar sipas filmit me të njëjtin titull dhe vjen si spektakël në vete duke ngërthyer brenda saj një filozofi shumë domethënëse, shkruan KultPlus.

Lumturia nuk fitohet duke shkatërruar njëri- tjetrin, ajo ekziston brenda secilit prej nesh. Secili nga ne ka të drejtë të jetë i lumtur dhe së bashku mund të kemi një lumturi dhe harmoni më të plotë, duke respektuar dhe bashkëpunuar me njëri- tjetrin.

Ky subjekt sillet në skenë përmes koreografive të shumta të interpretuara me mjaft mjeshtëri nga balerinat e studios duke nisur nga më të voglat e deri tek solistet.

Zhanri i kërcimit në këtë shfaqje do të jetë i ndryshëm nga ato që shikuesit janë mësuar të shohin nga balerinët e Studios Rudina. Kësaj radhe kërcimet do të jenë mjaft argëtuese dhe me nota humori.

Biletat për shfaqje do të jenë në shitje në Teatrin AAB ditën e enjte, me 21 qershor, kur edhe do të fillojë shfaqja, në ora 20:00. Organizimi do të ndodhë në Teatrin ‘Faruk Begolli’ në AAB. / KultPlus.com

Të ngjajshme