Eurovizioni prezanton videon e vogëlushes Ana Kodra (VIDEO)

4 Nëntor, 2017 - 12:48 pm

Bukuroshja e vogël Ana Kodra do ta përfaqësojë Shqipërinë në garën muzikore Junior Eurovision 2017.

Eurovizioni për më të vegjlit, që do të mbahet këtë vit në Gjeorgji, ka përgatitur nga një video dhe kartolinë përshëndetëse për të gjithë pjesëmarrësit. Ana Kodra e ka prezantimin e saj ndërsa shihet duke luajtur në piano dhe duke prezantuar këngën e saj.

Ana do të këndojë në Tbilisi këngën “Mos ma prekni pemën” (Do not touch my tree), shkruan KultPlus.

Junior Eurovision është sikur Eurovizioni por për moshat e reja, ndërsa më pak shtete marrin pjesë në këtë festival sesa në Eurovizionin që e njohim të gjithë.

Ana Kodra do të këndojë në këtë festival me datë 26 nëntor, ndërsa janë gjithsej 16-të këngë që garojnë në spektaklin të cilin e ndjekin miliona fëmijë nga mbarë bota. / KultPlus.com

Të ngjajshme