Të enjten promovohet ‘Ditari i Nënës’

18 Qershor, 2019 - 5:37 pm

Me 20 qershor, në ‘Dit e Nat’ në kryeqytet do të promovohet libri ‘Ditari i Nënës’.

Libri ‘Ditari i Nënës’ është libër me informata të sakta rreth një shtatzënie dhe foshnje të shëndoshë.

Ky ditar i përcjell nënat e reja përgjatë periudhës së shtatzënisë duke i udhëzuar për hapat drejt një shtatzënie sa më të mirë.

Nënat mund ta shfrytëzojnë këtë ditar si një kujtim për fëmijën dhe periudhën më të mirë të jetës, duke ruajtur çdo përjetim, kujtim apo sfidë në rrugëtimin e të qenët prind.

Promovimi fillon në ora 17:00. / KultPlus.com

Të ngjajshme