Fëmijët që kanë më shumë lodra zhvillohen më ngadalë

10 Dhjetor, 2018 - 7:20 pm

Prindërit shpesh bëjnë gabim kur blejnë shumë lodra në shtëpi duke menduar se ndihmojnë në këtë mënyrë fëmijën e tyre.

Një studim i fundit në Toledo tregon se shumë lodra krijojnë një kundër efekt, pasi fëmijët nuk bëhen më krijues, por shpejt bien në gjumë dhe pastaj duan më shumë.

Si pjesë e hulumtimit, fëmijët e moshës trevjeçare iu dhanë katër ose 16 lodra dhe panë zakonet e tyre, transmeton ksp. Fëmijët me më pak lodra luanin më gjatë dhe ishin më të fokusuar dhe kreativ. Përfundimi i shkencëtarëve ishte se më pak lodra për fëmijët janë më të mira për zhvillimin e tyre.

“Mbani lodrat jashtë fushës së vizionit të fëmijës dhe rregullisht i ndërroni ato. Gjithë kohën do të ndihet sikur është Krishtlindje dhe ata do ta përjetojnë atë sikur vazhdimisht marrin lodra të reja. Më pak lodra duhet të jenë në dispozicion të fëmijëve”, thanë shkencëtarët.

Prindërit gjithashtu rekomandohen të zgjedhin me mençuri lodrat, përkatësisht të zgjedhin ato që zgjasin për një kohë të gjatë ose që promovojnë kreativitetin, zhvillimin dhe imagjinatën.

Të ngjajshme