займ на карту онлайн потребительский кредит

Kampi i “Super Vullnetarëve” po vazhdon edhe në muajin tetor

12 Tetor, 2018 - 5:40 pm

Vazhdon pjesa e dytë e kampit të “Super-Vullnetarëve” i cili ka fokus Komunën e Kaçanikut. Pjesëmarrësit do t’i realizojnë dy projekte vullnetare të cilat do të përmirësojnë ambientet e shkollës fillore “Idriz Seferi” dhe asaj të mesme “Feriz Guri & Vëllezërit Çaka” në Kaçanik.

Gjatë kampit 40 të rijnë nga e gjithë Kosova do të zhvillojnë shkathtësi të reja, përderisa janë duke kontribuar në komunitet. Këta të rijnë do të mësojnë si të punojnë me dru duke krijuar dollape dhe shporta nga materiale të ricikluara. Ata do të zhvillojnë edhe shkathtësitë e komunikimit, punës në grup dhe planifikimit gjatë aktiviteteve të ndryshme edukative, si dhe gjatë punimeve dhe instalimit të projekteve vullnetare në shkollat e Kaçanikut.

Qëllimi i këtij kampi është që të zhvilloj shkathtësi dhe të nxisë qytetari aktive tek të rinjtë në Kosovë.

Kampi mbahet tek Qendra Rekreative e Gërmisë – Prishtinë.

Ky kamp financohet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Kampi po ashtu përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe kompania KIVO Kosova./KultPlus.com

Të ngjajshme