Koncerti i Erza Muqollit në Prishtinë, tash edhe në Youtube

1 Gusht, 2019 - 4:05 pm

Koncerti i datës 30 korrik i Erza Muqollit në Kosovë ka qenë sukses i jashtëzakonshëm për artisten 13 vjeçare.

Me iniciativë të KultPlusit, Erza Muqolli erdhi në Kosovë për herë të parë para publikut shqiptar, para rreth 500 të pranishmëve në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë.

Koncerti është transmetuar edhe live në faqen e KultPlusit në Facebook, por megjithatë fansat e Erza Muqollit e kanë postuar koncertin edhe në Youtube.

Fansat e Erzës dhe grupit Kids United kanë postuar koncertin duke e shpërndarë atë me mijëra njerëz të tjerë që e përcjellin bukuroshen simpatike e cila po vazhdon me hapa të suksesshëm në tregun muzikor.

Të ngjajshme