займ на карту онлайн потребительский кредит

Me 23 nëntor, Festivali ‘Lyra Fest’ mbahet në Gjakovë

Nëntor 18, 2018 - 3:25 pm

Po afrohet dita e mbajtjes së Festivalit ‘Lyra Fest’.

Festivali i këngës për fëmijë Lyra Fest është themeluar në vitin 2007 nga OJQ Neo Musica në Gjakovë.
Sivjet realizohet edicioni i 12-të duke krijuar traditë në qytetin e Gjakovës.

Në mbrëmjen e 23 nëntorit do prezentohen 18 këngë të pa publikuara më parë nga fëmijë të talentuar dhe autorë këngësh tashmë të njohur në skenën muzikore mbarë shqiptare.

Festivali fillon në ora 18:00 në Pallatin e Kulturës Asim Vokshi në Gjakovë. Duke përfshirë dhe këtë vit numri i këngëve pjesëmarrëse kalon mbi 220 me autorë të ndryshëm nga të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët.

Festivali ka për qëllim të krijojë një vend për fëmijë të talentuar në këndim, për kompozitorët, orkestruesit dhe tekstshkruesit ku do shprehin talentin e tyre e ndoshta për shumëkë do fillonte një jetë e re artistike muzikore.
Festivali Lyra Fest për çdo vit është në rritje, vetëm këtë vit ka arritur të mbledhë këngë nga këto qytete: Gjakovë, Prizren, Pejë, Deçan, Prishtinë, Ferizaj, Gostivar, Elbasan, Fushë Krujë dhe Düsseldorf.

Lyra Fest ka karakter garues dhe fëmijët pjesëmarrës janë nga mosha 5 deri në 13 vjeç. Edicioni i parë i Lyra Fest është mbajtur me 27 shtator të vitit 2007, për tri netë me radhë: nata e parë e këngës për fëmijë; nata e dytë e muzikës popullore dhe nata e tretë e muzikës argëtuese për të rritur.
Nga edicioni i dytë mbahet vetëm festivali i këngës për fëmijë. / KultPlus.com

Të ngjajshme