Lulja në karro

20 Janar, 2018 - 12:06 pm

Poezi nga Ali Huruglica.

Lulen e shëtitë nëna
Me karro nëpër hije;
Zogjtë këndojnë n’degë:
– Çfarë bukurije!

Hëna ia paska falë f’tyrën,
Lulet – kësulën,
Fustanin – ylberi,
Lum nëna për lulen!

Plakat e shikojnë
Dhe ja bëjnë me dorë…
Lulja shkrihet në buzëqeshje
Dhe ua falë t’gaztën kurorë.

Të fundit

Të ngjajshme