Shfaqja për fëmijë “Youtuber-i sekret”, vjen premierë këtë javë

19 Nëntor, 2019 - 1:59 pm

Një shfaqje për fëmijë është bërë gati për tu ngjitur në skenë, shkruan KultPlus.

“Youtuber-i sekret”, me koncept dhe regji nga Bekim Korça është një shfaqje e bazuar në tregimet e Kevin Klingg dhe vjen ekskluzivisht si pjesë e Teatrit Magjik të Fëmijëve të Teatrit të Gjilanit. 

Mbi teknologjinë, sherret, shkollën, detyrat, punën ekipore dhe testet. Një arsimtar, një klasë, një test dhe disa super nxënës.

Shfaqja vjen premierë më datë 23 nëntor në ora 12:00, mosha +6 vjet. Biletat për të gjitha shfaqjet e fëmijëve janë vetëm 1 euro. / KultPlus.com

Të ngjajshme