Arkitektura e banesave korçare është e veçantë, me larmi stilesh që flasin për historinë dhe kulturën e këtij qyteti. Kultura të ndryshme kanë lënë gjurmë tek ndërtimi dhe dekorimi i shtëpive të dikurshme korçare, të cilat mbartin tiparet e tyre.
Një nga këto tipare dalluese janë portat e banesave historike, një dëshmi e gjallë e kulturës dhe traditës që vazhdon të jetojë. Çdo gdhendje dhe detaj mbart një rrëfim të veçantë që ruhet me dashuri dhe respekt për historinë.
Ndikim të rëndësishëm në stilin e ndërtesave të Korçës ka lënë Perandoria Osmane. Tek ndërtesat më të vjetra shfaqen elementë tradicionalë të dizajnit otoman. Këto përfshijnë çatitë me kube, dritaret e portat me hark, si dhe fasadat e dekoruara në mënyrë të ndërlikuar.
Por Korça shfaq edhe tipare arkitekturore tipike të rajonit, me ndërtesa me ndikime neoklasike, barok dhe art deco dhe struktura më moderne të ngritura gjatë shekujve XIX dhe XX.
Sa herë flitet për arkitekturën e Korçës nuk mund të mos përmenden portat karakteristike me sofatet ose gurët e mëdhenj, të cilët dikur shërbenin për socializimin e banorëve të këtij qyteti e veçanërisht të zonjave të shtëpive që njihen si përcjellëse të nikoqirllëkut dhe mikpritjes./atsh/KultPlus.com
Fjala e urtë “mençuria vjen me moshën” është mjaft e saktë. Gjërat që mësoni gjatë përvojës tuaj të jetës ju mësojnë se si të gjeni lumturinë e vërtetë dhe ju tregojnë se çfarë ka me të vërtetë rëndësi.
Në mesin e atyre që kanë jetuar jetë të gjatë dhe të frytshme, mund të zbuloni shumë të vërteta dhe mençuri me të vërtetë depërtuese.
Këtu janë 18 copëzat e mençurive të thella nga njëqindvjeçarët. Gjithçka që duhet të dini për të jetuar një jetë të lumtur, mund ta gjeni këtu.
Në një postim në Reddit, një djalë i ri shkroi se donte që njerëzit t’i bënin pyetje në lidhje me jetën e gjyshes së tij 101-vjeçare. Këtu janë disa nga përgjigjet e saj:
– Cila është një këshillë që dëshironi t’ia jepni dikujt në të njëzetat?
“Mos u dorëzoni kurrë. Jeni të rinj dhe do të ketë kohë të vështira përpara. Mos u dorëzoni. Mos e bëni kurrë.’
– Cili është mësimi më i madh që keni mësuar?
‘Bëhu i sinqertë. Rrallë kam gënjyer. Dhe kur jeni të sinqertë me njerëzit, ajo kthehet tek ju dhe ata janë të sinqertë me ju. Kërkon shumë punë për të ushqyer vazhdimisht një gënjeshtër, nuk ju duhet stres shtesë.’
– Ndonjë këshillë për t’i kaluar të 100-at?
‘Dëgjo gjithmonë personin tjetër. Do të mësosh diçka. Mundohuni të uleni dhe të dëgjoni, sepse do të mësoni shumë më tepër duke dëgjuar të tjerët sesa duke u treguar atyre se çfarë dini.’
– Cila është një përvojë që do t’i rekomandonit absolutisht të gjithëve që duhet ta bëjnë një herë në jetën e tyre?
‘Shihni sa më shumë që të mundeni nga bota!
– Ndonjë sekret të mençur që mund të ndani, për shëndetin, që mendoni se mund të na ndihmojë të keni një jetë kaq të gjatë (dietë, stërvitje, gjenetikë, etj.)?
‘Bëni një sy gjumë çdo ditë’.
Autori Bel Kaufman ishte 100 vjeç kur foli në Kolegjin Iona. Cilët janë përbërësit për një jetë të lumtur? Humori dhe pasioni.
‘Humori është një forcë jete, një mënyrë për të mbijetuar ndaj vështirësive të të jetuarit.
‘Unë mendoj se njerëzit duhet të jenë kuriozë. Ata duhet të interesohen për jetën jashtë dhimbjeve të tyre të mëdha dhe të vogla. Ata duhet të jenë të entuziazmuar kur shohin gjëra të reja, takohen njerëz të rinj, shikojnë një shfaqje të re – thjesht të apasionuar pas jetës.‘
‘Nuk më intereson se për çfarë jeni të apasionuar: mbase për të koleksionuar pulla. Por nëse e bëni atë me pasion, ju jeni gjallë.’
Dr Shigeaki Hinohara është autori i Living Long, Living Good, ai ndau me lexuesit këshilla të shkëlqyera për jetën:
‘Mos nxitoni për të mbledhur gjëra materiale. Mos harroni: Ju nuk e dini cili është çasti juaj dhe nuk mund t’i merrni me vete në botën tjetër.’
‘Dhimbja është misterioze, dhe argëtimi është mënyra më e mirë për ta harruar atë ’.
‘Frymëzimi im është poema e Robert Browning “Abt Vogler”. Ma lexonte babi im. Ajo na inkurajon të bëjmë art të madh, jo shkrime të vogla. Ajo thotë që të përpiqemi të bëjmë një rreth aq shumë të madh sa nuk ka asnjë mënyrë që ta përfundojmë sa të jemi gjallë. Gjithçka që shohim është një hark; pjesa tjetër është përtej vizionit tonë, por është aty në distancë.’
Elsa Bailey i tha ABC News disa gjëra që ajo ka mësuar dhe të cilat i kanë dhënë nxitje për të vazhduar.
‘Nëse jeni pozitiv, mund t’ia dilni, mirë. Kur mendoni negativisht, ju jeni duke helmuar trupin tuaj. Vetem buzeqeshni. Thonë se e qeshura është shëruesi më i mirë që ekziston.‘
‘Behu aktiv. Unë i bëj gjërat në mënyrën time, si për shembull shkoj për ski kur jam 100 vjeçe. Askush tjetër nuk e bën këtë edhe nëse ata kanë energji. Dhe përpiqem të ha mjaft mirë, si dhe të bëj stërvitje dhe ajër të pastër dhe diell.’
Kjo njëqindvjeare ndau ato që ka mësuar në 100 vitet e kaluara të jetës së saj.
‘Udhëtoni ndërsa jeni të rinj dhe të aftë. Mos u shqetësoni për paratë, thjesht bëjeni të funksionojë. Përvoja është shumë më e vlefshme se mund të jenë ndonjëherë paratë . ‘
‘E vetmja gjë që është konstante është ndryshimi, kështu që duhet të mësoni ta përqafoni atë.’
‘Një ditë do të kuptosh që ke harxhuar shumë kohë duke u shqetësuar për asgjë.’
‘Unë nuk po them se duhet të praktikoni një fe ose një tjetër, ose të mos praktikoni një fe ose një tjetër … Unë thjesht po them që duhet të kuptoni se në çfarë besoni dhe ta jetoni plotësisht’.
‘Mos e merrni jetën aq seriozisht.’ / KultPlus.com
Më 6 janar 1882 lindi një nga figurat më të rëndësishme të kombit, Fan Stilian Noli. Themeluesi i Kishës Autoqefale Shqiptare ka qenë përkthyes, politikan, diplomat, poet, dramaturg, muzikant e historian.
Theofan Stilian Noli ishte i dyti nga trembëdhjetë fëmijët e Stilian dhe Maria Nolit, prej të cilëve vetëm gjashtë patën fatin të arrinin moshën e pjekurisë. Prindërit e tij ishin blegtorë shqiptarë. Familja jetonte në Ibrik-Tepe, një vendbanim shqiptar në Turqinë evropiane.
Rrugëtimi i tij jetësor iu kushtua në mënyrë të konsiderueshme veprimtarive të lidhura me çështjen kombëtare. Megjithatë, Noli u angazhua gjallërisht edhe në lëmet e krijimtarisë letrare dhe të përkthimit. Jeta parlamentare e Nolit nisi me zgjedhjet e mbajtura më 5 prill 1921, kur mori detyrën si deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë (21 prill 1921-30 shtator 1923). Në vijim ai shërbeu për pak kohë si ministër i Jashtëm në qeverinë e Xhaferr Ypit. Ishte kryetar i Partisë Popullore.
Noli qe figura kryesore e Lëvizjes së Qershorit 1924. Pas Triumfit të Legalitetit, u dënua me vdekje në mungesë. Sipas vetë Nolit, programi i tij prej njëzet pikash për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, çalonte tek theksi që i vinte reformës agrare.
Figura poliedrike e Nolit do të fokusohej në vitet ’30 në një spektër tjetër përpjekjesh krijuese, në atë të muzikologjisë. Në vitin 1935 Noli, i njohur gjerësisht si klerik dhe politikan, iu kthye njërit prej pasioneve të tij të hershme, muzikës. Në moshën 53-vjeçare u regjistrua në Konservatorin e Muzikës të Nju-England, në Boston, ku u diplomua më 1938. Para se të shtypej për botim, monografia “Bethoveni dhe Revolucioni Francez”, u mbrojt prej Nolit si temë diplome.
Përmes këtij studimi, Noli mori gradën shkencore të shkallës së parë në muzikë. Interesi i Fan Nolit për muzikën nisi në kishë. Ai u njoh si themeluesi i Kishës Ortodokse Shqiptare në Boston të SHBA, më 1908. U bë reformatori i mirëfilltë i saj. Reforma kishtare e Nolit solli të kënduarit shqip në kishë. Të kënduarit në “kishën e Nolit” bëhej me kor të përzier (burra e gra), ashtu siç këndohen në Perëndim meshat, oratoriot, requiem-et e madrigalët, por që ishin himne të Kishës Ortodokse dhe më kryesorja, të përkthyera prej tij dhe kënduara të gjitha në shqip./atsh/KultPlus.com
Metafora e një vendi ku gjithçka është e përmbysur
Nga Anila Mullahi
Jusuf Buxhovi ka shkruar një numër të madhe veprash letrare. Në vitet e fundi vlen për tu vlerësuar në mënyrë të veçantë tri veprat e tij: “Dosja B”, “Dushkaja” dhe “Mona” 2020. Këto tre vepra, ndonëse të shkëputura njëra nga tjetra përsa i përket subjektit, kanë një fill tematik që i përbashkon.
Të tre këto romane i vendosin ngjarjet në bashkohësi, në atë që ndodh në këtë moment të cilin shkrimtari e kishte imagjinuar krejt ndryshe nga çfarë po ndodh realisht. Kosova e pasluftës, e çliruar nga i huaji, zhvillimi i së cilës është bërë peng i disa dukurive të rrezikshme siç janë triumfalizmi, populizmi, kapja e shtetit nga ata që duan të përvetësojnë pushtetin me çdo kusht etj. Dëshirave dhe ëndrrave për liri ja kanë zënë vendin deziluzionet: gjakderdhjes për të arritur lirinë ja kanë lënë vendin vrasjeve për pushtet.
“Dosja B” ka tiparet e një romani politik që zbërthen një realitet që flet për mënyrën sesi po ndërtohet një shtet; prapaskenat që shkatërrojnë ëndrrat dhe shpresat, papërgjegjshmëria në marrjen e vendimeve, vrasjet politike, vrasjet e dëshmitarëve, mungesa e vetëdijes politike etj.
Buxhovi ka zgjedhur ta ndërtojë këtë roman në dy linja, nga njëra anë është rrëfimi i një vrasësi të penduar, i cili rrëfen veprimet e tij, arsyet politike që e çuan në këtë situatë dhe rrethanat në të cilat ndodhet tani i penduar dhe i futur në kurth. Ndërsa linja tjetër është rrëfimi i hetuesit gjerman të EULEX-it cili po heton klanet politike të cilat janë shndërruar edhe në klane kriminale. Koha për të cilën rrëfehet, ndonëse jemi në një periudhë paqe, karakterizohet nga një numër i madh vrasjesh, që çuditërisht ndodh më së shumti të jenë dëshmitarë të mbrojtur, të ngjarjeve të rëndësishme që po hetohen.
Në të tre këto vepra, personazhet të cilët janë në qendër të ngjarjeve kalojnë gjendje shumë të rënda psikologjike. Jeta e tyre është një kalvar vuajtjesh, dhune, keqkuptimesh, heshtje dhe revolte.
Në romanin “Mona”, rrëfimi është ndërtuar si gërshetim i rrëfimit të ngjarjeve, nga këndvështrimi i disa personazheve. Romani ka në qendër të tij historinë e një ish koloneli që e kanë izoluar në një fshat të largët, në Dushkajë. Ai ndonëse ish kolonel i ushtrisë jugosllave, nuk ka lejuar që në këtë zonë të kishte luftë dhe gjenocid. Por në periudhën pas luftës, ai është izoluar nga forcat ndërkombëtare. Si ish kolonel ai konsiderohet i dyshimtë. Pasi fillojnë të vdesin të gjithë ata që ai i zë me gojë, konsiderohet edhe shumë i rrezikshëm. Shpejt vjen vrasja e tij, përçudnimi i trupit dhe hedhja e trupit tek varri pa varreza, ku rrinin bagëtitë.
“Mona”është një intelektuale që s’bën asgjë tjetër veçse tregon të vërtetën. Ajo jeton në periudhën e pasluftës në Kosovë, në kohën kur disa njerëz që kanë luftuar ose janë veteranë të rremë, paraqiten dhe marrin meritat e shpëtimtarit, marrin meritat e luftës. Në një situatë ku gjithçka është e keqkuptuar të vërtetën nuk e do askush. Mona simbolizon viktimizimin e së vërtetës. Ajo çmendet nga rrethanat. Ajo është fatkeqe sepse tregon të vërtetën.
“Mua më quajnë të çmendur dhe më marrin për të tillë. Kjo as që më shqetëson meqë në këtë vend kushdo që flet të vërtetën, kushdo që nuk pajtohet me të keqen, që këtu merret si e mirë, shpallet i çmendur dhe pastaj tallen me të…” Përshkruan Mona gjendjen e saj.
Gjithë ky roman është i përshkruar nga lajtmotivi i përsëritur që është një pasthirrmë që i ka brenda tij të dyja anët, brengën dhe kënaqësinë: “Ah Amerikë!… Amerikë!…”
Dushkaja është një toponim të cilin do ta gjejmë në romanin me të njëjtin emër “Dushkaja” të Buxhovit. Ky emërtim i një vendi gjeografik, të largët, të papërcaktuar qartë është simbol, por ndërsa tek “Mona” krahas toponimit Dushkajë është edhe ai Kosovës dhe elementë të tjerë që përcaktojnë qartë kronotopinë e zhvillimit të ngjarjeve. Ndryshe ndodh në romanin “Dushkaja” ku nuk përmenden pothuajse fare përcaktues kronotopik dhe as emra institucionesh dhe as ngjarje të identifikueshme në mënyrë eksplicite.
Romani “Dushkaja”është një roman me një formë të veçantë. Ai është ndërtuar si një tekst që rrëfen për një personazh të dyzuar. I gjithë rrëfimi është ndërtuar si një dialog ndërmjet të dy anëve të të njëjtit personazh. Në qendër të romanit është një piktor në moshën e vonë të jetës së tij, që në një natëtë errët fillon njëdialog të gjatë me Zërin qës’është asgjë tjetër veçse vetja e tij, pjesa e tij antagoniste.Të gjithë dialogët, që në të vërtetë janë monologë sepse realizohen në dy zëra të njëjtin personazh, janë të realizuara në brendësi të narratorit. Narratori i dyzuar shpreh të gjithë këndvështrimet e tij për botën të cilat tashmë shihen plotësisht si të gabuara nga Zëri, pjesa antagoniste e vetvetes.
Piktori duke analizuar pikturat e tij, të realizuara në faza të ndryshme të jetës së tij, analizon historinë, ngjarje të rëndësishme në të cilat ka kaluar ai dhe populli i tij. Ai e rrëfen botën duke pasur si pikë qendër të gjithë saj Dushkajën, vendin të cilit ai i referohet gjithmonë.
Dushkaja është një vend i papërcaktuar qartë, me të cilin rrëfimtari i veprës lidh origjinën dhe fëmijërinë e tij. Në fillim ai e idealizon këtë vend nëpërmjet një pasthirrme që përsëritet – Ah Dushkaja ime e harruar… vendi i vetëm i virgjër në botën pise.., por Zëri e kundërshton mendimin e tij. Dushkaja në të vërtetë është një metaforë e vendit ku gjithçka është e përmbysur.
Lexuesi do të kuptojë se Dushkaja është metaforë e çdo vendi që ka kaluar nëpër pushtime e luftëra të pafundme, prej të cilave kanë fituar vetëm të poshtrit. Është një vend për të cilin rrëfimtari përpiqet të paraqesë ndjesitë e dashurisë për vendlindjen e tij, por që shpejt duke e analizuar, me ftohtësi edhe nën presionin e Zërit do të kuptojë se Dushkaja është “strehë e përhershme e vrasësve”,ajo “është vendi ku jetojnë vrasësit, por edhe tjerët që paguajnë për të vrarë”. Bota ku jeton Piktori është e mbushur me “vrasësit (cuba, kaçakë, hakmarrës, belaxhi dhe të tjerë si ky soj), të cilët nuk duhet që të kremtohen si heronj, siç ndodh rëndom mbas çdo lufte”
Në këtë roman nuk kemi pothuajse fare veprim të jashtëm sepse gjithçka ndodh në brendësi të narratorit. Diskutohet, mëdyshen, kundërshtohen idetë e Piktorit nga vetë Zëri i tij. Dushkaja është një roman i ndërtuar mbi zbërthimin psikologjik të asaj që ka përjetuar artisti gjatë jetës së tij, të mënyrës sesi ai e ka parë botën dhe sesi ai tashmë dyshon se e gjithë ajo tek e cila ka besuar është e pavërtetë. Paraqitja e jetës në romanin “Dushkajë” është e ftohtë, e ngrirë dhe e errët si nata gjatë të cilës zhvillohet i gjithë rrëfimi. Përjetimet e një artisti që gjendet në një situatë pa shpresë, i cili brenda nëntë orëve të një natë, përjeton dhe analizon gjithë jetën e tij e nëpërmjet saj jetën e popullit të tij.
Autori i librit, Jusuf Buxhovi, është shprehur “se në këtë libër ka ndërlidhje mes historisë dhe pjesës shpirtërore, duke shtuar se nuk mund të ketë histori që nuk ka histori të shpirtit”.
Romanin mund ta shohësh në plan universal, si raport i përhershëm kontradiktor mes krijuesit dhe realitetit, ndryshimit të fortë mes realitetit jetësor dhe atij artistik, por mund të shihet edhe në një kontekst të ngushtë kohor, shoqëror dhe politik, në kontekstin e tranzicionit të vendit ku shkrimtari jeton.
Gjithë romani është një prerje diakronike e asaj që ka përjetuar rrëfimtari në jetën e tij dhe nëpërmjet saj ai bën një diakroni të gjithë epokës historike në të cilën ka jetuar. Epoka, historia e përthyer në shpirtin epërvuajtur të një artisti, njëpiktori që shkruan dhe poezi. Ajo që kuptohet është se jemi në një situatë të pasluftës, por gjatë gjithë kohës flitet për luftën. Lufta nuk përshkruhet si fenomen, veprim më vete, por përshkruhen pasojat që ka ajo në shpirtin dhe karakterin e njerëzve, në përçudnimin dhe në dyzimin që lë pasojë.
Pas çlirimit vjen liria, por ndodh që edhe të mos kenë këtë rend. Fjala liri, “rëndom ngatërrohej me çlirim”, por për shkrimtarin ndodh që një pushtim të zëvendësohej me një pushtim tjetër, me kaosin që vetëm liri nuk është, e ku ata që ndjehen triumfatorë shndërrohen në shtypës. Mona në romanin me të njëjtin emër do ta quajë këtë situatë “Liri e kaosit”.
Në të tre romanet e tij, Buxhovi ka krijuar realitete tragjike ku vrasësi dhe çlirimtari herë janë përballë njëri tjetrit e herë identifikohen. Ashtu si në një lojë shahu ku dy anë të ndryshme të narratorit luajnë bashkë, e herë njëri bëhet sulmues e tjetri mbrojtës dhe e kundërta edhe në realitetin politik që përshkruan Buxhovi duket se rolet kanë ndryshuar.
“Shoqëria jonë sipas mendimit tim e ka dorëzuar lirinë, ua ka dorëzuar atë dhunuesve të lirisë”- do te shprehet shkrimtari në një intervistë.
Në qendër të tre romaneve shkrimtari zgjedh të trajtojë ngjarje që po ndodhin në bashkohësi por e sheh të tashmen të lidhur me historinë. Ai e sheh të tashmen si një riciklim i të shkuarës, historia si “përsëritje e së njëjtës”. Historia është shndërruar në “Histeri”, historia është shndërruar në një “histeri lufte” janë fjalë që artikulojnë personazhet e Buxhovit.
Tre romanet e fundit të Buxhovit janë një reflektim i thellë i situatës kaotike të krijuar për individin e pasluftës që e do lirinë nga pushtuesi, por do dhe lirinë personale e cila reflektohet në atë që ndodh jashtë, por dhe në ndjesinë krijuese.
(Kumtesë e lexuar në promovimin e veprës letrare të shkrimtari Jusuf Buxhovit, në Tiranë, në “Tetorin e librit”, më 12 tetor 2021)/KultPlus.com
Më 6 janar të vitit 1920 lindi në Shkodër, Sandër Prosi, i cili do të bëhej më vonë një prej aktorëve ikonë të filmit dhe teatrit shqiptar, personazhet e të cilit kanë mbetur në kujtesën e brezave dhe në arkivën e artë të kinematografisë.
Njeriu që i dha drejtim frymës së kohës, me kredo në gjendjen e edukimit të artit nëpërmjet filtrit të së vertetës dhe kënaqësisë. Njeriu që i bëri të gjithë për vete me urtësinë që e karakterizonte; zërin dhe sytë e paqtë.
Aleksandër Prosi, njeriu që i dhuroi i pari teatrit ndërsjelljen gjegjëse të gjëndjeve: planeve logjike dhe monologjeve të brendshme.
Udha për te njeriu është e vështirë, por Sandri e gjeti shtegun për të mbetur i pavdekshëm tek të gjithë vdekatarët. Ai kristalizoi individualitetin e tij të spikatur në mbi 100 role. Gama e gjerë e personazheve të cilat ai jetëzoi kanë mbetur aty; jo vetëm në arkivën e artë të Teatrit Kombëtar, por dhe në sirtarin sekret të kujtesës sonë emocionale.
Në shënimet e tij të fëmijërisë, shkruante: ‘’Më pëlqen të ndjek filmat. I adhuroj! Sidomos ato të Charlie Chaplin. Më pëlqen shumë kinemaja. Ëndërroj të bëhem violinist…’’
Lindur në Shkodër më 1920. Pas mbarimit të gjimnazit në Tiranë nga ku merr dhe pjesë në dramën ‘’Vilhem Teli’’, do të shkonte në Austri për të ndjekur studimet për stomatologji. Por duket se i la në gjysmë, për të përfunduar atë çka donte: Artin.
Ndaj dhe kthehet për të marrë pjesë në konkursin që asokohe mbahej në Teatrin Popullor më 1947 dhe e fiton atë, për të nisur kështu me përgjegjshmëri profesionin e aktorit, kontributi i të cilit përçon dhe sot mesazhe të qarta duke na bërë thirrje mes rikuptimësimesh; edukimin e të bërit dhe të qenët artist. Nga ku në fakt, sot, druaj kjo tokë nuk pjell më…
Të gjithë filmat e tij, i kemi parë. Janë rreth 30, por shumë prej kolegëve dhe artdashësve veçojnë: ‘’Përballimi’’ – 1976, ‘’Udha e Shkronjave’’ -1978, ‘’Gjeneral Gramafoni’’- 1978, ‘’Njeriu me top’’ – 1977, ‘’Nëntori i dytë’’- 1982, ‘’Dora e ngrohtë’’- 1982, me interpretime të një mjeshtërie të lartë njërzore, filmike dhe skenike.
Në teatër ka shkëlqyer në rolin e Otellos. Nuk iu deshën pak, por plot katër vjet për të arritur magjinë e këtij personazhi, duke punuar veçmas me vetveten, për të arritur ndjesitë komplekse të kësaj figure. Shumë teatro në fakt, e trajtojnë si tragjedi të xhelozisë, por Sandri rezulton ndryshe; duke i mëshuar nderit dhe besës, veçori këto që e ndoqën deri në fund të jetës, duke e lënë dënimin e pabesisë për në fund.
Ka interpretuar gjithashtu në “Cuca e maleve”, “Orët e Kremlinit”, “Fytyra e dytë”, “Hamleti”, “Makbethi”, “Familja e Peshkatarit”, “Epoka para Gjygjit”, “Revizori”, “Xhaxha Vanja”, etj… / KultPlus.com
Edhe pse ai ka më shumë se 50 role në rezymenë e tij të aktrimit, bota e njeh Rowan Atkinson me rolin e tij legjendar si z.Bean. Ky komedian ikonë ka bërë një rrugë të gjatë që nga marrja e doktoraturës së tij në ndjekjen e karrierës së tij në komedi.
Më poshtë mund të lexoni disa fakte mjaft interesante rreth jetës së këtij komediani.
Ai ka licencën e tij të automjeteve të rënda
Të gjithë jemi rritur duke parë zotin Bean duke hipur në mini makinën e tij ose në eventet e tapetit të kuq me makina sportive të pasura, por çka është edhe më befasuese është se ai ka një licencë të ligjshme HGV gjithashtu! Kjo licencë e lejon atë të vozisë ndërsa transporton deri në 3.5 ton. Sa e lezetshme kjo!
Ai është i fiksuar me makina dhe shpesh shkruan për CAR Magazine
Ai i do makinat dhe zakonisht shkruan për CAR Magazine, duke ndarë pasionin e tij për motorët me botën. Ai ka një koleksion mbresëlënës të veturave, të cilat përfshijnë një Audi A8, një Škoda Superb dhe madje një McLaren F1 të rrallë. Por ai nuk është një tifoz i madh i Porsche, duke pretenduar se ato janë vetura të mrekullueshme, por ai nuk e sheh veten duke jetuar me një të tillë.
Ai ka Master në Inxhinieri Elektronike
Mund të jetë e vështirë të imagjinohet Atkinson, përveç se si Z. Bean, por aktori studioi inxhinieri elektronike në Universitetin e Neëcastle dhe përparoi në Kolegjin The Queen’s, Oxford, duke marrë një diplomë masteri. Ai filloi shkurtimisht punimin e tij të doktoratës, kur vendosi t’i përkushtohej komedisë me kohë të plotë.
Ai ishte shok klase me Tony Blair
Atkinson ndoqi shkollën fillore në një shkollë prestigjioze private në Durham të quajtur Shkolla Chorister, ku Tony Blair, ish-Kryeministri Britanik, ishte shoku i tij i klasës, i cili ishte 2 vjet më i madh se ai.
Ai është një mysafir i shpeshtë në ceremonitë mbretërore
Rowan Atkinson është mik me njerëz shumë të fuqishëm. Ai madje ishte i ftuar në dasmat e Princit Charles dhe Princit Uilliam. Ai gjithashtu u shfaq në shfaqje bamirësie.
Rowan Atkinson përdori Aston Martinin e tij në filmin e tij Johnny English
Në filmin e tij, Johnny English, Atkinson përdori makinën e tij të fuqishme dhe të shtrenjtë, një Aston Martin V8 Vantage Oscar India. Atkinson ka vuajtur nga një vonesë e të folurit për shumë vite. Nuk është çudi që ai luajti roli i tij si Z. Bean si i heshtur shumicën e kohës dhe se ai rrallë paraqitet për ndonjë intervistë. Ai ka vështirësi të shqiptojë fjalë që kanë shkronjën “B” ose “P” në to. Ai bën një pauzë të vogël para se t’i thotë këto fjalë.
Ai shpëtoi familjen e tij nga një përplasje me aeroplan
Ndërsa ai po udhëtonte me familjen e tij nëpër Kenia, pilotit të aeroplanit privat i ranë të fikët. Atkinsonit iu desh të merrte nën kontroll aeroplanin dhe për fat të mirë, pas disa shuplakave nga Atkinson, piloti erdhi në vete dhe arriti të ulte aeroplanin në një vend të sigurtë.
Z. Bean nuk ishte emri origjinal i shfaqjes
Shfaqja u quajt së pari Z. White, pastaj krijuesit e shfaqjes vazhduan të sugjeronin emra perimesh. Pastaj, ajo u ndryshua në z. Lulelakër, përfundimisht, emri Mr.Bean u finalizua. Vetëm 14 episode të kësaj shfaqje u prodhuan. Më vonë u publikuan 2 filma, një seri e animuar, disa libra dhe një lojë video./ KultPlus.com
Në Coupvray të Francës, më 4 janar të vitit 1809, lindi Louis Braille, i cili e sfidoi verbimin qysh si adoleshent.
Kur ishte fëmijë, Braille pësoi një aksident dhe mbeti i verbuar, por derisa ishte ende nxënës shkolle, krijoi një formë të re komunikimi që do transformonte jetën e miliona personave të verbër.
Braille vdiq më 6 janar 1852, dhe sistemi i tij i shkrimit që mund të ndihet dhe të interpretohet nga të verbrit, do të njihej gjerësisht vetëm pas vdekjes së tij.
Pothuajse dy shekuj më vonë, sistemi Braille vazhdon të jetë instrument tepër i çmuar i të mësuarit dhe komunikimit për të verbrit, dhe i përshtatur për gjuhët në mbarë botën. / KultPlus.com
“Microsoft” ka planifikuar të investojë rreth 80 miliardë dollarë në zgjerimin e qendrave të të dhënave për inteligjencën artificiale (IA) gjatë vitit aktual fiskal – dhe më shumë se gjysma e tyre që do të investohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Viti aktual fiskal për “Microsoft” zgjat deri në fund të qershorit.
Fuqia kompjuterike shtesë synohet të përdoret për trajnimin e modeleve të IA-së dhe lançimin e veçorive të bazuara në inteligjencën artificiale në mbarë botën, tha kompania të premten në një postim në blog.
Microsoft u bë një kryesues në përdorimin e softuerit të IA-së përmes një pakti miliarda dollarësh me zhvilluesin e “ChatGPT OpenAI” dhe po përpiqet ta integrojë atë në të gjithë gamën e produkteve të tij.
“Microsoft” tashmë siguron furnizim me energji bërthamore
Softueri i IA-së është trajnuar me sasi të mëdha të llojeve të ndryshme të të dhënave – dhe kjo kërkon burime të mëdha kompjuterike.
Qendrat tashmë masive të të dhënave të nevojshme për këtë konsumojnë shumë energji.
Në fillim të vjeshtës, u njoftua se një reaktor në centralin bërthamor të dekomisionuar të SHBA-së “Three Mile Island” do të rifillojë punën për të furnizuar me energji elektrike qendrat e të dhënave të “Microsoft”-it.
Kompania ra dakord të blinte energjinë e prodhuar për 20 vjet.
Kjo shënon herën e parë që një central bërthamor i çmontuar në SHBA kthehet në internet./atsh/ KultPlus.com
Ditën e sotme disa banorë të Vlorës por dhe specialist të emergjencave civile apo dhe ADZM Vlorë kanë qenë në këtë majë 2018 m mbi nivelin e detit.
Përveç pamjes së mrekullueshme që ofron ky mal, (nën majën e malit Çika) është dhe një sport malor për të apasionuarit e ngjitjes në mal.
Ky grup i cili është ngjitur sot në këtë mal, është dhe grupi ku shpesh herë i vjen në ndihmë personave dhe turistëve që humbin rrugën në malet e Vlorës. Ngjitja e këtij grupi në këtë maj mali është dhe hapja e një shtegu të ri për situata ku humbin turistët, por dhe situata të tjera.
Ku mund të kujtojmë se ka pasur shumë raste ku turistë kanë humbur dhe jetën duke mos ditur ku të kalojnë, po ashtu dhe ngjarjen e djeshme ku një turiste austriake ka qëndruar më shumë se 20 orë në Karaburun pasi kishte humbur rrugën dhe orientimin, ku është dashur ndihma e specialistëve të ADZM që pas disa orë kërkimesh e kanë gjetur në gjendje te mirë shëndetësore.
Ndërkohë që nga maja e këtij mali ata urojnë për një vit të mbarë 2025./topchanel/ KultPlus.com
James Arnold Horowitz (1925 – 2015), i njohur si James Salter, shkrimtar amerikan. E braktisi karrierën ushtarake pas botimit dhe suksesit të romanit të tij të parë, The Hunters, më 1957. Përmbledhja me tregime Dusk and Other Stories është shpërblyer më 1989 me PEN/Faulkner Award; ishte përfitues i PEN USA’s 2010 Lifetime Achievement Award; më 2010 i është ndarë REA Prize për tregim të shkurtër dhe më 2012 PEN/Malamud Award
KOMETA
Nga James Salter
Filipi u martua me Adelen një ditë qeshori. Ishte ditë me re dhe frynte era. Më vonë doli dielli. Kishte një kohë që Adela ishte martuar dhe vishej me të bardha: këpucë të bardha me taka të ulëta, një fund të gjatë të bardhë të puthitur për kofshëve, një bluzë të hollë me një gjoksore të bardhë nën dhe përreth qafës një varg perlash nga ujërat e ëmbla.
Ishin martuar në shtëpinë e saj, në atë që i kishte mbetur pas ndarjes. Të gjithë miqtë e saj ishin aty. Ajo besonte fort te miqësia. Dhoma ishte e mbushur përplot.
“Unë, Adela”, tha ajo me një zë të qartë, “po të jepem ty, Fil, plotësisht si gruaja jote…”. Mbrapa saj si burri më i mirë, disi si i përhumbur, po rrinte në këmbë biri i saj dhe për mbathjeve të saj mbante të karficëzuar si diçka të huazuar një disk të vockël të argjendtë, në të vërtetë medaljen e Shën Kristoferit, që babai i saj e kishte mbajtur në luftë; e kishte vërtitur disa herë poshtë rrethit të fundit të saj që t’ua tregonte njerëzve. Pranë derës, duke lënë përshtypjen se ishte pjesë e një shëtitje nëpër kopsht, ishte një grua në moshë që mbante një qen të vogël me bishtin e një bastuni të mbërthyer për qaforës së tij.
Adela qeshi në pritje gjithë lumni, piu tepër shumë, qeshi dhe i gërvishti krahët e vet lakuriq me thonjtë e gjatë prej vajze kabareje. Burri i saj i ri e adhuronte. Do t’ia kishte lëpirë pëllëmbët siç e lëpin viçi kripën. Ajo ishte ende e re që të dukej bukur, në flakën e mbreme, megjithëse ishte tepër në moshë për të pasur fëmijë, nëse kishte ende për të thënë ndonjë gjë rreth kësaj. Vera po vinte. Tej mjegullinës së pasditës ajo do të dukej, në kostumin e saj të zi të larjes, gjymtyrët krejt të nxira, si dielli ndriçues mbrapa saj. Ajo ishte ajo figura e fortë duke ecur nëpër rërën e hollë të detit, këmbët e saj, flokët e saj të lagura nga notimi, hiri i saj, krejt e shkujdesur dhe e ngeshme.
Iu përvishen jetës bashkërisht, në të sajën kryesisht. Ishin mobiliet dhe librat e saj, megjithëse shumica ishin të palexuara. Asaj ia kishte ëndja të tregonte histori rreth DeLereos, burrit të saj të parë – Frenk, ishte emri i tij – trtashëgimtari i një perandorie të transportit të mbeturinave. Ajo e quante atë Delirium, por historitë nuk ishin jodashurore. Lojalitet – vinte nga fëmijëria e saj po aq sa nga vitet e martesës, tetë vjet të lodhshme, siç tha ajo vetë – ishte kodi. Kushtet e martesës kishin qenë të thjeshta, e pranoi ajo. Puna e saj ishte të vishej, të bënte darkën gati dhe të qihej njëherë në ditë. Njëherë në Florida kishin marrë një barkë me qira me një çift që të shkonin të peshkonin në Bimini.
“Do të hamë një darkë të mirë”, kishte thënë DeLereo hareshëm, “do të hipim në barkë dhe do të nisemi. Pasi që të zgjohemi në mëngjes do të kemi kaluar Gulf Streamin”.
Ashtu e kishin nisur, por iu kishte dalë ndryshe. Deti ishte goxha i trazuar. Nuk e kishin kaluar fare Gulf Streamin – kapiteni ishte nga Long Island dhe kishte humbur. DeLereo e kishte paguar pesëdhjetë dollarë ta kthente timonin dhe të kalonin poshtë.
“A di ti ndonjë gjë rreth barkave?”, e kishte pyetur kapiteni.
“Më shumë se ti”, ia kishte kthyer DeLereo.
Adela, e cila ishte shtrirë, me çehren e vdekjes, në kabinën e tyre, i kishte dhënë ultimatum. ‘Nxirrna në ndonjë port kudo, ose bëhu gati të flesh vetëm”, i kishte thënë ajo.
Filip Ardeti e kishte dëgjuar historinë dhe shumë të tjerë po ashtu. Ai ishte i sjellshëm dhe elegant, kokën e mbante pakëz mbrapa kur fliste, thua se tjetri para tij është meny. Ai dhe Adela ishin takuar në kursin e golfit ku ajo po mësonte të luante. Kishte qenë një ditë e lagësht dhe kursi kishte qenë pothuajse i zbrazët. Adela dhe një shoqe ishin duke filluar lojën kur një figurë tullace që bartte një çantë rrobash me pak shkopinj në të i pyeti në mund t’u bashkohej. Adela bëri një goditje të kënaqshme. Shoqja e saj e hodhi topin e saj nga ana tjetër e rrugës, pastaj e qëlloi edhe një tjetër, të cilin ai e tejkaloi. Fili, bukur i druajtur, nxori një shkop të vjetër treshe dhe e çoi topin nja dy qind metra poshtë kanalit të ujit.
Kësi tipi ishte ai, i zoti dhe i qetë. Kishte studiuar në Princeton dhe kishte qenë në flotën ushtarake detare. Dukej si dikush që ka qenë në flotë, tha Adele – këmbët e tij ishin të forta. Herën e parë që dolën bashkë, ai vërejti se ishte qesharake, ca njerëz e donin, ca të tjerë jo.
“Kur më duan, atëherë prirem ta humb interesin për ta”.
Ajo nuk kishte qenë e sigurt çka donte të thoshte kjo, por i kishte pëlqyer dukja e tij, që ishte pakëz e lodhur, sidomos përreth syve. E bëri të ndihej se ai ishte një burrë i vërtetë, megjithëse me gjasë jo burri që kishte qenë dikur. Madje ai ishte i mençur, siç e shpjegoi ajo, pak a shumë si profesor.
Të ishte i dashur prej saj ia vlente, por të ishte e dashur prej tij dukej disi sikur kishte një vlerë më të madhe. Kishte diçka rreth tij që ia humbte peshën botës. Ai dukej sikur nuk e çante kokën për veten, se ishte mbi këtë gjë.
Nuk fitonte shumë para, siç u mor vesh paskëtaj. Shkruante për një javore të biznesit. Ajo fitonte përafërsisht po aq duke shitur shtëpi. Ajo kishte nisur të shtonte pak peshë. Kjo ndodhi pak vite pasi që ishin martuar. Ajo ishte ende e bukur – fytyra e saj ishte – por e kishte adoptuar një skemë më të rehatshme. Futej në shtrat me një gotë pijeje, ashtu siç kishte bërë kur kishte qenë njëzet e pesë vjeçe. Fil, me një xhaketë sportive mbi pizhama, ulej të lexonte. Nganjëherë ai ecte së në livadhin e tyre në mëngjes.
Ajo e gjerbi pijen e saj dhe e shikoi atë.
“A e di një gjë?”.
“Çka?”.
“Kam pasur seks të mirë që nga mosha pesëmbëdhjetë vjeçe”, tha ajo.
Ai i ngriti sytë.
“Unë nuk ia kam filluar aq i ri”, e pranoi ai.
“Mbase duhej ta kishe bërë”.
“Këshillë e mirë. Pak vonë, megjithatë”.
“A e mban mend kur filluam së pari?”.
“E mbaj mend”.
“S’kishim të ndalur”, tha ajo. “E mban mend?”.
“Pak a shumë”.
“Oh, po si”, tha ajo.
Pasi që ai shkoi të flinte, ajo e shikoi një film. Yjet plaken po ashtu dhe kanë probleme dashurie. Ishte ndryshe, megjithatë – ata tashmë kanë marrë shpërblime të majme. Shikoi, duke u menduar. Mendoi për atë që kishte qenë, çka kishte pasur. Mund të kishte qenë yll.
Çka dinte Fili – ai po flinte.
Erdhi vjeshta. Një mbrëmjeje ishin te Morrisejt – Morrisej ishte nj avokat i gjatë, ekzekutuesi i shumë pronave dhe trusteve të të tjerëve. Leximi i trashëgimive kishte qenë edukimi i tij i vërtetë, një shikim në zemrën njerëzore, tha ai.
Në tavolinën e darkës ishte një burrë nga Çikago, i cili kishte bërë pasuri me kompjuterë, një kokëbosh siç u duk sheshit së shpejti, i cili gjatë ngrënies ngriti një dolli,
“Për fundin e privatësisë dhe jetës së dinjitetshme”, tha ai.
Ai ishte me një grua të lodhur nga jeta, e cila së fundmi kishte marrë vesh se burri i saj kishte qenë duke pasur një aferë dashurie me një grua zezake në Klivelend, një aferë prej tashmë shtatë vjetësh. Madje mund të kishin pasur edhe fëmijë.
“Mund ta shohësh pse ardhja këtu është si një thithje e ajrit të pastër për mua”, tha ajo.
Gruaja ishte simpatike. Ata e dinin çfarë do të bënte ajo – do t’i rimendonte një e nga një të shtatë vjetët e kaluara.
“S’prish punë”, u pajtua shoku i saj.
“Po çka paska këtu për t’u rimenduar?’, deshi të dinte Fili.
Iu përgjigjen me rrëmbim. Mashtrimi, thanë ata, mashtrimi – ajo ka qenë e mashtruar gjithë kohës. Adela ndërkohë po i hidhte vetes më shumë verë. Shpargri i saj mbulonte vendin ku tashmë kishte derdhur një gotë.
“Por ajo kohë është kaluar në lumturi, apo jo?”, pyeti Fili pa asfarë dredhie. “Është jetuar. Nuk mund të ndryshohet. Nuk mund të kthehet thjesht në fatkeqësi”.
“Ajo grua ma vodhi tim shoq. Ajo m’i vodhi të gjitha ato për të cilat ishim zotuar”.
“Më fal mua”, tha Fili butësisht. “Kjo gjë ndodh për çdo ditë”.
Pati një britmë si të kishte dalë nga një kor, kokat u anuan përpara si patat e egra duke gugatur. Veç Adela rrinte e heshtur.
“Çdo ditë”, përsëriti ai, zëri i tij u mbyt, zëri i arsyes, ose tekembramja i faktit.
“Unë s’e kam vjedhur burrin e askujt”, tha pastaj Adela. “Kurrë”. Fytyra e saj kishte një ton rraskapitjeje kur është e dehur, një rraskapitjeje që ka përgjigje për gjithçka. “Dhe s’e kam shkelur kurrrë asnjë zotim”.
“Smendoj se do të doje ta bëje këtë”, tha Fili.
“Kurrë s’kam ndier diçka për dikë njëzet vjet më të vjetër”.
Po fliste për tutoren, vajzën që kishte ardhur në atë kohë, me rininë që i digjej nën teshat e saj.
“Jo, nuk e ke bërë”.
“Ai e ka lënë gruan e tij”, iu tha Adela atyre.
Ra heshtja.
Ajo pak buzëqeshje që kishte pasur Fili i iku, por fytyra e tij ishte ende e lezetshme.
“Unë s’e kam lënë gruan time”, tha qetësisht. “Ajo më përzuri”.
“Ai e ka lënë gruan dhe fëmijët”, tha Adela.
“Nuk i kam braktisur. Sidoqoftë, kishte marrë fund mes nesh. Kishte më shumë se një vit që kishte marrë fund”. E tha këtë qetësisht, pothuajse sikur t’i kishte ndodhur dikujt tjetër. “Ajo ishte tutorja e birit tim”, shpjegoi ai. “Rashë në dashuri me të”.
“Dhe patët ndonjë gje me të?”, hodhi fjalën Morrisej.
“Oh, po”.
Është dashuri kur ti e humb fuqinë e fjalës, kur madje as nuk mund të marrësh frymë. “Brenda dy a tri ditësh”, rrëfeu ai.
“Aty në shtëpi?”.
Fili e luajti kokën. Pati një ndjenjë të çuditshme të pashpresë. Po e lëshonte veten.
“Nuk kam bërë asgjë në shtëpi”.
“E ka lënë gruan dhe fëmijët”, përsëriti Adela.
“Ti e di këtë”, tha Fili.
“Ti u largove prej tyre. Kanë qenë të martuar prej pesëmbëdhjetë vjetësh, qëkur ky ishte nëntëmbëdhjetë vjeç”.
“S’kemi qenë të martuar për pesëmbëdhjetë vjet”.
“I kanë tre fëmijë”, tha ajo, “njëri prej tyre me aftësi të kufizuara”.
Diçka kishte ndodhur – ai po e humbiste fjalën, mund ta ndiente këtë në gjoksin e tij si një lloj neverie. Thua se po nxirrte jashtë një porcion të kaluare intime.
“Nuk ishte me aftësi të kufizuara”, ia doli të thoshte. “Ai kishte… telashe të mësonte të lexonte, kjo është e gjitha”.
Në atë çast iu shfaq një imazh therës i vetes së tij dhe birit të tij i viteve të hershme. Një pasdite kishin shkuar drejt liqenëzit së një shoku dhe ishin hedhur në të, vetëm ata dy. Ishte verë. Biri i tij ishte gjashtë a shtatë vjeç. Ishte një shtresë uji të nxehtë në thellësi, mbi ujin e ftohtë dhe blertësinë e shpëlarë të bretkocave dhe barishteve. Notuan deri në anën tjetër, pastaj u kthyen mbrapa, koka e bardhë dhe fytyra në ankth e djalit të tij mbi sipërfaqen e ujit si ajo e një qeni. Vite kënaqësie.
“Tregojua pjesën tjetër”, tha Adela.
“S’ka pjesë tjetër”.
“Më vonë u mor vesh se tutorja ishte një lloj striptezereje. E gjeti në shtrat me një djalë tjetër”.
“A ka ndodhur kështu?”, pyeti Morrisej.
Po luhatej mbi tavolinë, me mjekrën në duar. Ju mendoni se e njihni dikë, e mendoni këtë ngase keni ngrënë një darkë me të ose keni luajtur me letra, por në të vërtetë s’e njihni. Gjithmonë del diçka. S’dini asgjë.
“S’kishte rëndësi”, murmuriti Fili.
“Ishte aq budalla se prapëseprapë u martua me të”, vazhdoi Adela. “Ajo shkoi në Meksiko Siti ku ky punon dhe u martua me të”.
“Ti nuk kupon asgjë, Adelë”, tha ai.
Deshi të thoshte më shumë gjë, por nuk mundi. Ishte si të kishte mbetur pa frymë.
“A flet ende me të?”, pyeti Morrisej shkujdesshëm.
“Po, mbi trupin tim të vdekur”, tha Adela.
Askush prej tyre nuk mund ta dinte, asnjë prej tyre nuk mund ta përfytyronte Meksiko Sitin dhe vitin e parë të pabesueshëm, duke vozitur përgjatë brigjeve gjatë vikendeve, përmes Kuernavakës, këmbët e saj të zhveshura me diellin të prehur mbi to, krahët e saj, trallisjen dhe nënshtrimin që ndiente me të si para një fotografie të ndaluar, si para një vepre arti që të rrëmben. Dy vjet në Meksiko Siti që e kishin bërë ta harronte mjerimin ku kishte qenë. Ishte ndjesia e devotshmërisë ajo që ia kishte mundësuar këtë. Mund ta shihte qafën e saj të anohej përpara me zverkun e saj të hollë. Mund ta shquante shenjën e zbehtë të eshtrave si perla që lëshohen teposhtë shëpinës së saj të lëmuar. Mund ta shihte veten, veten e tij të dikushëm.
“Flas me të”, e pranoi ai.
“Po gruaja jote e parë?”.
“Flas me të. I kemi tre fëmijë”.
“E ka lënë atë”, tha Adela. “Kazanova, dora vetë”.
“Disa gra kanë mendje polici”, tha Fili pa iu drejtuar askujt në veçanti. “Kjo është e drejtë, kjo është e gabuar. Epo, sidoqoftë…”.
U ngrit në këmbë. kishte bërë gjithçka gabim, e kuptoi, në radhën e gabuar. E kishte mjeruar jetën e vet.
“Sidoqoftë, ka një gjë që mund ta them çiltërsisht. Do ta bëja këtë prapë po të më jepej rasti”.
Pasi që doli jashtë, ata vazhduan të flisnin. Gruaja burri i së cilës kishte qenë i pabesë për shtatë vjet e dinte si ishte kjo punë.
“Ai pretendon se s’ka çfarë të bëjë”, tha ajo. “Më ka ndodhur e njëjta gjë. Njëherë po shkoja te Bergdorfi dhe pashë një pallto të hirtë në dritare, e cila më pëlqente, hyra brenda dhe e bleva. Pastaj një çikëz më vonë, në një vend tjetër, e pashë një tjetër që ishte më e mirë se ajo e para, mendoja, kështu që e bleva edhe atë. Sidoqoftë, në fund kisha katër pallto të hirta të varura në dollapin tim – thjesht nuk kisha mundur t’i kontrolloja dëshirat e mia”.
Jashtë, qielli, kubeja më e lartë e tij, ishte dendur nga retë dhe yjet ishin të turbullta. Adela më në fund e gjeti ku ishte, andej tej thellë në terr. Ajo eci me hapa të pavendosur drejt tij. Koka e tij, e vuri re, ishte ngritur lart. U ndal pak jardë andej dhe e ngriti kokën edhe ajo. Qielli nisi të sillet vërdallë. Bëri një hap të papritur që të gjente drejtpeshimin.
“Çka po shikon?”, pyeti në fund.
Ai nuk i ktheu përgjigje. Nuk e kishte ndërmend t’i përgjigjej. Pastaj,
“Kometën”, tha ai. “Ka qenë në gazeta. Kjo është nata kur supozohet të shihet më së qarti”.
Ra heshtja.
“Nuk po shoh asnjë kometë”, tha ajo.
“Nuk po e sheh?”.
“Ku është?”.
“Është atje lart”, bëri me gjeste. “Nuk duket si ndonjë gjë e caktuar, thjesht si çdo yll i vogël. Është ajo atje, te Plejada”. Ai i njihte të gjitha konstelacionet. I kishte parë të nxjerrin kokën në errësirë, mbi kodrat frymëzënëse.
“Lëre ore, mund ta shohësh nesër”, tha ajo, pothuajse ngushëllueshëm, sado që nuk iu avit atij fare.
“S’do të jetë aty nesër. Veç njëherë”.
“Ku e di ti se ku do të jetë”, pyeti ajo. “Hajde, është vonë, ikim nga këtu”.
Ai nuk lëvizi vendit. Pas pakëz ajo eci drejt shtëpisë ku, në mënyrë ekstravagante, çdo dritë lart e poshtë ishte e ndezur. Ai mbeti aty ku ishte, duke shikuar lart në qiell dhe pastaj atë derisa bëhej gjithnjë e më e vogël duke shkuar përmes livadhit, duke arritur së pari aurën, pastaj ndriçimin dhe në fund duke zënë në thua në shkallet e kuzhinës.
/Marrë nga James Salter: ‘Collected Stories”, Picador, 2014/GazetaExpress/ KultPlus.com
Futbollisti i Bayer Leverkusenit dhe Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është votuar si “lojtari më i vlefshëm” për vitin 2024.
Xhaka ka fituar këtë çmim nga “Sports Aëards” në Zvicër, shkruan Indeksonline
Ai mposhti kundërshtarët, si: Kevin Fiala (hokey), Lara Heini (Hokey), Alina Muller (Hokey), Lia Ëalti (Futbolliste) dhe Manuel Zehnder (Hendboll).
Lojtari shqiptar nuk ishte në ceremoni, por u inkuadrua “online” dhe falënderoi të gjithë. Ai tha fjalë të mëdha, duke thënë poashtu se nuk është fans i çmimeve individuale.
“Dua t’i falënderoj të gjithë: ekipin tim, stafin, trajnerët e mi. Për të qenë i sinqertë nuk jam fans i madh i një çmimi individual. Sepse siç e thashë: suksesi nuk është i mundur vetëm. Duhet skuadra, të duhet trajneri dhe stafi. Viti i kaluar ishte i paharrushëm. Për mua, për klubin dhe për gjithë.
“Edhe në Euro 2024 bëm mirë dhe ishte i pabesueshëm. A mund të përmirësohem, po sigurisht. Në mars bëhem sërish baba”, u shpreh Granit Xhaka
Kujtojmë që kapiteni “helvetik” gjatë vitit që lam pas ka fituar tituj me klubin gjerman, Bayer Leverkusen, si: Bundesliga, Kupa e Gjermanisë dhe Superkupën e Gjermanisë.
Ai poashtu pati sukses edhe me Kombëtaren e Zvicrës në Euro 2024, duke shkuar deri në çerekfinale./Indeksonline/KultPlus.com
Futbollisti i Bayer Leverkusenit dhe Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është votuar si “lojtari më i vlefshëm” për vitin 2024.
Xhaka ka fituar këtë çmim nga “Sports Awards” në Zvicër, shkruan Indeksonline
Ai mposhti kundërshtarët, si: Kevin Fiala (hokey), Lara Heini (Hokey), Alina Muller (Hokey), Lia Walti (Futbolliste) dhe Manuel Zehnder (Hendboll).
Kujtojmë që kapiteni “helvetik” gjatë vitit që lam pas ka fituar tituj me klubin gjerman, Bayer Leverkusen, si: Bundesliga, Kupa e Gjermanisë dhe Superkupën e Gjermanisë.
Ai poashtu pati sukses edhe me Kombëtaren e Zvicrës në Euro 2024, duke shkuar deri në gjysmëfinale./Indeksonline/ KultPlus.com
Nga “Inside Out 2” filmi i animuar me më shumë fitime deri tek “Joker 2” që dështoi t’i bëjë përshtypje kritikëve dhe audiencës janë disa prej projekteve kinematografike që dominuan në 2024.
Viti nisi me sezonin e çmimeve, ku drama historike “Openheimer” triumfoi duke marrë tre cmime për regjisorin e saj britanik Christopher Nolan si dhe për aktorët Cillian Murphy dhe Robert Downey Jr.
Oppenheimer, filmi i vitit 2023 me regji të Christopher Nolan, ka marrë përgjithësisht vlerësime pozitive nga kritikët dhe audienca. Në platformën Rotten Tomatoes, filmi ka një vlerësim prej 93% nga kritikët dhe 91% nga audienca, duke reflektuar pëlqim të gjerë.
Megjithatë, disa kritikë kanë shprehur mendime të ndryshme. Mark Hughes nga Forbes e cilëson filmin si më të dobët të Nolan deri më tani, në kontrast të fortë me vizionin e tij ambicioz dhe kompleks në “Dunkirk”.
Në anën tjetër, kritiku Matt Zoller Seitz nga Roger Ebert e përshkruan filmin si magjepsës dhe epik, të njerëzve që mendojnë se kontrollojnë botën.
Në përgjithësi, “Oppenheimer” është vlerësuar për regjinë e Nolan dhe performancën e aktorëve, por ka ngjallur diskutime për trajtimin e temave të tij dhe qasjen ndaj ngjarjeve historike.
Filmi biografik i suksesshëm triumfoi në çmimet Golden Globes, BAFTA dhe Screen Actors Guild (SAG) përpara se të merrte shtatë Oscar.
Ato përfshinin filmin më të mirë, regjisorin më të mirë për Nolanin, aktorin më të mirë për irlandezin Murphy, për portretizimin e tij të Robert Oppenheimer, fizikantit që udhëhoqi zhvillimin e bombës atomike në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe aktori më i mirë dytësor për yllin e Hollivudit, Downey Jr.
Amerikania Emma Stone fitoi çmimin e saj të dytë Oscar, për aktoren më të mirë në rolin e saj në komedinë “Poor Things”.
Një film i drejtuar nga Yorgos Lanthimos dhe me aktoren Emma Stone në rolin kryesor, ka marrë vlerësime të ndryshme nga kritikët dhe audienca.
Disa e kanë lavdëruar filmin për kreativitetin e tij artistik dhe performancën e Stone. Shumë kineastë e cilësojnë atë si një kryevepër me skenar të shkëlqyer.
Megjithatë, ka edhe zëra kritikë që e konsiderojnë filmin si tentativë të dështuar për fuqizimin e grave.
Në përgjithësi, “Poor Things” duket se është një film që ndan opinionet, me disa që e vlerësojnë për inovacionin dhe performancat, ndërsa të tjerë e kritikojnë për përmbajtjen dhe mesazhet e tij.
Gara e aktores më të mirë ishte konsideruar si një nga garat më të ngushta me fituesen e çmimit SAG, Lily Gladstone, e nominuar për “Killers of the Flower Moon”. Nëse ajo do të kishte fituar, Gladstone do të ishte amerikania e parë që do të fiton një Oscar.
Filmi “Killers of the Flower Moon”, i drejtuar nga Martin Scorsese dhe bazuar në librin e David Grann, ka marrë vëmendje të madhe për tematikën, interpretimin dhe realizimin e tij.
Regjisori ka arritur të sjellë një histori të fuqishme dhe të dhimbshme, duke e kombinuar mjeshtërisht me një atmosferë autentike. Edhe interpretimi i Leonardo DiCaprio dhe Robert De Niro është vlerësuar si i jashtëzakonshëm, duke sjellë në jetë kompleksitetin moral të personazheve të tyre. Lily Gladstone, në veçanti.
Filmi trajton temën e genocidit të fshehur kundër popullit Osage në vitet 1920, duke e kthyer në një reflektim mbi racizmin, lakminë dhe padrejtësinë.
I bazuar në librin best-seller me të njëjtin emër të gazetarit David Grann, Killers of the Flower Moon na rrëfen historinë e vërtetë se si një biznesmen i bardhë dhe i vetë-shpallur mik i vërtetë i komunitetit indian Osage, orkestroi vrasjen brutale të një numri të konsiderueshëm anëtarësh të këtij populli në Oklahoma në vitet e hershme 1920.
Disa nuk bien dakord me zgjedhjen e Scorsese për t’u përqendruar më shumë te kriminelët sesa te viktimat e Osage, duke e bërë historinë të duket më e distancuar nga dhimbja e komunitetit.
Por megjithatë “Killers of the Flower Moon” konsiderohet një kryevepër kinematografike nga shumë kritikë për regjinë, performancën dhe tematikën.
Disa prej tyre kanë sugjeruar që filmi mund të ishte më i gjatë për të ruajtur ritmin pasi është mbi 3 orë.
Amerikania Da’Vine Joy Randolph, e cila gjithashtu ka dominuar sezonin e çmimeve me një Golden Globe, një Critics Choice Award, një çmim BAFTA si dhe një çmim SAG për rolin e saj si një nënë e vuajtur në ”The Holdovers”, fitoi çmimin më të mirë dytësor.
“The Holdovers” është një film dramë-komedi i vitit 2023, me regji të Alexander Payne dhe me aktorët Paul Giamatti, Da’Vine Joy Randolph dhe Dominic Sessa në rolet kryesore. Filmi është pritur pozitivisht nga kritikët, duke marrë vlerësime të larta për performancat e aktorëve dhe regjinë.
Në sajtin Rotten Tomatoes, filmi ka një vlerësim pozitiv, duke u cilësuar si një dramë-komedi të duhur për shikuesit që kërkojnë një film me dialog të pasur.
Për Angela Bassett, viti 2024 filloi me një triumf teksa mori një Oscar në Janar të 2024, për portretizimin e Tina Turner e deri tek roli i mbretëreshës së Wakanda.
Filmi për Tina Turner, “What’s Love Got to Do With It” (1993), është një biografi dramatike që tregon jetën e saj, nga fillimet e vështira deri te sukseset si një nga yjet më të mëdha të muzikës.
Filmi bazohet në autobiografinë e saj, “I, Tina”, dhe fokusohet kryesisht te marrëdhënia e saj me bashkëshortin dhe partnerin muzikor, Ike Turner.
Filmi është cilësuar si një lamtumirë e denjë për një yll që vendosi një standard të lartë në muzikë dhe kulturë pop.
Disa kritikë kanë vënë në dukje se pjesa më e madhe e filmit përqëndrohet në vuajtjet e saj personale, duke lënë më pak hapësirë për karrierën artistike. Ndonëse emocional, disa kanë argumentuar se filmi nuk sjell ndonjë qasje të re për një dokumentar biografik.
Mes të tjerash ndër projektet kinematografike që bënë bujë ishte edhe Filmi “Inside Out 2” që u bë filmi i animuar me fitimet më të larta të të gjitha kohërave në korrik. Aktualisht ai ka grumbulluar mbi 1.8 miliardë dollarë në arkat globale.
Filmi, një vazhdim i atij të 2015-ës që zbulon jetën e një vajze të re, që tejkaloi fenomenin e Disney-t të vitit 2019 “Frozen 2”, i cili fitoi 1.45 miliardë dollarë në mbarë botën. “Inside Out 2” gjithashtu tani qëndron në vendin e 8-të në renditjen globale të shitjes së biletave.
“Inside Out 2” ka marrë reagime të ndryshme nga kritikët. Disa e vlerësojnë si një rikthim të suksesshëm të Pixar-it, ndërsa të tjerë shprehin zhgënjim.
Sukses i jashtëzakonshëm ishte edhe për dyshen e Marvel Deadpool & Wolverine”, me Ryan Reynolds në rolin e Deadpool, një personazh i njohur për shaka dhe Hugh Jackman si Wolverine, një mutant me kthetra të mprehta. Në arkat botërore ai ka korrur 1.33 miliardë dollarë në mbarë botën.
“Deadpool” është një film aksion-komedi që ka bërë një revolucion në zhanrin e filmave të superheronjve. Me një performancë të paharrueshme nga Ryan Reynolds, Deadpool është një personazh i ri për publikun, duke sjellë humor dhe katarsis.
Për disa kritikë filmi mund të duket disi i përsëritur dhe i parashikueshëm për ata që janë të njohur me stilin e Deadpool dhe formatin e tij.
Sipas ekspertëve ata që pritën një film tradicional të Wolverine me shumë aksion dhe elemente fantastike, “Logan” mund të duket më i ngadalshëm dhe më i trishtuar.
Animacioni “Despicable Me 4” u rendit i treti me 969 milionë dollarë, ndërsa vazhdimi epik fantastiko-shkencor i Timothee Chalamet “Dune: Part 2” fitoi 714 milionë dollarë.
Në “Despicable Me 4”, kritikët kanë vlerësuar animacionin energjik dhe humorin e zakonshëm të Minioneve, por disa kanë kritikuar mungesën e zhvillimit të thellë të karaktereve.
Variety e përshkruan filmin si “argëtues, por i mbingarkuar me karaktere të padobishme”. Nga ana tjetër, shikuesit kanë vlerësuar humorin dhe argëtimin që ofron filmi, duke e konsideruar atë një mundësi të mirë për familjet.
“Dune” (2021), një adaptim i veprës kult të Frank Herbert, ka marrë shumë vleresimi pozitive. Një nga aspektet më të lavdëruara të filmit është pamja e tij mahnitëse.
Kinematografia, e udhëhequr nga Greig Fraser, është shpërblyer për bukurinë e saj vizuale dhe ndihmon në krijimin e një atmosfere unike dhe epike. Peisazhet e shkretëtirës dhe dizajni i hapësirave janë veçanërisht tërheqës.
Timothée Chalamet, në rolin e Paul Atreides, është vlerësuar për interpretimin e tij të fuqishëm dhe të ndjeshëm. Jason Momoa, Oscar Isaac dhe Zendaya gjithashtu kanë marrë vlerësime pozitive për rolet e tyre mbështetëse, por për disa Zendaya ka një rol të vogël në këtë film.
Disa kritikë kanë argumentuar se filmi mund të jetë i ngadalshëm për ata që nuk janë të njohur me librin. Historia është e ngarkuar me informacion dhe është e ndarë në dy pjesë, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje.
Top 5-shen më të mirë e mbyll “Godzilla x Kong: The Neë Empire”, i cili fitoi 571 milionë dollarë.
“Godzilla vs. Kong” (2021) një nga pikat më të forta të filmit janë efektet speciale dhe sekuencat e aksionit, që janë të mbushura me betejat epike midis Godzillës dhe Kongut.
Shumë kritika thonë se fabula është e dobët dhe e parashikueshme. Pjesa më e madhe e filmit është e fokusuar në aksion dhe nuk ka zhvillim të thellë karakteresh, veçanërisht për njerëzit që janë pjesë e historisë.
Viti 2024 gjithashtu u shoqërua me disa vazhdime të shumëpritura, duke përfshirë atë të regjisorit amerikan Tim Burton të komedisë së tij horror të vitit 1988 “Beetlejuice”.
“Beetlejuice Beetlejuice” ribashkoi kastën duke përfshirë Michael Keaton dhe Winona Ryder, ndërsa solli në skenë shumë aktorë të rinj si Jenna Ortega.
Filmi është një shembull i shkëlqyer i stilit unik të Tim Burton, me një atmosferë të errët dhe të çuditshme që krijon një botë fantazi.
Beetlejuice, i luajtur nga Michael Keaton, është një personazh i paharrueshëm, i mbushur me humor të errët dhe energji të çmendur.
Shumë kritika e vlerësojnë performancën e Keaton, i cili shpërfaq një interpretim të jashtëzakonshëm të një shpirti kaotik.
Joaquin Phoenix riktheu rolin e tij si Joker në vazhdimin e ri të filmit për DC Comics, ku intepreton gjithashtu Lady Gaga si Harleen “Lee” Quinzel, AKA Harley Quinn.
Megjithatë, pavarësisht se filmi origjinal i vitit 2019 “Joker” fitoi vlerësime të larta dhe dy Oscar – duke përfshirë një çmim për aktorin më të mirë për Phoenix – “Joker: Folie a Deux” nuk u prit siç ishte parashikuar nga audienca.
Filmi ka një rezultat të ulët prej 32 % në sajtin Rotten Tomatoes dhe deri më tani ka fituar një total prej 206 milionë dollarësh kundrejt 300 milionë dollarëve të raportuara që kushtoi për t’u realizuar.
Gjithashtu edhe regjisori i njohur amerikan Francis Ford Coppola u përball me kritika të ashpra për filmin e tij fantastiko-shkencor “Megalopolis”, ku luan Adam Driver si një arkitekt-shkencëtar që dëshiron të përmirësojë një version imagjinar të qytetit të Nju Jorkut të quajtur Roma e Re.
Projekti i vetëfinancuar i Coppola-s prej 120 milionë dollarësh ka një rezultat prej 45% në sajtin Rotten Tomatoes dhe ka fituar vetëm 13.7 milionë dollarë në mbarë botën.
Filmi “Madame Web” i Dakota Johnson gjithashtu rezulton dobët pasi ka fituar vetëm 100 milionë dollarë në mbarë botën. Kritikët e përshkruajnë filmin si ndoshta filmi më i keq i realizuar ndonjëherë. Po ashtu, Escapist Magazine e quan filmin një kaos duke kritikuar karakteret e dobët.
Komedia e regjisorit britanik Matthew Vaughn “Argylle” thuhet se kushtoi 200 milionë dollarë, por fitoi më pak se gjysmën e tyre 96 milionë dollarë në arkë.
Projekti kinematografik “Furiosa: A Mad Max Saga” i regjisorit George Miller, me Anya Taylor-Joy dhe Chris Hemsëorth fitoi 173 milionë dollarë në mbarë botën.
Ajo kishte një buxhet të raportuar prej 168 milionë dollarësh. Yjet e Hollivudit zbritën në Rivierën Franceze për Festivalin e Filmit në Kanë në maj të 2024 dhe për Festivalin e Filmit të Venecias në verë.
Mes tyre ishte edhe Demi Moore e cila interpretoi në projektin kinematografik “The Substance” në Kanë.
Ishte hera e parë në më shumë se një çerek shekulli që Moore, i cili u bë një simbol seksi përmes filmave si “Striptease” në vitet 1990, ishte në festival.
Në Venecia, filmi i parë në gjuhën angleze i regjisorit spanjoll Pedro Almodovar “The Room Next Door”, i cili trajton temat e rënda të eutanazisë dhe ndryshimeve klimatike, fitoi çmimin prestigjioz “Luani i Artë”. Me rolet kryesore Tilda Swinton dhe Julianne Moore, filmi mori ovacione të shumta kur u shfaq premierë në Venecia.
Angelina Jolie pas shumë kohësh shkëlqeu në interpretimin e filmit biografik “Maria”, në të cilin luan rolin e sopranos Maria Callas gjatë ditëve të fundit të jetës së saj.
Për vetë aktoren e hollivudit, portretizimi i një prej sopranove më të mëdha të të gjitha kohërave dhe mësimi për të kënduar për rolin në filmin “Maria” të regjisorit Pablo Larrain ishte i frikshëm, por terapeutik.
Filmi “Maria” tregon ditët e fundit të sopranos Callas në Paris, kur ajo kishte varësi ndaj drogës. Callas ishte një soprano greke e lindur në SHBA dhe një nga zërat më të njohura të operës. Ajo vdiq në vitin 1977 në moshën 53-vjeçare.
Ceremonia vjetore e çmimeve të filmit në Francë mori kritika në Shkurt të 2024 me një qendrim të fortë nga aktorja Judith Godreche e cila foli kundër dhunës seksuale në industrinë e filmit. “Pse të pranojmë që ky art që e duam kaq shumë, ky art që na bashkon, të përdoret për trafikimin e paligjshëm të vajzave të reja” tha Godreche në ceremoninë e 49-të të Çmimeve Cesar.
Policia nisi një hetim pasi Godreche paraqiti një ankesë për dhunë seksuale kundër regjisorit francez të filmit Benoit Jacquot, 77 vjeç, me të cilin ajo kishte një lidhje në fund të viteve 1980 kur ishte e mitur.
Disa muaj më vonë, Godreche solli filmin e saj për lëvizjen #MeToo në festivalin e Kanës.
Filmi i shkurtër 17-minutësh “Moi Aussi” (“Edhe unë”) përmban dëshmitë e viktimave të abuzimit seksual dhe u shfaq në ceremoninë e hapjes së konkursit “Un Certain Regard”.
Ndërkaq një tjetër yll që shkëlqeu ishte edhe aktori Johnny Depp që mori çmimin për arritje jetësore në Festivalin e Filmit në Romë në Tetor. Depp u nderua me çmimin nga aktori Riccardo Scamarcio, i cili luan në dramën biografike “Modi – Tri ditë në krahun e çmendurisë”, të cilën Depp e drejtoi dhe që u shfaq në edicionin e 19-të të festivalit të filmit në kryeqytetin italian.
Filmi tregon jetën e artistit bohem italian Amedeo Modigliani, i njohur si Modi për miqtë e tij, gjatë tre ditëve ku ai përfshihet në një seri ngjarjesh kaotike në Parisin e viteve 1916./ klannews/ KultPlus.com
Një ton i kuq u shit sot rreth 1,3 milionë dollarë, në ankandin e parë të sezonit në tregun popullor të peshkut të Tokios, sasia e dytë më e lartë e arritur ndonjëherë, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo.
”Shitja befasuese e ekzemplarit 276 kilogramësh po ushqen shpresat tek japonezët se vendi do të vazhdojë të rikuperohet nga rënia e tij ekonomike”, raportoi agjencia.
Toni u kap të shtunën në brigjet e Oma në majën veriore të ishullit Honshu, një nga zonat kryesore të peshkimit të tonit në Japoni.
“Kishte dhjamë sa një lopë”, u citua të ketë thënë peshkatari 73-vjeçar Masahiro Takeuchi nga Kyodo, duke përshkruar momentin kur pa tonin gjigant.
Sipas Kyodos, në vitin 2019, një ton i kuq arriti ekuivalentin me 2,1 milionë dollarë – çmimi më i lartë i regjistruar ndonjëherë që nga viti 1999 kur filluan regjistrimet.
”Çmimet më pas ranë gjatë pandemisë së koronavirusit”, tha ajo.
Shumat relativisht të larta, që arrihen në ankandin tradicional të Vitit të Ri, nuk janë kryesisht për shkak të cilësisë së peshkut.
Në vend të kësaj, spektakli është krijuar për të nisur vitin e ri financiar.
“Toni i parë i vitit sjell fat. Ne duam t’i bëjmë njerëzit të buzëqeshin me ushqim”, tha Shinji Nagao, president i një operatori restorantesh sushi, që bleu peshkun së bashku me një ndërmjetës./ atsh/ KultPlus.com
Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar Dom Gjon Bdek Buzuku e përfundoi së shkruari ‘Mesharin’ e tij, që deri më sot njihet si vepra e parë dhe njëkohësisht i pari monument letrar i botuar në gjuhën shqipe.
Datën dhe arsyen e shkrimit të kryeveprës monumentale vetë autori e shkruan në parathënien e Mesharit të tij, se e mbaroi “së shkruami” më 5 janar 1555 duke e vë edhe arsyen: “tue e u kujtuomshumӫ herë se gluha jonӫ nukë kish gjā tӫ ṇdigluom ṇ së Shkruomit shenjtë,” dhe dëshmia se kjo është një vepër e parë e këtij lloji e shkruar në gjuhën shqipe: “këjo tue klenë mā e para vepër”.
Ja Pasthënia e Mesharit:
“U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue ụ kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gjā të ṇdigluom ṇ së Shkruomit shenjtë, ṇ së dashunit së botësë sanë desha me ụ fëdigunë, për sā mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne qi tӫ ṇdiglonjinë, përse ata të mundë mernë sā i naltë e mujtunë e i përmishëriershim anshtë Zotynë atyne qi ta duonë ṃ gjithë zemërë. U lus ṃbas sodi mā shpesh te uini ṃ klishë, përse ju kini me gjegjuni ordhëninë e Tinëzot. E atë në ṃbaronjënë, Zotynë të ketë mëshërier ṃbi ju. E ata qi ṷ monduonë djerie tash, mā mos u mondonjënë. E ju t ini të zgḭiedhunitë e Tinzotë. E përherë Zotynë kā klenë me jū, ju tue ṇdjekunë të dërejtënë e tue lanë të shtrembënënë. E këta ju tue bām, Zotynë ka me shtuom ṇdër jū, se të korëtë taj të ṇglatetë djerie ṇ së vjelash, e të vjeltë djerie ṇ së mbjellash. E u mā duo tӫ ṃbaronj vepërënë teme, Tinëzot tue pëlqyem, Ņdë vjetët M. D. L. IV. njëzet dit ṇdë mars zuna ṇfill, e ṃbarova ṇdë vjetët ṇjë M. D. L. V. ṇdë kallënduor V dit. E se për fat në keshë kun ṃbë ṇdonjë vend fëjyem, u duo tuk të nukë fajtë, aj qi të jetë mā i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ṇde e mirë. Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë mā e para vepër e fort e fështirë për të vepëruom ṃbë gjuhët tanë. Përse ata qi shtamponjinë kishnë të madhe fëtigë, e aqë nukë mundë qëllonjinë se faj të mos banjinë, përse përherë ṇdaj ta nukë mundë jeshë; u tue ṃbajtunë një klishë, ṃbë të dȳ anët më duhē me sheryem. E tash u jam ṇfalë gjithëve, e lutëni Tenëzonë ende për muo”./ KultPlus.com
“A e dini se çdo ndêrtese i vihen temelet n’dhé? Edhe pse n’vàrr, ne hijshëm duhet t’jemi gurt’ e temelit t’njiasaj bînaje t’cillin sot e quejm Shqypni”. Janë këto fjalë të qëndisuna me zemër të gatueme me prushin e atdhedashunisë dhe hirin e shenjt të shërbestarit, t’devotshmit të rrugës së vërtetë, diejtuesit, mendimtarit, shkrimtarit, veprimtarit politik dhe fratit françeskan Padër Anton Harapi
Sot 137 vite më parë më 5 janar 1888 lindi në Shirokë të Shkodrës, biri i Loros dhe i Çiles, Anton Harapi. I ati merrej me peshkim, të cilin e kishte traditë. Në fëmijëri bashkëmoshatarët e thërrisnin në emrin e pagëzimit, Gaspër. Që në moshë të re hyri në Kolegjin e Jezuitëve dhe më pas në Kolegjin Françeskan, që ishte dhe mbeti shtylla e traditës së mirëfilltë kombëtare shqiptare.
Rezultatet e shkëlqyera në shkollë i mundësuan të vijojë mësimet e larta në Salzburg, e pastaj në Schwaz e Villach të Austrisë, dhe më vonë vijoi studimet teologjike në Romë.
Më 1910 kthehet në atdhe dhe shugurohet meshtar duke përmbushur kushtet e mbrame të Urdhrit Françeskan. Gjatë tetorit të vitit 1912 deri në prill 1913 kur Shkodra qe e rrethuar nga trupat malazese e serbe, i përkushtohet shërbesave fetare dhe njerëzore në kishën “Zoja Rruzare” në lagjen Arra e Madhe në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan. Gjatë kohës së takimeve që i paraprinë pavarësisë së Shqipërisë kërkohet nga nëpunësit e Ministrisë së Jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze si përkthyes gjatë bisedimeve që u zhvilluan mes kontit L. von Berthold dhe Ismail Qemalit. Më 1916 në Dukagjin ra kolera, P. Antoni vajti si shërbetor pranë tyre, për t’i ngushëlluar dhe ndihmuar drejtpërdrejt nga ana profilaksike kundër kolerës. Dy vitet e fundme të Luftës së Parë Botërore e gjeti famullitar në Grudë të Malcís së Madhe. Organizon menjëherë tre bajrakët Hot, Grudë e Triepsh dhe ua uli parinë në Shkodër që t’i dorëzonin memorandumin e përgatitur nga ai vetë në vitin 1918, komandantit francez në Shkodër. Në bashkëpunim me L. Gurakuqin dhe P. Gjergj Fishtën, harton një peticion të nënshkruar nga 200 përfaqësues të tre bajrakëve, drejtuar përkatësisht Konferencës së Paqes në Paris, ministrave të jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Anglisë, Francës dhe Italisë. Në përkrahje të negociatave diplomatike, përfaqësuesit e Grudës, Hotit e Triepshit në Shkodër, organizuan demostratën te Ura e Maxharrit, duke brohoritur: “Hot e Grudë ishin betue, Pa gjak malet mos me i l’shue”.
Në takimin që formoi grupin “Ora e Maleve”, nga fillimi i vitit 1923, merr pjesë si përfaqësues i françeskanëve. Ishte bashkëpunëtor dhe nismëtar i botimit të fletores me të njëjtin emër, sëbashku me Ernest Koliqi të shoqërisë “Rozafat” dhe Zef Harapi e shoqërisë “Bogdani”
“Kur kam nxjerrë “Orën e Maleve”, përveç kolegut tim Dom Lazër Shantojës, nuk kam pasë asnji njeri që të më përkrahë e të më japë ndihmë. Po, edhe miku im Nush Topalli, më ka pague shpenzimet për botimin e tre numrave të parë”, dëshmon nxënësi i tij P. Zef Pllumi.
Emërohet drejtor i kolegjit françeskan më 1923. Mbasi përkrahte L. Gurakuqin në pjesëmarrjen e tij tek Lëvizja e Qershorit, me fitoren e Legalitetit më 24 dhjetor 1924 arrestohet dhe burgoset për do kohë. I tërhequr nga politika, vazhdoi të japë mësim në liceun “Illyricum” (ku më vonë u emërua drejtor) dhe mësimdhënës në Shkollën Normale Femrore të Motrave Stigmatine po në Shkodër. Në harkun kohor të viteve 1930-1936 është drejtor i “Hyllit të Dritës”. Botime të tija i gjejmë edhe në gazetat “Posta e Shqypnisë” dhe tek “Zani i Shna Ndout” ku për shtatë vite mbuloi rubrikën me mendime filozofike popullore “Thana e thasha”. Gjatë vitit 1936 dërgohet në Korçë i kërkuar nga intelektualët e atij qyteti tek P. Fishta, si i njohur që ishte në shkallë kombëtare për shprehinë e tij të zhdërvjellët për një kuvend mbi vlerat, parimet, kulturën e krishterë dhe atdhetarisë. Më 1937 kreu shërbimin e fundit si famullitar në Bajzë të Shkodrës.
Përveç artikujve dhe studimeve në fushat e kulturës, artit, filozofisë dhe sociologjisë Atë Anton Harapi ka botuar edhe librat Edukata ose Mirërritja e Fëmijëvet (Shkodër 1925), Vlera shpirtërore (Shkodër 1936) dhe romanin psikologjik Andrra e Pretashit që më parë u botua në vazhdime në revistën Hylli i Dritës (1933-1940). Si vepër e plotë posthume u ribotua në Romë më 1959. Në vitet e fundit fondacioni Hylli i Dritës ka botuar një vëllim me veprat Vlera shpirtërore, Andrra e Pretashit dhe Valë mbi valë, që mund të porositet prej Kuvendit françeskan në Tiranë.
Siç ka vënë në dukje studiuesi Shpend Shpata, Edukata ose Mirërritja e Fëmijëvet është përkthim e veprës së pedagogut A.Herget, të cilin Anton Harapi ka ditur ti përshtasë moshës së re shqiptare, duke pasuruar pedagogjikën shqiptare me elemente të pedagogjisë botërore.
Vepra e dytë e Harapit, Vlera shpirtërore, ka pasur si qellim të dëshmonte se besimi katolik nuk është kundër diturisë e përparimit, as kundër aspiratave të njeriut, as kundër ndjenjave kombëtare.
Kryevepra e Anton Harapit, Andrra e Prekashit, i kushtuar bashkëveprimtarit të tij të dashur Luigj Gurakuqi, ka vlerë të madhe dokumentare, etnografike, psikologjike dhe filozofike mbi jetën dhe idealet e shqiparëve të krahinës së Grudës, ku Harapi shërbeu si famulltar në vitet 1918-19. Në këtë vepër ai jep pamje nga jeta e tyre të përditshme por synimi i tij kryesor ka qenë thjesht kombëtar: fiset e Hotit dhe të Grudës, t¨mbetura jashtë kufirit politik të sotëm, janë thjesht shqiptare. ”Me veprën e përvuejtë të virtyteve shqiptare do ta ngrehim madhinë e kombit tonë” shkruan Harapi.
Me pushtimin e italianëve, Gjon Marka Gjoni ngarkohet nga paria e Shkodrës që të shkonte të bisedonte me kontin Çiano, më 12 prill 1939, ku si pjesëmarrës dhe përkthyes ishte Patër Antoni.
Si njëri nga krerët e dërgatës së asambleistëve të Shkodrës i kërkon Asamblesë Kushtetuese të Tiranës Pavarsinë e Shqipërisë, flamurin, gjuhën, shkollat… Në prill të vitit 1940 bëhet pjesë e Institutit Mbretëror të Shkencave dhe në vitin 1941 u zgjodh Provinciali i Urdhërit Françeskan në Shqipëri.
Pas kapitullimit e Italisë, Mehdi bej Frashëri i propozon për t’u bërë përfaqësues i katolikëve në Këshillin e Lartë të Regjencës. Duke qenë e papërputhshme me të qenurit e tij klerik, ngase mund ta çojë në firmosjen e dënimeve me vdekje, dhe se duhej leja e eprorëve, Harapi nuk e pranon ketë detyrë. Për këtë arsye Asamblea i bëri një telegram Selisë së Shenjtë duke i kërkuar që t’i jepte leje At Harapit që të marrë pjesë në këtë Këshill të përkohshëm. Selia e Shenjtë ia dha lejen Padër Antonit që të merrte pjesë dhe të ishte antar i Këshillit të Regjencës, por me kusht që mos të nënshkruante asnjë vendim vdekjeje.
Me 13 shtator 1943 emërohet anëtar i Këshillit të Regjencës, ku ka qëndruar deri në fund të vitit 1944. Patër Anton Harapi në fjalimin e tij me rastin e betimit si anëtar i Këshillit të Naltë, shprehej kështu: “Më rrenë mendja se nuk ka zog shqiptari, qi të mendojë se unë e mora ketë barrë për kulltuk, për interesë a për ndonji intrigë. Mundet veç me drashtë ndokush mos qe ndonji maní e emja qi më shtyni deri këtu. Edhe un po u a vërtetoj fjalën dhe po u thom se po: manija e Shqipnís, po, qe ajo qi më vuni dilemën : a me anarkista për të ba gjak, ase me hjekun dorë prej çashtjes kombtare. Dhe mbasi shpirti nuk m’a tha të baj as njenën, as tjetrën, qeshë i shtërnguem të zgjedhi njenën dysh: a të baj nji marrí tue e pranue ketë zyrë, ase të tregoj nji dobsí tue u largue. Vendova ma mirë të baj nji marrí: ase sikurse thonë ata shqiptarë qi duen të ruhen të pastër – desha të komprometohem”.
I plotfuqishmi i Rajhut në Evropën Juglindore, Herman Nojbaher shkruan te Kujtimet e tij me vlerësim të madh për P. Antonit. Ishte fundi i qershorit të 1944 kur Nojbaher i hipën avionit për të fluturuar drejt Beogradit dhe At Antoni që i thotë se: “nuk mund ta duronte më politikën” dhe vajti me të.
Pas disa javësh qëndrim në Vienë e Tirol kthehet në Shqipëri.
Me arrdhjen në pushtet të komunistëve, frati bashkë me mikun dhe kolegun e tij në Regjencë, Lef Nosi, shkojnë në Shkodër dhe strehohen për disa ditë në Kuvendin Françeskan të qytetit. Iu ngjitën Dukagjinit dhe mbas pak ditësh në Kir, më 5 dhjetor të 1944 vendosen në Plan të Pultit. Prenkë Ndou, kryetari i këshillit dhe bajraktari i fshatit e strehon tek një vejushë në Lumaj, një vend ku ishin vetëm dy shtëpi.
Më 6 apo 8 qershor 1945 arrestohet kur ishte duke u lutur. Me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës Speciale në Tiranë, Anton Harapi shpallet kriminel lufte dhe armik i popullit, sabotator i pushtetit. Ai u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua të nesërmen duke mbetur pa varr.
I tillë ishte fundi i këtij kleriku, i tillë fund që do të nënshkruhej me gjak e me hekur nga komunizmi ndaj gjithë klerikëve, kësaj pasurie të gjatë dhe këtij visari vlerash dhe kontributesh. Ata ikën me Krishtin në gojë e Atdheun në zemër për të mbetur të përgjithmonshëm në kujtesën dhe detyresën për mirënjohje të gjeneratave./ KultPlus.com
Nëse ekziston një destinacion që po përjeton një rritje absolute të popullaritetit dhe numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit, është Shqipëria, shkruan Jemima Skelley në revistën australiane “9Travel”.
Vendi regjistroi një numër rekord vizitorësh të huaj – 4,5 milionë në gjashtë muajt e parë të 2024 – një rritje prej 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Me plazhe mahnitëse, ushqim të mrekullueshëm, vendas miqësorë, një kulturë dhe histori të pasur dhe çmime relativisht të lira – nuk është çudi që Shqipëria po kthehet në një pikë të rëndësishme turistike.
Aktivitetet që mund të bëni në Shqipëri
Ju mund të relaksoheni në plazh, të bëni një udhëtim disa ditorë, të notoni në burimet malore ose të humbisni veten në jetën e natës të një qyteti të ri, Shqipëria ofron gjithçka për ju.
Turistët që e vizitojnë vendin e vogël evropian për herë të parë, dhe kanë një muaj kohë për të eksploruar të gjithë vendin – mund të kryejnë disa aktivetete:
Marrin me qira e një varkë për vozitje në ujërat bruz të Ksamilit
Freskohen në ujëvarat e ftohta pas ecjes në afërsi të Thethit
Vizitojnë në muzeun/galerinë e nëndheshme Bunk’Art në Tiranë
Shijojnë ushqimet e freskëta të detit në Rivierën Shqiptare
Eksplorojnë rrugët me kalldrëm të shekullit VI të Gjirokastrës
Ku të qëndroni në Shqipëri
Shqipëria për turistët mund të ndahet në tre zona kryesore: bregdeti, malet dhe Tirana, kryeqyteti.
Nëse jeni pas pushimeve në plazh, plazhet e Sarandës, Ksamilit dhe Himarës janë opsionet më të mira.
Ksamili është një fshat i vogël bregdetar në Rivierën Shqiptare, një vend i qetë ku mund të relaksoheni në pishinë ose plazh gjatë gjithë ditës dhe të shijoni një darkë të këndshme.
Saranda është një qytet i madh dhe një vend i mrekullueshëm për këdo që pëlqen të jetë aktiv.
Himara është një vend turistik, i shkëlqyer për not dhe një udhëtim të thjeshtë.
Për një atmosferë më shumë natyrale, drejtohuni në veri të vendit.
Alpet Shqiptare ofrojnë një sërë shtigjesh për ecje me peizazhe mahnitëse.
Berati një tjetër qytet i madh dhe magjepsës për adhuruesit e historisë është listuar në trashëgiminë e UNESCO-s.
Tirana ia vlen të vizitohet të paktën për disa netë. Qëndroni në qendër të qytetit për të shijuar kulturën dhe jetën e natës dhe merrni teleferikun në mal për te shijuar pamje të mahnitshme.
Çfarë ushqimi të shijoni në Shqipëri?
Mënyra më e mirë për të përshkruar ushqimin shqiptar është se ai është ndikuar nga kuzhina greke dhe italiane – duke ofruar shumë pjata me mish dhe ushqime deti të shijshme dhe të freskëta.
Pjatat që duhet të provoni:
Byreku: një petë e mbushur me djathë, mish dhe perime
Tavë kosi: gjellë kombëtare me mish qengji
Qofte: Qofte shqiptare
Fërgesë: gjizë, speca dhe domate
Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë
Plazhet e Shqipërisë – një nga atraksionet më të mëdha të vendit – i shijoni më së miri gjatë verës, nga maji deri në shtator.
Korriku dhe gushti janë muajt më të ngarkuar të verës. Shumë turistë italianë dynden në Shqipëri në këtë kohë pasi qyteti bregdetar i Sarandes është shumë afër me traget nga Italia.
Prilli dhe maji apo shtatori janë muajt më të mirë për të shmangur turmat e turistëve dhe vapën përvëluese.
A është Shqipëria e lirë për të udhëtuar?
Kur krahasohet me destinacione të ngjashme evropiane, si Franca, Italia, madje edhe Kroacia, Shqipëria është një destinacion shumë buxhetor. Vendi përdor lekun si monedhën e tij, jo euron.
Akomodimi nuk do t’ju kushtojë më shumë se 50 dollarë në natë edhe në vende të këndshme qendrore.
Një vakt kushton rreth 5-10 dollarë, dhe kostoja do të ishte me e lartë vetëm nëse do të zgjidhnit një restorant më të shtrenjtë. /atsh/ KultPlus.com
I humba të gjitha, po lypës s’u ktheva, S’ia zgjata dorën askujt dhe veten e mbajta. Ç’u bënë vajzat më të bukura, Drita, Maria dhe Eva? Atyre dorën me gaz mund t’ua mbaja.
Po të gjitha ato u plakën si unë Dhe bukurinë e dikurshme s’e kanë, Megjithatë drejt tyre synoj nganjëherë më shumë Sesa drejt guhakerve me qyrk e famë.
I humba të gjitha, më mbetën vetëm kujtimet dhe kockat, Më mbeti lëkura dhe bebja e syrit tok me shkëndijat. Tani përballë shtëpisë sime këndojne bretkosat, Gëzohem se janë të gjitha të mijat./ KultPlus.com
“Diario de Burgos” ka botuar, të enjten e 22 marsit 1978, në faqen n°15, intervistën ekskluzive asokohe me mbretëreshën Susan (nënën e Princ Leka II) në përiferi të Madridit, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Mbretëresha Susan e Shqipërisë, në ekzil të artë në Madrid
Mbretëresha e Shqipërisë, Susan, në rezidencën e saj në Madrid. — (Foto EFE-FIEL). — Burimi : Diario de Burgos, e enjte, 22 mars 1978, faqe n°15
Si çdo amvisë është e shqetësuar për rritjen e çmimeve
Ajo preferon një jetë të qetë në shtëpinë e saj në periferi të kryeqytetit të Spanjës
Mbreti Leka është zgjedhur “Mbret i Shqiptarëve” nga më shumë se tetë milionë nënshtetas në ekzil
Nga Taño PEREZ dhe Agustina LOPEZ DE LOS MOZOS
Ne dimë pak ose shumë pak për Shqipërinë. Ndoshta vendndodhjn e saj, diçka nga historia e saj aktuale : të dhëna të ftohta, të largëta, të pajetë nga një tokë e largët që nuk ka njexrrë kurrë zë dhe pothuajse kurrë nuk ka mundur të flasë me zërin e saj.
Për të na treguar për Shqipërinë do të shkojmë të takojmë një grua. Susan-a, shumë kilometra larg vendit të saj, mbretëron në zemrat e atyre tetë milionë shqiptarëve që, si ajo, jetojnë në ekzil (mërgim) për shkak të dominimit komunist.
Dy burra me tipare orientale na hapin derën dhe prej andej na shoqërojnë dy bóxer-ë (racë qeni) që nuk do të largohen kurrë nga ne.
— Më pëlqejnë shumë qentë dhe të gjitha kafshët, thotë ajo ndërsa përkëdheli Charly-n. Unë kisha një majmun të vogël, por ai ngordhi.
E lindur australiane
Mbretëresha e Shqipërisë, Susan, në rezidencën e saj në Madrid. — (Foto EFE-FIEL). — Burimi : Diario de Burgos, e enjte, 22 mars 1978, faqe n°15
E shoqja e mbretit Leka, Susan-a, na përshëndet menjëherë, te dera e shtëpisë. Ajo është një grua e gjatë, me sy të çelur, bjonde. Ajo është e veshur thjesht – që është një nga kushtet për të qenë elegante –. Ajo i hedh flokët mbrapa dhe i mban të shtrënguara. Përshtypja e parë që ajo lë është qetësia e pamasë : fytyra e saj është pjekur, e butë, paqësore. Gjestet e saj, mënyra e saj e të folurit, nuk i prishin asgjë kësaj harmonie.
Gjatë gjithë intervistës ajo do të flasë me një theks të lehtë anglez, gjuhën e saj, pasi është e lindur australiane.
— Gjithashtu studioj shqip çdo ditë, me një mësues vendas
— Ne duam të dimë se çfarë bëni, si është një ditë e zakonshme për ju.
— Së pari, shtëpia, leksionet. Mbreti dhe unë jemi shumë të thjeshtë dhe e kalojmë kohën duke luajtur shah dhe duke lexuar. (Mbreti flet tetë gjuhë). Mundohemi të mos udhëtojmë shumë në Madrid, pasi trafiku është problem. Ne preferojmë t’i presim miqtë tanë në shtëpi. Jeta në fshat është shumë e bukur (ata jetojnë afër Somosoguas), larg zhurmës. Kur ra borë, ne bëmë një burrë dëbore gjashtë këmbësh në kopsht (sepse Mbreti është i gjatë, i thashë, dhe ajo buzëqeshi).Ai u shkatërrua përfundimisht nga qentë.
Miqtë e tyre janë njerëz “normalë” :
— Ne kemi miq në Trupin Diplomatik, por “flasim” më shpesh me të tjerë që nuk kanë lidhje me jetën politike.
“Plotësisht e lumtur”
Teksa bëjmë foto, shikoj dekorimin e shtëpisë: foto familjare, ndoshta objekte shqiptare. Shoh një kuti cigaresh me firmën e Arias Navarro-s. E pyes nëse janë miq.
— Po, ai është një mik i madh.Ai luan golf me ne, ne e kemi njohur që nga koha e tij si kryebashkiak i Madridit.
— Gjej rastin t’ju pyes nëse keni marrëdhënie me qeverinë aktuale, nëse e njihni Suarezin apo ndonjë ministër.
— Epo jo, por… — buzëqesh ajo, — shpresojmë të kemi.
Duke ndjekur fillin e bisedës, e pyes se si i duket tani Spanja.
— Unë kam parë ndryshime, çmimet janë rritur shumë, është për të të ardhur keq për terrorizmin, vdekjet, dhunën, prandaj preferoj shtëpinë dhe këtë qetësinë e fshatit dhe ju përgjigjem si grua, si çdo amvisë tjetër. Nuk dua të jap një opinion politik, ne jemi këtu mysafirët e Mbretërve dhe duhet t’u jemi shumë mirënjohës.
— Po Shqipëria ? Ajo na thotë se beson në “suksesin përfundimtar”.
— Shqipëria ka vetëm dy milionë e gjysmë banorë, ndërsa në të gjithë botën ka tetë milionë të mërguar. Ata kanë qeverinë e tyre në mërgim, bëjnë zgjedhje të lira çdo vit dhe zgjodhën Mbretin Leka si Mbretin e tyre të vetëm “Mbret të Shqiptarëve”, por jo ende, “Mbret i Shqipërisë”.
Për të përfunduar, i kërkoj të bëjë një bilanc të viteve të martesës :
— Jam plotësisht e lumtur — kjo është martesa e saj e dytë — dhe shpresoj që të kemi një fëmijë. Një pjesë të kësaj lumturie ia kam borxh Spanjës.
Angela Kosta, tashmë e njohur nga të gjithë si në vendin e saj po ashtu edhe në një shumicë vendesh në botë për veprimtarinë e saj si: gazetare, shkrimtare, poete, promovuese dhe përkthyese, që në veprat e para të saj, spikat me talentin dhe artin e të shkruarit, duke na dhënë vepra të tilla si romani “Shpirt i burgosur” që të lënë mbresa, impresione dhe të sjellin në faqet e tij dhe njëkohësisht para lexuesit ngjarje, përshkrime, dialogje që janë në resonancë të plotë me realitetin e kohës që përshkruan dhe bën që lexuesi të interveprojë me këtë realitet dhe personazhet që sjell, të jenë sa real aq dhe të besueshëm, saqë herë – herë, lexuesi e ndjen veten një ndër ata, kalon në përjetime që jo vetëm bëhen aq tërheqës dhe shprehëse por dhe lënë gjurmë në kujtesën e tij, duke i dashuruar personazhet dhe duke kërkuar t’u përngjaj.
Dhe me këtë, romancierja arrin detyrimin e lartë që ka çdo artist dhe shkrimtar njëkohësisht, që të pasqyrojë realitetin në mënyrë të natyrshme, të besueshme dhe në mënyrë të bukur artistike, d.m.th. krijuese duke e shprehur atë edhe me aftësinë dhe forcën e fantazisë së saj, duke arritur kështu detyrën më të rëndësishme që ta bëjë veprën e saj një etalon edukimi për lexuesin, që të gjej në vepër jo vetëm një përshkrim të bukur e të arrirë të këtij realiteti, por të mbajë dhe një qëndrim analitik dhe psikologjik bindës të shkrimtarit, që jo vetëm ta ngacmojë lexuesin, në kuptimin e mirë të fjalës, por dhe t’i lindi një obligim moral si edhe kënaqësi për të mësuar nga personazhet.
Do të thoja se kjo veçori, vihet re gjatë gjithë romanit; si një skulptor i mirë që gdhend me art e kujdes veprën e tij, ashtu dhe romancierja do të shohë me kujdes e me syrin e artistes çdo skene, çdo ngjarje, çdo dialog do të shtoja dhe çdo fjalë në veprën e saj. Është vështirë të gjesh në roman gjëra të tepërta, apo siç i quajmë shpesh “ujëra”.
Duke i ndjekur ngjarjet me këtë kujdes, si në planin kohor ashtu dhe në atë hapësinor, ndërhyn shpesh me mendimet e analizat e saja, duke shpërfaqur e zbërthyer më mirë botën e personazheve, duke pasqyruar më me bukuri dhe më me force ngjarjet dhe teatrin e ngjarjeve, dhe ajo që është mjaft pozitive, se kurrë nuk e rëndon ngjarjen me ndërhyrjet e saja. Si autore, ajo shkon si bashkëshoqëruese, duke rrezatuar shtigjet e rrugicat ku ajo dëshiron të kalojë vepra e saj.
Këtë e shohim edhe kur ndjek e udhëheq me kujdes në të ardhmen personazhin kryesor të romanit, Vilmën, e cila pasi ka humbur gjithë familjen në fatkeqësinë e Kanalit te Otrantos e njëkohësisht dhe shpresën e saj deri edhe dëshirën për të jetuar, autorja e çon në kontakt me njerëz të mirë dhe në ambiente të tilla, që ky personazh i mbytur shpirtërisht, dalëngadalë fillon të ndjejë prapë dashurinë për jetën e të ushqej shpresën, të rrisë vullnetin për të përballuar të ardhmen, dhe jo vetëm por për t’u bërë diçka për veten, por dhe për ata që s’janë më, që sigurisht do të ndjeheshin shumë krenar e të gëzuar ta shihnin të tillë.
Përpara saj kalon gjithë jeta, e kaluara në Shqipëri, fatkeqësia e tragjedisë së Otrantos, ditët në spital, ndihma e infermieres Sabrina dhe motrës së saj Barbara, afrimi dhe ndihma shpirtërore mbi të gjitha edhe të shoqeve të tyre Sara, Cinzia etj. Si në ekran i dalin kampi i pritjes së emigranteve me përgjegjëse Loredanën, sa mikpritëse aq dhe e preokupuar ta ndihmoj, skena e dhimbjes së papërshkrueshme e identifikimit të kufomave, dhe të gjitha këto e bëjnë të reflektoj, t’u bjerë këmbanave të ndergjegjes se ajo duhet t’i justifikojë këto sakrifica të të gjithëve me studimet dhe punën në të ardhmen e saj. Të gjitha këto i hapin dyert e shpresës, i rikthejne dëshirën dhe vullnetin dhe ajo merr zotimin që të mos zhgënjej asnjë, në radhë të parë familjarët e saj që sakrifikuan jetën, pastaj veten dhe gjithë shoqërinë që bënë aq shumë për të.
Dhe ajo, atë “Shpirt të burgosur”, nga dhimbjet (nga i cili ka marrë titullin edhe romani), e çliron për të marrë në dorë jetën e saj. Nuk po ndalem në hollesitë e skenave per të mos ju hequr kuriozitetin dhe kënaqësinë e leximit, por doja të sqaroja se duke ndjekur personazhin kryesor hap pas hapi dhe në rrugën që ajo i ndez semaforët, realizon njëkohesisht dy ide të rëndësishme dhe aktuale që kudo në botë, ka njerëz të mirë dhe të predispozuar për të ndihmuar të tjerët në fatkeqësi, edhe në mënyrë indirekte me thirrjen që çdokush duhet ta shoh shoqërinë me këtë sy, të ndihmoj e të bëjë atë që mundet për t’u ardhur në ndihmë të tjerëve. Këto ide i shohim të realizuar me linjat dytësore të romanit, si ajo e Sabrinës, infermieres, e motrës së saj Barbara, që punon në kampin e emigrimit, të Loredanës, përgjegjëses së kampit, autoriteteve shtetërore të cilët e ndihmojnë të pajiset me leje – qëndrimi dhe dokumenta.
Në roman do të gjeni skena e ngjarje të shkruara me finesë që të prekin me kulturën e sjelljen e tyre, me afërsinë dhe ndihmën qe i afrojnë Vilmës, krahas problemeve të tyre familjare që nuk mungojnë në asnjë vend të botës. Po me kaq mjeshteri, në roman janë dhënë dhe keto linja dytësore, si ajo e motrave Sabrina e Barbara, me dashuritë dhe fatkeqësitë e tyre, si dhe ajo e Sarës me Antonion, që zë një vend të konsiderueshëm në roman dhe realizon ide të rëndësishme të një shoqërie moderne, se para interesave të mëdha jetike të familjes, mund e duhet të falet ndonje gabim në çift, aq më tepër kur dashuria është e fortë nga të dy.
Me këtë linjë, autorja na sjell ndërmend se familja duhet parë si e shenjtë, ashtu siç duhet të jetë sikurse celulë e shoqërisë. Po kështu shihen dhe problemet në linjën e çiftit tjetër Cinzia-Aleksandër, duke nënvizuar me këtë linjë se Dashuria duhet ushqyer e mbajtur gjallë, krahas punës e detyrimeve të tjera familjare, ndryshe ajo ftohet, zbehet, mbaron. Duke përfunduar, doja të shtoja diçka për gjuhën e romanit dhe sintaksën e tij. Në këtë vepër, nuk do të ndeshni fraza të rëndomta, përsëritje të panevojshme, banalitete apo barbarizma. Edhe pse autorja ka dekada që jeton jashtë, ajo e ruan të pastër shqipen, i zgjedh fjalët me kujdes edhe nga ana leksikore. Nuk do të ndeshni krahinizma të rënda për t’u kuptuar, apo fjalë të vështira dialektore, pasi Kosta përdor gjuhën e pastër zyrtare, të cilën e kombinon me sintaksën e fjalive dhe të periudhave, duke e bërë sa më shprehëse.
Nga ana sintaksore gjithashtu, është per t’u vënë re, se fjalitë e periudhat nuk të lodhin e vihen gjithmonë në shërbim të skenave dhe amfiteatrit ku zhvillohen ngjarjet. Duke e parë në tërësi, romani është një vepër shumë e arrirë, me interes për cilindo, për mesazhet që përcjell dhe rëndësinë e vlerave që ka, si ato shoqërore po ashtu edhe ato letrare artistike. I uroj autores suksese e me vepra të tjera edhe më të bukura./rtk/ KultPlus.com
Ujëvara e Sopotit është një destinacion natyror i bukur që ndodhet në jug të qytetit të Përmetit, mbi fshatin Stërmbec.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale pamjet nga ujëvara, duke theksuar se “ofron eksperienca të paharrueshme për të gjithë pasionantët e natyrës”.
Ujëvara e Sopotit mbi Stërmbec, është vendosur rrëzë malit Nemërçkë, i cili ka një lartësi prej 2485 metra mbi nivelin e detit.
Për të arritur te ujëvara, duhet të ndiqet një shteg që jep mundësinë të shijohen pamjet dhe bukuria e natyrës së zonës. Shtegu ofron pamje të mahnitshme të malit Nemërçkë dhe gjithë cirkuitit akullnajor që e karakterizon atë.
Në këtë udhëtim, të apasionuarit pas natyrës përjetojnë aventurë tërheqëse dhe harmoninë me mjedisin natyror.
Shkrimtari i njohur botëror Umberto Eco i la “amanet” nipit të tij para vdekjes disa letra dhe këshilla të cilat juve do t’ju bëjnë të reflektoni shumë për jetën tuaj.
“I dashur nip, nuk do të dëshiroja që kjo letër krishtlindjesh të tingëllonte shumë e sheqerosur (deamicisiana, term sipas librit të autorit De Amicis “Zemra”) dhe të kujtonte ty këshilla për dashurinë ndaj të afërmve tanë, për atdheun, për botën, apo gjëra të ngjashme. Nuk do t’ua vije veshin dhe në momentin e vënies në praktikë (ti i rritur dhe unë i thyer në moshë), sistemi i vlerave do të jetë kaq shumë i ndryshuar sa mundet që rekomandimet e mia të duken jashtë kohe.
Kështu që do të preferoja të ndalesha në një rekomandim të vetëm, të cilin do jesh në gjendje që ta vësh në zbatim edhe tani, teksa je zhytur në iPad-in tënd; por as nuk do të bëj gabimin që mos të ta këshilloj këtë gjë, jo për faktin se do dukesha një gjysh harraq dhe nopran, por sepse atë e bëj edhe unë.
E shumta mund të të rekomandoj, që nëse rastësisht në internet, kalon nëpër ato qindra faqet porno që tregojnë në mijëra mënyra raportin mes dy qenieve njerëzore, apo mes një qenieje njerëzore dhe një kafshe, përpiqu që të mos besosh se ai është seksi, edhe ashtu i shfaqur shumë monoton; kjo sepse bëhet fjalë për një inskenim, i cili synon të të detyrojë të mos dalësh nga shtëpia dhe të shohësh vajzat e vërteta.
Nisem nga parimi se ti je heteroseksual, përndryshe përshtati rekomandimet e mia me rastin tënd. Por shikoji vajzat, në shkollë apo aty ku shkon për të lozur, sepse janë më të mira ato të vërtetat, sesa ato femrat televizive; dhe një ditë do të të japin kënaqësi shumë më të mëdha sesa ato online. Besoji atij që ka më shumë eksperiencë sesa ty(dhe nëse do të kisha parë vetëm seksin në kompjuter yt atë nuk do kishte lindur kurrë dhe ti kush e di ku do ishe, përkundrazi nuk do ishe fare). Por nuk është kjo, ajo për të cilin doja të të flisja, më tepër sesa për një sëmundje që ka goditur brezin tënd dhe madje edhe atë të djemve më të rritur sesa ty e që ndoshta shkojnë në universitet.
Kjo është humbja e kujtesës. Është e vërtetë se nëse të shkon në mendje të dish se kush ka qenë Karli i Madh apo ku bie Kuala Lumpuri nuk të duhet veçse të shtypësh ndonjë tast dhe menjëherë interneti do të ta thotë.
Bëje këtë gjë kur duhet, por pasi ta kesh bërë, mundohu të kujtosh çfarë të është thënë për të mos qenë i detyruar që ta kërkosh për herë të dytë nëse do të jetë e domosdoshme, qoftë edhe për një punim në shkollë. Ka rrezik që ndërkohë që ti mendon se kompjuteri mund të ta thotë në çdo moment, ti humbet shijen e të nxënit vetë.
Do të ishte njësoj sikur, duke ditur se për të shkuar nga një rrugë në tjetrën, ka autobusë apo metro që të mundësojnë të zhvendosesh pa u lodhur(që në vetvete është shumë komode dhe bëje sa herë që nxiton) mendon se kështu nuk ke më nevojë të ecësh. Por nëse nuk ecën mjaftueshëm, bëhesh pastaj “i aftë tjetërsoj”, siç thuhet sot për ata që janë të detyruar të lëvizin me karrocë me rrota.
Dakord, e di që merresh me sport dhe kështu vë në lëvizje trupin tënd, por të kthehemi te mendja jote. Kujtesa është një muskul si ata të këmbëve, të cilën nëse nuk e ushtron rrudhet dhe ti transformohesh (nga këndvështrimi mendor) me një tjetër lloj aftësie, pra, që të flasim qartë, një idiot. Për më tepër, sikurse për të gjithë ekziston rreziku që me plakjen vjen edhe Alzheimeri, një nga mënyrat që të shmanget ky incident i pakëndshëm është të ushtrosh memorien.
Dhe ja cila është dieta ime. Çdo mëngjes mëso ndonjë varg, një poezi të shkurtër. Mirë do ishte të bëje ndonjë garë edhe me miqtë e tu për të parë se kush mban mend më shumë. Nëse nuk e pëlqen poezinë atëherë bëje këtë me formacionet e futbollistëve, por kujdes, sepse nuk duhet vetëm të dish se kush janë futbollistët e Romës sot, por edhe ata të skuadrave të tjera, pse jo edhe të skuadrave të së shkuarës(mendo që unë mbaj mend formacionin e Torinos në kohën kur avioni i tyre, me të gjithë lojtarët në bord, u përplas në Superga: Bacigalupo, Ballarin, Maroso etj..). Bëj gara të kujtesës, ndoshta edhe për librat që ke lexuar(kush ishte në bordin e Hispaniolas në kërkim të ishullit të thesarit> Lord Trealëney, kapiteni Smollet, doktor Levesey, Long John Silver, Jim…).
Provo njëherë nëse miqtë e tu do të kujtojnë dot se kush ishin shërbyesit e tre muskëtjerëve dhe të D’Artgnan(Grimaud, Bazin, Mousqueton dhe Planchet)..Dhe nëse nuk do duash të lexosh “Tre muskëtjerët(dhe nuk e merr me mend se çfarë do kesh humbur) atëhëre bëje, ku di unë, me një nga historitë që ke lexuar. Duket një lojë(dhe është e tillë) por do ta shohësh sesi koka jote do të popullohet nga personazhe, histori, kujtime të çdo lloji. Do ta kesh pyetur veten se përse dikur kompjuterët quheshin tru elektronik.
Ndodhte sepse ata konceptoheshin mbi modelin e trurit (tonë) tënd; por truri ynë kë më shumë lidhje sesa një kompjuter. Është një lloj kompjuteri që e mban me vete, që rritet dhe forcohet përmes ushtrimit, kurse kompjuteri që kë mbi tavolinë, sa më shumë e përdor aq më shumë humbet shpejtësinë e veprimeve dhe pas disa vitesh do ndërruar.
Ndërkohë që truri yt mund të zgjasë deri në 90 vjet dhe në këtë moshë(nëse do ta kesh ushtruar) do të kujtojë më shumë gjera nga ato që kujton tani. Dhe falas. Është pastaj kujtesa historike, ajo që nuk ka të bëjë me faktet e jetës tënde apo me gjërat që ke lexuar, por me ato që kanë ndodhur para se ti të lindje. Sot, nëse shkon në kinema, duhet të hysh në një orë fikse, kur filmi fillon dhe sapo fillon dikush të kap si të thuash nga dora dhe të tregon se çfarë ndodh.
Në kohët e mia mund të hyje në kinema në çdo moment, e kam fjalën edhe në mes të spektaklit, arrije aty ndërkohë që po ndodhnin disa gjëra dhe përpiqeshe të kuptoje se çfarë kishte ndodhur më parë(pastaj, kur filmi fillonte nga fillimi, kuptohej nëse ishte kuptuar çdo gjë si duhet-përveç faktit se nëse filmi na kishte pëlqyer mund të rrije ta rishikoje edhe atë pjesë që ishte parë tashmë). Ja pra, jeta është si një film i kohëve të mia.
Ne vijmë në jetë ndërkohë që shumë gjëra kanë ndodhur tashmë, prej qindra e mijëra vjetësh dhe është e rëndësishme të kuptosh atë që ka ndodhur para se ne të lindnim. Kjo për të kuptuar më mirë se përse sot ndodhin shumë gjëra të reja.
Tani, shkolla(përveç leximeve të tua personale) duhet të të mësonte të memorizoje atë që ka ndodhur përpara se ti të lindje, por shihet se ajo nuk ia arrin siç duhet kësaj gjëje, pasi shumë të hulumtime na thonë se të rinjtë e sotshëm, edhe ata të mëdhenjtë që shkojnë në universitet, nëse ta zënë kanë lindur në 1990-ën nuk e dinë(dhe ndoshta nuk duan ta dinë) se çfarë ka ndodhur në vitin 1980(dhe këtu nuk e kam fjalën për ata që ka ndodhur 500 vjet më parë). Statistikat na tregojnë se nëse i pyet disa se kush ishte Aldo Moro të përgjigjen se ishte kapua i Brigadave të Kuqe-në fakt ai u vra prej Brigadave të Kuqe.
Nuk flasim për këto të fundit, që mbeten misterioze për shumëkënd, e megjithatë ishin prezent diçka më pak sesa 30 vjet më parë. Unë kam lindur më 1932, dhjetë vjet pas ngjitjes në pushtet të fashizmit por e dija deri edhe se kush ishte kryeministri në kohën e Marshimit mbi Romë(po ky çfarë është?) Ndoshta shkolla fashiste më kishte bërë ta mësoja emrin e tij, për të më shpjeguar sesa budalla dhe i keq ishte ai ministër(“Faka zemërpula”) të cilin fashistët e kishin zëvendësuar.
Dakord, por të paktën e dija. Pastaj, të heqim shkollën mënjanë, një i ri i sotshëm nuk e di kush ishin aktorët e kinemasë të 20 vjetëve më parë, ndërkohë që unë dija kush ishte Francesca Bertini që luante në filmat pa zë 20 vjet para se unë të lindja. Ndoshta sepse shfletoja revista të vjetra të ngjeshura në dollapin e shtëpisë sonë, por pikërisht, edhe unë të ftoj të shfletosh edhe revista të vjetra sepse është një mënyrë për të mësuar se çfarë ndodhte para se ti të lindje.
Po pse është kaq e rëndësishme të dish se çfarë ka ndodhur më parë? Sepse në shumë raste, ajo që ka ndodhur të jep një shpjegim se përse disa gjëra ndodhin sot dhe në çdo rast, njësoj si për formacionet e futbollistëve, kjo është një mënyrë për për pasuruar kujtesën tonë.
Ki parasysh se këtë nuk mund ta bësh vetëm mbi librat dhe revistat, mund të bëhet shumë mirë edhe në internet. I cili duhet përdorur jo vetëm për të çatuar me miqtë e tu por edhe për të çatuar (nëse mund të shprehemi kështu) me historinë e botës. Kush ishin hititët? Po kamisardët? Dhe si quheshin tri karavelat e Kolombit? Kur u zhdukën dinosaurët? Po arka e Noes a mund të ketë patur një timon? Si quhet paraardhësi i kaut? A kishte më shumë tigra 100 vjet më parë? Çfarë ishte perandoria e Malit? Dhe kush fliste për Perandorinë e të Keqes? Kush ka qenë Papa i dytë në histori? Kur u shfaq Topolino? Mund të vazhdoja në pafundësi dhe do të ishin të gjitha aventura të bukura kërkimi.
Të gjitha këto duhen kujtuar. Do të vijë dita kur do të jesh plak dhe do të ndihesh sikur ke jetuar 1000 vjet, sepse do të jetë sikur ti të kishe qenë i pranishëm në betejën e Vaterlosë, të kesh asistuar në vrasjen e Jul Çezarit, apo të kesh qenë disa hapa larg nga vendi ku Bertoldi i quajtur i Ziu, teksa përziente substanca për të gjetur mënyrën e prodhimit të arit, gabimisht zbuloi barutin dhe hodhi veten në erë(dhe mirë iu bë). Të tjerë miq të tu, që nuk do të kenë kultivuar memorien e tyre, do të kenë jetuar një jetë të vetme, të tyren, që duhet të ketë qenë kush e di sa melankolike dhe e varfër në emocione”. /KultPlus.com
Tek libri ‘Andrra e Prêtashit’, i botuem në Romë në vitin 1959 prej sivllaut të tij Danjel Gjeçaj, me shtypajt që Ernest Koliqi kishte marrë me vete në vitin 1943 prej Institutit të Studimeve Shqiptare, frati shirokas rrëfen nji episod të përjetimit të epidemisë së kolerës së vitit 1916 në Grudë të Malsisë së Madhe.R.SH. – Vatikan.
Epidemia e kolerës së vitit 1916 në rrëfimin e Atë Anton Harapit, nga Ardian Ndreca:
Tek libri Andrra e Prêtashit, i botuem në Romë në vitin 1959 prej sivllaut të tij Danjel Gjeçaj, me shtypajt që Ernest Koliqi kishte marrë me vete në vitin 1943 prej Institutit të Studimeve Shqiptare, frati shirokas rrëfen nji episod të përjetimit të epidemisë së kolerës së vitit 1916 në Grudë të Malsisë së Madhe.
Rrëfimi i tij ka vlerë si për me kuptue psikologjinë e malsorit që kur përhapen epidemi të atilla, ngujohet dhe s’pranon kurrsesi me rrezikue të tjerët, por edhe për me kuptue sensin e detyrës meshtarake që e çon Atë Anton Harapin me rrezikue vetveten, tue mos ngurrue me i ndejtë pranë pjestarëve të bashkësisë që janë prekë prej sëmundjes. Shtëpia e Lulashit në Pikale të Grudës asht izolue krejtsisht, aq sa edhe ujin ia çojnë fqinjët e ia lanë tek dera, vorfnia e skajshme ban të vetën, mungesa e çfarëdolloj ndihme mjeksore e randon gjendjen. Thirrjes së fratit “a don miq” i zoti i shtëpisë i përgjegjet se duhet të largohet sa ma parë prej andej se mund t’i “prâhet” (ngjitet) lëngata. Atëherë Patër Antoni, që e njeh mirë psikologjinë e malsorit, e prekë në telat e krenisë: “- Po si kështu, i thom, me t’u dhimbtë nji kafe e nji cingare duhan për Fratin?” dhe malsori ia pret: “Manà t’ishem shëndosh me rob, nuk pat me m’u dhimbët grimë as dashi i kumbonës, por mbasi Zoti, me këtë lëngatë më dau me gjith rob prej robnís tjetër, nuk ke çë bâ as ti ndër né, por nisu e shko, more zotní”. Edhe pse i pashkollë e i pashetitun, Lulashi ka nji respekt të thellë për jetën e tjetrit, sa vepron kundër rregullave të mikpritjes tue ia mbyllë derën.
Kuarantina për të ka nji kuptim të qartë: nëse jeta jeme ka humbë të paktën mos të rrezikoj bashkësinë! Çmimi i nji sakrifice të tillë asht i naltë, pse nuk ekziston asnji strukturë mbështetëse. Vendi asht në luftë, trupat austriake, siç shkruen Dr. Kadri Kërçiku tek nji monografi i mirënjohun e vitit 1962 rreth gjendjes së shëndetësisë në zonën e Shkodrës kishin ndërmarrë disa masa profilaktike, por vullneti i tyne i mirë nuk mbërrinte deri në majet e maleve shqiptare. Mbas ngulmimit të meshtarit, ma në fund Lulashi ia hapë derën dhe e grishë buzë votrës. Përshkrimi që Atë Anton Harapi i ban odës malsore asht ai i nji paradhome të ferrit dantesk: “Oda e tmerrshme prej vetit ishte mbushë me tym, sa me të qitë lotët prej syvet; kalamajt, të sëmuet, vikatshin sa ku mujshin, e âma, shtrî sa gjanë gjatë, mbulue me nji rubë të madhe, qi s’ishte as çarçaf as bataní, gulfa-gulfa qitëte vnér prej goje me të këputë shpirtin; në nji tjetër skaj të odës, nji burrë kund 40 vjeç, hapë kambë e krahë, ra në kokërr të shpinës, kishte qitë sytë kokërdhok, kah dyndë vneri, donte me e qitë, e s’ishte punë me shpërthye; atje mâ përtej prap nji djaloç i lám në vnér, gjimonte; afër kishte të motrën, e cila, zbé në fëtyrë e bâ verdhë si çapini, veç se nuk kishte dhanë shpirtin, se kishte dekë e shkue”. Mbasi frati kryen shartet e fesë përshëndetet me të zotin e shtëpisë në derë, e ky i fundit plot miradije i thotë: “T’a dijtë Zoti, more zotni, se sot m’a ke vjeftë gjysën e Pogdoricës … se edhe me më dekë robt, tash s’po ko’ dert kurr’i grimë, kaq m’asht ba zemra kotec për ketë punë”.
Ndjesia e solidaritetit që dikush ia tregon përtej çdo “conatus sese conservandi”, atij tensionit të ligjshëm që na shtyn me ruejt vetveten, ngushëllimi i fjalës së mirë, besimi se Zoti s’i ka lëshue doret, bajnë që malsorit t’i këndellet shpresa e lmekun. Mbas disa ditësh, vijon rrëfimin Atë Anton Harapi, Lulashi i vjen në derë me nji tas me qumësht në shenjë mirënjohjet, tashma kuarantina ishte hjekë prej shtëpisë së tij. Lulashi dhe njerëzit e tij e kanë marrë veten dhe asht ai vetë që spjegon gjendjen e randë shpirtnore në të cilën ishte ndodhë: “Kurr mâ ngusht nuk kjeçë se atë ditë, kur m’erdhe ti, e kurr mâ mirë se sot nuk kam kenë. Un për veti i pata xanë të shkuem e të mbaruem, as s’isha ma ngusht për ta se për salikime të tyne; droja se po më jesin mbi dhé, as s’po gjindet kush me m’ua ba vajin as gjamën… Kemi kërçikun e vogël, moré zotní, a jo për ma tepër, por erdha sa me të pá e me t’u falë nderës me nji cirkë tambël”. Mirënjohja ma e thellë shprehet me pak qumësht, as vorfnia ma ekstreme nuk pengon kend me e shprehë këtë ndjenjë fisnike që hijeshon shpirtin njerëzor. Rreziku ka kalue, ajo që ka mbetë asht konfirmimi i mirënjohjes ndaj françeskanëve që s’e kanë braktisë kurrë popullin e vuejtun e të izoluem të maleve tona. Tek malsori krenar asht e gjallë edhe vetëdija se njeriu asht i pafuqishëm ndaj forcave të natyrës. Nji përvujtni e pazakontë për nji mendësi që jetën e barazon me nderin dhe humbjen e këtij e cilëson si diçka ma të keqe se vetë humbjen e jetës. Ajo që na ban përshtypje ende sot kur lexojmë këto faqe asht bindja dhe urtia e malësorit për me e pranue kuarantinën si mënyra e vetme për me i shpëtue lëngatës ngjitëse, edhe tue e dijtë se izolimi kur nuk ekzistojnë mjetet ma elementare të mbijetesës asht heroizëm dhe vetëmohim i skajshëm. Historia e epidemive, tue nisë prej përshkrimeve të Tukididit në luftën e Peloponezit në vitin 430 p.K. e deri më sot, na mëson se këto evente të kobshme e riformatojnë shoqnín njerzore, jo vetëm tue krijue për nji farë kohe imunitet, por tue i dhanë mundësinë me kuptue ma mirë se kush jemi dhe sa vlejmë! Kur njeriu e njeh njeriun nëpërmjet prizmit të frikës së nji pandemie, gjithçka që vjen mbrapa ndriçohet ndryshe, disa gjana zhvleftësohen, të tjera marrin vlerën e vërtetë.
Marrë nga e pёrjavshmja letrare kulturore ‘Ex Libris’, 21 MARS 2020. NUMËR 71./ KultPlus.com