Edith Durham: Gjuha shqipe flitet që nga fushat e Kosovës e deri te Gjiri i Artës, pa dyshim gjuha e ilirëve të lashtë dhe e Lekës së Madh

Editimin e kishte bërë i mirënjohuri J.A.Hammerton, ndërsa ishte botuar nga “The Amalgameted Press Lίmίted” në Londër. Kërkimet e këtij rasti Nimani i botoi në mars të vitit 2007 në të përmuajshmen “Albanica” dhe mes të tjerash shpjegon detaje mbi atë pjesë të këtij vëllimi enciklopedik që lidhet drejtpërdrejt me Shqipërinë.

Siç shpjegon Nimani vëllimi i parë i cili fillon nga faqe 1 deri në faqen 78, nga Abisinia deri te Perandoria Britanike përfshin edhe kapitullin që lidhet me Shqipërinë (Albania) fillon nga faqja 46 dhe përmbyllet me faqen 63. Pra, janë 18 faqe, 18 fotografi dhe 1 hartë, të gjitha në bardhë e zi. 15 faqe janë shkruar nga Mary Edith Durham, ndërsa 3 faqe të tjera nga H.T.Montague Bell.

Kapitulli më voluminoz ai me titull “Më i vjetri dhe më i veçanti i popujve të Ballkanit” është shkruar nga M.Edith Durham, autore e librit “High Albania”. Ndër të jera Durham shkruan: “Rreth vitit 600 para erës sonë ata u pushtuan dhe mbase u ndikuan gjerësisht nga keltët, nga veriu. Nga ky trung kelto – ilir ka prejardhejn shqiptari modern. Kështu, ai është banori më i vjetër i Gadishullit Ballkanik dhe fakti se ai ka mbijetuar pushtίmin dhe sundimίn e njëpasnjëshëm të romakëve, bullgarëve, serbëve e turqve dhe mbeti shqiptar, dëshmon mjaftueshëm ndjenjën e tij të fuqίshme kombëtare.

Asnjë pushtues nuk ka pasur sukses në kredhjen e tij”. Miss Durham pastaj shkruan se secili fis ka shenjtorin e vet mbrojtës dhe se festat kremtohen në mënyrë madhështore. Kostumet popullore me të gjitha zbukurimet femërore dhe mashkullore krijojnë pamje të paharrueshme. Lufta i ka shfarosur këto troje dhe e ka lënë popullatën e uritur të shketëruar, të plaçkitur radhazi nga malazezët, serbët, bullgarët dhe austriakët. Periudhat e volitshme shqiptarët i shfrytëzonin për rindërtimin e fshtrtave të djegura dhe normalizimin e jetesës.

Në vazhdim, Miss Durham përshkruan jetën e qytetarit gjithandej në Shqipëri, i cili ushtron një jetë shumë më ndryshe nga bashkatdhetari i tij fshatar. “Ai është zakonisht artizan i shkathët dhe punon në mënyrë industriale. Gati e tërë prodhimtaria e qëndistarisë së bukur nga ari e Ballkanit është vepër shqiptare. Kostumi madhështor i Oborrit të Malit të Zi ishte krijimtari e rrobaqepësve shqiptarë. Shumica e argjendarëve të Ballkanit, gjithashtu, janë shqiptarë apo me prejardhje shqiptare. Dhe, mjaft e çuditshme- siç thotë Miss Durham-shumica e formësimeve artistike që akoma bëhen nga ata u përngjajnë ornamenteve të gjetura në vαrreza parahistorike, sa që së bashku shkathtësia dhe stolia duket se janë trashëguar nga ilirët e lashtë. Ajo pastaj vazhdon duke pohuar se pastërtia shtëpiake e shqiptarit mund të jetë shembull për shumë të tjerë.

Kishat dhe xhamitë së bashku mund të gjenden në qytetet më të mëdha. Meqë turqit kishin pushtuαr Shqipërinë në fund të shekullit XV, shqiptarët vite me radhë kërkonin ndihmë nga Evropa e krishterë dhe posaçërisht nga Venediku. Askush nuk erdhi dhe në shekullin XVIII Islami filloi të përhapej në Shqipëri ashtu sikur edhe në trojet e tjera të Ballkanit. Por shqiptarët e vënë racën para religjionit dhe të krishterët me myslimanët u bashkuan të luf.tonin turqit për pavarësi.

As që është myslimani shqiptar fαnatik”. Në vijim Durham shkruan mbi martesat e përziera të shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë përkundër urdhrave të klerikëve, se anëtarë të të dyja religjioneve mund të gjendeshin ndonjëherë në një familje. Shumë fise janë të përziera dhe të krishterët dhe myslimanët kanë të njëjtat zakone kombëtare të trashëguara nga lashtësitë: ora-shpirti që shkreptin si zjαrri natën; shtriga-që mund të zvogëlohet sa miza, që përbirohet nëpër vrimë çelësi dhe që thith gjα.kun e vik.tίmës së saj.

Ka fshatarë në Shqipëri të cilët mund të shërojnë sëmundje të caktuara dhe kirurgë shumë të shkathët, të cilët mund të bëjnë ope.racίone, sepse ata i kuptojnë trajtesat antiseptike. Vërtet, duket se kjo mënyrë praktikohej në Shqipëri para se të njihej në Angli. Sipas Nimanit, “përqëndrimi i Durham fokusohet në të dhënat relevante mbi gjuhën e shqiptarëve, me ç’rast, ndër të tjera, shkruan se gjuha shqipe flitet që nga fushat e Kosovës e deri te Gjiri i Artës, se është pa dγshim gjuha e ilirëve të lashtë – të folurit maqedonisht e Aleksandrit të Madh. Vetë Straboni (nga shek.I i kohës sonë) na tregonte se të dy popujt (ilirët dhe maqedonasit) flitnin të njëjtën gjuhë. Ndaj kësaj gjuhe shqiptari, qoftë i krishterë apo mysliman, ndjen krenari me ngazëllim dhe ngulmim që përmban diçka heroίke”

Në vijim Durham shkruan se serbët, grekët dhe turqit më kot u përpoqën ta shkatërronin gjuhën shqipe. Serbët dhe malazezët kanë aneksuar mijëra e mijëra shqiptarë dhe kurrë nuk u kanë lejuar të kenë një shkollë apo të shtypin një letër në gjuhën e tyre amtare. Durham shkruan: “meqë shqiptarët e krishterë të jugut i takojnë Kishës Ortodokse, një peshkop grek këtu madje njëherë kishte shkishëruar gjuhën shqipe dhe priftërinjtë thoshin se ishte e padobishme të lutej në shqip meqë Krishti nuk e kupton atë. Nga ana tjetër, turku e dënonte me pesëmbëdhjet vjet burgίm çdokënd i cili ligjëronte apo botonte në gjuhën shqipe të ndaluar.

Por shqiptari i patundshëm i botonte librat e tij jashtë vendit dhe i fuste brenda fshehurazi me vështirësi dhe rrezik. Shqiptari mësoi dhe mbeti shqiptar. Kur kishte mundësi ai i kryente studimet në Vjenë apo Paris. Shumë studentë u arsimuan në Robert College nga amerikanët”. Ndërkaq, kapitulli i dytë për Shqipërinë, është shkruar nga H.T. Montague Bell, editor i “The Near East” (Lindja e Afërt). Ai e titullon “Rritja e Shtetit Fëmigjetur të Evropës” artikullin e tij.

“Pasardhës të arianëve të parë ardhacakë dhe të ilirëve, trakasve apo epirotëve të kohëve klasike, shqiptarët janë raca më e vjetër në Evropën Juglindore. E njëjta ndarje e përcaktuar mirë, e cila e copëzoi vendin që moti mes mbretërive të Ilirisë dhe të Molosisë mund të gjendet sot në lumin Shkumbin (rruga Via Egnatia, arterie e madhe romake ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit), duke i ndarë dy pjesët kryesore të popullatës. Por, përkundër dallimeve mes tyre në religjion, dialekt dhe institucione shoqërore, shqiptarët gjithmonë kanë mbajtur një racë – si veçanti të vetëdijes kombëtare dhe qartas janë dalluar nga racat e tjera të Gadishullit Ballkanik”. Në vijim Bell, shkruan mbi push.тimet e njëpasnjëshme të trojeve shqiptare dhe luf.tërave për liri. Pastaj parashtron fakte mbi vendin, pushtetin, tregtinë dhe industritë, komunikimet, religjionin dhe arsimimin, qytetet kryesore- të cilat kishin këtë numër të banorëve: Durrësi (5000), Shkodra (32.0000), Elbasani (13.000), Tirana (12.000), Gjirokastra (12.000), Korça (8.000), Vlora (6.500). Ad.Pe.

Shqiptarët raca më e vjetër në Europën Juglindore H.T. Montague Bell H.T. Montague Bell, ishte editor i “The Near East” (Lindja e Afërt). Nga tre faqet e shkruara prej tij ne vëllimin enciklopedik kemi shkeputur kete pasazh: “Pasardhës të arianëve të parë ardhacakë dhe të ilirëve, trakasve apo epirotëve të kohëve klasike, shqiptarët janë raca më e vjetër në Evropën Juglindore. E njëjta ndarje e përcaktuar mirë, e cila e copëzoi vendin që moti mes mbretërive të Ilirisë dhe të Molosisë mund të gjendet sot në lumin Shkumbin (rruga Via Egnatia, arterie e madhe romake ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit), duke i ndarë dy pjesët kryesore të popullatës. Por, përkundër dallimeve mes tyre në religjion, dialekt dhe institucione shoqërore, shqiptarët gjithmonë kanë mbajtur një racë – si veçanti të vetëdijes kombëtare dhe qartas janë dalluar nga racat e tjera të Gadishullit Ballkanik”.

Shqiptarët, populli më i vjetër e i veçantë i Ballkanit Mary Edith Durham Gjithandej në gjysmën lindore të Gadishullit Ballkanik- në Bosnjë, Serbi, Mal të Zi dhe në Shqipëri- janë gjetur mbetje të një populli shumë të hershëm në var.reza parahistorike. Ata e punonin bronzin me shkathtësi dhe ishin ndër të parët në Evropë që punonin dhe përdornin hekurin. Origjina e tyre ka humbur në të kaluarën. Rreth vitit 600 para erës sonë ata u pushtuan dhe mbase u ndikuan gjerësisht nga keltët, nga veriu. Nga ky trung kelto – ilir ka prejardhejn shqiptari modern. Kështu, ai është banori më i vjetër i Gadishullit Ballkanik dhe fakti se ai ka mbijetuar pushtimin dhe sundimin e njëpasnjëshëm të romakëve, bullgarëve, serbëve e turqve dhe mbeti shqiptar, dëshmon mjaftueshëm ndjenjën e tij të fuqίshme kombëtare. Asnjë pushtues nuk ka pasur sukses në kredhjen e tij. Si rrjedhim, në mesin e shqiptarëve ende gjejmë gjurmë të disa kostumeve më të hershme evropiane.

Sikur malësorët skotlandezë, shqiptarët ishin popull fisnor. Këto fise në një kohë të hershme formuan dy grupe, nën princër të ndarë. Këto grupe akoma mund t’i përcaktojmë në Gegë të veriut dhe në Toskë të jugut. Ata janë një dhe i njëjti poull, flasin të njëjtën gjuhë shqipe. Gegët, ndërkaq, jetojnë në një tokë shumë më të αshpër dhe në kështjellat natyrore të maleve kanë ruajtur disa zakone të moçme se sa Toskët e jugut. Në malet veriore sistemi fisnor ende mbahet me të vetë, dhe përkundër shtypësve dhe pushtuesνe fisanakët sundonίn vetveten sipas ligjit dhe dokeve të lashta të pashkruara, të bartura nga një periudhë e largët dhe të administruar nga të vjetrit e fisit në këshillin solemn. Shqiptari i veriut ka shfaqur më tej këmbënguljen e tij të fuqίshme me ç’rast numri i madh i fisanakëve i ka mbetur besnik Kishës Romane Katolike.

Shqipëria ishte krishtëruar në një kohë shumë të hershme. Shkodra ishte Ipeshkvi e Patrikanës së Romës disa shekuj para se serbët dhe bullgarët paganë ishin konvertuar, dhe përkundër shtypjes së ushtruar ndaj tyre gjatë kohës kur Shqipëria e Veriut ksihte rënë nën dominimin serb në Mesjetë, Shqiptarët e Veriut janë në mesin e shumë pak popujve të Ballkanit, të cilët qëndrueshmërisht refuzuan t’i bashkoheshin Kishës Orthodokse Lindore.

Kishat dhe xhamitë së bashku mund të gjenden në qytetet më të mëdha. Meqë turqit kishin pushtuar Shqipërinë në fund të shekullit XV, shqiptarët vite me radhë kërkonin ndihmë nga Evropa e krishterë dhe posaçërisht nga Venediku. Askush nuk erdhi dhe në shekullin XVIII Islami filloi të përhapej në Shqipëri ashtu sikur edhe në trojet e tjera të Ballkanit. Por shqiptarët e vënë racën para religjionit dhe të krishterët me myslimanët u bashkuan të luf.tonin turqit për pavarësi. As që është myslimani shqiptar fαnatik. / KultPlus.com

394 vite më parë vdiq astronomi Johannes Kepler

Johannes Kepler (27 dhjetor te vitit 1571 Gjermani) ishte një astronom, matematikan, astrolog, filozof natyror dhe shkrimtar gjerman në muzikë. Ai është një figurë kyçe në Revolucionin Shkencor të shekullit të 17-të, më i njohur për ligjet e tij të lëvizjes planetare dhe librat e tij Astronomia nova, Harmonice Mundi, dhe Epitome Astronomiae Copernicanae. Këto vepra gjithashtu dhanë një nga themelet për teorinë e Njutonit të gravitetit universal.

Kepler ishte një mësues matematike në një shkollë seminari në Graz, ku ai u bë një bashkëpunëtor i princit Hans Ulrich von Eggenberg. Më vonë ai u bë asistent i astronomit Tycho Brahe në Pragë, dhe përfundimisht matematikan perandorak i Perandorit Rudolf II dhe dy pasardhësve të tij Matthias dhe Ferdinand II.

Ai gjithashtu dha matematikë në Linz dhe ishte këshilltar i gjeneralit Wallenstein. Për më tepër, ai bëri punë themelore në fushën e optikës, shpiku një version të përmirësuar të teleskopit përthyes (ose Keplerian) dhe u përmend në zbulimet teleskopike të Galileo Galileit të tij bashkëkohor. Ai ishte një anëtar korrespondues i Accademia dei Lincei në Romë.

Kepleri jetoi në një epokë kur nuk kishte dallim të qartë midis astronomisë dhe astrologjisë, por kishte një ndarje të fortë midis astronomisë (një degë e matematikës brenda arteve të lira) dhe fizikës (një degë e filozofisë natyrore).

Kepleri gjithashtu përfshiu argumente dhe arsyetime fetare në punën e tij, të motivuar nga bindja dhe besimi fetar se Zoti e kishte krijuar botën sipas një plani të kuptueshëm që është i arritshëm përmes dritës natyrore të arsyes. Kepler e përshkroi astronominë e tij të re si “fizikë qiellore”, si “një ekskursion në metafizikën e Aristotelit”, dhe si “një shtesë e On the Heavens të Aristotelit”, duke transformuar traditën e lashtë të kozmologjisë fizike duke e trajtuar astronominë si pjesë e një fizikë matematikore universale.

Ai vdiq më 15 nëntor 1630 në Regensburg të Gjermanisë/KultPlus.com

80 vjet nga vdekja e Edith Durham, studiuesja e cila tregoi interes të veçantë për kulturën dhe traditën shqiptare

Etnografe dhe publiciste angleze, studiuese e popujve të Ballkanit dhe mike e shqiptarëve.

Në fund të shekullit të XIX , Edit Durham kaloi disa vite duke udhëtuar në Ballkan. Një nga vendet, të cilat ajo vizitoi ishte dhe Shqipëria. Ajo tregoi një interes të veçantë për kulturën e traditën shqiptare, si dhe duke u fokusuar në çështjen shqiptare. Ajo shkruajti disa libra rreth Ballkanit dhe për Shqipërinë, nga të cilët “High Albania” (Shqipëria e Epërme), ku paraqet mjaft të dhëna etnografike mbi Shqipërinë e asaj kohe.

Një nga veprat e saj është gjithashtu edhe “Brenga e Ballkanit”, ku na jep një pasqyrë të gjerë për Shqipërinë dhe shqiptarët, doket dhe zakonet e tyre.

Edit Durham mbrojti të drejtat dhe interesat e shqiptarëve, duke mbështetur pavarësinë e Shqipërisë, si dhe pranimin e saj në Lidhjen e Kombeve. / KultPlus.com

Kronika homeriane e ngjarjeve

Nga Agim Byci

Libri i Gjakovës i shkrimtarit e historianit tashmë shumë i njohur e produktiv Jusuf Buxhovit është roman që mbështetet mbi fakte historike, nga koha e pushtimit të Gjakovës nga ushtritë serbe dhe malaziase nga dimri i vitit 1912 deri te ai i vitit 1916. Personazhët e kohës së pushtimit (Tregimtari, Prifti, Fallxhesha, dervish Lani e Hyrije Hanëmi e ndonjë tjetër), nëpërmes përjetimeve e përvojës së tyre, nga mësimet e mbamendjet, bisedat e të dhënat, duke u ndërlidhur me fytyrat e ndritshme historike si Skendebeu, Aleksandëri i Madh, Shën Angjelina, Gjon Nikollë Kazazi e tjerë, shprehin në tërësi identitetin e popullit dhe rrjedhën e ngjarjeve të kohës, por dhe të shekujve të mëparshëm.

Jusuf Buxhovi është historian që njeh me saktësi rrjedhën e ngjarjeve. Është gjeograf që njeh vendin, lokalitetet, marshutat e ushtrive malazeze e serbe; është topograf në përshkrimin e paraqitjen e vendndodhjen e lokaliteteve në harta, si Esnafet e Terzive e Tabakëve, ura e Namazxhasë dhe e Taliqit, xhamia e Hadumit, kulla e Begut dhe e Drenit, Çabrati, mëhalla e Qylit, e Gecës dhe e Qerimit, lumenjtë Krena, Ereniku e Drini; është psikolog në rrjedhjen e mendimeve shpirtërore nga mendja, vetëdija e ndërdija në mënyrë transcendntale duke reflektuar dimensionin psikologjik shpirtëror, historik e politik, fetar e kombëtar, gjëra këto që janë të nevojshme për mirëqenien e për shpresën, për jetën e për besimin. Kjo është një formë e pjekur dhe e fisnikëruar e vetëdijës, e kuptimit të të vërtetave universale. Ky dimension është mënyra e të menduarit shpirtërisht, është paraqitja dhe identifikimi i qëllimit dhe i shkakut të veprimit, është metafizikan në paraqitjen dhe shpjegimin e veçorive të veçanta e reale të kohës duke përfshirë ekzistencën e banorëve të Gjakovës, të viseve përreth, të mundësive e nevojave të domosdoshme jetësore, të hapësirës e kohës së ngjarjeve, të shkaktarëve dhe ndërrimeve në mes tyre dhe mendjes. Jeta është manifestim i aktivitetit,e bashkë me materjen janë idetë e mendjes. Në këtë drejtim e ndërlidh aspektin shpirtëror të vlerësimit të ngjarjeve e mendimeve, që janë pjesë e jetës, kohës e hapësirës. Kjo metafizikë Tregimtarit i jep ndjenjën e madhërishme të vetëdijësimit.

Tregimtari

Tregimtari që në fillim të librit, në shkëndijat e qetësisë e rehatisë të dashurisë shpirtërore me Fallxheshën, në bisedat e thella e çasjet ndaj gjendjes momentale të vendit para ardhjes së ushtrive pushtuese kupton, se fuqinë e besimit mund të kthejë në besim të fuqisë, se forca e vetme i ka mbetur ndriçimi i shpirtit, kur e padukshmja e nxjerr në pah të dukshmen, që me meditim e biseda mundohet t’ia kthejë shpirtit përmasat e ndriçimit dhe të arrijë qetësinë shpirtërore, mendore e fizike në kohën e tmerrshme të jetës së pasigurtë e të mundësisë së zhdukjes.

Ai është i verbër. Ka mbetur jetim për shkak se prindërit mbetën viktima të kohës së vështirë e të luftës. Megjithatë është i pavarur, është mbret i vetvetes dhe nuk ndikohet nga asnjë individ, qoftë nga pushteti apo nga religjioni. Terri syve ia krijoi në brendi dritën e ndritshme të verbësisë. Ai posedon një forcë të mbinatyrshme të futjes skofiare në shpirtin e tjetrit. Një superfuqi e superndjenjë. Dëshira për të ditur, vullneti për t’i kuptuar dukuritë e rrethanat e domosdoshme e shumë të rëndësishme jetësore, e bëri të zhvillojë shqisën e gjashtë. Kjo shqisë është e lidhur me gjithçka që e rrethon, që e tangon, që e bën ta kuptojë rrezikun e jetës së vet e të popullit. Kur është vetëm, në qetësi të plotë, mediton transcendentalisht duke kuptuar rëndësinë e shqetsimit, shqetsimi për ndodhi, për të papritura dhe për pasigurinë e qenies kombëtare. Mendimet i filtrohen dhe i dalin të thukta, që qarta e të mprehta. Duket se vetë verbëria ia ka shkaktuar zhvillimin e shkathtësive e aftësive të shqisave tjera për ta kurorëzuar fuqinë shpirtërore të shqisës së gjashtë.

Me fuqinë e meditimit, njohurive e imagjinatës i sjell para vetes llojet e ngjyrave që i ka parë dhe memorizuar në kujtesë. Tani i shfaqen në ekranin e mendjes. Një mënyrë e tillë rrjedh edhe me njohuritë dhe i mendimet që i kullon me sitën e brendësisë së shpirtit për t’i demaskuar ato të botës reale të njerëzve që mendojnë e gjykojnë me mendjelehtësi e pa përgjegjësi.

Kjo fuqi e mendimit shkon edhe më larg. Është shoshitje e peshore e mendimeve, e historisë, e ngjarjeve dhe e rrethanave që i ka përpara ia përkujtojnë luftërat e kryqzatave që kanë vazhduar me shekuj, ku janë vrarë e prerë njerëz të pafajshëm, e që kurrën e kurrës, e as tani nuk ka ndodhur asgjë pos të keqes, vuajtjeve e mjerimit. E si gjithnjë, mbretëron gënjeshtra perfide se luftohet në emër të Zotit.

Mendjen ia brejnë dhjetra e qindra pyetje e dyshime filozofike, psikologjike, fetare, politike, historike, kombëtare, e që mundohet të japë shpjegime: Si të shpëtohet vendi e trevat e përziera me besime? Kush do të fitojë: fuqia e pafuqisë apo pafuqia e fuqisë? Si të vihet harmonia e besimeve mes tyre? Si të ruhet përbashkësia e shpirtit në bazë të besimit të rrënjëve të dashurisë, si thoshte shenjëtorja Angjelinë? A është i lehtë apo i rëndë mëkati? A janë mëkate të brendshme apo të jashtme, me dëshirë apo pahir, me dhunë apo me interes? Si të fisnikërohet shpirti? Si të parandalohet e liga e pushtetit djallëzor e nëse jo, si t’i kundërvehemi? Si do të jemi në hartat e reja? Pse vriten njerëz të pafajshëm në emër të mësimeve të profetëve? A duhet ta bekohet dhuna e gjakderdhja? A bëhen luftërat në emër të Zotit? A jep urdhër Zoti për shkatërrime, vrasje e masakra? Pse duhet të jemi mollë për kusuritje? A është e natyrshme, e arsyeshme dhe njerzore që mbijetesa të bëhet në emër të besimit, të përshtatjes, laramanisë, heshtjes? Të kujtojmë luftën e Qerbelasë e të mos derdhim gjak pakuptim që na shpie te vëllavrasja në emër të besimeve. E shumë e shumë pyetje e hamendje, përgjigjet e të cilave mundohet t’i përcaktojë vetëm me fuqinë e shpirtit, që e përshkon qenien tonë gjatë jetesës mbi dy mijë vjeçare.

Me këto mendime e mundon veten e nuk gjenë qetësi, ngase i kujtohet se do të pasojnë përsëri dyndjet, më së pari nëpër kufirin amë, e pastaj nëpër kufinjtë e huaj për t’u shpërndarë nëpër vende të huaja. Dhe tërë kjo bëhet për të ikur e për të shpëtuar familjen dhe trashëgimtarët që do të mbesin e do ta ruajnë farën e trashigimisë. Dhe kjo ikje bëhet duke pasur parasysh Kuranin, Biblën apo librat e shenjtë, çfarëdo qofshin.

Tregimtari ka besim në të mirën, në dashurinë e madhërishme qiellore, në hyjrorën njerëzore. Si njeri i ditur e me përvojë duhet të veprojë duke u bazuar në mendimet që kullohen e lindin nga shpirti. Dashuria lind nga shpirti i nënës, ashtu si mendon nëna në jetën pa dhunë, pa vrasje e pa gjakderdhje.

Tjetër është bota reale në të cilën jetojmë e veprojmë, e tjetër është bota shpirtërore eTregimtarit. Tregimtari i verbër, por i sheh dhe i ndien më thellë si jetën, ashtu edhe ngjarjet me pasojat që prodhojnë. E njerëzit e botës materiale objektive i shohin veprimet e veta si normale e nuk e dinë se fati tyre është në duart e armikut dhe se në botën e njëmendtë, ku janë të pranishme fatet e tyre, pësimet e vuajtjet, nuk i shohin.

Fallxhesha

Fallxhesha si interpretuese e shenjave e ka aftësinë që me anë të shqisave, në mënyrë vizuele, auditive dhe të prekjes të komunikojë e të kuptojë shenjat, t’i interpretojë e t’i transferojë te njerëzit. Dihet se tërë universi është i mbushur e i stërmbushur me shenja. Shenjat varen se si i percepton, i determinon dhe i interpreton. Fallxhesha, për fat, ka një dell të veçantë të njohjes së tyre. Gjithçka në jetë e në botë është e mundshme: fakti, ngjarja dhe mundshmja. Prandaj edhe subjekti semiotik mund të jetë fiksional, për shembull, Shën Angjelina, si objekt i pjesëshëm i objektit të tërsishëm – universit.

Si Tregimtari, por edhe personazhet bashkëbiseduesë Shën Angjelinën e përkujtojnë si grua, si mëmë, si shenjtëreshë, si simbol i dashurisë, i mëshirës, i paqes dhe i besimit. Këto virtyte njerëzore, shpirtërore e besimtare e kishin bërë të çmohet shumë në dinastinë e burrit, por ajo çmohej e nderohet si e shenjtëreshë edhe në mbretëritë e shtetet perëndimore.

Shenja e përfundimit të romanit, të ngjarjes, të fatit të ushtrive okupuese, të personazheve që duken e paraqiten si normalë, ne si lexues i marrim si normalë. Janë shenja që tregojnë mundësinë e shfaqjes së ngjarjes e të momentit historik, ngase janë në relacion me ne, me gjakun, traditën e mendësinë tonë.

Fallxheshën e frikëson e dukshmja e kohës që ka përpara dhe i krijon pasiguri në rrjedhjen e ngjarjeve të kohës, por e di çka është e domsdoshme për mbijetesë, kështu që me llojet e fallit e me parashikime u rrit besimin tjerëve se do të vijnë ditë të mira, por tash duhet ta ruajnë njëri-tjetrin e të jenë të bashkuar. Ndoshta, në njëfarë mënyre falli i saj i mbronte banorët nga të panjohurat, nga ngjarjet e skenarët e pushtuesve me orekse gllabëruese tinzare e dredharake.

Por Fallxhesha ka edhe një të metë. E mundon mëkati që ka pasur dashuri të palejueshme e mëkatare me Shyqëri Agën. E mundojnë edhe tjerët të përfshirë në mëkate të ndryshme, por ka shpresë të madhe se do të kemi një zgjidhje shpëtimi që na shpie te lira njerëzore.

Të dy, Tregimtarin e Fallxheshën i kishte bashkuar dhuntia e gjuhës së shenjave, meqë ishin në gjendje t’i jepen fuqisë së shpirtit me anë të ndriçimit të mendjes.

Deri sa bota shpirtërore e Fallxheshës është paranormale, e Tregimtarit është mbinatyrore, ngase i bredh ndjenja e fisnikërisë shpirtërore. Shpirti si kategori e tretë metafizike, si ndjenjë lëviz e përshtatet në njëmendësinë objektive dhe gjërave mundohet t’i japë kuptim të mirëfilltë hyjror e shpirtëror.

Prifti

Prifti mundohet të gjejë frymën e vërtetë të mëmës-dhe e dheut-mëmë, se kur është në pyetje mëmëdheu duhet të dëgjohet thirrja e gjakut që shpreh thelbin e origjinës. Atëherë, s’kemi nevojë të pyesim çfarë do të ndodhë me ne, a duhet të dorëzohemi që të mos derdhim gjak apo të gjejmë mënyra qëndrese? Prifti e heq mëdyshjen nga vetja kur kujton bisedat me Tregimtarin e dervish Lanin, por edhe nga fjalët e porositë e stërgjyshërve, se ushtritë okupuese me plane sekrete, me “dorën e zezë” veprojnë e bëjnë vrasje të udhëheqësve, të familjeve, gra pleq e fëmijë të krishterë,- për t’i fajësuar ata të besimit mysliman, për të krijuar grindje e hakmarrje mes shqiptarëve mes veti. Dredhi e skenarë të njëjtë bëjnë kur e përdhosin xhaminë ditën e festës së Bajramit dhe fajin ua lënë të krishterëve. Tashmë Prifti është i sigurtë, se fuqia e gjakut në përputhje me dijen e gjakut e mbron veten. Gjaku nuk bëhet ujë kurrë, as nuk falet kurrë.

Prifti e dervish Lani janë simbole të harmonisë së amshueshme që e begatisin dhe e madhërojnë mendjen e shpirtin e qenies arbërore. Është edhe rasti i gjuhës së përbashkët e priftit ortodoks dhe dervishit bektashian, pasi dezertoi nga ushtria malazeze. E kjo frymë e ide duhet të ruhet në zemër e të kultivohet në të ardhmen, si virtyt më i lartë kombëtar e njerëzor, zatën kjo është porosia ‘se feja e shqiptarit është shqiptaria”. Dhe këtë vlerë e besim duhet mbrojtur me pikat e fundit të gjakut, se sot e përgjithmonë jemi vëllezër, nga gjaku, rraca e gjuha.

Dervish Lani

Dervish Lanin e shqetësojnë ngjarjet e përparshme dhe këto të fundit dhe ia trondisin shpirtin e mendjen. Më përpara përmbahej se do të flasë, si do të flasë, çka duhet të thotë e si duhet ta thotë. Më pastaj, pas bisedave me Tregimtarin, pas meditimeve para kubesë fiton fuqinë e besimit, e cila i jep shpresë përmbajtjes të durimit si ndjenjë e veçantë që ka marrë edhe nga mësimet e sheh Brahës. Më vonë, me rrjedhen e ngjarjeve dhe shtimin e dhunës e terrorit nga ushtritë pushtuese është i bindur, se kur zullumi trashet e s’mund të durohet më – pason hakmarrja dhe vijnë thikat në shprehje, prandaj mendon se kështu ndalet gjakderdhja dhe dëbohen pushtuesit.

Mëdyshjet e hamendjet rreth tezave e antitezave, gjaku i dijes e dija e gjakut, fuqia e besimit dhe besimi i fuqisë, e mundshmja dhe e pamundshmja, e keqja e brendshme dhe e jashtme, dhe mësimi i sheh Brahës: Durimi si kundërvënie dhe kundërvënia si durim, se durimi duhet të ketë qëllim e mllefi nuk duhet të harxhohet kot e mend, çojnë kah rruga që njëherë e përgjithmonë ta ndajmë shapin nga sheqeri. Prandaj qëllimi dhe ekzistenca janë alfa e omega e jetës dhe ekzistencës.

Por besa e dhënë para kubes së sheh Fajës nuk e lë të qetë dervish Lanin pa u hakmarrë ndaj pushtuesve, sepse për këto skenare kishin biseduar shumëherë më parë. A duhet të durojmë tutje? A i shërben durimi – mbijetesës? A është mbijetesa e denjë apo e padenjë, dhe a ka çmim? I mendon bisedat, pyetjet e hamendjet e Tregimtarit: A është qartësia shpirtërore e mendore e matur dhe a përshtatet me rrethanat? Athua hakmarrja e pamatur do ta ndihmojë ndërprerjen e dhunës? Tëra këto i sillen në kokë, e në fund vendos të veprojë e t’i mprehë thikat me fedainjtë e vet.

Si Tregimtari, ashtu edhe bashkëbiseduesit e dijnë se duhet të kemi shumë kujdes të ruhemi nga e keqja e brendshme apo e jashtme, ngase të dyja prodhojnë fatkeqësi. Tashmë është bindur edhe Prifti, edhe dervish Lani se nuk duhet të derdhim gjak pa arsye, edhepse kemi lidhjen e gjakut apo të vetëdijesohemi se jemi vëllezër të një trungu. Është fatkeqja dhe e kobshmja e jonë, që lind nga vuajtja, mjerimi dhe dhuna. E kjo u shkon për shtati pushtuesve, të cilët i zgjedhin pakurrizorët, laramanët, matrapazët e puthadorët dhe i vendosin në krye të qeverisjes së qytetit. Shahinin e Shyqri Agës e caktojnë zëvendësprefekt, ndërsa ata që e shoqëroni, e që ishin bixhozxhinjë, pijanecë e fajdexhinjë i caktojnë nëpunës, prijës të fshatrave duke munduar ta bindin botën për politikën e drejtë dhe përkujdesjen njerëzore. Por ashti i madh i futur në gojë, siç e parasheh Fallxhesha në fundin e fillimit është asht që ua zë frymën e vdesin duke qitur shkumë nga goja. Tashmë të gjithë e dijnë se njerëzit e sojit të Rremë Batarjes shfrytëzojnë rastin e kohën e mjegulltë, ngase mendojnë dhe binden se fuqia e pushteti përcaktohen nga fati, prandaj këtu, si Rremë Batarja dështojnë dhe mbesin në kujtesë si tradhëtarë e kodoshë. E fati i tij u pa kur si çanaklëpirës u var për këmbë në nevojtoren publike, afër varrit të Maxharr Pashës.

Këta janë njerëz që kanë gjak të papastër, që nuk e pranojnë fuqinë e gjakut, por tellallojnë për gjakun e dijes, kjo do të thotë se si kameleonë e ndryshojne besimin e besimit.

Hyrije Hanëmi

Hyrije Hanëmi përvidhet me vshtirësi nga kufiri që kishte ndarë qytetin dhe shkon në Angli. Ajo e harxhoi tërë pasurinë, por fuqia e shpirtit, vetëdija e gjakut, e gjuhës dhe e prejardhjes nga loza e Aleksandërit të Madh e di se për çfarë e harxhon e çfarë duhet të bëjë e si duhet të veprojë, jo me fjalor mllefi e lufte, por me fjalë, me fakte e me vepra artistike. Kishte përvoja jetsore e profesionale. Kishte njohuri për gërmimet arkeologjike që bëheshin te Ura e Fshenjtë. Kishte edukatë e vlera perëndimore, ngase kishte jetuar në shumë shtete, kishte thithur njohuri e kulturë. është një zonjë me dijen e fuqisë së antikës e të madhështisë, edhe me fjalë edhe me mendime, por edhe me piktura kishte lënë gjurmë, besa atje që ishte aktive kishte bindur rrethin artistik në Angli për lashtësinë e prejardhjes, për Dardaninë antike, si një djep i qytetërimit.

Por ka edhe nënpersonazhe në epizoda e fragmente si Shaban Paja: “Dollapë, dollapë është dynjaja, kronisti Can Lejçi me shënimet e mbledhura me kujdes, Dile Patarrocja me Riza Probën e Taphoneve e tjerë.

Kjo është historia e Gjakovës në një periudhë të caktuar prej më se 3 vite, por kjo periudhë ka qenë e pranishme edhe në ngjarjet historike e luftarake të kësaj toke arbërore në shekujt e mëparshëm në forma të ndryshme.

Pse pikërisht Gjakova? Sepse ishte djepi i trimërisë e kulturës. Ishte Gjon Nikollë Kazazi, Sylejman Vokshi e shumë tjerë. Ky është qëllimi kryesor i të gjitha ushtrive që erdhën në tokën dardane. Maxharr Pasha që tentoi të bindë Gjakovën për ndarje e nënshtrim. Nëse nuk binden, atëherë pasoj fushata e ndjekjes e vrasjes së trimave, atdhetarëve e pishtarëve. Ky vend ishte Gjakova. Kur ndahej e shkatërrohej Gjakova me njerëzit e dijshëm, atëherë ndahet edhe një krah i shqiponjës. Qëllimi i ushtrive pushtuese, cilat do qofshin, është vetëm pushtimi, e këtu përkatësisht ndarja e popullit në tokën arbërore, në ndarje fetare dhe ndarje shpirtrore e kulturore. Kështu ushtria ruse veproi me Murin e Berlinit duke e ndarë Gjermaninë në dy pjesë. Kështu bënë edhe ushtritë ortodokse dhe e ndanë Gjakovën në dy pjesë, por muri i ndarjes së Gjakovës nga lumi Krena ka zanafillën e ndarjes para murit të Berlinit. Libri i Gjakovës ka edhe vlerë universale, nga se kjo histori ndodh edhe në kohën e sotme në shumë shtete, pothuajse në të gjitha kontinentet, nga Lindja e Afërt deri te Ukraina.

Nga Libri i Gjakovës duhet të nxjerrim mësime, të kthjellemi nga gongu, që të mos na përsëriten e të kthehen si bumerang. Mos t’i harrojmë dredhitë e Beogradit, që, që nga Procesi i Berlinit me propaganda e dezinformata dhe me ndihmën e ortodoksisë ruse e greke, Serbia fitoi të drejtën ndaj tokave të shqiptare. Të kuptojmë njëherë e përgjithmonë propagandën e shpifjeve e intrigave të tyre, që me ndihmën e laramanëve e lolove mundohen që edhe tutje të arrijnë qëllimet e veta. Të mbajmë mend e mos t’i harrojmë pasojat, rrënojat, dëbimet masive, përçarjet, vëllavrasjet e vrasjet gjakatare. Aty shihet qartë shpirti i egër e mendja e çmendur e ushtrive pushtuese, që gjoja erdhën për të na çliruar dhe për të vendos rendin e qetësinë, e nga ana tjetër në mënyrë perfide e mashtruese me dhunë na ndërrojnë besimin fetar duke realizuar planet e vjetra të shkatërrimit, djegjes së shtëpive, dëbimeve, e ata që nuk e braktisin vendin – vriten e masakrohen, duke filluar nga njerëzit e shquar nga paria e vendit e deri te prijësit e besimeve fetare.

Në Librin e Gjakovës, për Gjakovën që është “Zemra e Dardanisë” tregohet historia e popullit përmes shënimeve e fakteve, mbamendjes e dokeve tradiocionale që nga shënimet antike të Herodotit e deri te Gjon Nikollë Kazazi, se udha e Zotit dhe e historisë sonë shpjegohet në gjuhën amtare dhe Naim Frashëri që paraqet gjakun e dijes, që na udhëheq, na mëson, na lartëson e na përgatit mendjen për pavarësi e shtet të lirë.

Personazhet e romanit i mban kujtesa historike kush janë, nga vijnë e çfarë gjuhe flasin.

Pra, fryma e shpirtit, mendimet trascendentale, mësimet e sheh Fajës e Brahës, burimet e të dhënave të Priftit, kuptimi i besimit, i gjakut, i mëmësisë, i rracës, i gjuhës dhe i origjinës e shpiejnë kah përfundimi i librit, i ngjarjeve të Gjakovës, se “Shpëtimi vjen nga fuqia të menduarit dhe mbretëria e tij e përhershme… Të tjerat janë mashtrime”.

E për të kuptuar këtë më mirë, Jusuf Buxhovi, si Tregimtar e shpjegon kështu: një njeri mund të veshë rrrobe të ndryshme, por nuk mund të ndryshojë origjinën, as tiparet e rracës, as gjininë, sepse ato i takojnë gjakut të tij të origjinës, pra është përgjegjësi e gjakut e vetëm e gjakut, që është përgjegjësi i vetëm i qenies sonë dhe si i tillë mban çelësin e vet…

(Kumtesë e paraqitur me rastin e promovimit të librit në Gjakovë, më 07.11.2024 në kuadët të jubilieut të Mitingut të Poezisë )./KultPlus.com

Sanja Iveković shpalos arkivin personal në “Shtëpia e Grave”: Kurrë nuk kam takuar njerëz kaq entuziastë si në Prishtinë

Era Berisha

Mbrëmë Galeria Kombëtare e Kosovës ka mirëpritur “Shtëpia e Grave”, ekspozitën vetanake dhe arkivin personal të artistes Sanja Iveković. E ndarë në dy pjesë, ku njëra është përzgjedhje e veprave të artistes e kuruar nga Hana Halilaj me ç’rast përfshihen pesëdhjetë vjet të praktikës së saj, ndërkaq tjetra pjesë shpalos një ekspozitë arkivore të bazuar në hulumtimin e arkivit të Ivekovićit, e kuruar nga Ivana Bago. Këto dy kuratore kanë bashkuar fuqitë e tyre për të prezantuar një arkiv që të rrëmben brenda një rotacioni të bukur ekspozimi, shkruan KultPlus. 

Pioniere e videos, performancës dhe artit konceptual në Jugosllavi gjatë viteve 1970, artistja Iveković njihet për shqyrtimin feminist të marrëdhënieve gjinore përbrenda Jugosllavisë socialiste dhe tranzicionit post-socialist. Ajo ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Zagreb në vitin 1970, kur nisi t’i ekspozonte veprat e saj. Ka ekspozuar punën e saj në ekspozita të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare (Bienalen e Parisit, Bienalen e Sao Paolo, Manifesta, Documenta, Bienalen e Liverpoolit, Bienalen e Stambollit, Bienalen e Pragës dhe të tjera), dhe video-veprat dhe video instalimet e saj janë shfaqur në festivale të shumta ndërkombëtare të videove (Ljubljanë, Berlin, Gjenevë, Paris, Montreal, Los Anxhelos, Lokarno, Tokio, Hagë, Osnabrück, Bon, Dessau, etj). Kurse, mbrëmë të pranishmit kanë pasur rastin që ta njohin nga afër punën e vetë artistes, e ndoshta edhe më mirë se që e njeh ajo veten, gjë të cilën e ka potencuar edhe gjatë hapjes së ekspozitës mbrëmë në Prishtinë. 

Në ceremoninë e hapjes solemne të ekspozitës që nisi në orën 19:00, drejtorja e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Alisa Gojani-Berisha e mori fjalën fillimisht për të falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen dhe tutje shprehi kënaqësinë e saj që artistja Sanja Iveković po ekspozon në Prishtinë. 

“Sonte kemi kënaqësinë ta hapim ekspozitën e artistes së njohur ndërkombëtare Sanja Iveković, kuruar nga Ivana Bago dhe Hana Halilaj. Nuk ka qenë aspak e lehtë për me e sjellë Sanjën këtu, duk e ditë agjendën e saj, mirëpo me mbështetjen e bordit të Galerisë Kombëtare dhe me insistimin e Hanës, kemi arritur me e sjellë dhe jemi shumë të lumtur që po e hapim këtë ekspozitë me të cilën do të ndaheni shumë të kënaqur”, thotë ajo. 

Hana Halilaj, kuratore e ekspozitës “Shtëpia e Grave”, ka thënë se janë rreth pesëdhjetë vite karrierë të artistes Sanja që janë prezantuar brenda ekspozitës, e njëra ndër to që shpaloset për herë të parë është vepra “Shtëpia e grave” që është realizuar në një punëtori të cilën Sanja e ka bërë në vitin 2004 në Pejë. 

“Faleminderit të gjithëve që keni ardhur në këtë ditë të ftohtë. Kemi kënaqësinë të prezantojmë ekspozitën ‘Shtëpia e grave’ nga Sanja Iveković, e cila ndahet dhe prezanton dy qasje të ndryshme. Një pjesë e kuruar nga unë në pjesën e poshtme të Galerisë dhe pjesa tjetër në katin e sipërm vjen e kuruar nga Ivana. Ekspozita prezanton rreth pesëdhjetë vite karrierë praktike të Sanjës dhe shqyrton në mënyrë feministe, marrëdhëniet gjinore, politikat dhe pabarazitë gjinore. Qysh nga periudha jugosllave e pastaj në trazincionin post-socialist, ekspozita prezanton disa nga veprat që vijnë për herë të parë si “Shtëpia e grave” që është realizuar në një punëtori të cilën Sanja e ka bërë në vitin 2004 në Pejë, kur ka qenë edhe për herë të fundit në Kosovë. Kemi nderin që të prezantojmë veprën e saj, njëzetë vite më vonë në Galerinë Kombëtare.”   

Ivana Bago, kuratore e ekspozitës “Shtëpia e Grave”, ka thënë se ekspozita vjen si një histori për artisten Sanja dhe veprën e saj, por edhe si një histori që tregon një rrëfim për të gjithë periudhën e viteve shtatëdhjetë, të ndodhura në Jugosllavi. 

“Jam shumë e lumtur që jam këtu dhe dua të filloj duke falënderuar Hanën që më ftoi të bëj këtë ekspozitë këtu. Ekspozita është rezultat i bashkëpunimit tim të gjatë me Sanjën dhe hulumtimit tim mbi punën e saj, hulumtimit të arkivit të saj personal. Këtë ekspozitë e prezantuam në Zagreb vitin e kaluar, si pjesë e retrospektivës së Sanjës në Muzeun e Artit Bashkëkohor dhe jam shumë e lumtur që Prishtina është lokacioni i dytë ku u prezantuam së bashku me ekspozitën e Hanës. Mendoj se është shumë gjë e bukur, sepse ekspozita ofron dy këndvështrime të ndryshme mbi veprën e Sanjës, nga dy historiane arti. Ekspozita përqendrohet në periudhën e viteve shtatëdhjetë, duke bashkuar veprat e Sanjës dhe brenda do të gjeni fotografi, gazeta, artikuj, shënime të Sanjës, libra, katalogë. Ekspozita tregon historinë e studimeve të Sanjës në Akademi, zhvillimin e saj si artiste pamore, udhëtimet e saj nëpër botë. Pra, është një histori për Sanjën dhe veprën e saj, por edhe një histori që tregon një rrëfim për të gjithë periudhën e viteve shtatëdhjetë, të ndodhura në Jugosllavi. Një gjë që e lidh Zagrebin me Prishtinën, e kam gjetur në hulumtimet e mia për periudhën e viteve shtatëdhjetë, por nuk do të them se çfarë është. Fatkeqësisht, në atë kohë nuk kishte shumë lidhje Zagrebi me Prishtinën, të paktën jo për sa i përket skenës artistike që Sanja ishte pjesë. Ka qenë një kënaqësi për të vendosur këtë ekspozitë këtu. Të gjithë punonin aq shumë dhe të gjithë ishin në humor të mirë gjatë gjithë kohës. Është vënë një energji e mirë në këtë ekspozitë.” 

Sanja Iveković, artistja që hapi ekspozitën vetanake, nuk e zgjati shumë, mirëpo gjeti kohën që në gjuhën shqipe t’i lexoj dhe falënderoj gjithsecilin që ka punuar për këtë ekspozitë. Ajo e vlerësoi lartë punën e secilit prej tyre. 

“Dua ta mbaj shkurt. Nuk do të flas për ekspozitën sepse do ta shihni. Ishte një përvojë jashtëzakonisht e bukur dhe shumë emocionuese për mua. Unë kam udhëtuar shumë nëpër botë dhe kam një retrospektivë të tërë, por kurrë nuk kam takuar njerëz që janë kaq entuziastë, kaq të këndshëm, kaq të dobishëm si këta në Prishtinë.” 

Pas këtyre fjalimeve, të pranishmit që ishin në një numër të madh me padurim po hynin brenda dalëngadalë. Sytë e tyre patën shumëçka për të parë. Fotomontazh në pllakë, printim me ngjyra kromogjene, printim dixhital të biografive të heroinave partizane që ishin pjesë e Frontit Antifashist të Grave të Jugosllavisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, performancë/fotografi e një aksioni që zhvillohet në ditën e vizitës së presidentit Tito në Zagreb, video me ngjyrë e zë që shfaq vetë artisten teksa aplikon grimin në fytyrën e saj për të shfaqur një motiv përsëritës, skica lapsi që kritikojnë premtimet boshe politike, kallëpe gipsi të fytyrave në stenda metalike, video tjetër me ngjyrë e zë që artistja shpalos nëpërmjet një xhirimi të masazhit të fytyrës për të treguar të pathënat e standardeve të bukurisë pastaj edhe print dixhital të posterave të reklamave të modës mbi të cilat janë biografitë e disa grave që i kanë mbijetuar abuzimit në familje. 

Ekspozita “Shtëpia e Grave” ballafaqon audiencën me një serë montazhe, imazhe, tekste, fotografi personale, letra, postere ekspozitash, faqe të revistave, video-dokumentime, libra të artistëve. Pra, është parë e shpalosur e gjithë jeta e Sanja Iveković, artistja e cila vjen me një qasje eksperimentale dhe shumë të larmishme, duke shpalosur kështu detaje nga arkivi personal i saj që shfaqin realitete historike dhe politike të cilat ajo i ka përjetuar. 

Një nga pjesët më të bukura e të ndjeshme të ekspozitës qe nxjerrja nga arkivi i transkriptimit të një letre që ishte e shkruar nga artistja Sanja Iveković për babin e saj (Hrvoje Iveković), më 1 nëntor të vitit 1978. 

“I dashur baba, 

E mora letrën tënde në Toronto, por fatkeqësisht ritmi i jetës ka ndryshuar dhe është përshpejtuar aq shumë, saqë rrallëherë po gjejmë kohë për të shkruar. Tash që jemi rehatuar aq sa kemi mundur në këtë vend, nis periudha e punës për programin tonë të ekspozitave e cila është shumë kërkuese. Me shumë gjasë deri në shkurt do të na ndryshohen dhe thellohen ndjeshëm përshtypjet tona për këtë vend, por me siguri gjashtë muaj nuk do të jenë të mjaftueshëm për ta kuptuar vërtetë këtë kulturë tjetër, e cila ka (ose më saktë, thuajse nuk ka) histori tjetër. Ajo që vazhdon të jetë fakti më “i pakuptueshëm” për çdo europian është sigurisht raporti me përmasat e këtij vendi, i cili është më i madh se Europa jonë e shkretë. Idenë e hapësirës, që ne zakonisht e konceptojmë si diçka të kufizuar, thjesht nuk ekziston këtu në të njëjtin kuptim të fjalës. Një vend po aq i madh sa Europa, e me një popullsi që barazohet me atë të Jugosllavisë, është më shumë një “vend” sesa një shtet, më shumë një term gjeografik sesa kombëtar. E shijuam shumë udhëtimin tonë me autobus prej bregut lindor (Toronto) deri te bregu perëndimor, në Vancouver, që zgjati plot tri ditë e tri net. (Fatkeqësisht, nuk është mënyra më komode për të udhëtuar, por neve po na duhet të kursejmë para, andaj ishte e vetmja mundësi e mundshme). Tash që kemi qenë në V. për një javë, po arrijmë t’i dallojmë mentalitetet dhe zakonet që janë krejt të ndryshme prej “një bregu” në tjetrin. Ashtu si klima që është krejt e ndryshme, edhe V. dhe Toronto janë dy botë të ndryshme. Një krahasim që duket dhe që përshtatet në një farë mase, për shembull, është midis Zagrebit dhe Splitit. Teks T. është një qytet tipik kontinental, njerëzit janë mjaftë introvertë, qyteti është dukshëm i mbushur me kapital që ndihmon zhvillimin e biznesit, kështu që luksin e sheh kudo (edhe pse ka zona më të varfëra ku jetojnë kryesisht emigrantët), V. është një port tipik në det me të gjitha anët e mira dhe të këqija të një qytet porti. Njerëzit këtu janë më të hapur, më të shoqërueshëm dhe ritmi i jetës është shumë më i ngadalshëm. Pamjet e trishta të grave dhe burrave të dehur, indianëve të droguar dhe mjerimin e vërtetë nuk e gjen në T. Nga ana tjetër, ja nisëm vërtetë ta shijonim natyrën e bukur – megjithëse mund të themi që kemi gjithçka, këtu kjo farë “gjithçkaje” vjen në sasi të kufizuara dhe vetmia e peizazhit (qoftë kodra apo stepa) është frikshëm madhështore. Sa i përket banimit dhe mikpritjes, të rinjtë me të cilët kemi kontakte janë më shumë se të përzemërt. Kjo është ndoshta një nga të paktat vende ku një i huaj (përfshirë edhe neve) nuk ka pse dhe nuk ndihet si i huaj, sepse banorët e këtij vendi janë vetë të huaj. 

             Shumica dërrmuese e banorëve të V. janë vetëm emigrantë të gjeneratës së dytë. Anglishtja jonë nuk është fare më e dobët se e tyrja, kështu që na ka ndodhur disa herë që na kanë pyetur nga cila pjesë e Amerikës jemi. Sa i përket artit tonë, kemi pasur ftesa të jashtëzakonisht të përzemërta poashtu, kështu që nganjëherë pothuajse po ndihemi sikur këtu e vlerësojnë punën tonë më shumë se në vendlindje (“Nemo prohpeta…”). Përvec faktit që, sipër përllogaritjeve aktuale, do të kemi rreth 10 performanca (këtu nuk po i llogarisim ligjëratat në kolegje dhe universitete), gjë që është edhe sfidë e madhe po dhe një mundësi për në për të punuar (gjë që nuk mundemi ta bëjmë në shtëpi sepse na duhet ta fitojmë bukën e gojës), dhe që paguhet (75-100 për një ekspozitë apo ligjëratë). Në të njëjtën kohë, po kemi në dispozicion të gjithë pajisjet (video, etj.), dhe lloj-lloj pajisjesh që rrallëherë mund t’i gjejmë në ndonjë institucion në Europë. Nga ana tjetër, po shihet që mungesa e historisë (përfshirë historinë e artit) ndihet në mungesën e artit vërtet të rëndësishëm, si dhe të artistëve të mëdhenj. Në këtë fushë, mund të themi se kemi pasur dhe vazhdojmë të frekuentojmë mendje shumë më të mëdha të nivelit botëror. Me shumë gjasa, ekziston një raport krejtësisht i ndryshëm për gjërat në fushën e shkencës, ku paratë dhe kushtet e punës kanë rëndësi të madhe, dhe “qëllimet” janë shumë më të qarta. Por në fushën e artit, pasuria dhe standardet e larta nuk janë garanci për cilësinë e ideve, madje, shpesh, mundësitë e mëdha dhe lira e zgjedhjes shpesh dalin si elemente kundërproduktive. Edhe pse Kanadaja ka një sistem disi të ndryshëm nga SHBA dhe më shumë para investohen në kulturë (inkurajohen degë të ndryshme që eksperimentojnë me paranë shtetërore), i gjithë sistemi, kësisoj edhe kultura, bazohet në një kuptim tipik amerikan të artit – si show business. Kjo do të thotë që qëllimi i padiskutueshëm i artistëve është ta argëtojnë publikun dhe të jenë interpretues të mirë në skenë (qoftë ajo skenë politike, teatri, ose muzeu/galeria – ose një festë private). E kjo, sigurisht, lidhet me një mungesë të plotë të ndërgjegjësimit politik dhe një nivel të lartë injorance. Standardet europiane, sipas të cilave një shkencëtar, shkrimtar, apo artist i madh është (kryesisht) edhe një element progresiv i shoqërisë, thjesht nuk janë vlera të pranueshme këtu. Ose, më saktë, një qëndrim i tillë dekurajohet në të gjitha mënyrat e mundshme (përmes medias, mjeteve të propagandës, etj.), sepse shtylla kryesore e shoqërisë, në fund të fundit, janë paratë. Ndoshta po më kupton, nuk mund të them që jam plot entuziazëm për këtë botë të madhe, ashtu siç nuk mund të them që jam e zhgënjyer nga ajo që kam parë dhe përjetuar këtu. Sigurisht, për këdo që është thjesht duke udhëtuar nëpër një vend (dhe që gjithashtu pritet ngrohtësisht nga ai vend), është gjithmonë më e lehtë të marrësh pozicionin e një gjykuesi objektiv dhe të “dashurosh dhe urresh pa vuajtur”. Në të vërtetë, duket se pozicioni më ideal për çdo të ri do të ishte – të jetë i huaj në çdo vend. Më duket se në atë rast do të fillonim të mendonim shumë për atë që jemi si njerëz dhe më pak për veten tonë si banorë të ndonjë zone të globit. Shpresoj arrin t’i kuptosh gjërat për të cilat të shkruajta në këtë mëngjes me shi në Vancouver. Më shkruaj në adresën e V. Me shumë gjasa do të jemi këtu deri më 15 dhjetor, dhe pastaj do të vazhdojmë në San Francisco dhe ndoshta në Los Angeles, pastaj përsëri në Toronto, më pas Montreal etj. 

Të dua, S. 

P.S Pasi ta lexosh këtë letër, ndaje edhe me familjen Martinis… ose te Nëna, sepse e di që lajmet nga ne priten me padurim dhe koha është e shkurtër… Marta të përshëndet.”

“Pikëtakimet: Dokumente në Krijim e Sipër, 1968–1982” (fillimisht prezantuar në Zagreb në vitin 2023) kuruar nga Ivana Bago dhe “Përkohësitë e Shpresës” kuruar nga Hana Halilaj, përthekojnë trashëgiminë fuqizuese të artistes Iveković dhe njëkohësisht synohet që të përdoren si frymëzime në trajtimin e realiteteve të ndërlikuara të periudhës pas-jugosllave dhe përtej saj. Ndërlidhja e punës së tyre ka ardhur nën titullin “Shtëpia e Grave”, që mbrëmë u shpalos krejt këndshëm në Galerinë Kombëtare të Kosovës. 

Ekspozita “Shtëpia e Grave” është realizuar me mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Partnerë: MSU Zagreb, Rijeka MSU, MFA. Po ashtu, ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 12 janar të vitit 2025./ KultPlus.com 

44 488 faqe dorëshkrimesh të Kadaresë ekspozohen në COD, një jetë krijimi që në moshën 11-vjeçare

 Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë janë shfaqur këtë mbrëmje për herë të parë për publikun në mjediset e Bibliotekës së Kryeministrisë.

Këto dorëshkrime janë ekspozuar në formën e një instalacioni poliedrik, buajtur me shumë nderim në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog.

Hapja e ekspozitës u zhvillua mbrëmjen e sotme me praninë e shumë dashamirësve të shkrimtarit të njohur botërisht, Ismail Kadare, familjarëve të tij por edhe autoriteteve shtetërore.

Mbrëmja u hap nga drejtore e COD, Jetona Koçibelli e cila tha se vendekspozimi i këtyre dorëshkrimeve riskicohet prej prezencës e peshës së veprave të ekspozuara si një pallat i ëndërrave të dëshiruara e të lëna përgjysmë prej Kadaresë, e që tashmë, si u shpreh ajo, na ngelet ne t’i rrugëtojmë siç duhet.

Ekspozita shpalos dorëshkrimet e shkrimtarit shqiptar bashkëkohor më të njohur në botë, Ismail Kadaresë me 44 488 faqe, ku përfshihen romane të pabotuara, poezi dhe skica, që përshkruajnë një jetë krijimi që në moshën 11-vjeçare dhe deri në fund të jetës.

Kjo ekspozitë vjen si bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, drejtori i së cilës, Ardit Bido u shpreh se Ismail Kadare ishte një shkrimtar që gjithë veprën e tij ngre lart shqiptarinë, një element që e gjen në vazhdimësi në veprën e tij.

Vajza e Kadaresë shprehu mirënjohjen për DPA dhe COD që organizuan ekspozitën në vijim të dhurimit që familja Kadare bëri të këtyre dorëshkrimeve. “Ndjesi e re t’i shoh këtu pasi jam mësuar t’i shoh nëpër kartona e nëpër dollape. Mundësi që t’i kenë brezat e ardhshme, pasi është si kronikë e rrugëtimit të kombit shqiptar”, u shreh ajo ndërsa ndau një poezi me të pranishmit që e cilësoi si një testament të shkruar herët.

Kjo ekspozitë përbën mundësi të rrallë për të eksploruar botën e panjohur të Kadaresë: veprat dhe shënimet që ndriçojnë procesin e tij krijues. Çdo faqe dorëshkrimi është një udhëtim në mendimin dhe artin e tij, ku secila ide dhe reflektim shpërfaqet në mënyra të reja e të befasishme.

Ekspozita me dorëshkrimet e Kadaresë, foto: Agim Dobi./atsh/KultPlus.com

Poetika e dritës dhe shprehshmëria e ngjyrave në pikturën e impresionistit francez, Claude Monet

Unë pikturoj si një zog këndon. Doja përsosmëri dhe shkatërrova atë që ishte e mirë. Mbase i kam borxh lule që jam bërë piktor”, përkufizon Monet në fjalët e tij që davarijnë mjegullën e shpërfaqin magjiken e kirjimit.

Claude Monet është konsideruar si “forcë shtytëse e Impresionizëm”. Vendimtare për artin e piktorëve Impressionistë, ishte kuptimi i efekteve të dritës në ngjyra lokale të objekteve, si dhe efektet e ballafaqimit të ngjyrave me njëra-tjetrën. E gjithë karriera e Clode Monet, si një piktor është dorzan këtij ngulmi. Krejtçka ai kumtoi rrekej në ndjekje të këtij qëllimi fondamental të artit, si akt sublim estetik, si mjet komunikimi dhe si doktrinë. Claude Monet i kushton jetën e tij kërkimit të hijeve të ngjyrës së qiellit, reve dhe shiut që kapi me penelatat e tij pa u shqetësuar të përfaqësojë realitetin ashtu siç është në të vërtetë, por më tepër sesi mund të shfaqet në një formë eterne shprehëse .

Monet besonte se vetëm pa e përpunuar figurën mund të rikthehen përshtypjet vizuale të perceptuara nga sytë tanë, atë të cilat rregullojnë në mënyrë efektive cilësinë e dritës në kanavacë, duke marrë parasysh sezonin, kohën dhe kushtet atmosferike.

Claude Monet u lind më 14 nëntor 1840 në Paris. Fëmijëria e tij rrjedh në portin e Le Havre, ku babai drejton një dyqan furnizimesh detare. Që kur ishte fëmijë ai tregon një talent të veçantë artistik dhe në moshën 15-vjeçare ai fillon të pikturojë, duke përdorur teknikën e lapsit dhe qymyrgurit, realizon disa karikatura të personaliteteve të njohura që ai u shet në dyqanin e të atit dhe i dhurojnë një reputacion të drejtë.

Ai do të vazhdojë të punojë në ato karikaturat, duke e pasuruar teknikën me futjen e efekteve të lehta dhe përdorimin e ngjyrave pastel. Më pas, vizatimet e karikaturave do të zëvendësohen me portrete që janë pasuruar nga një hetim psikologjik depërtues.
Në vitet që kaloi në Le Havre, ai u takua me piktorin Eugène Boudin i cili shënoi në mënyrë të dukshme stërvitjen artistike të Monetit, duke e inkurajuar atë të kuptojë gjallërinë dinamike të natyrës që mund të portretizohej vetëm në vend dhe për këtë arsye rekomandoi pikturimin ” en plein air”. Prekja spontane nuk mund të riprodhohet kurrë në një atelier. Ai e mëson atë se duhet të ketë gjithmonë në mend përshtypjen e parë që lind në të, në vizionin e temës që do të pikturohet dhe, vetëm më vonë, të marrë në konsideratë detajet e tjera, pa rënë kurrë në gabimin e futjes së sendeve të tjera.

Artisti duhet të vëzhgojë me kujdes natyrën dhe të kuptojë të gjithë pabarazinë e instancave. Në fund ai mund të hedhë në kanavacë të gjitha ndjenjat që janë ngritur nga thellësia e shpirtit të tij, të rrjedhura nga ky vëzhgim i përpiktë. Vetëm në këtë mënyrë subjekti i pikturuar mund të transmetojë gjallërinë e emocioneve të mbyllura në shpirtin e artistit.

Vetë mjeshtria e Monetit mund të konsiderohet pararendës i impresionizmit në pikturën e tij.

Kur Boudin, i goditur nga penelata ekspresive e djalit, kupton që nxënësi i ri e ka tejkaluar shumë zotërinë, i kërkon që të largohet nga Le Havre dhe të transferohet në Paris, për të qenë në gjendje të përballet me artistë të tjerë të rinj, në kërkim të formave të reja teknike .

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Monet tashmë e kupton, një vit para se të shkonte në Paris, se ai filloi të “shihte” dhe “pikturonte”, asokohe ai citon: ” Në atë moment sytë e mi u hapën dhe unë fillova ta kuptoj vërtet natyrën”.

Ai ndjek këshillat e mësuesit të tij dhe në 1859 vendoset në Paris me një bagazh artistik që do të karakterizojë të gjithë prodhimin e tij të përqendruar në një rritje të vazhdueshme që vjen në jetë në përshtypjen e parë vizuale, ai shtjellon impulset përmes një filtri shpirtëror për të mundur të shtyhet më vonë kanavacë e imazheve të reja.

Dhe në kryeqytetin e kulturës, ku jeton në shtëpinë e një tezeje, merr pjesë në ” Brasserie des Martyrs” ku takohet me artistët më të rëndësishëm të kohës. Refuzoni mësimet akademike; temperamenti i tij, i lirë nga skemat e paracaktuara dhe që synon kapjen e momentit të fluturimit, e çon atë të refuzojë çdo studim të kiaroskuros i cili, sipas tij, zbrit direkt e emocionit vizual. Sidoqoftë, babai i tij kundërshton këtë zgjedhje dhe e detyron atë të ndjekë kurset e mbajtura në Akademinë Suisse dhe nga piktori Gleyre. Askush nuk do të përfitojë nga mësime të tilla, të vendosura të ndjekin ato që sugjerojnë instinktet e tij, por ai do të miqësohet me Pissarro, Renoir dhe Sisley.

Ai endet midis periferive pariziane dhe takon ata artistë të refuzuar nga Salloni me të cilët do të krijojë një lidhje të fortë njerëzore dhe artistike që do t’i bëjë ata më vonë për të krijuar së bashku në një pasurim të ndërsjellë të stileve dhe ideve pikturuese. Njeh gjithashtu piktorët Corot, Manet, Delacroix, Coubert dhe poetin Baudelaire.

Më 1860 u detyrua të ndërpresë veprimtarinë e tij artistike për shkak të luftës në Algjeri në të cilën ai ishte i hipnotizuar nga ngjyrat e vendit. Një vit më pas ai u la i lirë nga shërbimi dhe u kthye në Paris.

Pas kësaj, hapet një rrugë e hulumtimit ekspresiv që do të shoqërojë tërë jetën e artistit.

Chiaroscuro do të zhduket plotësisht së bashku me vizatimin perspektiv; rruga për në revolucionin impresionist tashmë është duke u zhvilluar. Paleta e tij do të fillojë të ndriçohet dhe vëmendja e artistit do të përqendrohet në studimin e dritës dhe kontrastit midis ngjyrave plotësuese. Ngjyrat që, kur vendosen krah për krah, përforcojnë njëra-tjetrën dhe krijojnë hije, duke arritur kështu një rezultat të shkëlqimit të madh.

Pa braktisur kurrë “en plein air”, Monet inkurajon piktorët e tjerë të eksperimentojnë me gjuhën pikturuese impresioniste, në mënyrë që të arrijnë të përftojnë peizazhe që nga statiku bëhen dinamike përmes përfshirjes së brendshme të artistit në ndryshimet e pandërprera të dritës, rrjedhën e vazhdueshme të jetës së përditshme kadenciale, nga një mori momentesh unike.

Vitet nga 1865 deri në 1866 janë jashtëzakonisht të paqarta; artisti krijon vepra interesante që janë të mirëseardhura nga publiku dhe pothuajse të gjithë kritikët.
Vitet që do të tregojnë pikën vendimtare impresioniste të Monet, fillojnë menjëherë pas martesës me Camille dhe në pikturat që piktori do të prodhojë nga viti 1870 e në vazhdim, do të jetë e mundur të kuptohet ai stil i pakuptueshëm i një piktori jashtëzakonisht volitiv, i gatshëm për të sfiduar jurinë e Sallonit. / KultPlus.com

Dhe dashuria shpërtheu në këngë


Poezi e shkruar nga Else Lasker-Schüler.

Mbrëmja puthte mistershëm
Landrën që çelej.
Ne luanim e ndërtonim tempujt Apollo
Dhe kalamendeshim të mallëngjyer
Mes njëri-tjetrit.
Dhe qielli i natës përhapte aromën e tij të zezë
Në valët e gufuara të ajrit të qullur.
Dhe shekujt gremiseshin
Dhe rrafshoheshin
Dhe rreshtoheshin serish madhërisht
Drejt intrigash vezulluese.
Ne luanim me fatin gazplotë,

Me frytet e parajsës së majit,
Dhe në arin e egërsuar të flokëve të tu të kërleshur
Këndova mallin tim të thellë
Britmë,
Ashtu si një zog i zi i pyjeve të errët.
Dhe qiej të rinj ranë përposh
Të papritura, aroma të ëmbla të egra;
Ne shqyem mbulojat
Dhe bërtitëm!
Të dalldisur nga mushti i erërave.
Unë lidhesha me jetën tënde,
Gjersa ajo zhbëhej e tëra,
Dhe pastaj sërish merrte trajtë
Dhe sërish zhbëhej pastaj.
Dhe dashuria shpërtheu në këngë,
Në dy simfoni të egra!/KultPlus.com

’Skena e Klarinetës’ vjen këtë vit me edicionin e saj të tretë

OJQ Noricum Culture, në përkushtimin e saj për të zhvilluar dhe promovuar kulturën muzikore, po sjell edicionin e tretë të kampanjës së mirënjohur “Skena e Klarinetës”. Ky edicion përmban një seri prej 12 koncertesh që do të luhen në 12 shkolla të muzikës në Kosovë dhe Shqipëri, duke e bërë këtë aktivitet një urë bashkimi ndërmjet talenteve të rinj nga të dyja vendet.

Në skenë do të ngjiten studentët e talentuar nga Universitetet e Arteve “Hasan Prishtina” dhe “Haxhi Zeka”, të cilët do të ndajnë me publikun talentin dhe pasionin e tyre për muzikën. Ky turne unik i koncerteve synon të nxisë bashkëpunimin, shkëmbimin kulturor dhe rritjen e dashurisë për muzikën klasike ndër të rinjtë.

Kryetari i Noricum Culture, Norik Nushi, u shpreh për KultPlus se ‘Skena e Klarinetës’ mbi të gjitha ka për qëllim që të fuqizojë artistët e rinj dhe të ndërtojë ura të reja kulturore.

“‘Skena e Klarinetës’ është më shumë sesa një seri koncertesh, është një platformë që fuqizon artistët e rinj, frymëzon komunitetet dhe ndërton ura të reja të mirëkuptimit kulturor. Bashkohuni me ne për të mbështetur talentet e rinj dhe për të shijuar një eksperiencë të paharrueshme artistike”, u shpreh Nushi duke ftuar mes tjerash ndjekësit që të përcjellin faqet e Noricum Culture në Facebook dhe Instagram për të qenë të informuar rreth datave të koncerteve.

Vendet e shfaqjes janë:
“Lorenc Antoni” Prizren,
“Prenk Jakova” Prishtinë,
“Halit Kasapolli” Pejë,
“Tefta Tashko” Mitrovicë,
“Prenk Jakova” Gjakovë,
“Çesk Zadeja” Ferizaj,
“Shkolla e Muzikes” Gjilan,
“Faik Sylka” Rahovec,
“Shkolla e Muzikes” Kamenicë,
“Tefta Tashko” Vushtrri,
“Jan Kukuzeli” Durrës dhe
“Prenke Jakova” Shkodër./KultPlus.com

184 vite më parë u lind Claude Monet, themeluesi i pikturës së impresionizmit

 Në këtë ditë 184 vjet më parë u lind piktori i njohur francez, Claude Monet. Gëzuar ditëlindjen, Monet!

Claude Monet – u lind më 14 nëntor 1840 në Paris dhe vdiq më 5 dhjetor 1926 në Giverny – ishte një figurë e rëndësishme në lëvizjen impresioniste që transformoi pikturën franceze në gjysmën e dytë të shekullit XIX.

Gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë, Monet përshkroi vazhdimisht peizazhet dhe aktivitetet e kohës së lirë të Parisit dhe rrethinave të tij, si dhe bregdetin e Normandisë.

Ai udhëhoqi rrugën drejt modernizmit të shekullit XX duke zhvilluar një stil unik – duke u përpjekur të kapte në kanavacë vetë aktin e perceptimit të natyrës.

I rritur në Normandi, Monet u njoh me pikturën në natyrë nga Eugène Boudin, i njohur për pikturat e vendpushimeve që ndodheshin në bregun e Kanalit të rajonit – dhe më pas studioi me piktorin holandez, të peizazheve Johan Jongkind (1819-1891).

Kur ishte 22 vjeç, Monet iu bashkua studios së piktorit të historisë akademike Charles Gleyre, në Paris.

Shokët e tij të klasës përfshinin Auguste Renoir, Frédéric Bazille dhe impresionistë të tjerë të ardhshëm.

Monet pati sukses të kufizuar në këto vite të hershme, me një pjesë të vogël të peizazheve detare dhe portreteve të pranuara për ekspozim në Sallonet vjetore të viteve 1860.

Megjithatë, refuzimi i shumë prej veprave të tij më ambicioze, veçanërisht “Gratë në Kopsht” (1866; Musée d’Orsay, Paris), e nxiti Monet të bashkohej me Edgar Degas, Édouard Manet, Camille Pissarro, Renoir dhe shumë të tjerë për të themeluar një ekspozitë të pavarur në 1874.

“Përshtypje, Agim” (1873; Musée Marmottan Monet, Paris), një nga kontributet e Monet në këtë ekspozitë, nxiti përbuzje të veçantë për pamjen e papërfunduar dhe formave të paqarta.

Megjithatë, artistët e panë kritikën si një simbol nderi, dhe më pas e quajtën veten “Impresionistë” – edhe pse emri u përdor fillimisht me tallje.

Monet gjeti subjekte në mjedisin e tij të afërt, ndërsa pikturonte njerëzit dhe vendet që njihte më mirë.

Bashkëshortja e tij e parë, Camille dhe bashkëshortja e tij e dytë, Alice, shërbenin shpesh si modele.

Peizazhet e tij përshkruajnë udhëtimet rreth veriut të Francës dhe në Londër, ku ai i shpëtoi Luftës Franko-Prusiane të 1870–1871.

Pas kthimit në Francë, Monet u zhvendos fillimisht në Argenteuil, vetëm 15 minuta nga Parisi me tren, më pas në perëndim në Vétheuil, Poissy dhe më në fund në Giverny në 1883.

Shtëpitë dhe kopshtet e tij u bënë vende grumbullimi për miqtë, duke përfshirë Manet dhe Renoir, të cilët shpesh pikturonin së bashku me të ftuarin e tyre.

Megjithatë, pikturat e Monet hedhin një shikim më objektiv në këto skena, të cilat përfshijnë shumë pak shenja të marrëdhënieve të brendshme.

Duke ndjekur rrugën e piktorëve Barbizon, të cilët kishin vendosur këmbalecët e tyre në pyllin Fontainebleau në fillim të shekullit, Monet adoptoi dhe zgjeroi angazhimin e tyre ndaj vëzhgimit të ngushtë dhe përfaqësimit natyralist.

Ndërsa artistët e Barbizon pikturonin vetëm skica paraprake në ajër të pastër, Monet shpesh punonte drejtpërdrejt në kanavacë në shkallë të gjerë jashtë dyerve, pastaj i ripunonte dhe i përfundonte në studion e tij.

Kërkimi i tij për të kapur më saktë natyrën e shtyu gjithashtu të refuzonte konventat evropiane që rregullonin përbërjen, ngjyrën dhe perspektivën.

Të ndikuar nga printimet japoneze të blloqeve të drurit, rregullimet asimetrike të formave të Monet theksuan sipërfaqet e tyre dydimensionale duke eliminuar perspektivën lineare dhe duke braktisur modelimin tredimensional.

Ai solli një shkëlqim të gjallë në veprat e tij duke përdorur ngjyra të pandërmjetësuara, duke shtuar një sërë tonesh në hijet e tij – dhe duke përgatitur kanavacë me ngjyra të çelura në vend të terreneve të errëta të përdorura në pikturat tradicionale të peizazhit.

Interesi i Monet për regjistrimin e proceseve perceptuese arriti kulmin e tij në pikturat e tij të serive “Kashtë” 1891; “Plepat” 1892; “Katedralja Rouen” 1894, që dominuan në vitet 1890.

Në çdo seri, Monet pikturoi të njëjtën faqe përsëri dhe përsëri, duke regjistruar se si pamja e saj ndryshonte me kohën e ditës. Drita dhe hija duken po aq thelbësore si guri në serinë e tij “Katedralja Rouen”.

Monet raporton se ai mori me qira një dhomë përballë fasadës perëndimore të katedrales në 1892 dhe 1893 – ku ai mbante në proces piktura të shumta dhe lëvizte nga njëra në tjetrën ndërsa drita kalonte.

Në 1894, ai i ripunoi kanavacat në gjendjen e tyre të përfunduar. Në vitet 1910 dhe 1920, Monet u fokusua pothuajse ekskluzivisht në pellgun piktoresk të zambakëve të ujit – që ai krijoi në pronën e tij në Giverny.

Seria e tij e fundit përshkruan pellgun në një grup pikturash me përmasa murale, ku interpretimet abstrakte të bimës dhe ujit dalin nga goditjet e ngjyrave dhe teksturat e ndërlikuara të ndërtuara.

Menjëherë pas vdekjes se Monet,  qeveria franceze instaloi serinë e tij të fundit me zambakë uji në galeritë e ndërtuara posaçërisht në Orangerie në Paris, ku ato qëndrojnë edhe sot. /KultPlus.com

“Historiografia e artit të tingullit në botën shqiptare”, promovohet libri i Edmond Buharaja

Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën e Studimit të Arteve dhe Fakultetin e Muzikës – UART promovuan sot librin “Historiografia e artit të tingullit në botën shqiptare – Nga prehistoria në antikitet” të autorit prof. dr. Edmond Buharaja.

Libri u prezantua nga akademik Vasil S. Tole, zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

“Nuk do të dëshironim që ky promovim i librit të Edit të bëhej pa të, pa prezencën e tij sot. Por ja, kështu ndodhi, që Edmond Buharaja (1964-2024), miku, shoku, kolegu, kompozitori, muzikologu, pedagogu, intelektuali i artit u nda nga ne dhe familja në mënyrë të beftë, duke lënë pas emrin e tij të nderuar dhe trashëgiminë e tij muzikore, një pjesë të së cilës, ndoshta më të rëndësishmen e promovojmë sot”, u shpreh Tole.

Në emër të kryesisë së Akademisë së Shkencave, ai i ftoi të pranishmit që të mbanin një minutë heshtje në shenjë nderimi për prof. dr. Buharanë.

Tole foli për figurën e prof.dr. Edmond Buharasë si pedagog në Universitetin e Arteve, si themelues programesh mësimore e drejtues departamentesh të muzikës, si teoricien i muzikës, si kompozitor, etj.

Duke u ndalur te “Historiografia e artit të tingullit në botën shqiptare”, Tole tha se kjo vepër synon ta shtjellojë objektin e vet përmes shfrytëzimit të instrumenteve dhe të të dhënave të nxjerra nga të gjitha disiplinat shkencore të përfshira, të cilat janë shumë, nga ato historike, gjuhësore e gjenetike, antropologjike, estetike, muzikologji e krahasuar, semantika e semiotika, historia e muzikës, etj.

“Me termin “botë shqiptare”, Buharaja i referohet asaj, e cila përfshihet brenda kufijve të sotëm të republikave të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe ato në Itali, Mali i Zi, Serbi, Maqedonia e Veriut, Bullgari dhe Greqi. Do të mendohen si pjesë e tij edhe të shpërngulurit për në Rumani, ish-Bashkimi Sovjetik, Turqi, Egjipt dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Libri i kushtohet gjyshit të tij, Vexhi Buharasë, i cili me jetën dhe veprën e tij ka qenë për Edin “horizont orientues për këtë historiografi”, tha Tole.

Ai foli për tre pjesët e librit të strukturuara në 6 kapituj gjithsej, secili prej kapitujve me shumë nënndarje, që ashtu si gurët e mozaikut krijojnë pamjen e së tërës lëndë.

“Si e tillë, historiografia e shprehjes muzikore shqiptare, paralelisht me simotrat e saj më të mëdha e më të hershme, kalon nga epoka mitologjike përmes asaj teologjike, për tek Pozitivizmi bashkëkohor. Këtu e shohim edhe kontributin e Buharasë, pasi sjell një abstragim dhe interpretim të tij mbi artin e tingullit tek ne, deri diku i patrajtuar në tërësi si i tillë”, tha Tole.

Në fund të veprimtarisë u mbajt një koncert me vepra të kompozuara nga prof.dr. Eddmond Buharaja.

Veprimtaria u organizua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën e Studimit të Arteve pranë ASHSH-së dhe Fakultetin e muzikës – UART./KultPlus.com

Një universitet në SHBA do shtojë një lëndë të re dedikuar yllit të popit Beyoncé

Universiteti Yale do të prezantojë një lëndë të re vitin e ardhshëm që do të studiojë punën e yllit të popit Beyoncé, e cila ka një rekord prej 99 nominimesh për Grammy dhe njihet si një nga artistët më me ndikim në historinë e muzikës.

E titulluar “Beyoncé Makes History: Radical Afriko-American Tradition, Culture, Theory and Politics Through Music”, lënda do të fokusohet në periudhën nga albumi i saj i titulluar i vitit 2013 deri në “Cowboy Carter” të këtij viti dhe sesi këngëtarja me famë botërore kantautori krijoi ndërgjegjësimin dhe angazhimin në ideologjitë sociale dhe politike.

Profesorja e studimeve afrikano-amerikane të Universitetit të Yale, Daphne Brooks planifikon të përdorë repertorin e gjerë të këngëtares, duke përfshirë regjistrimet e performancave të saj live, si një “portal” për studentët për të mësuar rreth intelektualëve afrikano-amerikanë, nga Frederick Douglass te Toni Morrison.

“Ne do t’i marrim seriozisht mënyrat në të cilat puna kritike, puna intelektuale e disa prej mendimtarëve tanë më të mëdhenj në kulturën amerikane lidhet me muzikën e Beyoncé dhe do të mendojmë për mënyrat se si mund ta zbatojmë filozofinë e tyre në punën e saj”, tha Brooks.

Beyoncé, emri i plotë i së cilës është Beyoncé Gisele Knowles-Carter, nuk është artistja e parë që studiohet në një universitet.

Universitetet kanë studiuar punën e kantautorit Bob Dylan dhe disa universitete së fundmi kanë ofruar mësime për këngëtaren Taylor Swift dhe tekstet e saj dhe trashëgiminë në kulturën pop.

Dhe profesorë në universitete të tjera gjithashtu kanë përfshirë Beyoncé në kurset e tyre ose kanë ofruar klasa për superyllin./KultPlus.com

Sunny Hill Festival nominohet si njëri ndër festivalet më të mira në Evropë

Sunny Hill Festival është në garë për të fituar çmimin si festivali më i mirë i mesëm në Evropë. Është në listën e “European Festival Awards”, që ka më shumë se një dekadë që vlerëson festivalet më të njohura të Evropës.   

Kanë mbetur edhe gjashtë ditë për të votuar për “Sunny Hill Festival” si festivali më i mirë i mesëm në Evropë, çmim ky të cilin festivali mund ta fitojë nga shoqata evropiane e festivaleve, organizata më e madhe evropiane e cila vlerëson festivalet më të mira evropiane dhe kontributin e tyre në shoqëri.   

Organizatorët e festivalit inkurajojnë ndjekësit e Sunny Hill që të tregojnë mbështetjen e tyre duke votuar për Sunny Hill Festival deri në mbyllje të votimit, i cili ndodhë më 20 nëntor.   

Për të votuar, mbështetësit duhet të ndjekin dy hapa të thjeshtë:   

  • 2. Të votojnë për Sunny Hill Festival në kategorinë e dytë me radhë, si “Festivali më i mirë i madhësisë mesatare”.   

Nominimi vjen si dëshmi e kontributit dhe energjisë që ndjekësit, performuesit dhe organizatorët e Festivalit japin për të bërë ketë ngjarje një përjetim të paharrueshëm.   

Për më shumë sesi të votoni shihni videon më poshtë me udhëzimet rreth hapave të thjeshtë të votimit: https://we.tl/t-yjCG9z6YuO

Çmimet e “European Festival Awards”, jepen për 13 kategori dhe përveç festivalit më të mirë të madhësisë së mesme, ku garon Sunny Hill që mbahet në Prishtinë, ka edhe kategori të tjera si: “Festivali më i madh në Evropë” dhe “Festivali me prurjet më të mira muzikore”. Edhe në vitin 2022, Sunny Hill ishte në mesin e të nominuarve në dy kategori të ndryshme. Arriti në listë të ngushtë, në mesin e 10 festivaleve që garonin për çmimin “Festivali më i mirë i madhësisë së mesme”. 

Çeku: Punimet për restaurimin e Muzeut Kombëtar të Kosovës po vazhdojnë me ritëm të shpejtë

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se punimet për restaurimin e Muzeut Kombëtar të Kosovës po vazhdojnë me ritëm të shpejtë, me fokus në konsolidimin e kushteve të depos.

Në vijim KultPlus ua sjell postimin e ministrit Çeku:

Nga gjendja e mjerueshme e infrastrukturës kulturore, kemi kaluar në investime serioze në institucionet qendrore dhe lokale të kulturës.

Punimet për restaurimin e Muzeut Kombëtar të Kosovës po vazhdojnë me ritëm të shpejtë, me fokus në konsolidimin e kushteve të deposë.

Vlera që kemi ndarë për këtë ndërhyrje kapitale është tre milionë euro. Krahas restaurimit po bëhet edhe rikonceptimi dhe përditësimi i ekspozitave të përhershme./KultPlus.com

Lamtumirë, vendet e mia

Poezia prekëse e Gjergj Fishtës. Përshkrimi më i mirë i ndjesive të një emigranti.

Lamtumirë, vendet e mia,
qe, po zhduken dalëngadalë!
Gjëmon deti, ushton duhia,
likundet barka valë mbi valë,
Kah njai diell, që asht tue flakue,
andej fill un tash do t’vete…
Lamtumirë, atdhe i bekue!
Lamtumirë, për sa t’jet jeta!
Nesër nade kur mbi ne,
rrezja e diellit ka me ra,
kush e din sa ujë e dhe,
mue prej teje ka me m’da!
E por n’pyetsha ret mizore,
e por n’pyetsha zogjt e detit,
se për ty, moj tokë arbnore,
s’ka me m’folë kush mue t’shkretit…
Tjera fusha e tjera zalle
kam me pa, e tjera dete;
kam me ndje po tjera valle,
tjera gjuhë, tjera qytete.
Vendin tem s’kam me e pa,
ku kam le e jam burrnue:
sytë e mi kan me kja.
pa u gjet kush me i ngushllue. / KultPlus.com

BE-ja e gjobit Meta-n me afro 800 milionë euro

Komisioni Evropian e ka gjobitur të enjten Meta-n, kompaninë që zotëron Facebook-un, me 797.72 milionë euro, për shkak të praktikave abuzive nga të cilat përfitoi tregu online në Facebook, i njohur si Martkerplace.

“Komisioni Evropian e gjobiti Meta-n… për shkeljen e rregullave të BE-së duke e lidhur shërbimin e vet online për reklama të klasifikuara, Facebook Marketplace, me rrjetin e vet social personale, Facebook, dhe duke vendosur kushte të padrejta komerciale ndaj shërbimeve të tjera online për reklama të klasifikuara”, tha Komisioni Evropian.

Meta njoftoi se do të ankohet ndaj këtij vendimi, por në ndërkohë, do të bashkëpunojë dhe do të punojë pa humbur kohë për të gjetur zgjidhje për adresimin e çështjeve të ngritura.

Ky vendim i Komisionit Evropian vjen dy vjet pasi ai e kishte akuzuar gjigantin amerikan të teknologjisë se i kishte dhënë përparësi të padrejtë shërbimit të vet për reklama të klasifikuara, Facebook Marketplace, duke i bashkuar dy shërbimet.

Bashkimi Evropian nisi një hetim formal ndaj dyshimeve për sjellje kundër konkurrencës nga Facebook në qershor 2021. Në dhjetor 2022, BE-ja ngriti shqetësime se Meta e lidh rrjetin e vet social mbizotërues, Facebook, me shërbimet e veta online për reklama të klasifikuara.

Facebook e lansoi tregun online Marketplace në vitin 2016 dhe e zgjeroi atë në disa vende evropiane një vit më pas.

BE-ja argumenton se Meta ua imponon Facebook Marketplace njerëzve të cilët e përdorin Facebook-un me një “lidhje” të jashtëligjshme, por Meta tha se ky argument e shpërfill faktin se përdoruesit e Facebook-ut mund të zgjedhin nëse duan të shkojnë në Marketplace, dhe shumë prej tyre nuk e bëjnë.

Meta tha se Komisioni Evropian pretendoi se Marketplace ka mundësi ta pengojë rritjen e tregjeve të mëdha të reja online në BE, por nuk gjeti prova për të dëshmuar se kjo i dëmton konkurrentët. /REL/ KultPlus.com

‘Çdo njeri i ka aftësitë për një jetë dinjitoze’

Ki guxim t’i shërbesh arsyes tënde! Këtë ka kërkuar Immanuel Kant (1724-1804). Filozofi i famshëm e përkufizoi Iluminizmin si “daljen e njeriut nga papjekuria e vetvetes”. Për të qenë i lirë, njeriu duhet të ndjekë rrugën e arsyes dhe t’i mbajë nën kontroll ndjenjat dhe instiktet.

Gottfried Wilhelm Leibniz

Iluministi i hershëm, Leibniz (1646-1716) konsiderohet shpesh si dijetari i fundit universal. Që para Kantit ai formuloi një maksimë të rëndësishme të iluminizmit: Çdo njeri i ka aftësitë për një jetë dinjitoze. Sipas tij, të gjitha virtytet e njeriut mund të zbeheshin, – vetëm arsyeja jo.

Johann Gottfried Herder

Filozofi dhe shkrimtari studioi në Kënigsberg, ka qenë edhe nxënës i Kantit. Herder (1744-1803) në librin “Ide mbi filozofinë e historisë së njerëzimit” ai e sheh zhvillimin e njeriut si një maturim organik drejt humanizmit. Ai kujton se parimi i tolerancës duhet të vlejë për të gjithë popujt dhe kulturat.

Gotthold Ephraim Lessing

Toleranca, Liria dhe Vetëdija e re e qytetarisë – këto mendime janë filli i kuq në dramat dhe shkrimet teorike të Lesingut (1729-1781). Në shkrimet e tij filozofike ai kritikon dogmatizmin dhe angazhohet për trajtimin e barabartë të besimeve fetare.

Nathan i Urti

Këto ide Lesingu vazhdon t’i shtjellojë edhe në dramën “Nathan, i urti”, në një kohë kur iu ndalua të publikonte teoritë e tij. Kjo pjesë teatrale ende vihet në skenë (në foto me aktorin Klaus Maria Brandauer Vjenë 2004), sepse tema e tolerancës fetare ende sot është aktuale.

Moses Mendelssohn

Drama “Nathan i urti” është njëkohësisht një homazh për mikun e ngushtë të Lesingut, Moses Mendelssohn (1729-1786). Iluministi hebre e frymëzoi Lesingun për figurën e Nathanit, dhe luftoi për tolerancën fetare.

Theodor W. Adorno

Si mundi të ndodhte, që megjithë iluminizimin, “mbiu fara e barbarisë së re” – fashizmi? Me këtë çështje merret Theodor Adorno (1902-1969) në vitet 40-të, në kohën e emigracionit në Amerikë së bashku me Max Horkheimer. Së bashku ata shkruan “Dialektika e zhvillimit.”

Adorno e Horkheimer

Morali, kultura dhe shkenca përcaktohet nga formalizmi i pastër i “arsyes së instrumentalizuar”. Sidomos Horkheimer (1895-1973 majtas) thekson se me këtë individi rrezikon vetveten. Adorno dhe Horkheimer trajtojnë rënien pre të individit ndaj ideologjive totalitare.

Jürgen Habermas

Filozofi dhe sociologu i lindur në Dyseldorf Jürgen Habermas (1929) bën pjesë tek intelektualët më të njohur të së tashmes. Ai e vazhdoi më tej Teorinë Kritike; sipas tij ndërveprimet komunikative krijojnë bazën e shoqërisë. Këto janë të orientuara drejt arsyes. / KultPlus.com

At Gjergj Fishta në Kongresin e Manastirit: O burra shqyptarë, po a me të vërtetë do t’i lamë marre vedit para të gjithë botës

Njëri nga pjesëmarrësit e Kongresit të Manastirit, At Gjergj Fishta, pati ndikim të fuqishëm në unifikimin e alfabetit të shqipes, të cilin e përdorim tash e mbi 100 vjet.

At Fishta duke e rikujtuar Ditën e Alfabetit të Shqipes, shkruante:

“Ishim nga të gjitha skajet e Shqipnisë dhe të kolonive shqiptare ndër dhena të hueja. U treguam me të vertet shqiptar sepse kurnjani nuk donte me i lëshue asnji fije penit nga mendimi i vet atij tjetrit. Kongresi duhej të shpërndahej pa marrë kurrnji vendim.

– U terbova nga inati, U çova në kambë e u fola: – O burra shqyptarë po a me të vërtetë do t’i lamë marre vedit para të gjithë botës?

– Po a mendoni ndopak se çka do t’u thomi shqyptarëve kur të na pvesin se çka keni ba ju dijetarët atje në Manastir?

– Çka do t’u thomi na njerzve të pashkollë që nuk dijnë as me shkrue as me këndue?… Na jemi që mendojmë me ba Shqypninë e si do ta bajmë atë kur na nuk duem me u marrë vesht ndërmjet vedit se si duhet me u shkrue germa A e ajo I?

– Burra po u flas me zemër në dorë se asht marre e turp e faqe e zezë me i lanë marre vedit para popullit shqyptar e para tanë botës, që pret dishka prej nesh e na të kthejmë pa kurrgja në dorë ndër shpija tona.

– Po ulnju burra, ulnju sheshit e pse të kalojmë edhe nji ditë ma shumë në kët vend, mos ta lamë duerbosh popullin që na pret!…

– Aferim! P.Gjergj!… Aferim të kjoftë, . bërtiti më të madhë një hoxhë me mjekërr. Ai u çue në kambë e e erdh drejt te un, e më puthi në ballë e më tha: – Kështu flet shqiptari që e di që asht shqiptar!…

Ulnju burra, – u tha, – ulnju këtu në shesh të zgjedhim një komisjon e në krye të vemë Pader Gjergj Fishten e vetëm komisjoni do të caktojë se shka duhet të bajmë sot-për të mirën e popullit shqiptar neser…

Fjala e tij u ndigjue me duartrokitje e më caktuen Kryetar të Komisionit të Kongresit të Manastirit, i cili do të delte bosh sikur mos të isjte tregue toleranca e eme që të pranojshm dy alfabete njiherit, atë të Stambollit që kërkonte Mit’hat Frashëri dhe kët që u vendos.

Kjo sjellje e eme në Kongres të Manastirit më ka kushtue mjaft shterjt në jëtë sepse Abat Doçi, të cilin un e përfaqsova në atë Kongres m’u idhnue e kur u ktheva më tha :Pater Gjergj, un të kam dijtë si nieri që nuk ban kompromis në jetë! …

Por Shqypnija nuk mund të bahej ndrysh…”

Nga Gjergj Fishta / KultPlus.com

Panairi i Librit, Rama: Organizim vlerash dhe promovim i leximit

Edicionin e 27-të të Panairit të Librit që po zhvillohet në Tiranë, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një organizim vlerash dhe promovimi të leximit.

Kryeministri ndau përmes rrjeteve sociale, pamje nga panairi, duke shkruar “Atmosferë e bukur në Panairin e Librit. Kënaqësi të shohësh kaq shumë interes në këtë organizim vlerash dhe promovimi të leximit”.

Në pamjet e publikuar nga Kryeministri Rama, vërehen fëmijë e të rritur të cilët kanë një interes të  shtuar në drejtim të librit dhe botimeve më të fundit që ekspozohen në panairin e Librit, “Tirana 2024”

Edicioni i 27-të i panairit “Tirana 2024”, nisi dje, si një prej ngjarjeve më të mëdha të librit në Shqipëri. Motoja e këtij viti është “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh”.

Panairi ka mbështetjen e Shoqatës së Botuesve dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Në të marrin pjesë 90 botues, jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga treva të tjera shqipfolëse. Në këtë panair, përveç titujve të rinj për lexuesit, do të vijnë dhe takime me autorë dhe përkthyes të ndryshëm./atsh/KultPlus.com

Sot mbushen 116 vjet nga Kongresi i Alfabetit

Më 14 Nëntor 1908 në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njësuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë, etj.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mit’hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik “Liria” dhe “Dituria”. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së Vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në këtë Kongres merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare si, myslimanë, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur, të bashkuar për një qëllim të madh kombëtar.

Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, preku të gjithë pjesëmarrësit sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin. Kongresi vendosi me votë unanime për të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona.

Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë, në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe.

Kongresi vendosi ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe.

Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën shqipe ai nuk vinte gjë tjetër. / KultPlus.com

14 nëntori, Dita Botërore e Diabetit

Në kalendarin e ngjarjeve të shënuara të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sot është Dita Botërore e Diabetit.

Në nivel global, rreth 422 milionë të rritur jetonin me diabet në vitin 2014, krahasuar me 108 milionë në vitin 1980. Prevalenca globale e diabetit është pothuajse dyfishuar që nga viti 1980, duke u rritur nga 4.7% në 8.5% në popullatën e rritur. Kjo pasqyron një rritje të faktorëve të rrezikut të lidhura me mbipeshën ose obezitetin.

Gjatë dekadës së fundit, prevalenca e diabetit është rritur më shpejt në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme sesa në vendet me të ardhura të larta.

Diabeti është shkaku kryesor i verbërisë, dëmtimit të veshkave, goditjes në zemër, goditjes në tru dhe amputimit të gjymtyrëve të poshtme. Ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik dhe shmangia e përdorimit të duhanit mund të parandalojnë ose vonojnë diabetin e tipit 2. Përveç kësaj, diabeti mund të trajtohet dhe pasojat e tij të shmangen ose të vonohen me mjekim, kontroll të rregullt dhe trajtim për komplikime.

“Diabeti dhe mirëqenia” është tema e Ditës Botërore të Diabetit për dy vitet ne vazhdim. Me aksesin e duhur në kujdesin ndaj diabetit dhe mbështetjen për mirëqenien e tyre, të gjithë personat me diabet kanë mundësinë të jetojnë mirë.

Diabeti është një sëmundje kronike, e cila shfaqet kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose kur trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën që prodhon. Kjo çon në një përqendrim të shtuar të glukozës në gjak (hiperglicemia).

Diabeti i tipit 1 (i njohur më parë si diabeti i varur nga insulina ose diabeti i fëmijërisë) karakterizohet nga mungesa e prodhimit të insulinës.

Diabeti i tipit 2 (i quajtur më parë diabeti jo i varur nga insulina ose diabeti i të rriturve) shkaktohet nga përdorimi joefektiv i trupit të insulinës. Shpesh rezulton nga pesha e tepërt trupore dhe pasiviteti fizik.

Diabeti gestacional është hiperglicemia që shfaqet për herë të parë gjatë shtatzënisë./atsh/KultPlus.com

Puçini i mbramë

Jonida Xhyra-Entorf

Me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së kompozitorit të madh ky vit është shpallur viti i Puçinit (Giacomo Puccini: 1858-1924). Trashëgimia e tij operistike përmbledh 12 opera[1], të kompozuara kryesisht në një ritëm katërvjeçar. Kompozitori në fjalë bën pjesë ndër ata artistë, që arritën të pasurohen me artin e tyre dhe në vigjilje të teknologjive inovative të kohës të krijojnë një marrëdhënie krejt të re me tregun, qoftë në aspektin e krijimtarisë, qoftë në atë të jetës private. Nëse shumicën e operave Puçini i kompozoi në vilën e tij në Torre del Lago, e cila sot është kthyer në muzeum, për operën e fundit, të titulluar Turandot, mjeshtri u detyrua të largohet nga “parajsa” e tij për shkak të ndërtimit fare pranë saj të një fabrike, e cila me zhurmën dhe tymin e saj simbolikisht sinjalizon fillimin e një kohe të re dhe fundin e belle époque, e epokës së tij. Pikërisht këtë fund mishëron opera Turandot me ristitë dhe konservatorizmin që ngërthen njëkohësisht. Opera është e papërfunduar, si të thuash një fragment. Sipas Muzilit[2], në romanin e tij gjithashtu të papërfunduar, aty ku ekziston ndjesia e realitetit, duhet të ekzistojë dhe ajo e mundësisë, dhe ndoshta më shumë se një vepër e përfunduar, fragmenti na nguc fantazinë pikërisht me mundësitë e tij të panumërta, me arsyet pse të mos ishte kështu apo ashtu. Për më tepër prania e gjithhershme e shtjellimit hipotetik “si do të kishte qenë sikur”, bën që vepra të mbetet e hapur për prurje dhe qasje nga më të ndryshmet, të cilat mëtojnë të çojnë deri në fund të papërfunduarën.

Turandot nuk është e vetmja vepër e papërfunduar në historinë e muzikës apo dhe të artit në përgjithësi. Mjafton të cekim shkurt Rekuiemin e Moxartit (Mozart, 1791), Simfoninë e tetë të Shubertit, të ashtuquajturën E papërfunduara (Schubert, 1822), Simfoninë e dhjetë të Bethovenit (Beethoven, skicat e viteve 1822 dhe 1824) apo fugën e 19-të të Bahut nga cikli i tij për piano Arti i fugës (Bach, 1751). Mbase është pikërisht ndjesia e mundësisë, e cila në rastin e fragmentit është më se e përligjur, ajo çka ndez imagjinatën e dëgjuesit, shikuesit, lexuesit, duke i përcjellë atij në njëfarë mënyre detyrimin për të menduar apo ëndërruar një fund. Sepse “aty ku përfundojnë vepra dhe realiteti, zënë fill fantazitë tona dhe miti, ëndrra e mundësisë i takon të papërfunduarës, ëndërrimin nuk lëmë të na e marrë askush”[3], shkruan Tomas fon Shtajneker (Thomas von Steinaecker) në një analizë tejet interesante për veprat artistike që kanë mbetur të papërfunduara me titullin intrigues: Fund i hapur – Libri i veprave artistike të dështuara (Ende offen – Das Buch der gescheiterten Kunstwerke).

Në rastin e Puçinit, një tumor në laring, i diagnostikuar në vitin 1923, dha shtysën e fundit, që vepra të mbetet e papërfunduar. Kompozitori ishte një duhanpirës i thekur, detaj që bie në sy në shumicën e fotografive të tij. Në kohën e tij pirja e duhanit rrezatonte prestigj dhe status. Edhe në skulpturën prej bronxi në vendlindjen e tij në Luka, mjeshtri është trupëzuar i ulur në një poltronë, njërën dorë mbi gju dhe tjetrën me një cigare që e mban fare natyrshëm në gishtërinjtë e përthyer lehtë. Marka e preferuar: Abdulla Filtre, diagnoza që i kushtoi jetën: karcinomë në laring. Ecuria e sëmundjes filloi të bëhet simptomatike në fillim të pranverës së vitit 1924 me dhimbje të forta fyti, kollë dhe ngjirje. Vizitat nga njëri mjek tek tjetri përfunduan me rekomandimin për në klinikën e një specialisti në Bruksel (profesor Loois Ledoux), i cili në fillim të nëntorit aplikon një kurë me gjilpëra radiumi të vendosura rreth fytit me një manshetë. Pas operacionit, më 24 nëntor, Puçini ka një përmirësim të përkohshëm, madje shikon dhe një shfaqje të Madama Butterfly në Bruksel, por pastaj gjendja përkeqësohet shumë shpejt. Ai humb zërin, arrin të merret vesh vetëm duke shkruar pusulla dhe ndërron jetë nga një arrest kardiak më 29 nëntor.

Edhe duke e ditur këtë fakt biografik, në momentin që fillon të lexosh më shumë për Turandotin, dilema e fragmentit të ndez fantazinë. Si do të kishte qenë sikur Puçini të ishte kthyer i shëruar nga Brukseli dhe ta kishte shkruar duetin e fundit të Kalafit (Calaf) dhe princeshës, një duet sipas tij “jashtëtokësor”, i cili do të përbënte pikën kulminante të operës, zenitin e saj. Në vend të duetit të kompozuar nga Puçini kemi një finale në dy variante, kompozuar nga nxënësi i tij Alfano (Franco Alfano: 1875-1954)[4] me porosi të Toskaninit (Arturo Toscanini: 1867-1957). Varianti i parë nuk u pranua nga dirigjenti, i dyti u shkurtua prej tij deri në 14 minuta dhe luhet edhe sot në më të shumtën e herëve. Me mungesën e një finaleje të kompozuar nga Puçini, “princesha prej metali të çmuar”, siç e quante ai Turandotin, na ngacmon qysh në fillesë fantazinë me hapësirën që ngërthen për mundësitë, ëndërritjet, plotësimet individuale. Përveçse me variantin e Alfanos, inskenimi i Turandotit, ndonëse më rrallë, ofrohet edhe si fragment[5], sipari bie pas notave të fundme të kompozuara nga mjeshtri. Në këtë rast, më shumë se kurrë në ajër mbetet ajo “si do të kishte qenë sikur”, një ngashërim i papeshë, që i shkon kaq shumë për shtat universit puçinian. Dramaticiteti i muzikës së Puçinit, i cili në skenë, ashtu si dhe në jetë nuk gjen shpëtim, vija melodike e shumicës së operave të tij, duke mishëruar vuajtjen e shpirtit njerëzor, konfliktet e brendshme, përçon gjithqysh një mall të papërmbushur, një dëshirim melankolik të panginjur, që valëvitet në ajër, të cilin secili prej nesh e plotëson brenda vetmisë së tij në zemër apo në mendje.

Dramaturgu Xhorxh Bernard Shou (George Bernard Shaw: 1856-1950), që ka një veprimtari të pasur edhe si kritik muzikor, e vlerëson Puçinin si një trashëgimtar legjitim të Verdit (Giuseppe Verdi: 1813-1901), i cili lidh natyrshëm melosin e këtij të fundit me gjuhën orkestrale të Vagnerit (Richard Wagner: 1813-1883).[6] Opera e fundit e Verdit (Falstaff) dhe opera e parë e suksesshme e Puçinit (Manon Lescaut) janë vënë në skenë për herë të parë në shkurt të vitit 1893 me një diferencë disaditore ndërmjet, duke i mëshuar kësisoj nga ana e shtëpisë botuese muzikore Casa Ricordi vijimësisë, sepse të dy kolosët e kanë zhvilluar aktivitetin e tyre në bashkëpunim të ngushtë me të.

Puçini lindi në Luka (Lucca) në një familje që merrej prej katër brezash me muzikë. Përpos natyrës së tij të trishtuar, me një thes të tërë melankolie mbi kurriz[7], siç e përshkruan ai veten, Puçini vuante nga depresionet e moshës, duke theksuar shpesh, se ndërkohë që po bëhet gjithmonë e më i njohur, po plaket përherë e më shumë.[8] Madje në vitin 1923 tenton t’i nënshtrohet një operacioni për të rinuar fytyrën në Vjenë, tek i njëjti specialist[9], pacient i të cilit për të njëjtin shqetësim (!) kishte qenë Frojdi (Sigmund Freud: 1856-1939), por, i pasigurt për suksesin, ndërron mendje dhe tërhiqet. Kompozitori ishte gjahtar dhe automobilist i pasionuar, gjithmonë duke rendur pas libreteve të përshtatshme për operat e tij dhe grave të bukura, siç thotë ai për veten.[10]

Puçini e fillon punën për Turandotin në mars të vitit 1920, pasi lexon përkthimin në italisht të Shilerit (Friedrich Schiller: 1759-1805) për veprën me të njëjtin titull të Karlo Gocit (Carlo Gozzi: 1720-1806), vepër të cilën Shileri e kishte përkthyer dhe përshtatur në gjermanisht në vitin 1801. Libreti i operës mbështetet në veprën me të njëjtin titull të Gocit, figura kryesore e të cilës është princesha Turandot, vajza e perandorit kinez, ndonëse miti 800 vjeçar për të e ka origjinën tek një përrallë perse. Frymëzimin e drejtpërdrejtë Puçini e ka marrë kryesisht prej variantit të përkthyer dhe përshtatur nga Folmëler (Karl Vollmöller: 1878-1948), vënë në skenë në vitin 1911.

Interesant është fakti që Turandot, ashtu si dhe opera e parë e Puçinit Le Villi, janë të vetmet në vargun e operave të tij ngjarjet e të cilave zhvillohen në një kohë të papërcaktuar, në kohën pa kohë “na ishte njëherë” të përrallës. Përndryshe ngjarjet në La Bohème zhvillohen në vitin 1830, në operën Tosca në qershor të vitit 1800, në operën Madama Butterfly diku rreth vitit 1900, në operën La fanciulla del West diku rreth vitit 1860. Në operën e parë të Puçinit hidhërimi nga dashuria e tradhtuar e bën shpirtin e Anës, heroinës së operës, që pas vdekjes të bashkohet me vilitë, shpirtra grash të vdekura, të cilat kanë pasur të njëjtin fat të hidhur dhe hakmerren duke e tërhequr fajtorin në vallëzimin e tyre, derisa ai të bjerë i vdekur për tokë. Mitologjizimi i pikëllimit të një broken heart në operën e parë ia lë vendin mitit të një princeshe zemërakull në Kinën e largët. Princave që kërkojnë të martohen me të u pritet koka, në rast se nuk arrijnë të zgjidhin tri gjëegjëzat e saj.

Opera nis me zërin e mandarinit, që parashtron kushtin e princeshës Turandot, duke e konkretizuar atë me lajmin për princin e Persisë, të cilit do t’i pritet koka, sepse nuk i ka zgjidhur gjëegjëzat. Kori, tepër i zgjeruar në këtë operë, po ashtu edhe orkestra, komenton lajmin e mandarinit dhe në mes të kësaj skene masive me roje, shërbëtorë, priftërinj, ushtarë, xhelatë dhe çunakë, Kalafi, i cili është akoma princi i panjohur, takon babain e tij plak dhe të verbër, mbretin e tatarëve të rrëzuar nga froni, për të cilin rrugës deri në Pekin është përkujdesur skllavja Liu. Pyetjes së princit se kush është dhe pse e ka ndihmuar mbretin plak në nevojë, skllavja i përgjigjet se është askush, një skllave të cilit dikur, në kohët e paqes, Kalafi i ka buzëqeshur (Nulla sono … Una schiava, mio signore … Perché un dì…nella reggia, mi hai sorriso).[11]

Në pjesën teatrale të Gocit Timuri është mbret i Astrahanit (një qytet buzë Vollgës), kurse skllavja e besuar e princeshës Turandot, Adelma, është një princeshë tatare, e cila, për shkak të dashurisë që ndjen për Kalafin, përpiqet të intrigojë dhe kur intriga del në shesh tenton të vrasë veten, por shpëtohet nga Kalafi, i cili i lutet Turandotit ta falë. Liu, një figurë e rikrijuar në operën e Puçinit, sipas shumë studiuesve mbështetur në fundin tragjik të një historie personale të kompozitorit (skandali Doria Manfredi)[12] është një krijesë e pafajshme, një heroinë tipike puçiniane, e gatshme për t’u flijuar me një dashuri pa kushte, ndoshta heroina më poetike e Puçinit. Fjalët e fundit të vajtimit koral pas vdekjes së skllaves me notat e fundme të kompozuara nga mjeshtri janë pikërisht: Liù … Poesia!.

Masa është e etur për gjak, i thërret xhelatit, i këndon hënës që nuk do të dalë, por, kur në sfond shfaqet princi i Persisë, lyp mëshirë për viktimën. Një kor çunakësh i thur himne princeshës Turandot. Kuadri i përrallës është megjithatë një idil i mbytur në gjak. Puçini e filloi punën për kompozimin e operës në vitin 1920, pra vetëm dy vjet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe pesha e 17 milionë viktimave ndjehet në ajër. Kalafi e mallkon Turandotin duke e quajtur shkaktaren e kësaj situate. Nuk kalojnë veçse disa sekonda, Turandoti shfaqet si një vizion, Kalafi shndërrohet në adhuruesin e saj të flaktë dhe dëshiron me çdo kusht të provojë fatin e tij për të zgjidhur tri gjëegjëzat e princeshës. Lutjet e të atit, arsyetimet e tre ministrave Ping, Pong dhe Pang (kancelarit, marshallit dhe kryekuzhinierit të perandorit) dhe zërat e fantazmave, që kanë guxuar dhe e kanë paguar me jetë guximin e tyre, për të hequr dorë nga kjo ndërmarrje që do t’i kushtojë kokën, nuk e lëkundin asfare Kalafin në vendimin e tij. Lutjes aq të ndjerë të skllaves së dashuruar (Signore, ascolta!), e cila me Kalafin do të humbasë edhe hijen e një buzëqeshjeje (l’ombra d’un sorriso), ai i përgjigjet me arien e famshme: “Non piangere, Liù!”, duke iu lutur që të kujdeset për të atin dhe të mos e lërë vetëm, kur ai të mos jetë më. Një interpretim i divës sonë puçiniane Ermonela Jaho[13], e cila, pasi lutet nga thelbi i shpirtit, shkrihet në lot, të lë pa frymë me baraspeshën e një lirizmi të thekshëm dhe një dramaticiteti të thellë, dhe me zemër veçse mund t’i lutesh: qaj Liu, qaj, për të na kujtuar se loti i dhimbjes e pastron shpirtin dhe për të kemi nevojë të gjithë. Mjerë kujt i thahet loti!

Akti i dytë nis me tercetin e gjatë të tre ministrave Ping, Pong dhe Pang, të cilët shfaqen herë si persona realë, që kanë mall për pronat e tyre larg zhurmës së oborrit perandorak, herë si marioneta, herë duke këshilluar, herë duke komentuar me cinizëm apo me urtësi çka po ndodh. Vijon keqardhja e perandorit për një jetë që do të shuhet përsëri, në rastin e Kalafit, dhe më në fund (pas gati 90 minutash) Turandoti shpjegon arsyen për urrejtjen që ka karshi burrave (In questa reggia). Përpara mijëra vjetësh, një princeshë në linjën e të parëve të saj, princesha Lo-u-ling, është përdhunuar dhe marrë me forcë nga një burrë. Për hir të këtij ideali absurd, princesha zemërakull është vetëburgosur në urrejtjen që ka karshi burrave dhe nuk është në gjendje të shprehë asnjë keqardhje për jetët që shuhen mizorisht.

Fillon matja e forcave, dueli mes princeshës së traumatizuar, e cila ka fare dukshëm kompleksin e Elektrës (Gli enigmi sono tre, la morte è una!), dhe Kalafit (Gli enigmi sono tre, una è la vita), i cili më shumë se një dashuri konkrete, ndjek ëndrrën për të fituar me çdo kusht. Pasi Kalafi i zgjidh tri gjëegjëzat e princeshës zemërakull, përgjigjet për të cilat janë shpresa, gjaku dhe emri i saj, dhe ajo përsëri nuk do të martohet me të, atëherë i jep ai asaj një gjëegjëzë: princesha duhet të gjejë emrin e tij. Nëse Turandoti e zgjidh këtë gjëegjëzë deri në agim, Kalafi do të vdesë, përndryshe ai ka fituar dhe ajo është e tij. Bastet dhe matja e forcave vijojnë pa marrë parasysh asgjë tjetër, sopranoja kundër tenorit, sepse asnjëri nuk do të pranojë humbjen dhe të dorëzohet. Aria aq e njohur e Kalafit Nessun dorma përfundon me bindjen e tij të plotë që do të fitojë: (All’alba vincerò! Vincerò! Vincerò!), duke u bërë kësisoj himn për një publik shumë më të gjerë se ai i muzikës klasike, në sport (konkretisht në futboll), por jo vetëm. Në koncertin e tyre të parë së bashku, një natë para finales së Kampionatit Botëror të Futbollit më 7 korrik 1990, pikërisht me këtë arie, tre tenorët (Pavarotti, Domingo, Carreras) ofrojnë një kolonë zanore që është bërë simbol i vetëbesimit për të fituar[14], për t’ia dalë mbanë, për të përmbushur një ëndërr, kur e dëshiron me të gjithë fuqinë e shpirtit.

Askush nuk guxon të flejë në Pekin pas bastit të Kalafit, e gjithë makineria burokratike që i shërben vetëburgosjes së princeshës është vënë në lëvizje për të gjetur emrin e princit të panjohur. Dyshimi bie natyrisht mbi Timurin e verbër dhe skllaven Liu. Për të shpëtuar mbretin plak Liu merr gjithçka mbi vete, duke thënë se vetëm ajo e di emrin e princit të panjohur. Turandoti jep urdhër për ta torturuar. Pyetjes së princeshës, se kush ia jep këtë forcë në zemër, skllavja i përgjigjet “dashuria”, dhe shton, se ajo ia dhuron Turandotit Kalafin duke humbur gjithçka (Te gli do, principessa, e perdo tutto!). E sigurt në flijimin e saj, por aspak e sigurt se sa mund ta durojë fizikisht torturën, gjë që e bën akoma më njerëzore, më të besueshme, Liu rrëmben papritur kamën e një ushtari dhe vret veten. Vdekja e skllaves shoqërohet me vajtimin e Timurit dhe korit nën një marsh funebër. Opera është vënë për herë të parë në skenë më 25 prill të vitit 1926, një vit e gjysmë pas vdekjes së Puçinit, nën baketën e Toskaninit. Pas fjalëve të fundit të korit: “Liù … Poesia!”, Toskanini kthehet nga publiku duke thënë, se opera e papërfunduar mbaron këtu, sepse mjeshtri vdiq.

Ermonela Jaho e cilëson figurën e skllaves Liu si zemrën e operës.[15] Diva puçiniane nga vendi i Rozafës arrin ta përcjellë emocionin e flijimit për një dashuri të pakushtëzuar me të gjitha ngjyrat e shpirtit, duke na kujtuar se një dashuri të tillë e ka secili prej nesh brenda vetes, ndoshta edhe pa e ditur. Bashkë me Liun vdes dhe Puçini. Me vdekjen e skllaves që flijohet për një dashuri pa kushte, emocioni autentik puçinian përcillet tek publiku dhe muzika arrin pikën kulmore. Pas këtij kulmi është gati e pamundur të gjendet një zgjidhje logjike dhe etike për fundin e operës. Çfarë mund ta kthejë në një vullkan dashurie një zemër kallkan? Figura e stisur e princeshës Lo-u-ling, si përpjekje për të shpjeguar përbetimin e Turandotit, e bën akoma më të largët princeshën zemërakull, ndërkohë që dashuria flijuese e Liut nuk e prek asfare, sepse në akullsinë e zemrës së saj nuk ka vend për keqardhje, por publiku emocionalisht e ka të pamundur ta hedhë pas shpine dashurinë aq të madhe të skllaves së vogël (piccola Liù). Pikërisht këtu qëndron dhe vështirësia për zgjidhjen dramatike të operës. Fabula e operës është një përrallë. Lufta tipike ndërmjet të mirës dhe të keqes në përrallë dhe përshtatja e saj për skenën e një teatri të kënduar, siç është opera, ofrojnë një ngjeshje të atmosferës, por në dëm të elementit psikologjik.

Heroinat e operave më të suksesshme të Puçinit na bëjnë të vuajmë bashkë me to në shpërfaqjen e tyre dramatike pikërisht sepse përmes muzikës ne ndjejmë zemrën e tyre të trazuar: geishën japoneze 15 vjeçare që vë shpirtin e saj fluturak përballë mosbesimit të të gjithë botës; Miminë e brishtë me vulën e vdekjes në ballë, të cilën instinktivisht duam ta mbrojmë; shpirtin e ngatërruar të Toskës në konflikt me dashurinë e saj për zotin dhe për të dashurin; motër Anxhelikën e sfilitur nga pesha e mëkatit që i merr frymën: Manonin në konfliktin për të zgjedhur ndërmjet dashurisë dhe luksit, e cila megjithatë vdes duke thënë, se mëkatet e bëra do t’i harrohen, por dashuria e saj nuk do të vdesë. Skllavja Liu, që flijohet për hir të një buzëqeshjeje, zë vend fare natyrshëm në radhën e heroinave të mësipërme, të cilave flijimi u shkon kaq shumë për shtat. Përpara se të shkruante operën La Bohème, me ndërmjetësimin e Xhulio Rikordit (Giulio Ricordi: 1840-1912) ishte vënë në plan një bashkëpunim i Puçinit me Xhovani Vergën (Giovanni Verga: 1840-1922), për kompozimin e një opere mbështetur në një tregim të përfaqësuesit të verizmit italian me titullin La Lupa (Ulkonja). Mbështetur në novelën e Vergës Cavalleria rusticana, bashkëstudenti i Puçinit, Maskanji (Pietro Mascagni: 1863-1945) kishte kompozuar operën me të njëjtin titull, e cila pati sukses shumë të madh për kohën. Interesant është fakti që Puçini vendos kundër projektit të Ulkonjës, në qendër të të cilit ishte një fshatare siciliane zemërakull dhe në favor të Mimisë së brishtë, heroinës në La Bohème, megjithëse me të njëjtin subjekt ndërkohë ishte duke kompozuar një operë bashkëkohësi i tij Leonkavalo (Ruggero Leoncavallo: 1857-1919). Ky tip heroine zemërakull, qoftë në rastin e fshatares siciliane, qoftë në atë të princeshës së përrallës, është jashtë natyrës muzikore të Puçinit, heroinat e të cilit flijohen për hir të dashurisë. Në rastin e Turandotit, entuziazmi i tij për të kompozuar një princeshë me “shpirt modern” është i shoqëruar qysh në fillesë nga dyshimi, se nuk do të arrijë ta përfundojë kurrë këtë ndërmarrje, që sipas tij do të jetë krejt ndryshe nga muzika që ka kompozuar më parë[16]. Në shekullin e ri ndërkohë vendin e grave që sakrifikohen për dashurinë po e zinin gra të rrezikshme si Salome (1905, Richard Strauss: 1864-1949) apo Lulu (shfaqur për herë të parë postum në vitin 1937), një operë gjithashtu e papërfunduar e Bergut (Alban Berg: 1885-1935), gra të cilat nuk vetëflijohen për hir të dashurisë.

Në pranverën e vitit 1924 Puçini shkoi në Firence për të parë melodramën Pierrot Lunaire të Shënbergut (Arnold Schönberg: 1874-1951), përfaqësuesit kryesor të shkollës atonale vjeneze, dhe qysh prej kësaj kohe ai nuk punoi më intensivisht për përfundimin e Turandotit, ndonëse deri në tetor të po këtij viti, kur gjendja e tij shëndetësore përkeqësohet dukshëm dhe ai shkon në Bruksel për t’u operuar, pati kohë realisht ta bënte një gjë të tillë. Studiuesi Diter Shikling (Dieter Schickling)[17] e nënvizon veçanërisht këtë moment në biografinë e Puçinit, duke theksuar që kontakti me teknikën melodramatike të Shënbergut, konkretisht me një vepër avangardiste non plus ultra për kohën, ia bëri mbase më të rrokshme kompozitorit krizën krijuese në të cilën gjendej prej kohësh, pasigurinë se çfarë drejtimi do të merrte muzika moderne e shekullit të ri dhe si duhej të orientohej ai në këtë kuadër, duke shtuar këtu dhe depresionet e moshës bashkë me sëmundjen. Studiuesi në fjalë është i mendimit, se retushimet, eksperimentet me atonalitetin, që të lenë të kuptosh ndikimet e drejtimeve të reja moderne në muzikë, të cilat kompozitori i njihte mirë,[18] nuk ishin të mjaftueshme për një fillim të ri të Puçinit të mbramë. E megjithatë edhe studiuesi në fjalë nuk i shpëton dot tundimit për të hamendësuar: si do të kishte qenë sikur.

Në shtjellën e të gjithë aktiviteteve që po zhvillohen këtë vit për nder të Puçinit, është interesante të përmendet një ekspozitë me titullin Opera Meets New Media (18.04.24-16.05.24 në Berlin dhe 24.10.24-12.01.25 në Milano)[19], organizuar nga Koncerni Medial Bertelsman (Bertelsmann) dhe Arkivi historik Rikordi (Archivio Storico Ricordi), i cili qysh prej vitit 1994 i përket koncernit të mësipërm. Thelbi i ekspozitës ravijëzon kalimin nga belle époque në format inovative të artit, zhvillimin e teknologjive të reja (kinemasë, pllakave të gramafonit), ndërveprimin e tyre me gjininë e operës, marrëdhënien e artit dhe artistit me tregun e tipit të ri, duke përfshirë këtu dhe jetën private të artistit, marketingun, të drejtën e autorit, rrezikun e kopjimit. Materialet autentike për Puçnin të vendosura në këtë kuadër ndihmojnë për ta kuptuar më mirë krijimtarinë e tij në vigjilje të ndryshimeve të mëdha që po sillte shekulli i ri. Kuratori drejtues i ekspozitës[20] shikon një lidhje të ngushtë mes asaj që ndodhi atëherë dhe asaj çka po ndodh tani lidhur me zhvillimin e teknologjive të reja, duke përfshirë këtu streaming, IA, nivelet e reja të plagjiaturës, të piraterisë dhe ndikimin e tyre në art.

Kjo ekspozitë, me problematikën e shekullit të kaluar në kontekstin kulturor të kohës dhe me perspektivën që na ofron largësia, duhet të na bëjë të reflektojmë dhe të ndërgjegjësohemi për zhvillimet e reja në art. Çfarë drejtimi do të marrë arti në përgjithësi nën përhapjen gjithmonë e më gjithëpërfshirëse të IA? Cilat do të jenë kahet e zhvillimit të tij në këtë kohë kthesash? Ndoshta një ekspozitë e tillë një shekull më vonë, me rastin e 200 vjetorit të vdekjes së Puçinit, do ta ketë këtë përgjigje nga perspektiva njëqind vjeçare për brezat e ardhshëm, siç e kemi ne sot për një shekull më parë, sfidat e të cilit për kohën me siguri janë dukur po kaq të pamundura sa këto të sotmet. Deri atëherë: our turn për zgjedhjet dhe zgjidhjet që duhet të bëjmë. Me kolonën zanore Nessun dorma Puçini na ofron simbolikën e vetëbesimit, që sfidat, jo vetëm në art, të shekullit që tashmë e ka kaluar çerekun e tij, është e mundur të kapërcehen.

(c) 2024 Jonida Xhyra-Entorf. Të gjitha të drejtat janë të autores. Kopertina është realizuar në bashkëpunim me Midjourney.


[1] Le Villi (1884), Edgar (1889), Manon Lescaut (1893), La Bohème (1896), Tosca (1900), Madama Butterfly (1904), La fanciulla del West (1910), La rondine (1917), Il trittico: Il tabarro, Suor Angelica, Gianni Schicchi (1917), Turandot (fragment, vihet në skenë për herë të parë pas vdekjes së kompozitorit më 25 prill 1926).

[2] Kapitullin e katërt të romanit Burri pa cilësi (Der Mann ohne Eigenschaften), një vepër gjithashtu e papërfunduar, botuar për herë të parë në vitin 1930, Robert Musil (1880-1942) e titullon “Wenn es Wirklichkeitssinn gibt, muss es auch Möglichkeitssinn geben” (Berlin, vëllimi 1, f. 16).

[3] Steinaecker von, Thomas (2022): Ende offen – Das Buch der gescheiterten Kunstwerke, Frankfurt am Main, f. 18: “Wo ein Werk und die Wirklichkeit enden, beginnen unsere Fantasien und der Mythos. Der Möglichkeitsraum gehört dem Unfertigen. Das Träumen lassen wir uns nicht nehmen.”

[4] Ne vitin 2002 Luciano Berio (1925-2023) kompozoi dhe një variant të tretë të operës në fjalë.

[5] Për shembull gjatë këtij sezoni në Shtëpinë Operistike Bavareze.

[6] Schickling, Dieter (2007) Giacomo Puccini. Biografie. Stuttgart, f. 117.

[7] Po aty, f. 324.

[8] Po aty, f. 312.

[9] Eugen Steinach: 1861-1944

[10] Schickling, Dieter (2007), f. 318.

[11] Citimet e libretit në shkrim janë vjelë nga linku i mëposhtëm:

[12] Bëhet fjalë për italianen Doria Manfredi (1886-1909), e cila filloi të punonte në familjen Puçini në vitin 1903, pas një aksidenti automobilistik që kishte pasur kompozitori, kur Doria ishte vetëm 17 vjeç. Bashkëshortja e Puçinit (Elvira Bonturi: 1860-1930)), e akuzon atë për një lidhje dashurie me të shoqin dhe jo vetëm e përzë, por edhe shpif për të. Duke mos e duruar dot presionin e mjedisit të vogël provincial në të cilin jetonte, Doria helmon veten. Studiuesi Dieter Schickling është i mendimit se tjerrja e kësaj historie për lidhjen thjesht platonike të Puçinit me Dorian dhe vërtetimin e virgjërisë së kësaj të fundit përmes autopsisë, nuk ka një bazë të dokumentuar mirë dhe është e manipuluar.

[13] https://www.youtube.com/watch?v=9YFvPY5JWKI

Në mars të vitit 2023 botohet një incizim në studio i operës Turandot nën drejtimin e dirigjentit Antonio Pappano (Turandot, ltd. Deluxe Edition, Radvanovsky / Kaufmann / Jaho,  Orchestra dell’Accademia Nazionale di Santa Cecilia).

[14] Në vitin 2007 Pol Pots (Paul Potts: * 1970), një këngëtar amator dhe krejt i panjohur, merr pjesë dhe fiton në formatin përzgjedhës Britain’s Got Talent pikërisht me këtë arie, duke mishëruar fare qartë simbolikën e saj, se besimi për të përmbushur një ëndërr, mund t’ia dalë mbanë kundër çdo lloj skepticizmi (shih më gjerë biografinë filmike One Chance 2013).

[15] https://www.youtube.com/watch?v=u98CysNJCrs

[16] Schickling, Dieter (2007), f. 319.

[17] Po aty, f. 356.

[18] Igor Strawinsky: 1882-1971, Richard Strauss: 1864-1949, Alban Berg: 1885-1935.

[19] https://www.operameetsnewmedia.com/de/

[20] Po aty.

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës, pasurohet oferta turistike e qytetit

Muzeu Etnografik i Kavajës pas ndërhyrjes restauruese të programit EU4Culture, hapi më në fund dyert për publikun.

Kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, e vlerësoi këtë ngjarje si një lajm të shkëlqyer për Kavajën dhe Muzeun Etnografik si një thesar të çmuar të kujtesës dhe trashëgimisë tonë kulturore.

Muzeu u inaugurua në prani të ambasadorit të Misionit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ndërsa Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit përfaqësohej nga zëvendësministrja Lira Pipa.

Programi EU4Culture solli mjedise tërësisht të restauruara të Muzeut Etnografik të Kavajës, me artefakte të kuruara në çdo detaj, punime unike me terrakota, kostume tradicionale e zeje të pafundme.

Krybashkiaku Qosja, përmes një postimi në rrjetet sociale, siguroi se, të gjitha këto pasuri të paçmueshme të Kavajës, tashmë janë të garantuara nëpërmjet inventarizimit dhe digjitalizimit të të gjithë fondit trashëgimor të muzeut, duke hedhur dritë kësisoj, sot e përgjithmonë, mbi traditat e vyera të kësaj treve.

Kjo sipas kryebashkiakut të Kavajës, do të pasurojë ofertën turistike të ketij qyteti me një ndër “hot spotet” më të bukura të trashëgimisë kulturore të botës shqiptare.

Qosja shprehu mirënjohjen më të thellë ndaj Bashkimit Evropian e përfaqësuesve të tyre në Shqipëri, punonjësve të Bashkisë Kavajë si dhe të gjithë ekspertëve, specialistëve dhe nëpunësve që u përfshinë e punuan natë e ditë për të bërë të mundur realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm./atsh/KultPlus.com

MKAM: Ikona “Mandili i Krishtit” tashmë e restauruar

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, njoftoi se ka përfunduar procesi i restaurimit dhe konservimit në ikonën “Mandili i Krishtit”.

Ikona është me origjinë nga kisha e Shën Marisë, Lubonjë, Korçë.

“Mandili i Krishtit” është pjesë e studimit, bashkëpunimit dhe marrëveshjes midis Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar dhe Universitetit Politeknik, Tiranë në kuadër të projektit “Hartografimi dhe Dokumentimi i Zonave Arkeologjike. Lubonjë-KORÇË”.

Kjo ikonë është një nga 7 ikonat që aktualisht janë në proçes konsolidimi dhe restaurimi, në laboratorin e këtij muzeu./atsh/KultPlus.com