Promovohet libri ‘Jeta me Laps e Nehat Islamit’ nga autori Xheladin Rexhepi, pasqyrohet rrugëtimi jetësor i doajenit të gazetarisë

Vjollca Duraku

Në ambientet e KultPlus Caffe Gallery është bërë promovimi i librit “Jeta me laps e Nehat Islamit” nga autori Xheladin Rexhepi, i cili shpalos në detaje rrugëtimin e doajenit të gazetarisë Nehat Islami në aspektin personal dhe profesional.

Mes miqve dhe familjarëve libri me përgjigjet e 500 pyetjeve të gazetarit Rexhepi solli shumë detaje të fëmijërisë së tij, studimeve, punës si korrespodent nga Lindja e Mesme, intervistat me figura të shquara, realizimi i dokumentarëve, roli i tij gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe shumë aspekte të tjera nga jeta e tij.

Panelin diskutues në këtë promovim e shpalli të hapur moderuesja Ardianë Pajaziti e cila tha se ndihej e nderuar me prezencën e gazetarit ikonik Nehat Islami, i cili kishte qenë inspirim për të dhe kolegët e brezit të saj.

“Jemi të nderuar që në KultPlus Caffe Gallery është prezent një figurë shumë ikonike e gazetarisë në Kosovë dhe jo vetëm. Për ne gazetarët që jemi këtu, këto figura kanë qenë inspirim për rrugëtimin tonë, falë të cilëve ne jemi sot këtu ku jemi. Nehat Islami dhe brezi i tij kanë qenë figura që na kanë inspiruar për ta ndjekur rrugën e tyre”, ka thënë drejtoresha e mediumit KultPlus, Ardianë Pajaziti.

Kurse, panelisti tjetër Ibrahim Kadriu bashkë-kohanikun e tij e cilësoi si gazetar “numër një”, i cili si rrallë kush ka mundur të arrijë majat e profesionit, duke e trasuar rrugën edhe për brezat tjerë.

“Është një  libër i veçantë, për një personazh të veçantë. Çdo gazetar do ta xhelozonte autorin e këtij libri sepse kjo është një kryevepër në fushën e gazetarisë. Është një vepër e cila rrallë shkruhet dhe rrallë gjendet. Këtu shkruan se janë bërë 500 pyetje, por derisa unë e lexoja librin me 500 pyetje mendoja se i mungojnë edhe 500 pyetje të tjera. Këtu është thënë shumëçka, por në të vërtetë Nehat Islami ka për të thënë shumëçka. Në të kaluarën e kam bërë një shkrim për Nehatin ku them njeriu që di shumëçka, por nuk flet gjithçka”, ka thënë Kadriu.

Përveç, si gazetar i pashoq, Islami u cilësua edhe si vizionar dhe misionar i cili gjithmonë ka vepruar mbi bazën e interesit Kombëtar.

“Ka qenë edhe në Misionin e Kombeve të Bashkuara kur ka shkuar për të drejtat e kosovarëve. Ai kudo që ka shkuar ka vepruar për interes kombëtar. Në intervistën e tij me një gazetar amerikan (1980), kur pyetet çka mendon për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, përgjigjja e tij ishte: Unë mendoj se shumë shpejtë kufiri do të jetë vetëm formalisht, kjo ishte mënyrë vizionare që sot është kufiri vetëm formalisht”.

Nehat Islami ka qenë një dorë e zgjatur edhe për mërgatën shqiptare duke u dërguar libra e gazeta të “Rilindjes” në një tirazh të madh, veshje kombëtare, vegla muzikore etj.

Vetë doajeni i gazetarisë, Nehat Islami, në një fjalim të shkurtër i ka falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për realizimin e librit të tij jetësor.

“E falënderoj autorin e librit i cili vërtet është munduar me mua dhe unë ia bëj hallall pasi vërtet e ka nxjerrë një libër që edhe mua më pëlqen. Faleminderit edhe redaktores, pronares së shtëpisë botuese ‘Drini’ nga Ferizaji e cila me përkushtim të madh e përgatiti librin për botim. Mua më vjen shumë mirë që ky libër pa dritën pikërisht në qytetin ku edhe unë për herë të parë pashë dritë, kur linda”, ka thënë gazetari Islami.

Ndërkaq, shkrimtari i librit Xheladin Rexhepi tha se ideja fillestare e tij ka qenë të realizoj film, porse nga materiali voluminoz që ka arritur të mbledhë, u vendos të botohej si libër.

“Nehat Islami është letërnjoftimi ynë, sepse gazetaria shqiptare e ka Nehat-in si penë që prej kohësh ai e kishte kaluar gjeografinë lokale dhe solli gazetari të vlerave universale. Këtë më së miri e dëshmojnë katër vjetët e tij në Bejrut, saqë ditën e fundit kur kthehet me një veturë Golf 1 të shpuar prej plumbash, mbetet pa asnjë lek në xhep. Është e kundërta e kohës sot kur njerëzit kthehen nga lufta të pasur materialisht”, ka thënë Rexhepi.

Në libër janë përmbledhur intervista me personalitete të njohura si Nëna Terezë, Neon Malcolm, e Ismail Kadare e cila brenda një dite është botuar në 2000 gazeta botërore, rekord i gazetarisë së Kosovës, i cili konsiderohet i pa arritshëm  edhe në të ardhmen.

“Nehat Islami në Zvicër pranë OKB-së është detyruar ta shesë unazën e fejesës për të arritur qëllimin që një rezolutë për të drejtat e njeriut të kalojë në OKB”, ka thënë Rexhepi.

Gjatë krijimit të këtij libri autori tha se ka hasur në një vështirësi të madhe nga modestia e tepërt e Nehat Islamit.

Ndërsa, botuesja Zyrafete Shala ka thënë se libra me modele të tilla identifikimi siç është figura e Nehat Islamit duhet t’iu ofrohen  më shumë të rinjve.

“E kemi një shembull unik se si duhet të punohet, sepse puna që bëhet me dashuri dhe përkushtim doemos do të sjellë një rezultat dhe një dobi edhe për të tjerët. Ai nuk ka menduar të bëjë karrierë në gazetari, nuk ka menduar të marr tituj, të bëhet njeri i rëndësishëm apo i njohur për të tjerët. Por, ai e ka gjurmuar dhe e ka kërkuar të vërtetën e realitetit objektiv sado i dhimbshëm dhe sfidues qoftë”, ka thënë Shala duke potencuar se libri paraqet një mozaik të pasur me shumë elemente që publiku nuk i ka ditur më parë.

“Pas botimit libri është pritur shumë mirë. Të gjitha kategoritë e lexuesve e kanë pritur me shumë interesim. Mendoj që pikërisht kthimi i vëmendjes te një personazh i tillë ikonik i gazetarisë shqiptare, karriera e të cilit ende mbetet e patejkalueshme në mjedisin tonë ka qenë një lloj fresike për opinionin, sepse tash e sa vite të gjithë ndihemi të lodhur nga ky kaos mediatik që po e pengon avancimin e mëtejmë të gazetarisë tonë”, ka përfunduar panelistja Shala./ KultPlus.com

Veliaj takim me ikonat e filmit shqiptar, Robert Ndrenika dhe Edmond Tare

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me dy ikona të kinematografisë shqiptare, aktorin Robert Ndrenika dhe regjisorin Edmond Tare.

Veliaj ndau në rrjetet sociale momente nga takimi me aktorin Ndrenika dhe regjisorin Tare.

“Është gjithmonë kënaqësi ta nisësh ditën me ikonat e kinemasë shqiptare, Robert Ndrenika dhe Edmond Tare. Faleminderit për dozën e optimizmit, që nuk mungon asnjëherë”, tha Veliaj./atsh/ KultPlus.com

Kryeministri Kurti takohet me Sarrazinin: Të zbatohen marrëveshjet që janë nënshkruar në Procesin e Berlinit

Kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar sot një mëngjes pune me përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në rezidencën e Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Në njoftimin e lëshuar për media nga Kryeministria, thuhet se pjesë e diskutimit ishin forcimi dhe avancimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, bashkëpunimi rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit si dhe çështjet aktuale.

“Kryeministri uroi Sarrazinin për një samit të suksesshëm në 10-vjetorin e Samitit të Berlinit këtë muaj, ku u nënshkrua një marrëveshje e re për qasje në studime, deklarata për Planin e Ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2025 – 2028 si dhe deklaratat e përbashkëta për fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal, për qasjen dhe bashkëpunimin në infrastrukturën e kërkimit dhe inovacionit dhe atë për standardet rajonale të ekzaminimit investimeve të huaja direkte në Ballkanin Perëndimor”.

“Ai nënvizoi rëndësinë e fokusimit në zbatimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar. Në këtë drejtim Kryeministri theksoi se pas vendimit të Kosovës që qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës të mund të udhëtojnë me letërnjoftime në Kosovë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, është e rëndësishme që të punohet që Bosnja dhe Hercegovina të ratifikojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me ID ashtu që të mundësohet zbatimi i plotë i marrëveshjes”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me kohën e pritjes në pikën kufitare në Merdarë, kryeministri theksoi rëndësinë e respektimit të procedurave të lajmëruara me rastin e ndryshimit të masës së sigurisë deri në operacionalizimin e skanerëve me rreze X, si dhe foli për mobilizimin që kanë bërë institucionet e Republikës së Kosovës në këtë drejtim.

Kryeministri e falënderoi Përfaqësuesin Special për angazhimin dhe kontributin e tij në avancimin e bashkëpunimit rajonal.

Aleksandër Moisiu `rikthehet` sërish në Morcotën Ticiniane

Në një vend mjaft të bukur pranë liqenit në Morcotën Ticiniane do të shkëlqejë një bust i artistit të madh, në sheshin që do të mbajë të njëjtin emër Aleksandër Moisiu.

Moisiu, një nga figurat më të shquara të teatrit shqiptar dhe atij evropian, do të ketë një bust dhe një shesh me emrin e tij në qytetin Morcotos të Zvicrës.

Kjo iniciativë e Akademisë për film dhe teatër IFTP në Zvicër është miratuar nga kryetari i komunës së Morcotos, Giacomo Caratti bën të ditur drejtuesi i IFTP-së, regjisori dhe aktori Adem Kicaj. Stafi i IFTP-së, Kicaj, Dashnim Hebibi, Musa Sylajmani dhe Remzi Durmishi kanë vizituar komunën e Morcotos, duke vlerësuar se ky projekt artistik do të jetë historik për të gjithë shqiptarët, pasi që në një vend mjaft të bukur pranë liqenit në Morcotën Ticiniane do të shkëlqejë një bust i artistit të madh, në sheshin që do të mbajë të njëjtin emër Aleksandër Moisiu.

Moisiu lindi në qytetin e Durrësit. Babai i tij ishte me origjinë nga Kavaja, kurse nëna ishte arbëreshe.

Fëmijërinë e tij ai e kaloi në Durrës dhe në Trieste. Në moshën 20-vjeçare, ai me nënën e tij dhe dy motrat shkuan në Vjenë. Aty njihet me aktorin austriak Josef Kainz, me ndihmën e të cilit u njoh si një aktor i madh i fillimit të  shek. XX. Më vonë shkoi në Pragë e më pas në Berlin.

Me gjithë popullaritetin që kishte në botë, ai nuk e harroi kurrë vendin e tij dhe me kërkesën e tij më 1934 autoritetet shqiptare i japin pasaportën shqiptare.

Aleksandër Moisiu vdiq në mars 1935 në Zvicër.

Eja trishtim

Poezi nga Bilal Xhaferri

Eja, trishtim,
eja me hapa fletësh që bien nga degët,
eja me hapa shiu që këputet nga fletët…
Eja trishtim,
eja me hapa tingujsh që dridhen në mbrëmje,
eja me hapa zemrash që rrahin me dhimbje…
Eja, trishtim,
o prehër i ëmbël që nuk më braktise kurrë,
o strehë e qetësisë sime,
o ëndërrime të mia,
o gji i shpresës sime.
Eja, trishtim,
trishtim,
eja./ KultPlus.com

Ekspozitë me letrat e të burgosurve politikë gjatë komunizmit

Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit hapi sot ekspozitën “Letra nga Ferri”, tek Piramida e Tiranës.

Ekspozita multimediale “Letra nga Ferri” sjell para publikut një nga periudhat më të errëta të historisë shqiptare, gjatë regjimit komunist (1944-1990).

Ekspozita evokon një atmosferë introspektive dhe të thellë, ku synohet që vizitorët të përjetojnë emocionet, vuajtjet dhe shpresat e atyre që përjetuan ferrin e burgjeve komuniste. Në qendër të saj janë fjalët e të burgosurve, dëshmi të shkruara të një qëndrese që tejkaloi torturat dhe mizoritë.

Për herë të parë ekspozojmë dy letra origjinale të Zef Zorbës drejtuar nënës së tij, të vëna në dispozicion nga muzeu Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës. Janë me mijëra letra të shkruara nga të dënuarit politikë, që kalojnë shifrën e 3 mijë faqeve arkivore, një koleksion të disponueshëm edhe nga ISKK, ku në këtë ekspozitë janë përzgjedhur letrat përfaqësuese që luajnë një rol të rëndësishëm dëshmues mbi natyrën e regjimit diktatorial.

Vizitorët do të kenë mundësinë të njohin jo vetëm kushtet e tmerrshme të jetesës në këto burgje, por edhe aktin e shkrimit si një formë rezistence. Letrat janë një formë e të shkruarit të drejtpërdrejtë, ku ndjenjat personale dhe vëzhgimet e përditshme janë përzierje e shpresës dhe dëshpërimit, duke shërbyer si një mjet për të mbajtur të gjallë lidhjet me botën jashtë, familjen dhe lirinë.

Letrat e paraqitura si objekte të vërteta historike, janë njëkohësisht dëshmi të një lufte të brendshme për të mbajtur shpresën të gjallë. Vizitorët do të mund të lexojnë përmbajtjen e tyre përmes shënimeve të vendosura pranë letrave origjinale.

Në përfundim, ekspozita përmban një hapësirë reflektimi, ku vizitorët do të mund të lënë mendimet e tyre dhe të përfshihen në dialog rreth trashëgimisë së kësaj periudhe dhe rëndësisë së mbajtjes gjallë të kujtesës kolektive./atsh/KultPlus.com

OneBeat Balkans 2025 ka hapë thirrjen për aplikim

Është publikuar thirrja për Pjesëmarrës në programin “OneBeat Balkans 2025“, me qëllim që të mblidhen muzikantë të rinj të moshës 19-35 vjeç, qytetarë të shteteve në vijim: Bosnia dhe Hercegovina, Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, dhe të ShBA-së.

Prej 11 Shukrt deri më 3 Mars 2025, ky grup muzikantësh do të luajë së bashku, do të krijojë muzikë të re, dhe do të udhëtojë nëpër Ballkan duke e shpërndarë frymën e bashkëpunimit, komunitetit, dhe barazisë.

Linku për të aplikuar është https://forms.gle/zZw8wn5yW6PZLFiY6 dhe afati i fundit është data 23 Nëntor 2024./ KultPlus.com

Takimet kulturore “Pena e Dritës” me ligjëratë për At Gjergj Fishtën në Prishtinë

Në kuadër të takimeve kulturore “Pena e Dritës“, në Bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë, ditën e mërkurë, më 30 tetor 2024, në orën 19:00, Prof. Evalda Paci, nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, do të mbajë ligjëratën “AT GJERGJ FISHTA DHE AT SHTJEFËN GJEÇOVI, përmendore të krijimtarisë dhe përpilimit të teksteve kanonike”.

Takimi do të shoqërohet me një program artistik, kurse do të ketë hapësirë për bashkëbisedim me audiencën.

Takimi është i hapur për të gjithë!/ KultPlus.com

Prizreni bashkohet me qytetet evropiane për një përvojë unike kinematografike 

Më 3 nëntor 2024, të rinjtë e moshës 12 deri në 19 vjeç nga e gjithë Evropa, do të bashkohen për “Ditën e Filmit për Audiencën e Re,” që shënon edhe “Muajin e Filmit Evropian 2024.” 

Ky event, i mbështetur nga “Creative Europe MEDIA” dhe organizuar nga “Akademia Evropiane e Filmit,” do të shfaq filmin “SCRAPPER” nga Charlotte Regan nëpër gati 30 shtete të europës. DokuFest, pas 10 vitesh pjesëmarrje, do të organizojë edhe këtë vit Çmimin Evropian për Audiencën e Re në Prizren, duke shfaqur filmat e nominuar nga Akademia Evropiane e Filmit (EFA) për audiencat e reja. 

“SCRAPPER”, fitues i “Çmimit Evropian për Audiencën e Re 2023”, shfaq historinë emocionuese të 12-vjeçares Georgie (Lola Campbell), e cila jeton në Londër derisa vizita e papritur e babait të saj që kishte kohë pa e parë(Harris Dickinson) e detyron atë të përballet me realitetin.  Pjesëmarrës në këtë event do të kemi nxënës nga Shkolla Gani Saramati, përfshirë edhe nxënës të komunitetit boshnjak, së bashku me nxënës nga Shkolla Fadil Hisari. Pas shfaqjes së filmit do të ketë një Q&A të drejtpërdrejtë me pyetje nga të rinjtë që marrin pjesë, e organizuar nga Klubi Evropian i Filmit në Lucerne, Zvicër.

Qytetet që marrin pjesë do të ofrojnë gjithashtu workshop-e dhe aktivitete interaktive, duke inkurajuar të rinjtë të angazhohen me kinemanë evropiane. Në Prizren, të rinjtë do të kenë mundësinë të krijojnë një klip të shkurtër për një shfaqje kinematografike në YouTube, dhe klipet e përzgjedhura do të shfaqen gjatë eventit.  Për ata që nuk mund të jenë prezent fizikisht, do të organizohet një “Watch Party” online, duke ofruar mundësinë për të qenë pjesë e këtij eventi me adhurues të rinj të filmit nga e gjithë Europa.

Dita do të përfundojë me shpalljen e tre filmave të nominuar për “Çmimin Evropian për Audiencën e Re 2024” dhe një ftesë të hapur për të rinjtë për të aplikuar për t'u bashkuar me jurinë e 99 anëtarëve të rinj që do të zgjedhin fituesin. 

Ky event shënon fillimin e gjashtë javëve që festojnë filmin evropian dhe diversitetin e tij, duke bashkuar audiencat nga Reykjavik deri në Athinë dhe qytete të vogla si Prizren./express/KultPlus.com

‘E kujt është kjo zemër që rreh përmbi zëra e gulçima’

Nâzım Hikmet

Çdokënd prej jush e kam mes krahësh
qytetin mbrëmjen dhe ty
rrezitja juaj, era e flokëve tuaj
ndrijnë në faqen time

E kujt është kjo zemër që rreh
përmbi zëra e gulçima
tëndja, e qytetit apo e natës,
apo mos është imja krejt?

Ku merr fund nata, ku nis qyteti?
qyteti ku merr fund e ku nis ti vetë?
ku marr fund unë,
ku është pikënisja ime?

Përktheu: Edon Qesari / KultPlus.com

Pulitzer, emigranti xhepgrisur që i mësoi botës gazetarinë

Joseph Pulitzer (1847- 1911) me prejardhje nga nje familje cifute hungareze, dhe gazeta e tij Bota e New Yorkut paten ndikim shume te madh ne zhvillimin e mass medias.

Betejat e tij me konkurrentin William Randolph Hearst (1863- 1951) dhe produkti mediatik i ketyre perplasjeve flitet te kene pershpejtuar luften amerikano – spanjolle.

Edhe gjate kohes qe shetiste boten, Joseph Pulitzer asnjehere nuk hoqi dore nga kontrolli me dore te hekurt mbi Boten e New Yorkut, gazeten e tij me mjaft influence ne kohet e reja te komunikimit masiv.

Pothuajse nje rrjedhe e panderprere telegramesh, te gjitha te shkruara ne menyre te koduar, fluturonin nga portet dhe destinacionet e ndryshme te botes per ne New York, per te drejtuar cdo element te veprimtarise se gazetes.

Mesazhet perfshinin dhe detaje te tilla si lloji i germave te perdorura per reklama apo planifikimi i pushimeve te editoreve.

Manaxheret dergonin me poste pako te tera letre me te dhena financiare, raporte editoriale, dhe raportime alla spiunesh per punet e njeri-tjetrit.

Megjithese ai kishte shkelur ne zyrat qendrore te grataceles se tij ne Park Row vetem tre here, kurdohere qe dikush fliste per gazeten, ish gjithmone ‘Bota e Pulitzer-it’.
Dhe flitej shume per gazeten e tij. Qe kur Pulitzer mori  frenat e gazetes qe ish duke dhene shpirt ne 1883 dhe prezantoi marken e tij te gazetarise ne New York, Bota ish rritur me shpejtesi drite, duke u bere ne nje moment te caktuar gazeta me qarkullim me te madh ne glob.

Gati 2.5 ha druresh priteshin cdo dite per te perballuar nevojat e gazetes per leter.
E perfolur per zgjedhje presidentesh, guvernatoresh, dhe kryetaresh bashkie; per dergim politikanesh ne burg; dhe per diktimin e axhendes publike, gazeta e tij Bota ish nje instrument i fuqishem ndryshimi.

Si nje burre ne moshe te re dhe i nxituar, Pulitzer e kish perdorur gazeten pa turp si sherbetore te reformes, per te rritur ndergjegjesimin social dhe promovuar nje axhende politike progresiste- gati radikale.

Ndryshimet qe ai kish trumbetuar, si per shembull idete jopopullore per taksimin e trashegimise, te te ardhurave, dhe korporatave, ishin pranuar ne shkalle te gjere.
‘Bota duhet te jete me e fuqishme se presidenti,’ u shpreh njehere Pulitzer…

Shperthimi i anijes luftarake USS Maine ne 15 Shkurt 1898, qe ndodhi gjate tensioneve ne ngritje mes Spanjes dhe Amerikes ( shume aluduan ish veper e spanjolleve- shenimi im), u kthye ne dru zjarri ne duart e editoreve te gazetave konkurruese ne New York.
William Randolph Hearst, nje imitues i ri nga Kalifornia, i armatosur me nje pasuri te madhe familjare, kishte bere te paimagjinueshmen.

Ne 1898 gazeta e tij, gazeta e New Yorkut (New York Journal ne origjinal) po  e konkurronte shume afer dominimin e Botes ne Park Row.

Duke luftuar per cdo lexues, dhe secili duke u perpjekur t’ia kalonte tjetrit ne entuziazmin per te cuar vendin ne lufte, dy gjigandet e gazetarise ndezen ethe patriotizmi agresiv.

Dhe kur lufta ndodhi, ata vazhduan konkurrencen e tyre me thike ne gryke duke grumbulluar ushtri gazetaresh, ilustratoresh, dhe fotografesh per te mbuluar cdo detaj te lavdise se premtuar te luftes…

Kjo lloj sjelljeje i coi te dy gazetat ne nje spirale ne renie per shkak te sensibilizimit te tepruar, fabrikimeve totale, dhe shpenzimeve ekstravagante.
Nese nuk do kontrollohej, kercenonte te falimentonte reputacionin dhe kredibilitetin e te dy gazetave…

Ne fund, te dy gazetat i mbijetuan kesaj lufte te shkurter dhe intensive por rivaliteti i tyre u be po aq i famshem sa dhe vete lufta spanjollo-amerikane.

Pulitzer ishte pazgjidhshmerisht i lidhur me Hearst si tregetar i ‘gazetarise se verdhe’ (gazetari qe bazohet ne sensacion dhe ekzagjerim te tepruar- shenimi im).

Ne fakt, disa kritike dyshojne se planet e Pulitzer per te financuar nje shkolle gazetarie ne Universitetin e Kolumbise dhe per te krijuar nje cmim kombetar per gazetaret ishin ne fakt perpjekje disi te maskuara per te pastruar trashegimine e tij profesionale ndersa po i afrohej vdekja.

Dhe nje tjeter thenie e tij e madhe:
“Nje shtyp cinik, mercenar, demagog me kalimin e kohes do te prodhoje nje popull po aq te ulet sa vetja e vet.”

Marrë nga libri, “Pulitzer: Nje Jete ne Politike, Gazetari, dhe Pushtet nga James McGrath Morris” / KultPlus.com

Nji stinë e humbun

Poezi nga Martin Camaj

Verës sa nji mëngjes me vesë
nuk ia pau kush ballin simjet
me sy të përlotun të sjellun
kah mali.

Vjetit nuk i mungon asnji ditë
në kalendar e i dhimbet
e mbramja pikë e dyllit në djegie:
e sotmja ka ndijen e dridhjes
së fletëve të shqemes
para dhambëve të sutës./ KultPlus.com

Dy vite nga vdekja e legjendës së rokut, Jerry Lee Lewis

Sot janë bërë dy vite që nga vdekja e interpretuesit legjendar amerikan, Jerry Lee Lewis. Ai ka vdekur në moshën 87-vjeçare. I mbijetuari i fundit i një brezi interpretuesish novator që përfshinte Elvis Presley, Chuck Berry dhe Little Richard, Lewis vdiq në shtëpinë e tij në Memphis.

Jerry është bërë i njohur për këto himne të drejtuara me piano “Great Balls of Fire” dhe “Whole Lotta Shakin’ Goin On”.

Ai ishte gjithashtu i njohur për skandale dhe polemika në jetën e tij private pasi u martua me një vajzë adoleshente në vitet 1950.

Gjatë dekadave në vijim, Lewis kishte luftuar me abuzimin me drogën dhe alkoolin, mosmarrëveshjet ligjore dhe sëmundjet fizike./abcnews.al/ KultPlus.com

Turistët në kërkim të trashëgimisë kulturore shqiptare

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale një video të dy prej turistëve që ende janë duke vizituar vendin tonë edhe këtë fundtetori. Videoja është xhiruar në kishën e Shën Kollit, Voskopojë, ku historia dhe bukuria e arkitekturës takohen në çdo gur dhe mur.

Në një udhëtim të shkurtër, turistët gjermanë kanë zbuluar magjinë e trashëgimisë sonë kulturore, duke përjetuar një atmosferë të qetë dhe të thellë shpirtërore. Çifti i turistëve të moshuar, thonë se po përjetojnë një përvojë fantastike dhe se ndihen me fat që gjenden në Shqipëri, ku do të qëndrojnë për 37 ditë.

Kisha e Shën Kollit ndodhet në qendër të Voskopojës. Kisha është shpallur Monument Kulture, i llojit “Arkitekturë” dhe është ndërtuar rreth vitit 1721.

Ajo është kishë ortodokse dhe më e rëndësishmja për arkitekturën e saj me të gjitha elementët e periudhës postbizantine dhe cilësisë së pikturës. Struktura është ndërtim prej guri e tipit bazilikal, me naos me kupolë, narteks, hajat dhe kambanore. Kryesisht dekorimi në brendësi të kishës ka nisur rreth vitit 1726, nga David Selenica, një prej mjeshtërve më të mirë të shek. XVIII. Stili i tij i përket shkollës tradicionale të artit të paleologëve, e njohur si “shkolla maqedonase”.

Kisha e Shën Kollit përfaqëson edhe një dëshmi të prekshme të rëndësisë historike të Voskopojës. Sot një pjesë të ikonave origjinale janë pjesë përbërëse e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë./atsh/KultPlus.com

Dita Ndërkombëtare e Kujdesit dhe Mbështetjes

Sot është Dita Ndërkombëtare e Kujdesit dhe Mbështetjes. Nismëtare e kësaj dite ishte Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), aprovuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Puna e kujdesit përbëhet nga dy aktivitete: Së pari, aktivitete të kujdesit të drejtpërdrejtë, personal dhe të marrëdhënieve, të tilla si ushqyerja e një foshnje ose e një partneri të sëmurë; dhe së dyti aktivitetet e kujdesit indirekt, të tilla si gatimi dhe pastrimi. Puna e kujdesit pa pagesë është punë përkujdesjeje e ofruar pa shpërblim monetar nga kujdestarët e papaguar. Kujdesi pa pagesë konsiderohet si punë dhe për këtë arsye është një dimension thelbësor i botës së punës.

Ekonomia e kujdesit po rritet pasi kërkesa për kujdesin ndaj fëmijëve dhe për të moshuarit po rritet në të gjitha rajonet. Kështu do të krijojë një numër të madh vendesh pune në vitet e ardhshme. Megjithatë, puna e kujdesit në të gjithë botën mbetet e karakterizuar nga një mungesë përfitimesh dhe mbrojtjesh, paga të ulëta ose moskompensim, dhe ekspozimi ndaj dëmtimit fizik, mendor dhe, në disa raste, seksual.

Puna e kujdesit, e paguar dhe e papaguar, është thelbësore për të ardhmen. Rritja e popullsisë, plakja e shoqërive, ndryshimi i familjeve, statusi dytësor i grave në tregjet e punës dhe mangësitë në politikat sociale kërkojnë veprim urgjent për organizimin e punës së kujdesit nga qeveritë, punëdhënësit, sindikatat dhe qytetarët. Nëse nuk trajtohen, deficitet aktuale në ofrimin e shërbimeve të kujdesit dhe cilësinë e tij, do të krijojnë një krizë të rëndë dhe të paqëndrueshme globale të kujdesit dhe do të rrisin pabarazitë gjinore në punë./atsh/KultPlus.com

“Nderi i Kombit” Avni Mula, këngëtar e kompozitor i shquar

Më 29 tetor 2020 u nda nga jeta “Artisti i Popullit” Avni Mula. Në aktivitetin e tij të pasur koncertal, brenda e jashtë vendit, Avni Mula u dallua për nivelin e lartë të interpretimeve skenike.

Ai lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta për muzikë i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës ku u diplomua si këngëtar lirik. Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar rolet kryesore të repertorit operistik të kohës.

Mes roleve të shumta, Mula spikati me Figaron te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginin tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetën tek “Mrika” e Prenk Jakovës.

Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

Për kontributin e tij si kompozitor është vlerësuar me titujt “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”./atsh/KultPlus.com

Pulitzer, gazetari emrin e të cilit e mban një çmim i madh

Joseph Pulitzer ishte një gazetar, editor dhe politikan hungaroamerikan. Lindur në Makó, në Hungari, dhe emigruar në Shtetet e Bashkuara, Pulitzer u bë një reporter dhe editor i famshëm. Një shpërblim i tij, Pulitzer, më i rëndësishmi në fushën e gazetarisë, që u caktua për herë të parë në vitin 1917, sipas dëshirës së lënë nga gazetari.

Fillimet

Pulitzer emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1864, gjatë luftës së secessionit amerikan. Pas përfundimit të konfliktit u vendos në St. Louis, në Missouri, filloi të punojë për një gazetë në gjuhën gjermane, Westliche Post, më 1868. Në zgjedhjet parlamentare në Missouri, më 1869, Partia Republikane e paraqitën si kandidat të saj në një kolegj që demokratët e konsideronin të blinduar. Befas ai u zgjodh duke mundur kandidatin demokrat.

Vazhdoi një periudhë të shkurtër me republikanët për të kaluar tek Partia Demokratike, deputet i së ciës u bë më 1885. Më 1872, Pulitzer bleu The Post për 3.000 dollarë. Pastaj, në vitin 1878, bleu edhe St. Louis Dispatch për 2.700 dollarë, si dhe dy gazeta, të cilat e shndërruan The St. Louis Post-Dispatch, e cila mbetet ende sot e përditshmja kryesore e qytetit.

New York World

Në vitin 1883, Pulitzer bleu edhe The New York World (një gazetë që po qëndronte me humbje prej rreth 40.000 dollarë në vit) për 346.000 dollarë nga Jay Gould. Pulitzer e ktheu vëmendjen tek lajmet me interes njerëzor, skandalet dhe sensazionalizmi. Pulitzer ishte bërë një urë ndërmjet shoqërisë amerikane dhe emigrantëve që e popullonin Nju Jorkun në vitet e fundit të shekullit XIX. Në brendësi të gazetës së tij vendosi rubrika të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite në gjithë shtypin botëror, përfshiu reklama tregtare.

Emigrantët e shohin gazetën e Pulitzerit si një pikëtakim ku ata grumbullohen në një vend që nuk ishte (ende) i tyre. Në vitin 1885, një vit më vonë, kur do të zgjidhej në Dhomën e Përfaqësuesve, punësoi Richard F. Outcaultin për të sjellë ilustrime bazuar në jetën e përditshme në rrethinat më të varfëra; kështu gazeta arriti në 600.000 kopje – kundrejt 15.000 sa ishte kur e bleu gazetën – duke e bërë The New York World të parën të përditshme të Shteteve të Bashkuara. Atë vit u bë protagonist i mbledhjes së fondeve për ndërtimin e bazamentit për Statujën e Lirisë, i cili u përurua më 26 tetor 1886. Falë kësaj iniciative u grumbulluan 100.000 dollarë.

Në vitin 1887, filloi të punojë në The New York World gazetarja Elizabeth Cochran, e cila do të bëhej e famshme me pseudonimin Nellie Bly, së cilës Pulitzer ia beson disa hetime të bëra më vonë të famshme si, si keqtrajtimet ndaj pacienteve femra në spitalin psikiatrik të qytetit me titull “Ten Days in a Mad-House” ( “Dhjetë Ditë në një shtëpi të çmendur “). Ky hetim pati jeohnë tejet të madhe në publik dhe i deturoi autoritetet të marrin masa të posaçme.

Udhëtimi rreth botës

Më 1888 Pulitzer kishte idenë e realizimit të asaj që shkrimtari francez Jules Verne kishte imagjinuar në një nga librat më të famshëm të tij, Udhëtim rrotull botës për 80 ditë. Pulitzer ia ngarkoi këtë mision gazetares Nellie Bly dhe ajo e sfidoi duke realizuar udhëtimin në më pak se 80 ditë. Më 14 nëntor 1889 ajo u nis nga Hoboken, në Nju Xhersi, për udhëtimin e saj prej 40 000 kilometrash. Më 25 janar 1890 Nellie arriti në New York, pas shtatëdhjetë ditësh, një rekord absolut (edhe pse u përmirësua pak muaj pas nga George Francis Train, i cili përfundoi udhëtimin në 60 ditë). Ditari i saj Around the World in Seventy-two Days (Rrotull botës në shtatëdhjetë e dy ditë) ishte një sukses i madh.

Sulmi

Po më 1890, botuesi i revistës “New York Sun”, e sulmoi Pulitzerin në gazetën e tij, duke e definuar “hebreu që ka braktisur fenë e tij” (babai i Pulitzerit ishte hebre, nëna katolike, ndërsa gruaja, Kate Davis, ungjillore). Ky veprim, që kishte për qëllim t’ia largonte Pulitzerit lexuesit e besimit të krishterë, e përkeqësoi shëndetin e gazetarit, tashmë jo në gjendje të mirë, dhe e detyroi atë të largohet nga drejtimi i gazetës, duke mbajtur, megjithatë, kontrollin financiar.

Në vitin 1895, William Randolph Hearst bleu The New York Jurnal, duke filluar një betejë gazetareske kundër The New York World të Pulitzerit. Kjo garë me Hearstin, sidomos para dhe pas Luftës Spanjollo-Amerikane, e lidhi emrin e Pulitzerit me gazetarinë e karakterizuar nga sensacionizmi apo spekulimet skandaloze. Më 1896, The New York World inauguroi një shtojcë me ngjyra, një inovacion absolut për atë kohë.

The New York World denoncoi një skandal që përfshinte një pagesë mashtruese prej 40 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara në kompaninë franceze të French Panama Canal Company në vitin 1909, dhe Pulitzer u hodh në gjyq nga Theodore Roosevelt dhe John Pierpont Morgan. Gjykata hodhi poshtë akuzat duke vendosur një fitore të rëndësishme për lirinë e shtypit. Më 1892, Pulitzer i propozoi presidentit të Universitetit të Kolumbias, Seth Low, të krijonte një shkollë të gazetarisë dhe ofroi veten si huadhënës i kursit.

Do të ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë. Universiteti fillimisht nuk pranoi propozimin dhe paratë, por në vitin 1902 presidenti i ri i Universitetit, Nicholas Murray Butler, pranoi kërkesën. Por projekti u realizua vetëm pas vdekjes së Pulitzerit, i cili nuk mund të admirojnë ëndrrën e tij të realizuar. Me vullnetin e tij, Pulitzer dhuroi 2 milionë dollarë në universitet, gjë që çoi në krijimin e Shkollës së Studimeve të Avancuara të Gazetarisë në vitin 1912; megjithatë, nuk ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë, pasi u parapri nga Universiteti i Misurit.

Çmimi i parë

Më 1917 u dha Çmimi i parë Pulitzer, në përputhje me dëshirat e Pulitzerit; shkolla e gazetarisë që ai donte mbetet më prestigjiozja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot. Joseph Pulitzer vdiq ndërsa ishte në bordin e jahtit të tij në portin e Charleston, Karolina e Jugut, në vitin 1911. Ai është varrosur në Varrezat e Woodlawn në Nju Jork (në rrethin e Bronksit)./ KultPlus.com

Rabdishti, fshati karakteristik i Peshkopisë me vlera të larta të trashëgimisë kulturore

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ndau një album fotografik nga fshati Rabdisht i Peshkopisë, ku bie në sy arkitektura e veçantë e shtëpive të vjetra.

Specialistët e IKTK-së po i vijojnë ekspeditat në terren, të cilat kanë në fokus gjurmimin e trashëgimisë kulturore në të gjithë territorin e vendit. Javën e shkuar specialistët e IKTK vizituan qyteti i Peshkopisë dhe veçanërisht fshatin Rabdisht, me vlera të larta të trashëgimisë kulturore në shumë drejtime, si psh: zhvillimin urban të ansamblit; ndërtimet e arkitekturës vernakulare; teknikat tradicionale ndërtimore, që ruhen e do të jenë objekt i studimeve të mëtejshme të IKTK për verifikimin e interesit kulturor.

Rabdishti është një nga zonat më të bukura për nga natyra dhe resurset e saj. Ka një arkitekturë unike me shtëpitë e mbuluara me rrasa guri dhe kalldrëmet e ruajtura mirë. Rabdishti është i fshehur mes maleve, në anën veriore shtrihet një shkëmb i madh gipsi, në lindje është bjeshka dhe kufiri me Maqedoninë e Veriut, në jug kufizohet me majën e Velivarit ndërsa në perëndim vetëm 4 km larg shtrihet qyteti i Peshkopisë./atsh/KultPlus.com

113 vite nga vdekja e gazetarit, Joseph Pulitzer

Joseph Pulitzer ishte një gazetar, editor dhe politikan hungaroamerikan.

Lindur në Makó, në Hungari më 10 janar 1847 dhe emigruar në Shtetet e Bashkuara, Pulitzer u bë një reporter dhe editor i famshëm. Një shpërblim i tij, Pulitzer, më i rëndësishmi në fushën e gazetarisë, që u caktua për herë të parë në vitin 1917, sipas dëshirës së lënë nga gazetari i ndarë nga jeta pak vite më parë.

Pulitzer emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1864, gjatë luftës së secessionit amerikan. Pas përfundimit të konfliktit u vendos në St. Louis, në Missouri, filloi të punojë për një gazetë në gjuhën gjermane, Westliche Post, më 1868.

Në zgjedhjet parlamentare në Missouri, më 1869, Partia Republikane e paraqitën si kandidat të saj në një kolegj që demokratët e konsideronin të blinduar. Befas ai u zgjodh duke mundur kandidatin demokrat. Vazhdoi një periudhë të shkurtër me republikanët për të kaluar tek Partia Demokratike, deputet i së ciës u bë më 1885.

Më 1872, Pulitzer bleu The Post për 3.000 dollarë. Pastaj, në vitin 1878, bleu edhe St. Louis Dispatch për 2.700 dollarë, si dhe dy gazeta, të cilat e shndërruan The St. Louis Post-Dispatch, e cila mbetet ende sot e përditshmja kryesore e qytetit.

Në vitin 1883, Pulitzer bleu edhe The Neë York Ëorld (një gazetë që po qëndronte me humbje prej rreth 40.000 dollarë në vit) për 346.000 dollarë nga Jay Gould. Pulitzer e ktheu vëmendjen tek lajmet me interes njerëzor, skandalet dhe sensazionalizmi. Pulitzer ishte bërë një urë ndërmjet shoqërisë amerikane dhe emigrantëve që e popullonin Nju Jorkun në vitet e fundit të shekullit XIX. Në brendësi të gazetës së tij vendosi rubrika të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite në gjithë shtypin botëror, përfshiu reklama tregtare. Emigrantët e shohin gazetën e Pulitzerit si një pikëtakim ku ata grumbullohen në një vend që nuk ishte (ende) i tyre. Në vitin 1885, një vit më vonë, kur do të zgjidhej në Dhomën e Përfaqësuesve, punësoi Richard F. Outcaultin për të sjellë ilustrime bazuar në jetën e përditshme në rrethinat më të varfëra; kështu gazeta arriti në 600.000 kopje – kundrejt 15.000 sa ishte kur e bleu gazetën – duke e bërë The Neë York Ëorld të parën të përditshme të Shteteve të Bashkuara. Atë vit u bë protagonist i mbledhjes së fondeve për ndërtimin e bazamentit për Statujën e Lirisë, i cili u përurua më 26 tetor 1886. Falë kësaj iniciative u grumbulluan 100.000 dollarë.

Në vitin 1887, filloi të punojë në The New York World gazetarja  Elizabeth Cochran, e cila do të bëhej e famshme me pseudonimin Nellie Bly, së cilës Pulitzer ia beson disa hetime të bëra më vonë të famshme si, si keqtrajtimet ndaj pacienteve femra në spitalin psikiatrik të qytetit me titull “Ten Days in a Mad-House” ( “Dhjetë Ditë në një shtëpi të çmendur “). Ky hetim pati jeohnë tejet të madhe në publik dhe i deturoi autoritetet të marrin masa të posaçme.

Më 1888 Pulitzer kishte idenë e realizimit të asaj që shkrimtari francez Jules Verne kishte imagjinuar në një nga librat më të famshëm të tij, Udhëtim rrotull botës për 80 ditë. Pulitzer ia ngarkoi këtë mision gazetares Nellie Bly dhe ajo e sfidoi duke realizuar udhëtimin në më pak se 80 ditë. Më 14 nëntor 1889 ajo u nis nga Hoboken, në Nju Xhersi, për udhëtimin e saj prej 40 000 kilometrash. Më 25 janar 1890 Nellie arriti në Neë York, pas shtatëdhjetë ditësh, një rekord absolut (edhe pse u përmirësua pak muaj pas nga George Francis Train, i cili përfundoi udhëtimin në 60 ditë). Ditari i saj Around the Ëorld in Seventy-tëo Days (Rrotull botës në shtatëdhjetë e dy ditë) ishte një sukses i madh.

Po më 1890, botuesi i revistës “New York Sun”, e sulmoi Pulitzerin në gazetën e tij, duke e definuar “hebreu që ka braktisur fenë e tij” (babai i Pulitzerit ishte hebre, nëna katolike, ndërsa gruaja, Kate Davis, ungjillore). Ky veprim, që kishte për qëllim t’ia largonte Pulitzerit lexuesit e besimit të krishterë, e përkeqësoi shëndetin e gazetarit, tashmë jo në gjendje të mirë, dhe e detyroi atë të largohet nga drejtimi i gazetës, duke mbajtur, megjithatë, kontrollin financiar.

Në vitin 1895, Ëilliam Randolph Hearst bleu The Neë York Jurnal, duke filluar një betejë gazetareske kundër The Neë York Ëorld të Pulitzerit. Kjo garë me Hearstin, sidomos para dhe pas Luftës Spanjollo-Amerikane, e lidhi emrin e Pulitzerit me gazetarinë e karakterizuar nga sensacionizmi apo spekulimet skandaloze. Më 1896, The Neë York Ëorld inauguroi një shtojcë me ngjyra, një inovacion absolut për atë kohë. The Neë York Ëorld denoncoi një skandal që përfshinte një pagesë mashtruese prej 40 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara në kompaninë franceze të French Panama Canal Company në vitin 1909, dhe Pulitzer u hodh në gjyq nga Theodore Roosevelt dhe John Pierpont Morgan. Gjykata hodhi poshtë akuzat duke vendosur një fitore të rëndësishme për lirinë e shtypit. Më 1892, Pulitzer i propozoi presidentit të Universitetit të Kolumbias, Seth Loë, të krijonte një shkollë të gazetarisë dhe ofroi veten si huadhënës i kursit. Do të ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë. Universiteti fillimisht nuk pranoi propozimin dhe paratë, por në vitin 1902 presidenti i ri i Universitetit, Nicholas Murray Butler, pranoi kërkesën. Por projekti u realizua vetëm pas vdekjes së Pulitzerit, i cili nuk mund të admirojnë ëndrrën e tij të realizuar. Me vullnetin e tij, Pulitzer dhuroi 2 milionë dollarë në universitet, gjë që çoi në krijimin e Shkollës së Studimeve të Avancuara të Gazetarisë në vitin 1912; megjithatë, nuk ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë, pasi u parapri nga Universiteti i Misurit. Më 1917 u dha Çmimi i parë Pulitzer, në përputhje me dëshirat e Pulitzerit; shkolla e gazetarisë që ai donte mbetet më prestigjiozja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot.

Joseph Pulitzer vdiq ndërsa ishte në bordin e jahtit të tij në portin e Charleston, Karolina e Jugut, në vitin 1911. Ai është varrosur në Varrezat e Ëoodlaën në Nju Jork (në rrethin e Bronksit). / KultPlus.com

“Frankfurter Neue Presse”: Shqipëria, destinacioni evropian i pushimeve të ëndrrave

Shqipëria është ndoshta destinacioi i ri më i famshëm në Evropë. Sipas statistikave vendi mesdhetar ka regjistruar 30% më shumë turistë brenda një viti, shkruan Moritz Maier në një artikull të botuar në të përditshmen gjermane “Frankfurter Neue Presse” (FNP).

Kryeministri Edi Rama është entuziast – dhe po sakrifikon shumë për të.

Shqipëria po lulëzon si një destinacion udhëtimi. Vendi ka shënuar rritjen e katërt më të lartë të turistëve ndërkombëtarë në mbarë botën.

“Një levë e madhe për prosperitet për vendin ekonomikisht të dobët”, tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Megjithatë, rritja e turizmit nuk ofron vetëm mundësi zhvillimi – por ajo mund të dëmtojë mjedisin. Kjo mund të shihet aktualisht në Spanjë, ndër shumë vende të tjera.

Në shumë rajone, popullsia atje po proteston gjithnjë e më dhunshëm kundër të ashtuquajturit turizmit masiv.

A do të ketë të njëjtin fat edhe Shqipëria? Ruajtja e natyrës tashmë po vuan nga fluksi i turistëve.

Pushimet në Evropën Juglindore: Rritje rekord e turizmit në Shqipëri

Brenda një viti, numri i turistëve në Shqipëri u rrit me rreth 30%– duke shënuar një rekord.

Në vitin 2022 u regjistruan 7,5 milionë turistë ndërkombëtarë, dhe në vitin 2023 rreth 10,1 milionë.

Këto janë shifrat e Organizatës së Turizmit të Kombeve të Bashkuara. Vetëm turizmi kontribuoi masivisht në rritjen ekonomike prej 5% në 2022.

Në vendet e BE-së – veçanërisht në Gjermani – Shqipëria është konsideruar prej kohësh si destinacioni më i njohur kur bëhet fjalë për pushime të lira, natyrë të bukur dhe arkitekturë historike.

Kryeministri Rama shprehet veçanërisht i kënaqur për rritjen e turizmit nga Gjermania.

“Kjo është një gjë e madhe. Së pari, Shqipëria ka patur një reputacion të keq në Gjermani për një kohë të gjatë.  Kjo po ndryshon shumë për shkak të rritjes së turizmit”, tha Rama në një intervistë, në një vizitë shtetërore në Berlin si pjesë e Konferencës së Ballkanit Perëndimor.

Autokrati komunist Enver Hoxha e izoloi Shqipërinë për disa dekada gjatë Luftës së Ftohtë.

Shqipëria tani po kërkon të bashkojë forcat me BE-në dhe është kandidate për anëtarësim që nga viti 2014.

Turistët gjermanë janë një “fat” për Shqipërinë

Nga ana tjetër, turistët gjermanë në veçanti përfaqësojnë një sukses të qëndrueshëm.

Këtë e tregon përvoja nga vendet e tjera: Kur një numër i madh pushuesish nga Gjermania vizitojnë vendin, ky është një sinjal për një sektor të qëndrueshëm dhe afatgjatë të turizmit.

Kryeministri dëshiron ta promovojë këtë. “Gjermanët shpesh kalojnë 30 ditë pushime. Dhe zakonisht marrin vetëm disa ditë për pushime më të shkurtra. Gjithnjë e më shpesh, disa nga këto ditë – i kalojnë në Shqipëri. Për ne, ky është një fat”, tha Rama.

Kritikët shpesh i referohen pasojave kur numri i turistëve rritet kaq ndjeshëm.

Ajo që ndodh kur ka një fluks turistësh të huaj dhe vendas – përveç përfitimeve ekonomike – është edhe shfaqja e pasojave nga turizmi masiv, siç mund të shihet për shembull në Spanjë./atsh/KultPlus.com

Kryeministri Kurti: Asociaconi që po e kërkon Serbia do ta minonte Kushtetutën e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe që po kërkohet nga Serbia do ta minonte Kushtetutën e Kosovës. Këtë deklaratë Kurti e ka bëre ditë më parë gjatë një adresimi ndaj komunitetit të Harvardit, organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvardit, ndërsa një pjesë nga fjalimi e ka publikuar në platformën “X”.

“Asociacioni që po e kërkon Serbia, pa e njohur fillimisht Kosovën, do të kërkonte të merreshin fuqi ekzekutive, qoftë nga Qeveria, qoftë nga komunat, gjë që do ta minonte Kushtetutën tonë. E njëjta gjë vlen edhe për garancitë specifike për kishat dhe manastiret ortodokse të cilat gëzojnë zona të veçantë mbrojtëse nga dhjetëra deri në mijëra hektarë. Kësaj kërkesë do t’i duhej qeverisje nga një shtresë që nuk është e rregulluar ligjërisht për të ofruar gamën e gjerë të mbrojtjeve të cilat rendi i tanishëm veçse i ofron. Ky është një rast kur kërkesa për më shumë është në fakt një ofertë më pak”, ka deklaruar Kurti.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj qeverisjes së zellshme që nxit një rritje më të barabartë dhe mbrojtje të fortë të Kushtetutës sonë”, ka theksuar ai.

Rodri, fitues i “Topit të Artë”

Mesfushori i Manchester Cityt dhe Spanjës, Rodri është fitues i Topit të Artë. 28-vjeçari u shpall më i miri në ceremoninë e mbajtur të hënën mbrëma në Paris. 

Rodri me Spanjën ka fituar Kampionatin Evropian, ndërsa me Manchester Cityn fitoi Premier Leaguen.

Ka shkëlqyer gjatë gjithë edicionit të kaluar. Aktualisht është i lënduar.

Rodri është shpallur më i miri për periudhën prej gushtit të vitit 2023 deri në gushtin e vitit 2024. 
Është pritur që Vinicius Junior i Real Madridit ta fitojë Topin e Artë, por gazetarë sportivë nga 100 vendet më të ranguara të FIFA-s votuan për Rodrin.

Kishte thirrje Vini para se të shpallej fituesi.

Rodri doli me paterica në skenë për ta pranuar çmimin.

Vepra e bananes së ngjitur në mur mund të shitet për 1.5 milion në ankand

Pesë vjet pas krijimit të veprës së artit “Comedian” të Maurizio Cattelan, i përbërë nga një banane e ngjitur në një mur, ajo mund të arrijë 1.5 milion dollarë kur të dalë në ankand nga Sotheby’s në qytetin e New Yorkut muajin e ardhshëm.

Megjithatë, ajo që ju merrni në të vërtetë për shumën marramendëse nuk është banania origjinale.

Kjo pasi artisti nuk mund të instalojë veprën me frut në shtëpinë e atij që e blen atë. Në vend të kësaj, ai do të marrë një certifikatë autenticiteti, për të dhënë udhëzime të hollësishme se si ta realizoni veprën.

Plus, blerësi do të marrë një banane të re dhe një ngjitës. Cattelan fillimisht krijoi tre “Comedian” për Art Basel Miami, duke blerë tre banane për më pak se një dollar në një dyqan ushqimor lokal.

Dy nga veprat u shitën më pas për 120,000 dollarë, ndërsa e treta iu dhurua Muzeut Guggenheim. Tani, “Comedian”, i cili do të shfaqë një banane të freskët dhe një shirit të ri ngjitës, po shkon në një “turne global”, duke u ekspozuar në galeritë e Sotheby’s anembanë botës përpara ankandit në New York City më 20 nëntor. Kritikët e artit kanë theksuar se përfaqësimi i “Comedian” nuk është vetë vepra, përkundrazi thonë se ajo vepër shtron pyetje dhe ide rreth asaj që në të vërtetë përbën “art”.

Rikujtojmë se, pak muaj më parë një student arti nga Universiteti Kombëtar i Seulit vendosi të bënte të papriturën me një vepër ikonë të artistit italian Maurizio Cattelan, nga një mur në Muzeun e Artit Leeum në Seul. Vepra ishte pikërisht një banane e ngjitur në mur dhe studenti vendos ta marrë dhe ta hajë atë. Sipas burimeve, studenti i tha muzeut se e hëngri sepse ishte i uritur. Pasi e copëtoi frutin, studenti koreano-jugor e ngjiti lëvoren përsëri në mur. Lëvorja u zëvendësua më vonë nga muzeu me një banane të freskët./Top Channel/ KultPlus.com

Letër engjëllit tim mbrojtës

Ragip Sylaj

I.
Si t’ia nis letrës që nuk shkruhet me ngjyrë, gjak as penë
Si t’ia nis të panisshmës të lajmërohem nga gryka e ferrit
Ndoshta ai është vetëm brenda meje
Vetëm përbrenda meje vlon, djeg prush

Jam në kurth me veten me dashurinë me urrejtjen
Për faj të pafaj për faj të pafuqisë sime
Apo të ndonjë shkaku të pathënshëm kozmik
E s’kam kujt t’i ankohem pos teje

Vetja nuk më kupton nuk e di sa më do
Shpeshherë më braktis si jetimin si mëkatarin e madh
Të tjerët nuk më duan nuk e di a më urrejnë
Por një gjë e di se këtu ku jam, jam i tepërt

Prandaj marr vetëm dhurata dhembjesh
Që i bart si relikte të shenjta
I ruaj brenda vetes përderisa të më bluajnë të tërin
Deri atëherë mund t’i shkruaj memoaret e hidhura
Dhe përsiatjet e pakuptimta: përse erdha në jetë
Përse i rashë këndejpari dhe çka lashë e ç’bëra
Për të mos i ardhur Tokës rënd
Kësaj nëne të mirë që na krijon me gëzim
Që na rrit me hare e na merr në gjirin e amshimit të vet

Vetja nuk më zë Engjëlli im Mbrojtës
Pikëllimi ma ka ngjyrosur fytyrën përbrenda
Dhe ma ka nxirë kaltërinë përjashta
Dielli i hutuar është fshehur pas një reje të zezë
Dikur agonte i bukur e magjepsës në imagjinatën time
Yjet në qiellin virtual
Që s’e kanë ndriçuar kurrë errësirën brenda meje
Mund të shfaqen pas mijëra vitesh drite hyjnore
Hëna si e përdalë shpërfaq gëzimin e vet naiv
As ftohtësia nuk ngroh as ngrohtësia nuk freskon
Në këtë pafundësi apokaliptike

Eja e më nxirr së këndejmi Engjëlli im Mbrojtës
Nxirre këtë fëmijë të plakur e të pamësuar me jetën
Me jetën që nuk çel lule të bardha në këtë kohë traumatike

II.

Kurrë s’më ka përqafuar dashuria aq sa më ka kafshuar urrejtja
Kurrë nuk m’është qasur mirësia aq sa m’ka ledhatuar përbuzja
Kurrë nuk m’u shfaq përdëllesa aq sa m’mbuloi vala e talljes
Kurrë nuk më buzëqeshi dielli i gëzimit aq sa ylli i zhgënjimit
Kurrë nuk m’trokiti n’derë shpresa aq sa m’vërshoi brenga
Kurrë nuk m’ka përdëllyer gëzimi përveçse kur nuk kam qenë aty

Ndoshta kam jetuar më tepër se që është dashur
Ndoshta u harxhuan jeta galdimi, hareja, shpresa
Ndoshta ato janë me mua por unë jam në gjumë
Ndoshta ato janë afruar e unë s’i vërej symbyllur
Ndoshta i ka ndalur dikush në t’bujshëm
Rrugës kah vinin për tek unë
Ndoshta kanë ardhur të tërmekura e nuk më kanë parë
Ose m’kanë parë të mërrolur e janë tutur prej meje
Ndoshta është faji im se s’kam ditur t’i tërheq
T’i josh s’kam ditur të flirtoj me to
Ndoshta në një tjetër rrenë kanë banuar ato
Ndoshta në një rrenë tjetër të bukur kam mundur të banoj unë
Unë i kam kërkuar edhe kur nuk është ditur për to
Ato më kanë kërkuar edhe kur nuk është ditur për mua
Por çudia si çdo çudi tjetër është si nuk u takuam kurrë
Apo kur u takuam nuk u njohëm
Apo ishim krijesa me maska dhe pa fytyrat tona t’vërteta
Se këndej t’frikësuar ikëm nga njëri-tjetri
Në dy anë të planetit në dy skaje të mendimit
Në dy pole të ëndrrës në dy vorbulla imagjinare
Përderisa n’pafundësi t’na bëjë bashkë pafundësia
Atëherë do të dalim të rikrijuar si pas Luftës së Trojës
Atëherë do të shpërfaqemi si pas themelimit të Romës
Atëherë do të rilindemi si pas luftës së Kosovës
Në një çast orgazme kur s’do të ketë kohë e hapësirë
Vetëm lumturia do të trillohet n’qeliza
Nga e cila do të çelin pafundësisht lulet e jetës
Edhe përtej vdekjes

III.
Kanë me ardhur pranverat e kanë m’i gjetë veç vargjet
Kanë me ardhë verat e kanë m’e gjetë veç blerimin e kallur
Kanë me ardhur vjeshtat e kanë me gjetë zbrazëti këngësh
Kanë me ardhë dimrat e kanë m’e gjetë kapituj t’ftohtë jete
Ka me ardhë Stina e Pestë me virgjëri të humbur
Vajtimi i zanave ka me i shurdhu’ Lugjet e Verdha

S’kanë me ardhë pranverat për harrimin e çartur habie
S’kanë me ardhë verat për kallirin e shurdhër të mendimit
S’kanë me ardhur vjeshtat për frytet e papjekura t’pendimit
S’kanë me ardhur dimrat për shpresat e mërdhira
Por ka me na bartur fjala prej libri në libër
Ka me na bartur poleni prej lulesh në lule
Ka me na bartur era si ajrin e dobishëm për bimë
Ka me na bartur përroi si etjen e djegur për zogj
Ka me na bartur gjethi si kujtimin e zverdhur ndër mote

Dikush ka me u ba këngë e dikush pemë e pjekur
Dikush ka me u ba elegji e dikush dru i djegur
Dikush ka me u ba kujtim e dikush përmendore fjale
Dikush ka me u ba trishtim e dikush muranë kujtese
Dikush ka me u ba pëshpëritje e dikush lapidar pendese

IV.
Ndaj po të nis letër ankimi letër njohtimi
Siç niset kërkesa për punë a lutja për shpëtim
Siç niset lutja për pendesë a kërkesa për ankesë
Të më fashitet tronditja e gjakut e turbullimi i shpirtit
Të mos e vjell veten as helmin të mos e mbaj brenda
Të mos mërdhij në fushë as t’mos digjem përbrenda
Paqen ta gjej atje tek e ka humbur i trazuari
Harmoninë ta gjej tek e ka humbur i shthururi
Guximin ta gjej atje tek e ka humbur qyqari
Mençurinë ta gjej atje tek e ka humbur i marri
Forcën e qëndresës ta gjej atje tek e ka humbur i vdekuri
Vetveten ta gjej atje tek e ka humbur i humburi

Ndaj letër po të nis Engjëlli im Mbrojtës
Një letër që s’shkruhet si shkruhet letra
Një letër siç nuk lexohet letra në turmë
Një letër me nga pak vrer me nga pak helm e nga pak mllef
Një letër e mbarsur shqetësim që i ka humbur poetit
Një letër e dehur zbrazëtie mendimesh t’paardhura
Një letër e zverdhur dhembjesh dhe kohësh të harruara
Një letër e zhubrosur moskujdesjeje dhe e vruguar

A është letër që e shkruan i vdekuri apo i palinduri
A thua e shkruan pendestari apo i pabinduri
A thua e shkruan këngëtari apo shtegtari
Gojëkyçur nga heshtja mashtruar nga tregtari
M’ndjej sa herë që kjo letër nuk është letër
M’ndjej sa herë që kjo këngë sa duhet nuk është vepër
Më ndjej sa herë që kjo letër nuk e bind Providencën
Dhe sa herë i shqetëson gjakrat e nuk e zgjidh çështjen

Po atje lart është paqja dhe ju s’e keni vetëm për vete
Atje lart është dashuria që mjafton edhe për të tjerët
Atje lart është mirësia që varfërohet po u konservua
Atje lart rri bujaria që pakësohet po s’u dhurua
Atje lart rri gëzimi që gëzohet kur dikë gëzon
Atje lart rri ndriçimi që nuk përhapet po s’rrezaton
Atje lart rri mençuria që marrëzia s’e pranon
Atje lart ngjizet jeta shenjtëri që grafullon
E të ligat na i prapëson

V.
Vallë është letër e shkruar nga varri apo në varr dërgohet
Vallë është letër e shkruar nga ferri apo nga ferri prapësohet
Vallë është letër e shkruar nga shkretëtira apo n’shkretëtirë lexohet
Vallë është letër e shkruar në kënetë apo në kënetë arrin
Vallë është letër e shkruar në zgafellë apo zgafella e zhbin
Vallë është letër e shkruar pa kuptim e moskuptimi e përpin
Apo është letër e stisur vetëm për art e për lexim

Zjarrin e prushtë ia ndien ai nga i cili buroi
Zjarrin e akullt ia ndien ai tek i cili përfundoi
Ankthin e gulçimin ia ndien ai që e krijoi
I ankthshëm e i akullt ndihet edhe ai që e shijoi
I brengosur u ndi ai që i skaliti këto radhë
Pa brenga nuk mbeti as ai që e përjetoi si përrallë
I nemitur mbeti në fund ai që këndoi nga zori
I pa nemitur nuk mbeti as ai që e interpretoi si aktori

Kjo letër u nis nga një i vdekur
Apo te i vdekuri ka ardhur
Kjo letër u nis nga shpella
Apo në shpellë ka mbërri
Kjo letër është shkruar nga një yll rojtës
Për të përfunduar te Engjëlli im Mbrojtës
Është nisur nga krijesa e kallur prej etjes
Nga një njeri që s’ka mundur ta luajë rolin e vetvetes
Nga një njeri që ka frymuar brenda fjalës
Brenda dhembjes kopsht parajse
Por dije imzot që s’po më lënë bremjet…
Sa herë po m’lëshojnë andrrat po m’kaplojnë dhembjet*

VI.
Engjëlli im Mbrojtës më trego
Si ta vizatoj melankolinë
Si ta pikturojë mërzinë
Si ta fotografoj pikëllimin
Si ta kompozoj dëshpërimin
Si ta skanoj mllefin
Si ta bëj shfaqje zhgënjimin
Si ta filmoj pakënaqësinë
Si ta bëj këngë padurimin
Si ta fsheh pafuqinë
Si ta bëj operë varfërinë
Si ta xhiroj tingullin jo ndrojtës
Më trego Engjëlli im Mbrojtës

Thuamë Engjëlli im Mbrojtës
A shlyhet vizatimi i melankolisë
A griset pastaj piktura e mërzisë
Si mund ta djeg imazhin e pikëllimit
Më tej si ta dekompozoj dëshpërimin
Pamjen e shëmtuar të mllefit si ta hijeshoj
Shfaqjen e zhgënjimit si t’ia maskoj publikut
Këngën e padurimit si ta qetësoj
Pafuqinë si ta shpërfaq n’epos heroik
Xhirimin e tingullit t’shpresës si ta bluaj
Engjëlli im Mbrojtës më thuaj

Më mëso Engjëlli im Mbrojtës më trego
Si ta zhvendos imazhin e melankolisë
Si ta çrrënjos barin e mërzisë
Si ta shartoj pemën e pikëllimit
Si ta rrënoj murin e dëshpërimit
Si ta qetësoj lumin e mllefit
Si ta thaj kënetën e zhgënjimit
Si t’i pres ferrat e mosdurimit
Si ta forcoj qenien e pafuqisë
Si ta ndërtoj shtëpinë e shpresës
Por jo dosido
Më trego Engjëlli im Mbrojtës më mëso

VII.
Kur të arrij letra te ti ndoshta mund të vdesë vdekja
Dhembja mund të shafitet në parahistori
Djalli mund të dalë nga trupi të shkojë me ujërat e zeza
Hidhërimi mund avullohet si ujtë e valuar

Sëmundja mund të shërohet para se të lëshojë rrënjë
Makthi mund të çlirohet si në një ëndërr të bardhë
Kujtimet e zeza do të fundosen në pellgun e harrimit
Kaosi do të organizohet në fund të rrënimit
Verbimit do t’i vijë drita e paparë më parë
Engjëjt e zinj do të vajtojnë pse s’u ftuan në garë
Muret do të rrënohen për ta çmbyllur vetminë
Burgjet do të shemben për ta zhburgosur dashurinë
Kur të arrijë letra te ti mund të jetë harruar vdekja
Në luadhe të ëndrrës mund të ketë lulëzuar jeta
Vetëm atëherë do ta dimë saktë ku do të jetë pikëpjekja

Andaj të lutem ma prapëso pikëllimin
Të lutem shumë ma zhbëjë si t’mundesh dëshpërimin
Porosit marangoz që t’ia hap derën gëzimit
Deri atëherë do të kem mësuar t’i gjej ilaç shqetësimit
Ma mëso rregullin e harmonisë aty ku s’e gjej dot
Ma mëso qeshjen të lutem aty ku veç mund të derdh lot
Ma mëso magjinë e dashurisë aty ku vërshon urrejtja
Më mëso të flas bukur aty ku s’durohet heshtja
Më mëso ta urtoj marrëzinë ta mençuroj çmendurinë
Të bëj ilaç nga helmi që askush dot s’e përpin
Më mëso të bëj ar nga hekuri o alkimist i mirë
Më mundëso ta shndërroj përherë ujin në verë
T’i strehoj të pastrehët të uriturit t’i ushqej
Apatridët t’i bëj me atdhe të robëruarve lirinë t’ua kthej!

(Mars- prill, 2016)