Robert De Niro: Kur do dikë duhet t’i besosh atij, nuk ka rrugë tjetër, duhet t’i japësh ‘çelësat’ e gjithçkaje që të përket ty

Robert De Niro konsiderohet si një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe ai ka arritur sukses në pothuajse në çdo zhanër filmi.

Por gjithashtu, ai është regjisor dhe producent filmi.

De Niro vjen prej një familje artistësh: nëna e tij, Virginia Admiral, ka qenë piktore,i ati i tij, Robert, ishte piktor, skulptor dhe poet. Ai u rrit në pjesën e qytetit të New York City në Little Italy në Manhattan. Ka qenë i martuar dy herë.

Ka një vajzë, Drina, dhe një djalë, Raphael, nga martesa me gruan e parë Dianne Abbott; dhe dy djem, Julian Henry dhe Aaron Kendrick, nga marrëdhënia e tij me modelen Toukie Smith.

Djemtë e Smith dhe De Niro-s janë binjakë, dhe janë ngjizur “in vitro”.

Në 2004 ai u rimartua me gruan e tij të dytë, Grace Hightower.

De Niro ka pasur një ndikim domethënës për artin, qoftë në filma, qoftë në fjalimet e tij mbresëlënëse, duke dhënë këshilla të panurmëta edhe si një mentor i mirë për studentët.

Në vijim, do t’ju njohim me 30 thënie të të madhit Roberto de Niro, i cili njihet për fjalët e tij me “peshë”, që i ka fiks mësime nga jeta e tij…

1 – Njeriu mëson dy mësime më të mëdha në jetë: Kurrë mos ua ktheni shpinën miqve tuaj, dhe gjithmonë mbajeni mbyllur gojën.

2 – Një derë e re do të hapet për ty – një derë në refuzimin e përjetshëm. Është e pashmangshme.

3 – Zbulove një talent, zhvillove një ambicie dhe njohe pasionin tënd. Kur e ndien atë, nuk mund ta luftosh – thjesht duhet ta pranosh!

4 – Ju bëj thirrje të provoni sa më shumë, të jeni mendjehapur, të mirëprisni eksperienca dhe ide të reja. Nëse nuk e provon, nuk do e dish kurrë.

5 – Talenti qëndron në zgjedhjet që bëni.

6 – Punoni shumë: Do të keni kohë për të pushuar kur të vdisni.

7 – Nuk futem në ato diskutime të gjata ta bëj apo mos ta bëj një gjë. Në fund të ditës, do pendohesh për atë që nuk bëre.

8 – Jeto momentin. Pikë. Ji aty. Sepse nëse mendoni gjatë kohës se duhet të bëni ndonjë gjë të jashtëzakonshme, nuk do të funksionojë kurrë. Nëse ndodh, ndodh. Nëse jo, jo. Mos u shqetësoni. Thjesht kini besim, ndershmëri, jini të vërtetë. Kaq kërkoni.

9 – Jeta rrallë ndryshon tërësisht, por vazhdimisht ndryshon në detaje.

10 – Ndonjëherë, nëse ke kufizime financiare, ky është përfitim. Të detyron të gjesh ndonjë ide krijuese.

11 – Njëherë dikush më tha: Mos e li veten të shkosh pas diçkaje apo dikujt me të cilin nuk ke dëshirë të rrish as 30 sekonda.

12. E di që është e rëndësishme t’i japësh kujtdo aq liri sa mundesh kështu që ata të mos ndiejnë se ka limite. Me çdo gabim që bëjnë, çdo gjë shkon mirë. Të mos jenë të frikësuar të provojnë gjëra të reja apo mos të besojnë tek vetja.

13 – Nuk ke pse e bllokon dhimbjen kaq shumë. Pa dhimbjen për çfarë do të flisnim?

14 – Sot unë qesh më shpesh sesa kur isha i ri. Kjo sepse unë kam filluar mos t’i gjykoj më njerëzit

15 – Paratë e bëjnë jetën më të lehtë. Nëse je me fat t’i kesh ato, atëherë je me fat.

16 – Kur isha i ri, nuk frikësohesha kur më thonin “Jo”. I them fëmijëve të mi, dhe kujtdo: Nëse nuk e provon, kurrë nuk e di. Nuk e merrja si refuzim “Jo-në”. Disa gjëra shkojnë kundër teje. Ke refuzime plot, por kjo është pjesa e bukur e jetës.

17 – Nëse s’ke kritika, atëherë kush do të të thotë se si e ke bërë punën tënde?

18 – Nëse je ulur në karrigen e duhur, nuk do të të duhet shumë kohë për të kuptuar që je rehat në të.

19 – Koha ecën, kështu që çfarëdo që të bësh, bëje tani. Bëje tani. Mos prit!

20 – Do të ketë kohë, kur edhe më e mira jote nuk mjafton. Mund të ketë shumë arsye pse ndodh kjo, por për aq kohë sa jep më të mirën tënde, çdo gjë shkon mirë. Nëse merr notën më të lartë në shkollë, kjo nuk do të thotë se do të marrësh të njëjtën notë dhe në jetë.

21 – Nuk ka asgjë më ironike dhe kontradiktore se vetë jeta.

22 – Refuzimi mund të të pickojë, por ka shumë pak ndikim tek ty.

23 – Kur vjen puna te arti, pasioni duhet të jetë një gjendje e përhershme. Jo thjesht po ndjek ëndrrat, por po kap dhe fatin tënd.

24 – Nuk je përgjegjës për çdo gjë që ndodh, por je pjesë e saj. Duhet të vendosësh gjithçka nga vetja në gjithçka që bën.

25 – Nuk ke nevojë për fjalë për të shprehur ndjenjat.

26 – Një nga gjërat e aktrimit është se të lejon që të jetosh jetën e njerëzve të tjerë, pa pasur nevojë të paguash çmimin.

27 – Është e rëndësishme të mos tregosh. Njerëzit nuk përpiqen për të treguar ndjenjat e tyre, ata përpiqen për t’i fshehur ato.

28 – Nëse ka një Zot, ai ka shumë përgjigje për të dhënë.

29 – Kur do dikë duhet t’i besosh atij, nuk ka rrugë tjetër. Duhet t’i japësh ‘çelësat’ e gjithçkaje që të përket ty. Ndryshe, ku do të ishte kuptimi i gjithë dashurisë?

30 – Mos ki frikë të bësh atë që të thonë instinktet./konica/KultPlus.com

Legjenda e operas Jose Carreras vjen në Tiranë, turi i fundit para mbylljes së karrierës

Legjenda e operës, Jose Carreras, vjen në Tiranë për një koncert të paharrueshëm më 8 shtator. Një prej tenorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, e bën skenën e stadiumit “Selman Stermasi” një nga ndalesat e turit të tij të fundit para se të tërhiqet nga jeta artistike.

Artisti që ka prekur skenat e mëdha ndërkombëtare dhe pjesë e trios më të njohur në botë të “Tre tenorëve”, shënon një moment të veçantë dhe unik për adhuruesit e muzikës në Shqipëri. Jose Carreras ka ndriçuar skenën e operës për dekada të tëra ndërsa performancat e tij janë të njohura për emocionet e thella dhe interpretimet e jashtëzakonshme. Me një karrierë që përfshin disa nga teatrot më prestigjioze të operës dhe një repertor të pasur, Carreras ka shënjuar standardet e artit operistik.

Koncerti i tij në stadiumin “Selman Stermasi” që këtë vit është kthyer në skenën e artistëve më në zë të zhanreve të ndryshme, do të jetë një përvojë unike. Ai ofron mundësinë për të dëgjuar ariet më të njohura dhe pjesë të tjera të repertorit të Carreras, të cilat do të interpretohen me pasionin dhe mjeshtërinë që e karakterizojnë artistin.

LEGJENDA CARRERAS

Nga fëmijëria në Barcelonën e viteve 1970 drejt skenave më të mëdha të artiti lirik, José Carreras ka qenë një nga artistët që ka ditur të hapë dyert e mëdha të skenave. Nga Gran Teatre del Liceu të Barcelonës ai ka pushtuar teatro dhe festivale prestigjioze të operës në botë, përfshirë Teatrin alla Scala të Milanos; Metropolitan Opera House të New York-ut; Opera e San Francisko, Staatsoper e Vienës, Royal Opera House e Londrës, Opera e Mynihut, Lyric Opera e Chicago si dhe Festivalet e Salzburgut, Aix-en-Provence, Edinburg dhe Verona.

José Carreras ka bashkëpunuar me drejtuesit më të njohur të orkestrave, përfshirë Herbert von Karajan, Leonard Bernstein dhe Zubin Mehta, ndërsa repertori i tij përfshin mbi gjashtëdhjetë opera, ndër të cilat: La Bohème, Tosca, Werther, Don Carlo, Carmen, La Forza del Destino, I Pagliacci, L’Elisir d’Amore dhe Un Ballo in Maschera. Diskografia e tij përfshin mbi 160 regjistrime, veçanërisht 50 opera të plota, oratore, recitale popullore dhe klasike. Ai ka marrë shumë disqe ari dhe platinumi dhe ka shitur rreth 80 milion regjistrime ndërsa fitues i dhjetëra çmimeve, medaljeve e titujve.

Koncertet e 3 Tenorëve me José Carreras, Plácido Domingo dhe Luciano Pavarotti më mijëra spektatorë, janë kthyer në një mënyrë për të afruar publikun me këtë zhanër.

Syri i Kaltër në Sarandë, 4220 vizitorë brenda një dite

Parku natyror “Syri i kaltër” në Sarandë vijon të jetë ndalesa e një numri të lartë turistësh edhe gjatë këtij sezoni veror.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri sot të ditur se Parku Natyror i Syrit të Kaltër, ndër destinacionet më të vizituara, ka mirëpritur plot 4220 vizitorë vetëm në një ditë përgjatë muajit gusht.

“Specialistët e zonave të mbrojtura kujdesen përherë për të ofruar një eksperiencë sa më të plotë për kureshtarët e turistët”, vlerësoi Kumbaro.

“Syri i kaltër” ndodhet pranë fshatit Muzinë, pranë rrugës nacionale Delvinë-Gjirokastër, rreth 30 minuta larg nga Saranda.

Ai është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të “Parkut Natyror”, me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër, që mban brenda parkut.

Vitet e fundit “Syri i Kaltër” ka tërhequr shumë vizitorë nga vende të ndryshme të botës./atsh/ KultPlus.com

Studio BA Estetikë dhe Higjienë Dentare në UNI-Universum International College, profesioni më i paguar si dhe programi i vetëm i akredituar në Kosovë

Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University, ofron programin e vetëm të akredituar në Kosovë, BA Estetikë dhe Higjienë Dentare, profesioni më i paguar.

📢 Studio BA në Estetikë & Higjienë Dentare, Merr licencë për të hapur Qendrën tënde për Higjienë Dentare.

REGJISTROHU ONLINE duke klikuar këtu.

Studentët e regjistruar në këto programe do të ketë mundësinë të përfitojnë nga një edukim të klasit botëror dhe të zhvillojë aftësi të specializuara për sukses në këto fusha profesionale.

PSE TË STUDIONI BA. Estetikë dhe Higjienë Dentare në UNI?

  • Diplomë të fuqizuar nga Arizona State University
  • Studime me Standarde Amerikane
  • Praktikë Profesionale dhe Punësim
  • Qasje në kurrikulën e Arizona State University

Të diplomuarit në BA Estetikë dhe Higjienë Dentare kanë këto mundësi të punësimit: 

#Informohu në detaje për planprogramin këtu!

Regjistrimet kanë filluar! Mos e humbisni mundësinë për të krijuar suksesin tuaj me edukim amerikan, të fuqizuar nga Arizona State University, universiteti më i madh publik dhe nr. #1 në SHBA për inovacion. Studio në UNI duke aplikuar këtu! Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

Hendbollistet e Kombëtares U18 arrijnë fitoren e dytë në Botëror

Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës e kanë shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Botëror në Kinë.

Të dielën paradite, Dardanet e reja mundën Kanadanë me rezultat 26:20 .

Diferenca u bë në pjesën e dytë, në të cilën vajzat tona shfaqën lojë më të mirë se kanadezet.

Pjesa e parë përfundoi 12:9 për Kanadanë, por në pjesën e dytë Kombëtarja e Kosovës u kthye furishëm.

Ndeshja i takoi Grupit II të President’s Cup, ku garohet për pozitat prej 17 deri në 32. Është kjo faza e dytë grupore.

16 kombëtaret më të mira garojnë për të avancuar në fazën nokaut, ndërsa 16 të tjerat për plasman më të mirë.

Sara Gjergjaj shkëlqeu te Kosova dhe u shpall më e mira e ndeshjes. Ajo bëri dallimin me shpërthime individuale, sidomos në pjesën e dytë. I shënoi shtatë gola nga shtatë tentime. Diona Dreshaj e Andra Uglani i kishin nga katër gola, kurse tri i shënoi Arona Krasniqi.

Pas dy ditësh Kombëtarja jonë luan ndaj Koresë së Jugut. 

Ikona e filmit Alain Delon/ Dashuria e tij më e madhe dhe dëshira e tij e fundit…

Alain Delon u shua në moshën 88-vjeçare. Aktori legjendar (106 filma) ra në gjumë të qetë në shtëpinë e tij në Douchy afër Parisit, thanë tre fëmijët e tij Alain Fabien, Anouchka dhe Anthony (59) të dielën në mëngjes.

Dëshira e tij e fundit ishte një ceremoni katolike. “Do ta lë botën pa keqardhje. Të gjithë njerëzit vdesin nga pikëllimi”, shprehej Delon.

Fëmijët kohët e fundit luftuan për trashëgiminë e tij miliona dollarëshe.

Në “The Day and the Night” (1997), Delon ndoqi rininë e tij si një ish-boksier në Meksikë. “Unë isha një interpretues – jo një aktor,” tha ai për karrierën e tij.

Ai ishte një plaçkë. Ai ishte një egoist. Maço i Parisit. Ai ishte seksi. “Po të mos isha aktor filmi, do të kisha preferuar të isha gangster”, tha dikur Delon.

Alain Delon ishte një burrë ëndrrash dhe një makth për gratë. E kanë dashur, i ka dashur, i ka rrahur, i ka lënë. “Më kanë ngacmuar dhe i kam ngacmuar. Kështu ishte atëherë. Gjithmonë duhet të gënjesh kur dashuron. Gjithë jetën”.

Kur Romy Schneider (si Marianne) dhe Alain Delon (si Jean-Paul Leroy) filmuan “The Swimming Pool” në 1968, romanca e tyre private ishte zhdukur prej kohësh. Sidoqoftë, kishte një kërcitje të madhe në ekran.

Romy Schneider donte të vriste veten kur Delon iku si hajdut në 1963 pas pesë vitesh dashuri. Trëndafila të kuq shtriheshin në shtratin e saj: “Unë jam në Meksikë me Nathalie, Salut Delon (Ajo ishte e vetmja grua me të cilën u martua, e cila mbante emrin e tij, nëna e djalit të tij Anthony.)

“I kisha të gjitha talentet – por jo talentin për lumturi. Gjithmonë kam dashur të postoj një reklamë të kërkuar: Në kërkim të lumturisë!”

Alain Delon ishte djali i një pronari kinemaje. Njerku i tij ishte një kasap. Ai u përjashtua nga shkolla gjashtë herë.

Në moshën 17-vjeçare ai doli vullnetar për të luftuar në Luftën e Indokinës (Vietnam): “Ishte koha ime më formuese dhe më e lumtur. Unë isha si një kafshë.” Oficeri i tij shprehej: “Ai ishte një sadist, një djalë që i pëlqente të vriste. Një deviant seksual!”

Ai ishte një “Akrep” (shenja e zodiakut) me një “bukuri” që tërhiqte në mënyrë magnetike gratë. Në Paris, shtatë gra donin që ai të ishte një tutor, siç ishte ai.

Ai u zbulua në Festivalin e Filmit në Kanë me një smoking të huazuar në moshën 21-vjeçare – si gangster. Hollivudi ofroi një kontratë shtatëvjeçare – ai nuk pranoi!

Regjisori i tij i parë, Yves Allégret (i cili xhiroi me të “Killer Allows to Be Asked” në vitin 1957) tha: “Vetëm ji vetvetja! Lëviz siç je. Thjesht mos u përpiqni të veproni.” “Unë isha një interpretues – jo një aktor!” – tha ai për veten e tij.

Sytë blu të akullt të Delonit kërkuan si një peshkaqen. Fytyra e skalitur e një statuje mermeri. Eci si ushtar. Miku i tij i madh Jean-Claude Brialy shprehej: “Sapo Alain hyri në një dhomë, të gjitha gratë, burrat, qentë, macet, tavolinat dhe karriget u dashuruan menjëherë me të”.

Filozofia e tij e jetës: “Shumica e njerëzve shkojnë të flenë njësoj si kur u ngritën. Dua të ketë një aventurë të madhe në mes!”

Dashuria e tij e madhe ishte Romy Schneider – ajo ishte 20 dhe ai 23 kur u takuan në xhirimet e “Christine” në 1958. Ajo ishte e famshme (“Sissi”), ai ishte i panjohur – por famëkeq. Nëna e Romit, Magda shprehej: “Ai do të të tërheqë në humnerë!” Çifti u fejua në vitin 1959.

Thrilleri i tyre romantik “The Swimming Pool” (1969, gjashtë vjet pas ndarjes së tyre) u bë një kult. Kur Romy vdiq nga një atak në zemër në 1982 (pas vdekjes aksidentale të djalit të saj David, †14), ai mbajti zi pranë shtratit të saj për një orë. Ai pagoi për funeralin e saj.

Në 30-vjetorin e vdekjes së Romy në 2012, Delon vizitoi varrin e saj në varrezat franceze Boissy sans Avoir. Ai mbante gjithmonë tre Polaroid të dashurisë së tij të përjetshme që kishte marrë me vete

Dashuria e tij e fundit ishte modelja belge Rosalie van Breemen (58), nëna e fëmijës së preferuar Anouchka dhe të larguarit Alain-Fabien. Ndonjëherë mund ta shihje Delonin me Rosalien e tij në plazh në Sylt, krah për krah, destinacioni i tyre ishte restoranti kult Zanzibar.

Biseda e tij e fundit zyrtare ishte me revistën franceze “Paris Match” në korrik 2021.

A besoni në Zot? “Po – unë besoj në të gjitha këto, unë gjithashtu flas me Virgjëreshën Mari. E ndjej – si nëna ime. I detyrohem asaj gjithçka. Unë shkruaj gjithmonë me bojë jeshile, sepse ajo gjithmonë shkruante me ngjyrë të gjelbër”.

Do të shkosh në parajsë apo ferr? “Me siguri do të përfundoj diku në mes. Sigurisht! Ata nuk janë budallenj atje lart…”/ balkanweb/ KultPlus.com

Ndahen çmimet e Panairit të Librit në Ulqin

Panairi i Librit në Ulqin mbylli siparin me traditën e ndarjes së çmimeve, me një mbrëmje kushtuar studiuesit arbëresh Italo Saro dhe poetes Jelena Jovetić.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale momente nga nata e ndarjes së çmimeve të këtij eventi të përvitshëm kulturor.

Çmimi “Liburnia”, për prozën më të mirë, 2023-2024, shkoi për shkrimtarin Namik Dokle, për romanin “Dhjetë gramë nder”, e botuar nga “Toena”.

Çmimi “Dega e ullirit”, për librin më të mirë për fëmijë, 2023-2024, shkoi për autorin Viktor Canosinaj, për librin “Rpbi IARM234G”, botuar nga “Dyrrah”.

Çmimi “Ulchinium”, për librin më të mirë studimor, shkoi për studiuesen Viola Isufaj, për librin “Baladë dritash për Zorbën” (Në poetikën e Zef Zorbës”, botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Çmimi “Sevantes” iu dha librit “Njeriu që shet gjak” përkthyer nga Iljaz Spahiu. Çmimi “Olcinium” iu dha librit “Publicistikë e zgjedhur” 2000-2020 me autor Erion Kristo.

Mirënjohja e Panairit shkoi për gazetaren Luela Myftari, shkrimtarin Eris Rusi dhe personazhin Beqir Potka./atsh/ KultPlus.com

Artisti shqiptar që u bë i famshëm në ‘American Idol’ kthehet në vendlindje pas 7 vitesh (VIDEO)

Me zërin dhe paraqitjen e tij unike në “Amerikan Idol”, i bëri krenarë gjithë shqiptarët.

“Oj Kosovë, oj Nëna ime…”, vargje këto të poetit të madh shqiptar Naim Frashëri, u nxorën në tinguj hatashëm nga shpirti i artistit shqiptar, Kimi, në një garë konkurruese amerikane.

Kimi, kishte shtatë vite që po jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pikërisht vargjet “Oj Kosovë, oj Nëna ime…” që shpërfaqnin mallin për nënën, familjen dhe atdheun e bëri këtë perfomancë të jashtëzakonshme

Mirëpo ditën e djeshme, Kimi është kthyer në vendlindjen e tij. Ai ka shpërndarë një video mjaft emocionuese nga momenti i takimit të tij me nënën./ KultPlus.com

Eksploruesit e maleve, në Bjeshkët e Namuna në Tropojë

Bjeshkët e Namuna në Tropojë zgjohen çdo ditë me zhurmën e këmborëve dhe zërat e eksploruesve të maleve.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro solli sot pamje nga Bjeshkët e Tropojës, ku vera ka ndryshuar peizazhin e ashpër të dimrit duke sjellë pamje baritore ndërsa liqenet alpine dhurojnë ngjyrën e kaltër.

Turizmi malor po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj edhe në zonat që dikur ishin pothuajse të panjohura.

Bjeshka e Doberdolit është një bjeshkë e bukur e vendosur në lartësitë e maleve te Tropojës 2200 m mbi nivelin e detit.

Bjeshkët e Tropojës dallohen për larmishmërinë e bimësisë dhe klimën e shëndetshme duke tërhequr vit pas viti vizitorë./atsh/ KultPlus.com

Antifonë

Poezi nga Manuel Machado

Eja, mbretëreshë e puthjeve, lule e shfrenuar
buzëqeshje e çmendur, dashnore pa dashuri…
Eja, unë ta di dhimbjen që gëzimin ka kapluar
dhe lutjen e hidhur që në gojë të rri.
Unë s’të ofroj dashuri, kur ti i thua jo dashurisë;
e di sekretin tënd, virgjëreshë e njollosur;
Dashuria është armike e kënaqësisë
në të cilën hidhërimin tonë kemi fundosur.
Të duhemi… Tash ajo kohë ende s’ka ardhë!
Ty dhe mua na çojnë dallgët përpjetë.
Në t’njëjtën kohë, jemi shenjtorë dhe mëkatarë;
Në t’njëjtën kohë, jemi mbretër dhe të shkretë!
Unë e di që t’njëjtët që na adhurojnë
thellë-thellë njëlloj na përbuzin mua e ty.
Dhe të drejtë janë zërat që na nënçmojnë…
S’ka çmim ajo që shesim ne të dy.
Kështu, të dy: ti – dashuri, unë – poezi,
e japim për ar botën që e përçmojmë…
unë shpirtin; trupin prej perëndeshe, ti;
Eja të qeshim bashkë, teksa vajtojmë.
I riu, tek ne, s’dëshiron tjetër veç Natyrshmërisë
të bëjë, mes poezive dhe bakanaleve,
dhuratën perandorake të bukurisë,
dritë, në rrugën e errët të vdekatarëve.
Oh! Ngrije kokën, lule e mbushur me gjallëri
që fal hijeshi, kënaqësi, ngjyra, aroma…
Thuaju me atë gojë epshore plot freski
që nuk janë të kësaj bote dashuritë tona!
Në fat, rrugëtimi i njëjtë na ka rënë pjesë ,
një ankth i ngjashëm na ngre e s’ka të kryer,
derisa të ngatërrohen përgjithmonë në harresë,
hijeshia jote e kalbur dhe vargu im i thyer.
Le ta kryqëzojmë rrugën tonë të Fatkeqësisë
ballëlartë, duart kapur t’i kemi
Eja me mua, mbretëreshë e bukurisë,
Kurtizane dhe poetë, të një gjaku jemi!

Përktheu: Orjela Stafasani/ KultPlus.com

Letra që Honore de Balzak i shkroi konteshës polake Ewelina Hanska

Zjarri dhe pasioni i një letre që Honore de Balzak i shkruante konteshës polake Ewelina Hanska, qershor 1835.

Jam aq i çmendur për ju e më shumë se kaq nuk mund të jem. Nuk të arrij të mendoj as dy gjëra të vetme, pa ju menduar edhe juve ngatërruar mes tyre.

Nuk arrij të mendoj asgjë tjetër veç jush. Megjithëse përpiqem të qëndroj, imagjinata më çon gjithnjë te ju. Ju përqafoj, ju puth, ju përkëdhel dhe mijëra përkëdhelje dashurie pushtojnë qenjen time.

Mund t’ju them se do jeni gjithnjë e pa diskutim në zemrën time. Brenda saj ju ndjej në një mënyrë kaq të këndshme. Por, Zot, ç’do të ndodhë me mua nëse ju më hiqni dashurinë tuaj, qëllimin e ekzistencës sime? Ky është mendimi më i tmerrshëm i vetmisë që më tmerron këtë mëngjes.

Ngrihem papritur duke i thënë vetes: “Do shkoj te ajo!” Por ulem përsëri i shtrënguar nga detyrimet që kam. Brenda meje kam një konflikt të frikshëm. Kjo nuk është jetë. Nuk jam ndjerë kurrë kështu. Më keni gllabëruar plotësisht.

Sa herë mendoj për ju ndjej një gëzim prej të çmenduri. Shoh e rishoh një ëndërr aq të bukur sikur në një moment të vetëm arrij të jetoj një mijë vjet. Ç’tmerr i vërtetë!

Pushtuar nga dashuria që më ka hyrë në çdo por, e duke jetuar vetëm për dashurinë, e shoh veten të konsumuar nga dhimbja e si të mbështjellë në një rrjetë merimange.

Eva ime e dashur, ju nuk e dinit. E mora letrën tuaj. E kam këtu para dhe po ju flas njësoj si t’ju kisha edhe ju këtu. Ju shoh njëlloj si dje, të bukur, çmendurisht të bukur!

Mbrëmë i përsërisja vetes pa pushim: Ajo është e imja! Ah! Nuk besoj se engjëjt në parajsë janë më të lumtur sesa isha unë dje! / Nga Albert Vataj / KultPlus.com

Rama: Parku i Madh i Liqenit, oaz i qetë i Tiranës

Parku i Liqenit Artificial të Tiranës vitet e fundit është kthyer në  destinacionet më të preferuara për qytetarët e Tiranës.

Investimet e bashkisë së Tiranës e kanë transformuar këtë park jo vetëm me korsitë e biçikletave, molin e varkave, por edhe duke krijuar kënde sportive dhe argëtuese, të cilat frekuentohen nga qytetarë të moshave të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga Parku i Madh, të cilin e cilësoi një oaz të qetë të Tiranës.

Investimet në rrugë, ndërtimi i parqeve për fëmijë, shtimi i pemëve, sistemimi i koshave të mbeturinave, këndet sportive, lulishte dhe ndriçimi e bëjnë parkun, destinacion të preferuar për kryeqytet.

Shëtitorja e re me pista pedalimi e vrapimi me rrjet të ri ndriçimi, rrugicat ndërlidhëse, palestër në natyrë, si dhe fusha multisportive janë kthyer në atraksione për qindra kryeqytetas.  Parkut të Liqenit i është shtuar edhe Pagoda, një objekt origjinal që sjell traditën kineze të ndërtimit në Shqipëri, duke shërbyer si vend relaksi dhe bisedash mes miqve.

Në park është rikonstruktuar edhe moli i Liqenit të Tiranës, ku veç shkallëve u bë ndërtimi i tij nga e para. Për të qenë i aksesueshëm edhe në orët e mbrëmjes, ai është pajisur me sistem ndriçimi, ndërsa nuk mungon as gjelbërimi./atsh/ KultPlus.com

Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës

Vera Zheji Zëri, simbol i Radio Tiranës, vdekur në moshën 91-vjeçare. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e saj.

“Sot në mëngjes, nëna ime Vera Zheji, u largua nga kjo botë. Kaloi pak jave të rënda, po iku qetësisht nga shtëpia e familja e saj sot në të gdhira. Në emrin e saj falenderoj gjithe miqtë e shumtë e dashamirësit që e kanë ndjekur, përkrahur e respektuar nëpër vite, të cilët ajo deri në fund i kujtonte me dashuri e mirënjohje. Kjo është jeta! Zoti na ndihmoftë të gjithëve ta mbyllim mirë kohën që na mbetet në këtë botë”, shkruan vajza e saj në Facebook.

Zheji është pinjolle e dinastisë kulturore, motra e gjuhëtarit dhe filozofit të madh Petro Zheji.

Ajo lindi më 30 Janar 1933 në Tiranë. Kur ishte vetëm 15-vjeç, në vitin 1948, Vera Zheji u bë një zë popullor kur nisi të lexonte emisione letrare përpara mikrofonit të Radio Tiranës. Ajo krijoi emisione të ndryshme e mjaft të ndjekura në radio, si Bota e përrallave, Universiteti popullor i radios, Enciklopedia e radios e disa të tjera, të cilët u identifikuan me mënyrën e saj unikale të të lexuarit e të folurit.

Të gjithë mund të kujtojnë zërin e saj magjik kur lexonte përrallat e orës 19.00 në vitet ‘70. Ajo lexoi edhe lajme në italisht, një gjuhë që e zotëronte shumë mirë. Vera Zheji tregoi edhe talentin e saj në aktrim, kur mori pjesë në komedinë “shi në plazh” e pjesë të tjera teatrore.

Në vitin 1975, Vera Zheji la përfundimisht Radion dhe u emërua pedagoge e Fjalës Artistike në degën e teatrit, në Institutin e Lartë të Arteve, deri në vitin 1988 kur doli në pension.

Honore de Balzak, shkrimtari i madh francez

Honoré de Balzak ishte një shkrimtar francez i shekullit të 19-të. Ai lindi më 20 maj 1799 në Tours, dhe konsiderohet një nga mendjet më të ndritura të botës së letrave. Në vitet 1820, kur Honoré de Balzak vendosi të bëhej shkrimtar, në Francë romani ishte ende një zhanër i parëndësishëm letrar.

Ashtu si Volteri, francezët e shkolluar preferuan poezinë dhe tragjeditë e mëdha, ku virtyti, e vërteta, entuziazmi dhe shpresa, marshonin solemnisht nëpër faqe. Si rezultat, romancierët bashkëkohorë francezë thuajse turpëroheshin për prozën e tyre. Shumë botuan me pseudonime: burrat, sepse toni i tyre kishte tendencë të lehtë, shkollor dhe shumë antiklerikal; gratë, sepse e dinin që do pasoheshin nga mosmarrëveshje, do shiheshin shtrembër nëse shkruanin haptas për botim.

Viktor Hygoi e konsideroi Balzakun si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të 19-të, çka do ta shprehte me forcë dhe fuqimisht në elozhet e fjalimit të varrimit: “Të gjithë librat e tij formojnë vetëm një libër, një libër të gjallë, me shkëlqim”.

Shokë udhe, dy gjigantët e letërsisë franceze e filluan karrierën në të njëjtën kohë dhe frekuentuan të njëjtat rrethe; secili ndoqi karrierën e tjetrit, Balzaku me zili, Hygoi me simpati. Ata morën drejtime të ndryshme: Hygoi filloi të ishte kundërrevolucionar dhe do të ndiqte një evolucion drejt të majtës, Balzaku, nga një liberal, do të bëhej një konservator solid. Hygoi do kishte të gjitha nderimet (deputet, akademik), kurse Balzak do të rrëzohej tri herë për t’u zgjedhur nën Kupolë. Përgjatë një shekulli në lëvizje, ata janë dy autorë të mëdhenj, edhe pse pozicioni në fushën e letrave nuk është i njëjtë. Hygoi, në fillesat e hershme do mbështetej financiarisht dhe do gëzonte përfitime dhe lehtësira. Nga ana tjetër, Balzaku ishte i dënuar t’ia dilte me forcat e veta. Jeta e tij mishëron, që nga fillimi i viteve 1820, tregun letrar.

Romancier, gazetar, botues, sipërmarrës, kritik, eseist, Balzaku ndoqi një karrierë shembullore, duke pasur parasysh dëshirën për të qenë i suksesshëm. Me “Komedia njerëzore”, si një zot, ai krijoi një botë të tërë, një katedrale libër dhe, për t’ia arritur qëllimit, i vuri vetes detyrën e një minatori fjalësh. Pena e tij e kredh lexuesin në pallatet nën sundimin e Lui-Filipit, në rrugica të zhurmshme e rrugica të qeta. Lexuesi takohet me mashtrues, borgjezë, fisnikë të mëdhenj, grabitës, kontesha dhe vajza.

“Të gjitha personazhet e tij janë të pajisur me zjarrin jetësor, me atë pasion që e karakterizonte atë vetë”, – shkroi me admirim Sharl Bodëleri.

Në ditët e sotme, jeta dhe vepra e Balzakut vazhdon të na magjepsë. Autori pretendon se familja është njësia themelore e shoqërisë, mirëpo shumë nga protagonistët e tij enden si jetimë. Gjithçka që përshkruan, shkon thuajse përkundër parimeve që ai beson se janë themeli i një shoqërie në harmoni. Ai përshkruan rrënoja, përshkruan zhgënjime pasionesh, gjithçka që mund të ushqejnë individualizmin, madje edhe zgjidhjet revolucionare. Përpos gjithçkaje, frymëzimet vizionare, fluturimet mistike dhe poetike përshkojnë gjithë krijimtarinë e tij me një bukuri dhe fuqi që jehojnë endenë 2021. Realizmi dhe mprehtësia me të cilën Balzak vizualizon gjendjen njerëzore, janë karakteristikat kryesore të shkrimeve. Duke qenë vëzhgues shumë i mprehtë, ia ka dalë ta përshkruajë sjelljen individuale dhe shoqërore par excellence.

Si shumë kolosë të mëdhenj në histori, jeta e Balzakut nuk ka qenë e lehtë: ai i mbijetoi një fëmijërie dhe adoleshence të karakterizuar nga abuzimi, përjetoi një histori dashurie të denjë për roman, që zgjati gati gjithë jetën, por, mbi të gjitha, Balzaku zgjoi admirimin e bashkëkohësve të tij. Përmes veprave letrare, Balzaku la gjurmët e tij të mençurisë për eksploruesit më të guximshëm të etur për dije. Vdiq në Paris, më 18 gusht 1850.

Ndërron jetë legjenda e kinematografisë franceze Alain Delon

Legjenda e kinematografisë franceze Alain Delon ka ndërrua jetë në moshën 88-vjeçare. Producenti dhe aktori francez Alain Delon ndërroi jetë pas problemeve shëndetësore, ndërsa lajmi u konfirmua nga tre fëmijët e tij.

Alain Fabien, Anouchka, Anthony, si dhe (qeni i tij) Loubo, janë thellësisht të pikëlluar për të njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tyre. Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët dhe familja e tij”, thuhet në deklaratën e fëmijëve të tij.

Alain Delon lindi më 8 nëntor 1935, Sceaux të Francë, cilësohej dhe si mashkulli më i bukur i kinematografisë në vitet ‘60-70’, ndërsa për francezët Delon ishte “bisha e madhe” e kinematografisë.

Gjatë festivalit të filmit në Kanë të vitit 1957 ai tërhoqi vëmendjen e një zbuluesi talentesh për producentin amerikan David O. Selznick . Delon iu ofrua një kontratë nëse mësonte të fliste anglisht, por regjisor francez Yves Allégret e bindi atë që në vend të kësaj të ndiqte një karrierë në Francë .

Paraqitja e parë në film e Delon ishte si një gangster i ri në 1957 “Send a Woman When the Devil Fails” dhe pati rolin e tij të parë kryesor në romancën Christine (1958), përballë Romy Schneider.  Delon luajti në hitet e viteve 1960, duke përfshirë The Leopard dhe Rocco and his Brothers. Që nga vitet 1990, paraqitjet e tij në film u bënë të rralla, por ai mbeti një personazh në rubrikat e të famshmëve.

Në total, ai u shfaq në më shumë se 90 filma gjatë karrierës së tij.

Ai u shfaq edhe në filma të ndryshëm në gjuhën angleze si The Yellow Rolls- Royce (1964), Teksasi përtej lumit (1966) dhe Dielli i Kuq (1971). Ai nuk arriti të kapte audiencën amerikane, pavarësisht nga rëndësia e tij në Evropë dhe Japoni.

Delon u nderua me titullin oficer në Legjionin e Nderit Francez në 2005 për kontributin e tij në kinema./ rtsh/ KultPlus.com

Unë ngrihem përsëri

Poezi nga Maya Angelou

Shqipëruar nga: Rudi Pobrati

Mund të gëzohesh se po më braktis,
Se nga dhimbja e gjitha po mpihem
Ti mendon se po më shkel me këmbë,
Por si pluhur, unë përsëri do ngrihem.

Te shqetëson kryelartësia ime?
Ç’gjë të shkaktoi, papritur mërzinë?
Se unë rri sikur kam puse me nafte,
Që burojnë aty poshtë në kuzhinë?

Njësoj si dielli, njësoj si hëna
Në baticat në harmoni
Njësoj si shpresa që çohet lart,
Unë do ngrihem përsëri.

Dëshiroje të më shihje të thyer,
Me kokë të ulur e sy me lot,
Me supe varur si lule thare,
Grua e mjere qe një fjale se thotë?

Mos të lëndon krenaria ime,
Mos ndoshta kujton se po lajthis,
Se qesh sikur kam miniera ari,
Atje prapa, në oborrin e shtëpisë?

Mund të më qëllosh me fjalët e tua,
Mund ti plagosësh sytë e mi,
Mund të më vrasësh me urrejtjen tënde,
Por njësoj si era do ngrihem përsëri.

Brengosesh se jam e bukur, seksi,
Pse të kapi papritur habia?
Se unë eci sikur kam diamante
Aty ku takohen kofshët e mia?

Nga kasollet e turpit të historisë
Unë ngrihem
Nga e kaluara e hidhur, mes bukurisë
Unë ngrihem;
Jam ujëvarë e lartë, e zezë freskuese,
Po fryhem e derdhem po aq tmerruese.

Duke lënë pas frikën e natës se gjatë
Unë ngrihem
Në një agim mrekullisht të qartë
Unë ngrihem
Duke bartur dhuntitë e të pareve të mia
Jam ëndrra dhe shpresa e skllaves për liri
Unë ngrihem përsëri,
përsëri ngrihem
Ngrihem përsëri!

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, vepra që e bëri Ismail Kadarenë të njohur ndërkombëtarisht

Ismail Kadare njihet si krijuesi i shumë veprave të njohura shqiptare dhe jo vetëm.

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, është roman i botuar në vitn 1963 me të cilin Ismail Kadare ka marrë famën ndërkombëtare, roman ky që trajtonte temën e një gjenerali italian dhe një prifti që vijnë në Shqipëri për të marrë eshtrat e ushtarëve italianë të rënë në Luftën e Dytë Botërore. Romani pasues, “Përbindëshi”, u botua në revistën “Nëntori”, por u ndalua.

Në fillim të vitit 1970 shtëpia botuese franceze “Albin Michel” botoi në frëngjisht romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Ai pati jehonë të jashtëzakonshme në Francë dhe brenda tri vjetësh u përkthye në gati 20 gjuhë.

Para pesë vitësh, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” është përfshirë në listën e 100 romaneve më të mirë që kritikët e gazetës “Le Monde” kanë evidentuar që prej krijimit të saj në 1946. Kadare renditet mes shkrimtarëve të mëdhenj të këtij shekulli, si Kazanzaqis, Pasternak, Kundera, Solzhenicin, Aragon, Jursenar, Graham Green, Salman Rushdi etj.

Në përmbajtjen e tij tregohet se si rreth 20 vjet pas luftës së dytë botërore kur Europa jetonte luftën e ftohtë, në një anë të bllokut një gjeneral italian emërohet me një mision po aq të vështirë por edhe të ndershëm në kërkim të eshtrave të ushtarëve të italian të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Qeveritë kishin bërë një marrëveshje, gjenerali do të kapërcente brenda kufirit që izolonte Shqipërinë. Gjenerali i shoqëruar nga një prift nisen drejtë Shqipërisë, vend për të cilin kishin dëgjuar si të egër nga relievi dhe njerëz të zymtë. Udhëtimi i dy të huajëve duke ndjekur hartat, lista emrash dhe gërmime të ushtarëve që u kthyen banorëve dhe një herë plagët që u la lufta. Fusha me varre ku italianë e shqipëtarë qenë bashkuar. Gjenerali kërkonte atë, veçantërisht atë, Kolonelin Z i cili ndryshe nga të tjerët i rrëzoi edhe më shumë gjeneralit krenarin që i kish mbetur edhe se e dinte që po tërhiqte mbrapsh disa të humbur. Ishin pikërisht eshtrat e Kolonelit Z ,që e përballën Gjeneralin me shumë sfida ,stërmundim fizik por edhe një shkatërrim psikologjik që e çon në humbje të vetëdijes. Kjo si pasojë e bëmave famëkeqe që Koloneli Famëmadh kish lën në këtë vend. As i rënë në luftë e as i varrosur ndershmërisht. Koloneli i vrarë nga duart e një gruaje (plaka Kune) dhe i varrosur po nga duart e saj në pragu e shtëpisë. E rënd ishtë gjëma që i kishte bër asaj familje ,vrau burrin dhe vajzên e saj. Eshtrat e tij kurr nuk përfunduan tek familjarët që e kërkonin por humbën në lumë.

Ky roman është përkthyer në anglisht, bjellorusisht, frëngjisht, gjermanisht, suedisht e turqisht./KultPlus.com

Banorët e Karlsruhes në ankth për fatin e një majmuni të rrallë

Banorët e një lokaliteti në qytetin gjerman të Karlsruhes janë në ankth pasi një majmun i llojit të rrallë makaku barbar (barbary macaque) ndodhet në arrati.

Ai u ”arratis” nga parku i kafshëve të egra në malin Salem Monkey në zonë dhe menaxheri i parkut, Roland Hilgartner tha se ai dyshon se kafsha arriti të hidhej nga pema në pemë për të kaluar rrethimi.

“Ky lloj majmuni është ‘tip’ sportiv dhe e kapërcen rrethimin”, tha ai.

Kafsha u pa për herë të fundit të premten në mëngjes, në një rrugë pranë qytetit Uhldingen-Mühlhofen.

“Asnjë kafshë nuk ka ikur kurrë kaq larg”, tha Hilgartner, i cili ka punuar në park për 17 vjet.

Rrethimi është projektuar në atë mënyrë që është shumë e vështirë për kafshët të dalin jashtë.

Hilsgartner tha se është e zakonshme që makakët që dalin jashtë të kthehen.

“Presioni për të qenë me grupin, në një mjedis të njohur, është i madh”, tha ai.

Megjithatë, ai beson se makaku pa emër mund të mbijetojë mirë jashtë parkut të kafshëve të egra, të paktën për momentin, pasi mbajtësit e kafshëve duhet të ushqejnë makakët vetëm gjatë dimrit./ KultPlus.com

Pogradeci, qyteti që i ofron të gjitha për të gjithë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mbrëmjen e së shtunës pamje nga qyteti liqenor i Pogradecit, i mbushur me turistë në këto ditë të nxehta gushti.

Rama shprehet se Pogradeci ka krijuar një përvojë të shkëlqyer në administrimin e plazheve publike, kombinuar me aktivitete rekreative dhe vijon të jetë model në pastërti, ndërsa së bashku me ofertën e sektorit privat, atraksionet kulturore, natyrore e kulinare është kthyer në qytetin që i ofron të gjitha për të gjithë.

Me një paketë të plotë turistike, që nga liqeni i magjishëm, tek aktivitetet malore, bashkë me monumentet e kulturës, traditën dhe kulinarinë, Pogradeci tashmë është një tjetër destinacion shumë i kërkuar.

Pogradeci dhe rrethinat e tij ofrojnë për turistët një atraksion të përhershëm turistik me natyrën, kulturën dhe historinë që i japin madhështinë, ndërsa liqeni i jep hijeshinë.

Përveç liqenit, Pogradeci ka edhe shumë bukuri të tjera natyrore në periferinë e tij, në fshatrat që e rrethojnë, ka monumente të rëndësishme kulturore e historike që të ftojnë t’i vizitosh./ KultPlus.com

Tregim nga Fradl Shtok: E reja e Hinde Gitelit

Fradl Shtok (1888 – 1952), shkrimtare hebreo-amerikane e gjuhës jidish. Ajo kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara nga Austro-Hungaria në moshën 19 vjeçare.

Në momentin që Hinde Giteli u kthye me të renë e saj të re, i gjithë qyteti mbeti i shastisur: e reja e Hindi Gitelit ishte bukuria vetë.

E shoqja e Alterit u drodh kur e pa për herë të parë atë. Ajo u tha grave të tjera se të qëndronte pranë asaj fytyre rrëzëllitëse ishte si të qëndronte në praninë e ndonjë princeshe.

A e di emrin e saj ndokush?

“Lantsi”.

“Lantsi?”.

Hinde Giteli, e ve, shiste produkte bulmeti nga shtëpia e saj. Çdo vit biri i saj i madh, Çaimi, ngrente një çadër në pazar për të shitur të mirat e tyre bulmetore. Përveç Çaimit aty ishte edhe Shloymeli, gjashtëmbëdhjetë vjeç.

Hinde Giteli ishte e frikësuar nga e reja e re. Çaimi e kishte dëshiruar nga çasti që ia kishte hedhur sytë për herë të parë. Edhe kur e morën vesh se mesiti kishte gënjyer dhe ajo s’kishte prikë, ai s’donte t’ia dinte të hiqte dorë prej saj. Sidoqoftë u martuan në atë qytet të largët. Kjo është arsyeja pse Hinde Giteli ishte aq e frikësuar. Ajo mendonte për vetveten, Çka do të ndodhë më vonë

Shumë shpejt pas martesës Hinde Giteli i hodhi fjalën tërthorazi se mbase Lantsi, në ujdi me traditën hebreje, në fund do t’i priste flokët. Por Lantsi u acarua dhe me një zë të çuditshëm tha, “Jo”. Dhe kështu mbeti. Ajo nuk i preu flokët. Hinde Giteli po luante mendsh, nga sikleti si të dilte në qytet tash. Por prindërit e Lantsit i kishin ftuar ata me shumë mirësjellje t’u shkonin për vizitë. Sapo shkuan atje, nëna e Lantsit ia arriti ta bindte atë të bartte një parukë mbi flokët e saj.

Sidoqoftë, posa që Lantsi mbërriti te vjehrra e vet mëngjesin e nesërmë, për tmerrin e Hinde Gitelit, ajo e fshehu parukën në një sirtar, vuri një shami të kuqe të mëndafshtë me dantella ngjyrë kremi që nuk ia mbulonte tërësisht flokët dhe u ul pranë dritares. Hinde Gitel vejevinte duke psherëtirë. Kur një gërshet nxori kokën nga dantella, ajo u turr drejt Lantsit, duke e qortuar t’i fshehë flokët: “Nuk është e lejueshme, bijë. Një vajze hebreje nuk i lejohet t’i tregojë flokët e saj”.

Por, kur Lantsi e ndjeu dorën e vjehrrës, e shtyu kokën anash dhe i hodhi një shikim me një kryelartësi të tillë sa e la Hinde Gitelin krejtësisht të shushatur. Atëherë Lantsi shqiptoi tri fjalë të shkoqura: “Më lër rehat”.

Prej atëherë Hinde Giteli e la të qetë.

Të gjithë të tjerët u turren t’i hidhnin një sy. Gra e burra gjenin çdo shkas të mundshëm të ndaleshin para dritares së saj; vinin të blinin qumësht veç për ta parë atë. Sapo e shikonin në fytyrë njëherë më nuk mund t’ia shqitnin sytë.

Kasapi që jetonte mbrapa shtëpisë së Hinde Gitelit nisi të hynte në thertore nga rrugica e mbrapme. Ai e bindi veten se nëse kalonte përmes rrugës në të vërtetë arrinte më shpejt kështu që do të detyrohej për çdo ditë të hidhte shikimin përmes dritareve të Hinde Gitelit. Thënë të vërtetën, kjo i doli për hundësh. Ai vuante në heshtje, duke e ndëshkuar veten me gjysëm dite më shumë kohë pune. Po prapëseprapë detyrohej të shikonte.

Të gjithë ndiheshin të detyruar të shikonin. Lantsi i nxori të gjitha te dritarja, kështu që ata mund të shihnin atë dhe të dridheshin nga frika. Ata dyshonin se po u bënte ndonjë magji. Me sytë që u shkëlqenin dhe gojëhapur i pëshpërisnin njëri-tjetrit për të.

Ajo nuk dilte kurrë jashtë. Thjesht ulej te dritarja dhe nuk bënte gjë. Mund ta kalonte gjithë ditën te dritarja duke i larë duart, duke e spërkatur me ujë fustanin e saj. Kjo gjë e mërziti Hinde Gitelin.

“Në shtëpi, bijë, është mëkat të rrish me fustan mëndafshi. Dhe duart e tua janë ta pastra si argjendi; bijë, nuk duhet t’i lash aq shumë”.

Lantsi u përgjigj me fjalë të matura se ajo nuk i kishte mbaruar atë rroba thjesht për t’i mbajtur në dollap dhe se prapë do t’i lante duart. Ajo ishte e kujdesshme të mos e dëmtonte fustanin, por vazhdoi t’i sapuniste dhe lante duart.

E gjithë kjo natyrisht ishte nën dinjietin e saj. Ajo shtëpi me gjithë ato të mira bulmetore. Asaj s’i hynte gjë në punë. Ajo ishte vazhdimisht e merakosur me vetveten. Jeta e saj e brendshme ishte mister për të gjithë përveç vetë asaj. Vetëm ajo e kuptonte pse vepronte ashtu e përmbajtur, refuzonte idenë të prekte çkado me dorë, thua se gjithçka ishte e kontaminuar.

Çaimi ishte një i ri i rëndomtë me një mjekër të shkurtër të verdhë, i cili i shikonte punët e veta besnikërisht. Deri më tash kishte qenë një djalë i ri si çdo kush tjetër, por posa njerëzve u ra në sy gruaja e tij, nisën ta shikonin ndryshe edhe atë. Filluan t’i kushtonin vëmendje, ta dëgjonin me respekt të thellë dhe nuk ia ndërprisnin fjalën kurrë. Shikonin të gjenin një kuptim në gjithçka që thoshte a mendonte ai, Përnjëmend duhej të kishte diçka në të përderisa kishte një grua të tillë.

Njerëzit filluan t’i dilnin përpara, të shfaqnin zgjuarsinë e tyre, t’i vinin njëri-tjetrit ndërskamëza, ta nxirrnin në shesh gabimet e njëri-tjetrit ashtu që Çaimi të mund të shihte dhe mbase t’i fliste asaj për ta.

Gruaja e Alterit kallëzoi se si një herë shikoi përmes dritares dhe pa gruan e re të zgjohej natën, të lidhte gërshetë flokët, të vishte fustanin e kuq të mëndafshtë dhe të dilte në bahçen e priftit. Aty ajo dha e mori me lulet, duke mbledhur vesen dhe duke e larë me të fytyrën. Pastaj shkoi nga bahçja në bahçe gjatë gjithë natës, e përthithur nga lulet dhe duke e larë fytyrë me to. Mirë, jo më kot fytyra e saj flakërinte ashtu.

Dikush tha se ajo lahej me qumësht, duke u zhytur në të çdo natë. Jo më kot duart e saj ishin të pastra si argjendi.

“A e keni parë si i bën gërshetë flokët?”.

“Me këta dy sytë e mi”.

“Jo më kot ajo shkon rrotull me shami. Përposh asaj shamie ka dy gërsheta të gjata. Nuk i pret. Çfarë paturpësie. Vajzë hebreje, pale”.

Vëllai i vogël i Çaimit, Shloymele, ishte ai lloji i njeriut që mpakej së qeshuri edhe për gjënë më të vogël. Pasi që Lantsi erdhi në shtëpinë e tyre, ai zuri një qoshk. Nuk hante më rregullisht bukë dhe u zverdh. Pjesën më të madhe të kohës shmangte shtëpinë. Veç kur dilte në bahçe vetëm nuk ndihej në siklet ta ngritne kokën, ngase aty nuk ishte askush tjetër ta shikonte në sy.

Lantsi e pa se ai po rrinte mënjanë dhe e dinte pse. Pas së gjithash, ajo ishte e mësuar me diçka të tillë. Kështu që nisi të tregonte më shumë kudjes për të se për këdo tjetër dhe ta sillte vërdallë.

Njëherë, teksa ai po rrinte në dhomën tjetër, një vajzë erdhi për një çerek qumështi. Bukuria e pashoqe e Lantsit e bëri vajzën aq të vetëdijshme sa e fshehu katruvën në palët e fustanit. Shloymele ngarendi nga dhoma tjetër, ia mori katruvën dhe ia mati një çerek qumështi.

Kur vajza ia zgjati Lantsit gjashtë kruzerë, Lantsi nuk deshi t’i merrte dhe i tha Shloymelet, “Merri”.

“Jo, duhet t’i marrësh ti”.

“Nuk duhet të jesh kaq formal me kunatën tënde. Hajt, merri”.

Ai i mori gjashtë kruzerët dhe në pjesën tjetër të ditës qëndroi i shashatur – Nuk duhet të jesh kaq formal me kunatën tënde… Hajt, merri…

Atë mbrëmje Shloymele i kushtoi vëmendje të madhe Çaimit. Vërejti një shikim të çudtishëm në sytë e Çaimit, të cilit s’e kishte vërejtur kurrë më parë. Vëllai i tij disi ishte bërë më i dinjitetshëm. Dukej sikur donte t’i vërsulej botës. Po fliste për Lashkowitzin, se si e kishte me nguti të shkonte në Lashkowitz të merrte dhurata për të.

Po ajo? Lantsi? Nuk i hidhte sy. Vazhdonte të prekte fustanin e saj dhe t’i fuste gishtat nëpër flokë. Nuk do të vinte kurrfarë paruke.

Njëherë, pas darkës, kur Çaimi doli jashtë të kujdesej për lopët, ajo e thirri: “Shloymele. Njëra këpucë e imja po më vret këmbën. Ajo e atllasit të bardhë. Merre çoje te këpucari, a mundesh?

Ajo e nxori një këpucë të atllasit të bardhë dhe ia zgjati.

“Shiko, këtu po më vret”. Teksa u përkul drej tij, ai mundi t’u merrte erë flokëve të saj. Koka i erdhi rrotull; ia mori mendja se po vdiste.

Ajo u përkul drejt tij, afër e më afër, duke e mbajtur këpucën e atllastë, duke e lënë t’u merrte erë flokëve të saj. Zëri i saj e tronditi: “Shloymele!”.

Ishte hera e parë që ajo po e thërriste në emër.

Tingulli i thirjes së saj “Shloymele” nuk iu shqit kurrë. I vërtitej përreth si gjarpër me zile, një gjarpër i ëmbël, duke ia shtrydhur jetën.

Në hajatin e errët të këpucarit nxori këpucën nga kutia, e largoi kapakun e kadifenjtë dhe e futi këpucën brenda.

Balli kishte nisur t’i digjej.

Ajo u ul në kapelën e saj, duke shikuar nga dritarja. Kurdo që ndonjë grua vinte për qumështin e saj, ajo ngrihej, i hidhte një sy gruas dhe kovës së saj të qumështit dhe me kryelartësi i thoshte: “Mate ti vetë!”. Posa gruaja e habitur e maste qumështin e saj dhe paguante gjashtë kruzerët, Lantsi i fuste paratë në një tas në bufe, e shikonte gruan në sy, lane duart dhe kthehej te dritarja.

Në qytet njerëzia nisën të thoshin se jo më kot fqinji i tyre Menaçemi kishte nisur të vërdallisej si i marrë. Shpesh e më shpesh njerëz të ndryshëm kallëzonin se si ajo ngrihej natën, bënte flokët gërshetë dhe shkonte nga bahçja në bahçe.

Gruaja e Alteri bëri be: “E kam parë me sytë e mi se si ajo lante fytyrën mes luleve natën. Jo më kot fytyra e saj flakëron në atë mënyrë”.

Dhe të tjerët bënë be,”Ajo lahet në qumësht. Për çdo natë ajo bën banjë në qumësht. Jo më kot duart e saj janë si argjend…”.

/Marrë nga Fradl Shtok, Selected stories”, Northwestern University Press, 2002 /Përkthimi: Gazeta Express/ KultPlus.com

Pamje të veçanta nga Parku Kombëtar i Shebenikut

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente të veçanta nga Parku Kombëtar i Shebenikut.

Në këtë park mund të shihet me sy të lirë shiu i meteorëve, duke ofruar një përvojë të kompletuar të turizmit natyror.

Edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga eventi i përvitshëm organizuar nga “Shebenik Egnatia Explorers”, në Parkun Kombëtar të Shebenikut, nga ku “shiu i meteorëve duket me sy të lirë dhe atraksionet e parkut të ftojnë për një përvojë të kompletuar të turizmit natyror”.

Parku Kombëtar i Shebenikut ka mjaft monumente natyrore të shpallura apo jo, që mund të vizitohen nga turistët dhe studiuesit.

Me interes është Kisha e Kosharishtit e ndërtuar në një shpellë me figura e mbishkrime që nga shek. II para Krishtit, që duhet të jetë gjithashtu pjesë e guidës për këdo që dëshiron të vizitojë Parkun Kombëtar të Shebenikut.

Kjo shpellë-kishë është e vendosur në një shkëmb në lartësi rreth 70 metra nga niveli i lumit të Qarrishtës, ku janë pikturuar Shenjtorja Mari dhe dishepujt gjatë një ceremonie.

Po ashtu në Shebenik janë liqenet karstike, liqeni i Fushë-Studnës, Vlaska, Fusha e Dorëzit, Bredhi i Fushë-Kuqes, Rrapi i Taksimit, Shkalla e Skënderbeut, Gurra e Ariut e shumë zona të tjera që presin vizitorë.

“Shiu i meteorëve”

Një herë e një kohë mendohej se yjet në rënie ishin lotët e Shën Lorencit, i martirizuar në vuajtje. Në të vërtetë, nuk bëhet fjalë për yje të vërteta, por për mbetjet e perseidi, që e kanë origjinën nga kometa suift-tuttle, e zbuluar në 1862 nga astronomi italian Giovani Vrginio Schiaparelli.

10 gushti është dita e përcaktuar në kalendarin fetar, por sidoqoftë, për të parë më mirë shiun e meteorëve, duhet pritur 12 gushti, kur perseidet janë më të dukshme në qiell.

Kulmi shënohet natën mes 12 dhe 13 gushtit, rreth orës 22 të mbrëmjes, aq sa mund të shihen deri në 50 meteorë në orë. Por duhet patur kujdes nga ndotja nga ndriçimi; për të admiruar yjet që bien më mirë, duhet zgjedhur një vend i errët, larg nga qytetet, e nëse është e mundur në lartësi.

Astronomët sugjerojnë se duhet parë në drejtimin veri lindje, në natë të plotë, kur hëna ka perënduar. / KultPlus.com

Shpërthen zjarri në një ndërtesë historike në qendër të Londrës

Zjarrfikësit e Londrës kanë luftuar për orë të tëra për të kontrolluar zjarrin që përfshiu çatinë e qendrës ikonike të artit Somerset House të kryeqytetit.

Brigada e Zjarrfikësve të Londrës (LFB) tha se dërgoi 20 makina zjarrfikëse – duke përfshirë pajisje të specializuara në lartësi – dhe 125 zjarrfikës në kompleksin 250-vjeçar pasi një zjarr shpërtheu pak para orës 12:00, transmeton Telegrafi.

Imazhet dhe videot e shpërndara në mediat sociale treguan tym të errët që derdhej nga skaji perëndimor i ndërtesës përgjatë urës Waterloo, ndërsa zjarrfikësit u ngjitën në çati dhe u ngritën deri në 32 metra në ajër për të vëzhguar dhe shuar flakët.

Zjarri shpërtheu në krahun perëndimor të ndërtesës – ngjitur me krahun verior, i cili është shtëpia e pikturave të famshme duke përfshirë një autoportret të Van Gogh-ut si dhe vepra të Edouard Manet, Claude Monet dhe Paul Cezanne.

Drejtori i Somerset House Trust tha se nuk ka ‘nuk ka vepra arti’ në zonën ku shpërtheu zjarri – pasi stafi i sigurisë sugjeroi se zjarri më në fund po kontrollohej tre orë pasi u përfshi.

Ambulanca e Londrës u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën dhe u tha bizneseve lokale të mbanin dritaret dhe dyert e tyre të mbyllura. Pamjet e hershme të zonës së dëmtuar nga zjarri tregojnë se një zonë e vogël e çatisë është dëmtuar rëndë./ KultPlus.com

Fotografi të rralla të shkrimtarit Fatos Arapi

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: dhjetori i shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti në mes, 1986; disa drama: Partizani pa emër, 1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.

Po i sjellim këtu disa foto të panjohura të Fatos Arapit. / KultPlus.com

Rama ndan pamje nga bregdeti i Jonit

Shqipëria po shënon këtë vit një “boom” në turizëm, ndërsa vetëm në 7 muajt e parë në aeroportin e Rinasit janë përpunuar mbi 5 milionë e 982 mijë pasagjerë, prej të cilëve 3 milionë e 547 mijë e 987 janë të huaj.

Riviera Shqiptare, e cilësuar si nja zonat më të bukura turistike, ka tërhequr në vijimësi vëmendjen e medieve të huaja, të cilat kanë promovuar Shqipërinë turistike duke e vendosur në radarët e destinacioneve që nuk duhen humbur.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga bregdeti i Jonit, i cili edhe këtë vit mbetet destinacion kryesor për turistët e huaj që kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri.

Vetëm në dy javët e para të muajit gusht, Shqipëria u vizitua nga 571 338 persona, ose rreth 162 mijë persona më shumë se në të njëjtën periudhë të gushtit 2023.

Vija e gjatë bregdetare nga veriu në jug, malet, sitet kulturore, por edhe traditat e kulinaria po tërheqin çdo vit e më shumë turistë, ndërsa në mediet ndërkombëtare Shqipëria promovohet si një destinacion ende për t’u zbuluar./ KultPlus.com