Arian Shehu, një “Mjeshtër i Madh” i polifonisë, është lideri i grupit “Ergjëria” që fillesat i ka prej vitit 1978, me bashkimin e djemve të rinj të lagjes Dunavat i Parë. DRTK Gjirokastër kujton se ishte pikërisht ai, “marrësi” i cili u bë dhe shtysa kryesore e formimit të grupit të lagjes.
Emrat të cilët iu bashkuan grupit ishin: Mevlut Meleqi, Gëzim Haska, Fatos Haska, Jani Hysi të cilët spikatën si grup i të rinjve në Sheshin e Çerçizit.
Koncertin e parë ky grup i këngës polifonike e mbajti pikërisht në Sheshin e Çerçizit, ku interpretuan këngën “Sado Meleqi”, që më pas dëgjohej në radion e qytetit.
Vitet `80 u shenjuan nga arritjet më të mëdha të këtij grupi, me çmime të para në festivale. Kënga e tyre arriti të dëgjohet edhe përtej detit deri në vitin 1994 ku dhe grupi u nda dhe Arian Shehu krijoi grupin e tij me emrin “Ergjëria”, duke e çuar polifoninë shqiptare në shtete të tjera si Francë, Suedi, Danimarkë, Greqi etj.
Tashmë grupi ka marrë titullin “Mjeshtër i Madh” dekoruar nga Presidenti i Republikës si dhe në vitin 2023 titulli “Mjeshtër i Madh” për liderin e grupit Arian Shehu i cili me dashurinë për polifoninë iu shërben edhe sot brezave me përkushtim duke besuar se polifonia duhet mbajtur gjallë në breza.
DRTK Gjirokastër shkruan se së fundmi grupi ka marrë ftesë nga shteti francez për të performuar kënget e vjetra të cilat i rezistojnë çdo kohe./KultPlus.com
Instituti i Librit dhe Promocionit së bashku me Shtëpine Botuese “Toena”, zhvilluan një takim me shkrimtarin Fatos Kongoli.
Takimi në mjediset e Bibliotekës Kombëtare, Qëndra ” Sotir Kolea”, u bë në kuadër të aktiviteteve të organizuara në vitin e 80-vjetorit të lindjes të shkrimtarit, gjithashtu i shpallur si viti i gjuhës amtare.
Në takim morën pjesë botues, gazetarë, dashamirës e miq të librit. Të pranishëm ishin edhe nxënës të Gjimnazit “Qemal Stafa”, të cilët diskutuan krahas të ftuarëve të tjerë mbi jehonën e shkrimeve dhe kritikës, së veprave letrare të Fatos Kongolit, në median e shkruar, vendase dhe atë të huaj.
Fatos Kongoli ndau në bibliotekën e rikonstruktuar “Sotir Kolea”, kujtime të bukura nga e krijimtaria e tij. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Dhimitraq Furxhi nga Drejtoria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore si dhe shkrimtartja e pedagogia Majlinda Rama. /ATSH /KultPlus.com
Por çfarë është një vit i brishtë? Është një vit me 366 ditë, kjo e fundit shtohet për të rregulluar shtyrjen e stinëve. Nëse do të mbaheshin gjithmonë 365 ditë, do të mblidhej çdo 4 vjet, një ditë me vonesë.
Rregulli Ajo e kalendarit gregorian thotë: «Një vit është i brishtë nëse numri i tij mund të pjesëtohet me katër, përjashtim janë vite shekullore, (që janë të përpjesëtueshme me 100,) që nuk mund të përpjestohen me 400”.
Tradita angosaksone Në botën anglosaksone, viti i brishtë quhet Leap year, d.m.th Viti i kalimit. 29 shkurti është Dita e Shën Patrikut dhe sipas traditës është e vetmja datë në të cilën vajzat, mund t’i kërkojnë të të fejuarit të martohet me do.
Tradita e do që ajo të këtë 12 palë dorashka, një për çdo muaj, për të fshehur dorën pa unazë të vajzës.
Historia Ishte Jul Cesari që e prezantoi ditën më shumë çdo katër vjet, kjo për të barazuar llogaritë me 6 orët që mbeteshin çdo vit sipas përllogaritjeve të astronomit të tij.
Ishte Papa Gregori XIII që me vendim papnor vendosi në 1582, të eliminonte 3 vite të brishta, kjo sepse ishte parë të spostim përpara, duke shtuar nga një ditë, çdo katër vjet, duke rrezikuar Pashkën.
Vit i brishtë, vit i trishtë Romakët mendonin se viti i brishtë, ishte dhe vit i trishtë, që sillte epidemi dhe tragjedi të mëdha. Ndërsa të tjerë mendojnë që është dhe viti i balenës, sepse mendohet se balen lind çdo katër vjet. Vitet e brishta përkojnë dhe me realizimin e Olimpiadave.
Të lindurit në 29 shkurt Mundësia për të lindur në një “vit të brishtë” është 1 në 1,461. Në vitet e zakonshme, të lindurit më 29 shkurt e festojnë ditëlindjen e tyre më 28 shkurt ose më 1 mars, por edhe këtu ka një debat. Disa sugjerojnë se të lindurit përpara mesditës së 29 shkurtit duhet ta festojnë ditëlindjen më datë 28, ndërsa ata që kanë lindur pas mesdite, duhet të festojnë më 1 mars.
Përse femrat u propozojnë meshkujve në një “vit të brishtë”? “Viti i brishtë” njihet edhe si viti kur femrat mund të marrin guximin për t’u propozuar meshkujve për martesë. Legjenda daton në shekullin e 5-të, kur një murgeshë irlandeze, Shën Bridget u ankua te Shën Patrick se femrat duhet të prisnin shumë deri sa t’u vinte propozimi për martesë. Kështu, Shën Patricku vendosi t’u lejonte femrave të pyesnin ato meshkujt ë çdo katër vite. /KultPlus.com
Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, ka dhënë një intervistë në podcasting “Brave New World” ku ka folur për luftën e saj me ankthin.
33-vjeçarja tha se kjo ka qenë një luftë e vazhdueshme që ka arritur ta mbajë nën kontroll përmes kombinimit të metodave tradicionale dhe jokonvencionale.
Qasja e Orës është ndikuar nga Wim Hof, metoda e të cilit janë të njohura për përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik.
Përveç praktikave fizike, ajo vlerëson edhe muzikën si terapi të saj në procesin e shërimit.
Albumi i tretë “U and I” shërben si një testament për udhëtimin e saj duke ofruar njohur për betejat dhe rimëkëmbjen e saj.
Ky rrëfim i artistes është një shtytës i fortë për ata që kanë nevojë të shtojnë kujdesin ndaj vetes dhe nevojës për të kërkuar ndihmë kur është e nevojshme, qoftë përmes terapisë, muzikës apo metodave jokonvencionale të shërimit. / KultPlus.com
Përjetimet e kosovarëve të luftës gjatë viteve 1997-1999, por edhe jeta nën represionin serb prej dekadash, janë pasqyruar disa herë edhe në projekte filmike, të cilat portretizime kanë marrë vetëm jehonë lokale apo edhe rajonale.
Në të gjitha këto projekte kinematografike ka munguar popullariteti ndërkombëtarë, qoftë në profesionalizmin e realizimit të filmave apo edhe në pasqyrimin e ngjarjeve reale, apo të paktën ka munguar popullariteti që ka Hollywood në këtë drejtim.
25 vite pas, për herë të parë, historia e kosovarëve dhe shqiptarëve në luftë, do të paraqitet në dimensionin e nevojshëm, atë të artit kulmor e të nivelit ndërkombëtarë.
Fitim Krasniqi këtë histori e kishte menduar prej vitesh, apo thënë më saktë prej kur një pjesë të përjetimeve të luftës i kishte kaluar vet si një i ri nga qyteti i Pejës.
Tani duke qenë ndërmarrës i suksesshëm në New York dhe duke njohur nga afër tregun kinematografik, Krasniqi ka finalizuar etapën e parë, drejt prodhimit të një filmi krejtësisht profesional dhe nën markën e Hollyëood-it për luftën e Kosovës dhe sakrificat e popullit shqiptarë ndër vitë.
“The Liberation War” është projekti i tij i zemrës, për të cilin ka investuar nga pasuria e tij, si producent ekzekutiv dhe i cili ka mbledhë kastë të vërtetë aktorësh, regjisorësh dhe skenaristësh.
Filmi është një dramë, aksion por edhe një histori e dashurisë. Do të zgjasë më shumë se dy orë. Xhirimet do të nisin së shpejti dhe do të realizohen në Kosovë, Shqipëri dhe në New York.
“The liberation war” përshkruan historinë e kosovarëve, para, në dhe pas luftës në Kosovë dhe për personazh kryesor ka dy nxënës të cilët duke qenë në luftë, ndahen, përjetojnë tmerrin dhe pas luftës njëri nga ta e bënë jetën në Kosovë dhe tjetri në ShBA, për t’u takuar sërish, për ta ringjallë edhe njëherë dashurinë dhe mbi të gjitha për një kauzë më të madhe për t’ia shpëtuar jetën njëri tjetrit.
Në gjithë këtë skenar, që fillimisht është shkruar nga Fitim Krasniqi dhe është recensuar nga 4 skenarist të Hollywood-it, paraqitet ngjarjen reale, ato që vërtetë kanë ndodhur në luftë. Pasqyrohen dëbimet e kosovarë, dhunimet e grave, masakrat e lufta e UCK-së dhe periudha e pasluftës.
Filmi që do të ketë një kastë prej më shumë se 15 aktorësh Hollywoodian, do t’u jap hapësirë edhe aktorëve nga vendi. Rreth 40 të tjerë do të angazhohen nga Kosova dhe Shqipëria, të cilëve do t’u jepet mundësia që të promovohen në kinematografinë botërore. Filmi do të promovojë edhe Kosovën dhe Shqipërinë, ku janë sot dhe historinë të cilën e kanë kaluar.
Deri tani, siç u tha në konferencën për media, investimi është tërësisht privat, por që institucionet e vendit dhe bizneset kanë hapësirë që ta mbeshtesin këtë projekt.
Regjisor i këtij projekti do të jetë Louis Mandylor, një nga regjisorët më të njohur të Hollywood-it me mbi 100 projekte të drejtuara dhe në të cilat ka pas edhe role dhe mbi 13 cmime ndërkombëtare.
Mandylor tha se kur u ofrua për këtë rol, gjëja kryesore që e shtyri ta merrte përsipër ishte pikërisht historia e kosovarëve dhe ajo që kishin përjetuar.
E njëjta arsye e shtyri edhe aktorën Kelly Lynn Reiter që ta pranonte detyrën e producentës dhe aktorës. Ajo në konferencën për media tha se është e privilegjuar të jetë pjesë e këtij projekti.
“The Liberation War” është një projekt milionësh, që do të shfaqet në mbi 60 vende të botës dhe mbi 2400 kinema e teatro.
Filmi mëton të jetë një dritare pasqyrimi i luftës në Kosovë, por edhe një mundësi e promovimit të vendit, vecmas tani kur propaganda serbe dhe ruse kanë arritur që të realizojnë me dhjetëra filma, duke e shtrembëruar historinë e vendit e mbi të gjitha duke tentuar ta ndryshojnë të vërtetën. / KultPlus.com
Artistja me famë botërore Miley Cyrus ka surprizuar fansat e saj në postimin e saj të fundit.
Ylli i popit do të publikojë bashkëpunimin me këngëtarin e njohur Pharrell Williams.
Pharrell është i njohur për hitet e tij si “Happy” dhe “Blurred Lines” dhe bashkë me ikonën muzikore Miley Cyrus padyshim që do krijojnë diçka te vecantë.
Fansat po presin me padurim publikimin e këtij bashkëpunimi./ KultPlus.com
Në prag të festës së 8 marsit, po përgatitet FemFest, festivali me në fokus gruan. FemFest 2024 do të mbahet nga data 4-8 mars dhe ky do të jetë edicioni i tretë i këtij festivali.
Sikundër edhe një vit më parë, FemFest është ndërtuar me një platformë shfaqjesh mbresëlënëse, debatesh, e diskutime me fokus gruan.
Pjesë e festivalit do të jenë artiste, aktiviste, shkrimtare, politikane dhe këngëtare të cilat nëpërmjet zhanreve të ndryshme të artit do t’u japin zë edhe problemeve që nuk fliten, apo atyre që nuk dëgjohen. Të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë për 4 bursa studimi për katër studente të Universitetit të Arteve.
I planifikuar të vazhdojë çdo vit, duke shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, festivali synon të ringjallë qëllimin fillestar të 8 marsit: të shënojë arritjet kulturore, politike dhe socio-ekonomike të grave, duke bërë thirrje për arritjen e plotë të të drejtave të tyre.
Ky edicion do të shfaqë 10 shfaqje, si edhe çdo ditë, nuk do të mungojnë rubrikat “FemTalk” e panele të cilat do të moderohen nga figura femërore të rëndësishme të jetës publike në vend./ atsh / KultPlus.com
Vlera Kastrati ditëve të fundit ka prezantuar videoklipin e këngës “Loti”, këngë që shpërfaqë dhimbjen e popullit shqiptar që ka kaluar përgjatë luftës.
Kjo këngë, është kënga e tretë e realizuar me videoklip nga tetë këngët e shkruara e të komponuara nga Vlera Kastrati, e të inçizuara në Romë nga Amedeo Tommasi, pianist dhe aranzhues.
“Kjo pikë loti të cilës unë i këndoj, dua të prek çdo dhimbje që ka mbetur në mendjet e zemrat tona. Dhe janë ende aty, të paprekura e të shtypura diku thellë brenda vetes sonë. Ky lot qan për ne. I shpërfaq ndjenjat tona me çiltërsinë e një fëmije. Kjo pikë loti na kërkon t’i shohim e shërojmë dhimbjet. Për mua, mbi të gjitha kjo këngë është një lutje – mos pafshim më kurrë luftë”, ka thënë Kastrati lidhur me mesazhin e kësaj kënge. / KultPlus.com
Baleti Kombëtar i Kosovës, para pak ditësh, ka marrë ftesë për t’u shfaqur në Korenë e Jugut, përkatësisht në Festivalin Botëror të Vallëzimit në qytetin Cheonan.
Baleti Kombëtar i Kosovës, do të paraqitet për herë të parë në Lindjen e Largët, me njërën nga shfaqjet e repertorit të vet në shtator të këtij viti.
Ftesa për pjesëmarrje në këtë festival prestigjioz, dëshmon edhe një herë punën dhe përkushtimin e BKK për të promovuar vlerat kulturore të vendit tonë, gjithandej nëpër botë. / KultPlus.com
Kantautori i ndjerë britanik, George Michael, tashmë ka një monedhë të personalizuar në koleksionin e Royal Mint. Mint i Britanisë tha se monedha e re, e cila përshkruan Michael duke mbajtur syzet e tij të diellit, i bën homazh këngës solo të yllit të muzikës të vitit 1987 “Faith”.
“Që nga debutimi i tij me WHAM! për t’u bërë një nga muzikantët solo më të shitur të të gjitha kohërave, George Michael është një superstar global, puna e të cilit ka frymëzuar dhe ndikuar brezat me muzikën e tij dhe stilin e tij unik. Ne jemi të kënaqur që po prezantojmë një monedhë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar që do të thotë shumë për jetën dhe karrierën e tij”, tha Rebecca Morgan, drejtore e Shërbimeve Koleksionist në Mint Mbretërore.
Michael, vdiq në ditën e Krishtlindjeve në 2016 në moshën 53-vjeçare. Kënga e qëndrueshme festive e Ëham! e vitit 1984 “Last Christmas” siguroi vendin “Numri 1 i Krishtlindjeve” për herë të parë në listat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar në dhjetor, 39 vjet pas publikimit të saj. Monedha e re është shtesa më e fundit në serinë “Music Legends” të Royal Mint, e cila më parë ka nderuar me monedha David Boëie, Elton John dhe Queen dhe do të jetë në dispozicion për blerje nga 26 shkurti. / KultPlus.com
grueja nuk asht hyjni asht njeri si ti me randësi ta kuptosh këtë se ndryshe tërbohesh kur nuk t’i plotëson lutjet dhe ia mallkon emnin a ma zi grueja nuk asht lule asht njeri si ti me randësi ta kuptosh këtë se ndryshe tërbohesh kur nuk lulëzon e heshtun dhe e shkul me rranjë e ma zi grueja nuk asht as toka as lumi as rrezja as qielli vegimi apo andrra asht njeri si ti me randësi ta kuptosh këtë se ndryshe tërbohesh kur mbushet me frymë pin ujë a shkon në banjo dhe ia ban namin e zi grueja mundet me t’u ba gjithçka mundet me t’u ba po vetëm po iu bane edhe ti. / KultPlus.com
Richard Lewis, një komedian i dashur pjesë e “Curb Your Enthusiasm”, është ndarë nga jeta.
Lewis, 76 vjeç, vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles pasi pati një atak në zemër të martën në mbrëmje, sipas zëdhënësit të tij, Jeff Abraham.
Aktori i famshëm zbuloi në prill se ai kishte jetuar me sëmundjen e Parkinsonit.
Foto: Getty Images
Joyce Lapinsky, gruaja e Lewis, “falënderon të gjithë për gjithë dashurinë, miqësinë dhe mbështetjen dhe kërkon privatësi në këtë moment”, tha Abraham në një deklaratë.
Richard ka luajtur në sezonin e fundit të “Curb Your Enthusiasm” të Larry David në HBO.
Foto: HBO
I njëjti bëri debutimin e tij televiziv me “Diary of a Young Comic”, një film 90-minutash që zuri vendin e “Saturday Night Live” në NBC në 1979, por ai me të vërtetë u bë i njohur me paraqitjet e tij të vazhdueshme gjatë natës së vonë gjatë ‘ vitet 80 dhe 90-ta.
Në vitin 2000, ai u bë një element kryesor në “Curb Your Enthusiasm”, duke luajtur një version të dramatizuar të tij.
Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka thënë se ka dëshmi që në masakrën në Qirez e Likoshan 26 vjet më parë, kur ka ardhur në vendin e ngjarjes gjykatësja hetuese Danica Marinkoviq, disa prej viktimave kanë qenë ende gjallë.
Por, sipas tij, nuk u është ofruar ndihmë mjekësore, duke dëshmuar sipas tij, që direkt organet e hetuesië të asaj kohe kanë bërë krime.
Blakaj ka thënë se këtë dëshmi e bazojnë nga një ish-polic i cili e ka deklaruar një herë këtë.
“Fondi për Drejtën Humanitar ka dokumentuar dy vrasjet masive në Likoshan dhe Qirez dhe duhet cekur se ka informacione se që ku ka mbërri në vend shiqim gjykatësja hetuese famëkeqe Danica Marinkoviq disa prej viktimave ende kanë treguar shenja jete dhe askush nuk është përkujdesur që disa nga ta të dërgohen në spital. Kjo lë me besu që direkt edhe organet e hetuesisë të asaj kohe kanë bërë krim sepse kanë mundur të shpëtojnë disa nga viktimat e Qirezit dhe Likoshanit”, ka thënë Balakaj.
Ai ka thënë se për masakrën e Likoshanit e Qirezit kanë intervistuar të mbijetuarit dhe se këtë masakër e kanë dokumentuar.
Ndërsa, ka thënë se institucionet duhet të bëjnë më shumë në shtimin e numrit të prokurorëve që merren me hetimet e krimeve të luftës.
Ndryshe sot është shënuar 26- vjetori i masakrës në Qirez dhe Likoshan, ku 25 shqiptarë u vranë dhe u masakruan nga policia serbe./teve1 / KultPlus.com
E vetmja gazetë në botë që del një herë në katër vjet, ka dalë sërish sot në kioska në Francë me publikimin e një numri të ri, sipas BBC.
E veçanta e tabloidit prej 20 faqesh është se ai del vetëm më 29 shkurt – pra në vitin e brishtë.
Botimi i parë ishte në vitin 1980 dhe ky është numri 12.
I konceptuar nga një grup miqsh që “dëshironin të qeshin”, ”La Bougie du Sapeur” ka një printim prej 200 000 kopjesh.
Çmimi është 4,90 euro.
”Pasi numri i parë u shit brenda dy ditësh, shitëset e gazetave po kërkonin më shumë kopje – kështu që ne thamë mirë, por vetëm pas katër vitesh!”, thotë redaktori Jean d’Indy.
“Gazeta publikohet ende nga disa miq. Ne takohemi në një bar dhe hedhim idetë rreth pijeve. Ne argëtohemi shumë, dhe nëse lexuesi e bën gjithashtu, kjo është qershia mbi tortë”, thekson ai.
Duke e stiluar veten si antipolitikisht korrekte, ”La Bougie” është e organizuar si një gazetë e rregullt, me seksione mbi politikën, sportin, çështjet ndërkombëtare, artet, enigmat dhe thashethemet e njerëzve të famshëm.
”Ne bëjmë humor francez dhe nuk përkthehet në gjuhë të tjera”, thotë d’Indy.
Në faqet ndërkombëtare, ka një pjesë të shkurtër që kujton francezët se kush ishte më i “harruari” i kryeministrave moderne britanike – Liz Truss.
Dhe në sport, redaktorët rekomandojnë krijimin e një çmimi ”Winston Churchill” për personin e parë që do të eliminohet në Lojërat Olimpike.
Kjo mbi bazën se motoja e Churchillit ishte ”Jo sport”.
”La Bougie du Sapeur” është emëruar sipas një prej figurave më të hershme të filmave vizatimorë në Francë, Le Sapeur Camembert.
Ai ishte një ushtar i thjeshtë që u shfaq në vizatime komike për jetën në ushtri në vitet 1890.
Gazeta nuk shfaqet në internet dhe mund të blihet vetëm në shitëset e gazetave dhe kioskat e gazetave./ atsh / KultPlus.com
Punët e mirëmbajtjes së Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë (DRTKK), investimet dhe projektet me bashkëpunëtorë të huaj gjatë vitit 2023 dhe në vazhdim, kanë nxjerrë nga lista e riskut rreth 10 objekte pasuri kulturore.
Për mirëmbajtjen e këtyre pasurive, DRTKK ka realizuar ndërhyrje restauruese në kishat e Shën Triadhës në Tudas dhe Shën Marisë në Lubonjë, shtëpinë muze të Kostandin Kristoforidhit në Elbasan, pikturën murale në kishën e Shën Kollit dhe punime emergjente në Urën e Niçës.
Gjithashtu, është në proces një projekt i rëndësishëm për restaurimin e kishës dhe pikturës murale në ishullin e Maligradit, me mbështjetjen e projektit IPA.
Investimet e IKTK kanë nxjerrë nga risku kishën e Shën Marisë, Barmash dhe Shën Kollit në fshatin Shelcan.
Në proces zbatimi është dhe projekti ‘’Përmirësimi i Turizmit Potencial Kulturor, ndërmjet ndërhyrjes në sitet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë” ku nëpërmjet tij, janë duke u realizuar ndërhyrje restauruese në 4 objekte kulti, ndër to në kishën e Shën Mëhillit në fshatin Voskopojë dhe Qimitrin e Shën Kozmait dhe Damian në Manastirin e Shën Pjetrit, në fshatin Vithkuq, objekte në listën e riskut./ atsh/ KultPlus.com
Sonte po e rikthejmë në kujtesë grupin 403 dhe magjinë e “Përralla e fundit”, e cila në të njëjtën kohë është kënga e parë me videoklip e rock grupit, shkruan KultPlus.
Muzika, teksti dhe orkestrimi i kësaj kënge është bërë nga Hektor Gjurgjiali, solisti i grupit.
KultPlus ju sjell edhe tekstin e plotë të këngës:
Përralla e fundit
Askush nuk foli e as nuk këndoj për te,
Nuk e përmendin, pak kohë që është nën dhe,
Unë do t’ju flas se më duket pak vetja si ai.
Ështe një këngë, flet vetëm për një gjeth,
Që tërë kohën e kaloi në lartësi.
I vetmuar , i pathyer, kishte një qëllim.
Ishte pjesë e vogël e një trungu shumë të madhë
I vendosur në një degë diku në fund
Ishte ky që këtij trungu i jepte gjallëri
Kishte detyrë të rinte aty si mburojë
Deri sa jeta e tij mos mari fund
Të kujdesej dhe të mbronte një lule dhe një frut
Kalonin ditët, kalonte borë dhe shi
Kalonte dielli, kaluan shumë stuhi
Kjo ishte lufta që natyra e bënte me kte gjeth
Kaluan stinët, kaluan vite shumë
Gjethi detyrën e kishte kryer deri në fund
Dhe erdhi koha që ai të largohej nga kjo degë
Ishte Shtatori kur gjethi fluturoi
E ktheu kokën, për herë të fundit i shikoi
Lulën dhe frutin e rritur që për te ishin gjithcka
E dinte se kur të vijë Janari
Nuk do t’i dihet as varri
Por thellë në zemër e dinte se shpesh do t’a kujtojnë. / KultPlus.com
Maksimilian Lamberci ishte albanolog austriak. Maksimiliani ka lënë diku rreth 60 dorëshkrime në të cilat paraqet të dhëna mbi folklorin e folkloristikën, mitologjinë, etnologjinë, gjuhësinë, letërsinë, historinë.
Publikimi i tij i parë në fushën e studimeve shqipe ishte një libër gjuhe dhe leximi shqip më 1913; pastaj shkoi Italinë e Jugut për të shqyrtuar të folmet shqip atje; në veçanti iu kushtua dialektit verior arbëresh në Abruzzo dhe Molise, sidomos dialektit në Badhesas (Villa Badessa).
Studiuesi, profesor universitar dhe albanologu i njohur austriak, prof. dr. Maksimilian Lamberc, që nga viti 1906 kur dëgjoi gjuhën shqipe në Atikë të Greqisë, e deri më 1963, kur vdiq, nuk iu nda punës për t’i çuar përpara studimet albanologjike në fushë të folkloristikës, e sidomos të epikologjisë e të poetikës së përrallës, të mitologjisë, e në veçanti të demonologjisë, të së drejtës zakonore, sidomos të Kanunit të Lekë Dukagjinit, të morfologjisë, të sintaksës, të dialektologjisë, të leksikologjisë, të drejtshkrimit, të historisë së gjuhës, të letërsisë, të historisë së letërsisë, të dramës, të përkthimit, sidomos të Gjergj Fishtës etj.
Sot po e sjellim njërën nga thëniet më të bukura të tij pë shqiptarët:
“Historia e vërtetë botërore do të shkruhet vetëm atëherë kur në hartimin e saj do të marrin pjesë edhe shqiptarët”. /KultPlus.com
Një anije kozmike amerikane dhe një satelit rus rrezikojnë të përplasen, pasi janë shumë afër.
Megjithëse anija pritet të ndahet, një përplasje mund të rezultojë në copa të mëdha mbeturinash, tha agjencia hapësinore amerikane, duke shtuar se po vazhdon të monitorojë situatën në bashkëpunim me Departamentin e Mbrojtjes.
Në njoftim nuk thuhet se sa do të afrohet mjeti me njëra-tjetrën, por vlerësimet janë se mjeti lundrues, i cili nuk mund të manovrojë, duhet të jetë më afër njëra-tjetrës në orën 7:30 të mëngjesit të datës 28 shkurt në një lartësi prej rreth 600 kilometrash.
Misioni Timed studion ndikimin e Diellit dhe njerëzve në mezosferën e Tokës, termosferën e poshtme dhe jonosferën. / KultPlus.com
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, përcolli mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit, Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili zhvilloi vizitën e tij të parë në Shqipëri, si bashkorganizator i Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”.
Samiti u zhvillua si një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive të vendeve kundër agresionit rus, ku u diskutuan rrugët e bashkëpunimit në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën dhe në kontributin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë.
Gjatë paradites, Kryeministri Edi Rama priti në Kryeministri Presidentin Zelensky me të cilin zhvilloi një takim kokë më kokë, më pas u mbajt takimi mes delegacioneve dhe u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit. / KultPlus.com
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë solli sot historinë e pabesueshme të Lekë Tasit, piktorit dhe ish-violonçelistit, i cili kaloi 15 vite në një kamp internimi.
Kujtimet e atyre që vuajtën gjatë regjimit komunist në Shqipëri mbeten të gjalla dhe të gatshme për t’u transmetuar brezave të rinj, thekson zyra e BE.
Piktor dhe violonçelist i parë në Teatrin Kombëtar të Operës, Lekë Tasi u detyrua të largohej nga Tirana dhe u dërgua në një kamp internimi në Lushnjë me familjen e tij, më 15 tetor 1975.
Xhaxhai i tij kishte vdekur në burg, i ati 20 muaj pasi u lirua nga burgu politik. Ishte 46 vjeç, jeta e tij artistike ishte ndërprerë dhe ai do të kalonte në një kamp internimi dënimin me 15 vjet, duke punuar si kooperativist deri në vitin 1990, kur u shemb regjimi komunist.
Në një libër me kujtime të botuar vite më parë, ai përshkruan me hollësi jetën e përditshme në një kamp pune, duke dokumentuar punën, shtypjen dhe historitë e një kohe pa liri.
Mbrëmjen e 20 shkurtit 2024, tashmë 95 vjeç, Lekë Tasi mori pjesë në ceremoninë e hapjes së “Ditëve të Kujtesës”, një aktivitet i përvitshëm me fokus trajtimin e së kaluarës komuniste në Shqipëri. I shqetësuar se si do të tregohet historia kur dëshmitarët nuk do të jenë më në jetë, ai mendon se ka mungesë vëmendjeje për botimin e dëshmive, studimeve dhe kujtimeve për periudhën e diktaturës. “Një neglizhencë e pajustifikuar dhe e padrejtë. Ne kemi nevojë për më shumë libra, studime dhe vëmendje”, thotë ai.
Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato, në fjalën e tij, përshëndeti praninë e Tasi dhe foli me respekt për jetën e tij.
Ai i kujtoi audiencës se e kaluara kontribuon për formësimin e së ardhmes dhe se ballafaqimi me të kaluarën është i nevojshëm për të konsoliduar demokracinë.
“Ndarja e përvojave reale të të mbijetuarve, historive të historianëve dhe studiuesve përmes konferencave, shfaqjeve artistike dhe diskutimeve publike është një pjesë e rëndësishme dhe e fuqishme e procesit. Megjithatë, e vërteta dhe drejtësia janë vendimtare jo vetëm për shërimin shoqëror dhe kohezionin social, por edhe për krijimin e klimës së përgjithshme të drejtësisë dhe llogaridhënies, kaq të rëndësishme për demokracinë. Të mësuarit nga e kaluara na fuqizon për të ndërtuar një shoqëri demokratike më elastike, kaq thelbësore për vendin e Shqipërisë në BE. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi seriozisht me institucionet shqiptare si dhe me shoqërinë civile – dhe shpresoj, një ditë edhe me shkollat – për të trajtuar të kaluarën e vështirë komuniste të Shqipërisë”, tha ambasadori Gonzato.
Me synimin për t’i dhënë zë debatit social, kujtesës dhe pasojave të regjimit komunist në Shqipëri, për nëntë vjet, “Ditët e Kujtesës” (20-26 shkurt), organizuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”, kanë pasur një rol të rëndësishëm në reflektimin e shoqërisë për regjimin komunist.
“Puna jonë përpiqet të forcojë dialogun për të kaluarën përmes shfaqjeve të dokumentarëve, ekspozitave, studimeve, artit, konkursit “Pyet gjyshërit” apo konferencave ndërkombëtare, duke përfshirë grupe të ndryshme të shoqërisë që nga të rinjtë e deri te studiuesit. Këtë vit publikuam gjyqet e mbajtura në të vitet ‘90 kundër 35 zyrtarëve komunistë shqiptarë, duke kontribuar në diskutimin dhe reflektimin për Drejtësinë Tranzitore në kontekstin e Shqipërisë. Ndërkohë, studentët e Klubit të Dramës nga Universiteti i Tiranës, në një performancë artistike frymëzuese, sollën në jetë zërat dikur të heshtur të individëve dhe artistëve të guximshëm që u ngritën kundër diktaturës komuniste në Shqipëri”, shpjegon Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë.
Puna e Lekë Tasit ishte pjesë e performancës së vendosur në një sfond novator ndriçimi dhe zëri, që simbolizonte kërkimin e vazhdueshëm dhe të pandalshëm të shpirtit njerëzor për liri. I mbajtur në Muzeun e Përgjimeve të ish-Sigurimit të Shtetit, vetë Tasi do të dëgjonte me vëmendje studentët e rinj të cilët ju dhanë zë intelektualëve që nuk mundën të mbijetonin gjatë diktaturës, duke shpresuar në qasjen e brezit të ardhshëm ndaj fatit të ish të burgosurve politikë.
Prej vitesh ai ka qenë një zë i rëndësishëm në përballjen me të kaluarën përmes artit të tij, pikturave, vizatimeve, shkrimeve, ekspozitave, intervistave, dëshmive dhe pranisë së tij si një kujtim i gjallë i njerëzve që mbijetuan në kohë të vështira. Ai përfaqëson artistët, të përndjekurit politikë dhe të afërmit e personave të zhdukur, pasi eshtrat e xhaxhait të tij nuk u gjetën kurrë.
“Edhe unë shqiptoj “po”-në e përditshme të nevojës, por mbaj gjallë brenda meje “jo”-në e paepur të rezistencës”, shkruan Tasi në ditarin e tij në vitin 1975, duke cituar një poezi që kishte dëgjuar në radio gjatë kohës që ishte në një kamp pune. Në atë kohë ai do të pyeste veten nëse kishte mbetur ndonjë rezistencë. Pothuajse gjysmë shekulli më vonë veprat e tij të artit janë përgjigjja.
Që nga viti 2017, Bashkimi Evropian po e mbështet Shqipërinë për gjetjen e personave të zhdukur gjatë regjimit komunist, duke fuqizuar kapacitetet teknike të dosjeve të ish-Sigurimit, prerogativat ndërgjegjësuese, si dhe duke rritur rolin e saj koordinues. Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) ka zbatuar dy projekte për një total prej rreth 1 milion euro kontribute të BE-së. Një projekt i ri me ICMP-në “Mbështetja e drejtësisë tranzitore dhe ballafaqimi me të kaluarën në Shqipëri”, që filloi në shkurt 2024, synon të rrisë angazhimin e institucioneve të shtetit shqiptar për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur si trashëgimi e së kaluarës dhe rritjen e kohezionit social në Shqipëri./atsh/ KultPlus.com
A është “Mary Poppins” një film me përmbajtje raciste? Kështu duket se mendon Këshilli Britanik i Klasifikimit të Filmit, i cili sapo ka ndryshuar udhëzimet për klasikun e madh të vitit 1964, sipas të përditshmes italiane “Corriere della Sera”.
Sipas Këshillit, filmi mund të ndiqet nga fëmijët vetëm nëse ata janë të shoqëruar, për shkak të gjuhës diskriminuese.
Dhe cila është arsyeja pse fëmijët duhet të mbikëqyren, ndërkohë që ata mrekullohen nga bëmat fantastike të dados që luan Julie Andrews?
Fjala “Hottentots”, një term racor, që përdoret për t’iu referuar popujve Khoikhoi të Afrikës së Jugut dhe Namibisë, përmendet dy herë gjatë filmit, veçanërisht nga Admirali kur gjendet përballë dy protagonistëve të vegjël me fytyrat e tyre të ndotura nga bloza.
Termi, me sa duket, është fyes dhe madje ka potencialin për t’i ekspozuar fëmijët ndaj një gjuhe ose sjelljeje diskriminuese që mund t’u duket stresuese ose e përsëritur pa e kuptuar potencialin e tij për ofendim.
Nëse kjo fjalë do të ishte dënuar, ata do të kishin qenë më të butë në klasifikim. Por, meqë nuk ishte kështu, e gjora Mary Poppins shkaktoi zemërimin e rojeve moderne të korrektësisë politike.
“Megjithëse Mary Poppins ka një kontekst historik, përdorimi i gjuhës diskriminuese nuk dënohet dhe në fund i tejkalon udhëzimet tona për një gjuhë të pranueshme në nivelin “për të gjithë””, tha Këshilli.
“Prandaj vlerësuam se filmi duhet të ndiqet nga ‘fëmijë të shoqëruar’ për shkak të gjuhës diskriminuese, sipas Këshillit Britanik të Klasifikimit të Filmit.” / KultPlus.com
Shtëpia e legjendës së rock-ut Freddie Mercury ka dalë në ankand për 30 milionë stërlina, bëri të ditur agjencia imobiliare “Knight Frank’’.
Shtëpia-muze e këngëtarit ka qenë gjithashtu destinacion pelegrinazhi i pandërprerë për fansat e këngëtarit të ndjerë të Queen.
Vendimi për shitje dhe për të fituar para nga trashëgimia e Freddie u mor nga Mary Austin, gruaja e artistit nga viti 1970 deri në 1976 dhe më pas një mike e ngushtë e tij deri në vdekje, 1991.
Zgjedhja e saj rrezikon të ngjallë kritika të reja, pak muaj pas ankandit të disa relikeve më ikonike, objekteve muzikore dhe veprave të artit që i përkasin muzikantit.
Ankandet hidhëruan ndër të tjera, Sir Brian May, kitaristin dhe bashkëthemeluesin e Queen, si dhe bashkëautor me Mercury-n në disa prej hiteve globale të grupit.
Fredi vizitoi shtëpinë për herë të parë në vitin 1980, ra në ‘’dashuri’’ me të, dhe arriti ta përvetësonte përmes blerjes.
Ai e rinovoi dhe transformoi atë më pas sipas gustove të tij. / KultPlus.com
Përndjekja e popullsisë ortodokse gjatë sundimit të Perandorisë Osmane detyroi shumë shqiptarë të emigronin drejt vendeve ballkanike.
Odesa ishte qyteti ku shqiptarët ortodoksë krijuan komunitetin më të madh në Ukrainë. Ruajtja e gjuhës kombëtare me fanatizëm dhe përcjellja e traditave dhe e zakoneve brez pas brezi, bëri që rrugicat e “arnautëve” të ruajnë gjurmët shqiptare.
Arkivi Qendror i Shtetit sjell në kujtesën historike pamje nga qyteti i Odesës dhe portretin e një emigranteje shqiptare të vendosur në këtë qytet. / KultPlus.com