1. Shoku më besnik kur mbetem vetëm është libri, tek ai gjejë ngushëllimin kur të tjerët më tradhtojnë. 2. Prindërit, që t’i edukojnë mirë fëmijët, duhet t’i rrethojnë me libra. 3. Librat janë thesari i deponuar i botës dhe trashëgimia më me vlerë e gjeneratave dhe popujve. 4. Koleksionimi i librave është në fakt koleksionim i lumturisë. 5. Libri është dritare prej nga ne e shohim botën. 6. Leximi pa meditim është thjesht sikur ngrënia e ushqimit pa marrë frymë (pandërprerë). 7. Lexoje një libër të mirë tre herë sepse është më e dobishme për ty se të lexosh tre libra të mirë. Abbas Akkad 8. Më i rrallë se libri i mirë është lexuesi i mirë. 9. Kush shkruan, lexon dy herë. 10. Gjurmët e një kulture a qytetërimi që më së shumti i rezistojnë kohës janë librat. 11. Më thuaj çfarë lexon të të them se kush je. 12. Krenaria e një tregtari është në mallin që posedon, krenaria e një dijetari në librat që posedon. 13. Libri është shok që nuk të bën hipokrizi, nuk mërzitet duke qëndruar me ty, nuk të qorton nëse e anashkalon dhe nuk të përhap sekretet kurrë. 14. Prapa çdo libri ka një ide e parapa çdo ideje ka një hap përpara. 15. Në përfundim të leximit të një libri të mirë ndihemi sikur po i japim lamtumirën një shoku të çmuar. 16. I urituri nuk ia di vlerën ushqimi pa mos u ngopur më parë. Kështu është puna edhe me lexuesin që lexon librin e parë që i ka rënë në dorë. 17. Proverbat popullor janë libër enciklopedik në të cilin lexon me lehtësi moralin dhe kulturën e një populli. 18. Të mbushësh raftet me libra është më e dobishme se të mbushësh portofolin me para. 19. Edukatorët të thonë: “Lexoje librin që të bën dobi!”, ndërsa unë të them: përfito nga ajo që lexon! 20. Dija është ndër shkaqet më të rëndësishme të lumturisë, andaj bëje librin, mjetin e dijes, shoqërues tëndin të përhershëm. 21. Trupi nuk zhvillohet pa ushqim, po kështu as mendja pa lexim dhe meditim. 22. Dashuria për leximin është mirësi e përshpejtuar për besimtarin në këtë botë. 23. Nuk ka anije si libri që na bartë sa në një vend sa në tjetrin! 24. Dashuria për leximin nënkupton shndërrimin e monotonisë në dëfrim. 35. Libri është drita që na udhëheq drejt qytetërimit.
Recension për librin e Dr Luljeta Pulës “Rrëfimi i një jete për Kosovën” – botim i Shtëpisë botuese: KOHA, Prishtinë, 2020, f. 577
Nga Dr Sadri RAMABAJA
Ndryshimet në rrafshin e kulturës politike në memrien politike të Dr Luljeta Pulës, kanë përfshirë të gjitha shtresat e shoqërisë në përmasa të mëdha, duke filluar me Demonstratat e 1968-ës deri në luftësn e UÇK-së së vegjëlisë për liri. Ato kanë reflektuar nga një brez tek tjetri, nga lëvizja gandiste e shpifur e viteve ‘90-ta tek guximi qytetar për përballje me apart’hedin në dekadën e fundit të shekullit 20-të.
Në literaturën profesionale fenomeni i kulturës politike si pjesë e një realiteti të gjerë politik, ndër studjuesit tan është trajtuar fare pak dhe atë kryesisht nga doajeni Gani Bobi në dy veprat e tij të njohura Paradoks kulturor (1986) dhe Konteksti i vetëkulturë (1994). Libri i Dr Luljet Pulës që na vije në trajtën e memoareve politike, është pa dyshim një margaritar i llojit të vet, që do të jetë në shërbim të studiuesve të mendimit politik e kulturor ndër ne.
Libri është i strukturuar si një tërësi , e ndarë në 38 njësi, shto kësaj dhe një përmbledhje foto-dokumete ku pasqyrohen disa prej shkrimeve dhe njoftimeve të shtypit të kohës për aktivitetin publik politik të autores së librit gjatë dekadës së fundit të shekullit 20-të, të cilat, siç thotë autorja, shpëtuan rastësisht.
Ndërkaq njësi të veçanta si këta: Takimi im i parë me Shqipërinë – Zhgënjimi më I madh I jetës sime; 1981 kthesa më e madhe historike e Kosovës; Referati i potë në simpoziumin për helmimet në Zagreb – qershor 1990; Deklarata e pavarësisë dhe historia e saj; Farsa politike e luftës ideologjike në Kosovë; Shajnë Fadil Hoxhën e komunistët që “tradhëtuan” Kosovën në atë kohë, e sot bëjnë pazare me tokën e Kosovës; Viti 1997, kthesë serioze e Lëvizjes; Linçi i Likoshanit; E keqja kishte pllakosur Kosovën e lirë… janë njësitë ku është derdhur gjithë dëshmia historike e kësaj epoke, me penelata ngjyrash e emocionesh krijuese të autores së librit Dr Luljeta Pula.
Ajo që e pasuron shumë këtë libër memoriesh janë edhe portretet dhe gjykimi shumë racional e kritik mbi personalitete të jetës politike e shtetarë tanë, qofshin ata të periudhës së socializmit militant [1944-1991] në Shqipërinë politike, siç do ta cilësonte Ukshin Hoti këtë epokë, apo ata të komunizmit jugosllav të kësaj periudhe në Kosovë, e deri tek figurat politike të fazls së parë të tranzicionit demokratik në Shqipëri e dekadën e parë të pas luftës në Kosovë, përfshi edhe shpalljen e pavarësisë, si ngjarja më kulmore në historinë tonë moderne, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.
Tek po lexoja me vëmendje të shtuar kapitullin Farsa politike e luftës ideologjike në Kosovë – ku autorja merrë guximin dhe vë pikën mbi I, do të thosha të munguar në Kosovë, nuk kisha si mos t’i kthehem një eseje që kisha shkruar vite më parë me një titull paksa specifik: Gandizmi i munguar i Rugovës. Ndërkaq në disa njësi radhash të librit autorja Dr Luljeta Pula mbarshtron disa nga ndeshtrashat e shoqërisë sonë në procesin e ndërtimit të Republikës, respektivisht demokratizimit të kulturës politike dhe përfundime me peshë dhe me shumë interes për lexuesit.
Demokracia parlamentare është produkt historik i përballjeve mes grupimeve politike konservative dhe atyre liberale. Të ushqyerit e saj me aktivizëm qytetar, ka bërë që ajo të marrë elemente të demokracisë reale. Pushtimi i tempullit të demokracisë (Kuvendit) në lindje në Kosovë, nga oligarkët e olhokratët për një perudhë fare të shkurtër, ka bërë që Republika të shndërrohet në peng, ndërkaq demokracia formale të jetë edhe më e brishtë. Për rrjedhojë Qytetaria në Republikën e zënë peng mbetet pengu i parë. Ajo duhej të lirohej më 14 shkurt 2021, që të çlirohet Republika.
Partikularizimi i forcës politike si strategji
Suspendimi i statusit të autonomisë që kishte Kosova në kuadër të kushtetutës jugosllave të vitit 1974, shpërfaqi dukshëm dy rrymat egzistuese të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, jo vetëm në Beograd, por edhe gjetkë në nivel të Federatës, duke prëfshi edhe Kosovën. Këët fakt e mësojmë edhe më mirë tek lexojmë faqe të tëra të këtij libri që sjellin kujtimet nga vitet e rinisë dhe formimit atdhetar e politik të autores së librit, duke filluar nga Demonstratat e vitit 1968, kur ajo ishte nxënëse, e deri tek ato të pranverës së madhe ët 1981-ës, ku na shfaqet sërish si pjeësmarrëse aktive e deri tek jeta intenzive e angazhimit të saj politik në dekaëdn e fundit të shekullit 20-të. Por, siç kisha vënë në pah në një ese pararendëse, në Kosovë ndërkohë ishte profiluar edhe poli i tretë i LKJ-së.
Rryma e ashtuquajtur “nacionalistë institucional”, të cilët pretendonin se përfaqësonin interesat e “nacionalizmit institucional shqiptar” pavarësisht edhe lojalitetit që dëshmonin në raport me ruajtjen e Federatës Jugosllave, do të transformohet pothuajse e tëra në LDK, duke i hapur rrugë me këtë akt, qoftë edhe pa paramendim, homogjenizmit të jashtëzakonshëm të popullit.
Ana pozitive e ideologëve të LDK-së në këtë fillim të formësimit të saj si forcë politike, ishte se do të pamundësojnë që në strukturat e saj të pozicionohen elementë të rrymës radikale projugosllave, por as edhe ata të polit të tretë që identifikohej me Azem Vllasin etj. që pretendonin të riktheheshin në skenë përmes PSD-së. Element të ktij poli do ta gjejnë ndërkohë veten më shumë tek fraksioni I Partisë Socialdemokrate që do ta krijojë ideologu i LDK-së, siç mësojmë në kapitujt ku autorja trajton këtë fenomen.
Në anën tjetër, struktura revolucionare po vazhdonte të shëronte “plagët e rënda” që kishte marrë në nëntorin e dhjetorin e 1984-ës dhe ishte në kërkim të rrugëve për veprim konkret, duke ndërtuar celulat e para të guerilës. Udhëheqësit e saj kryesor: Fadil Vata, Afrim Zhitia, Bardhyl Mahmuti, Sabri Kiçmari…atbotë ishin ende tejet të ri për ta përballuar atë kthesë që kishte sjellë historia.
Koha kërkonte korife të mendimit, intelektualët e guximshëm, siç ishte Ukshin Hoti, që jo rastësisht mbahej peng në burgjet serbe. Kjo është koha kur autoria e librit, kishte refuzuar një ofertë që I ishte bërë nga një krah I ilegales revolucionare, duke konsideruar se kontributi I saj më I madhë për çështjen kombëtare, kauzën e lirisë, ishte jeta aktive me studentë dhe komunikimi interaktiv me shoqërinë nga pozitat e legalitetit. Shikuar nga këndvështrimi i sotëm, duke marrë në konsideratë edhe krahun e ilegales që i ikishte bërë ofertën për angazhim të drejtpërdrejtë tok me forcat revolucionare, vendimi i zonjës Pula ka qenë i drejtë. Dekada që do ët pasojë do të kërkonte edhe gjeneral që do të viheshin në krye të betejave, siç ishte Fehmi Lladroci. Por ai në pamundësi të zbatimit të projektit për marshim e zbarkim me brigadën e tij nga frontet e luftës në Kroaci, e që kishte rreth 1500 luftëtarë, që në fakt shestohej të ishte bërthama e UÇK-së, që pledonte t’ i sillte në Çiçavicë e gjetkë në malet e Kosovës, ai shtrëngohet të mërgojë në Gjermani, për t’ ju kthyer Kosovës, pas rënies së Adem Jasharit me jasharët tjerë, sërish pas vonesave të shkaktuara nga puçistët, që tashmë e kontrollonin UÇK-në![1]
LPK-ja atbotë kur Serbia ishte e zhytur thellë në frontin e luftës në Perendim (në Kroaci e Bosnjë), ishte tepër e dobët që ta mobilizoj popullin dhe ta hap frontin e jugut. Ndërkaq LDK-ja nuk ishte e përcaktuar politikisht për luftën si mjet për çlirim, ajo me kohë ishte pozicionuar për reformë politike, pa alternativë! Prandaj po kultivonte atin e durimit, në fakt aktin e poshtrimit publik, me idenë që faktori i jashtëm, demokracitë perendimore, do t’ ia impononin Serbisë kthimin e autnomisë së suspenduar. Ky objektiv i krerëve të LDK-së, që në aparencë, dukej realist, dhe, megjithëse në heshtje, i pranueshëm edhe për popullin, shpejt do ta shndërrojë LDK në forcën politike dominante dhe me ndikim madje edhe në rrafshin kombëtar. Këto fakte Dr Luljeta Pula I trajton në disa prej pjesëve qenësore të librit. Pesë vitet e para të funksionimit të LDK-së si Lëvizje popullore (1989–1995), ajo, megjithatë në terren do të shndërrohej në focë kohezive kombëatre dhe do të luaj rol pozitiv në organizimin e mbijetesës. Në dobi të kltij kohezioni shkojnë paradoksalist edhe të dhënat e terrenit. Fillimi I kësaj periudhe do ta gjente yonjën Pula në krye të shoqatës së Gruas që vepronte si mekanizëm bukur autonom brend LDK, që do të arrijë pikën kulmore, duke aktivizuar një armatë të tërë të femrës kosovare në dobi të kauzës kombëtare, si asnjëheër më parë. Natyrisht duke u imponuar në kuptimin më pozitiv të fjalës, kjo shoqatë gradualisht po fitonte peshën e vetë brenda LDK-së, duke tërhequr edhe luftën speciale mbi personin e drejtueses së saj.
Në këto rrethana të reja të krijuara në terren, partikulariteti i shoqërisë shqiptare në parti politike, nuk do t’ i mjaftonte Beogradit për relaizimin e platformës së tij në raport me Kosovën.
Në terren, aty ku aplikohej loja, respektivisht imitimi i demoracisë, nuk mund të kontrollohej çdo gjë. Siç dihet tashmë, në skenën e atij plralizmi alogjik e për shumëçka absurd, do të imponoheshin e profiloheshin edhe forca politike me orjentim koherent kombëtar, siç ishin Partia Parlamentare, Partia e Unitetit Kombëtar (UNIKOMB-i) dhe PSD-ja që ndërkohë drejtonte yonja Luljeta Pula. . Sidoqoftë, ky fakt, do të shfrytëzohet nga Beogradi si mundësi shtesë që të nxiste e stimulonte rivalitet mididis partive për çështje në esencë banale, siç ishte gara (zgjedhjet e 24 majit 1992) për Parlamentin dhe për pushtetin inegzistues! Reagimi I yonjës Pula kundër atyre zgjedhjeve, nuk kishte si të ishte ndryshe nga ai që ajo artikuloi në kumtesën e PSD-së, duke I cilësuar ato zgjedhje si gafë të lloit të vetë politik.
Disi ngjashëm kishin vepruar turqit për ta shmangur idenë e lirisë në pjesë të tëra të Shqipërisë së okupuar.
“Turqit nuk ia arritën t’ i pushtojnë fiset malësore me forcën e armëve, prandaj ata, gjatë shek. 17-të, filluan t’ i emrojnë bajraktarët dhe të krijojnë bajraqet në Malësi, me qëllim që ta dobësojnë autoritetin e krerëve të fisit dhe fuqinë e tij. Bajraktarëve turqit u jepnin dhurata, rrogë e dekorata të ndryshme dhe këta e kishin për detyrë të merrnin pjesë me njerëzit e bajrakut në luftra të ndryshme që i bënin turqit në Ballkan ose më larg”2
Ashtu si bajraku më i madh turk në shek. 17-të, edhe LDK-a si partia më e madhe legale në Kosovë në gjysmën e dytë të dekadës së saj të parë të funksionimit (1995–1999), përveç se do të shndërrohej në autoritet më të lartë politik në vend dhe në një masë “përfaqësuese” e interesave të “komunitetit shqiptar” në Serbi, duke zotëruar një lloj pushteti moral, ajo do të aplikojë “fuqinë” e “Shtetit paralel” imponues në lëmin e arsimit dhe në atë sociale e shëndetësore, duke qenë kështu edhe më afër popullit. Krerët e saj, pavarësisht nivelit akademik që kishin, rezononin me logjikë e bajraktarit të shekullit 17-të! Bajrakut, alias LDK-së i prkiste, gjykonin ata, “prija e përgjegjësia e parë ndër punë të brendshme e të jashtme… në kohë lufte dhe paqe”[3], potencon studjuesi nga më të veçantit të asaj epoke, Bernardin Palaj, tek hedhë dritë për rolin e Bajrakut nën pushtimin turk.
Ky diferencim politik e ky kontroll i rreptë në lëmin e sigurisë, nga ana e Serbisë, do t’i shtrëngojë rrathët çdo ditë e më tepër. Ai do të shoqërohet vazhdimisht me arrestime të secilit që do të guxojë të bëjë ndonjë veprim në lëmin e organizimit me karakter çlirimi. Janë të njohura arrestimet masive të fraksionit të parë të LPK, të njohur si Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), por edhe i pjesëtarëve-bërthamë të dy ministrive të Qeverisë Bukoshi — asaj të Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Brendshme. Ndërkaq autorja e librit këtë diferencim politik do ta përjetojë si një linçim klasik, pas fjalimit të saj historik, të përmbledhur në një fjali lapidare, të mbajtur në Likoshan, tek po varroseshin viktimat e masakrës serbe në Likoshan. “Fajtor për këtë që po i ndodhë popullit tonë është jo veëtm regjimi kriminal i Millosheviqit, jo vetëm injorimi i turpshëm i faktorit ndërkombëtar ndaj çështjes së Kosovës, por edhe lëvizja politike e Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën”. Kjo ishte fajalia perlë që do ta dëgjonin mijëra qytetarë, një pesë e trupit diplomatik që kishte ardhë në këtë varrim të lloit të vetë, por që do të përcillej gjithësesi edhe në kancelaritë e botës perendimore.
Ishte ky konstatim tepër realist , që dilte nga shpirti i qashtër i një shqiptareje intelektuae – rrjedhimisht jokonjuktural e shumë i guximshëm, që do të shënjoj edhe pikën e kthesës në karrierën e saj politike, duke e shndërruar atë në një Zonjë të madhe por të mënjanuar nga skena politike! Me këtë mënjanim të saj tani e tutje, që po impononin qarqet reaksionare dhe kolona e pestë që kishte imenjuar thellë brenda LDK-së, gjithësesi humbëse ishte klasa politike kosovare.
Ringjallja e traditës luftarake në dritën e integrimit sociopolitik
Ashtu siç kishte ndodhur me institucionin e Bajrakut nën pushtimin turk, që gradualisht i ishte “dorëzuar traditës së vendit”, edhe anëtarët e këtyre partive pjesë e pushtetit legal pluripartiak në Serbi, do t’ i japin gjak rezistencës që u ngrit në nivelin e UÇK-së të strukturuar në brigada, që për bërthamë kishte de fakto Këshillat Popullor të LPK-së dhe strukturat bazë të LKÇK-së. Me të drejtë konkludon studjuesi ynë Gani Bobi, se “veprimi i rrafshit popullor të integrimit sociokulturor ka arritur që të krijojë forma krejt të ndryshme me ato që janë imponuar nga pushtuesit — Kjo, jo vetëm që duhet të mirret parasysh për institucionet e veçanta që janë themeluar e stimuluar nga pushtuesit, e që gjatë kohës janë kthyer kundër tyre…”[4]
Historia politike e Kosovës, jo vetëm ajo e kuazi-pluralizmit të dekadës së fundit të shek. 20-të, por edhe e asaj kur funksiononin institucionet e KSAK-së (1974–1981), e tumirë këtë tezë, ndërkaq LDK-ja si fenomen politik, e sforcon atë, meqë aktivizmi politik i qindra e mijëra veprimtarëve të saj në terren, do t’ i jap shpirt mbijetesës së kësaj pjese të Kombit në këtë krahinë të Shqipërie së okupuar. Shih për këtë, ajo armatë aktivistësh, që besonin e vepronin në të mirë të institucioneve të Shtetit (qoftë ai edhe paralel), meritojnë respekt. Këtë respekt për këtë armaët aktivistësh, sidomos atyre që vepronin në kuadër të Shoqatës së Gruas brenda LDK-së, sa zona Pula e drejtonte, e ka shprehur disa herë edhe vetë autorja në këtë libër.
Duket që pikrisht kjo frymë dominante në mesin e aktivistëve të LDK-së, do të jetë vendimtare në kohë lufte, e në çastin më kritik, që do ta pamundësojë krijimin e Qeverisë kuislinge në pranverën e vitit 1999, kur po tentonte ta krijojë Beogradi me ngulmë. Por, i mbetet historianëve, pas krijimit të mundësisve për shfrytëzimin e arkivave, që të gjejnë arsyet reale pse Serbia nuk kishte tentuar më heret (gjatë dekadës së apart’heidit — 1989–1999) ta krijojë Qeverinë kuislinge legale me seli në Prishtinë. Le të kujtojmë se Gjermania e Hitlerit, kudo ku kishte instaluar aparatin e saj ushtarak e të ndjekjes gjatë gjithë LDB, madje edhe në Francën e “kombit të madhë” ia kishte arritur të instalojë qeveritë kuislinge. Historia do të hedhë gjithësesi dritë se ky dështim i Serbisë në pranverën e 1999, a ishte arsyeja themelore që do ta likujdojë prof. Fehmi Aganin, që ka zëra që pohonë se kishte refuzuar postin e kryeministrit në atë qeveri kuislinge, që i duhej Beogradit ta shfrytëzonte si truk për ndërprerjen e bombardimeve nga NATO, duke ia imponuar Serbisë vënien në lëvizje të “Planit B”, që nënkuptonte tërheqjen e Ibrahim Rugovës në Beograd dhe deprëtimin e tij më pas në Itali. [5]
Rambujeja dhe rezervati indian i Meksikës
Konferenca e Dejtonit (1995), pas tri vite lufte dhe gjenocidit serb ndaj kombit boshnjak, disi e kornizoi projektin që do t’ i jipte fund luftës, duke imponuar paqen e brishtë dhe një shtet të dobët. Bosnja edhe pas tridhjetë vjetësh , në të gjitha analizat serioze, vazhdon të cilësohet si “shtt i dobët” ose edhe më keq, si “shtet në dështim”.
Konferenca e Rambujesë, teksti i marrëveshjes që i ishte imponuar palës shqiptare për ta nësnhkrar, në rast se do t’ i mungonte aneksi B, me çka do të mund të ishte i pranueshëm për palën serbe, Kosovës ia rezervonte de fakto statusin e REZERVATIT që kishin indianët dikur në Meksikë.
Beogradi do të shtrëngohet ta nënshkruaj “aktin e kapitulimit” pikërisht në Kumanovë më 9 qershor 1999. Vini re se çfarë inercioni bartë në kurrizin e saj historia: pushtimit të Kosovës nga armata serbe, ia kishte hapur portat beteja tepër e përgjakshme e Kumanovës më 24 tetor 1912. Në pamundësi që të kthehet tek Marrëveshja e Rambujesë, Serbia projekton idenë e amplifikimit të strategjisë së aplikuar ndaj Bosnjës — ndarjen e saj, respektivisht federalizimin dhe imponimin e statusit të shtetit në dështim.
Pak pas LDB, saktësisht në vitin 1948, filozofi francez Zhan-Pol Sartri (Jean-Paul Sartre), kishte publikuar një artikull në trajtën e një trakti, ku nënvizonte paradoksin politik të kohës, tek konkludonte se, si popull “kurrë nuk kemi qenë aq të lirë se sa gjatë pushtimit gjerman”, meqë vetëm atëherë, populli francez, ia kishte arritur të shprehte ‘gjestin e angazhimit subjektiv tërësor’”.
Në pjesën e dytë të dekadës së apart’hedit në Kosovë (1995–1999), që përkon me periudhën postdejtoniane, gjithë investimi i LDK-së që përmes rrugëve të veprimit liberal — reformistë, duke u prezantuar si partner bashkëpunues i qendrave vendimmarrëse, dukej se do të shkonte dëm; lufta do të jetë e pashmangshme. Në përballje me këtë rrjedhë të ngjarjeve, njëri nga themeluesit e LDK-së, aktualisht kryetar I Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK), do t’i vlerësojë edhe pesëvjetëshin e parë të egzistencës së LDK-së, si “Vite të humbura”.6 Por, nëse tutje analizohet edhe rrjedha e pjesës së mbetur të asaj dekade nën apart’hedin serb dhe sjelljet e LDK-së, dhe dekada si tërësi, jo vetëm se do të mund të cilësohej si “dekadë e humbur”, por ajo do t’i humbiste kuptimin edhe përcaktimit të Sartrit, meqë qëndrimi i LDK-së do t’ na rezultoj absurd. Në ato rrethana, në vend se, ne si popull të ishim të lirë në ndërtimin e “subjektivitetit tërësor” në shërbim të homogjenizimit në frontin e luftës, siç sugjeron në sa e sa kumtesa e prononcime ët saj PSD-ja, respektivisht drejtuesja e saj zonja Luljeta Pula, vazhduam të ishim të bindur ndaj guru-së dhe LDK-së, duke e fragmentarizuar qëndresën deri në absurd dhe duke sabotuar çfardo organizimi real çlirimtar.[7] Rrjedhimisht, po vazhdohej të ngritej tashmë maja e “piramidës së vetmashtrimit”. Rugova do të vazhdojë tutje “të fshihet prapa idesë së madhe të pavarësisë së Kosovës, por asnjëherë, realisht nuk u angazhua për çlirimin e saj”. Ndërkaq për t’i larguar nga skena oponentët e mundshëm politikë, ai do ta përdorë skemën e antikomunizmit, duke i quajtur ata si “marksistë-leninist, jo aq sa për t’ i satanizuar, sa për ta paraqitur kauzën shqiptare si komplot marksist-leninist” pavarësisht faktit se “dy madate ishte sekretar i organizatës së LKJ-së pranë Institutit Albanologjik”.[8], ndërkaq jo rastësisht “më 1990 në Kongresin amerikan ai kërkoi zyrtarisht autonomi për Kosovën… gjatë dëshmisë që ata organizuan për Koosvën. Në fjalimin e tij, në Kongresin amerikan Rugova, ndër të tjera, tekstualisht tha: “ Shqiptarët insistojnë që krahas demokracisë të kenë edhe autonominë dhe pavarësinë në kuadër të Federatës Jugosllave”. [9] Tutje, nga fundi I këtij kapitulli autoria na risjell në vëmendje se “Askush, ama bash askush, jo vetëm nuk e kritikoj paraqitjen dhe kërkesën e tij atje, por nuk u mor far eme të, sikur të mos kishte ndodhur fare. [10] Kjo po ndodhte, sipas aiutores, meëq “kulti i tij ishte aq i fuqishëm, …aq e vetkuptueshme amnistia ndaj çdo gjëje që vinte nga ai… por një dehje me të, për fat të keq e për çudi ët madhe, vazhdon edhe sot kur ai nuk është më”. [11]
Paor pavaërsisht se ishte I tillë, I shndërruar në një lloj guru i Koosëvs, ai nuk do ët shndërrohej në figurë përbashkuese për të gjithë as në momentin krucial historik meqë i tillë, i pranueshëm për të gjithë, si ishte Gandi, Rugova nuk do të jetë kurrë; ai nuk do ta pranojë asnjëherë UÇK-në si strukturë politiko-ushtarake çlirimtare.
Qytetërimi hindus i Gandit si mjet politik dhe “refuzimi estetik” i Rugovës
Programi jo i dhunshëm i Gandit, sipas intelektualve si Nehru, në esencë ofronte rrugëdaljen e duhur nga bllokimi që i kishin bërë Kongresit dy vijat politike që deri atëherë , kishin treguar paaftësi për zgjidhjen e nyjës së ngërçit: ajo e dhunës (e TILAKUT) dhe e dyta, E KONSTITUCIONALISTËVE të brishtë që ishte praktikuar nga Kongresi.9 gandi, gjithnjë sipas B.Moore, prekte një tel shumë të ndjeshëm të qytetërimit hindus dhe e bënte atë në atë mënyrë, që de fakto e nguliste vendin në opozitë me britanikët, pra pa i krcnuar interesat e shoqërisë indiane.
Tendenca për ta imituar Gandin përmes organizimit të “Sistemit paralel”, respektivisht “Shtetit paralel”, do të dështojë tërësisht pas Konferencës së Dejtonit. Ajo tendencë, në njërën anë kishte dëmtuar rëndë karakterin kryengritës të shqiptarit si qenie njerëzore aktive, në anën tjetër kishte lënduar keq e seriozisht dinjitetin e tij, pra palcën e vertikales së kombit.
Përmes aplikimit të të ashtuquajturit “refuzim estetik” në sferën e politikës reale, duke i dorëzuar pa farë rezistence institucionet legale e publike, ndërmarrjet ekonomike e korporatat e fuqishme si “Trepça”, KEK, AGROKOSOVA etj., duke i pozicionuar shqiptarët si bllok në rolin e opozitës ndaj shtetit serb, por pa e cenuar fare apratin represiv, funksionimin dhe sovranitetin e shtetit mbi Kosovën.
Kjo rezulton të ketë qenë arsyeja qenësore përse Shteti serb toleronte të “funksiononin” mekanizmat e “Shtetit paralel”, ndërkaq liderit të tij, Ibrahim Rugovës, edhe i krijonte hapësirë veprimi, jo rrallë duke e përcjellë shpurën e tij deri në aeroportin e Shkupit, si ët ishte njëri nga ministrat e Milosheviqit!
Por, për dallim nga Gandi që krijoi e shpalosi në vazhdimësi programin e tij të veprimit, Ibrahim Rugova de fakto “funksionoi” pa program veprimi! Këtë fakt e vë në pah jo një herë edhe autoria e librit z Luljeta Pula. Por ajo, si një fisnike e racës arbërore, e pohon jo pa dhimbje se do të donte që të ishte jo e vërtetë ajo që profesor Qosja shkruan për gurun e Kosovës.
“Në valën e dhunës dhe terrorit e krimeve kundër njerëzimit, kryetari I kësaj partie më të madhe e më jetëgjatë të Kosoëvs [Ibrahim Rugova v.a] do të bëjë marrëveshje me 28 prill të vitit 1999 me zbatuesin besnik të politikës së Millosheviqit, në atë kohë kryetar I Serbisë, Millan Millutinoviqin, për krijimin e qeverisë kuislinge shqiptare. Dhe kjo marrëveshje tradhëtare do të nënshkruhet në ndërtesën e Kuvendit e të Qeverisë së dikurshme të Kosoëvs. Me atë rast ‘solemn’ kryetari i partisë shqiptare do i çojë dhurata kriminelit Millan Millutinoviq… [12]
Në Perendim, në qarqet intelektuale, janë të mirënjohura dy shtyllat mbi të cilat ishte ngritur programi i Gandit:
Objektivi i pavarësisë dhe
Metoda jo e dhunshme e mosbashkëpunimit (SATYAGRAHA, që njiet edhe si “Rezistencë pasive”.[13]
Këtë program veprimi Gandi e mbarështronte qartë në fjalimet dhe shkrimet e tij; në Indi ai program njihej me emrin SUADESHI.
Mungesa e një programi të qartë politik, madje edhe në prag të luftës, e sjellë LDK-në, e më specifikisht Ibrahim Rugovën, në përplasjen më serioze pikërisht më 1 Tetor 1997 me Unionin e Studentëve të UP, por edhe me Lëvizjen revolucionare që tashmë kishte strukturuar bërthamat e para të UÇK-së. Intenca e studentëve për ta thyer STATUS QUO-në, ishte jo vetëm e ligjshme, por ajo ishte në përputhje edhe me frymën revolucionare që po ndërlidhte Lëvizjen studentore me UÇK-në në lindje. Kësaj ngjarjeje yonja Luljeta Pula ia ka kushtuar njërin prej kapitujve më të mirë të librit që mban titullin “Viti 1997, kthesë serioze e Lëvizjes”.
Në kohën kur faktori ndërkombëtar po këmbëngulte në mënyrën më arrogante të mundshme për mbajtjen e Kosovës nën Serbi, shprehet autorj e librit, në skenë del UÇK-ja, që do ët gëzojë menjëherë mbështetjen e studentëve. Shih për këtë, konstaton me të drejtë autorja e librit, në atë periudhë që po hynte Kosova, “funksionimi përmes partive politike në ato rrethana ishte një nonsens dhe një absurd.” [13]
Gjithëka ndryshoi më 1 tetor të vitit 1997. Protesat masive që organizuan studentët e Universitetit të Prishtinës me në krye Albin Kurtin, për lirimin e objekteve të Universitetit” u shndërrua në “një kthesë më serioze në lëvizjen politike të Kosoëvs e cila përfundimisht dhe në mënyrë të imponuar ndryshoi rrjedhën e saj.” [14] Prandaj ajo ngjallë shpresë edhe tek autrja, meqë atë ajo e cilëson edhe si “një ringjallje kombëtare dhe një rikthim i dinjitetit të nëpërkëmbur”. [15] Por, siç e ka stivuar këtë ngjarje historia si pikë kulminante në praun e luftës në Kosovë, do të duhej ta stivonte edhe sjelljen e LDK-së ndaj saj, si pikën më kulminante të turpit politik.
Kjo sjellje e Ibrahim Rugovës, në esencë nuk kishte të bënte fare me frymën gandiste, siç pretendonin ca intelektualë oportunë të oborrit dje dhe vazhdojnë këtë melodramë ligjërimi edhe sot. Duke arsyetuar atë sjellje të tij obskurantiste, jo rrallë tentonin ta cilësonin LDK-në si një vazhdimësi e Lidhjes së Prizrenit, duke fyer intelegjencien e secilit dëgjues e lexues kritik.
Në këto rrethana një shtresë intelektualësh e veprimtarësh nacionalist progresiv, si Halil Alidemaj, Ukshin Hoti, Bashkim Mazreku, Bajram Kosumi, Beadin Hallaqi etj. do të krijonin Partinë e Unitetit Kombëtar (UNIKOMB) ose do të mirrnin drejtimin e Partisë Parlamentare, ndërkaq në prag të Konferencës së Rambujesë dhe gjatë saj, tok me Lëvizjen Demokratike të Bashkuar (LDB), që do të themelohej më 1998 e do të drejtohej nga Profesor Rexhep Qosja dhe Hydajet Hyseni e Mehmet Hajrizi, do t’ ia arrijnë të shndërrohen në faktor të kohezionit politik e kombëtar për aq sa do të lejonin rrethanat.
Sidoqoftë, në prag të luftës, tutje LDK-ja do t’ ia dalë edhe për shkak të karizmës së Ibrahim Rugovës, por edhe meqë gëzonte mbështete në qarqe të ndryshme politike evropiane, sidoms në Romë e Paris, ta ruaj kursin e moderuar politik, duke mos tërhequr asesi fuqinë e zjarrit mbi vete. Në këtë periudhë, për fat të keq, nuk do të mungojnë as cilësimet e Rugovës për UÇK-në si “forcë terroriste” dhe e nxitur nga Beogradi,[16] duke mos hezituar që t’ i bëjë thirrje edhe FBI-së dhe INERPOL-it për t’ hetuar atentatin ndaj ish rektorit serb të UP-së. Por në këtë linjë ai, sidomos në komunikim me gazetarë e diplomat të huaj, do vete edhe më larg, duke e cilësuar UÇK si sajesë të Serbisë![17]
Sidoqoftë, atë qetësi “buzë furtunës”, që dominonte në Kosovë deri në vjeshtën e vonë të 1997-ës, saktësisht deri më 28 Nëntor 1997, do ta shkërmoqë shpejt dalja për herë të parë në skenë e UÇK-së. Brenda pak muajve LDK-ja, de fakto, do të shkrihet në strukturat e Shoqatës Humanitare “Nëna Terezë”[!] ndërkaq si forcë politike ajo tashmë ishte pothuajse inegzistente. Lideri i saj Ibrahim Rugova, do të shndërrohej në një PENG të llojit të vet, ashtu siç do të përfundoj edhe si politikan e lider “Sui generis”, i pa shoq në gjithë historinë tonë moderne.
Përfundim
Në këtë kapërcyell të shekullit 20-të, kur Kosova po i nënshtrohej hapar’heijdit [1989-1999], kultura politike, si pjesë e ADN-së së vegjëlisë së këtij populli, do ta ringjallë traditën luftarake dhe do të kontribuoj në rigjetjen e rrugëve për mbijetesë.
Gandi qe vrarë në vitin 1948. Rugova si politikan, de fakto, qe “vrarë” atë ditë kur me shpurën e tij kishte lëshuar Prishtinën dhe ishte nisur për Beograd, duke e lënë Kosovën në shkrumb e hi (1999), ndërkaq në mbrëmje shihej në takimin e tij më kompromitues me presidentin serb Sllobodan Milosheviqin.
Vajtja e Rugovës nga Beogradi për Romë dhe qëndrimi i tij për disa javë totalisht i izoluar, i ngjet më shumë një stivimi të mumjeve në morg, për t’ u rinxjerrë nga atje për qëllime eksperimentimi e studimi, si ishte vepruar me trupin e Fricit të gjetur në Alpet e Austrisë. Ringjallja e tij pas luftës, kishte karakter misionar politik dhe ishte në funksion të eksperimentimit, por që pjesërisht mund të vlerësohet i dështuar. Misionin e tij do ta vazhdojë “Gjarpri” i shpisë, që ishte katapultuar fillimisht në krye të UÇK-së, ndërkaq pas vdekjes së Rugovës, edhe në krye të Republikës! Thuhet se çdo popull ka udhëheqjen që e meriton. Një varg rrethanash e konjukturash të brendshme të bëjnë ta kuptosh durimin e mosreagimin kolektiv. Por jo edhe ta justifikosh atë, do ët konkludojë autrja e librit tek do ët trajtojë fenomenin e katapultimit në krye të Republikës të Hashim Thaçit. Pa ekuivok, ajo atë e cilëson si “eksponentin kryesor të së keqes që kishte pllakosur Kosovën” në njëzetë vitet pas luftës, duke e cilësuar edhe si “figurën më kontraverze të historisë sonë të re”. Duke cituar Veton Surroin, ajo pajtohet me tezën e tij se “Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit, vjedhjen e tij, varfërimin e tij material, mendor e shpirtëror., zbrazjen e tij prej një të dhjetës së popullatës për dhjetë vjetë pavarësie, humbjen e konsensusit politik dhe humbejn e perspektivës së të rinjëve brenda tij” [18]
Fundi i Rugovës, pavarësisht burbujës shtetërore, megjithatë ishte i natyrshëm. Fundi i “Gjarprit” duket do të jetë tragjik.
Fitorja e VV më 14 shkurt 2021 për shumëçka është e përmasave kapitale për Republikën. Ajo fitore kishte prandaj përmasat e një revolucioni demokratik të heshur. Nusprodukt i saj është ambienti i ri politik. Ajo fitore ka filluar t’i çliroj ngadalë por sigurt energjitë pozitive të qytetarëve në të gjitha rrafshet. Në këtë ambient kultura politike mund të selitet ashtu si e meriton ky brez.
Në këto rrethana të reja që po krijohen, Prof. Dr Luljeta Pula – Beqiri, edhe përmes këtij libri si dëshmi ët lloit ët vetë për historinë moderne të Koosëvs, ishte dhe mbetet një protogonist pa ët cilën nuk mund ët shkruhet historia e re e Kosovës. Ajo hynë në radhëne asaj armate të rinjësh e personalitetesh që po e bënin vet historinë, duke e konsideruar politikën si miso, pikërisht në kapërcyellin e ndeshtrashave më të mëdha, kur Srbia po pregadiste funeralin e saj. E harruara Luljeta Pula-Beqiri me këtë libër-testament, e ka shlyer borxhin moral për brezat që vijnë. Ata duhet të flasin për borxhet që Kosova i ka asaj.
____________
1 Bedri Islami, Përjetësia e dyfishtë, Tiranë 2008
2 Mark Krasniqi, Lugu i Baranit, ASHAK, Prishtinë 1984, f.45
3 Bernardin Palaj, Organizimi i Bajrakut, Tiranë 1943, f.328
10. Dr Luljeta Pulës “Rrëfimi i një jete për Kosovën” – botim i Shtëpisë botuese: KOHA, Prishtinë, 2020, f. 304]
11. Po aty
12. Po aty, f. 305
13. Më 22. 06. 1996, në gazetën „Rilindja“ Ibrahim Rugova deklaron: “Mendoj se nuk ekziston UÇK-ja“. Kah mesi i janarit 1997 kur UÇK’ja kreu një atentat kundër rektorit famëkeq të UP-së Radivoje Papoviq, në konferencën me gazetarë, të mbajtur më 24.01.1997, Ibrahim Rugova lidhur me këtë rast deklaron : „Ne nuk kemi informacione se ekziston Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe në emër të saj mund të paraqiten shërbime të ndryshme, pasi ende nuk është paraqitur askush i kësaj UÇK’je. Dënojmë edhe njëherë shpërthimin terrorist të autobombës në Prishtinë, si moment i rrezikshëm për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe kërkojmë që këtë rast ta hulumtojë FBI dhe INTERPOL-i, të shihet se çfarë ishte ai shpërthim mjaft i sofistikuar. Po ashtu dënojmë edhe rastet e vrasjet që po bëhen me pretekst të kolaboracionizmit dhe kërkojmë ndërprerjen e tyre“ — përfundon citati. (Lexo: Gazeta “Rilindja”, 25. 01. 1997).
14. Dr Luljeta Pulës “Rrëfimi i një jete për Kosovën” – botim i Shtëpisë botuese: KOHA, Prishtinë, 2020, f. 372
15. Po aty, f. 373
16. Po aty
17 -Për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung “FAZ”, Ibrahim Rugova, thotë se: ”Krahas UÇK-së, serbët kanë sajuar edhe Frontin e Çlirimit Kombëtar dhe një Lëvizje për Çlirimin e Kosovës” (!!!) ( Lexo: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (Dokumente dhe artikuj), botimi dytë, prill 1998, f. 181)
18. Dr Luljeta Pulës “Rrëfimi i një jete për Kosovën” – botim i Shtëpisë botuese: KOHA, Prishtinë, 2020, f. 549
Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim antropologen, Janet Reineck.
Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës thuhet se Reineck është një antropologe e njohur dhe mike e madhe e Kosovës, është një figurë e rëndësishme në hulumtimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të trojeve tona.
“U bisedua për rëndësinë e trashëgimisë kulturore, sfidat dhe potencialin e turizmit rural në vendin tonë. Gjithashtu, diskutuan për rëndësinë e unitetit të popullit tonë në shtetndërtim, dhe rolin e të rinjve në këtë drejtim”.
“Kryeministri Kurti, duke falënderuar znj. Reineck për punën dhe kontributin e saj për Kosovën, u shpreh i gatshëm për mundësi të bashkëpunimit më të afërt në të ardhmen. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, synohet të përforcohet promovimi i trashëgimisë kulturore dhe të avancohet turizmi rural në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) është kualifikuar për në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në gusht në Kinë.
Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16.
Për këtë arritje të kombëtares së Kosovës ka reaguar përmes platformës “X”, presidentja Vjosa Osmani.
Ajo ka shkruar “nuk ka kufij për vajzat që të arrijnë”.
“Vajzat tona kanë dëshmuar edhe një herë se nuk ka kufi për atë që mund të arrijnë! Urime ekipit tonë të hendbollit të femrave U18, trajnerëve të tyre të përkushtuar dhe të gjithëve në Federatën e Hendollit për kualifikimin në Kampionatin Botëror. Vazhdoni të ngrini lart flamurin tonë”, ka shkruar Osmani.
Our girls have proven yet again that there are no limits to what they can achieve! 👏
Congratulations to our Women's Handball Team U18, their dedicated trainers, and everyone at @FHK_Zyrtare for qualifying for the World Championship.
Qeveria e Gjermanisë dëshiron të ndryshojë rregulloren e Bashkimit Evropian për të mundësuar që verërat pa alkool të konsiderohen si organike, ka thënë Ministria gjermane e Bujqësisë të dielën.
“Kushdo që vendos të konsumojë verërat pa alkool duhet të ketë kualitet organik”, ka thënë ministri i Bujqësisë, Cem Ozdemir, përmes një komunikate për media.
Sipas rregullores aktuale, procedura e largimit të alkoolit bën që një verë organike të humbë certifikimin, sepse ky proces nuk është miratuar në mesin e metodave për të prodhuar verë organike.
Prandaj Berlini po kërkohen që të ndryshohet rregullorja.
“Me mbështetjen e vendeve tjera anëtare, Gjermania e ka dorëzuar një kërkesë në Bruksel që vera e joalkoolizuar organike të miratohet sipas rregullave të BE-së”, është thënë në deklaratën e ministrisë.
Në dokument është bërë e ditur se Komisioni Evropian – trupi i vetëm që mund të propozojë zyrtarisht ligje të reja – e ka mbledhur një grup të pavarur të ekspertëve të produkteve organike për të shqyrtuar mënyrën e largimit të alkoolit përmes distilimit me vakum.
Sipas deklaratës, Komisioni është zotuar për të hartuar menjëherë dokumentacionin e nevojshëm, nëse grupi i ekspertëve e jep dritën e gjelbër. /REL/KultPlus.com
Shpendët dimërues nga viti në vit shtohen duke i dhënë një dimension të ri turizmit të shpendëve në vendin tonë.
Specialistët e Zonave të Mbrojtura në të gjithë vendin zhvilluan në janar të këtij viti Censin Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë Dimërues.
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi tha sot për ATSH-në se ” censi i vitit 2024 mbuloi 33 ligatina (lumenj, liqene, rezervuare, ekosisteme bregdetare etj) në të gjithë Shqipërinë. Për vitin 2024 në total u regjistruan 66 lloje (specie) shpendësh, me një numër total individësh prej 114,293″.
“Lloji me numër më të madh të individëve është Bajza (Fulica atra). Në Rezervatin Natyror të Menaxhuar “Liqeni Shkodrës” është evidentuar numri më i madh i shpendëve me 32,089 individë dhe 23 specie, më pas vjen Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, me 25,757 individë dhe 52 specie”, theksoi Pirushi.
“Numërimi Ndërkombëtar i Shpendëve Dimërues në Shqipëri u organizua me përfshirjen e Administratave të Zonave të Mbrojtura në të 12 qarqet me mbështetjen e ekspertëve ornitolog, specialistëve e vullnetarëve. Në cens u përfshinë 91 specialistë të AKZM-së dhe 11 ekspertë”, shtoi Pirushi.
Sipas saj, Censi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë, është një nga metodologjitë më cilësore mbi monitorimin e shpendëve.
Duke folur për turizmin e vrojtimit të shpendëve, Pirushi tha se “Shqipëria ka ekosisteme të larmishme natyrore, ndërkohë që moratoriumi i gjuetisë, infrastruktura dhe natyra e kanë kthyer Shqipërinë në destinacionin më të ri për adhuruesit e vrojtimit të shpendëve”.
Censi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë jep informacion thelbësor, i cili kontribuon në mbrojtjen dhe konservimin e shpendëve ujorë dhe të habitateve ligatinore ku ata jetojnë.
Që prej vitit 2016, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura kujdeset për zhvillimin e Censit (Inventarizimi) i shpendëve ujor/dimëronjës, për të cilët çdo vit sigurohen të dhëna.
Gjithashtu prej vitit 2020, nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura zhvillohet edhe Censi i Pelikanit.
Peizazhi i larmishëm, pozicioni gjeografik, relievi i pasur, klima e favorshme në çdo stinë të vitit i kanë dhuruar Shqipërisë kushtet e përshtatshme për të zhvilluar më së miri si florën, edhe faunën në vend. Në një peizazh të tillë merr jetë një shumëllojshmëri shpendësh, të cilët janë pasuri me vlera të mëdha dhe të pazëvendësueshme për vendin tonë.
Lagunat bregdetare dhe liqenet e vendit tonë janë vendbanime të rëndësishme që ofrojnë kushtet e nevojshme veçanërisht për dimërimin e shpendëve migratore.
Programi i qeverisë për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit me synim ndërmarrjen e masave parandaluese dhe ndaluese kundër shfrytëzimit pa kriter të faunës së egër, forcimin e sistemit të kontrollit dhe të parandalimit të dëmtimit si dhe rritjen e masave ndëshkimore kundër dëmtuesve po jep efektet e tij.
Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Bullgarinë për ditën e saj kombëtare.
“Urime të përzemërta presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, dhe popullit të Bullgarisë teksa ju festoni ditën tuaj kombëtare”.
“Si një partner i rëndësishëm i Kosovës, jam e kënaqur që shoh bashkëpunimin dypalësh dhe mes njerëzve ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë duke u forcuar”, ka thënë Osmani.
Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë një fotografi në rrjetin social Facebook të Sheremet Sejdiu nga fshati Qirez i Skenderajt derisa qëndronte i ulur pranë trupave të katër djemve të tij të vrarë 26-vjet më parë.
Ai ka thënë se kjo fotografi që është realizuar nga fotoreporteri Hazir Reka ka mbetur e fiksuar në kujtesën e gjeneratave të kohës dhe do të mbetet edhe më e fiskuar në historinë e Kosovës.
“Ky burrë me plis në kokë është Sheremet Sejdiu nga fshati Qirez i Skenderajt! Këtu, ai është fotografuar nga fotoreporteri Hazir Reka 26 vite më parë, teksa rri i ulur mes trupave të katër bijve të tij të vrarë nga policët e Serbisë. Beqir Sejdiu, më i madhi prej tyre, i lindur më 2 maj 1962. Vëllezërit binjakë 24 vjeçarë, Nazmiu dhe Bedriu, të lindur më 7 janar 1974. Si dhe më i riu ndër vëllezër, Bekim Sejdiu që kishte lindur më 28 mars 1975″.
” I vetmi problem i tyre me policinë ishte që ishin shqiptarë dhe që nuk kishin denjuar t’u përgjigjeshin ftesave të strukturave kriminale të sigurimit të Serbisë, që qysh më 1996 ia kishin kërkuar djemtë bacit Sheremet. Kjo fotografi ka mbetur e fiksuar në kujtesën e gjeneratave të kohës dhe do të mbetet edhe më e fiskuar në historinë e Kosovës”, ka thënë Kurti.
Ndër tjera Kurti shtoi: “Beqir, Nazmi, Bedri dhe Bekim Sejdiu ishin ndër 20 civilë të parmatosur që u vranë më 28 shkurt 1998, nga policia e shtetit të Serbisë në fshatrat Likoshan dhe Qirez. Kjo ishte masakra e parë mes shumë të tjerash që do t’i kryente Serbia mbi shqiptarët në Kosovë, nga shkurti i vitit 1998 deri në qershor të vitit 1999. Atë ditë, në luftime mes policëve serbë dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ranë edhe katër dëshmorë, kurse nga trupat serbe mbetën të vrarë 18 policë”.
Vetëm 1 100 të pranishëm kishin fatin të dëgjonin tregimin e shkurtër, të pabotuar dhe të titulluar “Kaho”, të lexuar me zë të lartë nga vetë autori japonez më i shitur në botë, Haruki Murakami.
Gazetarët u lejuan të raportojnë ngjarjen, por jo përmbajtjen e tregimit.
Leximi u zhvillua në një eveniment të quajtur ”The Owl Reads in Spring” (“Bufi lexon në pranverë”) – një mbledhje fondesh për bibliotekën ”Waseda International House of Literature” në Tokio.
“Është shkruar rishtas, vetëm rreth 10 ditë më parë”, i tha Murakami audiencës.
Filmi i fundit i shkurtër i Murakamit ishte “First Person Singular”, më shumë se tre vjet më parë.
Vepra e tij pjellore letrare përfshin gjithashtu ese, jofiction dhe përkthim.
Murakami, i relaksuar dhe i veshur me atlete, xhinse dhe një xhaketë të errët, tha se shkrimi i një tregimi për recitim nuk ishte i lehtë.
”Në fakt është mjaft e vështirë të shkruash një histori të re për recitim”, tha Murakami.
“Përmbajtja dhe stili i tij duhet të përshtaten me recitimin dhe duhet të jenë relativisht të shkurtër”, tha ai.
75 vjeç dhe një nga romancierët më të njohur në botë, Murakami debutoi me “Hear the Wind Sing” në vitin 1979, katër vjet pasi filloi të shkruante ndërsa drejtonte një bar në Tokio.
Romani i tij romantik i vitit 1987 “Norwegian Wood” ishte bestselleri i tij i parë, duke e vendosur atë si një yll në ngjitja.
Romani i tij i fundit më i shitur “Qyteti dhe muret e tij të pasigurta”, u publikua në vitin 2023 në Japoni dhe është në pritje të publikimit në anglisht./ Balkanweb/KultPlus.com
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar sot letrën që Mit’hat Frashëri dërgoi më 3 mars 1921, në punimet e Konferencës së Paqes në Paris.
Në cilësinë e presidentit të delegacionit shqiptar, Frashëri shprehte gatishmërinë e qeverisë për të përmbushur detyrimet që rridhnin prej pranimit në Lidhjen e Kombeve.
Nga ana tjetër, përcillte keqardhjen për situatën kritike të shqiptarëve në territoret e Greqisë dhe të Serbisë, ku nuk respektoheshin të drejtat e këtij minoriteti.
“Në përputhje me popullsinë në territorin e aneksuar, shqiptarët duhet të kenë 4 përfaqësues në parlamentin grek. Megjithatë, këta deputetë nuk janë caktuar ende, gjë që bie në kundërshtim me ligjet kushtetuese. Minoriteti i shqiptarëve në Greqi është gjithashtu i privuar nga çfarëdo përfaqësimi”,- shpjegonte Frashëri.
Më tej në letër, patrioti i zellshëm informonte Lidhjen e Kombeve se shqiptarët në Serbi ishin subjekt keqtrajtimesh, që shpesh përshkallëzonin deri në fatalitete.
“Padrejtësi të ngjashme ushtrohen edhe nga qeveria serbe, e cila i mohon minoritetit shqiptar privilegjin e njohur të mësimit të gjuhës së tyre amtare, pavarësisht parashikimeve të Traktatit të Saint Germain-it, përmes të cilit mori përgjegjësinë për të respektuar të drejtat e minoriteteve”, – përmbyllte letrën Frashëri./atsh/KultPlus.com
Këto tre destinacione janë aktualisht alternativat më të mira për pushime në vitin 2024, të cilat ofrojnë klimë të ngrohtë, aventura interesante dhe vlera të mëdha kulturore. Tani është koha e përsosur për të vizituar Shqipërinë, Egjiptin dhe Marokun, shkruan Alex Ledsom në të përditshmen amerikane “Forbes”.
Është e vështirë të nxjerrësh një mesatare të kostove të pushimeve në vende të ndryshme. Varet se ku jetoni dhe nëse fluturimet janë në distanca të largëta. A është destinacioni popullor? Gjithashtu, shkëmbimi i monedhës dhe inflacioni luajnë një rol të madh.
Vizitoni destinacionin e ri evropian, Shqipërinë
1 dollarë amerikan = 95,70 Lek shqiptare
Shqipëria ka qenë prej kohësh një vendpushim veror për italianët për shkak të plazheve të saj madhështore, me 296 milje ujore, që shtrihen nga Adriatiku në detin Jon.
Gjatë viteve të fundit, ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar Shqipërinë si vendin mesdhetar për të vizituar, pasi është shumë më i lirë se shumica e vendeve fqinje evropiane dhe ofron bukuri magjepsëse.
“CNN Traveler” sugjeroi udhëtarët të provonin ushqimin vendas si, mishin e qengjit me rozmarine dhe levrekun me djathë.
Ndërsa “The Times” rekomandoi tavën e kosit (pulë e pjekur ose mish qengji në kos) ku edhe me tre pjata dhe një shishe verë, vështirë se mund të shpenzosh më shumë se 12 dollarë.
“The Telegraph” promovoi kulturën e gjallë të kafeneve në kryeqytetin, Tiranë, e cila është shtëpia e një të pestës së popullsisë së saj.
Revista i fton udhëtarët të ecnin nëpër fshatrat osmane, vendet historike, parqet kombëtare dhe malet Cerauniane të përmendura në poemën e Lord Bajronit, Pelegrinazhi i Çajld Haroldit.
Me përzemërsi, Bajroni i krahasonte banorët malësorë me malësorët skocezë që jetonin në klimën më të mirë mesdhetare.
Më 3 mars të vitit 1931 një akt i Kongresit shpalli këngën “The Star Spangled Banner” himn kombëtar të Shteteve të Bashkuara.
Kënga ishte tepër e dëgjuar për shumë dekada me radhë para se të merrte këtë status. Teksti i saj ishte shkruar nga Francis Scott Key gjatë luftës së vitit 1812 gjatë bombardimeve britanike të kështjellës Fort McHenry në Baltimorë të shtetit Maryland.
Autori i tekstit ishte vete dëshmitar i bombardimeve. Mëngjesin pas sulmit Key u frymëzua kur pa flamurin me 15 yje të valëvitej ende mbi fortesë.
Flamuri tregonte se fortesa nuk ishte dorëzuar dhe se ishte e gatshme të vazhdonte qëndresën. Flota britanike më pas u largua duke i dhënë kështu fund rrezikut për Baltimorën, përcjell ksp.
Fjalët e poemës së Key u kombinuan më vonë me muzikën e një kënge britanike që ishte shumë e dëgjuar më Shtetet e Bashkuara duke krijuar kështu atë që tani është himni kombëtar amerikan. / KultPlus.com
Me një popullsi në plakje dhe kosto gjithnjë në rritje të jetesës, Zvicra po mban një referendum që do të riformojë jetën e pensionistëve.
Qytetarët zviceranë dolën në kutitë e votimit të dielën në një referendum rreth dy pyetjeve në lidhje me reformat e pensioneve, shkruan euronews.
Ata do të vendosin nëse do të rrisin moshën e pensionit nga 65 në 66 dhe do të rrisin pagesat e pensioneve në dy propozime të veçanta.
Fati i pyetjes së parë duket shumë i qartë. Sondazhet tregojnë se më shumë se 60 për qind e votuesve do të refuzojnë propozimin e rritjes së moshës për të dalë në pension, i cili gjithashtu synon të lidhë moshën e pensionit “në mënyrë fleksibël” me jetëgjatësinë.
Megjithatë, propozimi i dytë që kërkon të rrisë pagesat e pensioneve mund të realizohet, megjithëse rezultati mbetet i paqartë.
Votuesit kundër rritjes së moshës së pensionit pretendojnë se të moshuarit tashmë kanë probleme me gjetjen e punës.
Qytetarët zviceranë kanë refuzuar vazhdimisht iniciativat për rritjen e moshës së pensionit, e cila ka mbetur e pandryshuar që nga futja e pensioneve shtetërore në vitin 1948. /KultPlus.com
Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi i Krujës”.
Ceremonia u zhvillua në ambientet e muzeut “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” si nderim për artistët Janaq Paço (pas vdekjes), Naxhi Bakalli, Gazmend Leka, Genc Hajdari dhe Bashkim Ahmeti, të cilët kanë punuar disa nga veprat kryesore të muzeut kombëtar të Krujës.
“Artistët shqiptarë dhe qytetaria shqiptare, përfshirë dhe artistët e institucionin, punuan bashkë për ta bërë realitet këtë muze dhe mbeti një muze që e përfaqëson shumë bukur, nderueshëm Shqipërinë dhe krutanët”, tha skluptori Naxhi Bakalli.
“Për mua nuk ka qenë qytet, po kryeqyteti shpirtëror i shqiptarëve dhe tërë kohës, ashtu siç e ka thënë dhe N.Frashëri qytet i bekuar. Lutem që një bulëz e këtij bekimi të na bjerë dhe ne mbi kokat tona meqenëse jemi qytetarët më të rinj të Krujës”, tha Gazmend Leka.
Gjatë ceremonisë u prezantua dhe vlerësua vepra e pesë artistëve që morën titullin Qytetar Nderi nga bashkia e Krujës për kontributin e çmuar dhuruar qytetit dhe kombit përmes artit të tyre.
Muzeu kombëtar i Krujës është muzeu më i vizituar në vendin tonë që çdo vit me historinë dhe madhështinë e vet tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të çdo moshe nga vendi dhe bota. /Top Channel /KultPlus.com
Një numër vendesh janë të etura për t’u bashkuar me bllokun dhe Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë një anëtare me të drejta të plota, shkruan Mieka Smiles në të përditshmen britanike “Express”.
Çështja e zgjerimit të BE-së është rindezur nga lufta në Ukrainë. Vendi, i udhëhequr nga presidenti Volodymyr Zelensky, ka qenë i zëshëm për t’u bashkuar me bllokun që nga pushtimi rus gati dy vjet më parë.
Por, është një vend tjetër që thuhet se është në rrugën e duhur për t’u bërë një anëtar i plotë i bllokut. Shqipëria në krye të artikujve të lajmeve është në rrugën e saj për të kaluar kufirin e kërkuar për t’u bërë anëtare e BE-së.
Për t’u pranuar, vendet kandidate duhet të plotësojnë disa kritere ekonomike, të cilat përfshijnë stabilitet makroekonomik, qeverisje ekonomike me cilësi të lartë, një treg të duhur pune dhe infrastrukturë të mjaftueshme.
Pavarësisht tronditjes nga një tërmet i madh në 2019, pandemisë së COVID-19 dhe luftës në Ukrainë, ekonomia e Shqipërisë pati një rimëkëmbje në vitet 2021 dhe 2022.
Inflacioni në vend është një problem, siç është edhe në vendet e tjera në të gjithë Evropën, por rritja e PBB-së (produkti i brendshëm bruto) për këtë vit parashikohet në 3,3%.
Produkti i Brendshëm Bruto është një masë monetare e vlerës së tregut të të gjitha mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një periudhë të caktuar kohore nga një vend, me një normë ideale të rritjes së PBB-së që është midis 2% dhe 3%.
Shqipëria po investon gjithashtu shumë në industrinë e saj të ndërtimit dhe turizmit në një përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike, me rrjetin hekurudhor të vendit duke u riparuar plotësisht me ndihmën e Planit Ekonomik dhe Investimeve të BE-së (EIP) për Ballkanin Perëndimor.
EIP po përdoret gjithashtu për të zhvilluar projekte të energjisë së rinovueshme dhe infrastrukturës dixhitale.
Lidhja e re hekurudhore mes Durrësit dhe Tiranës, që janë dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë do ta shkurtojë udhëtimin rrugor 40-minutësh në rreth 20 minuta. /ATSH / KultPlus.com
Kombëtarja e Kosovës në hendboll U-18, konkurrenca e vajzave, kanë shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror U-18.
Vajzat u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, të mbajtur në Tashkent të Uzbekistanit.
Kosova mundi në finale Nigerinë, 22:16.
Ndryshe, kjo është hera e dytë që një kombëtare e sporteve ekipore siguron pjesëmarrjen në Botëror, pas djemëve, Po ashtu të Hendbollit U-21. /KultPlus.com
Më 3 mars të vitit 1878 u nënshkrua Traktati i Paqes së Shën-Stefanit, i cili i dha fund Luftës ruso-turke që pat shpërthyer më 24 Prill 1877.
Pas luftimeve të ashpra, që zgjatën për pothuajse një vit, trupat ruse arritën në fshatin Shën Stefan, rreth 17 km në afërsi të Stambollit.
Pas bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve rusë, konti Nikolla Ignatiev e Aleksandër Nelidov dhe atyre osmanë Safet Pasha, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Sadullah Beu, Ambasador në Oborrin Perandorak të Gjermanisë, u nënshkrua ky traktat.
Për shkak të epërsisë ushtarake, Rusia abuzoi shumë me Traktatin e Shën-Stefanit, duke thelluar mosmarrëveshjet ndërmjet popujve të Ballkanit.
Sipas Traktatit, u krijua shteti bullgar me kufij shumë të gjerë, ndërsa Rumania, Serbia dhe Mali i Zi deri atëherë principata autonome nën vasalitetin e sulltanit osman, fituan pavarësinë e plotë.
Serbia zgjerohej nga jugu në drejtim të viseve shqiptare të Kosovës. Sipërfaqja e saj rritej nga 37, 7 mijë km2 në 52, 7 mijë km2. Edhe Mali i Zi rritej nga 4, 7 mijë km2 në 15,7 mijë km2. Sipas këtij traktati, brenda kufijve të Malit të Zi hynin vise të banuara prej shqiptarëve, duke përfshirë Ulqinin, Tivarin, pjesën e sipërme të bregut të lumit të Bunës, gati krejt liqenin e Shkodrës, Hotin, Grudën, Plavën e Gucinë. Territoret e Bullgarisë zgjeroheshin deri në brigjet e liqenit të Ohrit.
Greqia nuk arriti të përfitonte asgjë. Kundërshtimi i vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit shënon një nga momentet ku filloi të merrte hov lëvizja kombëtare shqiptare. /ATSH /KuktPlus.com
3 Marsi shënon Ditën Botërore të Shkrimtarëve, shkruan KultPlus.
Shkrimtarë të njohur të botës së letrave, para vdekjes së tyre kanë thënë fjalët e fundit: prekëse, mesazhe, himne, fatkeqësi, zhgënjim… atë çfarë jeta dhe bota e tyre e brendshme shpirtërore ka grumbulluar për t’u shprehur në frymën e fundit.
Gjergj Fishta
Shkrimtari i madh shqiptar i “Lahutës së Malcisë” vdiq më 30 dhjetor të vitit 1940 në spitalin civil të Shkodrës. Revista “MAPO” botoi para disa vitesh detaje të rëndësishme të ditëve të fundit të jetës së tij. Në studimin e Fr. Agustin Gemelli, shkruhet: “At Gjergj Fishta, pak para se të ndahej nga kjo jetë, pasi u la porosi rinisë françeskane të provincës shqiptare, e mbyllte testamentin e tij me këto fjalë: “Po vdes i kënaqur, sepse kam punuar për fe, për Atdhe e për provincën tonë”.
Ndërkohë, sipas At Viktor Volajt, bashkëpunëtor i afërt i poetit, Gjergj Fishta para se të vdiste kishte përmendur nevojën për rishikimin e “Lahutës së Malcisë” dhe kishte përsëritur fjalën “i kryqëzuemi” në latinisht. Ai kishte kërkuar t’i pikturonin në murin përballë shtratit të tij skena nga “Gjyqi i fundit”.
Edhe Patër Marin Sirdani, filolog e mik i poetit, shkruan në librin e përgatitur nga Benedikt Dema, se Fishta e mbylli testamentin e vetë me këto fjalë: “Po des konden (i kënaqur) përse kam punue për fe, Atdhe e për provincën tonë”.
Ndërkohë, Lasgush Poradeci shkruante se mesazhi i fundit i poetit Gjergj Fishta janë fjalët e tij thënë një françeskani që i qëndronte te koka në çastet e fundit: “Po vdes. Ju tash keni me mendue për salikim, por edhe kombi ka të drejtë për rreth meje”.
Ndërsa, italiani Enriko Grasi, që e kishte njohur nga afër poetin, duke folur për popullaritetin e tij në të gjitha shtresat e popullsisë, pohon se prej një të riu shkodran kishte dëgjuar se fjalët e fundit të shenjta të Fishtës kishin qenë: “Jo për tjetër, por sepse po lë armikun mbi truallin shqiptar, mua më vjen keq që më duhet të vdes”.
Faik Konica
Për shqiptarin më të veçantë në historinë tonë, edhe vdekja ashtu duhet të ishte. Nuk e prishi rregullin Faik Konica në momentet e fundit të jetës së vetë. Është e shkruar nga studiuesi i njohur i tij, Nasho Jorgaqi, që një ditë më parë se t’i ndahej shpirti nga trupi, Konicës iu dogj kafeja në dhomën e tij. Dhoma iu mbush me tym dhe u deshën ca minuta të mira të vendosej normaliteti.
“Nuk më duket shenjë e mirë kjo”, mësohet t’i ketë thënë Nolit. Por, çudia nuk mbaroi këtu. Hëngri drekë të rëndë, një bërxollë shumë të madhe dhe kur mbaroi tha: “Nuk do ha mish për tri ditë”. Por, në mbrëmje ai vdiq nga një atak në zemër.
Megjithatë, historia e fjalëve të fundit apo testamentit që ka lënë Konica nuk mbaron këtu. Deri më sot ekzistojnë dokumente dhe dëshmi që Konica të ketë lënë një testament, sipas të cilit nuk do ta treste dheu nëse nuk do ta varrosnin në atdhe. Këtë e ka përforcuar Fan Noli, i cili në disa letra dërguar Enver Hoxhës i ankohej se Faikun e kishte në “dollap”, domethënë në morg, dhe shteti shqiptar duhet të financonte varrimin në atdhe. Por, Enveri e kishte shpallur armik me kohë Konicën dhe nuk e bëri këtë.
Mbështetur në këtë dëshmi, në vitin 1995, eshtrat e Konicës rivarrosen në Shqipëri në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës. Mendohet se testamenti i është lënë Sejfulla Malëshovës dhe kjo është përmendur, por për hir të vërtetës, testamenti origjinal i tij nuk është botuar asnjëherë.
Fan Noli
Një nga figurat më të mëdha të historisë së Shqipërisë, Fan Noli, u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në Fort Lauderdale, Floridë, larg vendit të cilit i kushtoi jetën e tij. Më 13 mars të vitit 1965, në ditën e fundit të jetës, Noli kishte në dorë një libër me poezi të poetit francez, Alfred Devinji (Afred de Vigny) dhe po lexonte poemën “Vdekja e ujkut”. Sipas studiuesit dhe shkrimtarit Nasho Jorgaqi, Noli dha frymë në kopshtin e shtëpisë ku po lexonte poemën. Libri i Devinjit i kishte rënë nga dora dhe ai kishte nënvizuar këto vargje: “Rënkimi, vaji dhe lutjet janë të gjitha dobësi! Detyrën bëj si burrë pa u epur kurrsesi! Në rrugën vetë fati që deshi të caktojë! Pastaj si unë, vuaj dhe vdis pa hapur gojë”.
Të gjithë studiuesit që janë marrë me fundin e jetës së Nolit, i mbajnë si testament këto vargje të cilat nënvizoi Noli. Sipas Nolit, njeriu duhet të përballej në këtë mënyrë me vdekjen. Të vuante, të vdiste pa hapur gojë, gjë të cilën e dëshmoi edhe vetë në fundin e tij.
Lasgush Poradeci
“Shtërgu i fundit” iku nga kjo jetë në orën 3 pasdite të 12 nëntorit të vitit 1987. Një nga lirikët më të mëdhenj të letërsisë shqiptare, që i dhuroi Shqipërisë “Vallen e yjeve”, “Yllin e Zemrës”, e më tej bëri të flasin shqip “Eugjen Onjegin” i Pushkinit, lirikat e Lermontovit, poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miskieviçit, lirikat e Gëtes dhe poezi të Lanaut, Brehtit, Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj., u la në harresë dhe në mjerim të plotë pas vitit 1944.
I diplomuari në Grac të Austrisë, ishte një përkthyes me normë, që po vdiste dalëngadalë nga indiferentizmi i shtetit. I ballafaquar çdo ditë me rrezikun e ndonjë internimi të mundshëm që kishte kapur shumë shokë të tij të letrave, ai stërmundohej për gjëra nga më të voglat.
Një jetë e vështirë që e kaloi në shtëpinë e tij me lagështirë, të papërfunduar, në Tiranë, e pjesërisht në shtëpinë e rrënuar të tij në Pogradec, i solli edhe sëmundjen që e çoi drejt vdekjes. “Kostandinë, bijë e babait, trupin tim edhe të vdekur ta shpiesh në Pogradec”, i thotë ai vajzës së tij të dashur që i qëndron tek koka. Pasi heshti pak e pyet: “Po a ke lekë ti, bijë e babkës, të më varrosësh mua atje?”. Këto janë fjalët e fundit të poetit të madh shqiptar që vdiq padrejtësisht si i vogël.
Petro Marko
“Cila do të ishte fjala e fundit kur do të jepja shpirt? Tani mendoj si i gjallë dhe do të dëshiroja të isha i gjallë deri në çastin e fundit kur të thosha: Jetova kohën si një aktor që nuk e shprehu mirë pjesën e caktuar nga regjisori jetë…”, shkruan në një nga shënimet e tij të pabotuara më parë, gjeniu i Brezit të Humbur. Kjo është fjala e fundit që kishte dëshirë të thoshte ai. Një “Hasta la vista” vetëm prej Petro Markoje. E menduar deri në detaj dhe e trishtë, si subjektet e romaneve të tij. Apo ashtu si jeta e tij, që ishte e vetmja vepër e pashprehur mirë. Dhe kjo, jo për faj të tij. Një nga shkrimtarët më të vuajtur gjatë regjimit diktatorial, i mbylli sytë në dhjetor të vitit 1991, atëherë kur sapo po hapeshin perdet e një Shqipërie të lirë.
Teodor Keko
Dhe, në fjalët e fundit Teodor Keko do bënte letërsi. “Në këtë botë nuk ka njerëz të përjetshëm, por kalimtarë. Është e vështirë ta pranosh vdekjen tënde, por ja që ajo është prezente dhe një ditë vjen, dhe atëherë pavdekësinë, pikërisht atë që lakmojmë, na e dhuron nëse e meritojmë ajo vdekje. Filozofi e komplikuar apo jo!”, këto ishin fjalët që shkrimtari njohur kishte thënë pak kohë para se të vdiste.
I lindur më 2 shtator 1958, në një familje të shquar kineastësh, Teodor Keko që i vogël shquhet për humorin e hollë dhe shpirtin e rebeluar, cilësi këto që do të ridimensionoheshin me kalimin e viteve. Në vitin 1979, në moshën 19-vjeçare boton të parat poezi në gazetën letrare “Drita”, përcjellë me mjaft dashuri nga personaliteti i letrave shqipe Fatmir Gjata. Shkrimtari i njohur është shumë aktiv gjatë lëvizjeve demokratike në Shqipëri dhe zgjidhet deputet i Partisë Demokratike për dy mandate rresht. Në vitin 1996, i zhgënjyer largohet përfundimisht nga politika e drejtpërdrejtë dhe vendos të kontribuojë në demokratizimin e jetës si intelektual përmes fjalës në shtypin e shkruar. Pas një sëmundjeje të rëndë, Teodor Keko vdes më 20 gusht 2002 nga një sëmundje e rëndë.
Dhimitër Shuteriqi
Shkrimtari i madh Dhimitër Shuteriqi lindi dhe vdiq ditën e hënë. Jetoi në tri periudha: mbretërinë, socializmin dhe demokracinë. Ai mbi të gjitha i ka dhënë letërsisë kombëtare duke shkruar dhe historinë e saj. Por, edhe më mbresëlënëse janë momentet e fundit të jetës së vetë.
Bashkëshortja e tij, Myneveri, tregon se në një moment kur po i rrinin tek koka e gjithë familja, ai u shpreh se “ç’bukuri ish, që aty ishin të gjithë”. Por, edhe më kuptimplotë se kjo, ishte ajo që tha shumë më gjerë dhe me brengë. “Ti, Mynever, e di si e kam shkruar historinë e letërsisë, me një brengë për tërë jetën”, një fjali që nënkupton se shumë poetë dhe shkrimtarë që nuk iu lejuan t’i përmendte në atë libër, do të mbetet një brengë që do ta merrte me vete në varr. Por, në të njëjtën kohë edhe një thirrje për letrarët shkrimtarët e historianët për të shkruar një vepër të plotë dhe të saktë të letërsisë.
Për të gjitha këto, Dhimitër Shuteriqi punoi tërë jetën. Por, nuk arriti që të plotësonte atë që mbante thellë në vete. Megjithatë, ato fjalë jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë mbeten si një këshillë e thënë me zë të ulët në vesh.
Nonda Bulka
Chri-Chri i mbylli sytë në orën 20:10 të mbrëmjes së datës 14 nëntor të vitit 1972. Prej kohësh ishte i sëmurë prej kancerit. Ai e dinte se ishte nisur në një rrugë pa kthim, por nuk e lëshonte veten. “Do ta mund demonin”, kujton ish-bashkëshortja e tij, Qefseri, fjalët që përmendte shpesh shkrimtari që prej vitesh kishte pushtuar zemrat e njerëzve.
Ai është një ndër shkrimtarët e parë të viteve `30 që me krijimet e tij solli kritikën e protestën e hapur kundër regjimit të Zogut, demaskimin e shoqërisë së prapambetur feudale, një qëndrim të prerë antiklerikal, si dhe denoncimin e politikës imperialiste të kohës, motive këto që më pas u trajtuan pothuaj nga të gjithë autorët e rinj të viteve `30 e sidomos nga Migjeni.
Megjithatë, sëmundja e rëndë shpeshherë ia ulte moralin. Në një letër dërguar miqve të tij, kur shkon të kurohet në Bukuresht, shkruan: “Të dashur shokë, Sterjo, Zisa, Fate! L’inevitable, l’inexorable, l’ineluctable, l’irreparable… erdhi (e paevitueshmja, e papërthyeshmja, e paluftueshmja, e pariparueshmja..). Po hyj edhe unë në listën e kandidatëve të 50000-ve që i venë pikë librit të jetës, çdo ditë në turmën e miliardave frymorëve që mbërthen globi”. Me tej, duke e mbyllur letrën, thotë: “P.S.: Në hyrje të spitalit me shkronja të padukshme, po që duken është shkruar ‘Voi ch’entrate,Lasciate ogi speranza’ (Ju që hyni, braktisni çdo shpresë)! Jo Dante, po K… (kanceri)”.
Virginia Woolf
Një prej shkrimtareve më të rëndësishme të shekullit të kaluar, e cila ka revolucionarizuar letërsinë. Fjalët e fundit: Jam e sigurt se po çmendem sërish. Besoj se nuk mund të kalojmë sërish nëpër ato kohë të tmerrshme. Dhe kësaj radhe nuk do e rimarr veten. Kam nisur të dëgjoj zëra.
Anton Chekhov
Anton Çehov, në shtratin e vdekjes kërkoi morfinë dhe shampanjë. “Ka kaluar shumë kohë qëkur kam pirë shampanjë për herë të fundit”, ishin fjalët e fundit që tha.
Voltaire
“Tani, miku im, nuk është koha e përshtatshme për të bërë armiq”, ishin këto fjalët e fundit të Volterit, thënë priftit që i kërkoi të hiqte dorë nga Satanai.
Franz Kafka
“Më vrit, ndryshe je vrasës”, janë fjalët e fundit të Kafkës që i drejtoheshin mjekut të tij, i cili nuk donte t’i bënte një mbidozë vdekjeprurëse morfine. Kafka vuante nga tuberkulozi dhe nuk mund të fliste ditët e fundit të jetës.
Aldous Huxley
Aldous Huxley, autori i librit të mirënjohur “Më e mira e botëve”, para se të vdiste, i kërkoi së shoqes t’i jepte një dozë LSD – një lloj droge e njohur për efektet psikologjike – në mënyrë që të ikte nga kjo botë në gjendjen mendore që dëshironte vetë.
Johann Wolfgang von Goethe
Fjalët e fundit të Gëtes ishin: “Më shumë dritë”! Natën para se të vdiste, shkrimtari i njohur gjerman kishte diskutuar me nusen e djalit për fenomenin optik.
Jane Austen
Jane Austen, e pyetur nga e motra se çfarë dëshironte pak para fundit, thotë: “Nuk dua asgjë përveçse të vdes”!
James Matthew Barrie
“Nuk mund të fle”! Para se të vdiste, Barrie i dha spitalit të Londrës të drejtat e kryeveprës së tij, “Piter Pan”. Ky spital vazhdon edhe sot e kësaj ditë të përfitojë nga trashëgimia.
Hunter S. Thompson
Hunter S. Thompson, para se të vriste veten shkroi në letër: “Qetësohu, nuk do të dhembë”!
Edgar Allan Poe
“Zot, ndihmoje shpirtin tim të shkretë!”, ishin fjalët e fundit të Edgar Allan Poe. Vdekja e tij ishte e mistershme dhe ende nuk ka të dhëna se çfarë i ndodhi në ditët e fundit të jetës.
Lev Tolstoi
Tolstoi në fund të jetës e braktisi shtëpinë dhe u mundua të jetonte mes njerëzve. Fjalët e fundit para se të ndërronte jetë: “Dua shumë gjëra, i dua të gjithë njerëzit”.
Emily Dickinson
“Duhet të shkoj, mjegulla po shtohet”, ishin fjalët e fundit të saj, që kishte zënë shtratin për shtatë muaj para se të ndërronte jetë.
Eugene O’Neill
“E dija! I lindur në një dhomë hoteli dhe si për dreq po vdes në një dhomë hoteli”. O’Neill vdiq nga pneumonia, pasi kishte vuajtur edhe nga Parkinsoni, çka e kishte bërë të paaftë për të shkruar për vite të tëra./KultPlus.com
Një pikë e nxehtë pushimesh po rritet në popullaritet falë çmimeve të lira, peizazheve të mahnitshme dhe historisë magjepsëse.
Ndërsa vende si Spanja dhe Greqia kanë qenë ndër destinacionet e preferuara të britanikëve prej vitesh, një vend evropian shpesh është anashkaluar.
Shqipëria është një vend që shpesh rrëshqet nën radar, pavarësisht historisë së saj magjepsëse, peizazheve të mahnitshme natyrore dhe plazheve me ujë të pastër kristal.
Pavarësisht se kaloi pa u vënë re nga një pjesë e madhe e pushuesve britanikë, Shqipëria ka ardhur duke u rritur në popullaritet vitet e fundit.
Sipas të dhënave të Bordit Turistik Shqiptar, vendi priti mbi 10 milionë vizitorë në vitin 2023, që ishte një rritje e ndjeshme krahasuar me një vit më parë.
Ndërsa shumica e pushuesve dynden në Ksamil, Himarë dhe Sarandë në Rivierën Shqiptare, kryeqyteti i vendit, Tirana po rritet gjithashtu në popullaritet falë çmimeve të përballueshme.
Siç raportohet nga një ekip ekspertësh të udhëtimit në eurochange, Tirana ka disa nga birrat më të lira në Evropë, me një kriko që kushton 2,06 paundë.
Jo vetëm krikot janë të lira, por edhe pjatat tradicionale në qytet janë jashtëzakonisht të përballueshme.
Ekspertët e udhëtimit në eurochange kanë zbuluar se pushuesit mund të blejnë një vakt me tre pjata për vetëm 20,63 paundë për person.
Gatimet tradicionale
Një nga gatimet kombëtare të vendit është tavë kosi – një pjatë me mish qengji të pjekur dhe oriz, e shërbyer me një salcë kosi të aromatizuar.
Pjata të tjera tradicionale përfshijnë byrek, një gatim i shijshëm i bërë nga shtresa të holla brumi dhe i mbushur me një sërë përbërësish si djathi, spinaqi dhe mishi i kalitur.
Ka edhe pispili, i cili është një bukë misri e mbushur me presh, djathë, qepë të njoma dhe spinaq.
Për diçka më të ëmbël, pushuesit duhet të synojnë të provojnë trileçe – një kek i lagur nga tre lloje të ndryshme qumështi dhe i mbuluar me karamel.
Laura Evans-Fisk, kreu i angazhimit digjital në eurochange tha: “Ndërsa britanikët shpesh mund të bëjnë disa oferta më të lira duke rezervuar një paketë pushimi, destinacionet mund të kufizohen në vendpushimet më të njohura në të gjithë Evropën.”
“Nëse eksplorimi i një destinacioni më pak të njohur është i rëndësishëm për ju, rezervimi i fluturimeve dhe akomodimit veçmas është shpesh mënyra më e mirë për të shkuar. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të gjeni ende një marrëveshje të volitshme”.
Përveç ushqimeve dhe pijeve të volitshme, ka shumë gjëra për të bërë në kryeqytet.
Muzetë magjepsës
Një nga ato vende është BunkArt 1 – një bunker masiv i Luftës së Ftohtë i kthyer në muze.
Diktatori komunist Enver Hoxha ndërtoi pallatin e madh pesëkatësh të nëndheshëm për të mbrojtur veten dhe zyrtarët e tjerë të lartë në vitet 1970.
Bunkeri u hap si një atraksion turistik në vitin 2014 dhe tani strehon ekspozita të historisë moderne, si dhe pjesë të artit bashkëkohor.
Ekziston edhe BunkArt 2, i cili u hap kohët e fundit dhe mbulon historinë e Ministrisë së Brendshme Shqiptare.
Një tjetër atraksion i njohur turistik është teleferiku, i cili ndodhet vetëm 15 minuta nga qendra e qytetit.
Një vend tjetër kryesor është Sheshi Skënderbej, i cili është sheshi kryesor i qytetit.
Fluturimet nga Londra në Tiranë zgjasin afërsisht tre orë.
Akomodimi është gjithashtu i lirë, me një natë që kushton mesatarisht 38 paundë për një natë, sipas hulumtimit nga eurochange.
Gjuha vendase është shqipja – edhe pse anglishtja ka të ngjarë të flitet në shumicën e hoteleve, restoranteve dhe atraksioneve turistike.
Leku shqiptar është monedha zyrtare e vendit, me 10 paundë, të cilët konvertohen në 1 mijë e 216 lek.
Tirana nuk është i vetmi qytet i nënvlerësuar në Evropë që është shtëpia e birrave të lira.
Bratislava në Sllovaki është relativisht e vogël për një kryeqytet evropian, por ka shumë për vizitorët për të eksploruar përgjatë rrugëve të saj.
Kryesorja midis tyre është përzgjedhja e saj tepër e përballueshme e birrës, me kriko që mesatarisht kushtojnë rreth 1,60 paundë.
E tillë është tërheqja e Bratislavës për pirësit e birrës, blogeri i ushqimeve dhe pijeve Global Treats e përshkroi atë si “parajsë” për ata që pëlqejnë të pinë dhe thanë se birra ishte më e lirë se uji në disa vende.
Sarajeva në Bosnjë dhe Hercegovinë është gjithashtu shtëpia e birrave të lira, me një kriko që kushton më pak se 2 paundë. /EuroNews.al /KultPlus.com
Këngëtarja 28-vjeçare ndau disa koreografi magjepsëse në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të shtunën në O2 Arena të Londrës, teksa bëri performancën e saj të parë që nga viti 2021.
Përpara se të fitonte çmimin e saj të shtatë në eventin për aktin më të mirë pop, Dua hapi çmimet BRIT me këngën e saj hit “Training Season”, me një rutinë të ndryshme nga ajo që dha në “Grammy Awards” muajin e kaluar, shkruan People.
Ajo kërceu dhe këndoi me një xhaketë lëkure të zezë, pantallona të shkurta dhe çizme përpara se kërcimtarët të fillonin të ‘lundronin ‘përreth gjatë vargut të dytë të këngës.
Më pas, dy kërcimtarë, të lëshuar prej lart i kapën krahët dhe e ngritën nga toka, ajo vazhdoi të ngrihej në ajër.
Përpara eventit të së shtunës, Lipa ndau një postim karuseli në Instagram për të informuar fansat në provat e saj për shfaqjen e çmimeve.
“Unë kam qenë duke u marrë me provat e BRITS dhe nuk kam pasur asgjë për të postuar, por këtu janë disa poza nga prapaskenat e xhirimeve”, shkruhej në mbishkrimin e saj krahas fotografive të sesionit. “Shihemi nesër!!!!!!!”
Pas performancës së saj që la pa fjalë në “Grammys”, Dua edhe njëherë e dëshmoi që paraqitja e saj në skenë është spektakolare. /KultPlus.com
Ishte nata e Raye në “Brit Awards”, e cila bëri historiu duke fituar gjashtë nga shtatë çmimet për të cilat ishte nominuar – duke mposhtur katër fitoret e Blur, Adele dhe Harry Styles në një ceremoni të vetme.
Ajo është gjithashtu gruaja e parë që fiton kantautoren e vitit, shkruan BBC.
Duke mbledhur çmimet e saj zbathur, ajo tha: “Artistja që isha tre vjet më parë nuk do të besonte se e kam kontrollin – unë jam shefi im”.
Dua Lipa fitoi aktin më të mirë pop, ndërsa Kylie Minogue fitoi çmimin e ikonës globale. /KultPlus.com
Sotir Capo ka qenë piktor i shquar shqiptar, i cili u nderua me titullin “Artist i merituar”, shkruan KultPlus.
Lindi në qyetin e Beratit në qershor të vitit 1934, ku edhe i mori mësimet e para për të vazhduar studimet në Tiranë pranë Institutit të Lartë të Arteve.
Punoi si skenograf dhe mësues vizatimi, në shkollat tetëvjeçare të Beratit.
Capo është shquar si njëri nga portretistët më të njohur të Shqipërisë. Ai ka punuar portrete të figurave të shquara kombëtare, po ashtu punimet e tij janë zhgjedhur për të qëndruar në hapësirat e institucioneve të rëndësishme të shtetit shqiptar.
Pikturat e Capos janë vlerësuar nga shumë kritikë brenda dhe jashtë hapësirave shqiptare.
Në vitin 1979 Capo mori titullin e lartë “Artist i merituar”.
Sotir Capo vdiq në po këtë datë, më 3 mars të vitit 2012 në Filadelfia. /KultPlus.com