Bashkëthemeluesi i OpenAI Sam Altman do të kthehet si CEO vetëm disa ditë pasi u shkarkua nga bordi, ka thënë firma. Marrëveshja “në parim” përfshin instalimin e një bord të ri, shtoi kompania e teknologjisë, shkruan BBC.
Kjo vjen pasi Altman u shkarkua të premten. Fill pas shkarkimit reagoi stafi i cili paraqiti një letër të hapur kërcënimi me dorëheqje nëse ai nuk rivendosej.
“Mezi pres të kthehem në OpenAI”, tha Altman në një postim në mediat sociale.
Të hënën, qindra punonjës, duke përfshirë bashkëthemeluesin dhe anëtarin e bordit Ilya Sutskever, nënshkruan një letër duke thënë se nëse bordi nuk jep dorëheqjen dhe nuk e kthen Altmanin, shumica dërrmuese do të largohet për të punuar me të në Microsoft.
Fillimisht, bordi kishte njoftuar se këtë rol do ta merrte CEO e OpenAI, Mira Murati, por shumë shpejt ajo iu bashkua “lëvizjes” së punonjësve që kërkonin kthimin e Altman. / KultPlus.com
We have reached an agreement in principle for Sam Altman to return to OpenAI as CEO with a new initial board of Bret Taylor (Chair), Larry Summers, and Adam D'Angelo.
We are collaborating to figure out the details. Thank you so much for your patience through this.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka mbështetur 4 kompani nga Kosova që po marrin pjesë në panairin e modës “IF Wedding Fashion Izmir Fair 2023”, përcjell KultPlus.
Kosova ka siguruar hapësirë për ekspozimin e punimeve prej 312 metra katror në panairin e modës në Izmir për “Walone Fashion Group”, “Minna”, “Drenusha Xharra” dhe “Tabja”.
Panairi iu shërben bizneseve vendore në krijimin e lidhjeve të reja dhe rritjen e eksportit, e që këtë vit Kosova ka shënuar rekord në eksport falë politikave mbështetëse ndaj bizneseve që i ka aplikuar Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në panairin e modës, kompanitë nga Kosova do të realizojnë edhe takime B2B me investitorët dhe blerësit potencial për industrinë e tekstilit.
Në shtandin e Republikës së Kosovës janë të ekspozuara broshurat me informacione që tregojnë për klimën e të bërit biznes, potencialin dhe lehtësirat që ofron Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për investitorët potencial.
Po ashtu vizitorët po njoftohen për potencialin që ka Kosova sidomos në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, ku shumë biznese të huaja kanë hapur përfaqësitë për shkak të klimës së favorshme të të bërit biznes.
Panairi “IF Wedding Fashion Izmir FAIR 2023”, mbahet nga data 21 deri më 24 nëntor dhe Kosova është në mesin e 238 kompanive që po marrin pjesë nga e gjithë bota.
“Le të mbështesim talentët vendorë dhe t’i bëjmë emër në skenën ndërkombëtare!”, thuhet në njoftimin e ministrisë. / KultPlus.com
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) u ankorua në Shkup për prezantimin e 5 botimeve të saj më të reja studimore.
E rikthyer si botuese pas një periudhe të gjatë mungese, DPA-ja ka sjellë për studiuesit dhe libradashësit publikime mbi periudha dhe figura të rëndësishme në historinë e vendit, si edhe mbi metodologjinë arkivore në hapësirën shqiptare.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kreu i DPA-së, prof. asoc. dr. Ardit Bido, drejtuesi i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (ITSH), Skënder Asani, drejtori i Inspektimeve dhe i Trajnimeve në DPA, dr. Endrit Musaj, drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH), Armando Boçe, studiues të fushave përkatëse dhe arkivistë.
Në fjalën e rastit, Bido vlerësoi bashkëpunimin e DPA-së me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK) dhe me ITSH-në në realizimin e produkteve kulturore që i përkasin të gjithë hapësirës shqiptare.
“Ne funksionojmë si dy institucione homologe, bashkë me Arkivin e Kosovës dhe jemi në një komunikim të vazhdueshëm. Kjo ka kuptim sepse kur vjen fjala në fushën kulturore dhe shkencore, në institucionet që përfaqësojnë këto fusha, ne nuk mund të punojmë veçmas, sepse produktet tona i përkasin të gjithë hapësirës shqiptare. Më vjen mirë që së paku në nivelin e institucioneve kulturore, jemi vazhdimisht në aktivitete të përbashkëta, me kontribut të përbashkët. Kufijtë shtetërorë nuk janë kufijtë kulturorë të shqiptarëve. Arkivat janë burime kombëtare. Kur vjen fjala tek arkivat, AQSH nuk është vetëm i Shqipërisë. 1/3-a e dokumenteve i përkasin Kosovës. Arkivi ka një diapazon të madh, të pakufizuar në krahina, apo në kufij. 115-vjetori i Kongresit të Manastirit është një kongres i rëndësishëm për identitetin tonë kombëtar. Më vjen mirë që sa kalojnë vitet, tentativat e fqinjëve për përçarje dhe për të vënë në dyshim këto momente të rëndësishme, ranë në vesh të shurdhër. Ne i përkujtojmë këto momente, jo vetëm si përkujtim, por si kontekstualizim në të sotmen të akteve të tilla patriotike”, tha Bido.
Gjatë fjalës së marrë, Asani nënvizoi se, botimi i revistës “Arkivat Shqiptare”, që është e vetmja në fushën e arkivave në mbarë trojet shqiptare, është një model sesi duhet të funksionojnë dy institucione simotra.
“Sot po përfundojmë me sesionet shkencore të ditëve të alfabetit, me Arkivin e shtetit shqiptar, që e konsideroj si arkën ku mbahet identiteti kombëtar. Ky arkiv ka bërë që botimet tona të pasurohen me dokumente. Në shekullin tonë, vetëm me dokumente prezantohen ngjarjet dhe rrethanat historike. Librat që prezantohen sot kanë një rëndësi shumë të lartë historike. Revista arkivore është një produkt model se si duhet të funksionojnë dy institucione simotra, si tonat”, u shpreh kreu i ITSHKSH-së.
Katër prej botimeve të publikuara rishtas vijnë në trajtën e udhëzuesit rreth punës kërkimore në arkiv, e punimeve monografike ose të përmbledhjeve të dokumenteve rreth personaliteteve dhe zhvillimeve historike.
Në vijim, dr. Endrit Musaj, Myrteza Sharra, Vera Lushaj dhe Armando Boçe referuan përkatësisht mbi: “Manual tekniko-praktik për dokumentet dhe arkivat në Shqipëri”, “Musine Kokalari në dokumentet arkivore (Përmbledhje dokumentesh)”, “Dokumente të reja arkivore për Bajram Currin” dhe “Dokumente mbi marrëdhëniet e PPSH me partitë dhe lëvizjet marksiste-leniniste jashtë kampit socialist (Përmbledhje dokumentesh)”.
“Një botim pak ndryshe nga botimet e tjera, pasi përqendrohet vetëm në fushën e arkivistikës. Është libri më i plotë për arkivistikën bazuar në përvojën kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe në rekomandimet e Këshillit të Evropës, që marrin pastaj formën e direktivave. Jep informacione, metoda teorike dhe praktike për arkivistët, për krijuesit dhe për përdoruesit e dokumenteve”, u shpreh dr. Musaj mbi punimin e kryer nga Ivan Loli.
Mandej, studiuesi Sharra solli në vëmendje rëndësinë e trajtimit të figurës shumëpërmasore të Musine Kokalarit, duke shfrytëzuar materialin dokumentar të dhuruar nga familjarët e saj në DPA.
“Figura e Musinesë është shumë e rëndësishme në aspektin e rolit të gruas në vendin tonë. Është themeluesja e Partisë Socialdemokrate në Shqipërinë e pas Luftës së Dytë Botërore dhe viktimë e regjimit të përgjakshëm që vijoi. Një pjesë e dokumenteve, ku jam bazuar në libër, është dorëzuar nga familjarët e Musinesë në Arkivin e shtetit, sipas porosisë së saj. Këto dokumente të dhuruara iu bashkuan fondit ekzistues të Musinë në Arkivin Qendror Shtetëror. Libri është i përqendruar te pjesa e internimit, pas daljes nga burgu. Janë kujtimet gjatë kohës së vuajtjes së sëmundjes”, tha Sharra.
“Ky libër është një përmbledhje, që do të vijojë me botimet e vëllimeve të ardhshme. Shumica e dokumenteve që përmban botohen për herë të parë. Dokumente me rëndësi janë ato që hedhin dritë mbi angazhimin e Currit në qëndresën ndaj Perandorisë Osmane. Këto dokumente janë gjetur në AQSH, në Bibliotekën Kombëtare dhe në arkivat e rajonit”, tha studiuesja Lushaj.
Ndërsa, studiuesi Boçe shpjegoi se “Dokumente mbi marrëdhëniet e PPSH me partitë dhe lëvizjet marksiste-leniniste jashtë kampit socialist (Përmbledhje dokumentesh)”, përqendrohet në raportet politike të Shqipërisë komuniste me dy shtete evropiane, të përzgjedhura jo pa qëllim. “Janë zgjedhur dy lëvizje marksiste-leniniste, të Spanjës dhe të Italisë, që kanë një dinamikë të ndryshme nga njëra-tjetra. Në Spanjë, në një shtet diktatorial, lëvizjet ishin disidente, të shpërndara në Evropë. Këto dy lëvizje, të kombinuara bashkë krijojnë një ide për marrëdhëniet që kryente PPSH-ja me këto grupe. PPSH-ja i përdori këto lëvizje që të shpërndante informacion, që të përhapte propagandën. Libri jep një pasqyrë të mbështetjes që PPSH-ja u bënte këtyre lëvizjeve”, përmbylli Boçe.
Ndërkaq, në kuadër të 115-vjetorit të Kongresit të Manastirit, DPA-ja shfaqi ekspozitën dokumentare dhe fotografike “Një komb, një gjuhë”. Mes materialeve të përzgjedhura të AQSH-së, gjendeshin foto dhe dokumente të Kongresit të Manastirit, që nxjerrin në pah përpjekjet për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe të 32 delegatëve, të kryesuar nga poliedriku Mit’hat Frashëri./atsh/KultPlus.com
Artisti i famshëm i grafiteve me bazë në Bristol, Banksy, me sa duket zbuloi emrin e tij të vërtetë në një intervistë të sapo zbuluar nga viti 2003.
Intervista – e cila nuk u publikua kurrë deri më tani – po shpërndahet për herë të parë si pjesë e një episodi special që transmetohet për The Banksy Story të BBC Radio 4, transmeton Klan Kosova.
Artisti i famshëm – i cili për dekada ka mbetur anonim – foli me ish-korrespondentin e Arteve të BBC-së, Nigel Wrench, për të shënuar hapjen e shfaqjes së Banksy-t në vitin 2003 në Turf War në lindje të Londrës.
Wrench pyeti nëse ai mund të përdorte emrin e vërtetë të Banksy në intervistë, duke cituar se gazeta The Independent e kishte përdorur tashmë atë në të kaluarën, duke i kërkuar artistit të konfirmonte nëse emri i tij ishte Robert Banks.
“Është Robbie”, sqaroi Banksy.
Një nga artistët më të famshëm të shekullit tonë u bë i njohur përmes një sërë grafitesh që u shfaqën në ndërtesa anembanë Anglisë, të shënuara nga temat e tyre satirike.
Ai gjithmonë ka zgjedhur ta mbajë të panjohur identitetin e tij, një mënyrë për ta lejuar atë të vazhdojë artin e tij pa kufizimet e famës. Është një anonimitet që shërben edhe si mjet mbrojtjeje nga ndjekja e policisë.
Ka pasur shumë spekulime gjatë viteve se kush mund të jetë artisti i rrugës. Teoritë janë të shumta, por disa prej tyre duken më të besueshme se të tjerat./klankosova/KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i uroi të gjithë shqiptarët për 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, gjatë mbrëmjes së sotme në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me rastin e 28 Nëntorit.
Para të pranishmëve, Kurti uroi të gjithë shqiptarët për kualifikimin e kombëtares shqiptare të futbollit në EURO 2024, si dhe ka ndërlidhur tri data të rëndësishme për popullin shqiptar që janë më 28 nëntor.
“28 Nëntori është datë themeltare e lirisë dhe e flamurit, e bashkimit dhe e pavarësisë, e shtetit dhe e fitores. 28 Nëntori i Skënderbeut në Krujë në mes të shekullit XV, 28 nëntori i Ismail Qemalit në Vlorë në fillim të shekullit XX, dhe 28 nëntori i Adem Jasharit në Prekaz në fund të shekullit XX, janë filli historik i thurjes kombëtare të ne shqiptarëve”, ka thënë Kurti.
Ai tha se pikërisht në kulmin e fushatave kriminale të ushtrive serbe që shkuan deri në Durrës dhe Elbasan, patriotët shqiptarë të rrymave dhe krahëve të ndryshëm, u bashkuan rreth idesë së pavarësisë që u proklamua pasditen e 28 nëntorit 1912 në Kuvendin e Vlorës, ku Shqipëria u shpall e pavarur. Pas një jave do të mbushen plot 111 vite nga ajo ditë kur drejtuesi i atij kuvendi kombëtar, Ismail Qemal Vlora, u bë edhe kryeministri i parë i Shqipërisë së pavarur.
“Si Kryeministër i Republikës së Kosovës, ju uroj 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimit të shtetit shqiptar, duke i nisur urimet tona nga sot e deri më 28 nëntor, për liri të qytetarëve dhe barazi mes popujve të rajonit tonë ballkanik e të kontinentit tonë evropian, për paqe brenda shteteve e ndërmjet shteteve gjithandej botës, për siguri të qëndrueshme për të gjithë dhe progres gjithëpërfshirës për secilin”, shtoi ai./klankosova/KultPlus.com
Shumica e stafit në OpenAI kanë kërcënuar të japin dorëheqjen nga kompania dhe t’i bashkohen Microsoft-it, i cili ka punësuar drejtorin ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman dhe ish-bashkëthemeluesin Greg Brockman, për të udhëhequr një ekip të ri të kërkimit të AI të avancuar.
Në një letër drejtuar bordit të OpenAI më shumë se 500 punonjës aktualë të OpenAI thonë se Microsoft iu ka siguruar se ka pozicione për të gjithë punonjësit e OpenAI.
Letra thotë se punonjësit e OpenAI do të largohen nëse bordi nuk rivendos Altman dhe Brockman. Por bordi tashmë ka bërë zgjedhjen e tij, duke emëruar një drejtor të ri ekzekutiv të ri. Punonjësit e OpenAI që nënshkruan letrën akuzojnë bordin e kompanisë se ka rrezikuar punën e tyre dhe se ka minuar misionin dhe kompaninë. Ata gjithashtu refuzojnë idenë se OpenAI po ecën përpara shumë shpejt pa u shqetësuar për sigurinë. “Puna jonë për sigurinë dhe qeverisjen e AI formëson normat globale”,-shkruan ata.
Swisher raporton se aktualisht ka 700 punonjës në OpenAI dhe se më shumë nënshkrime janë ende duke i shtuar letrës. Letra duket se ka qarkulluar para shkarkimit të Altman. Kjo do të thotë gjithashtu se mund të jetë tepër vonë që bordi i OpenAI të veprojë sipas kërkesave të memorandumit. Bordi i OpenAI ka punësuar së fundmi ish-CEO dhe bashkëthemeluesin e Twitch, Emmet Shear si CEO i ri i përkohshëm i startup-it të Inteligjencës Artificiale.
Lëvizja vjen mes thirrjeve nga investitorët e kompanisë, duke përfshirë Microsoft, Thrive Capital dhe Global Management, për të rikthyer Sam Altman si CEO të kompanisë. Shear ka qenë CEO i Twitch, një kompani që ai bashkëthemeloi, por që më vonë u ble nga Amazon në vitin 2014 deri në mars të këtij viti, ku ai kaloi rreth një dekadë duke e kthyer kompaninë në shërbimin më të suksesshëm të transmetimit të videolojërave në botë./topchanel/KultPlus.com
Në Gjirokastër gjenerata të tëra ish-nxënësish e mësuesish të gjimnazit “Asim Zeneli” i njohur që prej themelimit të tij si Liceu Francez, kanë përkujtuar së bashkë 1 shekull tradite në mësimdhënie të njërës prej shkollave më të hershme të arsimit të mesëm në Shqipëri.
“Ndihem e privilegjuar si mësuese e fizikës për dekada me radhë. Falë punës së nxënësve që më kanë respektuar ne arritëm ato rezultate që bënë historinë e gjimnazit”, shprehet një mësuese.
“Emocionet janë të papërshkrueshme ndoshta edhe të papërballueshme. Është një shkollë ku u rritëm, mësuam u edukuam. Kjo shkollë ka nxjerrë plejada intelektualësh, kontributi i të cilëve ka kaluar kufijtë e Shqipërisë”, tha një mësues.
“Ky gjimnaz ngeli një burim i pashtershëm brezash të tërë intelektualësh. Fakt është se sot për arsimin në përgjithësi duhet një kujdes më i madh”, u shpreh një mësues tjetër.
Ëndrra e shumë patriotëve dhe klubeve të atdhetarëve të gjuhës brenda dhe jashtë vendit që kur Shqipëria ishte ende nën perandorinë otomane u bë e mundur vetëm në vitin 1923 kur në Gjirokastër liceu francez drejtuar nga francezi Viktor Kutan çeli dyert e tij për të shënuar një ngjarje kulminante emancipuese. Para luftës së Dytë Botërore Gjirokastra kishte një numër më të madh nxënësish që kishin përfunduar arsimin e mesëm sa e gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë e marrë së bashku.
Jorgji Meksi një prej patriotëve të kohës e kujton kështu në ditarin e tij ditën e çeljes së liceut në Gjirokastër.
“Çupat me çanta në duar, shkuan në lice, për gëzim të qytetarëve e për inat të miqve të pakë të errësirës medievale (mesjetare). Gjirokastra tregoi edhe një herë se është në ballë të arsimit dhe të progresit”, tha Jorgji Meksi
Gjimnazi ku studioi Eqrem Çabej, Ismail Kadare, ish-diktatori Hoxha po përpiqet të risjellë memorien historike në një institucioni që u bë qendra e jetës dhe zhvillimeve intelektuale në Jug. Muzeu i sapo krijuar sipas drejtores Alma Malaj do të mbetet i hapur për donacione, dorëshkrime, kujtime, fotografi për të vijuar të frymëzojë brezat në vijimësi.
“Së fundi kam pasur takime të shumta frymëzuese me ish-nxënës e mësues të gjimnazit. Librat, materialet dhe dokumentet që ata kanë dorëzuar për muzeun janë mbresa që do të më shoqërojnë gjatë gjithë jetës”, u shpreh drejtoresha e gjimnazit Alma Malaj.
Liceu Francez i dha shtypit shqiptar dhjetëra kronikanë e gazetarë, politikës shumë figura kulminante, luftës 35 dëshmorë, artit, kulturës shkencës e mjekësisë të paktën 30 personalitete të spikatur edhe ndërkombëtarisht dhe vetë qytetit peshën e qendrës më të rëndësishme qytetare të Jugut./topchanel/KultPlus.com
Nazmie Hoxha është një nga zërat e rrallë që u dëgjua mjaft shumë në vitet 1970-2000. Si fëmijë i pëlqente interpretimi dhe me hyrjen në shkollën e mjekësisë, si pjesë e aktiviteteve të lira fillon ta realizojë edhe dëshirën fëminore për të interpretuar.
Muzikantët e kohës e shihnin si këngëtare me perspektivë dhe i hapen dyer e inxhizimit të këngëve të saja në RTP. Ndër këngët më të njohur të saj kanë qenë “Si dukat i vogël” je dhe “Oj zogo dhe disa të tjera”. Nazmia vdiq më 5 maj 2007 ndërsa u varros në Prishtinë.
Ky zë ka sjellë edhe një nga këngët më të njohura shqiptare “Kur e përcolla ylberin”. KultPlus ju sjellë sot interpretimin e mahnitshëm të kësaj kënge.
Kur e përcolla ylberin Ktheva hyra n ‘odë Kur ia pash manxerren varun Ia lava me lot
REF Mos e laj me lot oj zano Mos e laj me lot Se shkoi viti parë oj zano Porsi dita sot (2x)
II Shkuan muaj shkuan vite Zemra mu dogj flak’ S’na lan’ hallet s’na lan’ dertet Me jetue bashkë
REF O ylberi dadës o A thu m’ke harru Ditët e gurbetit ylber Qofshin të mallkum (2x)
III Mora harçe dola ne bahçe Çorapet mej thur Prej merzis’ permbi çorape Plasa tuj lotu
REF O ylberi dadës o Athu m’ke harru Ditet e kurbetit ylber Qofshin te mallkum (2x) / KultPlus.com
Është romani më i bukur dhe më i njohur i Marquez, bashkë me “100 vjet vetmi”. Nuk ka lexues që t’i kenë lexuar me vëmendje të dy romanet dhe të kenë ngelur të zhgënjyer. Mua më ka rënë rasti të flas edhe me ata që nuk e pëlqejnë mënyrën e të shkruarit plot detaje dhe fantazi të shfrenuar të autorit, por më besoni, shumica e atyre që nuk i pëlqejnë veprat e Gabriel Garcia Marquez lodhen me faqet e para të romaneve të tij dhe nuk e marrin mundimin t’i mbyllin së lexuari ato vepra.
Nëse arrini ta kalitni mirë vullnetin dhe të lexoni “Dashuria në kohërat e kolerës”, si dhe “100 vjet vetmi”, ju me siguri keni për t’i pëlqyer të dy romanet. Në vijim do të keni mundësi të lexoni disa nga thëniet më të bukura të autorit të realizmit magjik në veprën “Dashuria në kohërat e kolerës” :
“Gjithmonë mbaj mend që gjëja më e rëndësishme në një martesë të mirë nuk është lumturia, por stabiliteti”.
“Nuk ka lavdi më të madhe, se sa të vdesësh për dashurinë”.
“Jeta nuk është periudha që dikush jetoi, por periudha që dikush kujton dhe si e kujton për ta treguar”.
“Gjithçka për të cilën ka nevojë dikush, është koha. Koha për të kuptuar kush është, kush do të bëhet, dhe ku do të shkojë”.
“Duhet të trembesh edhe nga nxehtësia, edhe nga ftohtësia e zemrës tënde dhe të përpiqesh të kesh durim, nëse mundesh”.
“Ajo e priste me një ankth të tillë, saqë vetëm një buzëqeshje prej tij i rikthente gjallërinë”.
“Kam pritur për këtë mundësi më shumë se gjysmë shekulli për të të folur edhe një herë mbi besnikërinë time të përjetshme dhe dashurinë time të pavdekshme”.
“Ai që pret shumë, mund të përfundojë me asgjë”.
“Ka gjithmonë diçka të mbetur për t’u dashuruar në ccdo gjë që përfundon”. /Bota.al /KultPlus.com
Thomas Jefferson (1743 – 1826) ishte autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë dhe më vonë shërbeu si Presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara nga viti 1801 deri më 1809.
Për lexuesit tanë sjellim një koleksion me thëniet më briliante të Jefferson:
“Demokracia do të mbarojë ditën kur do të taksohen ata që duan të punojnë për të mbajtur ata që duan të rrinë”
“Një Ligj i të Drejtave është diçka të cilin njerëzit ia kërkojnë çdo qeveri dhe të cilin asnjë qeveri nuk duhet ta refuzojë ose ta vonojë.”
“Një burracak është shumë më tepër i prirur të grindet se çdo njeri shpirtmirë.”
“Një trup i fuqishëm e bën mendjen të fuqishme.”
“Një qeveri e zgjuar dhe kursimtare, e cila do t’i lërë njerëzit të lirë që t’i rregullojnë vetë prodhimet dhe vlerat, dhe të mos ua marrë nga goja bukën që kanë fituar – ky është përkufizimi i një qeverie të mirë.”
“Reklamat janë e vetmja e vërtetë që përmban një gazetë.”
“E gjitha për çfarë tiranitë kanë nevojë për të mbijetuar është që njerëzit me të vetëdijë të lartë të heshin.”
“Gjithashtu duhet ta ngulitim në mendje parimin e shenjtë se, ndonëse vullneti i shumicës në të gjitha rastet merr rëndësi, për të qenë i drejtë, duhet të jetë i arsyeshëm; se të gjitha pakicat zotërojnë të drejtat e tyre të barbarta, të cilat ligji i barbartë duhet t’i mbrojë, dhe shkelja e tij do të ishte shtypje.”
“Gjithmonë mbaji gjërat nga doreza e lëmuar.”
“Një shoqëri njerëzish të cilët nuk grinden me njëri tjetrin është një gjë e cila nuk ka ekzistuar kurrë, që nga perandoria më e madhe tek mëhalla më e vogël e katundit.”
“Armiku përgjithësisht thotë dhe beson çfarë dëshiron ai.”
“Një mik i lënduar është më i hidhur se të gjithë armiqtë.”
“Ashtu si thonë armiqtë tanë, ne mund të arsyetojmë si njerëz, prandaj le t’iu tregojmë atyre se mund të luftojmë gjithashtu si njerëz.”
“Ji i sjellshëm me të gjithë, por hape zemrën vetëm me pak prej tyre.”
“Trupi i sëmurë është i padurueshëm, por më i padurueshmi nga të gjitha gjërat njerëzore është trupi pa mendje.”
“Librat përbëjnë kapital. Një bibliotekë është jetëgjatë sa edhe një shtëpi, me qindra vjet. Pra librat nuk janë një artikull konsumi, por një kapital. Dhe shpesh, në rastin e njerëzve profesionistë, është i vetmi kapital.”
“Miqësia është e çmueshme, jo vetëm në hije, por edhe në dritën e jetës, dhe falë qeverisjes së mirë të miqësisë pjesa më e madhe e jetës sonë është dritë.”
“Bëj tregti me të gjitha vendet, aleancë me asnjërin, kjo duhet të jetë motoja jonë.”
“Pushtimi nuk është në parimet tona. Është i papajtueshëm me qeverinë tonë.”
“Shtyrja për më vonë është më e pëlqyeshme se gabimi.”
“Ndryshimi i opinionit është i dobishëm në religjion. Disa sekte kanë zyrën e Censorit – ndaj njëri – tjetrit.”
“Mos e kafsho karremin e kënaqësisë, gjersa ti e di se përtej ti është grepi.”
“A do ta dish se kush je? Mos pyet. Veprimet do ta përvijojnë dhe përkufizojnë se kush je.”
“Mos fol për çfarë ke bërë apo për çfarë ke ndërmend të bësh.”
“Arsimoje dhe informoje krejt masën e popullit…Ata janë e vetmja mbështetje e sigurt e ruajtjes së lirisë sonë.”
“Ndriçoi njerëzit përgjithësisht, dhe tirania e shtypja e trupit dhe mendjes do të shuhen sikurse shpirtërat e ligj në agimin e ditës.”
“Gabimet e opinionit mund të tolerohen atje ku arsyeja lihet e lirë t’i luftojë ato.”
“Secili qytetar duhet të jetë një ushtar. Kështu bënin grekët dhe romakët, dhe duhet të bëhet kështu në çdo shtet të lirë.”
“Cdo qeveri degjeneron kur iu besohet vetëm sundimtarëve të popullit. Populli është i vetmi rrëzues i tyre.”
“Përvoja ka treguar se njeriu është e vetmja kafshë që e ha dikë të llojit të vet, sepse unë nuk mund të gjej një term më të butë për të përkufizuar sjelljen e të pasurit ndaj të varfërit.”
“Përvoja ka treguar se madje edhe format më të mira të qeverive të cilave iu është besuar pushteti, me kohë dhe ngadalë janë shndërruar në tirani.”
“Për një popull që është i lirë dhe dëshiron të jetë i tillë, një polici e armatosur mirë dhe e organizuar mirë do të ishte siguria e tij më e mirë.”
“Forca është parimi vital dhe prindi i afërt i despotizimit.”
“Miqësia është një tjetër emër për aleancën me marrëzitë dhe fatkeqësitë e të tjerëve. Pjesa jonë e halleve është e mjaftueshme: pse atëherë vullnetarisht hyjmë në ato të të tjerëve?”
“Ai që di më së shumti, e di sa pak ai di.”
“Ai që di më pak është më pranë së vërtetës, se ai mendja e të cilit është e mbushur me rrena dhe gabime.”
“Historia në përgjithësi na informon ne vetëm sa e keqe është qeveria.”
“Ndershmëria është kapitulli i parë në librin e mençurisë.”
“Sa shumë dhimbje na kanë kushtuar ne ligësitë që nuk ndodhën kurrë.”
“Unë e urrej luftën dhe e shoh atë si ndëshkimin më të madh të njerëzimit.”
“Unë jam një epikurian. I konsideroj doktrinat burimore (jo të interpretuaraI të Epikurit si thelb të gjithçkaje racionale në filozofinë morale të cilën grekët dhe romakët na e lanë trashëgim.”
“Jam shokuar kur më thanë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shitja e një libri mund të bëhet temë e një hetimi, dhe e një hetimi kriminal gjithashtu.”
“Unë besoj se çdo mendje njerëzore ndjen kënaqësi kur i bën mirë tjetrit.”
“Unë nuk mund të jetoj pa librat.”
“Unë nuk blej asnjë gazetë dhe nuk lexoj asnjë gazetë një muaj, dhe pastaj e ndiej veten pafundësisht më të lumtur.”
“Mendoj se më i lumturi është ai për të cilin bota flet më pak, mirë apo keq.”
“Nuk kam synim të qeveris njerëz; është një detyrë e dhimbshme dhe e pagratshme.”
“Unë nuk druaj se rezultati i eksperimentit tonë do të jetë që njerëzve t’iu besohet ta qeverisin veten pa një padron.”
“Unë kam parë mjaft një luftë, sa që nuk dua më të shikoj një luftë tjetër kurrë.”
“Unë jam betuar në alatarin e Zotit të kem armiqësi të përjetëshme kundër çdo forme të tiranisë mbi mendjen e njeriut.”
“Unë shpresoj se zgjuarsia jonë do të rritet bashkë me fuqinë tonë, dhe të na mësojë ne se, sa më pak ta përdorim fuqinë tonë, aq më të mëdhenj do të jemi.”
“Mua më pëlqejnë më shumë ëndërrat e së ardhmes se historia e së kaluarës.”
“Unë kurrë nuk e konsiderova një ndryshim opinioni në politikë, në religjion, në filozofi si shkak për t’u larguar nga një mik.”
“Unë kurrë, me fjalë as me veprime, nuk do të përkulem përballë intolerancës as nuk do të pranoj të drejtën e hetimit ndaj opinioneve religjioze të të tjerëve.”
“Unë pranoj se nuk jam miqësor ndaj një qeveri shumë energjike. Ajo është gjithmonë shtypëse.”
“Unë parashikoj të ardhmen e lumtur të amerikanëve nëse ata mund të parandalojnë qeverinë nga shkatërrimi i sindikatave nën pretekstin se po kujdesen për to.”
“Unë mendoj si romakët: se gjenerali i sotëm duhet të jetë nesër një ushtar po të jetë nevoja.”
“Më kapin drithmat për vendin tim kur mendoj se Zoti është i drejtë; se drejtësia e tij nuk mund të flejë gjithmonë.”
“Jam i vendosur në kërkimin e dijes, pa u druajtur kurrë se kërkimi i së vërtetës dhe arsyes pavarësisht në çfarë rezultati mund të çojnë, dhe në rrëzimin e çdo autoriteti që iu del pengesë atyre në rrugë.”
“Më mirë do të pranoja të papriturat e lirive të tepërta se zvogëlimin e tyre.”
“Nëse një komb pret që të jetë injorant dhe i lirë, në një shtet të qytetëruar, ai pret diçka që nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë kurrë.”
“Nëse ka një parim më thellë të rrënjosur në mendjen e çdo amerikani, ai është që ne kurrë nuk do të bëjmë diçka nëpërmjet pushtimit.”
“Në çdo vend dhe në çdo kohë, kleri ka qenë armiqësor ndaj lirisë.”
“Nga pikëpamja e stilit, noto në drejtim të rrymës; nga pikëpamja e parimit, qëndro si shkëmb.”
“Injoranca është më e pranueshme se gabimi, dhe është më larg së vërtetes ai që nuk beson në asgjë se ai që beson në diçka të gabuar.”
“Mua nuk më lëndon fqinji im nëse thotë se janë njëzet zota apo se nuk është asnjë një Zot.”
“Është më mirë gjithmonë të mos kesh fare ide sesa të kesh ide të rreme; dhe të mos besosh në asgjë, sesa të besosh në mënyrë të gabuar.”
“As pasuria, as luksi, por qetësia dhe puna ju japin lumturinë.”
“Religjioni ynë duhet të lexohet në jetët tona dhe jo në fjalët tona.”
“Nuk duhet të ketë asnjë autoritet i cili të mos jetë përgjegjës para popullit.”
“Njerëzimi është më shumë i prirur të vuajë sesa të luftojë për t’i larguar format me të cilat janë mësuar.”
“Tregtarët nuk kanë atdhe.”
“Droja ime e vetme është se mund të jetoj tepër gjatë. Kjo do të ishte burim frike për mua.”
“Nga leximi i historisë jam bindur se qeverisja më e keqe vjen nga tepërimi i qeverisjes.”
“Teoria ime ka qenë gjithmonë se nëse ne ëndërrojmë, flatrat e shpresës janë shumë më të lira dhe më të kënaqshme se tmerri i dëshpërimit.”
“Nuk ka detyrë më të lartë për një Qeveri se të përpiqet të vendosë njeriun e duhur në vendin e duhur.”
“Asnjë punë nuk është më e kënaqshme për mua se kultura e punimit të tokës, dhe asnjë kulturë nuk është e krahasueshme me atë të kopshtit.”
“Askush në botë nuk mund të ndalë njeriun me prirjen e duhur mendore që të arrijë qëllimin e tij; asgjë në botë nuk mund ta ndihmojë njerin me prirjen e gauar mendore.”
“Nuk ka epërsi më të madhe ndaj të tjerëve se gjakftohtësia dhe qetësia në çfarëdo rrethane.”
“Asgjë tjetër nuk është e pandryshueshme përveç të drejtave të paprekshme dhe të pashtrembërueshme të njeriut.”
“Individi guximtar është shumicë.”
“Njeriut i bën më mirë të udhëtojë vetëm, sepse mediton më shumë.”
“Paqja dhe korrektësia ndaj ndërhyrjeve evropiane janë qëllimet tona, dhe kështu do të vazhdohet ndërkohë që rendi ekzistues në Amerikë mbetet i pandërprerë.”
“Paqja dhe miqësia me gjithë njerëzimin mbetet politika jonë më e zgjuar, dhe unë dëshiroj që ne të jemi të përkushtuar t’iu përmbahemi atyre.”
“Politika është një tronditje e tillë sa do t’ia këshilloja kujtdo që ia dua të mirën të mos përzihet me të.”
“Pushteti nuk është ndjellës për mendjet e varfëra.”
“Fjalimet që maten me orë do të vdesin brenda orës.”
“Shija nuk mund të kontrollohet nëpërmjet ligjit.”
“Qeveria më e fuqishme është ajo ku çdo njeri ndjehet pjesë e saj.”
“Deti zhurmëmadh i lirisë nuk është kurrë pa dallgë.”
“Kujdesi për jetën dhe lumturinë njerëore, dhe jo shkatërrimi i tyre, është qëllimi i parë dhe më i mirë i çdo qeverie.”
“Toka iu përket të gjallëve, nuk iu përket të vdekurve.”
“Shkëlqimi i një mendimi të ngrohtë vlen për mua më shumë se vlera e çdo paraje.”
“Zoti që na krijoi, na e dha njëkohësisht edhe lirinë.”
“Mendimi i mirë i njerëzimit, si leva e Arkimedit, sapo t’i jetë dhënë pika e mbështetjes, e lëviz botën.”
“Njeriu që nulk lexon asgjë është më i ditur se ai që nuk lexon asgjë tjetër veç gazetave.”
“Në çastin që një njeri formon një teori, përfytyrimi i tij shikon në çdo objekt vetëm të dhënat që e favorizojnë teorinë e tij.”
“Edhe lufta më e suksesshme rrallë paguan për humbjet e shkaktuara.”
“Pema e lirisë duhet njomur nga koha në kohë prej gjakut të patriotëve dhe të tiranëve.”
“Shpirti i rezistencës ndaj qeverisë është kaq i vlefshëm në disa raste sa do të doja ta mbaja gjithmonë të gjallë.”
“Ka një aristokraci natyrale tek njerëzit. Bazat e saj janë virtuti dhe talentet.”
“Nuk ka të vërtetë që unë i trembem … ose që do të doja të ishte e panjohur për tërë botën.”
“Njerëzit e druajtur parapëlqejnë më shumë qetësinë e despotizmit se detin e zhurmshëm të lirisë.”
“Për të depërtuar dhe për t’i davaritur retë e errësirës, mendja njerëzore duhet të forcohet nëpërmjet shkollimit.”
“E vërteta sigurisht që është një degë e moralit dhe tejet e rëndësishme për një shoqëri.”
“Ecja është ushtrimi më i mirë fizik. Bëjeni zakon të ecni shumë shpejt.”
“Kalimi nga depostizmi në liri nuk është shesh me lule.”
“Kur një njeri merr një besim publik, ai asnjeherë nuk duhet ta konsiderojë veten një pronë publike.”
“Nëse më lihej mua në dorë të vendos a duhej të kishim një qeveri pa gazeta apo të kemi gazeta pa një qeveri, unë do ta parapëlqeja menjëherë pa nguruar këtë të dytën.”
“Kur njerëzit janë të mirinformuar ata mund t’i besojnë qeverisë së tyre.”
“Kurdo që jeni duke bërë diçka, veproni sikur e gjithë bota është duke ju parë.”
“Atje ku shtypi është i lirë dhe ku çdo njeri mund ta lexojë, gjithçka është e sigurt.”
“Ne nuk mund të stivosemi në qytete të mëdha si në Evropë, ne do të bëhemi të korruptuar si Evropa.”/KultPlus.com
KultPlus ju sjell sonte një fotografi të vjetër në të cilën mund të shihet gjenerata e parë e kontrabasit në Kosovë .
Fotografia është realizuar gjatë prezantimit të tyre në kuadër të Orkestrës Simfonike të ish RTP-së, Radio Televizionit të Prishtinës.
Pjesë e formacionit ishin edhe Mendi Mengjiqi, Fraim Gashi dhe Uvill Ballata.
Kjo paraqitje e instrumentistëve të Kosovës në kuadër të Orkestrës Simfonike të RTP-së është konsideruar si diçka e veçantë, rast i rallë për kulturën dhe muzikën shqipe. / KultPlus.com
Valmir Tertini po merr pjesë në sheshxhirimet e filmit “Winter Palace” nga ku ka parajmëruar edhe lansimin e një projekti madhor të tij, shkruan KultPlus.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai, përmes një postimi në facebook:
Nje eksperiencë e jashtëzakonshme të jesh pjesë e xhirimeve te serisë “Winter Palace” nga regjisori Pierre Monnard prodhim i RTS & Netflix.
Caux Palace ne qytetin e Montreux eshte shnderruar i teri ne nje atmosfere ku cdo gje duket sikur viti 1899, ashtu si historia e bukur e kesaj serie.
Ne prag te nje projekti te madh timin, kjo eksperience ne kete kohe me qartesoi dhe frymezoi…
Parku Kombëtar i Llogorasë, rreth 40 km në juglindje të Vlorës, vijon të tërheqë turistë vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.
Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Vlorë, Edi Breshani tha sot për ATSH-në “ky park, i cili sot shënon edhe 57-vjetorin e shpalljes ‘zonë e mbrojtur’ është vizituar nga 163 503 turistë, nga të cilët 99 779 vendas dhe 63 724 të huaj”.
Sipas tij, turistët përveç shtigjeve që ndodhen në këtë park, vizitojnë edhe qendrën e vizitorëve të parkut kombëtar Llogora, ku njihen me historinë e këtij parku.
Por, shtoi Breshani, parku tërheq edhe grupe botanistësh të huaj, të cilët njihen me vlerat natyrore të parkut dhe me shtigjet turistike, ndër të cilët përmendim shtegun e Qafës së Thellë, i cili përbëhet nga prezenca e lartë e llojeve endemike dhe subendemike.
“Gjatë ditës së sotme Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe AdZM Vlorë organizojnë një aktivitet në natyrë, ku pjesëmarrësit do të ndjekin shtegun natyror “Tisi Plakë”, ku do të provojnë së bashku metodën e identifikimit të moshës së drurëve pyjor, me qëllim katalogimin e të dhënave mbi jetëgjatësinë e pemëve të parkut”, tha Breshani.
Parku i Llogorasë është një pikë klimaterike ku ofrohet akomodim dhe shërbim restorantesh. Veçantinë e këtij parku natyror e shton kombinimi i klimës malore me atë detare.
Territori i tij zë një hapësirë prej 810 ha dhe shtrihet në lartësitë nga 470 deri në 2018 metra mbi nivelin e detit. Në këtë territor shtrihen disa fshatra turistikë si Palasa, Dhërmiu, Vunoi etj, që gjatë stinës së verës janë të populluar nga turistët vendas e të huaj.
Ai është një pikë ideale edhe për ushtrimin e sporteve verore e dimërore, si ngjitje, ecje në natyrë, njohje me historinë dhe me monumentet e natyrës dhe të kulturës, por edhe për sporte ajrore, ku në shpatin e malit që shikon nga deti është përshtatur një pistë fluturimi për amatorët dhe profesionistët e fluturimeve me mjete të ndryshme sportive./atsh/KultPlus.com
Të qenit një nomad dixhital është bërë më popullore se kurrë.
Sipas Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, rreth 16,9 milionë amerikanë e konsiderojnë veten nomadë dixhitalë, më shumë se dyfishi i numrit në vitin 2019.
Për të përmbushur këtë kërkesë, më shumë se 50 vende aktualisht ofrojnë viza nomade dixhitale që lejojnë punëtorët në distancë dhe personat e vetëpunësuar të jetojnë dhe punojnë në një vend tjetër.
Për shumë nomadë dixhitalë, të jetosh në Evropë është një ëndërr.
Revista amerikane e udhëtimeve “Travel off Path” ka sugjeruar vendet më të mira evropiane që ofrojnë aktualisht viza nomade dixhitale.
Kjo renditje bazohet në disa faktorë, duke përfshirë:
Lehtësia e aplikimit për vizë nomade dixhitale
Kërkesat e të ardhurave për vizën nomade dixhitale
Kohëzgjatja e vizës nomade dixhitale
Cilësia e jetës dhe kostot e jetesës
Shqipëria është renditur mes pesë vendeve më të mira në Evropë për nomadët dixhitalë për të jetuar dhe punuar.
Shqipëria
Shqipëria është një nga vendet kryesore evropiane për nomadët dixhitalë për shkak të lehtësisë së lëvizjes atje.
Ndërsa vendi ofron një vizë nomade dixhitale për një vit e cila mund të rinovohet deri në pesë vjet.
Gjithashtu, amerikanët mund të qëndrojnë në Shqipëri deri në një vit pa vizë.
Shqipëria është një vend i bukur me plazhet më mahnitëse dhe të pacënuar në Evropë.
Destinacionet bregdetare si Saranda dhe Ksamili janë perfekte për nomadët dixhitalë.
Shqipëria ofron male mahnitëse, qytete të lashta dhe një kryeqytet të gjallë, Tiranën, e cila është gjithashtu një pikë e nxehtë nomadësh dixhitale.
Jetesa në Shqipëri është më e lirë se pothuajse kudo tjetër në Evropë, duke e bërë atë shumë të përballueshëm për nomadët dixhitalë./atsh/KultPlus.com
Salla 400 në ArTurbina do të mikpresë sonte “Faustin”, me regjisor Fadil Hysaj. Vepra vjen si një bashkëprodhim i Teatrit të Gjilanit, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit “Bekim Fehmiu” të Prizrenit.
Drama e sjellë në Festivalin e Teatrit Shqiptar “Moisiu”, është e bazuar në veprën e famshme të dramaturgut gjerman, Gëte. Fausti, heroi i veprës, kupton se ka shpenzuar jetën në kërkim të dijeve më të larta është i gatshëm që t’i shesë shpirtin Mefistofelit, në këmbim të edhe 30 viteve jetë të cilat do dëshironte t’i përdorte për të përjetuar dashurinë e munguar dhe mundësinë për të lëvizur në kohë dhe hapësira të tjera për të ngopur kureshtjen e tij të pafundme. Por në jetën që fiton në këmbim, Fausti bëhet pjesë e një bote të shfrenuar e mizore, në të cilën shpirti shitet dhe këmbehet për synime shumë më të ulëta se ato të Faustit.
Legjenda e Faustit do te interpretohet nga: Shkelzen Veseli, Adrian Morina, Xhevdet Doda, Beslidhje Bytyqi, Aurita Agushi, Shpetim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Sheqerie Buqaj, Ali Demi Demi, Alban Krasniqi, Zana Berisha, Emine Toska, Rifat Smani, Valmira Hoti, Mejreme Berisha dhe Alban Morina. Kompozitori i pjesës është Memli Kelmendi dhe skenografia nga Mentor Berisha./ atsh / KultPlus.com
Federata Evropiane e Gazetarëve për herë të parë do të mbajë takimin vjetor të organizatës në Kosovë, në maj të vitit 2024.
Vendimi në favor të Kosovës është marrë sot nga Bordi Ekzekutiv i EFJ-së, i cili shënon një moment historik të rëndësishëm për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, pasi që do të jetë bashkë organizatore e këtij takimi, transmeton klankosova.tv.
Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, ka thënë se ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë për organizatën që i besohet një organizim i tillë.
“Është një moment i jashtëzakonshëm në historinë e re 20-vjeçare të AGK-së, që t’i besohet një organizim kaq i madh. Ne do të mirëpresim vitin e ardhshëm në Prishtinë qindra gazetarë nga mbarë Evropë, për të diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë e gazetarëve në kontinentin tonë, dhe do të jetë mundësi edhe për të treguar mikpritjen e jashtëzakonshme për të cilën njihet shteti jonë”.
Për këtë takim, ka folur edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, i cili ka thënë se me padurim po presin ta mbajnë takimin në Kosovë.
“Bordi Ekzekutiv i EFJ-së, nuk e ka pasur vendimin e lehtë, pasi që përpara kishte dy kandidatë të jashtëzakonshëm: Shkupin dhe Prishtinën. Kjo e tregon vendosmërinë e kolegëve tanë në Ballkan për të punuar për kushte më të mira të punës dhe siguri më të madhe në një botë jostabile. Ne mezi po presim që ta mbajmë për herë të parë Takimin Vjetor të EFJ-së në Kosovë”./KlanKosova/KultPlus.com
Sot është hapur Biblioteka e parë shqipe, në qytetin e Alfabetit, në Manastir nga iniciativa e studentes Emira Selimi, përmes donacioneve të shumta shkruan KultPlus.
“Faleminderit Kombi im, ju e themeluat Bibliotekën e parë shqipe në Manastir. Kjo Bibliotekë sot u hap”, ka shkruar Selimi në facebook.
Kjo ceremoni e hapjes së kësaj biblioteke, u përcoll edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka thënë se ruajtja e gjuhës është thirrje për ruajtjen e identitetit kombëtar.
“Në 115 vjetorin e alfabetit shqip, në Manastirin e shenjtë të shqipes që bëri bashkë gegë e toskë, myslimanë dhe të krishterë për abecene që kemi sot. Ta ruash dhe të lëvrosh gjuhën amtare nuk është thjesht një thirrje për ruajtjen e një trashëgimie kulturore. Ajo është thirrje për të ruajtur identitetin kombëtar”, ka shkruar ai.
Hapja e kësaj Biblioteke u inicua nga studentja Selimi, e cila kohë më parë publikoi iniciativën për ta shpëtuar shqipen nga asimilimi në Manastirin e alfabetit shqip.
“Çfarë vendos Zoti, nuk e ndal dot njeriu. Faleminderit Zot që më mbrojte gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë,” ka shkruar Selimi në facebook./KultPlus.com
Sopranoja e njohur Marie Kraja, mbetet ndër më të preferuarat për të gjithë ata që e dëgjuan për vite me radhë zërin e saj magjik, zë ky i cili edhe sot mbetet ndër më të komentuarit e dëgjohet me shumë nostalgji, shkruan KultPlus.
Edhe pse me një jetë artistike të pasur në skenat e Italisë, Austrisë, Gjermanisë, etj, karriera e saj lidhet ngushtë me gjithçka që ndodhi në muzikën shqiptare.
Me themelimin e TOB, Marie Kraja bëhet ndër solistet e para. Së bashku me plejadën e parë të këngëtarëve shqiptarë, Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Jorgjie Truja, etj, Ajo interpretoi në rolet kryesore të veprave të para operistike shqiptare, si “Mrika”, “Lulja e Kujtimit”, si dhe të një sërë veprash të huaja si “Rusalka”, “Ivan Susain”, “Nusja e shitur”, “La Traviata”, “Jollanda”, “Dasma e Figaros”, etj.
Përveç roleve operistike, pjesë e repertorit të saj janë dhe shumë arie, romanca, pjesë koncertore, si dhe mbi 300 këngë popullore, sidomos ato të veriut. Repertori i saj i këngëve popullore përfshinte traditën mbarëshqiptare të këngës popullore qytetare duke filluar me këngët e qyteteve Pejë, Gjakovë, Shkodër, Korçë, Berat, Elbasan, Tiranë etj. Ndër këngët popullore të kënduara nga Marie Kraja përmendim: “Çila sytë me të pa”, “Dola në penxhere”, “Marshalla bukurisë sate”, etj. I gjithë ky repertor u realizua në qindra koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë, në Kinë, Kore, Gjermani, Itali, Çekosllovaki, Hungari, Bullgari, Bashkimin Sovjetik, etj, dhe një pjesë e tij është i dokumentuar në fondin muzikor të Radio Televizionit shqiptar. Regjistrimin e parë të këngës popullore e ka bërë në pllaka gramafoni në vitin 1940 me këngën “Çilni ju moj lule”. Sa i përket aktivitetit pedagogjik, nis që me krijimin e shkollave të para të muzikës në Shqipëri, Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, në vitin 1946 dhe Konservatorit Shtetëror të Tiranës në 1962 dhe vazhdoi deri në fund të jetës, pavarësisht nga dalja e saj në pension në vitin 1966. Për meritat e saj si artiste dhe mësuese Maria Kraja u nderua me çmime, medalje dhe tituj të ndryshëm. Është “Artiste e Popullit”, mban Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të parë, medaljen “Mjeshtre e Madhe e Punës” dhe Laureate e Çmimit të Republikës së Klasit të Parë./KultPlus.com
Në shënimin e 24 vjetorit të themelimit, QKRMT ndau çmimin vjetor “Çmimin për Guxim – Vasfije” (Vasfije Courage Award), për të shprehur mirënjohjen ndaj personave të shquar, që me punën dhe angazhimin e tyre, kanë dhënë kontribut të çmuar në mbështetje të kauzës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Këtë vit, QKRMT në përkujtim të jetës dhe veprës së Dr. Shukri Gërxhaliut do ta nderojë atë me “Çmimin për Guxim – Vasfije” (Vasfije Courage Award), dedikimi dhe përkushtimi i të cilit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë dhe pas luftës ishte i patejkalueshëm.
“Çmimin për Guximi Vasfije” (Vasfije Courage Award) iu nda Dr. Shukri Gërxhaliu, mjek në luftë dhe në paqe, i cili dha kontribut të çmuar për drejtësi. Dr. Gërxhaliu përveç që kishte trajtuar shumë të mbijetuar të dhunës seksuale të kohës së luftës, ai ishte dëshmitar në proceset gjyqësore për krimet e luftës. Para vdekjes së tij, ishte njëri ndër dëshmitarët në procesin e të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës e cila triumfoi në procesin gjyqësor kundër Zoran Vukotiq.
Dr. Shukri Gërxhaliu, ndërroi jetë më 26 shtator 2023. Trashëgimia që Dr. Gërxhaliu la pas, nuk kufizohet vetëm në trajtimet mjekësore, por rrezaton edhe në mirësinë dhe dhembshurinë e thellë që ai ndau me çdo pacient. Doktor Gërxhaliu, na kujton të gjithëve fuqinë e njerëzimit për të shëruar dhe për t’u ngritur edhe në kohërat më sfiduese, prandaj ky çmim i ndahet për të kujtuar veprat dhe kontributin e tij për të mbijetuarit e dhunës seksuale të kohës së luftës.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimit, mori pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cili foli për mbështetjen e vazhdueshme institucionale për të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës; kontributin e pashoq të Gërxhaliut në ofrimin e ndihmës profesionale dhe njerëzore për të mbijetuarit; si dhe përkushtimin që QKRMT-ja ka treguar ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale qysh nga koha e menjëhershme e pasluftës duke shërbyer si derë e vetme ku të mbijetuarat gjetën rehabilitim, ngushëllim dhe shërim për vuajtjet që kishin përjetuar.
Ndërsa familjarët e Dr. Shukri Gërxhaliu të cilët pranuan çmimin, shprehën mirënjohjen ndaj QKRMT-së për nderimin e jetës dhe veprës së Dr. Gërxhaliut, duke ndarë dhe evokuar momente të veçanta nga puna sa fisnike, po aq edhe unike e Gërxhaliut.
Falënderojmë mediat për mbështetjen e vazhdueshme në avancimin e kauzës së të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës. / KultPlus.com
Muzika, një forcë e pazëvendësueshme në jetën tonë, ka ndikim të madh në aspekte të ndryshme të jetës, duke përfshirë socializimin, argëtimin, shëndetin mendor, dhe vetë-besimin. Në këtë kontekst, profesoresha e muzikës, Albina Jakupi, në muajin maj të këtij viti krijoi Korin e Grave “Muza” me synimin për të sjellë diçka të re dhe frymëzuese për gratë, duke përdorur muzikën si mjet për të shprehur emocionet dhe historitë e tyre, shkruan KultPlus.
Profesoresha Jakupi shprehet se kori është një mundësi e re dhe një derë e hapur për secilën grua që ka pasion muzikën.
Gjithashtu, Jakupi inkurajon gratë të mos kenë frikë të ndjekin ëndrrat e tyre, pavarësisht moshës, duke sjellë si shembull korin “Muza”, një grup i përbërë nga 19 gra të pasionuara, të cilat tashmë këndojnë në skenë. Kjo është një dëshmi se muzika nuk njeh kufij moshe dhe se ëndrrat mund të realizohen në çdo moment të jetës.
Kori i Grave “Muza”, më datë 25 nëntor do të sjell një koncert ku do të interpretohen dhjetë këngë të mirëfillta shqipe nën drejtimin e pianistes Etrita Hasani dhe violonçelos Arzije Jusufi.
Në përfundim, Jakupi fton komunën e Gjilanit të mbështesë projektet e tyre të ardhshme, duke shpresuar që skena muzikore të mbushet edhe më shumë me gra të talentuara. Ajo shpreh bindjen se vetëm duke i dhënë mbështetjen e duhur nismave të tilla, ata do të krijojnë një hapësirë të re dhe motivuese për gratë në botën e muzikës.
Koncerti mbahet më datë 25 nëntor, ora 18:30, në Shkollën e Muzikës në Gjilan. / KultPlus.com
Banka e Shqipërisë përmes monedhës përkujtimore 50-lekëshe pa kurs ligjor, emetim i vitit 2003 përkujton një nga poliedrikët e kulturës shqiptare, në përvjetorin e lindjes, Jeronim De Radën.
Jeronim De Rada (Girolamo de Rada), poet, gjuhëtar, gazetar, studiues, veprimtar i palodhur, rilindësi i madh, i njohur jo vetëm si shkrimtari më i madh arbëresh, ndër të tjera përfaqëson një prej personaliteteve më të spikatura të lëvizjes nacionaliste shqiptare të shek. XIX në Itali.
Jeronim de Rada ishte mësues, botues, folklorist, filolog, poet dhe shkrimtar italo–arbëresh, themelues i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Aktivitetet e tij publicistike, letrare dhe politike, ishin thelbësore jo vetëm për ndërgjegjësimin rreth minoritetit Arbëresh në Itali, por edhe për vendosjen e themeleve të një letërsie kombëtare shqiptare. Veprat e tij, në të cilat mbizotëron dashuria e zjarrtë për prejardhjen, janë një dëshmi e mbijetesës së identitetit shqiptar, i vënë përballë sfidave të shumta gjatë historisë. Më 1836, nxori botimin e parë të poemës së tij më të njohur në shqip “Këngët e Milosaos”, me titullin “Poezi shqiptare të shekullit XV”.
De Rada mbetet një figurë e lartë në historinë e letërsisë shqiptare të shekullit XIX. Ai luajti një rol të dukshëm në zgjimin e arbëreshëve nga errësira kulturore dhe krahinorizmi letrar dhe veproi si katalizator, jehona e të cilit u ndie fort përtej detit në Shqipëri që ende vuante nën zgjedhën osmane. / KultPlus.com
Universal po zhvillon një pamje të re në ekskluzivitetin e aksionit, me regjisorin e All Quiet on the Western Front, Edward Berger, që drejton akuzën, ka konfirmuar The Hollywood Reporter.
Projekti i ri Bourne është në fazat e hershme të zhvillimit. Matt Damon, i cili u bë një yll aksioni me rolin në fillim të viteve 2000, mund të përfshihej potencialisht, por në këtë fazë nuk ka asnjë skenar, dhe rrjedhimisht asnjë angazhim ylli. Lajmin e raportoi fillimisht Deadline.
Damon luajti Bourne në një trilogji filmash nga 2002-07, dhe më pas riprodhoi rolin e Jason Bourne të vitit 2016. Veçoritë, të bazuara në romanet e autorit të ndjerë Robert Ludlum, përqendrohen te një operativ qeveritar, i cili humbet kujtesën dhe ndiqet nga vendi i tij. Jeremy Renner luajti në një spinoff, 2012 The Bourne Legacy.
Berger u nominua për Oscar për skenarin e filmit All Quiet on the Western Front, i cili mori në shtëpi filmin më të mirë ndërkombëtar midis katër fitimeve të tij Oscar. Filmi i Luftës së Parë Botërore, i publikuar në Netflix, e prezantoi Bergerin me audiencën e re, të cilët nuk ishin të njohur me punën e tij të mëparshme në gjuhën gjermane, duke përfshirë Jack të 2014-ës dhe All My Love të 2019-ës, të cilët të dy u përulën në Festivalin e Filmit në Berlin.
Focus kohët e fundit zgjodhi filmin Conclave të regjisorit, ku luajnë Ralph Fiennes dhe John Lithgow. /KultPlus.com